Kryeministri Edi Rama sërish ka reaguar për çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut për shkak të abuzimeve dhe aferave korruptive me tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe.
Në podkasin e tij, kreu i qeverisë tha se çështja është çuar në Gjykatën Kushtetuese, pasi siç thotë ai është një betejë institucionale për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve.
Rama këmbëngul duke thënë së çuarja e kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese nuk është presion.
Reagimi i Rames:
Edhe njëherë dua të ritheksoj qëndrimin tim lidhur me domosdoshmërinë e moscenimit të parimit themelor të ruajtjes së balancës mes pushteteve kushtetuese në Republikën e Shqipërisë.
Edhe njëherë, dua ta theksoj, se ankimimi që kam bërë në Gjykatën Kushtetuese nuk është një betejë politike, nuk është as një kundërvenie ndaj drejtësisë, nuk është as një presion mbi këdo qoftë, përfshirë edhe këto shpjegime, të cilat janë të domosdoshme për ata që më kanë besuar privilegjin e udhëheqjes së këtij vendi, por është një betejë institucionale, një betejë themelore për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe për moslejimin e marrjes së kompetencave ekskluzive të kryeministrit, qeverisë dhe parlamentit nga një prokuror e një gjykatës, një precedent kërcënues për demokracinë, në kuptimin më të drejtëpërdrejtë të fjalës dhe krejt i panjohur në Europë dhe në krejt botën demokratike.
Ky veprim, që “de jure” quhet pezullim, por “de facto” është nënshtrim brutal i ekzekutivit, sjell përditë pasoja pas pasojash. Arsyeja, pse unë i ndaj disa shembuj me publikun, është për t’u kuptuar deri në fund se çfarë ka ndodhur, çfarë po kalojmë dhe çfarë po përpiqemi dhe po përpiqem të bëj, përmes adresimit të kësaj problematike befasuese dhe të befasishme në Gjykatën Kushtetuese, dhe të ndaj, jo vetëm pasojat, por edhe dëmet që mund të bëhen të pallogaritshme.
Ja për shembull, janë vendosur në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH-it. Nuk ka asnjë rëndësi se si i mendoj unë arsyet e këtyre ndalimeve, se kjo po, kjo është punë e prokurorit dhe gjykatësit – për sa kohë, siç kanë konstatuar me shqetësim më shumë sesa një herë autoritetet e Këshillit të Europës, paraburgimet e arrestet e shtëpisë, pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri. Por fakti është se ata nuk hetohen në gjendje të lirë, dhe kështu cila është pasoja? Pasoja është se lihen pa kokë edhe dy institucione të tjera kyçe për vendin, të cilat mbulojnë infrastrukturën kombëtare të rrugëve dhe infrastrukturën kombëtare të energjisë. Mirëpo, pse kjo pasojë tani është e lidhur drejtëpërdrejtë me pezullimin dhe pse kjo pasojë tani bëhet e pariparueshme, për sa kohë pezullimi, jo vetëm antidemokratik, por edhe alogjik i një anëtari të kabinetit, e bën të pamundur zëvendësimin e tyre, pasi ligji nuk ia jep askujt tjetër, përveç autoritetit ekskluziv të ministrit edhe të drejten e këtyre emërtesave. Kaq e thjeshtë është pse ministri nuk mund të pezullohet si të ishte një funksionar publik i çfarëdolloj niveli tjetër
Ka një devizë, ne e kemi ndjekur si postulat: Mos ndërhy në punët e drejtësisë. Por, nga ana tjetër, kjo ndërhyrje brutale në trupin e qeverisë është një këmbanë alarmi, që duhet dëgjuar deri në fund, për të mos u përsëritur më kurrë. Dhe kështu, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke rivendosur në pozicionet kushtetuese njëri-tjetrin, ndihmojmë Shqipërinë, ndihmojmë konsolidimin dhe modernizimin e shtetit shqiptar.
Tag: institucionale
-

Pezullimi i Ballukut/ Rama: Çështja në GJK sepse është një betejë institucionale, ndërsa dy vartësit e saj…
-

Tirana e Vllaznia “klasike” dhe në institucionale…
Lajmi për bllokimin e merkatos për tre sesione klubeve shqiptare Tirana e Vllaznia mbetet temë e nxhetë që prej ditës së djeshme kur lajmi u bë publik. Nëse për bardheblutë ndalesa e radhës vjen për një vlerë të vogël (12 mijë euro) ndaj ish lojtarit të saj Ardit Deliu situata te Vllaznia e cila nuk dihet pse është sanksionuar duket edhe më e habitëshme.
