Analisti Frrok Çupi shprehet se segmente të caktuara brenda radhëve të drejtësisë shqiptare po tentojnë të sabotojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Duke folur për “Foltoren” e PD, e cila sërish konfirmoi pjesëmarrjen e papërfillshme të njerëzve, Çupi theksoi se kjo parti tenton t’u japë shpresë grupimeve brenda radhëve të drejtësisë, që mund të mbajnë shpresë tek ajo.
Ai theksoi në “Tirana Live” se Partia Demokratike është inekzistente dhe kjo dëshmohet me pjesëmarrjen e njerëzve në bulevard.
“Segmente të drejtësisë po sabotojnë integrimin. Kjo lloj opozite nuk është dobi për vendin, por krijon amulli dhe jep shpresa dhe grupimeve të drejtësisë që e kemi shpresën te një gjë e pajetë, te një gjë e vdekur. PD ka anëtarë dhe me vlera padyshim, por që janë të rrallë dhe janë të strukur dhe nuk ua dëgjon njeri fjalën.
Ajo është në situatën e saj inekzistente. Nuk ia vlen të investohesh për të folur për këtë parti. PD e ka mbyllur jetën e vet dhe nuk mund të ringjallet më, me këto metoda dhe me këtë njerëz nuk mund ta ngjallësh. Partia nuk bëhet në bulevard, partia bëhet në popull.”, tha ai.
Tag: integrimin
-

Protestat e PD/ Çupi: Segmente të drejtësisë po tentojnë të sabotojnë integrimin
-

Osmani në Shkodër për festën e Pavarësisë: Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë në rrugën e integrimin në BE
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku do i bashkohet festimeve për pavarësinë dhe çlirimin e Shqipërisë.
Në këtë takim, Osmani është pritur nga kryebashkiaku Benet Beci, me të cilin ka zhvilluar një takim në ambientet e Bashkisë së Shkodrës.
Duke folur për mediat, Osmani u shpreh se Shkodra është një qytet që ka dhënë shumë për Shqipërinë dhe natyrshëm që lidhjet me Kosovën kanë qenë shumë të afërta.
Ajo theksoi gjithashtu se si Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë sot të forta dhe në rrugë të drejtë për integrimin në BE për shkak të mbështetjes së aleatëve.
“Shkodra vërtet e ka ndihmuar Kosovën në momente më të rënda.
Në vitin 1998-1999, të gjithë qytetarët e Gjakovës dhe pjesët e tjera që kanë qenë më afër kanë qëndruar këtu, ku qytetarët e Shkodrës kishin zemrat dhe shtëpitë e tyre të hapura.
Shkodra ka qenë pas nesh edhe në rindërtimin tonë pas luftës si dy shtete që synojnë integrimin në BE.
Është emocion i veçantë për ne që në prag të festave të flamurit të gjendemi në Shkodër.
Për ne është festë e katërfishtë, ku përveç festës së flamurit është dita e Pavarësisë së Shqipërisë nesër, për ne është e rëndësishme sepse është ditëlindja e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe është dhe përvjetori i daljes publike të UÇK-së. Sot festojmë gjithashtu ditën e forcës së ushtrisë sonë.
Si Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë sot të forta dhe në rrugë të drejtë për integrimin në BE për shkak të mbështetjes së aleatëve.
Nesër do të jem në Vlorë dhe në Tiranë për të vazhduar festën e përbashkët”, është shprehur Osmani. -

