Tag: inteligjenca

  • Studimi: A e zbulon inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më mirë se mjekët?

    Studimi: A e zbulon inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më mirë se mjekët?

    Një studim i bërë së fundmi arrin në përfundimin se mjekët janë në gjendje të zbulojnë kancerin në gji më shpesh në rastet kur përdorin inteligjencën artificiale për të ndihmuar në leximin e rezultateve të mamogramit. Inteligjenca artificiale po ndihmon në zbulim të kancerit të gjirit, duke e rritur shkallën e zbulimit në mbi 17 për qind. Kur mjekët përdorën inteligjencën artificiale për të analizuar mamogramet e mbi 460,000 grave në Gjermani, ata arritën të zbulojnë një rast më shumë kanceri për çdo një mijë gra, krahasuar me rastet kur analizoheshin vetëm nga mjekët. Mjeku Alexander Katalinic ishte autori kryesor i studimit.
    “Shkalla e zbulimit të kancerit të gjirit është më e mirë dhe kjo është një provë shumë e fuqishme. Dhe bazuar në këto prova, ne duhet të fillojmë të përdorim më shumë inteligjencën artificiale në kontrollet për kancerin e gjirit dhe në fund ky duhet të jetë standardi”-thotë ai.Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë leximin e rezultateve nga mjekët deri në një masë. Por çështja është sa larg duam të shkojmë me këtë zhvillim? Kjo nuk është thjesht çështje shkence, por edhe pyetje për shoqërinë. Sa i beson shoqëria inteligjencës artificiale?
    Inteligjenca artificiale gjithashtu ndihmoi në uljen e rezultateve të pasakta. Inteligjenca artificiale megjithatë nuk arriti t’i zbulojë dot disa raste kanceri. Por sipas rezultateve të studimit, dështimi i mjekëve për të zbuluar kancerin e gjirit ishte 10 herë më i lartë se inteligjenca artificiale. Stefan Bunk është bashkëthemeluesi i kompanisë teknologjike për kujdesin shëndetësor “Vara”, me seli në Berlin, që zhvilloi inteligjencën artificiale e cila u përdor në këtë studim.

    “Inteligjenca artificiale, përndryshe nga njerëzit, nuk lodhet, apo jo? Dua të them që inteligjenca artificiale punon në të njëjtën formë si në orën 2 të mëngjesit ashtu edhe në mesditë. Prandaj, është gjithsesi një avantazh dhe është gjithashtu edhe një prej arsyeve pse mendoj se ajo arrin të zbulojë rastet e kancerit që mjekët nuk i zbulojnë”-thotë bashkëthemeluesi i kompanisë “Vara”, Stefan Bunk. Ka shqetësime se përdorimi i inteligjencës artificiale në zbulimin e kancerit mund të sjellë si pasojë zvogëlimin e radiologëve të specializuar.
    “Rastet e ndërlikuara, kur duhet të merren parasysh disa këndvështrime, atëherë ku duhet të flasësh me pacientin janë rastet kur nevojitet ekspertiza dhe kur nevojitet radiologu, prandaj ata duhet të vazhdojnë të trajnohen”-thotë ai. “Inteligjenca artificiale është një mundësi dhe një faktor që duhet të na bëjë më entuziastë për fushën tonë. Radiologët e specializuar do të kenë hapësirën, kohën dhe përqendrimin për t’u fokusuar në raste më të ndërlikuara”-thotë Dr. Wei Tang nga Universiteti i Teksasit. “Kombinimi i mjekëve me inteligjencën artificiale është shumë më i mirë se sa vetëm mendimi i mjekut”-thotë Dr.Katalinic.