Në fakt, janë dy klubet më të hershme në futbolliin shqiptar dhe në vend që të jenë shembull për mirë, këto klube po vuajnë me gjasë anën administrative që hedhin anën jo të drejtë të funksionimit të një klubi elite.
Keq për Tiranën e cila beson fort te merkatoja e janarit për të bërë riparimet e mëdha në përpjekje për të shpëtuar sezonin por keq dhe për Vllazninë e cila këtë edicion kërkon të shkojë te titulli kampion. /Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Kapetanovic: Kur rruga evropiane është e besueshme, rritet edhe besimi në rajon
Qëndrueshmëria ekonomike, performanca institucionale dhe besimi i të rinjve në BE formësojnë rezultatet e këtij viti.
Beograd/Sarajevë – Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi sot gjetjet e SecuriMeter 2025, anketës vjetore të Ballkanit Perëndimor mbi perceptimet publike të sigurisë, në Konferencën e Sigurisë në Beograd. Duke u mbështetur në mendimet e më shumë se 6,000 qytetarëve, ky edicion i pestë sjell provat më gjithëpërfshirëse deri tani mbi mënyrën se si njerëzit në rajon e perceptojnë sigurinë, besimin, qeverisjen dhe drejtimin e shoqërive të tyre.
Duke hapur prezantimin, Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanovic, theksoi se besimi është tema qendrore që del nga anketa e këtij viti. “Nëse SecuriMeter do të mund të përmblidhej në një fjalë, ajo do të ishte besimi. Njerëzit në të gjithë Ballkanin Perëndimor po na thonë se shqetësimet e tyre më të mëdha sot nuk janë kërcënimet e largëta, por qëndrueshmëria e institucioneve të tyre, drejtësia e qeverisjes dhe parashikueshmëria e së ardhmes. Lajmi i mirë është se besimi mund të rindërtohet: kur institucionet japin rezultate, besimi rritet; kur reformat janë të dukshme, rritet edhe besimi; dhe kur rruga evropiane është e besueshme, besimi rritet edhe në shtëpi,” tha Kapetanovic.
Tre mesazhe spikasin nga gjetjet e këtij viti të SecuriMeter:
1. Qytetarët janë gjithnjë e më të shqetësuar për institucionet, ekonomitë dhe drejtimin e shoqërive të tyre.Në të gjitha gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, presionet më të forta të raportuara nga qytetarët janë inflacioni, kostoja e jetesës, korrupsioni dhe rënia e perceptuar institucionale. Të dhënat e këtij viti tregojnë se:* Mbi 80% e të anketuarve e shohin korrupsionin si të përhapur;* Gati një në tre persona beson se institucionet funksionojnë më keq se pesë vjet më parë;* 27% po konsiderojnë të largohen jashtë vendit.Këto janë sinjale shqetësimi mbi qëndrueshmërinë ekonomike, institucionale dhe shoqërore. Qytetarët po pyesin nëse shoqëritë e tyre janë të qëndrueshme dhe e ardhmja e tyre e parashikueshme.
2. Performanca institucionale ndikon drejtpërdrejt në besimin publik.Modeli ekonometrik i SecuriMeter tregon një lidhje të fortë mes besimit dhe rezultateve:* Performanca më e mirë e perceptuar institucionale e rrit besimin me 10%;* Korrupsioni i perceptuar më i ulët e rrit besimin me 9%.
Parlamentet, qeveritë dhe gjykatat mbeten ndër institucionet më pak të besuara, ndërsa BE-ja, bizneset dhe institucionet fetare gëzojnë nivele dukshëm më të larta besimi. Qytetarët theksojnë vazhdimisht të njëjtin mesazh: besimi ndërtohet përmes drejtësisë, transparencës dhe ofrimit efektiv të shërbimeve, jo përmes narrativave politike.
3. Të rinjtë dhe Bashkimi Evropian mbeten shtyllat më të forta të besimit.Qytetarët e rinj (18–24) vazhdojnë të shprehin nivelet më të larta të besimit në institucione, veçanërisht në Bashkimin Evropian. Modeli konfirmon se:Qytetarët që i besojnë BE-së janë 37% më të prirur t’u besojnë edhe institucioneve të tyre vendase.Kjo tregon se integrimi në BE nuk është vetëm një proces politik, por edhe psikologjik, që formëson pritshmëritë, shpresën dhe besimin në të ardhmen. Mbajtja e besueshmërisë së rrugës së BE-së është, pra, thelbësore për forcimin e besimit vendas në të gjithë rajonin.
