Tag: institutit

  • Shqipëria, 35 vite pas diktaturës/ 15-vjetori i Institutit për Krimet e Komunizmit, studiuesit: Tranzicion mbi kompromise

    Shqipëria, 35 vite pas diktaturës/ 15-vjetori i Institutit për Krimet e Komunizmit, studiuesit: Tranzicion mbi kompromise

    “Kam kaluar 44 vite në internim. Dënimin na e jepnin çdo pesë vite. Në qershor 1989, mora dënimin e dhjetë, por nuk u shqetësuam shumë, nuk e morëm shumë seriozisht pasi komunizmi kishte filluar të shkërmoqet”, u shpreh ish i përndjekuri politik, Simon Miraka.

    Simon Miraka ishte vetëm një vjeç kur familja e tij u internua për motive politike nga sistemi diktatorial. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në internim.
    “Jeta nuk ka çmim. Ajo që kam humbur, nuk më kthehet asnjëherë”, tha Miraka.
    Miraka është anëtar i bordit drejtues të Institutit të Studimeve për Pasojat dhe Krimet e Komunizmit, që ka për qëllim studimin dhe analizimin e fakteve dhe informimin e publikut për periudhën komuniste në Shqipëri. Në 15-vjetorin e këtij institucioni, studiuesit theksojnë se 35 vite pas ndryshimit të sistemit, Shqipëria duhet të kishte mbaruar procesin e ndarjes më të kaluarën dhe studimet për të kaluarën.
    “Shqipëria e vitit 1990 nuk ishte e përgatitur për njohjen e demokracisë dhe në thelb ishte një shoqëri komuniste që po shkonte në demokraci pa e kuptuar demokracinë. Elitat nuk e prinë ndryshimin, ishin studentët që e bënë dhe ata më pas iu bashkuan. Nëse nuk do të ndodhte lëvizja e dhjetorit, nuk e dimë kur do ishte data për ndryshimin e sistemit.
    Elitat krijuan një paradoks, krijuan partitët e para por nuk lejohej të flitej për Enver Hoxhën. Pluralizmi real ndodhi vetëm pas zgjedhjeve të vitit 1991. Dhe teza që të gjithë donin ndryshimin, rezulton i pavërtetë. Kjo e dallon vendin tonë nga vendet e tjera si Polonia apo Çeki. Këto defekte deri diku kanë përcaktuar si vazhdoi tranzicioni”, u shpreh Prof. Dr. Afrim Krasniqi.
    Në një tryezë diskutimi, që u mbajt këtë të mërkurë, anëtarët e Institutit analizuan vendosjen e demokracisë në Shqipëri dhe zhvillimet e 35 viteve tranzicion.
    “Në mënyrën si rrodhën ngjarjet, u vu re një kompromis mes klasës së re politike dhe asaj të vjetër, kjo u vu re në mënyrën si u bën përciptas gjyqet dhe në zbardhjen e pasojave që la pas diktatura komuniste në 45 vite. – Në Shqipëri, tranzicioni ka qenë i trazuar, i karakterizuar nga kriza ekonomike, si piramidat financiar të 1997, emigracioni masiv dhe polarizimi politik”, tha Prof. Asoc. Hasan Bello .
    Studiuesit theksuan nevojën për një qasje të organizuar, të koordinuar dhe të qëndrueshme për trajtimin e së shkuarës komuniste për edukimin e brezave dhe krijimin e një kulture qe e njeh të shkuarën e vet.
    “Dëmi i madh që iu shkaktua brezit të ri, ku isha edhe unë, të cilët janë indoktrinuar nga letërsia, filmat e realizmit socialit, arti dhe për fat të keq, ne nuk kemi ende, përveç ish të burgosurve politikë letërsi ku të jetë trajtuar e shkuara. Ende të rinjtë në shkollat vazhdojnë të lexojnë të njëjtën letërsi, ka të bëjë me kulturën e këtij vendi”, u shpreh Prof. Asoc. Dr. Jonila Godole.

    Top Channel

  • Plagosje me armë zjarri në Tiranë

    Plagosje me armë zjarri në Tiranë

    Një ngjarje me përdorim armësh zjarri ka dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Institutit në Tiranë, ku një shtetas ka përfunduar i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital. Policia po heton rrethanat e incidentit dhe po punon për identifikimin e autorit.

