Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruarNëse cilësia e arsimit matet edhe nga mjediset ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të ditës, atëherë të dhënat e fundit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor tregojnë se shumë institucione arsimore në Shqipëri vijojnë të përballen me probleme elementare higjieno-sanitare.
Gjatë vitit 2024, trupat inspektuese të ISHSH kanë zhvilluar 12,365 inspektime dhe 765 riinspektime në të gjithë vendin, duke kontrolluar shkolla, institucione parashkollore, universitete, ambiente akomodimi dhe shërbimi, qendra shëndetësore, institucione të përkujdesjes sociale, subjekte farmaceutike, si dhe biznese që ofrojnë shërbime estetike e berberësh.
Objektivi i këtyre inspektimeve ka qenë garantimi i kushteve të duhura higjieno-sanitare dhe sigurimi i shërbimeve të cilësisë për qytetarët, veçanërisht në mjediset ku rreziku për shëndetin publik është më i lartë.
ISHSH e ka përqendruar vëmendjen në përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm, krijimin e kushteve optimale të mësimit dhe çlodhjes në institucionet arsimore, si dhe kontrollin e standardeve higjienike në vendet e punës.
Një peshë të konsiderueshme në totalin e inspektimeve e zënë institucionet e arsimit. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë kryer 4,033 inspektime dhe riinspektime në shkolla, çerdhe, kopshte, universitete dhe konvikte, me qëllim sigurimin e zbatimit të legjislacionit për kushtet shëndetësore të mësimit dhe jetesës së nxënësve. Nga këto, 3,944 ishin inspektime të rregullta, ndërsa 89 riinspektime.
Sipas të dhënave të ISHSH, Qarku i Tiranës mban numrin më të lartë të kontrolleve (701 gjithsej), ndjekur nga Vlora, Shkodra dhe Durrësi. Por përtej shifrave, gjetjet ngrenë shqetësime të njohura, por ende të pazgjidhura: shumë shkolla kanë ndërtesa të amortizuara, prani lagështie në klasa dhe korridore, tualete në gjendje të rënduar, si dhe mungesë furnizimi me ujë të rrjedhshëm apo të ngrohtë.
Në disa raste, institucionet nuk dispononin dokumentacionin e detyrueshëm higjieno-sanitar as për ambientet, as për personelin, ndërsa në çerdhe dhe kopshte janë konstatuar mangësi në dosjet e fëmijëve, përfshirë mungesën e vërtetimeve të vaksinimit dhe analizave periodike.
Në total, gjatë vitit 2024 janë vendosur 7 masa administrative me gjobë, 6 vendime për mbyllje provizore dhe 439 paralajmërime, duke reflektuar një numër të konsiderueshëm rastesh ku standardet nuk janë respektuar.
Raporti i ISHSH tregon se, pavarësisht ndërgjegjësimit më të lartë për çështjet e higjienës dhe kontrollit sanitar, infrastruktura arsimore dhe kujdesi për ambientet ku qëndrojnë fëmijët vijojnë të mbeten një ndër hallkat më të dobëta të sistemit publik.