Prezantimi i SecuriMeter përfshiu gjithashtu një përmbledhje të gjetjeve kryesore nga Aner Zukovic, Ekspert i Lartë i RCC-së për Siguri, i ndjekur nga një panel diskutimi, i moderuar nga Pavle Jankovic, Shef i Departamentit Politik të RCC-së, me pjesëmarrjen e: Tijana Reçevic, profesore në Universitetin e Beogradit; Sonja Stojanovic Gajic, profesore në Universitetin e Rijekës; Iliriana Gjoni, analiste kërkimore në Carnegie Europe; dhe Nikolina Stefanovska nga Market Vision. Panelistët reflektuan mbi mënyrën se si gjetjet ndërlidhen me presionet ekonomike, qeverisjen demokratike, pritshmëritë e të rinjve, kërcënimet kibernetike dhe besueshmërinë e perspektivës evropiane.
Para prezantimit të SecuriMeter, Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanovic, vizitoi selinë e Qendrës së Evropës Juglindore dhe Lindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC) në Beograd, ku u takua me Bojana Balon, Drejtoreshë e SEESAC. Si një iniciativë e përbashkët e UNDP dhe RCC-së, SEESAC prej vitesh ka qenë një nga platformat më efektive të rajonit për forcimin e kontrollit dhe reduktimit të armëve të vogla dhe të lehta, avancimin e barazisë gjinore dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Gjatë takimit, znj. Balon shprehu mirënjohjen për udhëheqjen e vazhdueshme të RCC-së dhe partneritetin e qëndrueshëm, si dhe e informoi Sekretarin e Përgjithshëm mbi aktivitetet dhe planet e ardhshme të SEESAC, ndërsa z. Kapetanovic vlerësoi punën shumëvjeçare të SEESAC si një model për iniciativa të ngjashme në mbarë botën dhe riafirmoi mbështetjen e fortë të RCC-së për misionin e tij. -

Kriza institucionale në Kosovë, DW: Mes partive mungon besimi për arritjen e një zgjidhje politike! Si do të dilet nga ky udhëkryq?
Kriza institucionale vazhdon, mes partive mungon besimi për t’u afruar për një zgjidhje politike. Si do të dilet nga ky udhëkryq?
Kosova vazhdon të jetë në krizë institucionale në pritje të tentimit të dytë për krijimin e qeverisë së re. Pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për formimin e qeverisë së re, Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar kolegun nga partia Vetëvendosje, Glauk Konjufcën të krijojë mazhorancën.
Për Albin Kurtin, liderin e Vetëvendosjes, që doli partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit duke marrë 42% të votave, deputetët kanë vetëm dy opsione. “Deputetët e Kuvendit të Republikës janë para përzgjedhjes ose Kurti 2.5 deri në dhjetor, ose Konjufca 1 deri në prill, por pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur.”
Por partitë opozitare të deritanishme nuk pranojnë imponime dhe e akuzojnë Kurtin për zvarritje të qëllimshme, me propozimin për qeveri të pakicës. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “qytetarëve tanë tani po u propozohet si zgjidhje një qeveri e pakicës për një periudhë kalimtare tranzitore për të trajtuar çështje shtetërore. Unitet tranzitor tash po i thonë, dhe natyrisht është i imponuar. Pra, jo me diskutim dhe dialog ndërpartiak, por me vendime të një partie politike.”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret që seanca për qeverinë e re të thirret sa më shpejt. Ajo e ka mandatuar ndërkohë, Glauk Konjufcën si mandatar të dytë. “I mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues. Pra, siç e dini, seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues. Kanë mbetur edhe pak ditë. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance.”Po nëse dështon Konjufca?
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, partia kryesuese por që nuk arriti në tentimin e parë të krijojë mazhorancën, thotë, se nëse edhe në tentimin e dytë nuk do ta arrijë këtë me bashkëpartiakun Konjufca, do të ketë zgjedhje të reja. Sipas Kurtit këto mund të jenë qoftë në muajin dhjetor 2025, por dhe në pranverë 2026, kur duhet të zgjidhet edhe Presidenti i vendit. “Tentimi i dytë, për bindjen tonë të fuqishme, përveçse i drejtë, është edhe obligim, në mënyrë që të bëhet çmos për t’u evituar zgjedhjet e reja. Është dëm i madh nëse detyrohemi të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor, edhe në prill.”
