I pyetur nga deputeti i “Mundësia”, Agron Shehaj, nëse kishte edhe zyrtarë të përfshirë apo njerëz të drejtësisë, ai tha:
“Në këto vite, nga ana e SPAK janë 6 prokurorë, 10 gjyqtarë dhe 11 oficerë gjyqësorë që janë dërguar, gjykuar, hetuar dhe lidhen me rastin e korrupsionit pasiv për këtë vepër”.
Por Dumani nënvizoi se çështja e pronave është alarmante dhe që duhet t’i shqetësojë të gjitha institucionet e shtetit e jo vetëm SPAK. Ai përmendi edhe disa raste konkrete në fjalën e tij.
“Çështja e pronave është në fokusin e SPAK, është problematike, e komplikuar. Kemi rastin e Lezhës, ku mijëra metra katrorë tokë u provua se ishin përvetësuar nëpërmjet falsifikimit dhe u arrit që kjo sipërfaqe t’i kalojë shtetit me vendim gjykate. Një tjetër çështje që duhet të na alarmojë të gjithë, edhe pse është nën hetim paraprake, për një zonë me mijëra metra katrorë tokë, zonë e preferuar. Falsifikim masiv të mijëra metra katrorë tokë të Durrësit, çështje që është nën hetim, e vetëm me atë procedim penal, nuk mund ta parashikoj se si do shkojë procedimi penal, por SPAK ka sekuestruar rreth 600 mijë metra katrorë tokë, nëpërmjet skemave të organizuara të falsifikimit të dokumenteve. Tjetër, e njëjta situatë, kemi evidentuar raste në Vlorë dhe në qytete të tjera, ku edhe vlera e pronës vitet e fundit është rritur. Është në fokusin e SPAK”, tha kreu i SPAK-ut.
Ai apeloi që të gjitha institucionet shtetërore të vepronin në çështjen e goditjes së abuzimeve me pronat shtetërore, pasi organi i akuzës kishte vetëm procedimin penal. Dumani e cilësoi një kambanë alarmi dhe një fenomen që duhet të merrte fund njëherë e mirë.
“Kjo është kambanë alarmi jo vetëm për SPAK, sepse SPAK ka ndjekjen penale, por për të gjitha institucionet duhet të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar abuzimin me pronën një herë e mirë, nëpërmjet falsifikimeve, që të marri njëherë e mirë fund abuzimi i pronës shtetërore”, tha ai.
Tag: institucionet
-

Dumani: Çështja e përvetësimit të pronave është alarmante, SPAK dhe institucionet duhet të reagojnë
-

Julian Kazazi: Artistët në Shqipëri të pambrojtur, institucionet shpesh përdorin largimin nga puna si mjet presioni
Prej 13 vitesh Julian Kazazi vijon aktivitetin si artist profesionist i punësuar pranë Cirkut Kombëtar në Tiranë. Por një ditë më parë gjatë një deklarate për mediat ai ka bërë me dije po ushtrohet presion dhe tentativa për heqje nga puna. Edhe në një intervistën për gazetën “SOT” artisti Julian Kazazi thotë se kjo po ndodh, sepse ai ka ngritur zërin kundër shkeljeve administrative dhe keqmenaxhimit të institucionit. Kazazi thotë se artistët në vendin tonë janë ndër kategoritë më të pambrojtura, sipas tij sot ata punojnë pa garanci reale. Por përballë problemeve me të cilat përballen artistët në aktivitetin e tyre, ai thotë se Cirku Kombëtar duhet të jetë një qendër kombëtare e artit të spektaklit, me një infrastrukturë të re, me program sezonal, me shkollë cirku dhe me bashkëpunime ndërkombëtare, ku sipas tij për këtë po lufton dhe komunisti i artistëve. Por për çfarë po ndodh me jetën artistike në vend dhe problemet me të cilat përballen artistët në institucionet e artit, Julian Kazazi që është edhe presidenti i Sindikatës së Pavarur të Artit, Kulturës dhe Medias të Shqipërisë (SPAKMSH) shpreh kritika dhe për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Ndër të tjera ai thotë se nga ministria artistët kërkojmë përgjegjshmëri, standarde dhe dialog. Ministria sipas Kazazit duhet të garantojë funksionim normal të institucioneve, jo klimë presioni ndaj artistëve; mbështetje dhe jo braktisje për komunitetin artistik.
