Një 27-vjeçare ka përfunduar në telashe me policin, pasi akuzohet se ka postuar foto të një të riu dhe familjarëve të tij, me mbishkrime denigruese.
Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet K.N.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen K. N., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi kallëzon shtetasi A. Dh. se 27-vjeçarja ka postuar në rrjetin social Instagram foto të tij dhe familjarëve të tij, me mbishkrime denigruese.
Tag: instagram
-

“Postoi në instagram foto të miat dhe…”/ I riu e denoncon në polici, e pëson 27-vjeçarja në Durrës!
-

Përdoruesit nën 16 vjeç në Australi humbasin aksesin në Meta Al
Bota E Diel, 30 Nëntor 2025 17:33
Kompania Meta ka nisur një fushatë paralajmërimi për qindra mijëra adoleshentë australianë në ditët në vijim, llogaritë në Instagram, Facebook dhe Threads që u përkasin përdoruesve nën 16 vjeç do të hiqen përpara hyrjes në fuqi të ndalimit zyrtar, të planifikuar më 10 dhjetor.
Që prej 4 dhjetorit, platforma ka filluar të çaktivizojë profilin e të miturve dhe të bllokojë regjistrimet e reja për përdoruesit nën 16 vjeç. Ky proces prek një numër të madh përdoruesish, me të paktën 350 milionë llogari në Instagram dhe 150 milionë në Facebook.Paralajmërimet po shpërndahen përmes email-it, SMS-ve dhe njoftimeve brenda aplikacionit, me një mesazh të qartë: “Për shkak të rregulloreve australiane, përdoruesit kanë dy javë kohë për të ruajtur ose fshirë të dhënat e tyre.”
Meta u kërkon të miturve të shkarkojnë postimet, bisedat dhe të dhënat e tyre personale, si dhe të lënë një informacion kontakti për mundësinë e riaktivizimit të llogarisë pasi të mbushin 16 vjeç.
Ky vendim vjen pas rregullave më të rrepta të Australisë për mbrojtjen e të miturve në internet, duke synuar sigurinë e adoleshentëve dhe kontrollin mbi përmbajtjen që ata përdorin.
-

