Tag: integrimin

  • A ka një datë për integrimin e Shqipërisë? Sikorski: Duhet unanimitet

    A ka një datë për integrimin e Shqipërisë? Sikorski: Duhet unanimitet

    “Kjo kërkon unanimitet p.sh. për Ukrainën nuk kemi unanimitet. Për Shqipërinë po shkon më mirë”. Këtë përgjigje dha në konferencën e përbashkët për shtyp, ministri i punëve të jashtme të Polonisë, Radosław Sikorsi i pyetur nëse ka një datë për integrimin e Shqiëprisë në Bashkimin Europian. Ai theksoi se do të bëjë maksimumin përshpejtimin e anëtarësimit.
    “Problemi me datat është që ose ke standarde ose data nuk mund ti kesh të dyja bashkë do bëjmë maksimumin që ti përshpejtojmë se populli i lirisë i takon perandorisë dhe në këtë rast vullnetarisht”.

    Nga ana e tij Rama theksoi se me Bashkimin Europian nuk ka një datë por duhet të jesh gjithmonë gati kur na kërkon.

  • “Zgjerimi, prioriteti ynë”/ Sikorski me Ramën dhe Kos: Kapitujt që po hapim, jetik për integrimin ekonomik të Shqipërisë

    “Zgjerimi, prioriteti ynë”/ Sikorski me Ramën dhe Kos: Kapitujt që po hapim, jetik për integrimin ekonomik të Shqipërisë

    Zgjerimi i BE, bazuar në meritë është prioritet i presidencës polake, sipas ministrit të Jashtë të Polonisë, Radosław Sikorski.
    Në konferencën e përbashkët për shtyp në Luksemburg me kryeministrin Edi Rama dhe komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, Sikorski u shpreh se kapitujt që hapen sot, janë jetike për integrimin ekonomik të Shqipërisë.
    “Presidenca polake mbështet një zgjerim të mbështetur në meritë. Ambicia e presidencës për të bërë progres në zgjerim, politika ambicioze e zgjerimit, është diçka për të cilën kemi punuar pa reshtur. Kapitujt që hapëm sot janë jetikë në integrimin ekonomik të Shqipërisë. Ju përgëzoj kryeministër Rama, shumica dërrmuese e popullit shqiprtar, mbështet rrugën ku ju jeni. Kjo është shtysë pozitive për ne. Përgëzoj Shqipërinë që është partnere dhe mbështetëse e palëkundur e Ukrainës”, theksoi ai.

  • “BE mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, Kos: Zgjerimi, mjeti më i mirë për të arritur qëllimin për sigurinë

    “BE mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, Kos: Zgjerimi, mjeti më i mirë për të arritur qëllimin për sigurinë

    Komisionerja për Zgjerim thotë se kryediplomatët e Bashkimit Evropian dhanë mesazh të qartë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.Në një postim në rrjetin social X, komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos tha se “BE-ja mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor” ishte mesazhi nga diskutimi ndërmjet shteteve anëtare të Unionit dhe ministrave të jashtëm të rajonit.“Ky ishte mesazhi i qartë nga diskutimet e sotme në Këshillin e Punëve të Jashtme me Ministrat nga rajoni dhe Shtetet Anëtare të BE-së”, shkroi ajo në X.

    The EU supports the integration of the Western Balkans countries.
    This was the clear message from today’s Foreign Affairs Council discussions with Ministers from the region and EU Member States.
    Enlargement remains our best tool to achieve this political and security goal. pic.twitter.com/JB2p9mhSjc
    — Marta Kos (@MartaKosEU) April 14, 2025

  • “Mos votoni”, Vasili akuzon kryeministrin: Me Ramën, Shqipëria ka humbur 12 vjet të çmuara për integrimin europian

    “Mos votoni”, Vasili akuzon kryeministrin: Me Ramën, Shqipëria ka humbur 12 vjet të çmuara për integrimin europian

    Ndërsa të gjithë kryeministrat dhe kryetarët e partivë në të gjithë botën, gjatë fushatave elektorale, u bëjnë thirrje qytetareve të dalin masivisht në votime, Kryeministri Edi Rama, u kërkon të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos votojnë, në rast se nuk duan ta hedhin votën për të dhe PS.
    Në një intervistë për një emision televiziv, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se një deklaratë të tillë mund ta bëjë vetëm një mafioz që i trembet votës së qytetarëve.
    Petrit Vasili: “Këtë mund ta thotë vetëm një mafioz që ka hequr maskën pasi shikon se asnjë lloj mashtrimi nuk ecën më. Mesazhi po nuk më votuan mua mos shkoni fare në votime, është mesazh i një njeriu që ka humbur çdo shpresë, ndjen falimentimin e plotë”

    Rama nuk ka më ç’të premtojë. Ka konsumuar thesin e gënjeshtrave. Rama ka krijuar një narko shtet dhe është diskretituar botërisht  dhe shqiptarët pasaportën europiane që i nxorri nga izolimi e morën në 2010 nga maxhoranca e asaj kohe, PD e LSI. Berisha dhe Ilir Meta i mundësuan shqiptarëve pasaportën me të cilin lëvizin dhjetra vende të BE-së”

