Sot në Kuvend, deputeti Fatmir Xhafaj hodhi kritika mbi mosrealizimin e fondeve buxhetore nga institucionet shtetërore.
Fjalimi i tij ngriti pikëpyetje mbi qasjen dhe përgjegjësinë politike që ai vetë dhe mazhoranca mbajnë për këtë situatë.
Xhafaj tha se, problemi nuk qëndron te shifra e buxhetit, por te rezultati, duke shprehur keqardhje që “një pjesë e mirë e fondeve buxhetore nuk realizohen”.
Ai përmendi si arsye të mundshme ndikimin e drejtësisë penale dhe frikës së administratës nga përgjegjësitë ligjore, por pa dhënë shembuj konkretë, duke e lënë të hapur nëse kjo është shkak apo thjesht perceptim.
Në këtë rast, Xhafaj ofron analizë, por jo përgjegjësi politike. Ai u kufizua në kritika të përgjithshme ndaj institucioneve dhe drejtuesve të tyre, ndërkohë që prej vitesh mazhoranca e tij ka pasur kontroll të plotë mbi administratën publike, prokurimet dhe politikat e menaxhimit të fondeve.
Në vend që të adresojë dështimet strukturore apo përgjegjësitë qeveritare, Xhafaj përqendrohet në idenë se disa institucione punojnë mirë e disa jo, pa shpjeguar pse kjo ndodh në një shtet ku standardet dhe kontrolli duhej të ishin të unifikuara.
Po ashtu, ai i mëshon idesë se “drejtuesit, motivimi dhe përzgjedhja e stafit” janë kyç për realizimin e buxhetit, duke ngritur pyetjen se kush i ka emëruar këta drejtues dhe kush ka krijuar sistemin që sot ai vetë kritikon.
Në fund, deklarata e tij lë pa përgjigje pyetjen kryesore:
Si ka mundësi që, pas më shumë se një dekade në pushtet, mazhoranca vijon të justifikojë mosfunksionimet e administratës me frikën nga drejtësia apo me paaftësinë e vartësve?
Derisa këtyre pyetjeve t’u jepet zgjidhje dhe jo vetëm retorikë, deklaratat në Kuvend rrezikojnë të mbeten thjesht ushtrime politike, jo mekanizma që çojnë në përmirësim real të qeverisjes.
“Në qendër të çdo buxheti nuk është shifra, por rezultati. Prandaj, nuk mjafton të rrisim fondet; duhet t’i shpenzojmë drejt, me eficencë. Keqardhje kur sheh që një pjesë e mirë e fondeve buxhetore nuk realizohen. Kjo do të thotë më pak zhvillim, më pak kujdes social me pak vende pune.
Pse ndodh kjo? Disa thonë që lidhet me drejtësinë e re dhe kryesisht me institucionet e drejtesise penale. Mund të jetë kështu, por askush nuk thotë çfarë konkretisht.
Mund të ketë dhe unë besoj se ka diçka, ndaj në seancat e mëparshme kam ngritur shqetësimin dhe kam kërkuar që të tregohet kujdes me penalizimin e administratës dhe biznesit në këtë vend, për një kulturë e qasje tjetër nga strukturat e drejtësisë penale në këtë aspekt. Kjo kërkon të ulen palët në tavolinë per dialog dhe të shohin se cilat janë reflektimet që duhen bërë.
Po përtej asaj çfarë ka racionale në këtë histori, personalisht besoj se në jo pak raste kjo është një alibi mbas së cilës fshihet një problematikë tjetër me vetë institucionet e agjencitë që merren me administrimin e fondeve buxhetore. Nisur dhe nga raportimet e bëra në komision rezulton se një pjesë e kanë realizuar mbi 90% buxhetin e përcaktuar për investime, por edhe për mallra e shërbime. Atëherë si shpjegohet që disa e realizojnë e disa jo buxhetin e akorduar në vitin përkatës buxhetor?
Si shpjegohet që disa i realizojnë prokurimet në fondin limit 99% dhe disa arrijnë të kursejnë deri në 20% të fondit të prokuruar? Besoj se ka disa faktorë që ndikojnë në këtë realitet.
Ndër të tjera kjo lidhet me drejtimin e institucioneve, me aftësitë menaxhuese të drejtuesve dhe sidomos me aftësinë për të zgjedhur njerëzit e përshtatshëm në këto procese, me motivimin dhe mbështetjen e tyre për të punuar të qetë dhe në liri të zbatojnë drejt ligjin dhe përgjegjësitë përkatëse”, tha Xhafaj.
Tag: institucionet
-

Fatmir Xhafaj/ Fjalim me alibi, jo zgjidhje
-

“Po luftohet korrupsioni”/ Balluku e pandehur e SPAK për aferën 50 mln euro, Komisionerja, Kos: Lajm i mirë që rasti…
Komisionerja për zgjerimin e BE-së, Marta Kos, është pyetur në lidhje me rastin për aferën 50 mln euro të zv.kryeministres Belinda Balluku. Kos shton se e rëndësishmja është se institucionet anti-korrupsion po punojnë.
“Për mua ky është një hap përpara sepse këto raste janë zbuluar. Kjo tregon se institucionet anti-korrupsion po punojnë. Siç e kam thënë më parë, ne gjithashtu kemi raste korrupsioni brenda BE.
Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione dhe vendet kandidate i kanë institucionet për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësore ose gjykata që do të zbulojnë se ligji është shkelur ose jo.”, tha Kos. -

“Po afron stuhia”/ Institucionet në “këmbë”, Balluku: Jemi në gatishmëri për përballimin e situatës
Duke nisur nga mbrëmja e sotme e në ditët në vijim pritet që i gjithë territori të përfshihet nga stuhi shiu dhe erëra të forta.
Kjo ka bërë që ditën e sotme nën drejtimin e zv.kryeminsitres Belinda Balluku të zhvillojë një mbljedhje me të gjitha institucioniet duke nisur nga ministria e Mbrojtjes, AKMC, Emergjenat Civile si gjithë institucionet vartëse.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Balluku shkraun se të gjtia institucionet shqiptare janë në gatishmëri të plotë për t’i bërë ballë stuhisë që po afron, ku zonat më të prekura do të jenë veriu i vendit dhe pjesa jugore.Postimi i Ballukut:
Emergjencat Civile, prefektët dhe pushteti vendor në gatishmëri për përballimin e situatës së përkeqësimit të motit në orët në vijim. Vëmendje maksimale në zonat me rriskun më të lartë, por me strukturat tona do të jemi në të gjithë territorin për të ndërhyrë në çdo zonë ku do të evidentohen problematika.⚠️🌧️ -

Më pak lekë dhe të kënaqur, buxheti i Presidencës 14 milionë lekë më i vogël se në 2025-ën
Në një kohë kur të gjitha institucionet kërkojnë pa përjashtim fonde shtesë, presidenca bëri përjashtim. Megjithëse me një buxhet prej 14 milion lekë më pak në 2026, Valbona Lusha sekretare e përgjithshme e presidencës nuk u ankua.
Por Genta Sula, kreu Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit i tha komisionet të ligjeve se institucionet nuk duhen trajtuar njësoj pa diferencime preferenciale.