Australia vendos masën e rreptë, nis heqja e përdoruesve nën 16 vjeç nga rrjetet sociale. Si do të veprojë Meta
Përdoruesit australianë të Facebook dhe Instagram nën moshën 16 vjeç do të njoftohen duke filluar nga e enjtja se llogaritë e tyre do të çaktivizohen deri më 10 dhjetor, pasi Meta fillon të zbatojë ndalimin e mediave sociale të vendosur nga qeveria e Albaneses.
Përdoruesit e prekur nga ndalimi do të marrin një njoftim 14-ditor për çaktivizimin e ardhshëm të llogarisë së tyre përmes mesazheve brenda aplikacionit, email-it dhe SMS-ve, përpara se qasja t’u ndërpritet.
Ndalimi do të prekë përdoruesit në Facebook dhe Instagram, si dhe Threads, pasi për përdorimin e Threads kërkohet një llogari Instagram. Messenger përjashtohet nga ndalimi, por Meta është detyruar të zhvillojë një mënyrë që përdoruesit të kenë ende akses në Messenger pa një llogari Facebook.
Meta do të fillojë të bllokojë aksesin në llogaritë ekzistuese dhe t’u ndalojë nën16-vjeçarëve të regjistrojnë llogari të reja nga data 4 dhjetor, dhe qasja do të hiqet për të gjitha llogaritë deri më 10 dhjetor, tha kompania.
Adoleshentët të cilëve do t’u çaktivizohet llogaria mund të shkarkojnë dhe ruajnë postimet, mesazhet dhe videot e shkurtra (Reels). Ata do të mund të rikthehen në llogarinë e tyre sapo të mbushin 16 vjeç, ose mund të zgjedhin ta fshijnë plotësisht llogarinë.
“Kur të mbushni 16 vjeç dhe të mund të përdorni sërish aplikacionet tona, e gjithë përmbajtja juaj do të jetë e disponueshme saktësisht ashtu si e keni lënë,” tha Mia Garlick, drejtoreshë rajonale e politikave në Meta.
“Ne gjithashtu u kërkojmë prindërve të punojnë me fëmijët e tyre për të siguruar që data e saktë e lindjes të jetë e regjistruar në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale.”
Meta tha se do t’i dërgojë mesazhet të gjitha llogarive që “kupton” se janë nën 16 vjeç, por nuk do të sqarojë se si po i përcakton llogaritë që mund të jenë nën 16 vjeç, për të mos zbuluar mënyra të mundshme për shmangien e ndalimit.
Nëse Meta gabimisht e shënon një përdorues 16 vjeç ose më të madh si nën 16, ai mund të përdorë verifikimin e moshës përmes fytyrës, pra duke bërë një video selfie ose mund të japë një dokument identifikimi të qeverisë duke përdorur teknologjinë e verifikimit të moshës të Yoti-t. Llogaritë që përpiqen të ndryshojnë moshën nga nën 16 në mbi 16 duhet ta verifikojnë moshën e tyre.
Meta tha se pret të ketë gabime në vlerësimin e moshës, siç ishte e dukshme në provën e teknologjisë së verifikimit të moshës, por kompania beson se kjo është mënyra më pak ndërhyrëse për privatësinë për vlerësimin e moshës.
Meta të mërkurën tha se po hetonte një problem ku përdoruesit në Australi që vendosnin moshën nën 16 nuk ishin në gjendje të regjistronin një llogari të re në Instagram, dhe theksoi se kjo s’kishte lidhje me ndryshimet e njoftuara të enjten.
Gjiganti i teknologjisë po zbaton ndalimin, por vazhdon të argumentojë se cilësimet aktuale për llogaritë e adoleshentëve, të cilat kufizojnë se kush mund t’i kontaktojë ata, kufizojnë reklamimin dhe u japin kontroll prindërve do të ishin një alternativë më e mirë se një ndalim i plotë.
Meta ka thënë gjithashtu se beson që verifikimi i moshës duhet të bëhet përmes dyqaneve të aplikacioneve.
“Ndërsa po punojmë shumë për të hequr të gjithë përdoruesit që kuptojmë se janë nën moshën 16 vjeç deri më 10 dhjetor, zbatimi i ligjit do të jetë një proces i vazhdueshëm dhe me shumë shtresa”, tha Antigone Davis, drejtore globale e sigurisë në Meta.
Meta është kompania e parë e teknologjisë që njofton se si do të zbatojë ndalimin përpara 10 dhjetorit. Facebook, Instagram, TikTok, X, YouTube, Snapchat, Reddit dhe Kick përfshihen në ndalim ndërsa ai pritet të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm.
Kompani të tjera pritet të sqarojnë pozicionet e tyre në javët në vijim. TikTok dhe Snapchat kanë thënë se do të zbatojnë ndalimin.
YouTube këmbëngul se nuk duhet të përfshihet në ndalim, por ende nuk ka deklaruar nëse do të pajtohet. Kompania më parë ka treguar se mund të nisë veprime ligjore, por ende nuk e ka bërë këtë hap.
Politikani libertarian i Uellsit të Ri Jugor, John Ruddick, ka thënë se planifikon të kërkojë një seancë në gjykatën e lartë për të sfiduar ligjin në bazë të lirive të komunikimit politik.
Platforma X e Elon Musk-ut ka shprehur gjithashtu kundërshtimin e saj ndaj ndalimit dhe ende nuk ka thënë nëse do ta zbatojë ligjin. -