Presidentja Osmani në Shkodër për Pavarësinë: Shqipëria dhe Kosova, dy shtete që synojnë integrimin në BE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është bashkuar festimeve në Shkodër për Pavarësinë dhe çlirimin e Shqipërisë. Osmani është pritur në këtë takim nga kryebashkiaku Benet Beci, me të cilin ka zhvilluar një takim në ambientet e Bashkisë së Shkodrës. Në një prononcim për mediat, tha se Shkodra është një qytet që ka dhënë shumë për Shqipërinë dhe natyrshëm që lidhjet me Kosovën kanë qenë shumë të afërta.
”Shkodra vërtet e ka ndihmuar Kosovën në momente më të rënda. Në vitin 1998-1999, të gjithë qytetarët e Gjakovës dhe pjesët e tjera që kanë qenë më afër kanë qëndruar këtu, ku qytetarët e Shkodrës kishin zemrat dhe shtëpitë e tyre të hapura. Shkodra ka qenë pas nesh edhe në rindërtimin tonë pas luftës si dy shtete që synojnë integrimin në BE. Është emocion i veçantë për ne që në prag të festave të flamurit të gjendemi në Shkodër.Për ne është festë e katërfisht, ku përveç festës së flamurit është dita e Pavarësisë së Shqipërisë nesër, për ne është e rëndësishme sepse është ditëlindja e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe është dhe përvjetori i daljes publike të UÇK-së. Sot festojmë gjithashtu ditën e forcës së ushtrisë sonë.
Si Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë sot të forta dhe në rrugë të drejtë për integrimin në BE për shkak të mbështetjes së aleatëve. Nesër do të jem në Vlorë dhe në Tiranë për të vazhduar festën e përbashkët”,-tha Osmani.
-

Presidentja Vjosa Osmani nga Shkodra: Shqipëria dhe Kosova, dy shtete që synojnë integrimin në BE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte këtë të enjte në qytetin e Shkodrës, në kuadër të festave të nëntorit, ku u prit nga kryebashkiaku, Benet Beci.
Në një prononcim për mediat, Osmani u shpreh se Shkodra është një qytet që ka dhënë shumë për Shqipërinë dhe natyrshëm që lidhjet me Kosovën kanë qenë shumë të afërta.
“Shkodra vërtet e ka ndihmuar Kosovën në momente më të rënda. Në vitin 1998-1999, të gjithë qytetarët e Gjakovës dhe pjesët e tjera që kanë qenë më afër kanë qëndruar këtu, ku qytetarët e Shkodrës kishin zemrat dhe shtëpitë e tyre të hapura. Shkodra ka qenë pas nesh edhe në rindërtimin tonë pas luftës si dy shtete që synojnë integrimin në BE. Është emocion i veçantë për ne që në prag të festave të flamurit të gjendemi në Shkodër.
Për ne është festë e katërfisht, ku përveç festës së flamurit është dita e Pavarësisë së Shqipërisë nesër, për ne është e rëndësishme sepse është ditëlindja e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe është dhe përvjetori i daljes publike të UÇK-së. Sot festojmë gjithashtu ditën e forcës së ushtrisë sonë.
Si Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë sot të forta dhe në rrugë të drejtë për integrimin në BE për shkak të mbështetjes së aleatëve. Nesër do të jem në Vlorë dhe në Tiranë për të vazhduar festën e përbashkët”, është shprehur Osmani.
-

Spiropali pret homologen austriake/ Mbështetja e Austrisë për integrimin europian ka…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mirëpriti në Tiranë Ministren Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.
Në fokus të takimit ishte shndërrimi i aksit Tiranë-Vienë, në një aks shumë më dinamik në të gjitha drejtimet, politikisht, ekonomikisht dhe në aspektin e sigurisë.
Në takimin bilateral, Ministrja austriake nënvijëzoi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt afrimit me BE dhe rëndësinë e procesit të zgjerimit për të gjitha palët.
Spiropali deklaroi se “mbështetja parimore e Austrisë për integrimin europian të vendit, kontributi në jetëzimin e reformave kyçe, si dhe mbështetja për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, kanë bërë gjithmonë diferencën në rajonin tonë”.
Postimi i Spiropalit:
Herzlich Willkommen in Tirana, liebe Beate!
E nderuar të mirëpres Ministren Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, për shndërrimin e aksit Tiranë-Vienë, në një aks shumë më dinamik në të gjitha drejtimet, politikisht, ekonomikisht dhe në aspektin e sigurisë.
Mbështetja parimore e Austrisë për integrimin europian të vendit, kontributi në jetëzimin e reformave kyçe, si dhe mbështetja për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, kanë bërë gjithmonë diferencën në rajonin tonë. -

