Tag: intensitet

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025…

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se dita e hënë parashikohet me mot relativisht të paqëndrueshëm. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët e vranësira në shtim nga orët e mesditës e në vijim.
    Sipas parashikimeve, prej orëve të mesditës priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në veri hera-herës me intensitet lokalisht mesatar kryesisht në relievet malore të saj. Reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve.
    Era pritet të fry nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina, era fiton shpejtësi deri në 10m/s. Deti pritet të ketë valëzimi 1 deri në 2 ballë.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Parashikimi i motit për sot, 12 maj 2025

    Parashikimi i motit për sot, 12 maj 2025

    Dita e sotme  parashikohet me mot relativisht të paqëndrueshëm. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët e vranësira në shtim nga orët e mesditës e në vijim. Prej orëve të mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në veri hera-herës me intensitet lokalisht mesatar kryesisht në relievet malore të saj.
    Reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve.
    Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/s. Deti – Valëzimi 1 deri në 2 ballë. Ndiq SHMU për përditësime të sakta mbi motin!

  • Mot i paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje shiu

    Mot i paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje shiu

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot me alternime vranësirash e kthjellimesh përgjatë Ultësirës Perëndimore. 
    Në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit, priten reshje me intensitet mesatar, të cilat mund të shoqërohen me periudha të shiut të dendur, kryesisht në orët e pasdites. Kjo do të ndikojë në freskimin e temperaturave dhe rritjen e ndjeshme të lagështisë në ajër. 
    Ndërsa në zonat si Shkodra, Dibra, Fieri, Berati dhe Vlora, parashikohen reshje të lehta, ndonjëherë të moderuara, me ndikim më të kufizuar. Mund të ketë ndonjë stuhi lokale, por përgjithësisht nuk priten shqetësime të mëdha.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit por vijojnë kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 27°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Beratit.
    Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje dhe me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Megjithatë, përgjatë vijës bregdetare dhe në zona të ulëta si lugina, era pritet të fitojë intensitet, duke arritur deri në 10 m/s. Deti do të jetë mesatarisht i qetë, me valëzim të përkohshëm në shkallën 1 deri në 3 ballë./ZËRI

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 17 prill 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 17 prill 2025…

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët nga orët e mesditës fillimisht në zonën e veriut për tu shtrirë më pas në pjesën më të madhe të territorit.
    Prej orëve të pasdites deri në mbrëmjen vonë në zonën e veriut reshjet parashikohen të jenë me intensitet mesatar e hera-herës deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
    Era ka fryrë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri 6m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës fitoi shpejtësi deri 17m/s, me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.
    Temperaturat parashikohen:

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Dëbora zbardh disa qytete si të ishte dimër, ngrica e temperatura nën 0!

    Dëbora zbardh disa qytete si të ishte dimër, ngrica e temperatura nën 0!

    Në mënyrë krejt befasuese, disa qytete në vend u zbardhën nga dëbora edhe pse jemi në sezon pranvere.Në Qarkun e Korçës, gjatë ditës së djeshme dhe natën ka patur reshje dëbore me intensitet mesatar në të gjithë territorin të shoqëruar dhe me erë.
    Siç raportohet, trashësia e dëborës varion 10 deri në 25 cm në zonat malore. Nisur nga situata e krijuar, subjektet kontraktore kanë qenë në gatishmëri duke kriposur dhe mirëmbajtur akset kryesore nacionale e turistike, për rrjedhojë është mundësuar qarkullimi normal dhe pa probleme në këto akse.Nga bashkitë vazhdon puna për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse dhe të shesheve në qendrat e qyteteve. Grupet e punës janë në terren për riparimin defekteve sa i takon ndërprerjes së energjisë elektrike në disa njësi administrative.
    Në Dibër, reshjet e dëborës janë ndërprerë rreth mesnatës së mbrëmshme, por kanë shkaktuar jo pak probleme.
    Reshjet ishin me intensitet të lartë dhe trashësia në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës arriti në 20 cm ndërsa në zona të thella deri në 40 cm. Për pasojë u bllokuan disa rrugë ku ngelën me dhjetëra mjete dhe pas ndërhyrjes së borëpastrueseve situata u normalizua.
    Gjatë natës temperaturat kanë zbritur deri në -5 gradë nën 0.
    Ngricat mund të kenë shkaktuar dëme në pemtari, për shkak se drurët frutorët janë në procesin e lulëzimit dhe formimit të frutit. Sa i përket energjisë elektrike nuk ka pasur probleme./tvklan

  • Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, ja si parashikohet moti për sot

    Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, ja si parashikohet moti për sot

    Dita e sotme parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Hera herës reshje shiu në formën e shtrëngatave.
    Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar.
    Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
    në bregdet: 8 / 16 °C,
    në vendet e ulëta: 5 / 17 °C,
    në vendet malore: 3 / 14 °C.