Eksperti i sigurisë, Gjergj Nikolla thotë se reagimi i forcave RENEA në Orosh, kundrejt dy personave të armatosur, ishte profesional.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nikolla u shpreh se shërbimet inteligjente duhet të jenë në gatishmëri për çdo rast, pasi në vend organizohen samite të rëndësishme.
Ndërsa eksperti Faik Basha deklaroi se Shqipëria ka jashtëzakonisht shumë dhe ka partnerë seriozë.
Gjergj Nikolla: Përdorimi i armës duhet të jetë e fundit. Reagimi i djeshëm ishte shumë profesional. Nëse do ishin në zjarr të përherhshëm, vajttja e RENEA-s ka shkaktuar një efekt psikologjik te ta. Samitet të këtij niveli, bëjnë xhelozë edhe shumë fqinj. Shërbimet inteligjente, duhet ta ngrenë nivelin e gatishmërisë në parametra maksimalë. Këtu bëhet fjalë për të ardhmen e vendit, samite të tilla tregojnë besim në fund të fundit. Nuk duhet të arrijmë në vetëkënaqësi.
Faik Basha: Rasti i cili ne e trajtuam, nuk besoj se është shqetësues për çështje të sigurisë së vendit, që mund të prodhojë pasiguri. Besoj se çdo gjë është nën kontroll, në këtë drejtim, edhe në lidhje me aktivitete të tilla. Shqipëria ka avancuar jashtëzakonisht shumë, ka partnerë seriozë. Mendoj që çdo lloj aktiviteti apo edhe ai i NATO-s që do zhvillohet, ka kushtet dhe mundësitë që të jetë i qetë.
Tag: inteligjentë
-

Shqipëria, e rrezikuar nga terrorizmi? Nikolla: Shërbimet inteligjente të jenë në gatishmëri, në vend mbahen samite të rëndësishme
-
Zgjerohet aplikimi i inteligjencës artificiale në sektorin e shëndetësisë
Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës dhe katër autoritete të tjera kanë bërë thirrje për një aplikim më të gjerë të inteligjencës artificiale në sektorin e shëndetësisë të vendit gjatë viteve të ardhshme, sipas një dokumenti të lëshuar nga të pesë autoritetet dhe të bërë publik të martën.
Deri në vitin 2030, ndihma inteligjente për diagnostikimin dhe trajtimin do të jetë universale në terma bazë në të gjitha institucionet mjekësore të nivelit parësor të Kinës, duke përfshirë klinikat e komunitetit dhe të fshatit, shkruan “Xinhua”.Ndërkohë, spitalet në ose mbi nivelin e dytë në sistemin spitalor trenivelësh të Kinës do të miratojnë gjerësisht teknologjitë e inteligjencës artificiale, të tilla si diagnoza inteligjente e imazherisë mjekësore dhe teknologjitë e mbështetjes së vendimmarrjes klinike.
Dokumenti gjithashtu sugjeron përdorimin e zgjeruar të inteligjencës artificiale në shërbimet për pacientët, duke iu mundësuar spitaleve të ofrojnë shërbime inteligjente të integruara gjatë gjithë procesit të trajtimit, duke përfshirë caktimin e saktë të takimeve, triazhin dhe shërbimet e para-diagnostikimit dhe ndjekjes.Përveç kësaj, sipas dokumentit, Kina planifikon të përmirësojë sistemet e saj inteligjente të hetimit epidemiologjik për të ofruar mbështetje të saktë dhe në kohë reale për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve infektive. -

Teknologjia e tualeteve inteligjente synon t’ju pajisë me të dhëna shëndetësore
Një valë e re teknologjie për tualetet inteligjente po arrin të mbledhë të dhëna që zakonisht përfundojnë në kanalizime, dhe synon të zbulojë informacionet shëndetësore që ato mbartin.Këtë javë, gazetarja e teknologjisë Nicole Nguyen shkruan për një kamera tualeti inteligjent, me çmim 599 dollarë, që ka për qëllim të analizojë atë që përfundon në tualet dhe të japë të dhëna për shëndetin e përdoruesit.Pajisja quhet Dekoda, dhe ka nisur shpërndarjen më 21 tetor. Ajo analizon diçka që orët inteligjente apo pajisjet e tjera që mbahen në trup nuk mund ta matin, pra urinën dhe jashtëqitjet.Pajisja vendoset në tualet dhe është prodhuar nga kompania Kohler Health. Ajo përmban sensorë të shumtë që analizojnë mbeturinat trupore për të kuptuar më mirë gjendjen e trupit. Pajisja