Reshjet intensive të shiut duket se do të rikthehen edhe në pjesën e mbetur të javës.
Sipas një parashikimi nga IGJEUM, situata me motin mund të përbëjë rrezik për përmbytje në disa zona të vendit.
Parashikohet se në qarqet: Dibër, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë, si edhe rrëshqitje dherash.
Reshjet:
Sot pasdite (e mërkurë, datë 26 nëntor) dhe nesër (e enjte, datë 27 nëntor) priten reshje intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Dibër, Elbasan dhe Korçë, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare. Reshjet në të gjitha qarqet pritet të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në veri dhe lindje në lartësitë mbi 800 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Temperatura:
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 12 / 15 °c
Në vendet e ulëta: 8 / 15 °c
Në vendet malore: 3 / 9 °c
Era:
Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet dhe ne zonat malore.
Tag: intensive
-

Reshje intensive/ IGJEUM: Rrezik për përmbytje, vërshime dhe rrëshqitje dherash
-

Të mërkurën rikthehen reshjet në disa qarqe, ja zonat që rrezikojnë
Rreziku i përmbytjeve në veri dhe jug të vendit nuk është larguar.
Meteorologët parashikojnë kthim të reshjeve mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruar me shtrëngata në të gjithë vendin.
Ato pritet të kulmojnë të mërkurën dhe më problematike sipas Institutit të Gjeoshkencave ato parashikohet të jenë në katër qarqe.
“Në qarqet e Shkodrës, Kukesit, Vlorës dhe Gjirokastrës. duke qene se i rikthehemi pas gati një jave me reshje intensive ketyre qarqeve presim te kemi serish 24 oresh tjeter me reshje intensive ku mund te shfaqen problematika sa i takon vershimve te shpejta te ujit në zona urbane dhe vershime te prrenjeve lumenjve te vegjel malor”
Në veri të vendit në zona mbi 1 mijë metër lartësi reshjet e shiut parashikohet të kombinohen me ato të borës. Intensiteti I reshjeve pritet të bie të enjten.
“Intensiteti më i ulët, por dhe të enjten dhe të premten reshjet vijojnë. Nëntori mbyllet me reshje shiu e bore në të gjithë vendin.”
Nga e mërkura vlerat e termometrit parashikohet të luhaten me 2 deri 3 gradë celcius fillimisht me rritje më pas me zbritje.
Problematike sipas meteorologëve do të jetë era e cila parashikohet që në zonat malore dhe në bregdet parashikohet të jetë e fortë ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të fryjë me intensitet mesatar.
-

Shirat nuk kanë mbaruar/ IGJEUM: Të mërkurën reshje në disa qarqe, rrezik përmbytjesh
Rreziku i përmbytjeve në veri dhe jug të vendit nuk është larguar. Meteorologët parashikojnë kthim të reshjeve mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruar me shtrëngata në të gjithë vendin. Ato pritet të kulmojnë të mërkurën dhe më problematike sipas Institutit të Gjeoshkencave ato parashikohet të jenë në katër qarqe.
“Nëe qarqet e Shkodrës, Kukesit, Vlorës dhe Gjirokastrës. duke qene se i rikthehemi pas gati një jave me reshje intensive ketyre qarqeve presim te kemi serish 24 oresh tjeter me reshje intensive ku mund te shfaqen problematika sa i takon vershimve te shpejta te ujit në zona urbane dhe vershime te prrenjeve lumenjve te vegjel malor”
Në veri të vendit në zona mbi 1 mijë metër lartësi reshjet e shiut parashikohet të kombinohen me ato të borës. Intensiteti I reshjeve pritet të bie të enjten.
“Intensiteti më i ulët, por dhe të enjten dhe të premten reshjet vijojnë. Nëntori mbyllet me reshje shiu e bore në të gjithë vendin.”
Nga e mërkura vlerat e termometrit parashikohet të luhaten me 2 deri 3 gradë celcius fillimisht me rritje më pas me zbritje. Problematike sipas meteorologëve do të jetë era e cila parashikohet që në zonat malore dhe në bregdet parashikohet të jetë e fortë ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të fryjë me intensitet mesatar. -