Denar Biba, kreu i Autoritetit të Konkurrencës e ilustroi kërkesën për më shumë fonde kur tha në godinën e këtij autoriteti 35 zonja mund të përdorin vetëm një tualet.Top Channel
-

Analiza: Kanalet proruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës
telegram
KOSOVË- Kanale të shumta në Telegram që prezantohen si “zëri i Rusisë në Serbi” ose përdorin simbole ruse, si flamurin, fokusohen kryesisht te Kosova. Aty promovohen mesazhe që delegjitimojnë institucionet e Kosovës, mohojnë pavarësinë e saj dhe shpesh nxisin retorikë radikale, përfshirë thirrje për ndërhyrje ushtarake.
Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve shfaqet pothuajse në çdo postim që lidhet me Kosovën. Shumica e këtyre kanaleve u krijuan pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe sot kanë nga 10.000 deri mbi 80.000 ndjekës, të cilët marrin dhe shpërndajnë përmbajtje çdo ditë.
Postimet janë qartazi pro Rusisë, mbështesin pushtimin e Ukrainës, kundërshtojnë anëtarësimin e Serbisë në BE dhe kritikojnë bashkëpunimin me vendet perëndimore. Viteve të fundit, sidomos në mjedisin rus, Telegrami është bërë jo vetëm një aplikacion mesazhesh, por edhe një rrjet për përhapjen e përmbajtjes politike dhe propagandistike, falë enkriptimit dhe anonimitetit të përdoruesve.
Ivana Stradner, bashkëpunëtore e Fondacionit joqeveritar për Mbrojtjen e Demokracive në Uashington, thotë për Radion Evropa e Lirë se Moska zyrtare i përdor kanalet në Telegram si “armë informacioni”. Ajo thotë se këto kanale përbëjnë një kërcënim që qytetarët e zakonshëm nuk mund ta shohin, ndiejnë apo prekin – dhe për këtë arsye, në pamje të parë, postimet në këtë rrjet duken si teori konspirative.
Stradner nënvizon se perceptimi ka rol kyç, pasi rrjetet sociale mundësojnë formësimin e bindjeve të njerëzve, “në funksion të arritjes së objektivave të sigurisë”. Përndryshe, krijimi në masë i kanaleve të Telegramit që trajtojnë temën e Kosovës, përkoi me rritjen e tensioneve në veri të vendit, pas tërheqjes së serbëve nga institucionet kosovare në nëntor të vitit 2022.
Atëkohë, Qeveria e Kosovës këmbëngulte në zbatimin e vendimeve që kryesisht kishin të bënin me konsolidimin e pushtetit në atë rajon, ku popullsia shumicë është serbe. Një tjetër karakteristikë e përbashkët e kanaleve proruse në Telegram, që publikojnë përmbajtje rreth Kosovës, është veprimi i tyre i koordinuar, d.m.th. ato veprojnë si një rrjet i vetëm për përhapjen e një narrativi të caktuar.
Kështu, më 29 tetor, kanali “Bunker” në Telegram njoftoi se në Mitrovicë të Veriut janë shfaqur grafite të reja: “Kosova është Serbi”, “Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë Z”, “Nuk ka dorëzim”.
Brenda disa minutash, këtë postim e shpërndanë edhe kanalet “Srpska Sparta-Info”, “Bunt je stanje duha”, “Koridor” dhe “Code 17”, të cilat së bashku kanë mbi 130.000 përdorues.
Radio Evropa e Lirë nuk arriti ta konfirmonte këtë informacion në Policinë e Kosovës. Postime për Kosovën në gjuhën serbe publikojnë edhe kanalet: “Hrabro za Kosmet”, “Slovenski medved”, “Uz svoj narod” e të tjera.
Ka, gjithashtu, edhe kanale në gjuhën ruse që publikojnë lajme për Kosovën, si “Сербия – LIVE” (Serbia Live), “Великая Россия” (Rusia e Madhe) dhe “Сербский Вестник” (Gazeta Serbe).
Cilat janë narrativët kryesorë?
Një nga narrativët kryesorë të kanaleve proruse në Telegram që publikojnë lajme rreth Kosovës, është paraqitja e pjesëtarëve të komunitetit serb si “viktima të terrorit” nga autoritetet e Kosovës. Aty delegjitimizohen edhe institucionet e Kosovës, të cilat shpesh quhen me terma përçmues për shqiptarët. Për shembull, kanali “Bunker” postoi më 28 tetor lajme rreth ndërtimit të një shkolle në Mitrovicën e Veriut, duke shkruar:
“Terroristët ‘shiptarë’ [ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal] Sveçla dhe [kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden] Atiq vendosën sot gurthemelin për një shkollë tjetër ‘shiptare’ në pjesën veriore të Mitrovicës”.
Po atë ditë, kanali “Koridor” publikoi lajme rreth stërvitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës në poligonin e stërvitjes pranë Gjakovës, por me gjuhë të urrejtjes.
“Terroristët ‘shiptarë’ dhe terroristët e NATO-s zhvilluan stërvitje ushtarake së bashku në Gjakovë”, thuhej në postim.
Përndryshe, kanali “Koridor” është përdorur më parë edhe nga “Brigada e Veriut”, e cila së bashku me “Mbrojtjen Civile” janë shpallur organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës në qershor të vitit 2023. Atëkohë, në këtë kanal u bë e ditur se kjo nuk do t’i pengojë të luftojnë “për serbizmin dhe unitetin”, por se, për arsye sigurie, nuk do të informojnë më publikisht për veprimet e tyre.
Thirrjet për linçim
Një nga narrativët në kanalet në Telegram është emërtimi i pjesëtarëve të komunitetit serb që janë të punësuar në institucionet e Kosovës, ose që, në njëfarë mënyre, promovojnë bashkëjetesën.
Në fund të qershorit, në kanalin “Koridor” u publikua një deklaratë e një punonjësi të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, i cili foli publikisht për presionet që përjetonte, pasi nuk pranoi të largohej nga pozita e tij gjatë largimit kolektiv të serbëve nga institucionet, në nëntor të vitit 2022.
Në postim ai u përshkrua si “spiun shqiptar, të cilit i është ofruar të punonte në ndonjë nga institucionet e Serbisë”, por se “ai zgjodhi të qëndronte dhe të punonte për institucionet shqiptare, pasi, përveç pagës, merrte edhe bonus për spiunazh”.
Në të njëjtin kanal, edhe avokati serb, Ivan Niniq, u përshkrua si “avokat i paguar nga [kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin] Kurti”, i cili mbron serbët që janë bashkëpunëtorë të tij, përfshirë Dragan Nikolliqin nga Leposaviqi.
Në vitin 2023, REL-i shkroi për rastin e Dragan Nikolliqit, i cili u arrestua nga organet serbe të sigurisë për “bashkim kundër rendit kushtetues të Serbisë” dhe “thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Serbisë”.
Nikolliq u lirua përfundimisht nga akuzat, për shkak të mungesës së provave për akuzat kundër tij. Për shkak të linçimit publik në grupin “Ariu Sllav” në Telegram, në maj të vitit 2023, Mlladen Peroviq nga Zveçani, në veri të Kosovës, u frikësua gjithashtu për sigurinë e tij.
Peroviq ndihmoi gazetarët nga komuniteti shqiptar të arrinin tek automjetet e tyre dhe ua hapi edhe dyert e kafenesë së tij, për t’i mbrojtur nga përleshjet që po ndodhnin mes një grupi serbësh dhe misionit paqeruajtës, KFOR.
Përputhja e narrativit me politikën zyrtare serbe
Termat fyes ndaj shqiptarëve të Kosovës përdoren shpesh edhe nga politikanët serbë, gjatë paraqitjeve të tyre publike, edhe pse një vendim gjykate në Serbi e ka shpallur termin “shiptar” si politikisht jokorrekt dhe ofendues.