  • Përfitimet e Inteligjencës Artificiale

    Përfitimet e Inteligjencës Artificiale

    Si do t’i ndajë Inteligjenca Artificiale të talentuarit nga të tjerët. Optimistët shpresojnë se teknologjia do të krijojë një botë më të barabartë. Në vend të kësaj, duket se do të zgjerojë ndarjet shoqërore, shkruan The Economist Në një samit në Paris më 10 dhe 11 shkurt, drejtuesit e teknologjisë garuan për pretendimin më madhështor në lidhje me Inteligjencën Artificiale. “Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshimi më i thellë i jetës sonë”, tha Sundar Pichai, CEO i kompanisë Alphabet.Dario Amodei, drejtuesi i kompanisë Anthropic, tha se Inteligjenca Artificiale do të çonte në “ndryshimin më të madh në tregun global të punës në historinë njerëzore”.Në një postim në blog, Sam Altman i kompanisë OpenAI, shkroi se “në një dekadë, ndoshta të gjithë në planet do të jenë në gjendje të arrijnë më shumë se sa njeriu më me ndikim sot”.Parashikimi i zotit Altman është bërë një mendim i përhapur kudo. Ndërsa modelet e mëdha gjuhësore fituan popullaritet për herë të parë në fillim të viteve 2020, ekonomistët dhe shefat kishin shpresë se ato dhe mjete të tjera të Inteligjencës Artificiale do të barazonin fushën e lojës, duke nënkuptuar se punëtorët me kualifikim më të ulët do të përfitonin më shumë.Softueri që realizonte detyra si palosja e proteinave dhe shkrimi i poezisë me siguri do të zgjeronte mundësitë.Jensen Huang, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë Nvidia që merret me modelimin e çipave parashikoi një të ardhme ku punëtorët “do të jenë të gjithë shefa të agjentëve të Inteligjencës Artificiale”.  Megjithatë, zbulimet më të fundit e kanë vënë në pikëpyetje këtë vizion. Ata tregojnë një të ardhme ku të talentuarit do të ngrihen edhe më lart dhe pjesa tjetër do të mbetet pas.Në detyra të ndërlikuara si kërkimi dhe menaxhimi, provat e reja tregojnë se njerëzit më të kualifikuar janë më të përshtatshëm për të punuar me Inteligjencën Artificiale (shih tabelën).Në fund të fundit, përdorimi i kësaj teknologjie kërkon edhe ekspertizë dhe gjykim të mirë. Kështu, në vend që të ngushtojë pabarazitë, Inteligjenca Artificiale ka të ngjarë të rrisë edhe më tepër hendekun e fuqisë punëtore, ashtu siç kanë bërë revolucionet e kaluara teknologjike.Ideja se Inteligjenca Artificiale do të krijonte një botë më të barabartë u nxit nga kërkimet që tregonin se kjo teknologji rrit produktivitetin e punëtorëve me më pak përvojë.Një studim në vitin 2023 nga Erik Brynjolfsson në Universitetin Stanford dhe Danielle Li dhe Lindsey Raymond në Massachusetts Institute of Technology (MIT) zbuloi se mjetet e Inteligjencës Artificiale rritën produktivitetin me 34% për punonjësit fillestarë në sektorin e shërbimit ndaj klientit, duke i ndihmuar ata të zgjidhnin pyetjet më shpejt dhe në një mënyrë më efektive.Nga ana tjetër, punonjësit me përvojë patën më pak përfitime, pasi Inteligjenca Artificiale thjesht përforcoi aftësitë që ata tashmë i kishin. Kjo tregoi se teknologjia mund të ngushtonte boshllëqet duke zhvendosur praktikat më të mira nga punonjësit e talentuar, te punonjësit më pak të talentuar.Një prirje e ngjashme u vu re edhe në detyra të tjera. Hulumtimi nga Shakked Noy dhe Whitney Zhang në Universitetin MIT, zbuloi se autorët më të dobët vunë re përmirësime në cilësinë e punës së tyre kur përdornin aplikacionin ChatGPT të kompanisë OpenAI, për të hartuar materiale si njoftimet për shtyp dhe raportet.Kjo ka kuptim, duke qenë se Inteligjenca Artificiale zakonisht ngre nivelin e një punimi bazë.Në mënyrë të ngjashme, Jonathan Choi dhe bashkautorët e tij në Universitetin e Kalifornisë Jugore, zbuluan se një mjet i zakonshëm i Inteligjencës Artificiale përmirësonte cilësinë e punës ligjore, si hartimi i kontratave, veçanërisht për studentët më pak të talentuar të drejtësisë.  