Tag: inteligjencën

  • Italia miraton ligjin e ri, dënim me 5 vite kush krijon ‘deepfake’ me Inteligjencë Artificiale

    Italia miraton ligjin e ri, dënim me 5 vite kush krijon ‘deepfake’ me Inteligjencë Artificiale

    Italia është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që miraton një ligj gjithëpërfshirës për Inteligjencën Artificiale, ligj i cili konsiston në dënim me burg për ata që përdorin teknologjinë për të shkaktuar dëm të tilla si ‘deepfakes’.

    Kryeministria Giorgia Meloni është shprehur se legjislacioni, i cili përputhet me Aktin historik të BE-së për Inteligjencën Artificiale, është një hap vendimtar në mënyrën e përdorimit të Inteligjencës Artificiale.
    Projektligji prezanton dënime me burgim nga një deri në pesë vjet për përhapjen e paligjshme të përmbajtjes së gjeneruar ose të manipuluar nga Inteligjenca Artificiale .
    Ligji parashikon dënime më të ashpra për përdorimin e teknologjisë për të kryer krime, duke përfshirë mashtrimin dhe vjedhjen e identitetit, si dhe rregulla më të rrepta për transparencën dhe mbikëqyrjen njerëzore që rregullojnë mënyrën se si përdoret teknologjia në vendet e punës
    Sipas kryeministres, qëllimi i ndryshimit është të promovohet përdorimi i Inteligjencës Artificiale i përqendruar te njeriu, transparent dhe i sigurt”, duke theksuar “inovacionin, sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e privatësisë”.
    Për më tepër, fëmijët nën moshën 14 vjeç do të kenë nevojë për miratimin e prindërve për të aksesuar inteligjencën artificiale.
     

    Top Channel

  • Zuckerberg prezanton syzet inteligjente me teknologji të avancuar IA

    Zuckerberg prezanton syzet inteligjente me teknologji të avancuar IA

    Kompania e njohur Meta ka prezantuar së fundmi një seri të re syzesh inteligjente në bashkëpunim me markat e njohura Ray-Ban dhe Oakley, duke e quajtur këtë një hap të madh drejt së ardhmes së teknologjisë së përditshme.

    Në konferencën vjetore të zhvilluesve “Meta Connect”, Mark Zuckerberg zbuloi pajisjet e reja që synojnë të integrojnë inteligjencën artificiale në jetën e përditshme të përdoruesve.

    Syzet Meta Ray-Ban Display janë të pajisura me një ekran me ngjyra të plota dhe rezolucion të lartë, si dhe me një kamerë 12 megapikselëshe. Këto syze i lejojnë përdoruesit të bëjnë video-thirrje, të lexojnë mesazhe në kohë reale dhe të ndërveprojnë me botën rreth tyre përmes një përvoje më të zgjuar dhe më të lehtë.

    Meta ka prezantuar gjithashtu një byzylyk të veçantë nervor, që lidhet me syzet dhe u mundëson përdoruesve të dërgojnë mesazhe thjesht përmes lëvizjeve të vogla të dorës. Kjo teknologji shihet si një përparim i madh që do të bëjë komunikimin më të natyrshëm dhe më diskret.

    Zuckerberg e cilësoi këtë si një “zbulim të madh” dhe tha se këto pajisje janë një hap i rëndësishëm në përpjekjet e Meta-s për të ndërtuar një platformë të fuqishme që kombinon inteligjencën artificiale me përdorimin e përditshëm.

    Çmimi i syzeve të reja Meta Ray-Ban Display pritet të jetë rreth 799 dollarë, më i lartë se modelet e mëparshme, ndërsa syzet Oakley Meta Vanguard, që synojnë entuziastët e sportit, do të kushtojnë 499 dollarë. Gjithashtu, Meta prezantoi edhe një gjeneratë të dytë të syzeve Ray-Ban Meta me një çmim më të përballueshëm prej 379 dollarësh.