mund të ndihmojë në vlerësimin e nivelit të hidratimit, duke u bazuar te ngjyra e urinës dhe dendësia ose forma e jashtëqitjes.Të dhënat dërgohen përmes Wi-Fi në serverat e sigurt të Kohler Health dhe mund të shikohen përmes një aplikacioni të dedikuar, i cili kërkon një abonim mujor prej 7 dollarësh.Në aplikacion, përdoruesi mund të marrë këshilla të thjeshta, si p.sh.:“Kujdesu për hidratimin. Mbush një gotë me ujë.” — një nga sugjerimet që ofron aplikacioni Dekoda.Dekoda është pajisja e parë e këtij lloji që ofrohet gjerësisht në tregun amerikan, por nuk do të mbetet e vetmja.Së shpejti pritet të dalë në treg edhe pajisja U-Scan nga kompania Withings, e cila mund të matë nivelet e vitaminave përmes urinës. Ndërkohë, kompania Toto ka nxjerrë që në gusht një tualet me skaner të integruar për analizimin e jashtëqitjeve.Megjithatë, edhe pse pajisje si Dekoda ofrojnë disa të dhëna bazike për shëndetin, disa ekspertë shprehen skeptikë për domosdoshmërinë e tyre, pasi të dhënat që ato mbledhin janë ende shumë të kufizuara dhe sipërfaqësore. / Wall Street Journal, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Shqipëria vendi më bujqësor në rajon, por më i prapambeturi në teknologjitë agrare
bujqesia ne shqiperi
TIRANË- Shqipëria mbetet vendi më bujqësor në Ballkanin Perëndimor, por njëkohësisht më pak i përgatituri për tranzicionin drejt bujqësisë inteligjente.
Sipas raportit “Skilling up the Western Balkans Agri-Food Sector” të Fondacionit Europian për Trajnimet (ETF), të publikuar së fundmi, bujqësia përbën 16.3 për qind të PBB-së së vendit tonë, më e larta në rajon dhe Europë, ndërsa rreth 35 për qind e popullsisë është e punësuar në këtë sektor.
Megjithatë, ndikimi ekonomik i bujqësisë nuk po përkthehet në rritje teknologjike apo inovacion.
Raporti nënvizon se Shqipëria dhe Bosnja janë vendet ku agri-tech, teknologjitë e aplikuara në bujqësi, janë më pak të zhvilluara. Ndërsa në Serbi, Maqedoninë e Veriut apo Mal të Zi po shfaqen kompani që përdorin inteligjencë artificiale, dronë dhe censorë për menaxhimin e tokës, në Shqipëri këto shembuj mbeten sporadikë dhe shpesh të lidhur me projekte pilot ose nisma individuale të fermerëve novatore.
Një nga pengesat kryesore, sipas ETF, është mospërputhja midis arsimit profesional dhe nevojave të tregut. Shkollat bujqësore shqiptare kanë programe të përqendruara ende në metodat tradicionale, me pak lidhje me teknologjinë, përpunimin ushqimor apo tregjet e eksportit. Mësuesit kanë mundësi të kufizuara për përditësim profesional, ndërsa bashkëpunimi me biznesin është shumë i rrallë.
ETF thekson nevojën për formim të integruar, që të kombinojë njohuritë bujqësore me aftësi digjitale, bioteknologji, menaxhim biznesi dhe qëndrueshmëri mjedisore. “Fuqia punëtore e ardhshme në sektorin agro-ushqimor duhet të jetë e pajisur me kompetenca të reja, nga analiza e të dhënave dhe përdorimi i pajisjeve inteligjente deri te njohuritë mbi standardet organike të BE-së,” thekson dokumenti.
Në nën-sektorin e ushqimeve organike dhe funksionale, Shqipëria shihet me potencial të lartë, por me baza të dobëta. Vetëm 0.1 për qind e tokës bujqësore është e certifikuar organike, shumë më poshtë se mesatarja e BE-së prej 10 për qind. Megjithatë, interesi i rritur për prodhimet bio, bimët mjekësore dhe ushqimet tradicionale ofron një shans për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritjen e eksporteve, nëse shoqërohet me standarde, certifikim dhe aftësi menaxhimi.
Bashkimi Europian vitet e fundit ka rritur vëmendjen për sistemet ushqimore dhe sigurinë e tyre. Financimet për startup-et dhe inovacioni në bujqësi janë në rritje. Ndërkohë kërkesa për prodhime bio dhe organike, por zhvillimet teknologjike dhe aftësitë janë të domosdoshme për rritur përfitimet në këtë drejtim.
