Tag: integrimin

  • “Qeveria vazhdoi të tregojë angazhimin për integrimin në BE”, raporti i Brukselit: Institucionet shqiptare kordinuan me sukses hapjen e pesë kapitujve të negociatave

    “Qeveria vazhdoi të tregojë angazhimin për integrimin në BE”, raporti i Brukselit: Institucionet shqiptare kordinuan me sukses hapjen e pesë kapitujve të negociatave

    Raporti i Komisionit Europian vlerëson pozitivisht qeverinë shqiptare në negociatat me Brukselin për anëtarësimin në BE.

    Në faqen 4 të raportit vihet theksi te hapja e pesë nga gjashtë kapujt e anëtarësimit.
    Pjesë nga raporti
    Qeveria vazhdoi të tregojë angazhimin e saj për integrimin në BE. Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, një qeveri e re mori detyrën në shtator 2025. Ndarja e përgjegjësive midis qeverisjes lokale dhe qendrore mbetet një çështje.
    Organet përgjegjëse të Shqipërisë për procesin e integrimit në BE janë në funksion. Ato koordinuan me sukses pozicionet kombëtare, duke çuar në hapjen e negociatave për pesë nga gjashtë grupimet tematikë gjatë periudhës së raportimit. Ekspertiza për integrimin në BE, planifikimi dhe mekanizmat ndërinstitucionalë do të duhet të forcohen më tej për të mbështetur ambicien e Shqipërisë për të përshpejtuar reformat e kërkuara nga procesi i anëtarësimit në BE. Procesi i integrimit në BE duhet të jetë më gjithëpërfshirës, të mbështetet nga palët politike dhe të mbështetet nga mekanizma efektivë konsultimi. Përpjekjet e komunikimit për integrimin në BE duhet të intensifikohen.
    Organizatat e shoqërisë civile (OSHC) operojnë në një mjedis pjesërisht mundësues. Ato përballen me sfida sa i përket kërkesave të regjistrimit dhe fondeve të kufizuara publike, bashkë me një rritje të narrativave negative dhe fushatave shpifëse online.

    Top Channel

  • “Lider vizionar”, ish-zëdhënësi i qeverisë së Fatos Nanos për TCH: Pa të, tranzicioni i Shqipërisë do të ishte i vështirë

    “Lider vizionar”, ish-zëdhënësi i qeverisë së Fatos Nanos për TCH: Pa të, tranzicioni i Shqipërisë do të ishte i vështirë

    Sot iu dha lamtumira e fundit ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

    Në ceremoninë mortore dhe në reagimet publike, personalitete të jetës politike dhe institucionale vlerësuan rolin e tij në konsolidimin e shtetit, reformat ekonomike dhe rrugën euro-atlantike të Shqipërisë.
    Në këtë kuadër, ish-zëdhënësi i qeverisë së asaj periudhe, Aldrin Dalipi, në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, u ndal te ndikimi dhe vizioni i Nanos gjatë viteve në pushtet, duke theksuar kontributet e tij në transformimin e vendit, integrimin evropian dhe mbështetjen e çështjes shqiptare në rajon.
    “Natyrisht ka qenë një periudhë e rëndësishme vitet 2002-2005 kur kam punuar si zëdhënës i qeverisë dhe kryeministrit Nano, kane qenë vite të transformimit të Shqipërisë. Kanë qenë vite të transformimit të madh të Shqipërisë, ju e dini shumë mirë që Shqipëria u mor në ’97 nga rrënimi i plotë ekonomik dhe shoqëror, e u la në me parametra të shëndoshë ekonomik, me banka të konsoliduara. Sigurisht edhe si një ri reformator në pikëpamjen e ligjeve. Është miratuar ligji antimafia. Do ta bashkoja dimensionin tij edhe në raportin e tij me rrugën europaine të Shqipërisë ku filluan me disa reforma të rëndësishme për integrimin evropian të Shqipërisë.  
    Në atë kohë zoti Nano vazhdimisht udhëtonte drejt Brukselit për të avancuar këtë proces të rëndësishëm, por edhe drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të konsoliduar hapat e rëndësishëm drejt NATO-s. Ju e mbani mend që Shqipëria si kandidate dhe kryeministri Nano ka qenë në Shtëpinë e Bardhë në pranimin e disa vendeve baltike, por që Shqipëria ishte në krah të tyre që së bashku të vazhdonin integrimin në NATO, një parametër tjetër i rëndësishëm që mendoj unë që është parë në reagimin e zotit Thaçi, Kurti, por që ka pasur një rol determinant në luftën e Kosovës, në mbështetje të luftës çlirimtare. Faktorët kosovarë e thoshin që kur të shkruhet historia e Kosovës, aty do të zërë një rol të veçantë edhe Nano me mbështetjen që i ka dhënë faktorëve në Kosovë, shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe kudo ku ishin.
    Pra mendoj që këto e bënin zotin Nano një politikan ekselent, një lider vizionar. Pa Fatos Nanon Shqipëria do të kishte një tranzicion shumë më të vështirë, pasi dosa plagë të dhimbshme ai i mbajti në trupin e vetë sikurse ishte burgu ose elementë të tjerë”, u shpreh ai.