Bllokimi institucional kushton para
Në mungesë të qeverisë së re të Kosovës dhe një parlamenti ndonëse të konstituuar, por jo funksional, Kosova nuk mund të marrë ndihma nga plani i BE-së për rritje, sikundër nuk po mund ta miratojë as buxhetin për vitin 2026. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehet se i ka ngritur këto çështje, por duhet vullneti i partive politike. “E kam ngritur edhe çështjen e planit të rritjes që është mbi 800 milionë euro, çështjen e marrëveshjeve me Bankën Botërore, që tani në fund të dhjetorit janë 100 milionë euro, por që janë edhe 200 milionë të tjera në fund të vitit që mund të humben nëse nuk ratifikohen. Pra, po flasim për një miliard euro që është një e katërta e buxhetit të Kosovës, që Kosova nuk do duhej t’i humbiste, por t’i përfitonte. Krejt çka duhet është vullneti i partive politike në mënyrë që këto vendime të merren nga ky Kuvend, nga përfaqësuesit e këtij Kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt, por akoma nuk kanë vendosur asgjë.”/DW/
-

Dumani ndërhyn LIVE në emision: Deklarata për statusin e prokurorëve është institucionale, jo personale
Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka reaguar drejtpërdrejt gjatë transmetimit të emisionit “Trialog” në RTSH 1, për të sqaruar diskutimin e zhvilluar një natë më parë në studio. Debati i mëparshëm kishte qenë i fokusuar te tema “Pse po largohet Altin Dumani nga SPAK?” dhe çështja e statusit të prokurorëve të posaçëm.
Përmes një mesazhi dërguar moderatores Alba Alishani, zyra e shtypit e SPAK theksoi natyrën e vërtetë të qëndrimeve të Kreut të Strukturës, Altin Dumani.
“Deklarata e z. Dumani për statusin e prokurorëve të posaçëm është më e madhe se vetë ai. D.m.th. është institucionale dhe jo personale. Duhet nënvizuar kjo,” thuhet në mesazhin zyrtar të SPAK. -

Ina Zhupa: Skandal, Via Egnatia qenka shkatërruar me miratim nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore!!
Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit Ina Zhupa gjatë dëgjesës me drejtoreshën e IKTK, Joli Mitrojorgji e ka pyetur në lidhje me asfaltimin e berë në Via Egnatia.
Në video e shpërndarë nga Zhupa, drejtoresha pranon se i kanë dhënë miratim projektit si dicka brenda parametrave.
Ina Zhupa e konsideron këtë një skandal. Ajo shprehet se: “Ky pranim është tronditës. Tregon qartë papërgjegjshmëri të thellë institucionale ndaj trashëgimisë sonë kulturore. Ndërkohë që ne kemi kërkuar mbrojtje institucionale, restaurim sipas standardeve ndërkombëtare dhe heqjen e çdo ndërhyrjeje të paligjshme që deformon vlerat e rrugës së lashtë, duke e denoncuar si produkt të një injorance dhe arrogance lokale, ndërkohë kjo qenka “mbrojtja” që i ka dhënë IKTK trashëgimisë sonë për “t’i shtuar vlerën”!!!”
Reagimi i plotë i Ina Zhupës
Skandal!
Institucione të papërgjegjshme dhe të paafta. Drejtoresha e IKTK-së pranon se Asfaltimi i Via Egnatia-s është bërë me miratimin e tyre!
Sot, në Komisionin e Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, gjatë një seance dëgjimore me përfaqësues të IKTK-së, bëra pyetje të drejtpërdrejta mbi ndërhyrjen skandaloze në rrugën historike të Via Egnatia-s:A ka aplikuar bashkia për këtë projekt?A e keni parë dhe miratuar ju këtë ndërhyrje?
Përgjigjja e drejtoreshës ishte po: e kemi parë, e kemi miratuar dhe sipas saj, nuk ka asnjë problem.
Ky pranim është tronditës. Tregon qartë papërgjegjshmëri të thellë institucionale ndaj trashëgimisë sonë kulturore. Rruga e Via Egnatia-s nuk është një rrugë e zakonshme , është pjesë e një historie me vlerë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ndërkohë që ne kemi kërkuar mbrojtje institucionale, restaurim sipas standardeve ndërkombëtare dhe heqjen e çdo ndërhyrjeje të paligjshme që deformon vlerat e rrugës së lashtë, duke e denoncuar si produkt të një injorance dhe arrogance lokale, ndërkohë kjo qenka “mbrojtja” që i ka dhënë IKTK trashëgimisë sonë për “t’i shtuar vlerën”!!!