“Një punë e shkëlqyer”/ Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, në Kuvend: Mbështetje e plotë për rrugëtimin e Shqipërisë në BE
Kryetari i Kuvendit, z. Niko Peleshi, priti sot në një takim Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Europian, znj. Marta Kos, mbi ecurinë e integrimit europian dhe prioritetet e këtij procesi pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave.
Gjatë takimit, Komisionerja Kos vlerësoi rezultatet e arritura nga Shqipëria, duke theksuar se vendi ka bërë progres mbresëlënës.
“Është e lehtë të mbështesësh Shqipërinë për shkak të performancës së lartë. Zgjerimi e bën Europën më të fortë. Shqipëria në vitet e fundit ka bërë një punë të shkëlqyer. Vlerësojmë shumë mbështetjen popullore dhe konsensusin politik e parlamentar për integrimin në BE”, u shpreh ajo.
Kryetari Peleshi nënvizoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin evropian, duke e cilësuar atë si prioritet madhor dhe objektiv strategjik kombëtar.
“Integrimi evropian ka rrënjë në historinë dhe identitetin tonë, në moton e rilindasve “për Shqipërinë dielli lind nga perëndon”. Kuvendi do të vazhdojë të garantojë legjitimitetin demokratik, transparencën dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit. Si Kryetar i Kuvendit do të mbështes aksesin dhe kontributin e opozitës dhe qytetarëve në integrim”, u shpreh ai.
Në takim mori pjesë edhe Nënkryetari i Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj dhe Kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani. Z. Gjekmarkaj theksoi mbështetjen e opozitës për integrimin në BE, duke insistuar në rëndësinë e standardeve demokratike.
Takimi u përmbyll me angazhimin e përbashkët për të çuar përpara ritmin e negociatave dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet europiane.Top Channel
-

“Mbështetje e plotë për rrugëtimin e Shqipërisë në BE”/ Niko Peleshi pret në Kuvend komisioneren Marta Kos
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në një takim Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Europian, Marta Kos, mbi ecurinë e integrimit europian dhe prioritetet e këtij procesi pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave.
Gjatë takimit, Komisionerja Kos vlerësoi rezultatet e arritura nga Shqipëria, duke theksuar se vendi ka bërë progres mbresëlënës.
“Është e lehtë të mbështesësh Shqipërinë për shkak të performancës së lartë. Zgjerimi e bën Europën më të fortë. Shqipëria në vitet e fundit ka bërë një punë të shkëlqyer. Vlerësojmë shumë mbështetjen popullore dhe konsensusin politik e parlamentar për integrimin në BE”, u shpreh ajo.
Kryetari Peleshi nënvizoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin evropian, duke e cilësuar atë si prioritet madhor dhe objektiv strategjik kombëtar.
“Integrimi evropian ka rrënjë në historinë dhe identitetin tonë, në moton e rilindasve “për Shqipërinë dielli lind nga perëndon”. Kuvendi do të vazhdojë të garantojë legjitimitetin demokratik, transparencën dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit. Si Kryetar i Kuvendit do të mbështes aksesin dhe kontributin e opozitës dhe qytetarëve në integrim”, u shpreh ai.
Në takim mori pjesë edhe Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj dhe Kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Gjekmarkaj theksoi mbështetjen e opozitës për integrimin në BE, duke insistuar në rëndësinë e standardeve demokratike.
Takimi u përmbyll me angazhimin e përbashkët për të çuar përpara ritmin e negociatave dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet europiane. -

