Tag: instaluar

  • Kthesë në Energjetikë| Për herë të parë në histori, privatët kalojnë shtetin për kapacitetin e instaluar

    Kthesë në Energjetikë| Për herë të parë në histori, privatët kalojnë shtetin për kapacitetin e instaluar

    Për herë të parë në sektorin energjetik, kapaciteti i instaluar i prodhuesve privatë ka kaluar atë publik. Historikisht, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka qenë në krye sa i përket kapacitetit, kryesisht për shkak të kaskadës së Drinit. Por përshpejtimi i investimeve private, sidomos në projektet fotovoltaike, ka bërë ndryshimin në vitin 2024.
    Sipas të dhënave zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), kapaciteti total prodhues i energjisë elektrike i instaluar në vend deri më 31 dhjetor 2024 ishte rreth 3 mijë e 213 MW, me një rritje prej 537 MW krahasuar me vitin 2023. Kjo rritje është kryesisht rezultat i shtimit të burimeve të rinovueshme, veçanërisht fotovoltaikëve.

    Kapaciteti prodhues i KESH sh.a. është 1 mijë e 563 MW, që përbën rreth 48.6% të kapacitetit total të instaluar, ndërsa prodhuesit e tjerë privatë kanë një kapacitet prej 1 mijë e 650 MW, ose rreth 51.4%. Për krahasim, në vitin 2023 KESH kishte 1 mijë e 448 MW, ose rreth 56% të kapacitetit total, ndërsa privatët 1 mijë e 183 MW, ose 44%.
    Që nga nisja e politikës së koncesioneve të hidrocentraleve në vitet 2007, kapaciteti i instaluar i privative është rritur gradualisht, me ndikimin më të madh nga investime të mëdha si ato të Statkraft në Devoll, turqit e Ayen Energji ne kaskaden e Fanit dhe austriakët e Verbund në koncesionin e Ashtës.
    Viteve të fundit, miratimi i kuadrit ligjor për fotovoltaikët dhe politika aktive për diversifikim të burimeve kanë ulur varësinë e vendit nga hidrocentrali. Disa projekte me kapacitet të konsiderueshëm kanë hyrë tashmë në prodhim, ndërsa pjesa tjetër është në faza burokratike ose ndërtimi.
    Pavarësisht strategjisë së KESH për të rritur kapacitetin dhe diversifikuar burimet, investimet private pritet të vijojnë të thellojnë mbizotërimin e tyre në sektorin energjetik./ Marrë nga Monitor.al

  • Energjia, për herë të parë në histori, privatët kalojnë shtetin për kapacitetin e instaluar

    Energjia, për herë të parë në histori, privatët kalojnë shtetin për kapacitetin e instaluar

    Për herë të parë në sektorin energjetik, kapaciteti i instaluar i prodhuesve privatë ka kaluar atë publik. Historikisht, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka qenë në krye sa i përket kapacitetit, kryesisht për shkak të kaskadës së Drinit. Por përshpejtimi i investimeve private, sidomos në projektet fotovoltaike, ka bërë ndryshimin në vitin 2024.Sipas të dhënave zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), kapaciteti total prodhues i energjisë elektrike i instaluar në vend deri më 31 dhjetor 2024 ishte rreth 3,213 MW, me një rritje prej 537 MW krahasuar me vitin 2023. Kjo rritje është kryesisht rezultat i shtimit të burimeve të rinovueshme, veçanërisht fotovoltaikëve.Kapaciteti prodhues i KESH sh.a. është 1,563 MW, që përbën rreth 48.6% të kapacitetit total të instaluar, ndërsa prodhuesit e tjerë privatë kanë një kapacitet prej 1,650 MW, ose rreth 51.4%. Për krahasim, në vitin 2023 KESH kishte 1,448 MW, ose rreth 56% të kapacitetit total, ndërsa privatët 1,183 MW, ose 44%.Që nga nisja e politikës së koncesioneve të hidrocentraleve në vitet 2007, kapaciteti i instaluar i privative është rritur gradualisht, me ndikimin më të madh nga investime të mëdha si ato të Statkraft në Devoll, turqit e Ayen Energji ne kaskaden e Fanit dhe austriakët e Verbund në koncesionin e Ashtës.Viteve të fundit, miratimi i kuadrit ligjor për fotovoltaikët dhe politika aktive për diversifikim të burimeve kanë ulur varësinë e vendit nga hidrocentrali. Disa projekte me kapacitet të konsiderueshëm kanë hyrë tashmë në prodhim, ndërsa pjesa tjetër është në faza burokratike ose ndërtimi.Pavarësisht strategjisë së KESH për të rritur kapacitetin dhe diversifikuar burimet, investimet private pritet të vijojnë të thellojnë mbizotërimin e tyre në sektorin energjetik./ N.MahoBurimi: EREKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Energjia diellore, tre aplikime të reja në MIE për një kapacitet të instaluar prej 105.6 MW

