Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: integrimi
-

Balla: Integrimi, rruga jonë strategjike drejt një Evrope të bashkuar
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se integrimi evropian mbetet rruga strategjike dhe qëllimi i përbashkët i Shqipërisë, në funksion të ndërtimit të një shteti më të fortë brenda një Evrope më të bashkuar.
“I takon vendimmarrjes së duhur në kohën e duhur të Bashkimit Evropian që në këto kohë të vështira për kontinentin tonë, që nga Lufta e Dytë Botërore, thëniet e mençura, këshillat e mençura të etërve themelues, të mundësojnë sa më shpejt të jetë e mundur një valë të re zgjerimi për të parë Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën si anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian.” -

Integrimi evropian, Balla Në një kohë që historia na kujton ndarjet, le të zgjedhim bashkimin
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se integrimi europian mbetet rruga strategjike dhe qëllimi i përbashkët i Shqipërisë, në funksion të ndërtimit të një shteti më të fortë brenda një Europe më të bashkuar.
Ndërsa, BE po diskuton ende dhe vendet e Ballkanit Perëndimor presin vendime konkrete për ecurinë drejt anëtarësimit, Balla e vendos theksin veçanërisht te Kosova, duke e përfshirë qartë në listën e vendeve që duhet të jenë pjesë e valës së re të zgjerimit të BE-së.
“I takon vendimmarrjes së duhur në kohën e duhur të Bashkimit Europian që në këto kohë të vështira për kontinentin tonë, që nga Lufta e Dytë Botërore, thëniet e mençura, këshillat e mençura të etërve themelues, të mundësojnë sa më shpejt të jetë e mundur një valë të re zgjerimi për të parë Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën si anëtarë të tjerë të Bashkimit Europian.“, shprehet ai.
Një një kohë që historia na kujton ndarjet, le të zgjedhim bashkimin si rrugën e vetme përpara ishte mesazhi i Ballës në një deklaratë ku iu referua përvjetorit të rënies së Murit të Berlinit, të përkujtuar pak ditë më parë. “U shënuan 36 vite nga rënia e Murit të Berlinit, por Europa nuk është ende e bashkuar siç do të kishte dashur ta shihte Altiero Spinelli”, shton ai.Top Channel
-

Integrimi në BE/ Ambasadori gjerman: Shqipëria ka nevojë të madhe për të investuar në njerëz dhe dije
Ambasadori gjerman në vendin tonë, Karl Bergner, në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë në UBT, tha se Shqipëria ka nevojë të madhe për të investuar në njerëz dhe dije. Diplomati gjerman u shpreh se integrimi europian do sjellë avantazhe për shumicën e njerëzve, por theksoi se rrugëtimi i Shqipërisë do të jetë i vështirë.
“Bujqësia është ajo që ushqen botën dhe një sektor pa alternativë. Anëtarësimi në BE, që ka marrë një dinamikë të konsiderueshme gjatë këtyre ditëve, ofron sfida. Më shumë se 30% e njerëzve në këtë vend jetojnë me bujqësi, është me rëndësi jo vetëm për ekonominë, por edhe për jetën shoqërore. Ofron të ardhura në hapësira e zona që janë më të margjinalizuara. Shqipëria është një vend i bekuar me burime natyrore, me tokë pjellore dhe traditë bujqësore që mbështetet në punë të madhe. Por mënyra se si doni ti përktheni në tregun e përbashkët europian, sa orientim ka nevojë në këtë tranzicion dhe se si mund të shoqërohet më mirë gjatë kësaj rruge.