Kim Kardashian në lot: çfarë ndodhi para provimit që do i ndryshonte jetën?
Kim Kardashian ka ndarë në Instagram momente të sinqerta dhe emocionale nga përgatitjet e saj për provimin e avokatisë në Kaliforni, një hap vendimtar drejt qëllimit të saj për t’u bërë avokate. Në videon e publikuar të dielën, 16 nëntor, 45-vjeçarja tregoi sesi javët e fundit të studimeve u kthyen në një periudhë të lodhshme, stresuese dhe emocionalisht të rëndë. Ajo konfirmoi se më 7 nëntor nuk e kaloi provimin, por theksoi se nuk ka ndërmend të heqë dorë.
“Kam ndarë shumë nga ky udhëtim me ju,” shkroi ajo. “Ky rezultat ishte zhgënjyes, por jo fundi. Kjo ëndërr ka shumë rëndësi për mua që të tërhiqem.”
Videoja nis me Kardashian duke qarë në krevat, më pas kthehet pas dy javë, duke treguar përgatitjet intensive për një provim që përfshin ese njëorëshe, teste 90-minutëshe dhe 200 pyetje me alternativa. Ajo shihet duke analizuar raste, duke punuar me profesorët e saj dhe duke studiuar me orë të tëra çdo ditë. Nga lodhja, Kardashian filloi madje të shihte ëndrra sikur po humbiste pikë gjatë provimit.
Procesi u bë edhe më i vështirë kur themeluesja e SKIMS pësoi probleme në shpinë, duke krijuar “disa çrregullime në disqe”. Në një moment, ajo shpërthen në lot: “Sa herë mendoj se jam një hap përpara, diçka më ndal. Ndihem sikur truri do të më shpërthejë.”
Megjithatë, përkushtimi i saj nuk u lëkund. Ndërsa katër fëmijët e saj ishin me pushime, Kardashian i kushtoi çdo minutë studimeve për t’u përgatitur sa më mirë. Një ditë para testit, ajo u shfaq e qetë dhe e sigurt: “Ndjehem mirë dhe e përgatitur.”View this post on Instagram
Edhe pse nuk e kaloi këtë herë, Kardashian thotë se do të vazhdojë derisa ta arrijë qëllimin e saj.
-

Shqiptari ‘kalon’ testin e teorisë së patentës në Londër duke përdorur një mashtrues që gjeti në ‘Instagram’
Drilon Hasaj
BRITANI E MADHE-Drilon Hasaj, 30 vjeç, ia dha patentën e tij të përkohshme një personi që e kontaktoi përmes Instagram-it në mënyrë që të mund të jepte provimin teorik të lejes së drejtimit në vend të tij. Hasaj e mori provimin e patentës, por mashtrimi nuk kaloi pa u zbuluar.
Në muajin qershor 30-vjeçari e gjeti ‘mashtruesin’ në Instagram dhe u vendos që personi ende i paidentifikuar të jepte provimin teorik të drejtimit të automjetit për të. Hasaj ia dha më pas patentën e tij të përkohshme personit, i cili e dha provimin në një strukturë të Agjencisë së Standardeve të Shoferëve dhe Mjeteve (DVSA). Megjithatë, ekipi kundër mashtrimit i DVSA-së më vonë kontrolloi kamerat e sigurisë të qendrës dhe kuptoi se personi që e dha provimin nuk ishte Hasaj, raportojnë mediat e huaja.
Agjencia e informoi atë për pamjet filmike dhe u dërgua në gjykatë, ndërsa 30-vjeçari pranoi para gjyqëtarë se kishte përdorur patentën e tij të drejtimit për mashtrim. Prokurorët kërkuan dënim me burg para gjyqtarëve, por avokati mbrojtës Ghulam Sohail tha se klienti i tij e kishte pranuar fajësinë në rastin e parë të mundshëm, vepra penale ishte e vjetër dhe se ai “në përgjithësi nuk ka prirje kriminale”.
Shqiptari u gjobit me 1,653 paund në Gjykatën e Magjistraturës në Highbury dhe 150 orë punë të papaguar. Hasaj do të duhet gjithashtu të ndërmarrë 15 ditë aktivitete rehabilitimi, duke përfshirë tetë ditë të përqendruara në përmirësimin e aftësive të tij të të menduarit./ZËRI -