Dhe ndërsa inspektimet vazhdojnë, gjetjet e tyre dëshmojnë se për shumë institucione, standardet shëndetësore mbeten më shumë një detyrim formal sesa një praktikë e konsoliduar./ D.Hyka, Monitor
Tag: institucione
-

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar
-

Kushtet sanitare në shkolla: Lagështi, tualete të amortizuara dhe mungesë dokumentacioni
Nëse cilësia e arsimit matet edhe nga mjediset ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të ditës, atëherë të dhënat e fundit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor tregojnë se shumë institucione arsimore në Shqipëri vijojnë të përballen me probleme elementare higjieno-sanitare.Gjatë vitit 2024, trupat inspektuese të ISHSH kanë zhvilluar 12,365 inspektime dhe 765 riinspektime në të gjithë vendin, duke kontrolluar shkolla, institucione parashkollore, universitete, ambiente akomodimi dhe shërbimi, qendra shëndetësore, institucione të përkujdesjes sociale, subjekte farmaceutike, si dhe biznese që ofrojnë shërbime estetike e berberësh.Objektivi i këtyre inspektimeve ka qenë garantimi i kushteve të duhura higjieno-sanitare dhe sigurimi i shërbimeve të cilësisë për qytetarët, veçanërisht në mjediset ku rreziku për shëndetin publik është më i lartë.ISHSH e ka përqendruar vëmendjen në përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm, krijimin e kushteve optimale të mësimit dhe çlodhjes në institucionet arsimore, si dhe kontrollin e standardeve higjienike në vendet e punës.Një peshë të konsiderueshme në totalin e inspektimeve e zënë institucionet e arsimit. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë kryer 4,033 inspektime dhe riinspektime në shkolla, çerdhe, kopshte, universitete dhe konvikte, me qëllim sigurimin e zbatimit të legjislacionit për kushtet shëndetësore të mësimit dhe jetesës së nxënësve. Nga këto, 3,944 ishin inspektime të rregullta, ndërsa 89 riinspektime.Sipas të dhënave të ISHSH, Qarku i Tiranës mban numrin më të lartë të kontrolleve (701 gjithsej), ndjekur nga Vlora, Shkodra dhe Durrësi. Por përtej shifrave, gjetjet ngrenë shqetësime të njohura, por ende të pazgjidhura: shumë shkolla kanë ndërtesa të amortizuara, prani lagështie në klasa dhe korridore, tualete në gjendje të rënduar, si dhe mungesë furnizimi me ujë të rrjedhshëm apo të ngrohtë.Në disa raste, institucionet nuk dispononin dokumentacionin e detyrueshëm higjieno-sanitar as për ambientet, as për personelin, ndërsa në çerdhe dhe kopshte janë konstatuar mangësi në dosjet e fëmijëve, përfshirë mungesën e vërtetimeve të vaksinimit dhe analizave periodike.Në total, gjatë vitit 2024 janë vendosur 7 masa administrative me gjobë, 6 vendime për mbyllje provizore dhe 439 paralajmërime, duke reflektuar një numër të konsiderueshëm rastesh ku standardet nuk janë respektuar.Raporti i ISHSH tregon se, pavarësisht ndërgjegjësimit më të lartë për çështjet e higjienës dhe kontrollit sanitar, infrastruktura arsimore dhe kujdesi për ambientet ku qëndrojnë fëmijët vijojnë të mbeten një ndër hallkat më të dobëta të sistemit publik.Dhe ndërsa inspektimet vazhdojnë, gjetjet e tyre dëshmojnë se për shumë institucione, standardet shëndetësore mbeten më shumë një detyrim formal sesa një praktikë e konsoliduar./ D.Hyka Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Nga kodi Omertà te dosjet për shantazh/ Blushi akuza të rënda në seancën plenare
Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me tone të ashpra dhe akuza të forta nga radhët e opozitës.
Kryetari i Grupit parlamentar të PL dhe njëkohësisht deputet i opozitës, Tedi Blushi deklaroi se mazhoranca operon nën “manualin e kodit Omertà”, duke akuzuar se shumica e deputetëve të qeverisë kanë dosje në një institucion, të cilin e cilësoi si “gjymtyrën më të shëmtuar të këtij regjimi represiv”.
Sipas Blushit, këto dosje nuk mbahen pa qëllim, por shërbejnë ose për shantazh, ose si një mjet për të garantuar atë që ai e quajti “pushtet kriminal”. Për të mbështetur pretendimin e tij për mungesën e institucioneve të pavarura, deputeti iu referua raportit të fundit të OSBE/ODIHR-it, duke theksuar se në Shqipëri, shteti dhe partia në pushtet janë shkrirë në një.