     

    Rreth orës 22:20, në Spitalin e Traumës është paraqitur shtetasi M. J., rreth 40 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri në rrugën “Ramadan Citaku”, në zonën e Institutit.

     

    I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve spitalore.
     

    Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje. Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Haxhimali: Bashkitë kanë dështuar në furnizimin me ujë dhe menaxhimin e mbetjeve

    Haxhimali: Bashkitë kanë dështuar në furnizimin me ujë dhe menaxhimin e mbetjeve

    Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Bashkive, ka shprehur kritika të forta ndaj performancës së bashkive në ofrimin e shërbimeve themelore. 

    I ftuar në emisionin “Pro Business” në Tv Klan,  ai tha se problemet kryesore të pushtetit vendor qëndrojnë në mënyrën e organizimit, pavarësisht rritjes së numrit të punonjësve, e cila nuk shndërrohet në shërbime më të mira për publiku. Dy shërbimet më problematike janë furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve, ku progresi është shumë i kufizuar. 

    Haxhimali e vlerëson situatën si shumë të dobët, duke theksuar mungesën e koncepteve moderne si ekonomia qarkulluese dhe ripërdorimi. Gjithashtu, menaxhimi i hapësirave publike dhe kontrolli i territorit mbeten probleme të pazgjidhura. 

    Haxhimali e mbështet ankesën e qytetarëve për mungesën e ujit, duke e quajtur të justifikuar. Problemi nuk është tarifa, por mungesa e shërbimit që nuk siguron as sasinë e duhur, as cilësinë e ujit. 

    “Shërbimet e ujësjellësve në Shqipëri kanë një borxh kolektiv prej 160 milionë euro. Gjatë një takimi të fundme, Kryeministri Rama njoftoi një nismë për krijimin e një Operatori Kombëtar për këtë sektor strategjik. Haxhimali e quan këtë një ndryshim të rëndësishëm që ha diskutime për një eventual kalim nga decentralizimi në centralizim”, tha Haxhimali. 

    Një raport i Institutit të Bashkive, me të dhëna nga Ministria e Financave, zbulon se 75-80% e buxhetit të bashkive shpenzohet për kosto administrative si paga dhe sigurime, duke lënë vetëm rreth 20% për investime. Haxhimali e quan këtë model të papranueshëm dhe thotë se duhet korrigjuar. 

     

     