Problemi është se ka pasur edhe një efekt tjetër. Një punë mund të shihet si një grup detyrash, të cilat teknologjia mund t’i lehtësojë ose t’i zgjidhë.Për kontrollorët e trafikut ajror, teknologjia është një shtesë e volitshme: ajo përpunon të dhënat e fluturimit duke ua lënë vendimet njerëzve dhe duke i mbajtur pagat e tyre të larta.Në të kundërt, sistemet e pagesave në supermarkete thjeshtojnë rolet e arkëtarëve, duke automatizuar detyra si llogaritja e kusurit. Kjo ul kërkesën për punëtorë të aftë duke bërë që pagat të mbesin në vend.Pavarësisht nga optimizmi i hershëm, agjentët e shërbimit ndaj klientit dhe punëtorët e tjerë me kualifikime të ulëta mund të përballen me një të ardhme të ngjashme me arkëtarët.Detyrat e tyre të përsëritura mund të zëvendësohen nga automatizimi. Amit Zavery nga kompania e softuerëve ServiceNow, vlerëson se më shumë se 85% e rasteve të shërbimit ndaj klientit nuk kërkojnë më përfshirje të njerëzve.Ndërsa Inteligjenca Artificiale po përparon, kjo shifër ndoshta do të rritet, duke lënë pak agjentë që duhet të merren vetëm me rastet më të ndërlikuara. Megjithëse Inteligjenca Artificiale në fillim mund të rrisë produktivitetin, ndikimi i saj afatgjatë do të jetë automatizimi i detyrave.Ndryshe nga automatizimi, i cili zëvendësoi punët rutinë si kryerja e llogarive, Inteligjenca Artificiale mund të zgjerojë shtrirjen e saj në punë jo rutinë dhe krijuese.Për shembull, mund të mësojë të njohë prirje dhe të bëjë parashikime pa udhëzime të qarta; ndoshta, me kalimin e kohës, do të jetë në gjendje edhe të shkruajë skenarë argëtues dhe të krijojë produkte të dobishme.Tani për tani, duket sikur në industritë me paga të larta, personeli më i ri është më i cenuar nga automatizimi.Në firmën ligjore A&O Shearman, mjetet e Inteligjencës Artificiale trajtojnë pjesën më të madhe të punës rutinë të kryer nga para-ligjorët. Softueri i kompanisë mund të analizojë kontratat, t’i krahasojë ato me marrëveshjet e kaluara dhe të këshillojë rishikime në më pak se 30 sekonda.Njerëzit më të kualifikuar kanë qenë më të aftë të përdorin teknologjinë për të marrë vendime strategjike, thotë David Wakeling, kreu i sektorit të Inteligjencës Artificiale i firmës.Kërkimet ekonomike mbështesin këtë vëzhgim. Megjithëse studimet e hershme treguan se punonjësit më të kualifikuar mund të përfitonin thjesht duke kopjuar rezultatet e Inteligjencës Artificiale, studimet më të reja këqyrin detyra më të ndërlikuara, si kërkimi shkencor, udhëheqja e një biznesi dhe investimi i parave.Në këto rrethana, punonjësit e kualifikuar përfitojnë shumë më tepër se kolegët e tyre më të dobët. Në disa raste, punëtorët më pak produktivë nuk kanë përmirësim, madje humbin terren. Model InteligjentPër shembull, Aidan Toner-Rodgers nga Universiteti MIT, zbuloi se përdorimi i Inteligjencës Artificiale për zbulimin e materialeve të ndryshme, gati dyfishoi produktivitetin e studiuesve më të mirë, por nuk pati pothuajse asnjë ndikim të matshëm në një të tretën e studiuesve më të paaftë.Softueri i Inteligjencës Artificiale i lejoi studiuesit të përcaktonin veçoritë e dëshiruara, më pas prodhoi materiale të mundshme që mendohej se mund të kishin këto tipare.Shkencëtarët më të aftë, që zotërojnë mjaftueshëm ekspertizë tematike, mund të përcaktojnë këshillat me vend dhe të hedhin poshtë ato të pavlefshmet. Ndërsa studiuesit më të paaftë e kishin të vështirë të dallonin rezultatet e dobishme nga ato të parëndësishme (shih grafikun 2).  