Për shembull, në mars të këtij viti, gjatë një debati me opozitën në Kuvend, kryeparlamentarja serbe, Ana Bërnabiq, iu referua mediave të Kosovës si “shiptare”, teksa foli për incidentet në Kuvendin e Serbisë, të raportuara prej tyre.
Gjithashtu, institucionet zyrtare serbe, siç është Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, shpesh përdorin narrativë si “autoritetet e Kosovës duan t’i persekutojnë serbët”, se “ata po terrorizohen” e të ngjashme.
Për shembull, përfaqësuesi i kësaj zyre, Igor Popoviq, u arrestua në korrik të këtij viti, pasi, gjatë qëndrimit në Rahovec, e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”.
Gjithashtu, shumica e mediave në Serbi ndjekin politikën zyrtare ndaj Kosovës, duke e quajtur shpesh “të ashtuquajtur”, ose duke u thirrur në “institucionet e përkohshme të Prishtinës”.
Këto gjetje u konfirmuan edhe nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në hulumtimin e saj me titull: “Si dezinformatat nxisin radikalizimin etno-politik në Kosovë”.
Sipas këtij hulumtimi – i publikuar në shtator të këtij viti – Telegrami është platformë “e përshtatshme për përhapjen e narrativëve prorusë dhe proserbë”, me fokus të veçantë në Kosovë.
“Këto kanale kanë mijëra anëtarë dhe brenda pak minutash i shndërrojnë incidentet lokale në Kosovë, veçanërisht në veri, në thirrje nacionaliste për mobilizim”, thuhet ndër të tjera në të.
Si ndikojnë mesazhet në perceptimet e përdoruesve?
Ndërkohë, është formuar edhe i ashtuquajturi “Rrjeti Serb Info”, që grupon disa kanale në Telegram në gjuhën serbe, të cilat e përshkruajnë veten si “të pavarura nga censura” dhe ofrojnë “burimet më të besueshme të informacionit, analiza dhe komente nga fusha të ndryshme”.
Në këtë rrjet përfshihen edhe kanale që publikojnë lajme për Kosovën. Stradner shpjegon se qëllimi i këtyre kanaleve në Telegram është “të ngjallin” emocione te njerëzit – përmes zemërimit, frikës apo apatisë – në mënyrë që ata të jenë “të paralizuar” dhe të mos mund të nxjerrin përfundime vetë.
“Rusia e kupton shumë mirë se në Ballkan ka ende tensione etnike dhe fetare dhe, përmes mesazheve sensacionale në Telegram, njerëzit ‘ndizen’, teoritë e konspiracionit ushqehen dhe dezinformatat përhapen”.
“Një person që i ndjek këto kanale… nuk është e nevojshme të besojë menjëherë në ata narrativë. Por, kur bombardohesh gjithë ditën me propagandë, ajo shndërrohet në bindje”, thekson Stradner.
Ajo shpjegon se për Moskën, edhe nëse te njerëzit zgjon vetëm apati dhe i bën të ndihen të pafuqishëm për të ndryshuar diçka, kjo konsiderohet sukses.
“Rusia provon narrativë të ndryshëm, disa më të suksesshëm e disa më pak, por çelësi është që hapësira informative të vërshohet me pikëpamje të ndryshme, që njerëzit të mos dinë çfarë të besojnë”, thotë Stradner.
Cilat janë pasojat?
Stradner thotë se pasojat e narrativit radikal prorus në kanalet e Telegramit janë tashmë të dukshme në vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse, prej vitesh, përhapet propagandë antiperëndimore që polarizon shoqëritë.
Si shembull, ajo përmend faktin se një numër i madh i qytetarëve të Serbisë janë kundër BE-së, edhe pse BE-ja ofron ndihmë të konsiderueshme për vendin e tyre.
“Kjo ndodh pikërisht për faktin se propaganda përhap narrativë dhe formëson opinione. Rusia nuk ka nevojë të dërgojë tanke dhe aeroplanë në rajon, sepse mund t’i arrijë qëllimet e saj në hapësirën e informacionit”, thotë Stradner.
Ajo shton se është shumë e vështirë të zhvillosh luftë informacioni si një demokraci, sepse “ka rregulla dhe ligje të qarta që e ndalojnë përhapjen e propagandës”.
“Pikërisht për këtë arsye, Rusia dhe Kina janë shumë të suksesshme, sepse e kanë vënë Perëndimin në pozitë mbrojtëse”, thotë Stradner.
Sipas saj, BE-ja duhet të dërgojë ekipe për luftë hibride në vendet e Ballkanit, në mënyrë që shoqëritë të mësojnë të mbrohen kundër operacioneve informative./REL -

Kanalet proruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës
Kanale proruse në Telegram po promovojnë narrativë kundër Kosovës, duke synuar që të delegjitimojnë institucionet e saj dhe nxisin retorikë radikale.
Narrativët shpërndahen në mënyrë të koordinuar, dhe Telegrami është shndërruar në një rrjet për përhapjen e përmbajtjes politike dhe propagandistike
Ekspertët paralajmërojnë për përhapje të propagandës antiperëndimore dhe dezinformatave në Ballkan.
Kanale të shumta në Telegram që prezantohen si “zëri i Rusisë në Serbi” ose përdorin simbole ruse, si flamurin, fokusohen kryesisht te Kosova.
Aty promovohen mesazhe që delegjitimojnë institucionet e Kosovës, mohojnë pavarësinë e saj dhe shpesh nxisin retorikë radikale, përfshirë thirrje për ndërhyrje ushtarake.
Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve shfaqet pothuajse në çdo postim që lidhet me Kosovën.
Shumica e këtyre kanaleve u krijuan pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe sot kanë nga 10.000 deri mbi 80.000 ndjekës, të cilët marrin dhe shpërndajnë përmbajtje çdo ditë.
Postimet janë qartazi pro Rusisë, mbështesin pushtimin e Ukrainës, kundërshtojnë anëtarësimin e Serbisë në BE dhe kritikojnë bashkëpunimin me vendet perëndimore.
Viteve të fundit, sidomos në mjedisin rus, Telegrami është bërë jo vetëm një aplikacion mesazhesh, por edhe një rrjet për përhapjen e përmbajtjes politike dhe propagandistike, falë enkriptimit dhe anonimitetit të përdoruesve.
Ivana Stradner, bashkëpunëtore e Fondacionit joqeveritar për Mbrojtjen e Demokracive në Uashington, thotë për Radion Evropa e Lirë se Moska zyrtare i përdor kanalet në Telegram si “armë informacioni”.
Ajo thotë se këto kanale përbëjnë një kërcënim që qytetarët e zakonshëm nuk mund ta shohin, ndiejnë apo prekin – dhe për këtë arsye, në pamje të parë, postimet në këtë rrjet duken si teori konspirative.
Stradner nënvizon se perceptimi ka rol kyç, pasi rrjetet sociale mundësojnë formësimin e bindjeve të njerëzve, “në funksion të arritjes së objektivave të sigurisë”.
Përndryshe, krijimi në masë i kanaleve të Telegramit që trajtojnë temën e Kosovës, përkoi me rritjen e tensioneve në veri të vendit, pas tërheqjes së serbëve nga institucionet kosovare në nëntor të vitit 2022.
Atëkohë, Qeveria e Kosovës këmbëngulte në zbatimin e vendimeve që kryesisht kishin të bënin me konsolidimin e pushtetit në atë rajon, ku popullsia shumicë është serbe.