Absurde kur një institucion që ka për detyrë mbrojtjen e trashëgimisë sonë, e shikon shkatërrimin si diçka “në rregull”. Kjo nuk është më çështje sporadike por është një alarm për mënyrën si mendohet dhe veprohet në dëm të historisë sonë. -

Bashkimi ynë i ka kallur frikën në palcë Edi Ramës/ Salianji: Ai ka kolapsuar sistemin
Ervin Salianji, akuzoi kryeministrin Edi Rama për kontroll total mbi institucionet dhe për krijimin e një “rrumpallhane institucionale”.“Është një rrumpallhanë që për shkak të kontrollit të të gjithë institucioneve nga Edi Rama, këtu bëjmë sikur diskutojmë se çfarë ka ndodhur,” tha Salianji, duke shtuar se kryeministri është trembur nga entuziazmi që ka ngjallur bashkimi i opozitës dhe kandidati i saj për Tiranën.Sipas tij, Rama ka manipuluar çdo hap të procesit, që nga shpallja e kandidaturave deri te vendimmarrjet institucionale. “Edi Rama shpalli kandidate pa u shkarkuar Veliaj, e shkarkoi në Asamble pa u shkarkuar në mënyrë institucionale, e më pas në Këshillin e Ministrave. Me autoritetin e tij shpalli vakancën për bashkinë, duke e vendosur presidentin përpara një fakti të kryer,” u shpreh Salianji.
Deputeti demokrat theksoi se amullia aktuale është përgjegjësi e vetme e Ramës. “Njeriu që ka krijuar këtë amulli është një njeri i vetëm – Edi Rama,” përfundoi ai.Salianji: Është një rrumpallhanë që për shkak të kontrollit të të gjithë institucioneve nga Edi Rama, këtu bëjmë sikur diskutojmë se çfarë ka ndodhur.Ka ndodhur kjo, Edi Rama është trembur nga entuziazmi që ka ngjallur bashkimi i opozitës dhe një kandidat i cili ka qenë jashtë pritshmërive të Edi Ramës për t’u përballur.Më shpjegoni pak ku e dinte Edi Rama, që dje ka thënë, pavarësisht vendimit, ju vazhdoni punën, se zgjedhje do ketë.Kjo amulli dhe ky kolaps është shkaktuar për shkak të Edi Ramës dhe duhet ta themi kështu siç është, sepse Edi Rama ka dalë në Asamblenë e Partisë dhe ka thënë që kandidatja do të jetë kjo. Kandidati ka dalë pa u shkarkuar Erion Veliaj.Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë kolapsuar sistemin.Edi Rama shpalli kandidate pa u shkarkuar Veliaj, e shkarkoi në Asamble pa u shkarkuar në mënyrë institucionale, pasi e shkarkoi në Këshill Bashkiak, e shkarkoi me vendim të Këshillit të Ministrave, pasi e shkarkoi me vendim të Këshillit të Ministrave vetë Edi Rama, nëpërmjet Sekretariatit të Përgjithshëm, po vetë me autoritetin që ka kryeministri shpalli vakancën për bashkinë.Dhe ka vendosur edhe presidentin që këtu kontrollon të gjitha institucionet ai, përpara kushteve, ku për shkak të shpalljes së vakancës, duhet të caktojë datë zgjedhjesh.Padyshim që po të ishte një president sikurse ishte Meta, do t’i kishte qëndruar. Ne po themi që njeriu që ka krijuar këtë amulli është një njeri i vetëm, Edi Rama. -

Fieri i gjithë në ristrukturim: Dorëheqje zinxhir në Bashki dhe Drejtoritë Rajonale, por ama heshtje totale në Prefekturë!