Në fjalën e tij, ai denoncoi se opozita dhe veçanërisht dy prej liderëve të saj janë trajtuar si “armiq” nga institucione që vetë janë sjellë si armiq të lirive dhe të drejtave të njeriut, demokracisë dhe pluralizmit politik.
Ai u bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të lejojnë debatin dhe transparencën, duke u shprehur se ata kanë frikë nga krimet e tyre.
Në përfundim, deputeti kërkoi që seanca të vijojë me transparencë dhe llogaridhënie, veçanërisht për qytetarët, të cilët, sipas tij, meritojnë të dinë se ku përfundojnë taksat e tyre. “Çlirohuni nga komplekset e krimeve tuaja dhe hajdutëritë që i keni bërë buxhetit të shtetit”, ishte apeli i tij përmbyllës drejtuar kolegëve të mazhorancës.
Pjesë nga deklarata:
“Palë edhe pyetjet. Unë e kuptoj që i vetmi manual që ju keni është manuali i kodit OMERTAH. Sepse shumica prej jush në fakt kanë dosje në një institucion, i cili është gjymtyra më e shëmtuar e këtij regjimi represiv dhe për më tepër që unë dhe besoj shumica e kolegëve…
Nuk duhet të kemi dhe nuk kemi asnjë iluzion. Sidomos pas raportit të OSBE ODIHR-it, për të folur për institucione të pavarura në një regjim ku shteti dhe partia janë shkrirë në një.
Ndaj, ju ftoj të lejoni debatin, të lejoni pyetjet dhe të mos kini frikë nga transparenca. Unë e kuptoj që ju kini frikë nga krimet tuaja, sepse të gjithë prej jush këtu janë me dosje në një institucion, i cili këto dosje o i përdor për shantazh, o i përdor si mjet për të garantuar këtë pushtet kriminal, siç e faktoi edhe raporti i fundit i OSBE ODIHR-it.
Ndaj lejoni që kjo seancë sot të garantojë transparencën dhe llogaridhënien për këto institucione të cilat me vetëdije dhe me qëllim janë bërë palë e një regjimi represiv, në radhë të parë ndaj qytetarëve, dhe sidomos ndaj opozitës.
Me dy liderët e opozitës të cilët në mënyrë të veçantë janë trajtuar nga këto institucione gjoja të pavarura si armiq. Dhe kur në fakt janë këto institucione që nuk kanë bërë asgjë tjetër veçse janë sjellë si armiq me liritë dhe të drejtat e njeriut, si armiq me demokracinë dhe pluralizmin politik. Ndaj çlirohuni nga komplekset e krimeve tuaja.
Çlirohuni nga makthet dhe hajdutëritë që i keni bërë buxhetit të shtetit, dhe lejoni që kjo seancë të zhvillohet në radhë të parë për qytetarët që duan të dinë se ku kanë përfunduar dhe ku përfundojnë taksat e tyre. Faleminderit”.
-

“Kush do ta kontrollojë Ramën?”, Rada: PD nuk di të bëjë opozitë institucionale
I ftuar në emision, gazetari Ardit Rada tha se përfshirja e mundshme e demokratëve në kabinetin e ri qeveritar nuk do të kishte as moral dhe as ndonjë kuptim. Rada tha se një rast i tillë do të tregonte kapitullimin e PS dhe Edi Rama nuk ka asnjë arsye pse ta konsiderojë këtë tezë të hedhur së fundmi në media.
Duke u ndalur tek ndarja e pushtetit, Ardit Rada tha se opozita ka plot institucione për të cilat mund të luftojë dhe që i takojnë. Por sipas gazetarit, duke patur parasysh mungesën e seriozitetit të PD, institucionet e pavarura u duhen besuar partive të reja apo shoqërisë civile.