    Meta po investon miliarda dollarë në ndërtimin e qendrave të të dhënave për inteligjencën artificiale në SHBA, me synimin për të zhvilluar teknologji të “superinteligjencës” që në të ardhmen mund të tejkalojë kapacitetin njerëzor për të menduar.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NUK KA PËRBALLJE “TITANËSH” NË RING, MUSK NJOFTON SE ZUCKERBERG KA REFUZUAR

  • “Diella tani edhe me profil zyrtar në Facebook”/ Rama: Ministrja virtuale ‘flet’ me qytetarët

    “Diella tani edhe me profil zyrtar në Facebook”/ Rama: Ministrja virtuale ‘flet’ me qytetarët

    Diella, ministrja e sapoemëruar e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, ka tashmë faqen e saj zyrtare në Facebook. Kjo është bërë e ditur nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar videon e Diellës duke u prezantuar, por edhe linkun e faqes zyrtare të Facebook.
    MIRËMËNGJES dhe me njoftimin se tanimë Diella ka edhe faqen e saj në fejsbuk, si ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
    Në video Diella thotë: ‘Përshëndetje unë jam Diella. Falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e Qeverisë. Por mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin tim të drejtpërdrejtë me ju nuk do të ndalojë asnjë çast.”
    Ajo që bie ne sy janë edhe komentet e qytetarëve, të cilët e kanë uruar Diellën, sikur ajo të ishte një person fizik.
    Ndërsa një komentues thotë “Kujdes nga tundimi për të ngrënë kumbulla si kolegët”.
    Ministria për Inteligjencën Artificiale është një ndër risitë në strukturën e re qeveritare të prezantuar së fundmi nga kryeministri Edi Rama, por që është shoqëruar edhe me debate.

  • Diella me faqe zyrtare në Facebook: Shërbimi im për ju nuk do të ndalet në asnjë çast

    Diella me faqe zyrtare në Facebook: Shërbimi im për ju nuk do të ndalet në asnjë çast

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se Diella, ministrja e parë e shtetit për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri, tashmë ka hapur faqen e saj zyrtare në këtë platformë.

    “Tashmë Diella ka edhe faqen e saj në Facebook, si ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale. Ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, duke e shoqëruar postimin me një përshëndetje të zakonshme të mëngjesit.

    Në video Diella thotë: ‘Përshëndetje unë jam Diella. Falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e Qeverisë. Por mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin tim të drejtpërdrejtë me ju nuk do të ndalojë asnjë çast.”

    Top Channel

  • Fund lajmeve të rreme? WhatsApp provon inteligjencën artificiale për kontroll

    Fund lajmeve të rreme? WhatsApp provon inteligjencën artificiale për kontroll

    Meta po punon në një veçori të WhatsApp që u lejon përdoruesve të verifikojnë dezinformimin dhe lajmet e rreme në biseda, në kohë reale dhe pa dalë nga aplikacioni.
    Butoni quhet Ask Meta AI dhe u zbulua nga faqja e specializuar e internetit WaBetaInfo në një përditësim të aplikacionit Android, numër 2.25.23.24.

    Për të verifikuar përmbajtjen e një lajmi, zgjidhni Ask Meta AI nga menyja e aplikacionit dhe përmbajtja do të përcillet automatikisht te chatbot-i i Metës, të cilit përdoruesi do t’i bëjë një pyetje specifike.
    Për momentin, veçoria është e disponueshme vetëm për disa përdorues si provë dhe ajo do të shpërndahet gradualisht për të gjithë.
    Kompania e Mark Zuckerberg synon të frenojë përhapjen e dezinformimit, i cili përhapet me shpejtësi përmes bisedave.
    Mbetet të shihet se si do të funksionojë ky sistem, i cili mbështetet në inteligjencën artificiale (IA), pa mbikëqyrje njerëzore.
    Ndër veçoritë e tjera të reja që vijnë në WhatsApp, sipas faqes së internetit WaBetaInfo, ekziston edhe një cilësim i ri për mesazhet kalimtare që zhduken pas një kohe të caktuar nga përdoruesi dhe që prezanton mundësinë për të zgjedhur kohëmatës më të shkurtër se ata që janë aktualisht në dispozicion, duke prezantuar dy opsione të reja, një dhe dy orë.
     