Korçë/ Përmbytjet marrin 76-vjeçaren, vazhdojnë kërkimet!
Kërkimet për Flora Hoxhën, 76 vjeç, vijojnë prej më shumë se 12 orësh në fshatin Progër të Korçës, pas zhdukjes së saj si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive.
Situata në zonë mbetet e rënduar, ndërsa prurjet e larta në përroin që përshkon fshatin dyshohet se mund të kenë marrë të moshuarën me vete në momentin e përmbytjes.
Forcat e kërkim-shpëtimit po kontrollojnë çdo segment të përmbytur dhe përgjatë shtratit të përroit, me shpresën për të gjetur gjurmë të 76-vjeçares. Deri më tani, pavarësisht kontrolleve intensive, nuk ka ende informacione të reja për vendndodhjen e saj.
Kërkimet pritet të vijojnë deri në orët e vona, ndërsa autoritetet lokale bëjnë apel për kujdes maksimal në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. -

Reshjet intensive shkaktojnë dëme në Pogradec. Rrëshqitje dherash dhe ura e Vërdovës e dëmtuar
Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 12:40
Reshjet intensive dhe prurjet e shumta gjatë natës kanë krijuar situatë të vështirë në bashkinë e Pogradecit.
Në një postim në rrjetet sociale, bashkia bëri me dije se ekipet kanë punuar gjatë gjithë natës pranë lumenjve Vërdovë dhe Buçimas për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përkeqësime të mëtejshme.Si pasojë e prurjeve të shumta, është dëmtuar ura mbi lumin e Vërdovës, ndërsa uji ka depërtuar në një banesë, ku po vijon puna për pastrimin. Gjithashtu, janë evidentuar rrëshqitje dherash në zonat Çerravë, Dardhas dhe Proptisht, ku po punohet për normalizimin e qarkullimit.
Në zonat Rëmenj dhe Guras, ekipet kanë ndërhyrë për largimin e ujit nga disa banesa, duke parandaluar dëmtime të mëtejshme.
Bashkia thekson se, fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar dhe se ekipet mbeten në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast emergjent që mund të raportojnë banorët.
-

Progër: Humbet e moshuara, nis operacioni intensive kërkimi me polici e ushtri
Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 11:41
Një grua e moshuar nga fshati Progër i Devollit ka humbur kontaktet me familjen, duke vënë në alarm të afërmit dhe autoritetet lokale.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor, çka ka shtuar shqetësimin për gjendjen dhe sigurinë e saj.Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë, të mbështetura nga efektivë të ushtrisë, kanë nisur kërkimet intensive në zonë dhe në territorin përreth fshatit. Po ashtu, po mblidhen të dhëna nga banorët lokalë që mund të kenë parë ose dëgjuar diçka të lidhur me lëvizjet e saj.
Autoritetet apelojnë që çdo person që disponon informacion të kontaktojë menjëherë policinë, për të ndihmuar në gjetjen sa më të shpejtë të së moshuarës. Kërkimet vijojnë pa ndërprerje.
-

Reshjet intensive vënë në rrezik argjinaturën e lumit Drojë
Strukturat e ujitje-kullimit në qarkun Durrës po ndjekin nga afër situatën e krijuar nga reshjet intensive të orëve të fundit, të cilat kanë sjellë vështirësi në argjinaturën e lumit Drojë, në Bashkinë Krujë.Nënprefekti i qarkut Durrës, Xhek Xheka, nënkryetarja e Bashkisë Krujë, Yllka Kukalaj, drejtori i Drejtorisë së Ujitje-Kullimit Durrës, Shpëtim Hidri, si dhe inspektorët e terrenit, kanë kryer inspektime të vazhdueshme në zonë për të vlerësuar situatën dhe për të garantuar ndërhyrjen e duhur.Drejtoria e Ujitje-Kullimit Durrës ka vendosur menjëherë në punë dy ekskavatorë me krah të gjatë, të cilët kanë punuar pa ndërprerje për stabilizimin e argjinaturës dhe për mbrojtjen e sipërfaqeve bujqësore përreth.Ekipet mbeten në gatishmëri të plotë dhe në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet vendore, deri në rikthimin e plotë të situatës nën kontroll dhe garantimin e sigurisë së zonës.
-