  • Miratohet buxheti, 204 miliardë lekë fond për pensionistët

    Miratohet buxheti, 204 miliardë lekë fond për pensionistët

    Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka miratuar tavanet buxhetore të projektbuxhetit afatmesëm për periudhën 2026–2028.
    Ky vendim sjell në qendër të vëmendjes një nga çështjet më jetike për mijëra qytetarë: garancinë e pagesës së pensioneve dhe rritjen e sigurisë për përfituesit e sistemit, pasi lidh direkt mirëqenien e tyre me stabilitetin e këtij buxheti.
    “Në mbledhjen e tij të radhës, Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore analizoi treguesit e projekt buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitet 2026-2028.
    Në funksion të përmbushjes së misionit të tij dhe të zbatimit të objektivave të qeverisë në fushën e sigurimeve shoqërore e në veçanti në fushën e pensioneve, Këshilli Administrativ diskutoi e shtroi objektiva të rëndësishëm për punën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në zbatim të këtij projekt buxheti.
    Tavanet buxhetore për vitin 2026 shkojnë 204 miliardë lekë ose 11.7 miliardë lekë më shumë se tavani i programuar i vitit 2025”, citohet në njoftimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
    Duke rritur tavanet buxhetore për vitin 2026 në nivelin e 204 miliardë lekëve ISSH dërgon një sinjal të qartë se nevojat e pensionistëve dhe përfituesve të tjerë socialë po marrin një hapësirë më të gjerë financiare, duke ofruar siguri se skema e sigurimeve jo vetëm do të mbulojë detyrimet ekzistuese, por edhe do të ketë kapacitet për të përballuar rritjet e ardhshme të shpenzimeve.
    VENDIMI ISSH:
    Për pensionistët, ky zhvillim përkthehet në një garanci më të fortë për pagesat mujore, në një kohë kur rritja e kostos së jetesës dhe inflacioni kanë prekur ndjeshëm fuqinë blerëse të tyre. Rritja e fondit buxhetor krijon terren për indeksime të mundshme të pensioneve, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e ekuilibrit ekonomik të kësaj shtrese. Çdo vendim i tillë pasqyron përpjekjen e shtetit për të mos lejuar që pensionistët të mbeten të pambrojtur përballë sfidave të tregut dhe zhvillimeve ekonomike. Për më tepër, vendimi tregon se sistemi i sigurimeve po ndërton rezerva të nevojshme për t’u përballur me sfidat afatgjata që lidhen me plakjen e popullsisë, një fenomen i cili në mënyrë të pashmangshme do të rrisë numrin e pensionistëve dhe do të kërkojë më shumë burime financiare.
    Këshilli Administrativ ka theksuar se ky projektbuxhet nuk është vetëm një instrument i pagesave të sotme, por edhe një vizion për të nesërmen, duke krijuar kushtet që pensionistët e ardhshëm të kenë të njëjtën siguri financiare si ata të sotmit. Ky fakt është jetik për ruajtjen e besimit të qytetarëve në sistemin e sigurimeve shoqërore, sepse çdo dobësim i këtij besimi do të vinte në pikëpyetje gjithë arkitekturën e mbrojtjes sociale. Përfitimi kryesor që sjell miratimi i këtyre tavaneve buxhetore për pensionistët është stabiliteti afatgjatë dhe garancia se pavarësisht sfidave, pagesat e tyre mbeten të sigurta. Në një vend ku shumë familje mbështeten kryesisht te pensionet e gjyshërve dhe prindërve të moshuar, kjo është më shumë sesa një çështje financiare; është një çështje sociale që prek drejtpërdrejt mirëqenien dhe dinjitetin e mijëra qytetarëve. Në fakt, pensionet nuk janë vetëm një detyrim formal i shtetit, por një prioritet i pandashëm në politikën sociale.
    Në këtë mënyrë, tavani i ri buxhetor nuk është thjesht një numër i ftohtë financiar, por një reflektim i kujdesit që institucioni po i kushton shtresës më të ndjeshme të shoqërisë, duke i dhënë pensionistëve më shumë siguri për të ardhmen dhe duke forcuar ndjesinë e mbrojtjes sociale në një kohë kur ajo është më e nevojshme se kurrë.

  • SYRI TV/ Raporti i BB dhe Institutit të Vjenës: Asistenca sociale në Shqipëri, më e ulta në rajon

    SYRI TV/ Raporti i BB dhe Institutit të Vjenës: Asistenca sociale në Shqipëri, më e ulta në rajon

    Një raport i Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës ka renditur Shqipërinë si vendin me mbështetjen sociale më të ulet për familje në nevoje krahasuar me gjashtë shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor.Sipas të dhënave, familjet shqiptarë përfitojnë mesatarisht vetëm 70 euro në muaj, një shumë që përfshin ndihmën ekonomike dhe subvencionin për energjinë, 3 here me pak se vendet fqinje, një diferencë të thellë.Kosova ofron 191 euro mbështetje, Maqedonia e Veriut (207 euro)dhe Mali i Zi (267 euro), duke u rritur më tej me Serbinë (282 euro), Federata e Bosnjë dhe Hercegovina (304 euro),ndërsa nivelin me të lartë në Ballkanin Perendimor e mban Republika Srpska me 335 euro.Raporti thekson se skemat sociale në rajon përfshijnë tre kategori kryesore, ndihma për varfërinë – për të siguruar mjete minimale jetes, mbështetje për fëmijët – për familjet me të mitur.

    Subvencione për energjinë – për të lehtësuar kostot gjatë muajve të ftohtë. Shqipëria, ndonëse pjesë e këtyre skemave, mbetet në fund të renditjes, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e politikave sociale te qeverise Rama dhe nevojën për rishikim të tyre.