-Ju jeni shprehur se prej muajsh po përballeni me tentativa të përsëritura për largimin tuaj nga puna pranë Cirkut Kombëtar. Çfarë ka ndodhur?
Prej më shumë se një viti jam përballur me presion të vazhdueshëm institucional, penalizime të pajustifikuara dhe tentativa të përsëritura për të më larguar nga puna, vetëm sepse kam ngritur zërin kundër shkeljeve administrative dhe keqmenaxhimit të institucionit. Si artist dhe si përfaqësues sindikal, më është bërë e qartë se problemi nuk është tek puna ime profesionale, por tek fakti që nuk kam pranuar të hesht përballë abuzimeve, mungesës së transparencës dhe përpjekjeve për të mbytur zërin e punonjësve. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë sindikale dhe të drejtës për t’u organizuar.
-Ndërkohë a u zhvillua seanca dëgjimore për ju, ashtu si kishit bërë me dije?
Po, seanca dëgjimore ishte caktuar për të premten nga ana e punëdhënësit, por që në nisje u vu re se procesi nuk kishte as transparencë, as paanshmëri dhe as punëdhënësi nuk qëndroi në seancë por u largua. Në vend që të qëndronte për të më informuar për “shkeljen” time, kishte ngritur me urdhër një komision pa tagër administrativ për vendimarrje. Kërkuam që seanca të shtyhet në një moment të dytë.-Ka pasur dhe raste të tjera në institucione kur artistët janë përballur me presione për largime nga puna, por për ju sot sa janë të mbrojtur artistët?
Fatkeqësisht, artistët në Shqipëri janë ndër kategoritë më të pambrojtura. Sot ata punojnë pa garanci reale, me kontrata të brishta, shpesh të varur nga vullneti i drejtorit të radhës apo sipas direktivave të strukturës së ministrisë përkatëse. Mjafton një mendim ndryshe, një kërkesë ligjore apo një zë kritik, dhe rrezikon karrierën. Rasti im dhe disa raste të tjera të fundit tregojnë qartë se mungon një sistem i mbrojtjes së punonjësve të artit dhe se institucionet shpesh përdorin largimin nga puna si mjet presioni. Artistët nuk duan privilegje, duan vetëm të respektohet ligji dhe profesioni i tyre.
-Ju jeni dhe kreu i SPAKMSH . Duke qenë në këtë sindikatë në drejtim të saj, me çfarë problemesh përballen sot artistët?
Problemet janë të shumta, por do të veçoja katër kryesoret: Mungesa e kontratave të sigurta dhe shkeljet e kontratave kolektive; Ndërhyrje politike dhe presion në institucionet artistike; Mungesa e statusit të artistit, që do të garantonte të drejta minimale profesionale; Zero dialog social me politikëbërjen kulturore. Ne kemi kërkuar prej kohësh Statusin e Artistit, dhe krijimin e mekanizmave mbrojtës kundër abuzimit të pushtetit. Artistët nuk mund të trajtohen si të përkohshëm në institucionet që vetë ata i mbajnë gjallë.
-Në gjendjen që është sot Cirku Kombëtar, çfarë shikoni problematika, duke qenë se nuk ka më as çadrën e tij ?
Sot Cirku Kombëtar është në pikën më të dobët të historisë së tij 65-vjeçare. Pa shtëpi, pa investime, pa vizion artistik, dhe me një klimë të brendshme frike e presioni ndaj artistëve. Por, pavarësisht kësaj, unë besoj se ky institucion ka potencial të ringrihet fuqishëm, nëse ka vullnet dhe profesionalizëm. Cirku nuk mund të jetë as strehë klientelistësh e as platformë presioni mbi artistët. Ai duhet të jetë një qendër kombëtare e artit të spektaklit, me një infrastrukturë të re, me program sezonal, me shkollë cirku dhe me bashkëpunime ndërkombëtare. Ky është vizioni ynë si komunitet artistësh dhe për këtë po luftojmë.
-Në situatën që ndodheni ju apo të tjerë artistë që hasin probleme, çfarë kërkoni nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit në lidhje me institucionet?