    Energjia diellore, tre aplikime të reja në MIE për një kapacitet të instaluar prej 105.6 MW

    Aplikimet për ndërtimin e impianteve fotovoltaikë duket se nuk kanë të ndalur. Këtë herë pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë dorëzuar tre kërkesa të reja nga subjekte të interesuar për të ndërtuar centrale diellorë me kapacitet total prej 105.6 MW. Janë të paktën tre subjekte që kanë bërë këto aplikime.E para shoqëria “GREEN VOLT” sh.p.k. ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 70 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Bashkinë Memaliaj.E dyta shoqëria “ARMEN SOLAR” sh.p.k. ka shprehur për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 30 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me vendndodhje në Njësinë Administrative Armen, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë.E treta shoqëria “GREEN ENERGY GROUP” sh.p.k. ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 5.6 MW me vendndodhje në Fshatin Pjetroshan, Bashkia malësi e Madhe, Qarku Shkodër.Vetëm pak ditë më parë një tjetër kërkesë u paraqit në MIE për ndërtimin e një parku fotovoltaik me kapacitet 603 MW në zonën e Tropojës, një nga projektet me kapac9itetin më të lartë që ka shfaqur interes deri më tani dhe që ka marrë edhe statusin e investitorit strategjik.Kërkesat për të investuar në energjinë e rinovueshme dhe sidomos në fotovoltaike janë bërë të shumta viteve të fundit nxitur nga politikat e diversifikimit të qeverisë, kriza e energjisë por edhe ndryshimet ligjore që lidhen me sektorin. Pavarësisht kësaj dinamike ende impiantet e futur në prodhim mbeten në numër të kufizuar. Gjithsesi pesha e prodhuesve të tjerë përveç hidros po rritet nga viti në vit.Të dhënat zyrtare të bilancit të energjisë për tremujorin e dytë të këtij viti publikuar nga INSTAT tregojnë se grupi “të tjerë prodhues” ku bëjnë pjesë edhe fotovoltaikët prodhuan 288 GWh nga 125 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 2,3 herë./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Fotovoltaikët, ERE nis procedurat për licencimin në prodhim të një tjetër impianti 35.6 MW

    Fotovoltaikët, ERE nis procedurat për licencimin në prodhim të një tjetër impianti 35.6 MW