Një tjetër karakteristikë e përbashkët e kanaleve proruse në Telegram, që publikojnë përmbajtje rreth Kosovës, është veprimi i tyre i koordinuar, d.m.th. ato veprojnë si një rrjet i vetëm për përhapjen e një narrativi të caktuar.
Kështu, më 29 tetor, kanali “Bunker” në Telegram njoftoi se në Mitrovicë të Veriut janë shfaqur grafite të reja: “Kosova është Serbi”, “Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë Z”, “Nuk ka dorëzim”.
Brenda disa minutash, këtë postim e shpërndanë edhe kanalet “Srpska Sparta-Info”, “Bunt je stanje duha”, “Koridor” dhe “Code 17”, të cilat së bashku kanë mbi 130.000 përdorues.
Radio Evropa e Lirë nuk arriti ta konfirmonte këtë informacion në Policinë e Kosovës.
Postime për Kosovën në gjuhën serbe publikojnë edhe kanalet: “Hrabro za Kosmet”, “Slovenski medved”, “Uz svoj narod” e të tjera.
Ka, gjithashtu, edhe kanale në gjuhën ruse që publikojnë lajme për Kosovën, si “Сербия – LIVE” (Serbia Live), “Великая Россия” (Rusia e Madhe) dhe “Сербский Вестник” (Gazeta Serbe).
Cilat janë narrativët kryesorë?
Një nga narrativët kryesorë të kanaleve proruse në Telegram që publikojnë lajme rreth Kosovës, është paraqitja e pjesëtarëve të komunitetit serb si “viktima të terrorit” nga autoritetet e Kosovës.
Aty delegjitimizohen edhe institucionet e Kosovës, të cilat shpesh quhen me terma përçmues për shqiptarët.
Për shembull, kanali “Bunker” postoi më 28 tetor lajme rreth ndërtimit të një shkolle në Mitrovicën e Veriut, duke shkruar:
“Terroristët ‘shiptarë’ [ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal] Sveçla dhe [kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden] Atiq vendosën sot gurthemelin për një shkollë tjetër ‘shiptare’ në pjesën veriore të Mitrovicës”.
Po atë ditë, kanali “Koridor” publikoi lajme rreth stërvitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës në poligonin e stërvitjes pranë Gjakovës, por me gjuhë të urrejtjes.
“Terroristët ‘shiptarë’ dhe terroristët e NATO-s zhvilluan stërvitje ushtarake së bashku në Gjakovë”, thuhej në postim.
Përndryshe, kanali “Koridor” është përdorur më parë edhe nga “Brigada e Veriut”, e cila së bashku me “Mbrojtjen Civile” janë shpallur organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës në qershor të vitit 2023.
Atëkohë, në këtë kanal u bë e ditur se kjo nuk do t’i pengojë të luftojnë “për serbizmin dhe unitetin”, por se, për arsye sigurie, nuk do të informojnë më publikisht për veprimet e tyre.
Thirrjet për linçim
Një nga narrativët në kanalet në Telegram është emërtimi i pjesëtarëve të komunitetit serb që janë të punësuar në institucionet e Kosovës, ose që, në njëfarë mënyre, promovojnë bashkëjetesën.
Në fund të qershorit, në kanalin “Koridor” u publikua një deklaratë e një punonjësi të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, i cili foli publikisht për presionet që përjetonte, pasi nuk pranoi të largohej nga pozita e tij gjatë largimit kolektiv të serbëve nga institucionet, në nëntor të vitit 2022.
Në postim ai u përshkrua si “spiun shqiptar, të cilit i është ofruar të punonte në ndonjë nga institucionet e Serbisë”, por se “ai zgjodhi të qëndronte dhe të punonte për institucionet shqiptare, pasi, përveç pagës, merrte edhe bonus për spiunazh”.
Në të njëjtin kanal, edhe avokati serb, Ivan Niniq, u përshkrua si “avokat i paguar nga [kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin] Kurti”, i cili mbron serbët që janë bashkëpunëtorë të tij, përfshirë Dragan Nikolliqin nga Leposaviqi.
Në vitin 2023, REL-i shkroi për rastin e Dragan Nikolliqit, i cili u arrestua nga organet serbe të sigurisë për “bashkim kundër rendit kushtetues të Serbisë” dhe “thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Serbisë”.
Nikolliq u lirua përfundimisht nga akuzat, për shkak të mungesës së provave për akuzat kundër tij.
Për shkak të linçimit publik në grupin “Ariu Sllav” në Telegram, në maj të vitit 2023, Mlladen Peroviq nga Zveçani, në veri të Kosovës, u frikësua gjithashtu për sigurinë e tij.
Peroviq ndihmoi gazetarët nga komuniteti shqiptar të arrinin tek automjetet e tyre dhe ua hapi edhe dyert e kafenesë së tij, për t’i mbrojtur nga përleshjet që po ndodhnin mes një grupi serbësh dhe misionit paqeruajtës, KFOR.
Termat fyes ndaj shqiptarëve të Kosovës përdoren shpesh edhe nga politikanët serbë, gjatë paraqitjeve të tyre publike, edhe pse një vendim gjykate në Serbi e ka shpallur termin “shiptar” si politikisht jokorrekt dhe ofendues.
Për shembull, në mars të këtij viti, gjatë një debati me opozitën në Kuvend, kryeparlamentarja serbe, Ana Bërnabiq, iu referua mediave të Kosovës si “shiptare”, teksa foli për incidentet në Kuvendin e Serbisë, të raportuara prej tyre.
Gjithashtu, institucionet zyrtare serbe, siç është Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, shpesh përdorin narrativë si “autoritetet e Kosovës duan t’i persekutojnë serbët”, se “ata po terrorizohen” e të ngjashme.
Për shembull, përfaqësuesi i kësaj zyre, Igor Popoviq, u arrestua në korrik të këtij viti, pasi, gjatë qëndrimit në Rahovec, e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”.
Gjithashtu, shumica e mediave në Serbi ndjekin politikën zyrtare ndaj Kosovës, duke e quajtur shpesh “të ashtuquajtur”, ose duke u thirrur në “institucionet e përkohshme të Prishtinës”.
Këto gjetje u konfirmuan edhe nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në hulumtimin e saj me titull: “Si dezinformatat nxisin radikalizimin etno-politik në Kosovë”.
Sipas këtij hulumtimi – i publikuar në shtator të këtij viti – Telegrami është platformë “e përshtatshme për përhapjen e narrativëve prorusë dhe proserbë”, me fokus të veçantë në Kosovë.
“Këto kanale kanë mijëra anëtarë dhe brenda pak minutash i shndërrojnë incidentet lokale në Kosovë, veçanërisht në veri, në thirrje nacionaliste për mobilizim”, thuhet ndër të tjera në të.
Si ndikojnë mesazhet në perceptimet e përdoruesve?
Ndërkohë, është formuar edhe i ashtuquajturi “Rrjeti Serb Info”, që grupon disa kanale në Telegram në gjuhën serbe, të cilat e përshkruajnë veten si “të pavarura nga censura” dhe ofrojnë “burimet më të besueshme të informacionit, analiza dhe komente nga fusha të ndryshme”.
Në këtë rrjet përfshihen edhe kanale që publikojnë lajme për Kosovën.
Stradner shpjegon se qëllimi i këtyre kanaleve në Telegram është “të ngjallin” emocione te njerëzit – përmes zemërimit, frikës apo apatisë – në mënyrë që ata të jenë “të paralizuar” dhe të mos mund të nxjerrin përfundime vetë.