Peleshi pret Komisioneren për Zgjerim, Kos: Mbështetje e plotë për rrugëtimin e Shqipërisë në BE
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në një takim Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Europian, Marta Kos, mbi ecurinë e integrimit europian dhe prioritetet e këtij procesi pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave.
Gjatë takimit, Komisionerja Kos vlerësoi rezultatet e arritura nga Shqipëria, duke theksuar se vendi ka bërë progres mbresëlënës. “Është e lehtë të mbështesësh Shqipërinë për shkak të performancës së lartë. Zgjerimi e bën Europën më të fortë. Shqipëria në vitet e fundit ka bërë një punë të shkëlqyer. Vlerësojmë shumë mbështetjen popullore dhe konsensusin politik e parlamentar për integrimin në BE”, u shpreh ajo.
Kryetari Peleshi nënvizoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin evropian, duke e cilësuar atë si prioritet madhor dhe objektiv strategjik kombëtar. “Integrimi evropian ka rrënjë në historinë dhe identitetin tonë, në moton e rilindasve “për Shqipërinë dielli lind nga perëndon”. Kuvendi do të vazhdojë të garantojë legjitimitetin demokratik, transparencën dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit. Si Kryetar i Kuvendit do të mbështes aksesin dhe kontributin e opozitës dhe qytetarëve në integrim”, u shpreh ai.Në takim mori pjesë edhe Nënkryetari i Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj dhe Kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani. Z. Gjekmarkaj theksoi mbështetjen e opozitës për integrimin në BE, duke insistuar në rëndësinë e standardeve demokratike.
Takimi u përmbyll me angazhimin e përbashkët për të çuar përpara ritmin e negociatave dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet europiane. -

Nga ndihma për ndryshimet në Kode te rehabilitimi i të burgosurve, zbardhet takimi Lamallari-Nordio
Gjatë qëndrimit në Romë me kabinetin qeveritar, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është pritur në takim zytar nga homologu i tij italian, Carlo Nordio.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari thotë se ka disktuar mes të tjerash për mbështetjen që Italia mund t’i japë Shqipërisë në ndryshimet ligjore për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, por edhe për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
Më poshtë reagimi i plotë i ministrit Lamallari:Kënaqësi e veçantë që vizitën time të parë zyrtare si Ministër Drejtësie ta zhvilloja në Itali dhe për më tepër të takohem me homologun tim italian Carlo Nordio, me të cilin patëm një bisedë miqësore e tejet produktive për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe në mënyrë të posaçme marrëdhënieve juridiksionale me jashtë. Diskutuam gjithashtu për mbështetjen që Italia mund të na japë në ndryshimet ligjore që ne do të bëjmë për Kodet Penale dhe të Procedurës Penale, por edhe në ambicien tonë për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Ne e çmojmë shumë partneritetin me Italinë fqinje, kontributin e saj të jashtëzakonshëm për forcimin e shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit dhe avokatinë e pandalshme për integrimin e Shqipërisë në BE.
-

Progres-raporti i KE për integrimin, Kallas vlerësime për Shqipërinë: Dritarja është hapur
Bashkimi Evropian publikoi sot vlerësimet e tij për vendet kandidate, mes tyre Shqipërisë, duke vlerësuar progresin që ato po bëjnë në rrugën për t’u bërë anëtarë të unionit
Kaya Kallas, shefja e diplomacisë evropiane, teksa prezantoheshin gjetjet e raportit të KE për integrimin e Shqipërisë në BE, theksoi se rruga është e gjatë.
Ajo tha se Shqipëria ka bërë progres në rrugën e integrimit drejt BE-së.
“Kjo dritare është hapur tani. Nuk ofrojmë rrugë të shkurtra. Ky është një qëllim realist. Komisionerja Kos do të japë detaje për secilin vend. Përgjithësisht janë opinione pozitive për Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën, dhe është negative për Gjeorgjinë.”, tha ajo.
Top Channel