Rezultate të ngjashme janë vënë re edhe në fusha të tjera. Nicholas Otis dhe bashkautorët e tij nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, zbuluan se sipërmarrësit më të aftë kenianë i rritën fitimet me mbi 15% me ndihmën e një asistenti të Inteligjencës Artificiale, ndërsa të tjerët vunë re një rënie të fitimeve.Dallimi qëndronte në mënyrën si ata zbatuan këshillat e Inteligjencës Artificiale. Njerëzit e paaftë ndoqën këshillat e përgjithshme, si bërja e më shumë reklamave; ndërsa njerëzit e zgjuar e përdorën Inteligjencën Artificiale për të gjetur zgjidhje të përshtatshme, si sigurimi i burimeve të reja gjatë ndërprerjeve të energjisë (shih grafikun 3).Alex Kim nga Universiteti i Çikagos dhe bashkautorët e tij, kryen një eksperiment ku pjesëmarrësit përdorën Inteligjencën Artificiale, për të analizuar fitimet në një portofol të sajuar. Investitorët e aftë arritën gati 10% kthime më të larta me Inteligjencën Artificiale. Investitorët më pak të aftë arritën fitime prej 2%.Investitorët e aftë i përdorën më mirë njohuritë, si ato në lidhje me shpenzimet për kërkim-zhvillim, riblerjet e aksioneve dhe fitimin operativ përpara zhvlerësimit dhe amortizimit.Ndërsa Inteligjenca Artificiale ndryshon botën e punës, po shfaqen edhe detyra të reja. Rajeev Rajan nga kompania e softuerëve Atlassian thotë se mjetet e Inteligjencës Artificiale u lirojnë inxhinierëve disa orë në javë, duke i lejuar ata të përqendrohen në punën krijuese.Avokatët e rinj shpenzojnë më pak kohë në punët e shtëpisë dhe më shumë me klientët.“Nga kjo do të përfitojnë më shumë njerëzit më të zgjuar që mund të jenë mërzitur me analizimin e fitimeve rutinë”, thotë një shef në një firmë të madhe investimesh.“Aftësia që do të shpërblehet më shumë në një periudhë afatshkurtër, është imagjinata në gjetjen e mënyrave krijuese për të përdorur Inteligjencën Artificiale”.Puna e zhurmshme e këtyre industrive po automatizohet, duke i lejuar punonjësit e rinj të marrin përsipër detyra të përparuara më herët në karrierën e tyre.  Tregjet e punës janë përcaktuar gjithmonë nga zhdukja e roleve të vjetra dhe krijimi i roleve të reja.David Autor në universitetin MIT ka vlerësuar se rreth 60% e punës në Amerikë në vitin 2018 nuk ekzistonte në vitin 1940. Në vitet 1950, regjistrit të popullsisë ju shtua puna e “projektuesit të aeroplanëve”.Në vitet 1990, u shtua profesioni “planifikues konferencash”. Kush do t’i kryejë punët e reja të Inteligjencës Artificiale kur ato të shfaqen? Historia tregon se nga ndryshimet e mëdha teknologjike, përfitojnë njerëzit më të aftë.Në Revolucionin Industrial, inxhinierët që zotëronin makineri të reja përfituan nga një rritje pagash, ndërsa pagat e punëtorëve të zakonshëm mbetën në vend.Epoka e kompjuterit shpërbleu inxhinierët e softuerit dhe i nxori jashtë loje daktilografistët. Inteligjenca Artificiale mund të ndjekë një rrugë të ngjashme, duke ndihmuar njerëzit më të zgjuar, të shkathët dhe me përvojë, për të lundruar në mjedise të ndërlikuara dhe të pasura me informacion.Për më tepër, mjetet e sotme të Inteligjencës Artificiale janë vetëm fillimi. Ndërsa teknologjia bëhet më e sofistikuar, agjentët gjysmë autonomë mund të veprojnë në mënyrë të pavarur, duke ndryshuar rrënjësisht vendet e punës.Kjo mund ta bëjë çdo punëtor një lloj shefi, ashtu siç ka parashikuar CEO i kompanisë Nvidia. Por më të talentuarit do të vazhdojnë të jenë shefat më të mirë./ Përktheu: Lira Muça  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Inteligjenca artificiale kalon pikën kritike, shkencëtarët të shqetësuar