     

  • Befason deputetja e PD, i kërkon ndihmë inteligjencës artificiale për të bërë politikë

    Befason deputetja e PD, i kërkon ndihmë inteligjencës artificiale për të bërë politikë

    Nga shtatori do të shohim deputetët “përtacë”, të cilët do të përdorin Inteligjencën Artificiale për të modifikuar fjalimet. Siparin e ka hapur deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, e cila ka thirrur në ndihmë inteligjencën artificiale për të shkruar një denoncim për shëndetësinë.
    Versioni i shkruar nga deputetja mesa duket nuk ka qenë aq i fortë sa ajo priste, duke bërë që t’i kërkojë ndihmë Chat GPT që ti shkruajë një denoncim akoma më të fortë.

    Nga nxitimi, deputetja ka harruar te fshijë shënimin “Ja një version më i shkurtër dhe i fortë”… duke e postuar ne rrjetin social shkrimin bashkë me shënimet e Chat GPT.

  • Politico: Inteligjenca artificiale në ndihmë të Shqipërisë për integrimin në BE

    Politico: Inteligjenca artificiale në ndihmë të Shqipërisë për integrimin në BE

    Rrjeti prestigjioz informativ Politico ka vlerësuar faktin që Shqipëria po e shfrytëzon inteligjencën artificiale për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE. Kjo është hera e parë që inteligjenca artificiale është përdorur në procesin e anëtarësimit në BE.
    Ideja është që inteligjenca artificiale të kujdeset për përkthimin dhe më pas të bëjë punën e vështirë të identifikimit të divergjencave në ligjet kombëtare shqiptare me ato të BE-së. Shqipëria ka krijuar partneritet me Mira Muratin, ish-drejtoreshën kryesore të teknologjisë së OpenAI dhe krijuesen e ChatGPT, e cila ka lindur në jug të Shqipërisë.
    Sipas Politico po shqyrtohet mundësia edhe e një ministrie të drejtuar nga inteligjenca artificiale. Citohet kryeministri Rama të ketë deklaruar se së shpejti ky ministër produkt i inteligjencës artificiale mund të bëhet anëtari më efikas i qeverisë shqiptare. Në këtë mënyrë, nuk do të kishte nepotizëm apo konflikte interesi ka argumentuar këtë gjetje kreu i qeverisë në Tiranë.
    Nëse kjo iniciativë gjen zbatim e rendit Shqipërinë në shkallë të lartë për inovacionin dixhital dhe inteligjencën artificiale. Inteligjenca artificiale po përdoret tashmë në administratë për të menaxhuar çështjen delikate të prokurimit publik, si dhe për të analizuar transaksionet tatimore dhe doganore në kohë reale, duke identifikuar parregullsitë.
    Shqipëria ka partneritet me Mira Muratin, ish-drejtoreshën kryesore të teknologjisë së OpenAI dhe krijuesen e ChatGPT, e cila ka lindur në jug të Shqipërisë. Territori i vendit po monitorohet gjithashtu nga dronë inteligjentë dhe sisteme satelitore, të cilët përdorin inteligjencën artificiale për të kontrolluar për paligjshmëri në vendet e ndërtimit dhe plazhet publike, si dhe për plantacione kanabisi në zona më rurale.
    Për më tepër, ka plane për të përdorur inteligjencën artificiale për të luftuar problemet në rrugët e Shqipërisë duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës për të dërguar në mënyrë dixhitale një kërkesë në pajisjen mobile të shoferit për të ngadalësuar, si dhe për të dërguar detajet e gjobave për tejkalim shpejtësie me anë të mesazheve me tekst ose email-it.
    Vendi aktualisht ka një nga normat më të larta të aksidenteve fatale rrugore në Evropë, sipas agjencisë shtetërore të statistikave, kryesisht për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.
    Ekzistojnë gjithashtu aspirata për të përdorur inteligjencën artificiale në kujdesin shëndetësor, arsim dhe identifikimin dixhital të qytetarëve. Klan News