Nga Vladimir Muçaj:Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Fieri i gjithë në ristrukturim: dorëheqje zinxhir në Bashki dhe në Drejtoritë Rajonale por ama heshtje totale në Prefekturë. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Në Fier po ndodh një lëkundje institucionale e paprecedentë në vitet e fundit. Dorëheqja në bllok e drejtuesve të departamenteve të Bashkisë Fier, bashkë me krerët e Njësive Administrative, është një sinjal i qartë se rilindja institucionale e shpallur në letër ka filluar të përplasë efektet e saj në terren.Nëse ky akt kolektiv lexohet si pastrim, është e udhës të pyetet: kujt do t’i besohet etapa e re dhe mbi ç’kriter do të ngrihen strukturat e reja?Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Paradoksi qëndron përtej këtij zhvillimi të bujshëm, pasi që mbetet në hije një institucion që ligjërisht mban atributet e përfaqësimit të shtetit në nivel qarku: Prefektura e Fierit.E heshtur dhe thuajse e padukshme në debatet publike, Prefektura është një nga ato hallka administrative që, me gjithë rëndësinë që ka, shpesh është kthyer në një zyrë formale, me fuqi të zbehur reale dhe me kapacitete njerëzore që nuk përfaqësojnë më territorin që mbulojnë.Që prej disa vitesh, në këtë institucion vihet re një fenomen i pazakontë për një qendër të madhe urbane si Fieri: kompozimi i organikës së punonjësve nga individë të importuar nga qytete të tjera si Berati, Vlora,Lushnja apo gjetkë.Nuk është çështje paragjykimi ndaj individëve të caktuar – as origjina nuk duhet të jetë ndonjë kriter përjashtues në një administratë moderne – por mënyra sesi ndodh kjo lëvizje, pa konkurrencë reale dhe shpesh jashtë logjikës së meritokracisë dhe përfaqësimit lokal, flet për një sistem që zëvendëson përzgjedhjen me preferencat.A mund të përfaqësojë me dinjitet Fierin një funksionar i emëruar që nuk njeh realitetin, problematikën dhe historinë institucionale të vendit ku punon?Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
A është normale që një ndër qytetet më të mëdha në vend të “huazojë” specialistë nga zona të tjera, ndërkohë që vetë ka burime njerëzore pafund me përvojë, arsim dhe përgatitje profesionale të admirueshme?
Vetë drejtuesi i institucionit, Prefekti Arben Çuko, është një emër me përvojë dhe prani publike, por sërish nuk është produkt i terrenit lokal. Krah tij, në nivelet drejtuese, është dhe një tjetër “Arben” – një ish-gazetar i emëruar që prej marrëveshjes politike PS-LSI. E njëjta skemë e emërimeve me peshë politike dhe pa transparencë ka zhbërë logjikën e funksionalitetit institucional dhe e ka bërë Prefekturën e Fierit një institucion që funksionon mbi precedentë të konsumuar, jo mbi parime të freskëta të administrimit të mirë frymë kjo që kërkon të instalohet nga forca kryesore qeverisëse në vend partia socialiste.
Në një kohë kur flitet për reformë dhe për rilindje strukturore, nuk mund të përjashtohet nga vëmendja një institucion si Prefektura. Reforma reale nuk matet me numrin e dorëheqjeve, por me përmbajtjen që u jepet emërimeve të reja. E përmbajtja duhet të bazohet mbi meritë, mbi përfaqësim të denjë të komunitetit dhe mbi një identitet administrativ që respekton territorin dhe njerëzit e tij.Nëse Bashkia po kërkon të rifreskojë vetveten, është momenti që edhe Prefektura të dalë nga zona e heshtjes dhe të kërkojë një reflektim të thellë mbi përbërjen e saj. Fieri nuk ka mungesë specialistësh. Ka mungesë vullneti për t’i kërkuar, për t’i vlerësuar dhe për t’i vendosur aty ku e meritojnë.Është koha që zëri i Fierit të dëgjohet edhe në zyrat që sot mbeten të heshtura. Është koha që institucionet e nivelit të lartë të mos jenë më stacione tranzitore për kuadro të importuar nga diku tjetër, por ura lidhëse mes shtetit dhe qytetarëve të këtij territori. Nuk ka rilindje institucionale pa vetëdije qytetare. Dhe nuk ka përfaqësim të denjë pa njerëz që njohin, jetojnë dhe ndjejnë Fierin. Apeli nuk është vetëm për ata që marrin vendime, por edhe për ata që sot heshtin në pritje të radhës për një post. Heshtja është dritarja nga hyn mediokriteti. E në Fier, nuk ka më vend për të. /newsalbania.al
-

Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE/ Manja: Gjykata Kushtetuese ka një rol kyç!
Teksa mori pjesë në aktivitetin e prezantimit të Udhërrëfyesit për Jurisprudencën Kushtetuese (Vëllimi II), Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se Gjykata Kushtetuese është mbrojtësi i themeleve të demokracisë sonë dhe i stabilitetit të shtetit.
Gjatë fjalës së tij, Manja u shpreh se ky Udhërrëfyes përmban masa të forta për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e transparencës.
“Në një shtet demokratik, Gjykata Kushtetuese është garant i rendit juridik dhe i parimeve mbi të cilat ngrihet Republika. Përmes vendimmarrjes së saj, ajo mbron ekuilibrin mes pushteteve, siguron kufizimin e ndërhyrjeve arbitrare dhe mbron liritë dhe të drejtat themelore të individit.