Rrugëtimi i vendit në BE po merr gjithnjë e më shumë shpejtësi, nuk është vetëm një rrugëtim politik, por edhe ekonomik, strukturor, por edhe transformim shoqëror që çel dyer të reja për fermerë e biznese. Do jetë udhëtim i vështirë, me fitues dhe njerëz që humbasin. Le të shohim si transformimi drejt BE do sjellë avantazhe për shumicën e njerëzve. Integrimi në BE ka fuqi transformuese, mundësitë kanë vlerë vetëm kur jemi gati të përmbushim kërkesat që do të thotë harmonizimi i legjislacionit, mbështetja e fermerëve dhe agrobizneseve. Ka nevojë të madhe për të investuar në njerëz dhe dije, arsimimi dhe kërkimi akademik është pjesë e saj. Integrimi ka të bëjë me përshtatjen e mendësive dhe kapaciteteve. Universitete si ky kanë rol strategjik,” tha Bergner. -

Tabaku: Integrimi evropian kërkon reforma reale, jo prezantime PowerPoint. Kanë mbetur jashtë dialogut..
Deputetja e Partisë Demokratike dhe nënkryetare e Komisionit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (KPSA), Jorida Tabaku, në fjalën e saj gjatë takimit të parë të komisionit, theksoi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk mund të matet me statistika apo prezantime propagandistike, por me reforma të thella, transparencë dhe llogaridhënie.
“Integrimi nuk është statistikë, por ndryshim i ndershëm dhe reforma reale,” – deklaroi Tabaku, duke theksuar se procesi është kthyer në një procedurë të mbyllur, ku “as deputetët, as shoqëria civile, as bizneset nuk janë pjesë e dialogut”.
Sipas saj, rruga europiane e Shqipërisë është mbuluar nga mungesa e transparencës dhe përfshirjes, ndërsa qeveria po e zhvillon procesin pa konsultim me opozitën dhe publikun.
Tabaku kritikoi mënyrën e njëanshme se si mazhoranca ka ndryshuar strukturën e komisioneve parlamentare, duke e quajtur këtë “një regres institucional që ka prekur zemrën e demokracisë parlamentare.”
Në fjalën e saj, ajo ngriti shqetësimin për modelin aktual ekonomik, të përqendruar te ndërtimi dhe jo te prodhimi apo inovacioni.
“Ky model ekonomik nxit pastrimin e parave dhe korrupsionin, ndërkohë që diferencat në paga dhe pensione me vendet e BE-së mbeten të mëdha,” – theksoi Tabaku.
Deputetja solli në vëmendje edhe raste konkrete që, sipas saj, bien ndesh me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, si aferat e Aeroportit të Vlorës dhe Portit të Durrësit, duke theksuar se “projektet publike janë kthyer në shkelje të parimeve të konkurrencës dhe transparencës.”
Një tjetër pikë thelbësore e fjalës së saj ishte liria e medias, që sipas Tabakut, është kusht i panegociueshëm për hapjen e kapitujve me BE-në.
“Asnjë vend që nuk ka liri medie nuk mund të flasë për integrim europian,” – u shpreh ajo, duke kujtuar raportet ndërkombëtare që flasin për përqendrim të informacionit dhe presione ndaj gazetarëve.
Në përmbyllje, Jorida Tabaku ritheksoi se opozita mbetet e përkushtuar ndaj rrugës europiane dhe se për PD-në, integrimi është mision kombëtar:
“Integrimi europian është detyrim ndaj demokracisë, drejtësisë dhe mundësive të barabarta. Shqipëria duhet të jetë europiane jo vetëm në fjalë, por edhe në vepra,” – përfundoi Tabaku.
-

Spiropali në Bruksel: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, investim strategjik për të ardhmen e përbashkët
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit pasditen e sotme në Bruksel nga Zëvendës Presidentja e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas.
Spiropali njoftoi në rrjetet sociale se në fokus të takimit ishte angazhimi i mëtejshëm i Shqipërisë si faktor i sigurisë rajonale, partner i besueshëm e proaktiv i BE-së, tërësisht i linjëzuar me politikat e Unionit, përfshirë në mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar për Ukrainën.
Spiropali njofton se në takimin me Kallas, “theksova bindjen e plotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, është një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët nën qiellin europian”.