Skandali në Miss Universe 2025/Drejtuesi ofendon meksikanen, konkurrentet lënë garën
Konkursi i Miss Universe 2025, që zhvillohet këtë vit në Bangkok, është përfshirë nga një skandal i madh pas një përplasjeje të hapur midis drejtuesit tajlandez të garës, dhe Miss Meksika.
Ajo që pritej të ishte një festë bukurie dhe fuqizimi për gratë u kthye në një moment tensioni dhe polemikash. Incidenti ndodhi gjatë një ceremonie shpërndarjeje çmimesh, e transmetuar drejtpërdrejt në faqen zyrtare të konkursit në Facebook.
Drejtuesi tajlandez e pyeti Miss Meksikën për mungesën e saj në një xhirim sponsori më herët gjatë ditës dhe, pasi ajo nuk dha menjëherë përgjigje, e quajti “budallaqe” përpara të gjithëve.
Bosch refuzoi të poshtërohej dhe ruajti dinjitetin e saj duke u larguar nga ceremonia në heshtje.
Momente më vonë, disa konkurrente të tjera, përfshirë edhe fituesen actual të Miss Universe, e ndoqën atë në shenjë solidariteti, duke e bërë këtë akt simbol të fuqizimit dhe respektit ndaj grave.
“Të mbrosh veten nuk është gjithmonë e lehtë. Por është një nga aktet më të rëndësishme të vetërespektit dhe forcës që mund të tregosh. Mjaft më, zërat tanë do të dëgjohen fort dhe qartë”- shkroi ajo në Instagram.
Bosch, ndërsa fliste me gazetarët, theksoi respektin e saj për Tajlandën dhe Miss Universe, por e bëri të qartë se dinjiteti personal kishte rëndësi.
“Ajo që bëri regjisori ishte mungesë respekti. Askush nuk do të më bëjë kurrë të ndihem e vogël.”- tha Mis Meksika. Klipet e momentit u përhapën shpejt në TikTok, Instagram dhe X, duke krijuar një valë mbështetjeje për Bosch, ndërsa fansat, ish-garuesit dhe drejtorët kombëtarë dënuan sjelljen e drejtuesit. Organizata e Miss Universe dhe Miss Universe México reaguan menjëherë, duke riafirmuar angazhimin e tyre për respekt, siguri dhe bashkëpunim, dhe duke dërguar një delegacion të nivelit të lartë drejt Tajlandës për të siguruar një mjedis profesional për të gjithë pjesëmarrësit.
Si pasojë e incidentit, pjesëmarrja e drejtuesit tajlandez në aktivitetet e këtij viti është e kufizuar ose e ndaluar plotësisht. Ai më pas kërkoi falje përmes një transmetimi në TikTok dhe Instagram, duke pranuar se mund të kishte pasur keqkuptime lidhur me pritshmëritë e komunikimit. -

SKANDAL në Miss Universe 2025! Miss Meksika largohet pas ofendimit nga drejtuesi tajlandez: Budallaqe!
Konkursi i Miss Universe 2025, që zhvillohet këtë vit në Bangkok, është përfshirë nga një skandal i madh pas një përplasjeje të hapur midis drejtuesit tajlandez të garës, Nawat Itsaragrisil, dhe Miss Meksika, Fátima Bosch. Ajo që pritej të ishte një festë bukurie dhe fuqizimi për gratë u kthye në një moment tensioni dhe polemikash. Incidenti ndodhi gjatë një ceremonie shpërndarjeje çmimesh, e transmetuar drejtpërdrejt në faqen zyrtare të konkursit në Facebook.
Itsaragrisil e pyeti Bosch për mungesën e saj në një xhirim sponsori më herët gjatë ditës dhe, pasi ajo nuk dha menjëherë përgjigje, e quajti “budallaqe” përpara të gjithëve. Bosch refuzoi të poshtërohej dhe ruajti dinjitetin e saj duke u larguar nga ceremonia në heshtje. Momente më vonë, disa konkurrente të tjera, përfshirë edhe fituesen aktuale Victoria Kjær Theilvig, e ndoqën atë në shenjë solidariteti, duke e bërë këtë akt simbol të fuqizimit dhe respektit ndaj grave. “Të mbrosh veten nuk është gjithmonë e lehtë”, shkroi ajo në Instagram . “Por është një nga aktet më të rëndësishme të vetërespektit dhe forcës që mund të tregosh. Mjaft më, zërat tanë do të dëgjohen fort dhe qartë.”
Bosch, ndërsa fliste me gazetarët, theksoi respektin e saj për Tajlandën dhe Miss Universe, por e bëri të qartë se dinjiteti personal kishte rëndësi. “Ajo që bëri regjisori ishte mungesë respekti,” tha ajo. “Askush nuk do të më bëjë kurrë të ndihem e vogël.”
Klipet e momentit u përhapën shpejt në TikTok, Instagram dhe X, duke krijuar një valë mbështetjeje për Bosch me hashtagun #WeStandWithFatima, ndërsa fansat, ish-garuesit dhe drejtorët kombëtarë dënuan sjelljen e drejtuesit. Organizata e Miss Universe dhe Miss Universe México reaguan menjëherë, duke riafirmuar angazhimin e tyre për respekt, siguri dhe bashkëpunim, dhe duke dërguar një delegacion të nivelit të lartë drejt Tajlandës për të siguruar një mjedis profesional për të gjithë pjesëmarrësit.
Si pasojë e incidentit, pjesëmarrja e Itsaragrisil në aktivitetet e këtij viti është e kufizuar ose e ndaluar plotësisht. Ai më pas kërkoi falje përmes një transmetimi në TikTok dhe Instagram, duke pranuar se mund të kishte pasur keqkuptime lidhur me pritshmëritë e komunikimit.@ahtisa_universeph Mexico Walk out in Miss Universe Sahsing Ceremony #mexico #missuniverse #missuniversemexico #fatimabosch ♬ original sound – ahtisa_universeph
-