    Vasili komentoi dhe qëndrimin që erdhi sot nga Gjermania. Në marrëveshjen e lidhur mes CDU dhe SPD në Gjermani për qeverinë e re, një ndër pikat kryesore të marrëveshjes është bllokimi i zgjerimit të BE-së deri në një reformë të thellë brenda unionit.
    Vasili thotë se u rrëzua  propaganda e Ramës i cili është i vetmi që ka bllokuar integrimin e vendit për 12 vite.
    Petrit Vasili: “Ky është njeriu që bllokoi integrimin për 3 ligjet e famshme për një kryetar qarku në Fier. Ka që në 2016 që bllokon integrimin europian dhe detyroi BE-në që të vendoste 9 kushtet, krimi zgjedhor, pastrimi i parave. Më 12 maj ne heqim pengesën e vetme që Shqipëria ka për tu integruar në BE. Rama është e vetmja pengesë që hiqet më 12 maj, ndërsa vijnë 2 miqtë e bashkëvepruesit e realizuesit e aksioneve më të mëdha të integrimit euroatlantik të vendit. Kemi humbur 12 vite kohë duke pasur këtë ‘zuzar’, armik të integrimit dhe futemi në shinat e demokracisë”
    Vasili demaskon dhe një tjetër propagandë të Edi Ramës që u thotë shqiptarëve se europianët nuk kanë tjetër me kë të flasin veç atij.
    Petrit Vasili: Më 12 maj europianët do të flasin me Sali Berishën e Ilir Metën.. Ja argumentet. Së pari: Do të flasin me Ilir Metën nënshkruesin e Kartës së Adriatikut. Do të flasë me Sali Berishën nënshkruesin e marrëveshjes së Asocim Stabilizimit, dhe anëtarësoi Shqipërinë në NATO. E të dy së bashku realizuan liberalizimin e vizave. Do të flasë me Berishën që në 2009 bëri kërkesën për anëtarëasimin e plotë në BE”

  • Gogu: PS me projekt real për integrimin, ka edhe detyra të papërfunduara

    Gogu: PS me projekt real për integrimin, ka edhe detyra të papërfunduara

    Deputeti i PS-së, Toni Gogu, në emisionin “Ngjarja kryesore” në RTSH, të drejtuar nga Sonila Agostini, deklaroi se PS është me projekt real për integrimin, ndonëse ka ende disa detyra të papërfunduara, por, sipas tij,  “Shqipëria është e denjë tashmë për tu ulur në tryezën e BE-së”  
    “PS nuk po e përdor integrimin si kartë elektorale. Integrimi është një realitet. As diplomatja e lartë e BE-së, Kallas, që vizitoi të martën Tiranën, nuk erdhi për të bërë politikë, por erdhi për të dhënë mesazhe në një kontekst më të gjerë, të një rizgjimi të Evropës. Kemi çelur negociatat për grup-kapitujt. Datat 2027- 2030, nuk janë vënë nga PS, por nga vetë BE. Kemi një sërë investimesh të BE-së, që lidhen me projektin ekonomik të vetë të BE-së, për zgjerimin. Negociatat janë një hop cilësor i Shqipërisë, pavarësisht i vështirësive. Hopi cilësor është i prekshëm. Përparimi i Shqipërisë është i prekshëm për të gjithë zyrtarët e lartë të BE-së. Nuk ka lidhje me fushatën. PS vjen në fushatë me projektin për finalizimin e integrimit, kundërshtarët tanë po promovojnë të shkuarën. Ka edhe detyra të papërfunduara, nuk them se Shqipëria është një parajsë, por ajo është e denjë për tu ulur në tryezën e BE-së. Nevojitet që opozita të vij në mënyrë konstruktive në dialog.”, tha Gogu.

  • “Shqipëria po ecën para me integrimin në BE”, Gonzato: Procesi përfshin të gjithë shoqërinë, jo vetëm qeverinë dhe Kuvendin

    “Shqipëria po ecën para me integrimin në BE”, Gonzato: Procesi përfshin të gjithë shoqërinë, jo vetëm qeverinë dhe Kuvendin

    Sot mbahet takimi Inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE, një hap i rëndësishëm ky në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

    Ky takim mbledh së bashku përfaqësues të punëdhënësve, punëmarrësve dhe shoqërisë civile për të forcuar dialogun social dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së.
    Gonzato: Shqipëria po ecën para me integrimin në BE. Ky proces përfshin të gjithë shoqërinë, jo vetëm qeverinë dhe Kuvendin, por organizatat e shoqërisë civile duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces. Në këtë aspekt më lejoni të përsëris që këto vendet tona do të duhet të përfshijnë shoqërinë civile në punën që do të bëhet. Ky komunitet konsultativ krijon hapësirën për shoqërinë civile, të luajnë rolin e tyre. Organizatat, partnerët, shoqatat, sindikatat dhe cili është kontributi që mund të japë në këtë proces. Një shoqëri civile aktive është jetike.