Sot ne shohim një distancë të madhe mes ministrisë dhe realitetit të institucioneve artistike. Ministria ndërhyn fort në emra drejtorësh, por shumë pak në mbrojtjen e artistëve dhe funksionimin profesional të vetë institucioneve. Në një kohë kur duhej dialog, shpesh kemi heshtje; në një kohë kur duhej transparencë, kemi procedura të mbyllura; dhe në një kohë kur duhej vizion, kemi improvizim. Në shumicën e rasteve kur artistët kanë denoncuar shkelje, presion apo abuzime me funksionin, institucionet e varësisë kanë mbetur pa përgjigje konkrete. Kjo krijon një kulturë frike brenda institucioneve dhe një mesazh të rrezikshëm: drejtuesit e emëruar janë të pakontrolluar, ndërsa artistët e pambrojtur. Ne nuk kërkojmë përplasje me ministrinë, kërkojmë përgjegjshmëri, standarde dhe dialog. Ministria duhet të garantojë: Funksionim normal të institucioneve, jo klimë presioni ndaj artistëve; Mbështetje dhe jo braktisje për komunitetin artistik; Zbatim të ligjit, e jo tolerim të shkeljeve; Dëgjim, konsultim dhe dialog social me sindikatat dhe trupat profesionale. Institucionet e kulturës nuk janë zyrë pune për të emëruar njerëz, por tempull i artit. Artistët nuk janë staf i bindur në heshtje, por njerëzit që mbajnë mbi shpinë identitetin kulturor të vendit. Derisa të kuptohet kjo në nivel qeverisës, konfliktet do të vazhdojnë dhe kultura do të mbetet pa drejtim. Ne nuk do të dorëzohemi dhe as nuk do të heshtim. Çdo formë presioni, shantazhi institucional apo tentativë për të mbytur zërin e artistëve do të marrë përgjigje të barabartë, ligjore dhe publike. Nëse institucionet vendase zgjedhin të mbyllin sytë dhe të mbrojnë abuzimin në kurriz të artistëve, atëherë ne do t’i drejtohemi çdo institucioni kombëtar dhe ndërkombëtar, përfshirë organizatat europiane të punës, sindikatat partnere dhe mekanizmat e drejtësisë ndërkombëtare, për të garantuar të drejtat tona. Liritë sindikale nuk negociohen, dinjiteti i artistit nuk shkelet dhe e drejta për të denoncuar padrejtësinë nuk mund të ndëshkohet. Kush mendon se mund ta kontrollojë artin me frikë, do të përballet me ligjin dhe me rezistencën tonë të hapur. Ne do të qëndrojmë deri në fund, sepse arti nuk pranon skllavëri, arti kërkon liri.
Intervistoi: Julia Vrapi -

Çfarë po ndodh me monopatinat? Ministrja Koçiu jep paralajmërimin që s’e priste askush: Masë e nevojshme për…
Dy javë pas ndalimit të monopatinave, ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu mblodhi në një tryezë diskutimi të gjithë institucionet që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore. Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu thekson se ndalimi i monopatinave do të vijojë deri në krijimi e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre.
Koçiu shkruan se po hartojnë rregullat e reja që do të përcaktojnë standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit dhe zonat e lejuara. Po ashtu, do të hartohen edhe përgjegjësitë për institucionet që do të sigurojnë zbatimin e ligjit. Ministrja shprehet se vendimi për ndalimin e përkohshëm të monopatinave u mor me qëllim që të garantohet siguria e qytetarëve dhe ky vendim do të hiqet vetën pasi të hartohen të gjitha rregullat për qarkullimin e tyre në përputhje me jetën urbane moderne të qytetit.
“Pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre. Në tryezën e diskutimit me institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, vumë në fokus hartimin e rregullave të reja që do të përcaktojnë: standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit dhe zonat e lejuara, si dhe përgjegjësitë e institucioneve që do të sigurojnë zbatimin e ligjit. Qëllimi është normimi i lëvizjes së monopatinave elektrike në mënyrë të sigurt, të organizuar dhe në përputhje me jetën urbane moderne të qytetit”, shkroi Koçiu. -

Reforma në Drejtësi, Zogaj: Është bërë gjueti shtrigash për të larguar padrejtësisht gjyqtarë e prokurorë. Të rikthehen në punë
Analisti politik Preç Zogaj ka kritikuar procesin e vetingut, duke e cilësuar si një “gjueti shtrigash” që ka larguar padrejtësisht nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë për arsye financiare të papërfillshme. Në emisionin “Trialog” në RTSH, ku po diskutohej mbi Reformën në Drejtësi, Zogaj solli në vëmendje një rast konkret të një prokurori që, sipas tij, është penalizuar pa të drejtë.