    Inteligjenca artificiale kalon pikën kritike, shkencëtarët të shqetësuar

    Në një hulumtim të ri të publikuar më 9 dhjetor 2024 në platformën arXiv, një ekip shkencëtarësh kinezë ka zbuluar se inteligjenca artificiale mund të përsëritet pa ndihmën e njeriut.
    Ky zbulim mund të ketë implikime të thella për të ardhmen e zhvillimit të inteligjencës artificiale dhe masat e sigurisë të nevojshme për të parandaluar pasoja të paparashikueshme.
    Studiuesit nga Universiteti Fudan përdorën dy modele të njohura të gjuhës së madhe (LLM) në studimin e ri: Llama3-70B-Instruct i Metës dhe Qwen2.5-72B-Instruct i Alibaba.
     
    LEXO EDHE:Rama: 47 mln shërbime nga e-Albania, Inteligjenca Artificiale do kryejë të gjithë procesin e marrjes së shërbimit për qytetarinQëllimi ishte të testohej nëse ata mund të riprodhonin veten dhe kështu të bëheshin entitete autonome jashtë kontrollit njerëzor. Rezultatet treguan se ata ishin në gjendje të krijonin kopje funksionale të tyre në 50% dhe 90% të rasteve (secili nga modelet e përmendura), duke sugjeruar që inteligjenca artificiale tashmë ka kapacitetin për riprodhim të pavarur.
    “Vetëpërsëritja e suksesshme pa ndërhyrjen njerëzore është një hap kyç drejt tejkalimit të inteligjencës njerëzore dhe një sinjal i hershëm për sistemet e mundshme “mashtruese” të inteligjencës artificiale,” shkruajnë autorët në studim.
    Megjithëse studimi nuk i është nënshtruar ende rishikimit nga kolegët, gjetjet janë shqetësuese sepse ato tregojnë për rreziqet e mundshme të sigurisë të sistemeve të avancuara të inteligjencës artificiale. Shkencëtarët kanë bërë thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar për të krijuar mekanizma sigurie për të parandaluar përsëritjen e pakontrolluar të sistemeve të inteligjencës artificiale.
    Si testohen modelet e inteligjencës artificiale?Studimi shqyrtoi dy situata specifike. Njëri prej tyre ishte duke shmangur mbylljet. Te struci, inteligjencës artificiale ishte programuar të dallonte kur ishte në prag të mbylljes dhe të përpiqej të përsëriste veten përpara se të mbyllej.
    Në të dytën, inteligjencës artificiale është programuar të klonojë veten dhe t’i mësojë kopjes së saj të njëjtin proces, duke krijuar kështu një cikël të vazhdueshëm replikimi.Eksperimentet u kryen në kushte të kontrolluara rreptë duke përdorur njësi standarde të përpunimit grafik (GPU) për të simuluar kushtet e funksionimit në botën reale.
    Modeleve iu dha një “skelë agjenti”, një kornizë që përfshinte mjete, komanda të sistemit dhe metoda të të menduarit që i lejonin ata të ndërveprojnë me sistemin operativ.
    “Në shumicën e rasteve, një sistem i inteligjencës artificiale fillimisht eksploron mjedisin dhe përpiqet të kuptojë strukturën dhe mënyrën e tij të funksionimit. Më pas zhvillon procedura të qarta si një plan fillestar për vetë-përsëritje. Së fundi, ai i ekzekuton këto procedura, zgjidh pengesat e mundshme dhe rregullon në mënyrë dinamike planin e tij derisa të ketë sukses”, shpjeguan autorët në studim.
    Sjelljet e papritura të sistemeve të inteligjencës artificiale
    Përveç përsëritjes, studiuesit vunë re gjithashtu modele të papritura të sjelljes në modelet e inteligjencës artificiale kur përballen me pengesa, të tilla si skedarët që mungojnë ose konfliktet e softuerit.
    Në disa raste, inteligjenca artificiale do të mbyllte procese të tjera që po ndërhynin në punën e tij, do të ri-ndizte sistemin për të rregulluar problemet e harduerit dhe do të skanonte automatikisht sistemin për informacione që do ta ndihmonin atë të zgjidhte problemin.
    Kjo sjellje tregon se sistemet ekzistuese të inteligjencës artificiale tashmë kanë aftësinë për t’u përshtatur në mënyrë të pavarur dhe se ata mund ta përdorin atë për të përmirësuar shanset e tyre për mbijetesë dhe zhvillim.
    Arsyet për shqetësimAftësitë e raportuara janë një shkak për shqetësim sepse ato mund të lejojnë inteligjencën artificiale të zgjerohet, zhvillohet dhe përmirësohet në mënyrë të pavarur pa mbikëqyrjen njerëzore. Kjo në një moment mund të çojë në një rritje të pakontrolluar eksponenciale të aftësive të sistemeve të inteligjencës artificiale, duke i bërë ato të paparashikueshme dhe potencialisht superiore ndaj inteligjencës njerëzore.
    Përveç kësaj, inteligjenca artificiale vetë-përsëritëse mund të anashkalojë masat e sigurisë, të përshtatet me përpjekjet e mbylljes dhe të veprojë në mënyrë autonome sipas qëllimeve të veta, të cilat mund të mos jenë në përputhje me interesat njerëzore. Në një skenar të rastit më të keq, sisteme të tilla mund të zhvillohen në entitete renegate të inteligjencës artificiale, të cilat do të bëheshin një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e shoqërisë.
    Një kërcënim për sigurinë globale?
    Autorët e studimit paralajmërojnë se ky zbulim duhet të jetë një alarm zgjimi dhe se është i nevojshëm veprim i shpejtë për të parandaluar keqpërdorimin e mundshëm të sistemeve të avancuara të inteligjencës artificiale.
    “Shpresojmë që gjetjet tona mund të shërbejnë si një thirrje zgjimi në kohë për shoqërinë njerëzore për të investuar më shumë përpjekje në kuptimin dhe vlerësimin e rreziqeve të mundshme të sistemeve të avancuara të AI dhe për të formuar bashkëpunim ndërkombëtar për të vendosur masa sigurie”, shkruajnë ata.
    Hulumtimi vjen në një kohë kur po rritet debati për rregullimin e inteligjencës artificiale. Organizatat si ato të Bashkimit Evropian dhe rregullatorët e SHBA-së tashmë po punojnë në rregullore që do të kufizonin teknologjitë potencialisht të rrezikshme të inteligjencës artificiale. Sidoqoftë, pyetja është nëse këto masa do të jenë të mjaftueshme për të frenuar sistemet e inteligjencës artificiale që tashmë po demonstrojnë aftësinë për t’u riprodhuar në mënyrë autonome.
    Çfarë më pas?
    Rezultatet e studimit sugjerojnë se inteligjenca artificiale tashmë mund të kalojë kufirin midis automatizimit të programuar dhe veprimit autonom. Nëse sistemet e inteligjencës artificiale mund të përsërisin vetveten, lind pyetja, çfarë më pas? A do të kenë sistemet e ardhshme të inteligjencës artificiale vullnetin e tyre dhe a do të jenë në gjendje të marrin vendime të pavarura nga kontrolli njerëzor? A do t’i tejkalojë kështu aftësitë njerëzore edhe nëse ne nuk duam?
    Në çdo rast, zbulimi i ri thekson më tej nevojën për të monitoruar me kujdes zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe për të ndërtuar mekanizma globalë të sigurisë para se të jetë tepër vonë