  • Momente tmerri te ura e Institutit, gruaja e moshuar përplaset nga automjeti

    Momente tmerri te ura e Institutit, gruaja e moshuar përplaset nga automjeti

    Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mëngjes te ura e Institutit, ku një grua e moshuar është përplasur nga një automjet. Ajo është shtrirë në tokë dhe po merr ndihmën e parë nga kalimtarët dhe shërbimet e emergjencës që mbërritën menjëherë në vendngjarje.
    Derimë tani nuk ka informacione të detajuara lidhur me gjendjen shëndetësore të gruas, ndërsa policia ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar për ngjarjen. Nuk dihet nëse aksidenti ka shkaktuar lëndime serioze, ndërkohë që hetimet paraprake mbi rrethanat e përplasjes kanë nisur.
    Forcat policore kanë siguruar zonën për të lehtësuar qarkullimin dhe po mbledhin dëshmi për të përcaktuar shkakun e aksidentit, duke përfshirë dëshmitë e kalimtarëve dhe pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë. Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal dhe respektim të shenjave rrugore për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

  • Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë shembjen e 3 pallateve në Kombinat e Kinostudio

    Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë shembjen e 3 pallateve në Kombinat e Kinostudio

    Rreth 6 vite pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit 2019, në Tiranë pritet të ndërhyhet për shembjen e detyruar të 3 pallateve të banimit. Në mbledhjen e planifikuar për t’u zhvilluar më 24 korrik, nga Këshilli Bashkiak do të shqyrtohen për miratim projektvendimet për prishjen e detyruar të tre pallateve të klasifikuara, si të pabanueshme dhe me rrezik serioz për sigurinë publike, që ndodhen në zonat Kombinat dhe Kinostudio.
    Konkretisht bëhet fjalë për 2 pallate dykatëshe që ndodhen në rrugën “Bubulina”, Njësia Administrative nr. 6 në Kombinat dhe një pallat 5-katësh në rrugën “Hysen Xhura”, Njësia Administrative nr. 4 që, që pas akt ekspertizave të thelluara të realizuara nga Instituti i Ndërtimit dhe subjekte të licencuara, rezultuan se përforcimi i këtyre godinave është ekonomikisht i paarsyeshëm. Pas akt ekspertizave rezultuan se kostot e ndërhyrjes për struktura të reja dhe të sigurta janë më të ulëta krahasuar me restaurimin.
    Nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit, për pallatin nr. 64 në zonën e Kombinatit, kostoja e përforcimit përllogaritet sa 84% të kostos së rindërtimit nga e para. Vlerësimi i ekspertëve është kryer pas vlerësimit të bërë për objektin mbështetur në kriteret e VKM nr.26.15.01.2020, ku rezultoi se struktura e pallatit në gjendjen pas tërmetit, nuk i plotësonte kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë për aktivitetin sizmik të zonës dhe duhet t’i nënshtrohet rikonstruksionit.
    “Sipas vlerësimit nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit, analizës dhe përllogaritjeve të kryera nga ana e tyre rezulton se ky objekt me sipërfaqe rreth 520 m² duke e llogaritur me koston për njësi ndërtimi me TVSH 32 113 lekë/m² është në vlerën 16,698,760 lekë (vlera 13 915 720 lekë pa TVSH) dhe vlera e përforcimit është 11,707,567 lekë ku në raport këto dy vlera janë në masën 84 % duke rekomanduar kështu Demolimin e objektit”, thuhet në relacion e projektvendimit.
    Për pallatin nr. 65 në zonën e Kombinatit të ndërtuar para viteve ’50- ’60 raporti në përqindje i vlerës së përforcimit me vlerën e rindërtimit nga e para është 82.6 % dhe për këtë arsye është rekomanduar DEMOLIMI i objektit mbështetur në Aktin Normativ Nr. 9, datë 16.12.2019, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, konkretisht neni 34 përcakton se:
    “Nëse sipas studimit të thelluar, të mbështetur dhe nga oponenca e Institutit të Ndërtimit, ndërhyrjet për riparimin e strukturës kushtojnë më shumë se 70% e kostos së rindërtimit nga e para të ndërtesës, njësia e vetëqeverisjes vendore ose autoriteti përgjegjës vendos shembjen e detyruar të objektit, që kryhet sipas procedurave të parashikuara në nenin 35 të këtij akti”
    Edhe për pallatin nr. 36, nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit kur kostoja e rikonstruktimit kalon kufirin 70% të përcaktuar me aktin normativ nr. 9, datë 16.12.2019, që detyron shembjen në raste të tilla.
    Sipas akt ekspertizës së thelluar dhe oponencës teknike të Institutit të Ndërtimit, objekti me pesë kate mbi tokë dhe sipërfaqe totale 2411 m² është konsideruar i pabanueshëm dhe i pasigurt, si pasojë e dëmtimeve strukturore të shkaktuara nga tërmeti dhe ndërhyrjeve të mëvonshme nga përdoruesit.
    Në relacionin e projektvendimit theksohet se gjatë inspektimeve janë evidentuar deformime të konsiderueshme në elementët mbajtës, përfshirë: ndryshime të strukturës nga ndërhyrje të banorëve pas viteve ’90, si hapje muresh, mbyllje ballkonesh, vendosje strehash e kangjellash, apo instalime të pakontrolluara teknike.
    “Kostoja e përforcimit është vlerësuar në 60.7 milionë lekë, ndërsa ajo e rindërtimit nga e para në 77.4 milionë lekë, duke e çuar raportin e përforcimit në 78.44%, mbi kufirin ligjor prej 70%, të përcaktuar në Aktin Normativ nr. 9, datë 16.12.2019.
    Nga analiza e kësaj ekspertize dhe krahasimit të vlerës së Preventivit të Punimeve të përforcimit dhe të rikonstruksionit apo riparimit të ndërtesës, rekomandojmë që objekti duhet t’i nënshtrohet Demolimit dhe Ndërtimit të një ndërtese të re referuar kodit të projektimit dhe destinacionit të saj, por vendimi përfundimtar i takon Njësisë së Qeverisjes Vendore”, citohet në relacionin e projektvendimit.
    Pas dëgjesave publike të mbajtura në 2024 me banorët e zonës, autoritetet vendore kanë zhvilluar dëgjesa publike me banorët edhe më 10 dhe 14 korrik 2025, në njësitë administrative përkatëse.
    Pas miratimit nga Këshilli Bashkiak, prishja e objekteve do të kryhet nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me strukturat e tjera bashkiake dhe me praninë e përfaqësuesve të prokurorisë dhe policisë./ Monitor