“Unë mendoj se në qeveritë socialiste nuk ka vend për emra nga Partia Demokratike. Kjo si formulë nuk ka as moral politik dhe as ndonjë kuptim, sepse ndryshe PS duhet të shpallë kapitullimin dhe të thotë se nuk ka më njerëz të aftë. Por PD dhe opozita në tërësi kanë patur dhe kanë hapësirat e tyre për të marrë pushtet pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve. Kushtetuta e vitit 1998 garantoi që Presidenti, KLSH, Prokurori i Përgjithshëm dh Avokati i Popullit të zgjidheshin gjithmonë me propozim të opozitës. Kjo siguronte një lloj kontrolli kushtetues institucional për të bërë opozitë. Çfarë po ndodh sot nuk është problem që Edi Rama ka 83 apo 86 mandate, por problem është se nuk ka më mekanizma kontrolli. Dhe ndërkohë që fokusi është se me kë do të ndahet pushteti mes ministrave, ne duhet të ngrejmë pyetjen se kush do ta kontrollojë Edi Ramën? Sepse në një demokraci roli i opozitës është themelor si për transparencën ashtu dhe për qeverinë që të mos abuzojë. Partia Demokratike ka tregua se nuk di të bëjë opozitë institucionale dhe ato mandate që i ka dhënë publiku ajo i përdor për të djegur xhaketa, goma, karrige… Ndërkohë që prej saj është pritur të ngrejë komisione hetimore, të kërkojë pikërisht institucionet që thamë më sipër e të tjera. Prandaj kur flasim për institucione kushtetuese opozitare do të ishte me vend që këto institucione të mos i marrë as pushteti, por as një opozitë që nuk i përdor ato institucione për të bërë politikë, por i keqpërdor për pazare. Ndaj për këto pozicione duhet të dilet përtej PD, duhen kërkuar figura nga shoqëria civile, partitë e reja e të tjera organizma me karakter opozitar” – tha Ardit Rada -

Dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura të Kosovës, organet kolegjiale dhe individuale peng i kokëderrsisë së Albin Kurtit
Dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura të Kosovës, organet kolegjiale dhe individuale të të cilave emërohen nga Kuvendi i Kosovës, janë jofunksionale ose funksionojnë me mungesa për shkak të mosveprimit të legjislativit.
Institucioni i Avokatit të Popullit, Organi Shqyrtues i Prokurimit, Komisioni i Pavarur i Mediave janë në listën e këtyre institucioneve, të cilës pritet t’i shtohet edhe Agjencia Kosovare e Privatizimit.Kuvendi është përgjegjës për emërimet e drejtuesve dhe anëtarëve të bordeve, komisioneve dhe agjencive të ndryshme, si dhe mbikëqyrjen e punës së tyre.
Për shkak të mospajtimeve politike të subjekteve parlamentare, deputetët e legjislaturës së nëntë, e cila doli nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt, nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin që nga 15 prilli e deri më tash.
Më 24 korrik, Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme, që nënkupton se nga 27 korriku deri më 8 gusht deputetët nuk duhet të veprojnë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Në ditët në vijim, Gjykata Kushtetuese pritet të sqarojë se cilat do të jenë pasojat juridike për deputetët e zgjedhur në shkurt të këtij viti dhe çfarë duhet të ndodhë tutje.
Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, thotë se një numër i madh i institucioneve dhe agjencive që varen nga emërimet nga Kuvendi, mbeten peng i moskonstituimit të tij.
“E vendos në dyshim dhe në një situatë tepër të vështirë funksionimin demokratik të krejt institucioneve në Kosovë. Në anën tjetër, pasojat direkte të kësaj papërgjegjësie politike dhe institucionale i bart qytetari i Kosovës”, thekson Qelaj.
Në Institucionin e Avokatit të Popullit, katër zëvendësavokatëve u ka përfunduar mandati më 14 qershor. Ndërkaq, vetë Avokatit i përfundon mandati në muajin shtator.
Megjithëse ligjërisht ata e vazhdojnë punën e tyre deri në emërimet e reja nga Kuvendi, Qelaj shton se pasojat janë të pashmangshme në funksionimin e institucionit, në aspektin e planifikimit, dërgimit të rekomandimeve te institucionet tjera, si dhe në punët e përditshme.