“Këtu kanë bërë masakër dhe gjueti politike shtrigash për të larguar nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë që nuk arsyetonin 5 mln lekë. Është bërë një shkelje e madhe e aneksit të Kushtetutës. Ka qenë një prokuror i cili kishte mbrojte policore prej 15 vitesh sepse kishte dhënë vendime të rënda për bandat më të rrezikshme të kohës. Prokurori dhe gjykatësi. Këta pretendonin se ky prokurori me mbi 20 vite punë dhe gruan mësuese, duhej të flinte poshtë urës se nuk ka pas mundësi për të blerë apartament, edhe pse kishte 2 kredi”, tha Zogaj.
Ai akuzoi Komisionin e Posaçëm të Apelimit (KPA) se po përdor procesin e vetingut për të ndërtuar karrierë në institucionet e tjera, duke cenuar të drejtat e profesionistëve të ndershëm. Zogaj bëri thirrje që Parlamenti, institucionet dhe opozita të ndërmarrin nisma për të rikthyer në detyrë ata gjyqtarë dhe prokurorë që janë larguar në kundërshtim me dispozitat kushtetuese.
“Këta të KPA po tentojnë të bëjnë karrierë me këto institucionet e tjera. Parlamenti, institucionet, opozita, duhet të bëhet nismëtare që për të gjitha rastet kur është shkelur, të rikthehet e drejta për ata që janë viktima të vetingut. Unë jam mbrojtës i madh i Reformës në Drejtësi, por të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që janë hequr nga sistemi në shkelje të dispozitave që janë shprehur te aneksi kushtetues, të kthehen në punë”, theksoi ai. -

Tebas sulmon ashpër Real Madridin: Flet për integritet të kampionatit, por iu bën presion gjyqtarëve
23 Tetor 2025
7:45
Alfred Lleshi
Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka reaguar ashpër pas anulimit të ndeshjes Villarreal–Barcelona në Miami, për shkak të protestave të lojtarëve dhe tifozëve. Ajo do të luhet sërish në Spanjë: “Futbolli spanjoll humbi një mundësi për të përparuar, për t’u projektuar në botë dhe për të forcuar të ardhmen e vet”.
Tebas kritikoi ashpër qëndrimet kundërshtuese: “Disa mbrojnë ‘traditën’ me një vizion provincial, ndërsa traditat e vërteta të futbollit europian po shkatërrohen nga institucionet që e qeverisin, duke dobësuar kampionatet kombëtare, motorin e industrisë së futbollit në Europë”.
Më pas, ai lëshoi një sulm të qartë ndaj Real Madridit, që kundërshtoi ndeshjen në SHBA: “Flitet për ‘integritet të garës’ nga ata që prej vitesh e vënë në dyshim atë integritet, duke ushtruar presione mbi arbitrat, institucionet dhe opinionin publik, duke përdorur median e politikën si armë sportive”. -

Zbatimi i së Drejtës për Informim në institucionet publike mbetet problematike
Një monitorim i fundit i kryer nga Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë, tregon se zbatimi i ligjit për të drejtën e informimit në institucionet publike vazhdon të jetë i pjesshëm dhe i pabarabartë.
Në kuadër të këtij monitorimi, ISHM dërgoi 145 kërkesa për informacion pranë institucioneve të ndryshme të qeverisë qendrore.
Nga këto, vetëm 90 kërkesa morën përgjigje, ndërsa 55 kërkesa – ose 38% e totalit – mbetën pa përgjigje apo u refuzuan. Kjo përqindje e lartë e mosreagimit tregon një nivel të konsiderueshëm të mospërmbushjes së detyrimeve ligjore për transparencë.
Testimi u realizua përmes dy grupeve të aplikantëve: gazetarë dhe qytetarë të thjeshtë (studentë, aktivistë, përfaqësues të shoqërisë civile).