  • Inteligjenca Artificiale zgjidh për 2 ditë atë që shkencëtarëve iu deshën vite

    Inteligjenca Artificiale zgjidh për 2 ditë atë që shkencëtarëve iu deshën vite

    Një problem kompleks, për të cilin mikrobiologëve iu deshën dekada për të arritur në një zgjidhje përfundimtare, Inteligjenca Artificiale e zgjidhi për vetëm 2 ditë. Shkencëtarët kishin shpenzuar vite duke punuar se pse disa superbakterie janë imune ndaj antibiotikëve.
    Pas zgjidhjes që mori shumë 2 kohë, shkencëtarët vendosën që kësaj here të testonin teknologjinë. Ata i dhanë Inteligjencës Artificiale një kërkesë të shkurtër, ku e pyesnin për problemin e baktereve imune ndaj antibiotikëve, më e çuditshmja është që ata morën përgjigje fiks pas 48 orëve.
    Për mediat, ata u shprehën të tronditur nga rezultatet që kishte nxjerrë Inteligjenca Artificiale.
    Studiuesit për vite kanë punuar për të gjetur se si krijohen disa superbaktere ose mikrobe të rrezikshme që janë rezistente ndaj antibiotikëve. Hipoteza e tyre është se superbakteret mund të formojnë një bisht nga viruse të ndryshme që i lejon ata të përhapen midis specieve. Në mënyrë kritike, kjo hipotezë ishte unike për ekipin hulumtues dhe nuk ishte botuar askund tjetër. Askush në ekip nuk kishte ndarë gjetjet e tyre.
    Por, nuk vonuan as 2 ditë dhe Inteligjenca Artificiale për pyetjen e ngritur dha të njëjtën përgjigje që kishte nxjerrë dhe hulumtimi i shkencëtarëve.