ETF rekomandon që Shqipëria të ndërmarrë tri masa kyçe:
Të krijojë një ekosistem bashkëpunimi mes arsimit, bizneseve dhe institucioneve publike për zhvillimin e aftësive teknologjike në bujqësi.
Të modernizojë kurrikulat e arsimit profesional dhe universitar, duke përfshirë module të reja mbi bujqësinë inteligjente, dixhitalizimin dhe ekonominë qarkulluese.
Të nxisë përfshirjen e fermerëve dhe agrobizneseve në trajnime dhe rikualifikime, përmes praktikave pune dhe skemave të mbështetura financiarisht.
Përfundimet e raportit janë të qarta: pa një strategji të qëndrueshme për zhvillimin e aftësive, Shqipëria rrezikon të mbetet prapa në procesin e afrimit me standardet e BE-së. Ndërsa vendet e tjera të rajonit po eksperimentojnë me teknologji të avancuara, Shqipëria duhet të investojë me urgjencë në arsim, trajnime dhe infrastrukturë dixhitale, për të kthyer bujqësinë nga një sektor tradicional në një industri moderne dhe konkurruese./Monitor -

Jemi vendi më bujqësor në rajon, por më i prapambeturi në teknologjitë agrare
Shqipëria mbetet vendi më bujqësor në Ballkanin Perëndimor, por njëkohësisht më pak i përgatituri për tranzicionin drejt bujqësisë inteligjente.Sipas raportit “Skilling up the Western Balkans Agri-Food Sector” të Fondacionit Europian për Trajnimet (ETF), të publikuar së fundmi, bujqësia përbën 16.3 për qind të PBB-së së vendit tonë, më e larta në rajon dhe Europë, ndërsa rreth 35 për qind e popullsisë është e punësuar në këtë sektor.Megjithatë, ndikimi ekonomik i bujqësisë nuk po përkthehet në rritje teknologjike apo inovacion.Raporti nënvizon se Shqipëria dhe Bosnja janë vendet ku agri-tech, teknologjitë e aplikuara në bujqësi, janë më pak të zhvilluara. Ndërsa në Serbi, Maqedoninë e Veriut apo Mal të Zi po shfaqen kompani që përdorin inteligjencë artificiale, dronë dhe censorë për menaxhimin e tokës, në Shqipëri këto shembuj mbeten sporadikë dhe shpesh të lidhur me projekte pilot ose nisma individuale të fermerëve novatore.Një nga pengesat kryesore, sipas ETF, është mospërputhja midis arsimit profesional dhe nevojave të tregut. Shkollat bujqësore shqiptare kanë programe të përqendruara ende në metodat tradicionale, me pak lidhje me teknologjinë, përpunimin ushqimor apo tregjet e eksportit. Mësuesit kanë mundësi të kufizuara për përditësim profesional, ndërsa bashkëpunimi me biznesin është shumë i rrallë.ETF thekson nevojën për formim të integruar, që të kombinojë njohuritë bujqësore me aftësi digjitale, bioteknologji, menaxhim biznesi dhe qëndrueshmëri mjedisore. “Fuqia punëtore e ardhshme në sektorin agro-ushqimor duhet të jetë e pajisur me kompetenca të reja, nga analiza e të dhënave dhe përdorimi i pajisjeve inteligjente deri te njohuritë mbi standardet organike të BE-së,” thekson dokumenti.Në nën-sektorin e ushqimeve organike dhe funksionale, Shqipëria shihet me potencial të lartë, por me baza të dobëta. Vetëm 0.1 për qind e tokës bujqësore është e certifikuar organike, shumë më poshtë se mesatarja e BE-së prej 10 për qind. Megjithatë, interesi i rritur për prodhimet bio, bimët mjekësore dhe ushqimet tradicionale ofron një shans për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritjen e eksporteve, nëse shoqërohet me standarde, certifikim dhe aftësi menaxhimi.Bashkimi Europian vitet e fundit ka rritur vëmendjen për sistemet ushqimore dhe sigurinë e tyre. Financimet për startup-et dhe inovacioni në bujqësi janë në rritje. Ndërkohë kërkesa për prodhime bio dhe organike, por zhvillimet teknologjike dhe aftësitë janë të domosdoshme për rritur përfitimet në këtë drejtim.ETF rekomandon që Shqipëria të ndërmarrë tri masa kyçe:Të krijojë një ekosistem bashkëpunimi mes arsimit, bizneseve dhe institucioneve publike për zhvillimin e aftësive teknologjike në bujqësi.Të modernizojë kurrikulat e arsimit profesional dhe universitar, duke përfshirë module të reja mbi bujqësinë inteligjente, dixhitalizimin dhe ekonominë qarkulluese.Të nxisë përfshirjen e fermerëve dhe agrobizneseve në trajnime dhe rikualifikime, përmes praktikave pune dhe skemave të mbështetura financiarisht.Përfundimet e raportit janë të qarta: pa një strategji të qëndrueshme për zhvillimin e aftësive, Shqipëria rrezikon të mbetet prapa në procesin e afrimit me standardet e BE-së. Ndërsa vendet e tjera të rajonit po eksperimentojnë me teknologji të avancuara, Shqipëria duhet të investojë me urgjencë në arsim, trajnime dhe infrastrukturë dixhitale, për të kthyer bujqësinë nga një sektor tradicional në një industri moderne dhe konkurruese./ B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Takimi ndërkombëtar për marinat inteligjente në Monako/ Balluku: Rrjeti do të shërbejë si portë hyrëse për zhvillimin ekonomik
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në takimin ndërqeveritar për Marinat Inteligjente dhe të Qëndrueshme që u zhvillua në Monako.