    Enti Rregullator i Energjisë nisi procedurat për licencimin në prodhim të energjisë së një tjetër impianti fotovoltaik me kapacitet 35.6 MW. Në mbledhjen e fundit të Bordit, të mbajtur këtë javë, u njoftua edhe kjo procedurë.“Në mbledhjen e tij të datës 12.08.2025, Bordi i ERE-s vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “Infotelecom-Albsolar 4” shpk në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik, me kapacitet të instaluar 35.6 MWac, me vendndodhje në rrugën “Gjorica e Poshtme”, Njësia Administrative Gjoricë, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër” – nënvizoi ERE.Enti Rregullator i Energjisë licencoi deri në fund të korrikut të paktën 13 subjekte, ku një prej tyre me kusht. Në total, kapaciteti i instaluar i projekteve që kanë marrë një licencë prodhimi si fotovoltaikë është 125 MW, nga ku 11 prej tyre i takojnë kategorisë së impianteve me fuqi të instaluar deri në 2 MW.Impianti kryesor që duket se ka marrë licencën në prodhim është ai që parashikohet me një fuqi 100 MW nga “Sunny Side Energy”, i parashikuar për ndërtim në zonën e Darzezës në Fier.Në total, deri më tani janë dhënë 65 licenca në prodhimin e energjisë fotovoltaike nga ERE, duke nisur që nga projekti i parë i zbatuar disa vite më herët nga Ujësjellësi i Korçës. Interesi për fotovoltaikët nisi në vitin 2017, kur u miratua edhe kuadri i parë ligjor për burimet e rinovueshme të energjisë, por mori nxitjen reale në vitet 2021 dhe 2022 me nisjen e krizës së energjisë.Deri më tani në vend janë zbatuar disa projekte, por ato që dominojnë janë impiantet e vogla deri në 2 MW, teksa më i madhi është Karavastaja, i fituar përmes ankandit të qeverisë nga Voltalia, që ka nisur prodhimin prej vitit 2024.Projekte të tjera private, të orientuara drejt shitjes në treg të lirë, po zbatohen në disa rajone, teksa shumica e projekteve të propozuara mbeten në hallka të ndryshme institucionale pa filluar ende punimet në terren.Shqipëria synon të diversifikojë prodhimin e energjisë duke rritur peshën e energjisë diellore dhe asaj nga era, për të shmangur varësinë e madhe që ka aktualisht nga hidro, e cila e ekspozon vendin ndaj importeve në vite hidrike jo të favorshëm.Rritja e kapacitetit të instaluar është lakuar njëkohësisht si një mënyrë për ta kthyer vendin në eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030, sikurse është theksuar nga përfaqësues të qeverisë herë pas here./N.Maho    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Impianti fotovoltaik 96 MW në Dibër do vendoset në tre fshatra

    Impianti fotovoltaik 96 MW në Dibër do vendoset në tre fshatra

    Një impiant fotovoltaik me kapacitet të instaluar 96 MW parashikohet të vendoset në tokat e tre fshatrave në zonën e Dibrës.Kompania “Greencells Renewables Albania” Shpk njoftoi pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit se ku parashikohet të vendoset saktësisht instalimi sipas kërkesave që përcakton ligji.“Centrali Fotovoltaik i propozuar do të zbatohet pranë fshatrave Sehodoll, Limjan dhe Kastriot, njësia administative Kastriot dhe njësia administrative Fushë-Cidhen, Bashkia Dibër me një fuqi te instaluar 96 MWp.Projekti i propozuar përdor 137,150 module diellore Recom me kapacitet 700 Wp, si dhe 268 invertera te vargut me fuqi nominale 300 kW, te tipit Huawei SUN2000-330KTL-H1. Ky sistem arrin në një kapacitet të instaluar total prej 96 MWp.Modulet FV montohen në struktura metalike të mbështetura në tokë me kënd inklinimi 20° dhe hapësirë mes rreshtave 3 m, me një sipërfaqe totale të moduleve prej 426,036 m2 “ thuhet në dokument. Në përllogaritjet e saj kompania vlerëson se prodhimi mesatar afatgjatë i energjisë është 147,448 MWh/vit dhe raporti mesatar vjetor i performancës është 87.97%, duke përjashtuar efektet e degradimit të modulit FV diellor.Ky është një ndër disa impiante me kapacitet të konsiderueshëm që po ndërtohen në vend ku vetëm dy javë më parë një tjetër kompani dorëzoi koordinatat e sakta ku do të vendosej impianti i saj me kapacitet 102 MW në disa fshatra me Kolonjës dhe Përmetit.Interesi për energjinë e prodhuar nga fotovolatikët filloi së pari më miratimin e kuadrit ligjor fillestar në vitin 2017 por arriti kulmin në vitin 2022 kur kriza globale e energjisë bëri që çmimet në bursë të rriteshin në mënyrë të jashtëzakonshme.Nga ai moment ambicia për diversifikim e vendit mori një tjetër ritëm duke bërë që tashmë në vend të jenë disa projekte të mëdha të përfunduara sa i takon energjisë diellore. Më i madhi Karavastaja një projekt i zbaruar nga Voltalia si fituese e ankandit të qeverisë dhe që ka një kapacitet total prej 140 MW.Paralelisht kompania po punon për një tjetër impiant në Spitallë të fituar në të njëjtën formë teksa ka një numër të konsiderueshëm projektesh që po zbatohen nga prodhues të pavarur. Në total në 4 muajt e parë të këtij viti u prodhuar nga fotovolatikët 128.7 mijë MW energji teksa duke përbërë 4.3 për qind të prodhimit neto vendas që regjistroi nivelin 2.93 milionë MWh. / N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Dy impiante të rinj diellorë në Fier, kapaciteti i instaluar 33 MW

