Skandalet e Ramës/ Berisha: Dialog intensiv me shqiptarët, të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi
Në mbledhjen e grupit parlamentar, kreu i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për skandale të rënda dhe kontroll kriminal mbi institucionet e shtetit.
Berisha deklaroi se Rama është sot politikani më i diskredituar në Europë dhe se përdor drejtësinë për të mbrojtur veten. Ai foli për survejime, presione dhe dosje komprometuese ndaj zyrtarëve të lartë, duke e cilësuar situatën si një narkoregjim.
Sipas Berishës, vetëm angazhimi i qytetarëve mund të sjellë largimin e Ramës nga pushteti. Opozita, tha ai, do të zhvillojë një dialog intensiv me shqiptarët dhe do të përgatitet për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi.
FJALA E BERISHËS:
Imagjinoni ju pak.U ankua grupi parlamentar për çështjen time, i mori 7 muaj për ta shqyrtuar. Por jo vetëm unë. Për Erion Veliajn 5-6 javë. Kurse për këtë në mënyrë të rrufeshme.
E larguan dhe relatorin, gjetën relator tjetër.
Presione. Ta dini një gjë, ajo ka arkivën më kriminale që ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri.
Sepse ajo me Oltion Bistrin dhe Agim Ismailin, ky që hakeronte telefonat, ua nxirrte videot nga telefonat, ajo ka survejuar çdo zyrtar, ministër, kundërshtar, lajkatar, çfarë ka patur, i ka survejuar.
Shkoi e ju tha aty në mbledhje, i tha Ramës mblidh dhe kryesinë e ministrat, u tha cilindo nga ju u marr me vete. Se ua ka këto.
Pra, jemi para kësaj situate dhe unë e theksoj dhe e them, se do të jenë vetëm qytetarët shqiptarë ata që do japin shtytjen e fundit, ata që do të shpëtojnë vendin nga ky narkoregjim.
Edi Rama sot është njeriu më i diskredituar në Europë. Kryeministri, avokat publik i vjedhjeve të tij.
Sa për Lubinë ai nuk e bënte kurrë këtë. Ai e bën për veten e tij. Se të them të vërtetën tani, unë nuk jam aty brenda, por thonë se, dosja e Ramës është shumë më voluminoze. Dhe është e ndarë.
Se çka aty brenda nuk e dimë, por është e ndarë veçmas. Si puna e atij Olsit, personit të paidentifikuar dhe pastaj e nxirrte Dumani, jo Olsin, që ishte vetëm ai.
Pra, jemi në këtë situatë ndaj dhe ne bashkërisht në një dialog intensiv me shqiptarët, duhet të përgatitemi se Edi Rama nuk largohet pa angazhimin total të qytetarëve shqiptarë.
Ai kur arrin para të gjithë shqiptarëve, të dalë avokat i vjedhjeve të tij, të çojë vendimin e gjykatës vetëm për të shpëtuar veten, sepse kam dëgjuar, thonë njerëzit, pse nuk kërkon heqjen e imunitetit. Ku ja heq ky imunitetin, ky më parë dorëzon mandatij e tij, se sesa heq imunitetin e asaj. Se ajo bëhet e penduar fill. Mjafton, se ajo është mos e pyet.
Vuri përpara një shtet, te këmbët e veta e ka. Në mënyrën më të paimagjinueshme. Një njeri e kapur në flagrancë me një vjedhje skandaloze, e ka gjunjëzuar, e ka poshtëruar narko-shtetin sikur të mos ishte.
Dhe tani i thotë këtij dhe e nxjerr çdo ditë. Del çdo ditë. S’ka ndodhur kurrë.Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Faleminderit.
Tag: intensiv
-

Skandalet e Ramës/ Berisha: Dialog intensiv me shqiptarët, të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi
-