Balluku u shpreh se krijimi i rrjetit do të shërbejë si portë hyrëse për zhvillimin ekonomik.
Ndër të tjera, zv/kryeministrja u shpreh se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të jetë në të njëjtin hap me vendet e tjera europiane
“Sot u zhvillua në Monako, Konferenca e 5-të Ndërkombëtare për Marinat e Qëndrueshme dhe ato Inteligjente. Shqipëria merr pjesë për herë të parë, pasi për herë të parë, ne kemi nisur dizenjimin e një strategjie për zhvillimin e marinave nga veriu deri në jug, për ta kthyer Shqipërinë në një hub në zemër të Mesdheut, ashtu siç kanë bërë edhe fqinjët tanë, Kroacia, Mali i Zi apo Greqia.
Vitet e fundit industria detare ka njohur një zhvillim të qenësishëm. Plani për ndërtimin e një porti të ri komercial në zonën e Porto-Romanos, apo ndërtimi i portit të ri në Triport, i ka dhënë një hov të ri industrisë së marinave, pasi marina e Durrësit dhe marina e Vlorës shumë shpejt do të nisin operacionet e tyre. Por nga ana tjetër, kjo industri e re, pjesë e industrisë detare, po zhvillohet me hapa të qenësishëm dhe inovatore në të gjithë Europën.
Shqipëria duhet të jetë në të njëjtin hap edhe me vendet e tjera evropiane dhe dita e sotme në Monako ka shërbyer për të bërë lidhje shumë të mira, duke nisur nga qeveritë e ndryshme që merrnin pjesë, siç ishte rasti i Ministres së Punëve Publike dhe Industrisë Detare të Monakos, apo edhe kolegë të tjerë, por ndërkohë, pata rastin që të diskutojë me shumë investitorë të huaj nga e gjithë bota, të cilët janë shumë të interesuar për industrinë detare në Shqipëri.
Gjatë ditës së sotme isha i shoqëruar së bashku me skuadrën e Luca Dini dhe me arkitektin e njohur italian, i cili tashmë prej disa muajsh punon me Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë për të dizenjuar këtë strategji kombëtare, strategjinë e Marinave Inteligjente dhe të Qëndrueshme. E gjithë kjo punë do ta kthejë Shqipërinë në një hub mesdhetar të një industrie si pjesë e turizmit. Turizmit, që tashmë është kthyer në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë tonë, por, që nga ana tjetër duhet të ketë sa më shumë inovacion për të prodhuar një qëndrueshmëri edhe për dekadat e ardhshme.
Sot ishte një ditë e shkëlqyer për të promovuar të gjithë ecurinë e infrastrukturës shqiptare. Asaj të aviacionit, infrastrukturës rrugore, por mbi të gjitha infrastrukturës detare dhe lajmi më i mirë është se kjo infrastrukturë e re, ky sektor i ri, që do të zhvillohet në vendin tonë, do të ketë nevojë për djem dhe vajza të reja të cilat duhen trajnuar dhe duhen shkolluar mbi këto inovacione dhe industrisë detare, për ta kthyer vendin tonë në një pikë tërheqëse për të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë jetën e tyre, pushimet në detin shqiptar“-është shprehur Balluku.Top Channel