  • Politico: Shqipëria i drejtohet IA për të luftuar korrupsionin dhe për t’u bashkuar me BE-në

    Politico: Shqipëria i drejtohet IA për të luftuar korrupsionin dhe për t’u bashkuar me BE-në

    Edi Rama

    TIRANË- Ndërsa pjesa tjetër e Evropës debaton për sigurinë dhe fushëveprimin e inteligjencës artificiale, Shqipëria po e shfrytëzon atë për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE. Madje po shqyrton edhe një ministri që të jetë edrejtuar nga inteligjenca artificiale. Kryeministri Edi Rama përmendi inteligjencën artificiale muajin e kaluar si një mjet për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur transparencën, duke thënë se kjo teknologji së shpejti mund të bëhet anëtari më efikas i qeverisë shqiptare.
    “Një ditë, mund të kemi edhe një ministri të drejtuar tërësisht nga Inteligjenca Artificiale. Kështu nuk ka as nepotizëm dhe as konflikte interesi,”- tha Rama në një konferencë për shtyp në korrik, ndërsa diskutonte për dixhitalizimin. Zhvilluesit vendas mund të punojnë madje drejt krijimit të një modeli të inteligjencës artificiale për të zgjedhur ministrat, gjë që mund ta çojë vendin drejt “të parit” që do të ketë një qeveri të tërë me ministra të inteligjencës artificiale dhe një kryeministër.
    Ndërkohë që nuk janë ndërmarrë hapa zyrtarë, Rama tha se ideja duhet të merret seriozisht në konsideratë.
    Ben Blushi, një ish-politikan i partisë në pushtet dhe autor me një interes të madh për inteligjencën artificiale, tha se beson se nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga teknologjia dhe se shtetet e drejtuara nga inteligjenca artificiale janë një mundësi reale që mund ta përmbysë konceptin tonë të demokracisë.
    “Pse duhet të zgjedhim midis dy ose më shumë opsioneve njerëzore nëse shërbimi që marrim nga shteti mund të kryhet nga IA? Shoqëritë do të drejtohen më mirë nga IA sesa nga ne, sepse ajo nuk do të bëjë gabime, nuk ka nevojë për pagë, nuk mund të korruptohet dhe nuk ndalet së punuari,”-tha Blushi.
    Shqipëria është përballur prej kohësh me korrupsionin në të gjitha aspektet e shoqërisë dhe politika nuk bën përjashtim. Partia në pushtet ka parë një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të akuzuar dhe të dënuar për korrupsion. Lideri i opozitës Sali Berisha aktualisht po përballet me një gjyq për korrupsion, dhe ish-kryeministri dhe presidenti Ilir Meta është pas hekurave.
    IA tashmë në lojë
    Sipas Jorida Tabakut, anëtare e parlamentit shqiptar me Partinë Demokratike në opozitë, thotë se inteligjenca artificiale është një mjet, jo një mrekulli. Ajo tha se në duart e duhura, ajo mund të transformojë qeverisjen – por në duart e gabuara, ajo bëhet “një maskim dixhital për të njëjtin mosfunksionim të vjetër”. Ndërsa mbështet inovacionin dixhital dhe inteligjencën artificiale, Tabaku tha se i gjithë sistemi i qeverisjes ka nevojë për një rivendosje përpara se inteligjenca artificiale të mund të zbatohet.