Një verë plot me Covid/ Qarkullim intensiv në tri qytete, piku…
Gripi apo rrufa e zgjatur që kaluam këtë verë nuk kanë si shkak ftohjen nga kondicioneri, siç kemi menduar, por infektimin nga Covid-19. Duket e habitshme, por është e vërtetë. Rastet me Covid janë rritur gjatë verës, po ashtu edhe testimet. Përhapja vijon të jetë intensive, ndërsa piku ende nuk është arritur.
Shefja për sëmundjet infektive në ISHP, doktoresha Silva Bino, përmes një postimi të publikuar, deklaron se Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë rastet më të shtuara. Variantet e reja të Covid në qarkullim kanë rritur edhe shtrimet në spitale, veçanërisht tek moshat pediatrike deri në 5 vjeç.
Meqenëse kjo verë ka qenë e mbushur me Covid, ende nuk dihet se si do të jetë dimri. Por një gjë është e sigurt: stina e virozave respiratore sapo ka filluar. -

Tragjike/ Komplikime gjatë lindjes, humbi foshnjën para disa ditësh, ndërron jetë 31-vjeçarja
Një grua lehonë, 31-vjeçare, ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në repartin e Mjekimit Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas mjekut Uka, e ndjera kishte përjetuar komplikime të rënda gjatë shtatzënisë dhe gjithashtu gjatë lindjes, të cilat rezultuan fatale për të. “Përkundër përpjekjeve të shumta të ekipit mjekësor, pacientja nuk arriti t’i mbijetojë komplikimeve të rënda që i kishte hasur gjatë kësaj periudhe,” deklaroi ai.
Gruaja ishte pranuar në Mjekimin Intensiv më 20 gusht, ku kishte marrë trajtim intensiv për ditë me radhë. Fatkeqësisht, gjendja e saj nuk kishte shënuar përmirësim dhe ajo ndërroi jetë. Tragjikisht, pak ditë më parë, ajo kishte humbur edhe foshnjën e saj, e cila nuk kishte mundur të mbijetojë pas lindjes. -

Ish-presidenti i Interit Morati në kujdes intensiv
Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati (80), sipas Sportmediaset është shtruar në kujdes intensiv në spitalin Humanitas në Rozzano për shkak të pneumonisë.
Gjendja e tij nuk është kritike, por është ende serioze: ai duhej të intubohej sepse po merrte frymë me vështirësi. Morati, i cili fitoi 16 trofe gjatë 18 viteve të tij në krye të zikaltërve, duke kulmuar me Tripletën në vitin 2010, mbushi 80 vjeç më 16 maj 2025.
Ronaldo (Fenomeni), Rekoba dhe Vieri ishin midis më shumë se njëqind ish-lojtarëve të Interit dhe familjeve të tyre të ftuar në festën surprizë të organizuar nga fëmijët e tij, Sharlota dhe Anxhlo Mario (Mao) në vilën e tyre në Imbersago, pranë Leko-s./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

“Korriku ka qenë intensiv për strukturat tona në terren”, Benet Beci: Rezultate të prekshme në shërbim të qytetarëve
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Muaji korrik ka qenë intensiv për strukturat tona në terren, me rezultate të prekshme në shërbim të qytetarëve:
Janë liruar hapësirat publike në 10 akse kryesore të qytetit, duke krijuar më shumë hapësira të aksesueshme për komunitetin.
185 telefonata të qytetarëve janë trajtuar dhe zgjidhur nga Salla e Komandimit, një dëshmi e komunikimit të drejtpërdrejtë dhe efikas.
Janë përpiluar 317 akte konstatimi dhe janë vendosur 3,012 masa administrative, prej të cilave:
81 për kontrollin e territorit
2,031 për shkelje në qarkullim
Ky është angazhimi ynë i përditshëm për një qytet më të rregullt, më të sigurt dhe më të jetueshëm për të gjithë.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Vrasjet e 21 janarit, kryeprokurori Dumani: Dosje prioritare! Hetimi është intensiv
Kreu i SPAK Altin Dumani ka deklaruar sot se dosja e 21 janarit është çështje prioritare për Prokurorinë e Posaçme.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura me gazetarët, Dumani është shprehur se hetimi për këtë ngjarje është intensiv.
“Hetimi është intensiv dhe i pandërprerë. Është administruar kaseta audiovizive. Ajo është çështje prioritare”-është shprehur Dumani.Top Channel