Ky institucion nuk është thjesht një gjykatë që shqyrton çështje juridike – është mbrojtësi i kontratës sonë shoqërore, i themeleve të demokracisë sonë dhe i stabilitetit të shtetit.
Udhërrëfyesi për Shtetin e së Drejtës, i miratuar në fund të vitit të kaluar, përmban masa të qarta dhe ambicioze për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e transparencës.
Ai synon: përmirësimin e sistemit të publikimit të vendimeve, zhvillimin e mjeteve të reja të informimit për publikun dhe profesionistët, rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për zbatimin efektiv të vendimeve dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes trajnimeve dhe shkëmbimeve me gjykatat partnere në Evropë”, tha Manja.
Manja u ndal edhe tek procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, duke thënë se është një reformë e thellë shoqërore dhe Gjykata Kushtetuese ka një rol kyç në të.
”Për Shqipërinë, procesi i integrimit evropian nuk është thjesht një objektiv politik, por një reformë e thellë shoqërore dhe institucionale. Përafrimi me standardet evropiane të të drejtave të njeriut dhe të shtetit të së drejtës kërkon një sistem drejtësie që është i pavarur, i drejtë dhe efektiv.
Në këtë proces, Gjykata Kushtetuese ka një rol kyç: të sigurojë që çdo ndryshim ligjor apo institucional të respektojë Kushtetutën dhe vlerat themelore mbi të cilat mbështetet rendi ynë demokratik.
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të mbështesë me të gjitha mjetet institucionale këtë proces. Ne jemi të vendosur të punojmë ngushtësisht me Gjykatën Kushtetuese, me gjykatat e tjera, me shoqërinë civile dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për të garantuar zbatimin e reformave dhe ndërtimin e një drejtësie që i shërben vërtet qytetarit.
Kjo nuk është një punë që mund të bëhet vetëm. Kërkon bashkëpunim të ngushtë, mirëbesim dhe dialog të hapur ndërmjet të gjitha institucioneve”, tha Manja. -

Dumani paralajmëron goditje të fuqishme në politikë dhe dosje të frikshme me bëmat e politikanëve të korruptuar…
Rigels Seliman
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka dhënë dje një paralajmërim të fuqishëm që ka tronditur skenën politike, teksa në tryezën e fundit institucionale, ai la të nënkuptohet se në duart e prokurorëve ndodhen dosje të frikshme që pritet të shpërthejnë së shpejti, duke goditur fort politikanë të korruptuar. Mesazh ky që tingëlloi si një kundërpërgjigje për ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali, të cilët kërkuan më shumë “llogaridhënie” nga drejtësia e re. Dumani ishte i prerë: “Çdo përpjekje për të cenuar pavarësinë funksionale të SPAK rrezikon balancën kushtetuese”.
Ndërkohë që Manja foli për një drejtësi që nuk duhet të jetë e vetëreferuar, Dumani tregoi qartë se prokurorët e SPAK veprojnë të pavarur dhe pa ndërhyrje hierarkike, përfshirë dhe vetë drejtuesin. Edhe Spiropali, ndonëse e njohu progresin, kërkoi reformim të mëtejshëm dhe e përshkroi drejtësinë si ende të papërkryer. Por Dumani nuk lëshoi terren, ku theksoi se drejtësia nuk ka nevojë për “këshilla politike”, por për mbështetje institucionale të bazuar në ligj dhe analiza objektive. Madje ai paralajmëroi se SPAK nuk do të ndalet, ndërsa të korruptuarit duhet të përgatiten për përballje të pashmangshme me drejtësinë. Pra kjo panoramë tregon se klima politike duket se po nxehet, ndërkohë që në horizont priten goditje, kërcitje prangash dhe arrestime “VIP” që mund të tronditin themelet e sistemit.
Deklarata e Manjës
Konkretisht ishte ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ai që fillimisht vlerësoi reformën në drejtësi, veçanërisht rolin e SPAK, në tryezën “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në Funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësinë dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”. Ministri Manja tha se SPAK është një nga arritjet më të prekshme të reformës në drejtësi, një strukturë e ndërtuar mbi themelet e integritetit, profesionalizmit dhe pavarësisë funksionale.
Por, ministri Manja u shpreh se pavarësia nuk është një qëllim në vetvete. Sipas tij, pavarësia duhet të shoqërohet me mekanizma të qartë dhe efektivë të llogaridhënies, për të garantuar që fuqia e dhënë institucioneve të drejtësisë të mos kthehet në vetëreferencë, por të shërbejë interesit publik dhe sundimit të ligjit. “Në tërësi, roli i ekzekutivit ndaj SPAK është i konceptuar si një ndërveprim i kontrolluar institucional, që ndërton një mekanizëm mbështetës pa cënuar kompetencat kushtetuese dhe ligjore të institucionit, duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe garantuar zbatimin e politikave shtetërore në fushën e drejtësisë penale.
Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për një drejtësi që jo vetëm është e pavarur, por edhe që jep llogari për rezultatet e saj. Kjo kërkon transparencë, standarde të qarta etike dhe profesionale, si dhe një kulturë të re institucionale që e sheh llogaridhënien jo si kërcënim, por si pjesë përbërëse të legjitimitetit të saj”, theksoi dje Manja.
Deklarata e Spiropalit
Ndërkohë kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila ishte pjesë e tryezës së diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies Organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes”, shprehu rezerva për drejtësinë e re.
“Më pak se një dekadë është një kohë e mjaftueshme, qoftë për të bërë apo edhe për të parë rezultatin e deritanishëm dhe projektuar vizionin e parashikueshëm. Është bërë shumë në krahasim me të shkuarën dhe nevojitet të bëhet më shumë në të ardhmen për t’ju dhënë qytetarit shqiptar të njëjtën cilësi drejtësie dhe duke e bërë vetë drejtësinë garante në respekt të ligjit.
Kush e njeh Shqipërinë e kupton forcën e pushtetit të traditës. Sot mund të thuhet pa dilemë se sistemi i drejtësisë është sigurisht ende larg të qenit i përkryer në një proces reformimi të vazhdueshëm, por është në rrugën e duhur të funksionimit për shkak të funksionimit, kryesisht për shkak të funksionimit kryesisht për shkak të garantimit të pavarësisë së plotë nga humori i politikës së ditës”, deklaroi ajo. Po ashtu, kryeparlamentarja Spiropali vuri theksin edhe te rritja e mbështetjes dhe besimit publik për gjyqtarë e prokurorë. Këta të fundit, sipas saj, kanë rol kyç në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Reagon Dumani
Nga ana tjetër kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë fjalës së tij, ndër rreshta duket se i jep edhe një përgjigje indirekte deklaratës së Manjës, madje dhe Spiropalit. Në funksion të pavarësisë së brendshme, si drejtues i SPAK, kam deleguar thuajse të gjitha komunikimet që prokurorët bëjnë me instucionet e tjera. E ndërmora këtë hap duke iu garantuar këtë pavarësi që dmth se prokurorët komunikojnë në mënyrë të pavarur me institucionet e tjera, pa u përfshirë drejtuesit i SPAK, përjashtuar në disa momente hetimi. Dokumenti ka nënvizuar se statusi i Prokurorit pas përfundimit të mandatit mbetet boshllëk që kërkon zgjidhje ligjore. Në raportimet periodike që kemi bërë në Kuvend dhe KLP e kemi ngritur këtë shqetësim dhe vlerësoj se prokurorët e posaçëm meritojnë përgjigje cilado qoftë ajo. Vlerësoj marrjen në konsideratë të rolit të mbledhjes së prokurorëve në vendimmarrjen institucionale të SPAK.
Nuk jam dakord me këtë vlerësim, pjesërisht i përmbushur, por roli aktik i këtij mekanizmi duhet të gjejë më shumë pasqyrim në raportet vjetore të SPAK. Çdo rekomandim i kuvendit jemi përpjekur ta trajtojmë. Po të shikoni raportet e SPAK, do të gjeni edhe një shpjegim sesi janë përmbushur rekomandimet e Kuvendit apo të Këshillit të Ministrave vlerësojmë se rekomandimet duhet të bazohen në analiza të thelluara dhe objektive dhe të konsultuara me institucionet e pavarura, në mënyrë që të sigurohet komunikim institucional.
Ndërhyrjet që mbajnë karakter konstruktiv janë të mirëpritura kur janë të argumentuara mirë dhe adresojnë nevojat reale për përmirësim, por çdo përpjekje për të cënuar pavarësinë funksionale nëpërmjet rekomandimeve të paqarta ose të njëanshme rrezikon të çbalancojë kufijtë kushtetues midis pushteteve. Në thelb s’kanë rol detyrues për SPAK, por orientues dhe mbështetës. Duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe rolin e institucioneve te pavarura, mund të ruajmë balancën kushtetuese. Vërejtja se ekzekutivi të kufizojë ndikimin në sfera administrative dhe jo më tej është e drejtë dhe përputhet me parimet kushtetuese”, deklaroi dje Dumani.