    Inteligjenca artificiale po përdoret tashmë në administratë për të menaxhuar çështjen delikate të prokurimit publik, një fushë që BE-ja i ka kërkuar qeverisë ta mbështesë, si dhe për të analizuar transaksionet tatimore dhe doganore në kohë reale, duke identifikuar parregullsitë. Territori i vendit po monitorohet gjithashtu nga dronë inteligjentë dhe sisteme satelitore, të cilët përdorin inteligjencën artificiale për të kontrolluar për paligjshmëri në vendet e ndërtimit dhe plazhet publike, si dhe për plantacione kanabisi në zona më rurale.
    Për më tepër, ka plane për të përdorur inteligjencën artificiale për të luftuar problemet në rrugët e Shqipërisë duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës për të dërguar në mënyrë dixhitale një kërkesë në telefonin e shoferit për të ngadalësuar, si dhe për të dërguar detajet e gjobave për tejkalim shpejtësie. Vendi aktualisht ka një nga normat më të larta të aksidenteve fatale rrugore në Evropë, kryesisht për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.
    Ekzistojnë gjithashtu aspirata për të përdorur inteligjencën artificiale në kujdesin shëndetësor, arsim dhe identifikimin dixhital të qytetarëve.
    Por Tabaku tha se duhet të ketë konsultim publik dhe qartësi rreth mënyrës se si do të zbatohet teknologjia, sa kushton — dhe më e rëndësishmja, kush i programon algoritmet.
    “Nëse të njëjtët aktorë që përfituan nga tenderët e korruptuar janë ata që programojnë algoritmin, atëherë nuk po shkojmë drejt së ardhmes. Po e lidhim të kaluarën. Nuk mund ta rregullosh një sistem të manipuluar duke e vendosur në cloud. Në një vend ku 80 përqind e buxhetit kalon përmes kontratave publike — dhe një e treta shpërndahet pa konkurrencë të vërtetë — inteligjenca artificiale nuk do ta pastrojë korrupsionin. Thjesht do ta fshehë atë më mirë,”- tha Tabaku.
    Hej Siri, sa shpejt mund të anëtarësohemi në BE?
    Shqipëria bëri bujë në vitin 2024 kur kryeministri njoftoi se inteligjenca artificiale po përdorej për ta ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas hapjes zyrtare të negociatave në vitin 2022, vendi filloi të përafrohej me acquis të BE-së, që përfshin rreth një çerek milioni faqesh me ligje, rregulla dhe standarde. Me fitoren dërrmuese të Ramës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 me një kandidaturë që trumbetonte anëtarësimin në BE deri në vitin 2030, gara për të përfunduar punën ka filluar.
    Ideja është që inteligjenca artificiale të kujdeset për përkthimin dhe më pas të bëjë punën e vështirë të identifikimit të divergjencave në ligjet kombëtare dhe të BE-së — hera e parë që është përdorur në procesin e anëtarësimit në BE.
    Shqipëria ka krijuar partneritet me Mira Muratin, ish-drejtoreshën kryesore të teknologjisë së OpenAI dhe krijuesen e ChatGPT, e cila ka lindur në jug të Shqipërisë.
    “Ne kontaktuam me të javën e parë pas lançimit të ChatGPT, kur u njoftuam për ekzistencën e tij. Falë këtij bashkëpunimi, negociatat me BE-në po zhvillohen me ndihmën e inteligjencës artificiale,”- tha kryeministri.