    Top Channel

  • Sekretet e Nanos që rrallë janë treguar/ Ish-zëdhënësi i tij flet hapur: Si Fatosi ndryshoi…

    Sekretet e Nanos që rrallë janë treguar/ Ish-zëdhënësi i tij flet hapur: Si Fatosi ndryshoi…

    Sot iu dha lamtumira e fundit ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

    Në ceremoninë mortore dhe në reagimet publike, personalitete të jetës politike dhe institucionale vlerësuan rolin e tij në konsolidimin e shtetit, reformat ekonomike dhe rrugën euro-atlantike të Shqipërisë.
    Në këtë kuadër, ish-zëdhënësi i qeverisë së asaj periudhe, Aldrin Dalipi, në një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu, u ndal te ndikimi dhe vizioni i Nanos gjatë viteve në pushtet, duke theksuar kontributet e tij në transformimin e vendit, integrimin evropian dhe mbështetjen e çështjes shqiptare në rajon.
    “Natyrisht ka qenë një periudhë e rëndësishme vitet 2002-2005 kur kam punuar si zëdhënës i qeverisë dhe kryeministrit Nano, kane qenë vite të transformimit të Shqipërisë. Kanë qenë vite të transformimit të madh të Shqipërisë, ju e dini shumë mirë që Shqipëria u mor në ’97 nga rrënimi i plotë ekonomik dhe shoqëror, e u la në me parametra të shëndoshë ekonomik, me banka të konsoliduara. Sigurisht edhe si një ri reformator në pikëpamjen e ligjeve. Është miratuar ligji antimafia. Do ta bashkoja dimensionin tij edhe në raportin e tij me rrugën europaine të Shqipërisë ku filluan me disa reforma të rëndësishme për integrimin evropian të Shqipërisë.  
    Në atë kohë zoti Nano vazhdimisht udhëtonte drejt Brukselit për të avancuar këtë proces të rëndësishëm, por edhe drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të konsoliduar hapat e rëndësishëm drejt NATO-s. Ju e mbani mend që Shqipëria si kandidate dhe kryeministri Nano ka qenë në Shtëpinë e Bardhë në pranimin e disa vendeve baltike, por që Shqipëria ishte në krah të tyre që së bashku të vazhdonin integrimin në NATO, një parametër tjetër i rëndësishëm që mendoj unë që është parë në reagimin e zotit Thaçi, Kurti, por që ka pasur një rol determinant në luftën e Kosovës, në mbështetje të luftës çlirimtare. Faktorët kosovarë e thoshin që kur të shkruhet historia e Kosovës, aty do të zërë një rol të veçantë edhe Nano me mbështetjen që i ka dhënë faktorëve në Kosovë, shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe kudo ku ishin.
    Pra mendoj që këto e bënin zotin Nano një politikan ekselent, një lider vizionar. Pa Fatos Nanon Shqipëria do të kishte një tranzicion shumë më të vështirë, pasi dosa plagë të dhimbshme ai i mbajti në trupin e vetë sikurse ishte burgu ose elementë të tjerë”, u shpreh ai.