Rezultatet tregojnë se gazetarët kanë një nivel më të lartë suksesi në marrjen e përgjigjeve, vetëm 29% e kërkesave të tyre janë refuzuar, ndërsa në grupin e qytetarëve kjo shifër arrin në 49%. Nga të gjitha kërkesat e dërguara, 15% morën përgjigje të plota, ndërsa 26% përgjigje të pjesshme. Në shumë raste, institucionet janë mjaftuar me informacione të përgjithshme, pa dhënë dokumentet specifike të kërkuara, veçanërisht kur kërkuesit ishin gazetarë.
Në lidhje me afatin e kthimit të përgjigjeve, situata paraqitet disi më pozitive. 73% e përgjigjeve janë dhënë brenda 10 ditëve, ndërsa 50% brenda 5 ditëve, dhe në dy raste përgjigja është dhënë në të njëjtën ditë. Megjithatë, 22% e kërkesave kanë marrë përgjigje pas më shumë se 15 ditësh.
Ndarja sipas kategorive tregon se gazetarët jo vetëm marrin përgjigje më shpesh, por edhe më shpejt: 31% e tyre morën përgjigje brenda pesë ditëve, kundrejt 15% të qytetarëve. Kjo tendencë konfirmon se institucionet vijojnë të jenë më të hapura ndaj kërkesave që vijnë nga media sesa ndaj atyre të qytetarëve të zakonshëm.
Të gjitha kërkesat u dërguan përmes e-mailit, një procedurë që tashmë është bërë rutinë dhe nuk ka hasur vështirësi teknike.
Sipas pjesëmarrësve në testim, institucionet e pavarura dhe ato të reja të drejtësisë janë treguar më korrekte në përgjigjet e tyre, ndërsa disa ministri vijojnë të kenë problematika në respektimin e afateve dhe dhënien e informacionit të plotë. Instituti Shqiptar i Medias thekson se ky testim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të nxitur transparencën institucionale dhe zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, një instrument thelbësor për llogaridhënie dhe pjesëmarrje qytetare.
-

“Shqipëria rrezikon të bëhet një “narkoshtet”, Bushkolaj paralajmëron: Reforma në drejtësi ka lejuar fuqizimin e..
Gazetari Elkier Bushkolaj, në një emision televiziv, ngriti sot shqetësime lidhur me mungesën e zgjidhjeve praktike për strehimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe lidhjet financuese të disa ndërtimeve me krimin e organizuar.
Në fjalën e tij, Bushkolaj vuri në dukje se nuk është vetëm ministri që ka artikuluar çështjen e godinave të reja, por se tema u përmend edhe gjatë mbledhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve më 9 tetor. Ai tha se shqetësimi më i madh është ndërtimi i godinave të reja dhe qëndrimi se zgjidhjet ekzistuese nuk po merren parasysh.Gazetari pyeti pse nga kulla të sekuestruara nga puna e SPAK dhe prokurorisë nuk do të përdoret njëra prej tyre për të akomoduar institucionet e reja të drejtësisë, duke argumentuar se ka indikacione të qarta se shumë prej këtyre objekteve kanë burime financimi nga krimi i organizuar. Ai propozuar që sekuestrimi i një kulle të shndërrohej në “pallat drejtësie”, çka sipas tij do t’u kursente qytetarëve miliona euro që do të shpenzoheshin për projekte të tjera rinovimi të institucioneve.
Bushkolaj theksoi se sistemi përballet me sfida serioze: rreth 150 mijë dosje dhe rreziku për gjyqtarë që vriten në sallat e gjyqit për shkak të mungesës së elementeve kryesore të sigurisë. Ai nxori në pah edhe problematikën e korrupsionit në nivelet e prokurorëve, nga prokurori i rretheve e deri te institucionet qendrore të drejtësisë.
Duke iu referuar mesazheve të dikurshme të McGonigal dhe fotove me figura politike, Bushkolaj tha se nuk beson se reforma në drejtësi ka pasur vetëm qëllime administrative si shkarkimi apo emërimi i gjyqtarëve, por se ajo lidhet me ndryshimet që kanë ndodhur në 10 vitet e fundit në vend. Ai paralajmëroi se pa një drejtësi të reformuar si duhet, Shqipëria riskon të mbetet e ekspozuar si një vend me tiparet e një “narkoshteti”.