Institucioni i Avokatit të Popullit është vetëm njëri nga institucionet që funksionon me mungesë të anëtarëve me mandat të rregullt.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në fillim të korrikut, publikoi një raport, në të cilin listoi 17 institucione, agjenci, komisione e borde që funksionojnë me mungesa, por edhe që janë krejtësisht jofunksionale.
IKD-ja e bën përgjegjës kryesor për këtë situatë shumicën parlamentare të legjislaturës së kaluar, e cila, sipas këtij instituti, “ndonëse kishte fuqinë për t’i realizuar këto emërime, zgjodhi të mos veprojë, duke lënë pas dore dhe neglizhuar obligimet kushtetuese dhe ligjore”.
“Kjo situatë çon në vonesa në ofrimin e shërbimeve publike, ndërprerje të mbikëqyrjes institucionale dhe dobësim të llogaridhënies në sektorët më të ndjeshëm për qytetarët”, është thënë në raportin e IKD-së.
Ky institut bëri thirrje për konstituimin e menjëhershëm dhe pa vonesa të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të fillojë përmbushjen e detyrimeve kushtetuese për emërimin e anëtarëve në institucionet e pavarura.
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) është në mesin e institucioneve, të cilat pritet të hyjnë në fazën e funksionimit me mungesë.
Mentor Hyseni, kryesues i Bordit të AKP-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se brenda katër vjetësh, 80 për qind të aseteve të saj janë kategorizuar për transformim në interes publik.
Planifikimet aktuale janë që edhe 5 për qind e aseteve të përgatiten për transformim në interesin publik, por Bordi i kësaj agjencie, që nga 6 gushti do të mbetet pa gjashtë anëtarë, të cilëve u përfundon mandati.
Pa emërimet e anëtarëve të rinj të Bordit nga Kuvendi, sipas tij, kuorumi për vendimmarrje do të mungojë dhe puna do të ngecë.
“Në këtë 5 përqindëshin e aseteve, neve na pengon [mos]konstituimi i Kuvendit. Unë jam kryesues i Bordit dhe i kam edhe dy vjet [mandat], bashkë me kryesuesin e Komitetit të auditimit, por nuk kemi kuorum për t’i shtyrë këto procese”, thekson Hyseni.
Ai shton se megjithatë, puna në përgatitjen e lëndëve do të vazhdojë. Por, për finalizimin e tyre, duhet pritur emërimet e reja në bordin e agjencisë.
Pamundësia për të nisur procesin e emërimeve në institucionet dhe agjencitë e pavarura dhe ato që janë nën mbikëqyrje të Kuvendit, për shkak të moskonstituimit të legjislativit, do t’i mbajë ato pjesërisht funksionale ose jofunksionale fare, deri në fund të vitit, vlerësojnë nga Instituti për Hulumtime të Avancuara – GAP.
Bekim Salihu nga ky institut, thotë për Radion Evropa e Lirë se konstituimi i Kuvendit ende nuk duket në horizont, në mënyrë që më pas t’u qaset emërimeve në institucione dhe agjenci të pavarura.
Pasojat apo efektet e mundshme, sipas tij, do të jenë të drejtpërdrejta te qytetarët, për shkak se këto institucione ofrojnë shërbime që ndërlidhen me interesat e qytetarëve.
“Për shembull: Organi Shqyrtues i Prokurimit, në momentin që mbetet jofunksional, e që aktualisht është i tillë, atëherë nënkupton që të gjitha kontratat që janë lidhur në fushën e investimeve kapitale, që kanë të bëjnë me qytete, me lagje, me fshatra, me vendbanime, lokalitete etj., të gjitha këto kontrata mbesin të bllokuara”, thotë Salihu.
Ai shton se kontratat e tilla nuk mund të ekzekutohen nga autoriteti kontraktues, qoftë nga komuna apo instancat tjera.
Efektet e moskonstituimit të Kuvendit, siç thekson Salihu, përveç që po cenojnë qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e institucioneve, buxhetin për to, janë duke ekspozuar mundësinë e cenimit të të drejtave të njeriut.
Nëkëtë kontekst, ai e sheh edhe jofunksionalitetin e Komisionit të Pavarur të Mediave, për shkak të mungesës së pesë anëtarëve të bordit të tij, mbetet jofunksional.
“Është një organ shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e qytetarëve nga cenimet që mund të vijnë nga media të caktuara, por edhe për mbrojtjen e mediave nga vetë pronarët dhe bartësit e këtyre subjekteve”, thekson Salihu.
Ditë më parë, organizatat që merren me të drejtat e gazetarëve, por edhe institucione të tjera ndërkombëtare, kanë ngritur shqetësimin se punëtorët e transmetuesit publik – Radio Televizionit të Kosovës – do të mbesin pa paga për muajin korrik.
“Vetë puna e këtij institucioni rrezikohet për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe mungesës së themelimit të Komisionit parlamentar për buxhet”, ka paralajmëruar transmetuesi publik, më 24 korrik.
Shqetësimet lidhur me situatën financiare të transmetuesit publik i ka shprehur edhe Avokati i Popullit, Qelaj, i cili thotë se ky transmetues duhet të mbetet i pavarur dhe të funksionojë pa ndërprerje – edhe në kohë krizash politike e institucionale.
Qelaj thekson se me situata të ngjashme mund të përballen edhe institucione të tjera, të pavarura apo edhe të mbikëqyrura nga Kuvendi, për shkak të moskonstituimit të tij.
“Unë e kam parë këtë situatë, jo vetëm problematike në raport me funksionimin kushtetues të institucioneve, por edhe si një rast kur cenohet i tërë funksionimi demokratik në vend”, thekson Qelaj.
Nga Instituti GAP vlerësojnë se gjasat që Kuvendi i Kosovës të konstituohet së shpejti janë të pasigurta, ndërkohë që edhe në rast se kjo ndodh shpejt, emërimet në bordet e institucioneve dhe agjencive, si dhe miratimi i tyre nga Kuvendi, marrin kohë për disa muaj.
Kosova, sipas GAP-it, jo vetëm që rrezikon të futet në vitin 2026 me një listë prej rreth 20 institucionesh dhe agjencish që funksionojnë me mungesa ose që nuk funksionojnë fare, por lista pritet të zgjerohet edhe më shumë.
Bekim Bislimi -

Këshilltarja e Mirditës ikën nga ‘Thurje’ dhe sulmon Lapajn: Besa dhe fjala janë institucione më të vjetra se…
Pas Pano Sokos, edhe Rigerta Loku Tushaj ka njoftuar largimin nga Nisma Thurrje. Në një postim në rrjete sociale, ajo shpreh indinjatën për përpasjet lidhur me mandatin e vetëm që fitoi koalicioni “Shqipëria Bëhet”.
Ajo thumbon Adriatik Lapajt, teksa thotë se për të besa dhe fjala janë institucionet më të vjetra, duke iu referuar faktit se ai kërkoi të merrte mandatin edhe pse më parë kishte deklaruar se nëse merrnin një të vetëm s’do hynte në parlament.
“Për mua besa dhe fjala e dhënë janë institucione më të vjetra dhe më të shenja se ligji dhe në gjithë këto kohë vetëm janë shkelur e përdhosur. Ka vite e vite, që nga këtu ku jam, rend, jo pas partisë por pas idealeve, sepse nuk dua të bëj politikë me lojra fjalësh por me fjalën që ze vend.”, shkruan ajo.
Më tej, ajo shton se për një mandat nuk u dëmtuan vetëm dy partitë e koalicionit, por u minua gjithashtu edhe rruga e forcave të reja politike.
“Vetëm me dy statuse në fb, dy të rinj më pikëlluan e zhgënjyen më tepër se të vjetrit tash 30 vjet.”