  • Manja i kundërpërgjigjet Bardhit: Po baltosni integrimin

    Manja i kundërpërgjigjet Bardhit: Po baltosni integrimin

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pas kritikave të kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi që i bëri maxhorancës në Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit Shqipëri – Bashkimi Europian.
    Manja theksoi se nuk është një qasje e sinqertë nga ana e opozitës që të mbështesë integrimin në BE, pasi sipas tij, ka hedhur një mal me akuza dhe ka baltosur Shqipërinë.
    “Por dua ta nis me keqardhje sepse dallimet tona politike nuk mund të jenë argument për ta bërë pis Shqipërinë. Të mbështesë integrimi në BE pasi ke hedhur një mal me akuza dhe e ka bërë baltosur Shqipërinë nuk më duket qasje e sinqertë.
    Por gjithsesi në cilësinë e përfaqësuesi të maxhorancës kemi përgjegjësi të mbyllë me sukses të gjitha kapitujt që kemi hapur. Qasja jonë ka qenë e qartë ne nuk duam asnjë gjë nëse nuk e meritojmë në këtë proces”, tha Manja.

  • Bujqësia, “kusht” për integrimin/ Ekspertët europianë: Përafroni ligjet me BE, bashkimi i inspektorateve, hapi i duhur

    Bujqësia, “kusht” për integrimin/ Ekspertët europianë: Përafroni ligjet me BE, bashkimi i inspektorateve, hapi i duhur

    Që Shqipëria të jetë anëtare e BE, nga 35 kapituj, tre prej tyre i përkasin bujqësisë, sigurisë ushqimore dhe peshkimit.

    Por që ne të prodhojmë  sipas kërkesave të familjes eurpiane më parë duhet të përafrojmë ligjet. Sipas drejtorit të veterinarisë për sigurinë ushqimorë në Britani të Madhe, BE do të jetë një mundësi e artë për fermerët shqiptar, sepse anëtarësimi do të ndezë dritën jeshile që vendi ynë të  eksportojë produkte me origjinë shtazore, hapje e tregjeve të  reja do të sjell ndikim pozitiv tek financat e blegtorëve , të cilët  deri më tani e kanë të ndaluar të shesin produktin e tyre BE.
    “Për të qenë sa më afër BE është për afrimi ligjor si fillim e më pas zbatimi i tij, parimet e sigurisë ushqimore janë të njëjta në Evropë, por edhe globalisht. Me integrimin në BE, Shqipëria do të jetë në gjendje të tregtoj produkte me origjinë shtazore, por edhe të standardizojë produktin.  Dhe më duhet ta them këtë me qenë se vij nga Mbretëria e Bashkuar ne bëmë një vendim që të largoheshim nga BE dhe në pikëpamjet e veterinarisë dhe ekonomisë  ka qenë një gjë jo e mirë, dhe shpresoj që Shqipëria të bëj hapa para për integrimin e saj në BE”, shprehet Jasson Karl Aldeiss- drejtori veterinarisë  për sigurinë ushqimore në Britani.
    Ndërsa për drejtoreshën e sigurisë ushqimore të Berlinit, bashkimi i inspektorateve në një të vetëm është reforma e duhur për të rritur standardin e produkteve ushqimore, sepse të qenit nën një çati të gjithë inspektorët e ushqimit, garanton dhe gjurmueshmërin e produktit. Më pas është detyra e inspektorëve të terrenit të ndalon abuzimet që në burim.
    “Ne në Berlin e kemi një strukturë të tillë, veterinerët duhet të jenë brënda një çatie me institucionet e tjera, sepse një veteriner nuk duhet të jetë përgjegjës vetëm për shëndetin publik, por për të gjithë zinxhirin ushqimore”, shprehet Carnela Rossi, ish-drejtori i Sigurisë Ushqimore, Berlin.
    Të vetmet produkte me origjinë shtazore që vendi ynë eksporton drejt shteteve europainë janë vezët e klasit B që përdorin për industrinë dhe  ushqimore të kafshëve. Kurse  mishi dhe bulmeti vazhdojë të cilësohen si produkte të pashëndetshme dhe jashtë standardit për konsumatorin europian.
     