    Dy impiante të rinj diellorë në Fier, kapaciteti i instaluar 33 MW

    Dy aplikime të reja për impiante fotovolatikë u paraqitën së fundmi pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që parashikojnë një kapacitet të instaluar total prej 33 MW.Të dy projektet parashikohen të ndërtohen në zonën e Fierit nëse arrijnë që të kalojnë të gjithë hallkat e nevojshme procedurale ku i pari tashmë kë nisur.Aplikimi i parë është bërë nga shoqëria “ALB ENERGY GROUP” sh.p.k. e cila ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 31 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Zonën Kadastrale 3038, Fshati Povelçë, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier.E dyta është shoqëria “3E ENERGY” sh.p.k. ka shprehur interesin dhe ka paraqitur, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2 MW i cili gjithashtu nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në të njëjtin rajon sikurse i pari.Për të paktën 15 ditë shpallja e aplikimit qëndron e afishuar duke pritur palë të interesuara që të shfaqin pretendime te tyre në rast se kanë një të tillë lidhur me projektet në fjalë.Interesi për energjinë diellore vijon të jetë i lartë me aplikime që paraqiten vazhdimisht pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë teksa të tjera të bëra më herët ndodhen në hallka të ndryshme të miratimit.Interesi për energjinë e prodhuar nga fotovoltaikët filloi së pari më miratimin e kuadrit ligjor fillestar në vitin 2017 por arriti kulmin në vitin 2022 kur kriza globale e energjisë bëri që çmimet në bursë të rriteshin në mënyrë të jashtëzakonshme.Nga ai moment ambicia për diversifikim e vendit mori një tjetër ritëm duke bërë që tashmë në vend të jenë disa projekte të mëdha të përfunduara sa i takon energjisë diellore. Më i madhi Karavastaja një projekt i zbaruar nga Voltalia si fituese e ankandit të qeverisë dhe që ka një kapacitet total prej 140 MW.Paralelisht kompania po punon për një tjetër impiant në Spitallë të fituar në të njëjtën formë teksa ka një numër të konsiderueshëm projektesh që po zbatohen nga prodhues të pavarur. Në total në 4 muajt e parë të këtij viti u prodhuar nga fotovolatikët 128.7 mijë MW energji teksa duke përbërë 4.3 për qind të prodhimit neto vendas që regjistroi nivelin 2.93 milionë MWh. /N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Park fotovoltaik 102 MW mes Kolonjës dhe Përmetit, detajet e projektit