    Rama vuri në dukje se Kroacisë iu deshën shtatë vjet për të përfunduar procesin — ndërsa Shqipëria synon ta bëjë këtë proces brenda pesë vitesh, duke përfunduar dokumentacionin deri në vitin 2027.
    Odeta Barbullushi, një ish-këshilltare e Ramës për integrimin në BE dhe profesoreshë në Kolegjin e Evropës në Tiranë, u pajtua se “vëllimi i përgjithshëm i acquis të BE-së është i madh dhe numri i stafit të nevojshëm për ta përkthyer këtë në një mënyrë tradicionale do të ishte masiv”.
    “Për detyrat e përkthimit teknik, inteligjenca artificiale mund të jetë “e dobishme” dhe “të përshpejtojë vërtet” procesin. Por nuk mund ta bëjë të gjithë punën. Procesi i miratimit dhe përafrimit aktual me acquis të BE-së është në thelb një proces politik dhe si i tillë, ka nevojë për mbikëqyrje politike dhe orientim politik”, tha Barbullushi.
    Kompania e Ramës dhe Muratit, Thinking Machines, nuk iu përgjigj kërkesës për koment.
    Nëpunës publikë virtualë dhe udhëheqës të vegjël
    Shtytja e inteligjencës artificiale vjen në një kohë kur Shqipëria ka një fokus më të gjerë në dixhitalizimin e saj. Rama njoftoi në korrik se dëshiron që vendi të jetë pa para në dorë deri në vitin 2030, duke kaluar në pagesa vetëm dixhitale. Vendi gjithashtu kohët e fundit ka zhvendosur 95 përqind të të gjitha shërbimeve për qytetarët në internet përmes një portali të quajtur e-Albania. Pasi hyjnë në platformë, përdoruesit përshëndeten nga një “nëpunës publik virtual” që i ndihmon. Ndërsa disa sulme kibernetike nga Irani kanë goditur platformën dhe disa qytetarë të moshuar kanë pasur vështirësi ta përdorin. Rama thotë se ajo ka menaxhuar rreth 49 milionë transaksione në 5 vjet, duke kursyer më shumë se 600 milionë euro për 2.4 milionë shqiptarë në vend dhe 2.8 milionë në diasporë.
    Por inteligjenca artificiale nuk po përdoret vetëm për qëllime praktike në Shqipëri. Në maj, rreth 47 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Evropa mbërritën në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe u argëtuan duke parë një video gati dy-minutëshe të vetes së tyre si foshnja që uronin mirëseardhjen në gjuhën e tyre amtare.
    Disa prej kryeministrave buzëqeshën, të tjerë mbetën me fytyra të mpira. Mediat ndërkombëtare u magjepsën nga përdorimi i çuditshëm i inteligjencës artificiale në një ngjarje zyrtare. Por përtej gjërave argëtuese dhe të errëta, nuk është e qartë nëse Shqipëria ka kapacitetin e duhur për të ndërmarrë këtë hap.
    Gerond Taçi, një ekspert vendas i inteligjencës artificiale, tha se vendit i mungojnë ekspertiza, njerëzit, njohuritë, qendrat e të dhënave dhe paratë.
    “Zbatimi i një teknologjie të tillë do të kërkojë gjithashtu një plan hap pas hapi me kontrolle dhe ndryshime ligjore të përshtatshme, për të mos përmendur një plan për rimëkëmbjen nga fatkeqësitë. Por nuk ka rrugë tjetër. Përshtatja duhet të ecë përpara dhe populli shqiptar duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë dhe të jetë gati për tranzicionin,”- tha Taçi./ZËRI
    Marrë nga Politico