Kryediplomatja Kallas vlerësoi edhe njëherë tjetër Shqipërinë për linjëzimin e plotë me politikat e jashtme të BE dhe për seriozitetin me të cilin vendi është angazhuar në procesin e negociatave.
Më tej, Spiropali falenderoi Kryediplomaten Europiane për dy paketat e ndihmës financiare prej 28 milion eurosh për fuqizimin dhe modernizimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura Shqiptare. -

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën/ Spiropali pritet nga Kaja Kallas: Investim strategjik për të ardhmen e përbashkët
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit pasditen e sotme në Bruksel nga Zëvendës Presidentja e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas.
Spiropali njoftoi në rrjetet sociale se në fokus të takimit ishte angazhimi i mëtejshëm i Shqipërisë si faktor i sigurisë rajonale, partner i besueshëm e proaktiv i BE-së, tërësisht i linjëzuar me politikat e Unionit, përfshirë në mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar për Ukrainën.
Ministrja njofton se në takimin me Kallas, “theksova bindjen e plotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, është një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët nën qiellin europian”.
Kryediplomatja Kallas vlerësoi edhe njëherë tjetër Shqipërinë për linjëzimin e plotë me politikat e jashtme të BE dhe për seriozitetin me të cilin vendi është angazhuar në procesin e negociatave.
Më tej, Spiropali falenderoi Kryediplomaten Europiane për dy paketat e ndihmës financiare prej 28 milion eurosh për fuqizimin dhe modernizimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura Shqiptare.Top Channel
-

Begaj pas takimit me Ursula von der Leyen: Integrimi në BE, mision dhe interes kombëtar i Shqipërisë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar mëngjesin e sotëm me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Takimi u mbajt në ambientet e Presidencës, rreth orës 09:00, dhe zgjati për afërsisht 45 minuta.
Gjatë bisedës, Presidenti Begaj theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet misioni dhe interesi kombëtar i Shqipërisë.
Ai shtoi se Shqipëria mbetet plotësisht e linjëzuar me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së dhe do të vazhdojë të kontribuojë në misionet evropiane për paqe dhe siguri.Begaj: Sot, me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksova se integrimi në BE është misioni dhe interesi ynë kombëtar, ëndrra jonë 35-vjeçare që bashkon brezat dhe shoqërinë tonë, ndaj jemi të angazhuar për të bërë të gjitha reformat jo thjesht si detyra, por në përfitim të mirëqenies dhe begatisë së shqiptarëve.
Shqipëria mbetet plotësisht e linjëzuar me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe do të vazhdojë të kontribuojë aktivisht në misionet evropiane për paqe dhe siguri.
Anëtarësimin nuk e konsiderojmë dhuratë, por të bazuar në meritë dhe si një investim në stabilitetin dhe forcën e vetë Evropës. -

Sejko: Hyrja në SEPA sjell ulje drastike të kostove dhe transferta më të shpejta e të sigurta
Integrimi i Shqipëri në zonën SEPA do t’i sjellë publikut shqiptar kosto më të ulëta, shpejtësi më të lartë dhe siguri të shtuar në kryerjen e pagesave ndërkombëtare.Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha në ceremoninë e kryerjes të transaksionit të parë SEPA, se ky zhvillim i kombinuar me zgjerimin e pagesave dixhitale, pritet të gjenerojë kursime prej rreth 20 milionë euro në vitin e parë, me rritje progresive në vijim.Për analogji, Guvernatori solli shembullin e sistemit AIPS Euro të Bankës së Shqipërisë, i cili operon që nga janari 2022, i ka kursyer tregut vendas rreth 140 milionë euro. Sipas tij, kjo tregon se ndikimi i SEPA-s do të jetë edhe më i gjerë, duke përfshirë uljen e kostove dhe rritjen e efikasitetit operativ për qytetarët dhe bizneset.Sejko tha se hyrja në SEPA do të sjellë tarifa shumë më të ulëta: transferimi i parave nga Shqipëria drejt vendeve anëtare të SEPA-s kushton deri në 5 herë më pak se më parë;Transaksione të shpejta: pagesat elektronike janë më të shpejta, më të sigurta dhe më komode;Transparencë dhe barazi: një pagesë nga Tirana në Romë nuk kushton më shumë se një pagesë brenda Tiranës. Ndërkohë që ulje drastike do të ketë dhe për pagesat në mbërritje.Sipas tij, ky është një standard evropian që sot bëhet realitet për Shqipërinë, duke e vendosur infrastrukturën tonë të pagesave në të njëjtin nivel me vendet e BE-së.