“Rusia e kupton shumë mirë se në Ballkan ka ende tensione etnike dhe fetare dhe, përmes mesazheve sensacionale në Telegram, njerëzit ‘ndizen’, teoritë e konspiracionit ushqehen dhe dezinformatat përhapen”.
“Një person që i ndjek këto kanale… nuk është e nevojshme të besojë menjëherë në ata narrativë. Por, kur bombardohesh gjithë ditën me propagandë, ajo shndërrohet në bindje”, thekson Stradner.
Ajo shpjegon se për Moskën, edhe nëse te njerëzit zgjon vetëm apati dhe i bën të ndihen të pafuqishëm për të ndryshuar diçka, kjo konsiderohet sukses.
“Rusia provon narrativë të ndryshëm, disa më të suksesshëm e disa më pak, por çelësi është që hapësira informative të vërshohet me pikëpamje të ndryshme, që njerëzit të mos dinë çfarë të besojnë”, thotë Stradner.
Stradner thotë se pasojat e narrativit radikal prorus në kanalet e Telegramit janë tashmë të dukshme në vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse, prej vitesh, përhapet propagandë antiperëndimore që polarizon shoqëritë.
Si shembull, ajo përmend faktin se një numër i madh i qytetarëve të Serbisë janë kundër BE-së, edhe pse BE-ja ofron ndihmë të konsiderueshme për vendin e tyre.
“Kjo ndodh pikërisht për faktin se propaganda përhap narrativë dhe formëson opinione. Rusia nuk ka nevojë të dërgojë tanke dhe aeroplanë në rajon, sepse mund t’i arrijë qëllimet e saj në hapësirën e informacionit”, thotë Stradner.
Ajo shton se është shumë e vështirë të zhvillosh luftë informacioni si një demokraci, sepse “ka rregulla dhe ligje të qarta që e ndalojnë përhapjen e propagandës”.
“Pikërisht për këtë arsye, Rusia dhe Kina janë shumë të suksesshme, sepse e kanë vënë Perëndimin në pozitë mbrojtëse”, thotë Stradner.
Sipas saj, BE-ja duhet të dërgojë ekipe për luftë hibride në vendet e Ballkanit, në mënyrë që shoqëritë të mësojnë të mbrohen kundër operacioneve informative.
REL -

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës
Kanale të shumta në Telegram që prezantohen si “zëri i Rusisë në Serbi” ose përdorin simbole ruse, si flamurin, fokusohen kryesisht te Kosova.
Aty promovohen mesazhe që delegjitimojnë institucionet e Kosovës, mohojnë pavarësinë e saj dhe shpesh nxisin retorikë radikale, përfshirë thirrje për ndërhyrje ushtarake.
Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve shfaqet pothuajse në çdo postim që lidhet me Kosovën.
Shumica e këtyre kanaleve u krijuan pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe sot kanë nga 10.000 deri mbi 80.000 ndjekës, të cilët marrin dhe shpërndajnë përmbajtje çdo ditë.
Postimet janë qartazi pro Rusisë, mbështesin pushtimin e Ukrainës, kundërshtojnë anëtarësimin e Serbisë në BE dhe kritikojnë bashkëpunimin me vendet perëndimore.
Viteve të fundit, sidomos në mjedisin rus, Telegrami është bërë jo vetëm një aplikacion mesazhesh, por edhe një rrjet për përhapjen e përmbajtjes politike dhe propagandistike, falë enkriptimit dhe anonimitetit të përdoruesve.
Ivana Stradner, bashkëpunëtore e Fondacionit joqeveritar për Mbrojtjen e Demokracive në Uashington, thotë për Radion Evropa e Lirë se Moska zyrtare i përdor kanalet në Telegram si “armë informacioni”.
Ajo thotë se këto kanale përbëjnë një kërcënim që qytetarët e zakonshëm nuk mund ta shohin, ndiejnë apo prekin – dhe për këtë arsye, në pamje të parë, postimet në këtë rrjet duken si teori konspirative.
Stradner nënvizon se perceptimi ka rol kyç, pasi rrjetet sociale mundësojnë formësimin e bindjeve të njerëzve, “në funksion të arritjes së objektivave të sigurisë”.
Përndryshe, krijimi në masë i kanaleve të Telegramit që trajtojnë temën e Kosovës, përkoi me rritjen e tensioneve në veri të vendit, pas tërheqjes së serbëve nga institucionet kosovare në nëntor të vitit 2022.
Atëkohë, Qeveria e Kosovës këmbëngulte në zbatimin e vendimeve që kryesisht kishin të bënin me konsolidimin e pushtetit në atë rajon, ku popullsia shumicë është serbe.
Një tjetër karakteristikë e përbashkët e kanaleve proruse në Telegram, që publikojnë përmbajtje rreth Kosovës, është veprimi i tyre i koordinuar, d.m.th. ato veprojnë si një rrjet i vetëm për përhapjen e një narrativi të caktuar.
Kështu, më 29 tetor, kanali “Bunker” në Telegram njoftoi se në Mitrovicë të Veriut janë shfaqur grafite të reja: “Kosova është Serbi”, “Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë Z”, “Nuk ka dorëzim”.
Brenda disa minutash, këtë postim e shpërndanë edhe kanalet “Srpska Sparta-Info”, “Bunt je stanje duha”, “Koridor” dhe “Code 17”, të cilat së bashku kanë mbi 130.000 përdorues.
Radio Evropa e Lirë nuk arriti ta konfirmonte këtë informacion në Policinë e Kosovës.
Postime për Kosovën në gjuhën serbe publikojnë edhe kanalet: “Hrabro za Kosmet”, “Slovenski medved”, “Uz svoj narod” e të tjera.
Ka, gjithashtu, edhe kanale në gjuhën ruse që publikojnë lajme për Kosovën, si “Сербия – LIVE” (Serbia Live), “Великая Россия” (Rusia e Madhe) dhe “Сербский Вестник” (Gazeta Serbe).
Cilat janë narrativët kryesorë?
Një nga narrativët kryesorë të kanaleve proruse në Telegram që publikojnë lajme rreth Kosovës, është paraqitja e pjesëtarëve të komunitetit serb si “viktima të terrorit” nga autoritetet e Kosovës.
Aty delegjitimizohen edhe institucionet e Kosovës, të cilat shpesh quhen me terma përçmues për shqiptarët.Për shembull, kanali “Bunker” postoi më 28 tetor lajme rreth ndërtimit të një shkolle në Mitrovicën e Veriut, duke shkruar:
“Terroristët ‘shiptarë’ [ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal] Sveçla dhe [kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden] Atiç vendosën sot gurthemelin për një shkollë tjetër ‘shiptare’ në pjesën veriore të Mitrovicës”.
Një nga postimet në Telegram lidhur me vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e një shkolle në Mitrovicë të Veriut.
Po atë ditë, kanali “Koridor” publikoi lajme rreth stërvitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës në poligonin e stërvitjes pranë Gjakovës, por me gjuhë të urrejtjes.
“Terroristët ‘shiptarë’ dhe terroristët e NATO-s zhvilluan stërvitje ushtarake së bashku në Gjakovë”, thuhej në postim.
Përndryshe, kanali “Koridor” është përdorur më parë edhe nga “Brigada e Veriut”, e cila së bashku me “Mbrojtjen Civile” janë shpallur organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës në qershor të vitit 2023.