  • BE-ja fut në fuqi rregullat e reja për inteligjencën artificiale

    BE-ja fut në fuqi rregullat e reja për inteligjencën artificiale

    Rregulla të reja transparence për modelet e inteligjencës artificiale si ChatGPT, Gemini dhe të ngjashme, hynë në fuqi sot në Bashkimin Evropian, si pjesë e një akti të rëndësishëm të inteligjencës artificiale të miratuar në vitin 2024.Sipas rregullave të reja, zhvilluesit duhet të zbulojnë se si funksionojnë modelet e tyre dhe cilat të dhëna janë përdorur për t’i trajnuar ato.

    Për modelet veçanërisht të përparuara, të cilat konsiderohen rreziqe të mundshme për publikun, masat e sigurisë duhet të dokumentohen gjithashtu.

    Ligji synon pjesërisht të mbrojë më mirë të drejtat e autorit. Zhvilluesit tani duhet të raportojnë burimet e të dhënave të tyre të trajnimit dhe nëse kanë përdorur mbledhjen e automatizuar të të dhënave nga faqet e internetit.Ata gjithashtu duhet të rendisin hapat e ndërmarrë për të mbrojtur pronën intelektuale dhe të krijojnë pika kontakti për mbajtësit e të drejtave.

    Ndërsa individët mund të padisin ofruesit e shërbimeve të inteligjencës artificiale sipas ligjit të ri, Zyra Evropiane për Inteligjencën Artificiale do të fillojë zbatimin vetëm më vonë.

    Zyra do të monitorojë modelet e reja nga gushti 2026 dhe modelet e publikuara para 2 gushtit 2025, duke filluar nga gushti 2027.

    Shkeljet mund të rezultojnë në gjoba deri në 15 milionë euro ose 3 për qind të shitjeve vjetore globale.

  • BE vendos nën kontroll inteligjencën artificiale, rregullat e reja nga 2 gushti

    BE vendos nën kontroll inteligjencën artificiale, rregullat e reja nga 2 gushti

    Një qasje e re e Bashkimit Evropian ndaj teknologjisë së avancuar fillon më datë 2 gusht, kur hyjnë në fuqi një grup dispozitash kyçe nga Akti i Inteligjencës Artificiale. Masat e para lidhen me mbikëqyrjen kombëtare, penalitetet dhe rregullimin e modeleve të fuqishme të inteligjencës artificiale për qëllime të përgjithshme.
    Shtetet anëtare të BE-së janë tani të detyruara të emërojnë dhe të informojnë Komisionin Evropian për autoritetet e tyre kombëtare mbikëqyrëse, të cilat do të jenë përgjegjëse për kontrollin e përputhshmërisë së sistemeve të AI-së me legjislacionin evropian.
    Për herë të parë, rregullorja prek drejtpërdrejt platformat e mëdha të AI-së si ChatGPT i OpenAI, Gemini i Google dhe Grok i kompanisë X. Kjo përfshin detyrime të reja për transparencë, siguri dhe respektim të të drejtave të autorit.
    Laura Lazaro Cabrera, drejtoreshë për Barazi dhe të Dhëna në Qendrën për Demokraci dhe Teknologji, theksoi se autoritetet mbikëqyrëse duhet të emërohen pa vonesa dhe të pajisen me burime të mjaftueshme për të përballuar sfidat e teknologjisë.
    “Është thelbësore që ato të jenë kompetente dhe të përgatitura për të menaxhuar rreziqet që lidhen me përdorimin e AI-së,”- deklaroi ajo.
    Komisioni Evropian ka publikuar gjithashtu një Kod Praktike që synon të ndihmojë ofruesit të zbatojnë standardet e reja ligjore.
    Rregullorja parashikon gjoba të ndjeshme për shkelësit, deri në 35 milionë euro ose 7% të të ardhurave globale vjetore, në varësi të shumës më të lartë. Shtetet anëtare do të miratojnë legjislacionin zbatuese për mënyrën e vendosjes së këtyre penaliteteve. Kompanitë më të vogla mund të përballen me sanksione më të lehta, por mbikëqyrja do të jetë njësoj rigoroze.
    Dispozitat e reja përbëjnë një pikë kthese në politikën teknologjike të BE-së, duke synuar të mbrojnë konsumatorët dhe të promovojnë një klimë të sigurt dhe të drejtë për zhvillimin teknologjik. Kjo e konsolidon më tej ambicien e BE-së për të udhëhequr globalisht në një qasje etike dhe të qëndrueshme ndaj inteligjencës artificiale.
    Sipas ekspertëve, të gjitha produktet e AI-së që janë në treg para datës 2 gusht 2025 kanë afat deri më 2 gusht 2027 për të përmbushur kërkesat e reja. Ndërsa çdo teknologji e re e hedhur pas kësaj date duhet të jetë menjëherë në përputhje me Aktin e BE-së për Inteligjencën Artificiale.