Rikthehet stuhia, fundjava vjen me dëborë! Ja qarqet më problematike
Orët e vona të mbrëmjes do të rikthejnë sërish reshje intensive në disa qarqe të vendit pas përmbytjeve në dy ditët e fundit nga moti i keq.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, situata mbetet alarmante në Vjosë për shkak se reshjet do të vijojnë përgjatë gjithë ditës së premte.
Sipas parashikimeve, në fundjavë ulen temperaturat duke sjellë reshje bore në veri.
“Do të jenë qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës, ku pritet të kemi reshje intensive dhe lokalisht shkojnë deri në shumë intensive, ndërsa në qarqet Shkodër, Korçë dhe Berat priten që reshjet të jenë mesatare dhe lokalisht intensive. Në pjesën tjetër të qarqeve presim që reshjet të jenë mesatare. Në të gjitha qarqet do të jenë të shoqëruara me stuhira. Në fundjavë pritet dëborë”, është shprehur Anira Gjoni, specialiste e IGJEO. -

IGJEO: Priten reshje intensive në Vlorë dhe Gjirokastër, në fundjavë dëborë në Alpe…
Situata e kushteve të motit mbetet shqetësuese. Pavarësisht reduktimit të reshjeve gjatë ditës së enjte, sipas specialistes së Institutit të Gjeoshkencave, Anira Gjoni, orët e vona të mbrëmjes do të rikthejnë sërish reshje intensive në disa qarqe.
“Do të jenë qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës, ku pritet të kemi reshje intensive dhe lokalisht shkojnë deri në shumë intensive, ndërsa në qarqet Shkodër, Korçë dhe Berat priten që reshjet të jenë mesatare dhe lokalisht intensive. Në pjesën tjetër të qarqeve presim që reshjet të jenë mesatare. Në të gjitha qarqet do të jenë të shoqëruara me stuhira”, tha Anira Gjoni, specialiste e IGJEO.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, situata mbetet alarmante në Vjosë për shkak se reshjet do të vijojnë përgjatë gjithë ditës së premte.
“Për shkak të reshjeve me intensitet të shtuar, në të dyja qarqet, Gjirokastrën dhe Vlorën, mbetet në rrezik të lartë. Sa i takon lumit të Vjosës, rrezikon daljen nga shtrati pasi prurjet dhe nivelet e tij janë në rritje të vazhdueshme. Gjithashtu problematik shfaq edhe lumi Seman dhe Shkumbin, ku për shkak të reshjeve të shtuara përgjatë këtyre tre ditëve shfaqin rrezikshmëri për rritjen e nivelit të tyre”.
Sipas parashikimeve, në fundjavë ulen temperaturat duke sjellë reshje bore në veri.
“Përgjatë fundjavës presim të kemi kalimin e një fronti të ftohtë në vendin tonë, i cili do të sjellë edhe uljen drastike të temperaturave, ku në zonat malore presim që të shkojnë deri në -3 gradë. Përgjatë mbrëmjes të së shtunës dhe mëngjesit të së dielës do të kemi prezencën e reshjeve të dëborës, por kjo do të jetë në zonat malore, në Alpe. Pra, në lartësi mbi 1,000 metra mbi nivelin e detit, ku mund të përmendim Thethin, gjithashtu edhe në veri-lindje të vendit”.
Nga ana tjetër, për ekspertët, nëntori është muaji më i lagësht i vitit dhe në këtë muaj bie rreth 70% e reshjeve vjetore.
“Prezenca e reshjeve të shiut përgjatë këtij nëntori është një sjellje normale e këtij muaji. Ajo çfarë ka qenë anormale, kemi patur mungesën e reshjeve“.
Deri në mbyllje të muajit nëntor, reshjet e shiut do të jenë prezente në mbarë vendin, por me intensitet më të ulët.