Gazetari vijoi duke theksuar se partnerët ndërkombëtarë kanë ekspozuar lidhjet e krimit me politikën, por se deri tani këto lidhje janë amnistuar nga drejtësia, çka sipas tij kërkon një reagim dhe zgjidhje të menjëhershme nga institucionet.
Bushkolaj:
Nuk është vetëm ministri Lamallari që në postin e ministrit të Drejtësisë e ka artikuluar çështjen e godinave të reja, edhe më 9 tetor kur u bë mbledhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve, shqetësimi më madhor ishte ndërtimi i godinave të reja.
Një pyetje që fare thjeshtë shtrohet: nga këto kulla që janë sekuestruar nga puna e SPAK dhe nga puna e prokurorisë, pse nuk përdoret një nga këto kulla për institucionet e reja të drejtësisë? Pasi ka indikacione të qarta që shumë prej tyre kanë burim financimi krimin e organizuar.Sekuestrimi i një kulle dhe le ta bëjmë pallat drejtësie dhe t’u kursejmë qytetarëve shqiptarë miliona euro që do të shkojnë për këto projekte të rijetëzimit të institucioneve të drejtësisë.
Ne po flasim për 150 mijë dosje, ne po flasim për gjyqtarë që po vriten në sallën e gjyqit për shkak se mungojnë elementët kryesorë të sigurisë, pa folur pastaj për korrupsionin në nivelet e prokurorëve, nga prokurori i rretheve deri në të gjitha institucionet e drejtësisë.Po sot shtrohet një pyetje e thjeshtë fare: kur McGonigal i dërgonte foto me Ramën mikut të tij dhe i thoshte “çfarë ndryshimesh të reja mund të na ofrojë reforma në drejtësi”, unë nuk besoj se ka qenë vetëm për heqjen e disa gjyqtarëve apo futjen e disa gjyqtarëve në disa pika kyçe të drejtësisë së re.Unë besoj se lidhet me atë se çfarë ka ndodhur 10 vitet e fundit në Shqipëri. Nëse ne sot jemi një vend që gjerësisht artikulohet në mediat më të rëndësishme ndërkombëtare, por edhe nga ajo që ne konstatojmë këtu, një vend me tiparet e narkoshtetit, kjo nuk do të ishte e mundur pa drejtësinë e re.
Se çfarë ndodh, është kjo drejtësia e re që e ka lejuar fuqizimin e grupeve kriminale në këtë vend.Janë përgjigjet e partnerëve ndërkombëtarë që këtu ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, por janë lidhje që deri tani janë amnistuar nga drejtësia. -

SYRI TV/ Ndotja në Shkumbin problematikë prej vitesh, bashkia Elbasan asnjë masë për mbrojtjen
Ambjentalistët në Elbasan kanë ngritur sërish alarmin për ndotjen masive të lumit Shkumbin, duke akuzuar institucionet vendore për neglizhencë të vazhdueshme në mirëmbajtjen dhe pastrimin e tij.
Ahmet Mehmeti, një nga aktivistët më të angazhuar në këtë kauzë, deklaron se pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga organizatat mjedisore, Bashkia Elbasan nuk ka marrë asnjë masë konkrete për të ndalur këtë situatë që po zvarritet prej vitesh.
“Ndotja e lumit Shkumbin është kthyer në një katastrofë mjedisore, e shkaktuar nga mungesa e zbatimit të ligjit, si nga institucionet, ashtu edhe nga qytetarët që vijojnë të hedhin mbeturina në mënyrë të pakontrolluar,” u shpreh Mehmeti.
Ai shton se janë propozuar masa konkrete, të cilat deri tani kanë rënë në vesh të shurdhër. Pamja e shëmtuar e lumit, sipas tij, ndikon drejtpërdrejt edhe në imazhin e qytetit dhe turizmin, që prej kohësh promovohet si potencial zhvillimi për Elbasanin.
Pavarësisht vëzhgimeve të shumta të kryera nga ekspertë vendas dhe të huaj, dhe dokumentimit të problematikës në mënyrë të qartë, institucionet lokale vijojnë të mos reagojnë.