“Në një plan më të gjerë, integrimi në SEPA përkthehet në përfitime shoqërore e rajonale: nga ulja e informalitetit dhe kostove të dërgesave, te rritja e përfshirjes financiare dhe konvergjenca me tregun evropian.Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, një rritje prej 10% e pagesave digjitale sjell ulje me 2% të nivelit të informalitetit; Emigrantët shqiptarë dhe familjet e tyre mund të kursejnë deri në dhjetëra miliona euro në vit falë dërgimit të remitancave nëpërmjet kanaleve bankare të SEPA-s; Në planin rajonal, deri sot, dërgimi i parave midis bizneseve në Ballkanin Perëndimor ka kushtuar deri në 10 herë më shumë se brenda BE-së.Me SEPA-n, kjo kosto bie në nivele të përafërta me ato evropiane. Dëshiroj të theksoj dhe njëherë se ky zhvillim nuk është vetëm një arritje teknike në sistemet e pagesave. Integrimi në SEPA e bën tregun tonë financiar më konkurrues, rrit besimin e investitorëve dhe e afron Shqipërinë me standardet më të larta të Bashkimit Evropian.Në planin strategjik, rrit gatishmërinë për integrime të tjera financiare të BE-së, duke e bërë infrastrukturën tonë më të përshtatshme për inovacione të ardhshme dhe për thellim të lidhjeve me tregjet kapitale. Në fund, dua të nënvizoj se efekti praktik për qytetarët dhe bizneset shqiptare është i trefishtë: tarifa më të ulëta, procese më të shpejta dhe garanci më të forta operacionale, ” u shpreh Sejko.Sipas Guvernatorit, kjo arritje rrit kapacitetin e vendit për të përthithur fonde dhe për të ndjekur me besueshmëri rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.“Rrugëtimi ynë ka kërkuar kohë, përkushtim dhe partneritet, dhe sot jemi krenarë që Shqipëria është pjesë e këtij sistemi unik evropian. Tani nis faza e dytë: shfrytëzimi maksimal i këtij standardi nga bankat dhe bizneset, edukimi i përdoruesve dhe thellimi i digjitalizimit të pagesave.Banka e Shqipërisë u bën thirrje bankave tregtare dhe institucioneve financiare që të promovojnë aktivisht shërbimet SEPA, të informojnë klientët për përfitimet konkrete dhe të investojnë në përmirësimin e mëtejshëm të platformave digjitale. Vetëm përmes bashkëpunimit dhe përkushtimit të të gjithë aktorëve, Shqipëria do të arrijë ta shfrytëzojë plotësisht potencialin e këtij integrimi historik,” tha Sejko. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Floriana Garo: Pa gratë, Shqipëria s’mund të ndërtojë të ardhmen europiane
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka theksuar rëndësinë jetike të rolit të grave në procesin e integrimit europian, duke deklaruar se “Shqipëria nuk ndërtohet pa gratë”. Në një takim me përfaqësuese të fondacionit suedez Jarl Hjalmarson, Garo theksoi se fuqizimi i gruas është një domosdoshmëri kombëtare dhe themel i demokracisë moderne. Ajo kërkoi përfshirje të grave në grupet negociuese me BE-në, në drejtësi, inovacion dhe media, si aktore të vërteta të ndryshimit. Sipas saj, vetëm me gra në qendër të vendimmarrjes, Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme të denjë dhe europiane. “Gratë dhe Integrimi Europian- Nga Spektatore në Aktore. Të nderuara zonja demokrate, te dashura kolege dhe mike të Partisë Demokratike nga fondacioni Jarl Hjalmarson, Sot jemi mbledhur jo vetëm për të folur për gratë, por për të folur për Shqipërinë. Sepse Shqipëria nuk ndërtohet pa gratë. Unë jam sot këtu për t’ju thënë diçka të qartë: fuqizimi i gruas nuk është thjesht çështje barazie, është domosdoshmëri kombëtare. Për shumë vite gratë shqiptare kanë qenë shtylla e familjes dhe shpirti i komunitetit.