Në fund, teksa njofton largimin, thotë se do të vazhdojë të jetë pjesë e këshillit bashkiak si e pavarur.
Reagimi i plotë:
“Burri lidhet për fjale jo për konopi”
Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit që ndodhën në lidhje me mandatin e vetëm të ” Nisma Shqipëria Bëhet” shpreh indinjatën time dhe mosdakortësinë absolute se si rrodhën ngjarjet.
Për mua besa dhe fjala e dhënë janë institucione më të vjetra dhe më të shenja se ligji dhe në gjithë këto kohë vetëm janë shkelur e përdhosur.
Ka vite e vite, që nga këtu ku jam, rend, jo pas partisë por pas idealeve, sepse nuk dua të bëj politikë me lojra fjalësh por me fjalën që ze vend.
Vetëm me dy statuse në fb, dy të rinj më pikëlluan e zhgënjyen më tepër se të vjetrit tash 30 vjet.
Për një mandat të vetëm nuk janë dëmtuam vetëm dy parti, një kualicion, por është dëmtuar dhe minuar rruga e të gjitha forcave të reja politike edhe atyre që ndoshta do dilnin nesër.
Besoja dhe kemi sakrifikuar fort që c’do mandat, që ky mandat, të zbriste te lista e hapur. Por kjo nuk ndodhi, dhe nuk ndodhi në menyrën më të keqe të mundshme.
Prandaj që sot unë nuk jam më e angazhuar politikisht me “Nismën Thurje” ama do vijoj të jem një elektron i lirë në të voglën time.
Patjetër që edhe në Këshill Bashkiak, do të kaloj zyrtarisht e pavarur, fundja e pavarur kam qënë gjithmonë.
As nuk dua t’ja di për patitë e individëve, mua më intereson Mirdita ime, Shqipëria ime. -

600 vende në administratë dhe institucione publike, Rama thirrje të rinjve: Aplikoni për Programin Kombëtar të praktikave të punës
Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.
Rama thotë se programi ofron mundësi konkrete për të rinjtë e moshës 21–29 vjeç që duan të hedhin hapat e parë drejt karrierës në Administratën Publike.“600 vende praktike në administratë dhe institucione publikeTrajnim i dedikuar nga ASPAKompensim financiar gjatë praktikësMundësi kontrate pune 1-vjeçare për 250 praktikantëPeriudha e praktikës 3-mujore: Shtator – Dhjetor 2025Aplikimet: deri më 10 Gusht 2025”, shkruan Rama.
Apliko online me CV dhe letër motivimi në praktika.riniafemijet.gov.al. -

600 vende në administratë dhe institucione publike, Rama thirrje të rinjve: Aplikoni për Programin e Praktikave të Punës
Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.
Ai thekson se programi ofron mundësi konkrete për të rinjtë e moshës 21–29 vjeç që duan të hedhin hapat e parë drejt karrierës në Administratën Publike.
Aplikimet do të jenë deri më 10 Gusht 2025.