    Top Channel

  • ‘Shuplaka’ europiane/ Von der Leyen i’a thotë në sy Ramës: Plani juaj për integrimin është vetëm ambicie

    ‘Shuplaka’ europiane/ Von der Leyen i’a thotë në sy Ramës: Plani juaj për integrimin është vetëm ambicie

    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi përsëri në Tiranë se afatet për integrimin që prezanton qeveria shqiptare janë thjesht ambicie. Kjo nuk është hera e parë që në prani të Edi Ramës, zyrtarët europianë deklarojnë hapur se datat e tij janë vetëm ambicie.
    Von der Leyen insistoi përsëri se ky është një moment gjeopolitik.
    “Qëllimi është mbyllja e negociatave brenda vitit 2027, kjo është një ambicie. Ne na pëlqen ambicia dhe ne jemi të gatshëm dhe me ju në çdo hap. Momenti gjeopolitik është këtu, agresioni i Rusisë në Ukrainë ka riformësuar kontinentin tonë. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj mjaft të qartë. Jeni plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE dhe së bashku veprojmë si një,” tha zyrtarja e lartë evropiane.
    Ndërkohë që Shqipëria nuk i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave, mbyllja e tyre është pjesa më e vështirë që kërkon shumë vite.

  • “Vizion i përbashkët për integrimin rajonal në BE”/ Ministrja Spiropali pritet nga Sekretarja e Punëve të jashtme në Britani

    “Vizion i përbashkët për integrimin rajonal në BE”/ Ministrja Spiropali pritet nga Sekretarja e Punëve të jashtme në Britani

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u mikprit nga Yvette Cooper në prag të Ministerialit të Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Belfast të Irlandës së Veriut.

    Përmes një video të shpërndarë në rrjetet e saj sociale, Ministrja Spiropali shprehet:
    “Në mjedisin solemn të Kështjellës Hillsborough, u mirëpritëm me ngrohtësi nga Sekretarja e Punëve të Jashtme të Britanisë, Yvette Cooper në prag të Ministerialit të Procesit të Berlinit.”
    Sipas saj, ky takim përçon vizionin e përbashkët për ta çuar më tej integrimin e rajonit tonë në Bashkimin Evropian, për të zbatuar me efikasitet Planin e Rritjes dhe për të hapur horizonte të reja zhvillimi ekonomik e fuqizimi për të rinjtë tanë.
    “Një ditë ku Evropa e Ballkanit frymon bashkë, me shpresë dhe qëllim të përbashkët.” – cilëson ndër të tjera Ministrja Spiropali.

    Top Channel

  • Sot 35 vite nga bashkimi i Gjermanisë, ambasadori gjerman: Të angazhuar për integrimin e Shqipërisë në BE

    Sot 35 vite nga bashkimi i Gjermanisë, ambasadori gjerman: Të angazhuar për integrimin e Shqipërisë në BE

    Plot 35 vite nga dita e bashkimit të Gjermanisë. Përmes një mesazhi, ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner thekson rëndësinë e sigurisë, solidaritetit dhe vlerave evropiane, si dhe angazhimin e Gjermanisë për paqen, integrimin evropian të Shqipërisë, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin kulturor.

    “🇦🇱 | Sot festojmë Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, 35 vite pas ribashkimit paqësor që solli liri, demokraci dhe vetëvendosje. Ambasadori gjerman Karl Bergner kujton jo vetëm guximin e qytetarëve gjermanë, por edhe atë të shqiptarëve që kërkuan lirinë e tyre 35 vite më parë.

    Në mesazhin e tij, ai thekson rëndësinë e sigurisë, solidaritetit dhe vlerave evropiane, si dhe angazhimin e Gjermanisë për paqen, integrimin evropian të Shqipërisë, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin kulturor.”, shkruhet në ambasadën gjermane.