  • Këshilli Bashkiak pritet të miratojë shembjen e 3 pallateve në Kombinat e Kinostudio

    Këshilli Bashkiak pritet të miratojë shembjen e 3 pallateve në Kombinat e Kinostudio

    Rreth 6 vite pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit 2019, në Tiranë pritet të ndërhyhet për shembjen e detyruar të 3 pallateve të banimit.Në mbledhjen e planifikuar për t’u zhvilluar më 24 korrik, nga Këshilli Bashkiak do të shqyrtohen për miratim projektvendimet për prishjen e detyruar të tre pallateve të klasifikuara, si të pabanueshme dhe me rrezik serioz për sigurinë publike, që ndodhen në zonat Kombinat dhe Kinostudio.Konkretisht bëhet fjalë për 2 pallate dykatëshe që ndodhen në rrugën “Bubulina”, Njësia Administrative nr. 6 në Kombinat dhe një pallat 5-katësh në rrugën “Hysen Xhura”, Njësia Administrative nr. 4 që, që pas akt ekspertizave të thelluara të realizuara nga Instituti i Ndërtimit dhe subjekte të licencuara, rezultuan se përforcimi i këtyre godinave është ekonomikisht i paarsyeshëm. Pas akt ekspertizave rezultuan se kostot e ndërhyrjes për struktura të reja dhe të sigurta janë më të ulëta krahasuar me restaurimin.Nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit, për pallatin nr. 64 në zonën e Kombinatit, kostoja e përforcimit përllogaritet sa 84% të kostos së rindërtimit nga e para. Vlerësimi i ekspertëve është kryer pas vlerësimit të bërë për objektin mbështetur në kriteret e VKM nr.26.15.01.2020, ku rezultoi se struktura e pallatit në gjendjen pas tërmetit, nuk i plotësonte kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë për aktivitetin sizmik të zonës dhe duhet t’i nënshtrohet rikonstruksionit.“Sipas vlerësimit nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit, analizës dhe përllogaritjeve të kryera nga ana e tyre rezulton se ky objekt me sipërfaqe rreth 520 m² duke e llogaritur me koston për njësi ndërtimi me TVSH 32 113 lekë/m² është në vlerën 16,698,760 lekë (vlera 13 915 720 lekë pa TVSH) dhe vlera e përforcimit është 11,707,567 lekë ku në raport këto dy vlera janë në masën 84 % duke rekomanduar kështu Demolimin e objektit”, thuhet në relacion e projektvendimit.Për pallatin nr. 65 në zonën e Kombinatit të ndërtuar para viteve ’50- ’60 raporti në përqindje i vlerës së përforcimit me vlerën e rindërtimit nga e para është 82.6 % dhe për këtë arsye është rekomanduar DEMOLIMI i objektit mbështetur në Aktin Normativ Nr. 9, datë 16.12.2019, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, konkretisht neni 34 përcakton se:“Nëse sipas studimit të thelluar, të mbështetur dhe nga oponenca e Institutit të Ndërtimit, ndërhyrjet për riparimin e strukturës kushtojnë më shumë se 70% e kostos së rindërtimit nga e para të ndërtesës, njësia e vetëqeverisjes vendore ose autoriteti përgjegjës vendos shembjen e detyruar të objektit, që kryhet sipas procedurave të parashikuara në nenin 35 të këtij akti”Edhe për pallatin nr. 36, nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit kur kostoja e rikonstruktimit kalon kufirin 70% të përcaktuar me aktin normativ nr. 9, datë 16.12.2019, që detyron shembjen në raste të tilla.Sipas akt ekspertizës së thelluar dhe oponencës teknike të Institutit të Ndërtimit, objekti me pesë kate mbi tokë dhe sipërfaqe totale 2411 m² është konsideruar i pabanueshëm dhe i pasigurt, si pasojë e dëmtimeve strukturore të shkaktuara nga tërmeti dhe ndërhyrjeve të mëvonshme nga përdoruesit.Në relacionin e projektvendimit theksohet se gjatë inspektimeve janë evidentuar deformime të konsiderueshme në elementët mbajtës, përfshirë: ndryshime të strukturës nga ndërhyrje të banorëve pas viteve ’90, si hapje muresh, mbyllje ballkonesh, vendosje strehash e kangjellash, apo instalime të pakontrolluara teknike.“Kostoja e përforcimit është vlerësuar në 60.7 milionë lekë, ndërsa ajo e rindërtimit nga e para në 77.4 milionë lekë, duke e çuar raportin e përforcimit në 78.44%, mbi kufirin ligjor prej 70%, të përcaktuar në Aktin Normativ nr. 9, datë 16.12.2019.Nga analiza e kësaj ekspertize dhe krahasimit të vlerës së Preventivit të Punimeve të përforcimit dhe të rikonstruksionit apo riparimit të ndërtesës, rekomandojmë që objekti duhet t’i nënshtrohet Demolimit dhe Ndërtimit të një ndërtese të re referuar kodit të projektimit dhe destinacionit të saj, por vendimi përfundimtar i takon Njësisë së Qeverisjes Vendore”, citohet në relacionin e projektvendimit.Pas dëgjesave publike të mbajtura në 2024 me banorët e zonës, autoritetet vendore kanë zhvilluar dëgjesa publike me banorët edhe më 10 dhe 14 korrik 2025, në njësitë administrative përkatëse.Pas miratimit nga Këshilli Bashkiak, prishja e objekteve do të kryhet nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me strukturat e tjera bashkiake dhe me praninë e përfaqësuesve të prokurorisë dhe policisë./ D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shqipëria nuk gjen qetësi, goditet sërish nga tërmeti/ Lëkundje me epiqendër në Dibër, ja magnituda

    Shqipëria nuk gjen qetësi, goditet sërish nga tërmeti/ Lëkundje me epiqendër në Dibër, ja magnituda

    Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti ishte me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra në Dibër dhe thellësia e tij ishte 5 km nën sipërfaqe.
    Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në vendin tonë. Tërmeti u regjistrua edhe në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti u regjistrua në orën 11:57, me një magnitudë prej 3.2 të shkallës Rihter.
    Epiqendra e tërmetit ndodhej 4 km në perëndim të qytetit të Vlorës, ndërsa thellësia e tij ishte 5 km nën sipërfaqe.

  • Të shtëna me armë zjarri në zonën e Institutit

    Të shtëna me armë zjarri në zonën e Institutit

    Një konflikt mes dy personave ndodhi këtë paradite në zonën e Institutit në kryeqytet.

    Gjatë një sherrit për motive të dobëta, policia njofton se një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri në zonën e Institutit.
    Një prej personave të përfshirë është vënë në pranga, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar. Pritet hetimi për zbardhjen e incidentit.

    Top Channel