“600 vende praktike në administratë dhe institucione publikeTrajnim i dedikuar nga ASPAKompensim financiar gjatë praktikësMundësi kontrate pune 1-vjeçare për 250 praktikantëPeriudha e praktikës 3-mujore: Shtator – Dhjetor 2025Aplikimet: deri më 10 Gusht 2025”, shkruan Rama.Apliko online me CV dhe letër motivimi në praktika.riniafemijet.gov.al. -

Limaj:Të zgjedhur nga populli, por nuk jemi në gjendje të ndërtojmë institucione
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e vullnetit politik mes subjekteve për të dalë nga kriza institucionale që po zgjat prej muajsh.Në një deklaratë për mediat, Limaj tha se kishte shpresuar që seanca e sotme konstituive të sillte një zhvillim të ri, por sipas tij “nuk ka pasur asnjë lëvizje”.“Kam shpresuar që sot do të jetë ndryshe. Nuk pres më asgjë të re, sepse nuk po shoh përpjekje serioze për dalje nga kjo situatë. E kemi obligim si deputetë të ndërtojmë institucione. Është e habitshme ajo që po ndodh tash e disa muaj,” tha ai.Kreu i Nismës u shpreh i zhgënjyer nga sjellja e klasës politike, duke theksuar se qytetarët kanë votuar me shpresën për ndryshim dhe ndërtim institucionesh funksionale, ndërsa tani shohin një Kuvend të bllokuar.“Me u zgjedhë e me kërkuar për ta bërë vendin tënd më mirë, me bë gjithë atë fushatë e duke garuar se kush është më patriot, e kush i shërben vendit, e kur populli të jep besimin – nuk je në gjendje të ulesh me palët për të ndërtuar qeveri e institucione në një kohë kaq të ndjeshme për vendin dhe rajonin,” tha ai.Limaj shtoi se Nisma që nga dita e parë ka qenë e gatshme të japë tri votat e saj në procesin e konstituimit të Kuvendit, por sipas tij nuk mjafton vetëm vullneti i një partie – nevojitet një marrëveshje më e gjerë politike.Dështimi i 35-të me radhë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka shtuar frustrimin publik dhe kritikën ndërkombëtare ndaj ngecjes së jetës institucionale në Kosovë. Seanca e radhës pritet të mbahet më 23 qershor.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e vullnetit politik mes subjekteve për të dalë nga kriza institucionale që po zgjat prej muajsh.Në një deklaratë për mediat, Limaj tha se kishte shpresuar që seanca e sotme konstituive të sillte një zhvillim të ri, por sipas tij “nuk ka pasur asnjë lëvizje”.“Kam shpresuar që sot do të jetë ndryshe. Nuk pres më asgjë të re, sepse nuk po shoh përpjekje serioze për dalje nga kjo situatë. E kemi obligim si deputetë të ndërtojmë institucione. Është e habitshme ajo që po ndodh tash e disa muaj,” tha ai.Kreu i Nismës u shpreh i zhgënjyer nga sjellja e klasës politike, duke theksuar se qytetarët kanë votuar me shpresën për ndryshim dhe ndërtim institucionesh funksionale, ndërsa tani shohin një Kuvend të bllokuar.“Me u zgjedhë e me kërkuar për ta bërë vendin tënd më mirë, me bë gjithë atë fushatë e duke garuar se kush është më patriot, e kush i shërben vendit, e kur populli të jep besimin – nuk je në gjendje të ulesh me palët për të ndërtuar qeveri e institucione në një kohë kaq të ndjeshme për vendin dhe rajonin,” tha ai.Limaj shtoi se Nisma që nga dita e parë ka qenë e gatshme të japë tri votat e saj në procesin e konstituimit të Kuvendit, por sipas tij nuk mjafton vetëm vullneti i një partie – nevojitet një marrëveshje më e gjerë politike.Dështimi i 35-të me radhë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka shtuar frustrimin publik dhe kritikën ndërkombëtare ndaj ngecjes së jetës institucionale në Kosovë. Seanca e radhës pritet të mbahet më 23 qershor.
-

BKH kontrolle në institucione qendrore gjatë fushatës, ja çfarë konstatuan
Juristi Indrit Sefa deklaroi se gjatë fushatës zgjedhore, agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë kryer kontrolle në institucionet qendrore për të verifikuar prezencën e punonjësve në vendin e punës.
Sipas Sefës, këto veprime janë bërë me qëllim për të parë nëse punonjësit kishin braktisur vendin e punës për të marrë pjesë në aktivitetet e fushatës, ndërkohë që figuronin ende në orar zyrtar.
“Agjentë të BKH kanë shkuar në institucione qendrore dhe bënin listë prezencë gjatë fushatës, a janë njerëzit në punë apo jo. SPAK këtë e ka bërë, ikje nga puna gjatë kohës që ke qenë në punë. Ishte krijuar një çështje ankthi për punëmarrësit,” – tha Sefa.