     

  • PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla: Modifikoni kërkesën; Bardhi: Keni frikë…

    PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla: Modifikoni kërkesën; Bardhi: Keni frikë…

    Diskutimi në Konferencën e Kryetarëve ka qenë i tensionuar midis mazhorancës dhe opozitës, me këtë të fundit që ka kërkuar përmes kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi mocion me debat, përsa i përket prioriteteve të qeverisë, kryesisht për integrimin në Bashkimin Europian.
    Sipas Bardhit, mazhoranca i shmanget debatit dhe transparencës për qeverinë duke refuzuar kërkesën për mocion.
    “Konferenca e Kryetareve nuk vlerëson përmbajtjen e kërkesës për mocion. Konferenca vendos vetëm datën. Kërkesa është konform rregullores dhe ka një pikë. Aspiratën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Keni qenë ju që keni bërtitur në Kuvend se opozita nuk do debat. Sot jeni ju që po e faktoni se kush nuk do debat, kush nuk ka një bilanc për tu përballur në debat, kush nuk ka një program të qartë për atë që e keni shpallur prioritet, pra anëtarësimin në BE. Nga njëra anë bërtisni se kemi krijuar jo normalitet në Kuvend, nga ana tjetër refuzoni debatin”, tha Bardhi.
    Më tej ai kërkoi që ky mocion me debat të zhvillohet në seancën e kësaj të enjteje.
    Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka refuzuar kërkesën e PD duke thënë se rregullorja e Kuvendit nuk përcakton se që në seancën më të parë të diskutohet mocioni, por brenda 30 ditëve nga depozitimi.
    Ai po ashtu ka kërkuar nga opozitarët që ti përmbledhin kërkesat e tyre në një të vetme, pasi sipas Ballës në këtë mocion ka 6 çështje të përfshira çka përbën shkelje të rregullores.
    “Kuvendi i Shqipërisë ka përcaktuar një sere mekanizmash ne funksion te deputeteve/grupi deputetesh apo Grupi Parlamentar për te ushtruar mbikëqyrje te ekzekutivit. Jo pa shkak Kuvendi ka përcaktuar ne nenin 98 mocionin për një arsye te veçante dhe konkrete. Duke qene se kërkohet mirëkuptim, do te keni gjithmonë mirëkuptimin tone. E lexova mocionin ne te cilin ka 6 super çështje, ku ne secilën ka shume nën çështje. Rregullorja thotë një çështje. Ne kërkesë ju caktoni disa makro çështje.  Mjafton dy çështjet e para qe listoni te cilat përfaqesojne dy super çështje te mëdha me shume nen çështje. Çështjen katër kërkoni integritetin e ministrave dhe me pas vazhdon me kriminalizimin e politikes shqiptare. Pra z. Kryetar jemi para një kërkese qe nuk respekton as ne formë as ne përmbajtje përcaktimet e detyrueshme te nenit 98 te Rregullores se Kuvendit. Ne te kaluarën kemi bere debat dhe jemi dakordësuar qe te hartohet mocioni për një çështje te caktuar. Dy jave pas seancës se diskutimit te programit te qeverise dhe përbërjes ne e quajmë pike te ezauruar. Kërkesa për mocion për debat ka 6 super çështje dhe asnjë çështje te veçantë. Jeni te mirëpritur ta risillni te modifikuar vetëm ne një çështje”, tha Balla në mbledhje.
    Sakaq, deputetja demokrate Ina Zhupa e kundërshtoi Ballën duke thënë se nuk arrin të kuptojë se si mazhoranca socialiste ka ngritur propagande për integrimin ndërsa sot bllokon debatin për këtë çështje.
    “E pa kuptueshme! Po ju ftojmë të flasim për integrimin, pikërisht për prioritetin tuaj. Mos u fshihni pas argumenteve boshe. Unë e kuptoj se kur lexoni krim dhe korrupsion ju kap paniku se do duhet te mbroni veten dhe kryeministrin”, u shpreh Zhupa.

  • Debate brenda Konferencës së Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Propagandë me integrimin, fshiheni pas argumenteve bosh

    Debate brenda Konferencës së Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Propagandë me integrimin, fshiheni pas argumenteve bosh

    Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Gjatë fjalës së saj, deputetja e PD-së, Ina Zhupa theksoi se maxhoranca ka ngritur një propagandë për çështjen e integrimit.
    “Unë nuk arri dot ta kuptoj se keni ngritur një propagande për integrimin, sot ju bllokoni debatin. E pa kuptueshme! Po ju ftojmë të flasim për integrimin, pikërisht për prioritetin tuaj. Mos u fshihni pas argumenteve boshe. Unë e kuptoj se kur lexoni krim dhe korrupsion ju kap paniku se do të duhet të mbroni veten dhe kryeministrin.”, tha Zhupa.