    Park fotovoltaik 102 MW mes Kolonjës dhe Përmetit, detajet e projektit

    Një park fotovoltaik me kapacitet të instaluar 102 MW do të vendoset në afërsi të fshatrave Mbreshtan dhe Banjëz duke u shtrirë kështu në dy bashki, konkretisht Përmeti dhe Kolonja.Bëhet fjalë për projektin që do të zbatohet nga kompania Tekno Fire e cila së fundmi ka paraqitur pranë autoriteteve vlerësimin e ndikimit në mjedis duke përcaktuar saktësisht edhe koordinatat ku do të vendoset parku dhe sipërfaqja totale përllogaritur në funksion të tij.Kompania ka nënvizuar se për zhvillimin e projektit “Për ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet të instaluar 102 MW, dhe veprave ndihmëse (linje elektrike 110 kV, dhe nënstacion 110 kV), është marrë tashmë miratimi paraprak pranë Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë.“Ky central FV është planifikuar të instalohet në një zonë kodrinore-malore, në afërsi të fshatrave Mbreshtan dhe Banjëz. Sipërfaqja e përgjithshme e parcelave në dispozicion është rreth 147.8 ha. Aksesi në terren është i mundur nga rrugët e zonës, rruga duhet të hapet në një pjesë të trasesë së saj dhe pjesa tjetër është e aksesueshme për mjetet e rënda. Impianti fotovoltaik se bashku me nënstacionin është i pozicionuar ne Bashkinë Kolonje ndërsa linja elektrike do te shtrihet përgjatë Bashkisë Përmet dhe Kolonje. Centrali FV diellor përbëhet 157231 module FV, me një sipërfaqe modulesh qe arrin ne 488 414 m” thuhet në raport.Kompania ka nënvizuar gjithashtu se impiantit nuk ndodhet në zonën e mbrojtur “Piskal-Shqeri”. Sipas dokumentit një pjesë e sipërfaqes e cila ndodhet në Zonën e Mbrojtur Piskal-Shqeri është pjesë e pronës por nuk do te preket, pra në këtë pjesë nuk do të ndërtohet impiant (do të mbetet e paprekshme).“Në afërsi të kufirit të impiantit ndodhet monumenti i natyrës “Meçka e Bënjëzit” në një distance prej 35 m nga zona ku do të ndërtohet impianti. Pra ky monument nuk është brenda zonës së impiantit” thuhet në raport.Ky Projekt është një ndër disa dhjetëra të cilët po zbatohen në vend apo që kanë marrë miratime në hallka të ndryshme institucionale dhe që ka një kapacitet të instaluar relativisht të madh./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Qeveria ka bllokuar Tik Toku-n”, Sali Berisha denoncon në KE: Është instaluar pajisje DPI në Shqipëri për të kontrolluar internetin

    “Qeveria ka bllokuar Tik Toku-n”, Sali Berisha denoncon në KE: Është instaluar pajisje DPI në Shqipëri për të kontrolluar internetin

    Lideri i Opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar para grupit konservator të KE-së faktin se Qeveria shqiptare ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar internetin pikërisht në prag të zgjedhjeve.

    Denoncimi i Berishës: Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Ne kemi zgjedhje. Vëzhgimi juaj është shumë i rëndësishëm.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Tani, thashë diçka, por mediat janë 80%, më shumë se 80% të kontrolluara nga qeveria.

    Në fund, njësoj si Habibullah-u i Kabulit, ai bllokoi TikTok-un. Dhe tani ka instaluar, ai kishte instaluar pajisje DPI për të kontrolluar gjithashtu internetin.

    Kjo është e vërtetë. Kjo është e vërtetë! Sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë në TikTok, ai e ndaloi dhe e bllokoi TikTok-un dy javë më parë. Ai bën gjithçka për të kufizuar komunikimin tonë me njerëzit.”Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Berisha në KE: Rama ka bllokuar TikTok dhe ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar internetin

    Berisha në KE: Rama ka bllokuar TikTok dhe ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar internetin

    Sali Berisha

    TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me grupin konservator në Këshillin e Europës, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po censuron internetin dhe po kontrollon mediat në Shqipëri. Kryedemokrati u shpreh se mbi e 80% e mediave janë nën kontrollin e qeverisë. Më tej, BGerisha shtoi se kryeministru ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të kufizuar lirinë e shprehjes, përfshirë bllokimin e rrjetit social TikTok.
    “Ne kemi zgjedhje. Vëzhgimi juaj është shumë i rëndësishëm. Tani, thashë diçka, por mediat janë 80%, më shumë se 80% të kontrolluara nga qeveria.  Në fund, njësoj si Habibullah-u i Kabulit, ai bllokoi TikTok-un. Dhe tani ka instaluar, ai kishte instaluar pajisje DPI për të kontrolluar gjithashtu internetin. Kjo është e vërtetë. Kjo është e vërtetë! Sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë në TikTok, ai e ndaloi dhe e bllokoi TikTok-un dy javë më parë. Ai bën gjithçka për të kufizuar komunikimin tonë me njerëzit”, tha Berisha./ZËRI