Atëkohë, në këtë kanal u bë e ditur se kjo nuk do t’i pengojë të luftojnë “për serbizmin dhe unitetin”, por se, për arsye sigurie, nuk do të informojnë më publikisht për veprimet e tyre.
Thirrjet për linçim
Një nga narrativët në kanalet në Telegram është emërtimi i pjesëtarëve të komunitetit serb që janë të punësuar në institucionet e Kosovës, ose që, në njëfarë mënyre, promovojnë bashkëjetesën.
Në fund të qershorit, në kanalin “Koridor” u publikua një deklaratë e një punonjësi të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, i cili foli publikisht për presionet që përjetonte, pasi nuk pranoi të largohej nga pozita e tij gjatë largimit kolektiv të serbëve nga institucionet, në nëntor të vitit 2022.
Në postim ai u përshkrua si “spiun shqiptar, të cilit i është ofruar të punonte në ndonjë nga institucionet e Serbisë”, por se “ai zgjodhi të qëndronte dhe të punonte për institucionet shqiptare, pasi, përveç pagës, merrte edhe bonus për spiunazh”.
Në të njëjtin kanal, edhe avokati serb, Ivan Niniç, u përshkrua si “avokat i paguar nga [kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin] Kurti”, i cili mbron serbët që janë bashkëpunëtorë të tij, përfshirë Dragan Nikoliç nga Leposaviçi.
Një mesazh kërcënues ndaj avokatit Niniç i postuar në Telegram
Në vitin 2023, REL-i shkroi për rastin e Dragan Nikoliç, i cili u arrestua nga organet serbe të sigurisë për “bashkim kundër rendit kushtetues të Serbisë” dhe “thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Serbisë”.
Nikoliç u lirua përfundimisht nga akuzat, për shkak të mungesës së provave për akuzat kundër tij.
Për shkak të linçimit publik në grupin “Ariu Sllav” në Telegram, në maj të vitit 2023, Mlladen Peroviç nga Zveçani, në veri të Kosovës, u frikësua gjithashtu për sigurinë e tij.
Peroviç ndihmoi gazetarët nga komuniteti shqiptar të arrinin tek automjetet e tyre dhe ua hapi edhe dyert e kafenesë së tij, për t’i mbrojtur nga përleshjet që po ndodhnin mes një grupi serbësh dhe misionit paqeruajtës, KFOR.
Përputhja e narrativit me politikën zyrtare serbe
Termat fyes ndaj shqiptarëve të Kosovës përdoren shpesh edhe nga politikanët serbë, gjatë paraqitjeve të tyre publike, edhe pse një vendim gjykate në Serbi e ka shpallur termin “shiptar” si politikisht jokorrekt dhe ofendues.
Për shembull, në mars të këtij viti, gjatë një debati me opozitën në Kuvend, kryeparlamentarja serbe, Ana Bërnabiç, iu referua mediave të Kosovës si “shiptare”, teksa foli për incidentet në Kuvendin e Serbisë, të raportuara prej tyre.
Gjithashtu, institucionet zyrtare serbe, siç është Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, shpesh përdorin narrativë si “autoritetet e Kosovës duan t’i persekutojnë serbët”, se “ata po terrorizohen” e të ngjashme.
Për shembull, përfaqësuesi i kësaj zyre, Igor Popoviç, u arrestua në korrik të këtij viti, pasi, gjatë qëndrimit në Rahovec, e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”.
Gjithashtu, shumica e mediave në Serbi ndjekin politikën zyrtare ndaj Kosovës, duke e quajtur shpesh “të ashtuquajtur”, ose duke u thirrur në “institucionet e përkohshme të Prishtinës”.
Këto gjetje u konfirmuan edhe nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në hulumtimin e saj me titull: “Si dezinformatat nxisin radikalizimin etno-politik në Kosovë”.
Sipas këtij hulumtimi – i publikuar në shtator të këtij viti – Telegrami është platformë “e përshtatshme për përhapjen e narrativëve prorusë dhe proserbë”, me fokus të veçantë në Kosovë.
“Këto kanale kanë mijëra anëtarë dhe brenda pak minutash i shndërrojnë incidentet lokale në Kosovë, veçanërisht në veri, në thirrje nacionaliste për mobilizim”, thuhet ndër të tjera në të.
Si ndikojnë mesazhet në perceptimet e përdoruesve?
Ndërkohë, është formuar edhe i ashtuquajturi “Rrjeti Serb Info”, që grupon disa kanale në Telegram në gjuhën serbe, të cilat e përshkruajnë veten si “të pavarura nga censura” dhe ofrojnë “burimet më të besueshme të informacionit, analiza dhe komente nga fusha të ndryshme”.
Në këtë rrjet përfshihen edhe kanale që publikojnë lajme për Kosovën.
Stradner shpjegon se qëllimi i këtyre kanaleve në Telegram është “të ngjallin” emocione te njerëzit – përmes zemërimit, frikës apo apatisë – në mënyrë që ata të jenë “të paralizuar” dhe të mos mund të nxjerrin përfundime vetë.
“Rusia e kupton shumë mirë se në Ballkan ka ende tensione etnike dhe fetare dhe, përmes mesazheve sensacionale në Telegram, njerëzit ‘ndizen’, teoritë e konspiracionit ushqehen dhe dezinformatat përhapen”.
“Një person që i ndjek këto kanale… nuk është e nevojshme të besojë menjëherë në ata narrativë. Por, kur bombardohesh gjithë ditën me propagandë, ajo shndërrohet në bindje”, thekson Stradner.
Ajo shpjegon se për Moskën, edhe nëse te njerëzit zgjon vetëm apati dhe i bën të ndihen të pafuqishëm për të ndryshuar diçka, kjo konsiderohet sukses.
“Rusia provon narrativë të ndryshëm, disa më të suksesshëm e disa më pak, por çelësi është që hapësira informative të vërshohet me pikëpamje të ndryshme, që njerëzit të mos dinë çfarë të besojnë”, thotë Stradner.
Cilat janë pasojat?
Stradner thotë se pasojat e narrativit radikal prorus në kanalet e Telegramit janë tashmë të dukshme në vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse, prej vitesh, përhapet propagandë antiperëndimore që polarizon shoqëritë.
Si shembull, ajo përmend faktin se një numër i madh i qytetarëve të Serbisë janë kundër BE-së, edhe pse BE-ja ofron ndihmë të konsiderueshme për vendin e tyre.
“Kjo ndodh pikërisht për faktin se propaganda përhap narrativë dhe formëson opinione. Rusia nuk ka nevojë të dërgojë tanke dhe aeroplanë në rajon, sepse mund t’i arrijë qëllimet e saj në hapësirën e informacionit”, thotë Stradner.
Ajo shton se është shumë e vështirë të zhvillosh luftë informacioni si një demokraci, sepse “ka rregulla dhe ligje të qarta që e ndalojnë përhapjen e propagandës”.
“Pikërisht për këtë arsye, Rusia dhe Kina janë shumë të suksesshme, sepse e kanë vënë Perëndimin në pozitë mbrojtëse”, thotë Stradner.
Sipas saj, BE-ja duhet të dërgojë ekipe për luftë hibride në vendet e Ballkanit, në mënyrë që shoqëritë të mësojnë të mbrohen kundër operacioneve informative.