Kanë sakrifikuar, kanë punuar, kanë luftuar për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, shpesh pa mbështetjen dhe mundësitë që meritojnë. Sot është koha që kjo fuqi e heshtur të bëhet forcë vendimmarrëse – në politikë, në ekonomi, në media dhe në teknologji. Integrimi në Bashkimin Europian. Integrimi europian nuk është vetëm një proces politik. Ai është një kontratë shoqërore që prek drejtpërdrejt jetën e çdo gruaje shqiptare. Standardet e BE-së për barazinë gjinore, janë një mundësi e madhe për të ngritur nivelin tonë kombëtar. Në Partinë Demokratike gratë duhet të jenë jo spektatore, por aktore kryesore të këtij procesi: të kemi gra eksperte në grupet negociatore, që madje e udhëheqin këtë proces. Asgjë nuk do të ndryshoje nëse gratë nuk janë pjesë e vendimmarrjes dhe drejtimit të vendit. Shembujt nga Kroacia e Mali i Zi tregojnë se vendet që kanë përfshirë gratë në procesin negociues kanë ecur më shpejt dhe më mirë.
Roli i Medias. Pa media të lirë nuk ka demokraci. Dhe pa gra të mbrojtura në media nuk ka media të lirë. Në Shqipëri kemi gra gazetare, moderatore, producente që shpesh përballen me dyfish presion, profesional dhe personal. Na duhet gjithashtu një program i posaçëm për mbrojtjen nga dhuna online. Ndryshimi i Botës nga Teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale. Bota po ndryshon më shpejt se kurrë. Inteligjenca artificiale, teknologjia, automatizimi po transformojnë tregun e punës. Për gratë kjo është një shpatë me dy tehë. Nga njëra anë, teknologjia u jep mundësi të punojnë nga shtëpia, të hapin biznese online, të ofrojnë shërbime globale. Ka vajza që tashmë punojnë si freelancer për kompani të huaja nga shtëpia e tyre. Por nga ana tjetër, sektori i shërbimeve ku punojnë shumë gra: banka, administrata, call-centers do të preket i pari nga automatizimi. Qindra vende pune mund të zhduken në dhjetë vitet e ardhshme. Grante enkas për teknologjinë janë të domosdoshme për startup-et e grave. La ta udhëheqin gratë inovacionin në dekadën e ardhshme në Shqipëri.
Por asgjë nga këto nuk do të ndodhë nëse gratë nuk janë në tavolinën ku merren vendimet. Ne nuk duam gra në role simbolike, duam gra me fuqi reale vendimmarrëse, që udhëheqin negociatat me BE-në, reformat në drejtësi, inovacionin dhe teknologjinë. Ne duam që vajzat e sotme të shohin tek ne modele të suksesshme, jo premtime boshe. Të dashura zonja, Shqipëria nuk mund të ecë përpara pa gratë. Integrimi në Europë, liria e medias dhe përballja me revolucionin teknologjik janë sfida të mëdha. Por me gratë si vendimmarrëse, këto sfida kthehen në mundësi. Le të jemi së bashku zëri, drita dhe ndryshimi. Gratë shqiptare duhet të jenë e tashmja e PD dhe e Shqipërisë. Kjo është koha jonë”, shkruan Garo në rrjetet sociale.