    Top Channel

  • Votojme ligjet Për integrimin/ Berisha e thote troc: Me Edi Ramen sdo kete kurre koalicion

    Votojme ligjet Për integrimin/ Berisha e thote troc: Me Edi Ramen sdo kete kurre koalicion

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Koalicion me Ramën për Integrimin në BE? Ja si përgjigjet Sali Berisha

    Koalicion me Ramën për Integrimin në BE? Ja si përgjigjet Sali Berisha

    Sali Berisha mohon mundësinë e një koalicioni të përbashkët PD-PS pas zgjedhjeve të 11 majit. I ftuar në ”NOW me Erla Mehillin”, kreu i PD tha se nëse për integrimin në BE do të duhej të bënte një koalicion me bazë të gjerë me PS-në nuk do ta pranonte kurrë. ”Për integrimin e Shqipërisë, ne votojmë çdo ligj dhe marrëveshje, por kurrë një koalicion të përbashkët me PS-në”,-tha Berisha.
    Duke iu përgjigjur moderatores që e pyeti në lidhje me premtimet e PS-së, të cilat ai i cilëson si kopje të programit të PD-së, se nëse po krijohen kushte për një qeveri të përbashkët PS-PD, Berisha po ashtu e mohoi kategorikisht një koalicion me PS-në.

    ”Nuk mund të ketë kurrë koalicion me Edi Ramën, këtë e them me bindjen absolute”, u shpreh Berisha. Sa i përket drejtësisë, ai tha se ai mbron interesat e 80% të shqiptarëve, të cilët, sipas tij, nuk kanë një proces ligjor të drejtë.

  • “Nuk e meritojmë integrimin”, Minxhozi për deklaratën e Berishës: Mbyllja e negociatave në 2027, goditje për të

    “Nuk e meritojmë integrimin”, Minxhozi për deklaratën e Berishës: Mbyllja e negociatave në 2027, goditje për të

    Analisti Skënder Minxhozi thotë se mbyllja e negociateve me BE në vitin 2027, e ka gjetur në pozitë të keqe kreun e PD, Sali Berisha, sipas së cilit, vendi nuk e meriton integrimin.
    Në emisionin “Real Story”, Minxhozi u shpreh se reagimi i Berishës, është i rreshtuar në distancë me presidentin amerikan, Donald Trump, pasi aktualisht, marrëdhëniet SHBA-Evropa janë të këqija.
    “Së pari, ka të bëjë shumë me deklaratën e komisioneres së zgjerimit, që piketoi vitin 2027, që realisht, as Berisha, as vetë Rama, askush nuk e kishim parë as në ëndërr që procesi të merrte këtë përshpejtim, i cili ishte i papritur. Kjo e ka gjetur keq Berishën, sepse e di që një avancim i tillë në kohë zgjedhjesh është karburant elektoral për kundërshtarin. Së dyti, reagimin e Berishës, e shoh të rreshtuar në distancë me sherifin. Amerika dhe Europa kanë marrëdhënia të këqija. Kjo Europë e institucioneve, konsiderohet çerdhja e fundit e Sorosit. Në Amerikë i pastruam. Mendoj që Berisha, në mënyrë të gabuar, sepse Shqipëria, pa harruar rolin e SHBA në fushën e sigurisë, nuk duhet të humbasë ekulibrin. Berisha gjuan pak edhe nga gjuha e trampistit, duke kujtuar se i jep një goditje kësaj çerdhjeje soroiste. Mendoj që edhe ndaj Europës, Berisha e bën me intitutë këtë shumatore, por nuk të nxjerr diku. Nuk është produktive”, theksoi ai.

  • A do të bëjë koalicion me Ramën për integrimin në BE? Ja si përgjigjet Berisha

    A do të bëjë koalicion me Ramën për integrimin në BE? Ja si përgjigjet Berisha

    I ftuar në një emision televiziv, kryetari i PD-së, Sali Berisha, mohoi mundësinë e një koalicioni të përbashkët PD-PS pas zgjedhjeve të 11 majit.
    Berisha tha se edhe nëse për integrimin në BE do të duhej të bënte një koalicion me bazë të gjerë me PS-në nuk do ta pranonte kurrë

    “Për integrimin e Shqipërisë, ne votojmë çdo ligj dhe marrëveshje, por kurrë një koalicion të përbashkët me PS-në,” tha Berisha.
    Duke iu përgjigjur moderatores që e pyeti në lidhje me premtimet e PS-së, të cilat ai i cilëson si kopje të programit të PD-së, se nëse po krijohen kushte për një qeveri të përbashkët PS-PD, Berisha po ashtu e mohoi kategorikisht një koalicion me PS-në.

    “Nuk mund të ketë kurrë koalicion me Edi Ramën, këtë e them me bindjen absolute”, u shpreh Berisha.
    Sa i përket drejtësisë, ai theksoi se ai mbron interesat e 80% të shqiptarëve, të cilët, sipas tij, nuk kanë një proces ligjor të drejtë.
    “Për një proces ligjor të drejtë civil, vendimin e gjykatës duhet ta marrësh brenda një kohe të pranueshme. Sot, një proces ligjor civil kërkon deri në 15 vjet. Edhe në diktaturën komuniste ka qenë më mirë se sa sot,” shtoi ai.