/REL -

REL: Kanalet pro-ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës
Kanale të shumta në Telegram që prezantohen si “zëri i Rusisë në Serbi” ose përdorin simbole ruse, si flamurin, fokusohen kryesisht te Kosova. Aty promovohen mesazhe që delegjitimojnë institucionet e Kosovës, mohojnë pavarësinë e saj dhe shpesh nxisin retorikë radikale, përfshirë thirrje për ndërhyrje ushtarake. Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve shfaqet pothuajse në çdo postim që lidhet me Kosovën. Shumica e këtyre kanaleve u krijuan pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe sot kanë nga 10.000 deri mbi 80.000 ndjekës, të cilët marrin dhe shpërndajnë përmbajtje çdo ditë.
Postimet janë qartazi pro Rusisë, mbështesin pushtimin e Ukrainës, kundërshtojnë anëtarësimin e Serbisë në BE dhe kritikojnë bashkëpunimin me vendet perëndimore. Viteve të fundit, sidomos në mjedisin rus, Telegrami është bërë jo vetëm një aplikacion mesazhesh, por edhe një rrjet për përhapjen e përmbajtjes politike dhe propagandistike, falë enkriptimit dhe anonimitetit të përdoruesve. Ivana Stradner, bashkëpunëtore e Fondacionit joqeveritar për Mbrojtjen e Demokracive në Uashington, thotë për Radion Evropa e Lirë se Moska zyrtare i përdor kanalet në Telegram si “armë informacioni”.Ajo thotë se këto kanale përbëjnë një kërcënim që qytetarët e zakonshëm nuk mund ta shohin, ndiejnë apo prekin – dhe për këtë arsye, në pamje të parë, postimet në këtë rrjet duken si teori konspirative. Stradner nënvizon se perceptimi ka rol kyç, pasi rrjetet sociale mundësojnë formësimin e bindjeve të njerëzve, “në funksion të arritjes së objektivave të sigurisë”. Përndryshe, krijimi në masë i kanaleve të Telegramit që trajtojnë temën e Kosovës, përkoi me rritjen e tensioneve në veri të vendit, pas tërheqjes së serbëve nga institucionet kosovare në nëntor të vitit 2022.
Atëkohë, Qeveria e Kosovës këmbëngulte në zbatimin e vendimeve që kryesisht kishin të bënin me konsolidimin e pushtetit në atë rajon, ku popullsia shumicë është serbe. Një tjetër karakteristikë e përbashkët e kanaleve proruse në Telegram, që publikojnë përmbajtje rreth Kosovës, është veprimi i tyre i koordinuar, d.m.th. ato veprojnë si një rrjet i vetëm për përhapjen e një narrativi të caktuar.
Kështu, më 29 tetor, kanali “Bunker” në Telegram njoftoi se në Mitrovicë të Veriut janë shfaqur grafite të reja: “Kosova është Serbi”, “Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë Z”, “Nuk ka dorëzim”. Brenda disa minutash, këtë postim e shpërndanë edhe kanalet “Srpska Sparta-Info”, “Bunt je stanje duha”, “Koridor” dhe “Code 17”, të cilat së bashku kanë mbi 130.000 përdorues. Radio Evropa e Lirë nuk arriti ta konfirmonte këtë informacion në Policinë e Kosovës. Postime për Kosovën në gjuhën serbe publikojnë edhe kanalet: “Hrabro za Kosmet”, “Slovenski medved”, “Uz svoj narod” e të tjera.
Ka, gjithashtu, edhe kanale në gjuhën ruse që publikojnë lajme për Kosovën, si “Сербия – LIVE” (Serbia Live), “Великая Россия” (Rusia e Madhe) dhe “Сербский Вестник” (Gazeta Serbe). Një nga narrativët kryesorë të kanaleve proruse në Telegram që publikojnë lajme rreth Kosovës, është paraqitja e pjesëtarëve të komunitetit serb si “viktima të terrorit” nga autoritetet e Kosovës. Aty delegjitimizohen edhe institucionet e Kosovës, të cilat shpesh quhen me terma përçmues për shqiptarët. Për shembull, kanali “Bunker” postoi më 28 tetor lajme rreth ndërtimit të një shkolle në Mitrovicën e Veriut, duke shkruar:
“Terroristët ‘shiptarë’ [ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal] Sveçla dhe [kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden] Atiq vendosën sot gurthemelin për një shkollë tjetër ‘shiptare’ në pjesën veriore të Mitrovicës”. Po atë ditë, kanali “Koridor” publikoi lajme rreth stërvitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës në poligonin e stërvitjes pranë Gjakovës, por me gjuhë të urrejtjes. “Terroristët ‘shiptarë’ dhe terroristët e NATO-s zhvilluan stërvitje ushtarake së bashku në Gjakovë”, thuhej në postim. Përndryshe, kanali “Koridor” është përdorur më parë edhe nga “Brigada e Veriut”, e cila së bashku me “Mbrojtjen Civile” janë shpallur organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës në qershor të vitit 2023.
Atëkohë, në këtë kanal u bë e ditur se kjo nuk do t’i pengojë të luftojnë “për serbizmin dhe unitetin”, por se, për arsye sigurie, nuk do të informojnë më publikisht për veprimet e tyre. Një nga narrativët në kanalet në Telegram është emërtimi i pjesëtarëve të komunitetit serb që janë të punësuar në institucionet e Kosovës, ose që, në njëfarë mënyre, promovojnë bashkëjetesën. Në fund të qershorit, në kanalin “Koridor” u publikua një deklaratë e një punonjësi të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, i cili foli publikisht për presionet që përjetonte, pasi nuk pranoi të largohej nga pozita e tij gjatë largimit kolektiv të serbëve nga institucionet, në nëntor të vitit 2022.
Në postim ai u përshkrua si “spiun shqiptar, të cilit i është ofruar të punonte në ndonjë nga institucionet e Serbisë”, por se “ai zgjodhi të qëndronte dhe të punonte për institucionet shqiptare, pasi, përveç pagës, merrte edhe bonus për spiunazh”. Në të njëjtin kanal, edhe avokati serb, Ivan Niniq, u përshkrua si “avokat i paguar nga [kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin] Kurti”, i cili mbron serbët që janë bashkëpunëtorë të tij, përfshirë Dragan Nikolliqin nga Leposaviqi. Në vitin 2023, REL-i shkroi për rastin e Dragan Nikolliqit, i cili u arrestua nga organet serbe të sigurisë për “bashkim kundër rendit kushtetues të Serbisë” dhe “thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Serbisë”.
Nikolliq u lirua përfundimisht nga akuzat, për shkak të mungesës së provave për akuzat kundër tij. Për shkak të linçimit publik në grupin “Ariu Sllav” në Telegram, në maj të vitit 2023, Mlladen Peroviq nga Zveçani, në veri të Kosovës, u frikësua gjithashtu për sigurinë e tij. Peroviq ndihmoi gazetarët nga komuniteti shqiptar të arrinin tek automjetet e tyre dhe ua hapi edhe dyert e kafenesë së tij, për t’i mbrojtur nga përleshjet që po ndodhnin mes një grupi serbësh dhe misionit paqeruajtës, KFOR. Termat fyes ndaj shqiptarëve të Kosovës përdoren shpesh edhe nga politikanët serbë, gjatë paraqitjeve të tyre publike, edhe pse një vendim gjykate në Serbi e ka shpallur termin “shiptar” si politikisht jokorrekt dhe ofendues.
Për shembull, në mars të këtij viti, gjatë një debati me opozitën në Kuvend, kryeparlamentarja serbe, Ana Bërnabiq, iu referua mediave të Kosovës si “shiptare”, teksa foli për incidentet në Kuvendin e Serbisë, të raportuara prej tyre. Gjithashtu, institucionet zyrtare serbe, siç është Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, shpesh përdorin narrativë si “autoritetet e Kosovës duan t’i persekutojnë serbët”, se “ata po terrorizohen” e të ngjashme. Për shembull, përfaqësuesi i kësaj zyre, Igor Popoviq, u arrestua në korrik të këtij viti, pasi, gjatë qëndrimit në Rahovec, e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”. Gjithashtu, shumica e mediave në Serbi ndjekin politikën zyrtare ndaj Kosovës, duke e quajtur shpesh “të ashtuquajtur”, ose duke u thirrur në “institucionet e përkohshme të Prishtinës”.
Këto gjetje u konfirmuan edhe nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në hulumtimin e saj me titull: “Si dezinformatat nxisin radikalizimin etno-politik në Kosovë”. Sipas këtij hulumtimi – i publikuar në shtator të këtij viti – Telegrami është platformë “e përshtatshme për përhapjen e narrativëve prorusë dhe proserbë”, me fokus të veçantë në Kosovë. “Këto kanale kanë mijëra anëtarë dhe brenda pak minutash i shndërrojnë incidentet lokale në Kosovë, veçanërisht në veri, në thirrje nacionaliste për mobilizim”, thuhet ndër të tjera në të. Ndërkohë, është formuar edhe i ashtuquajturi “Rrjeti Serb Info”, që grupon disa kanale në Telegram në gjuhën serbe, të cilat e përshkruajnë veten si “të pavarura nga censura” dhe ofrojnë “burimet më të besueshme të informacionit, analiza dhe komente nga fusha të ndryshme”.
Në këtë rrjet përfshihen edhe kanale që publikojnë lajme për Kosovën. Stradner shpjegon se qëllimi i këtyre kanaleve në Telegram është “të ngjallin” emocione te njerëzit – përmes zemërimit, frikës apo apatisë – në mënyrë që ata të jenë “të paralizuar” dhe të mos mund të nxjerrin përfundime vetë. “Rusia e kupton shumë mirë se në Ballkan ka ende tensione etnike dhe fetare dhe, përmes mesazheve sensacionale në Telegram, njerëzit ‘ndizen’, teoritë e konspiracionit ushqehen dhe dezinformatat përhapen”. “Një person që i ndjek këto kanale… nuk është e nevojshme të besojë menjëherë në ata narrativë. Por, kur bombardohesh gjithë ditën me propagandë, ajo shndërrohet në bindje”, thekson Stradner.
Ajo shpjegon se për Moskën, edhe nëse te njerëzit zgjon vetëm apati dhe i bën të ndihen të pafuqishëm për të ndryshuar diçka, kjo konsiderohet sukses. “Rusia provon narrativë të ndryshëm, disa më të suksesshëm e disa më pak, por çelësi është që hapësira informative të vërshohet me pikëpamje të ndryshme, që njerëzit të mos dinë çfarë të besojnë”, thotë Stradner. Stradner thotë se pasojat e narrativit radikal prorus në kanalet e Telegramit janë tashmë të dukshme në vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse, prej vitesh, përhapet propagandë antiperëndimore që polarizon shoqëritë. Si shembull, ajo përmend faktin se një numër i madh i qytetarëve të Serbisë janë kundër BE-së, edhe pse BE-ja ofron ndihmë të konsiderueshme për vendin e tyre.
“Kjo ndodh pikërisht për faktin se propaganda përhap narrativë dhe formëson opinione. Rusia nuk ka nevojë të dërgojë tanke dhe aeroplanë në rajon, sepse mund t’i arrijë qëllimet e saj në hapësirën e informacionit”, thotë Stradner. Ajo shton se është shumë e vështirë të zhvillosh luftë informacioni si një demokraci, sepse “ka rregulla dhe ligje të qarta që e ndalojnë përhapjen e propagandës”. “Pikërisht për këtë arsye, Rusia dhe Kina janë shumë të suksesshme, sepse e kanë vënë Perëndimin në pozitë mbrojtëse”, thotë Stradner. Sipas saj, BE-ja duhet të dërgojë ekipe për luftë hibride në vendet e Ballkanit, në mënyrë që shoqëritë të mësojnë të mbrohen kundër operacioneve informative./REL/ -

Kreu i KLSH ankohet në Kuvend: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu u ankua në Kuvend se institucionet shtetërore po pengonin audituesit që të kryenin punën e tyre – përfshirë edhe ankesa për pamundësinë e auditimit të punës së kryeministrit.
Audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit pengohen nga institucionet publike për të aksesuar databazën e të dhënave të tyre për auditim, u ankua të mërkurën në Kuvend kryetari i i këtij institucioni, Arben Shehu, por pa pëmendur me emër këto institucione publike.
Duke iu përgjigjur shqetësimeve të deputetëve për zgjatjen tej afateve ligjore të auditimeve, Shehu tha se kjo zgjatje nuk vinte për faj të të audituesve, por të institucioneve nën auditim.
“Kemi auditime në proces dhe nuk mund ecim përpara për shkak të mosdhënies së aksesit të institucionit që është në auditim,” tha Shehu në Komisionin e Ekonomisë, duke e shtuar se “ky është bllokim i procesit ligjor pa asnjë logjikë dhe përgjigje”.
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, pyeti se çfarë zgjidhje sugjeronte Shehu për të adresuar problemin dhe a kishte diçka që mund të bënte Kuvendi ndaj zyrtarëve shtetërorë që të mos shmangin përgjegjësinë ligjore.
“Ligji është i qartë, nevoja është për zbatimin e tij,” u përgjigj kreu i KLSH-së, duke lajmëruar komisionin se do të drejtohej në në rrugë institucionale për raste konkrete të pengimit të punës së audituesve.
Ndërkohë, Shehu adresoi edhe ankesa të punonjësve dhe ish-punonjësve të të KLSH-së se ishin gjendur para pamundësisë për të audituar punën e kryeminisrit, dhe iu referua një letër-ankese të dorëzuar në komision, ku kërkohej sipas tij, “suporti i Kuvendit për KLSH-në që të kishte mundësinë të auditonte punën e kryeministrit”.
Edhe pse kryetarja e komisionit, Milva Ikonomi pohoi adresimin e këtij shqetësimi nga punonjësit e KLSH-së, ajo kërkoi që çështja të trajtohej në një mbledhje tjetër dhe mbledhja të fokusohej tek raportimi i KLSH për punën e tij gjatë vitit 2024.
Shehu kërkoi që komunikimi mes institucionit të pavarur që ai drejton dhe Kuvendit të ishte i vazhdueshëm për të adresuar problematikat, duke iu referuar si një përvoje të mirë në këtë drejtim lidhur me një nënkomision të posaçëm që u ngrit në legjislaturën e shkuar për të adresuar zbatimin e rekomandimeve të auditimeve të KLSH-së nga administrata publike.
Duke paraqitur një ekspoze të përgjithshme të auditimeve për vitin 2024, Shehu tha se ishin kryer 159 auditime në të gjitha hallkat e qeverisjes. Ai tha se për shkeljet e evidentuara, KLSH kishte bërë 13 kallëzime penale dhe 4378 rekomandime për masa disiplinore, administrative dhe financiare.
Pyetjet e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës u fokusuan tek çështje të veçanta, kryesisht në lidhje me auditimet e kontratave koncensionare. Për shumicën e çështjeve, Shehu tha se ishin në proces auditimi dhe sugjeroi që të rezultatet e tyre të diskutoheshin në seanca të posaçme me kërkesë të Kuvendit.
/BIRN