Rita Ora dhe Yll Limani bashkojnë forcat! Bashkëpunimi i shumëpritur është zyrtarisht rrugës
Një moment në rrjete sociale ka mjaftuar për të ndezur entuziazmin e fansave. Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka ndarë së fundmi në Instagram një bisedë të veçantë me Yll Limanin, duke ngritur menjëherë dyshime për një bashkëpunim të mundshëm, që tashmë është konfirmuar.
Në një screenshot të publikuar në Instagram Story, Rita zbuloi bisedën e tyre private, pasi të dy ishin bërë miq në rrjet. Ylli i kishte shkruar menjëherë:
“Rita, e dua ‘All Natural’.”
Këngëtarja iu përgjigj;
“Oh legjendë! Faleminderit, do të thotë shumë për mua e thënë nga një shok shqiptar.”
Duke mos humbur kohë, Ylli i propozoi me humor:
“Bashkëpunim?”
Dhe përgjigjja e Rites erdhi menjëherë, pa asnjë hezitim:
“Do ta doja këtë.”
Pas këtij komunikimi që u bë viral në pak orë, labeli i Yll Limanit, Three60 Music, konfirmoi lajmin që fansat po prisnin:
“Sekreti më në fund u zbulua, Rita Ora ft. Yll Limani, së shpejti!”Ky do të jetë bashkëpunimi i parë mes dy prej emrave më të dashur të muzikës shqiptare, një ndërthurje mes stilit ndërkombëtar të Ritës dhe ndjeshmërisë së veçantë të Yllit, që pritet të sjellë një hit të verës që do pushtojë listat muzikore.
Fansat kanë shpërthyer në komente dhe reagime pozitive, duke e cilësuar këtë duet si “ëndrrën shqiptare që më në fund po bëhet realitet”. -

Del biseda, bashkëpunim mes Rita Orës dhe Ylli Limanit
Showbiz E Premte, 31 Tetor 2025 19:48
Artistja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka postuar në story një Instagram një bisedë mes saj dhe Ylli Limanit. Në një screenshot të publikuar në Instagram, Ylli i ka dërguar Ritës një mesazh duke i shprehur admirimin për këngën e saj “All Natural”, ndërsa ajo i është përgjigjur me mirënjohje. Ky komunikim i drejtpërdrejtë mes Ritës dhe Yllit, pas ndjekjes së ndërsjellë në Instagram, duket se po përforcon spekulimet se një duet mes tyre është vetëm çështje kohe. Fansat mezi presin të dëgjojnë se çfarë mund të sjellë ky bashkim artistik që tashmë po cilësohet si një “moment historik” për muzikën shqiptare.
– Rita!! E dashuroj “All natyral”– Ah legjendë, faleminderit!! Do të thotë shumë [për mua], veçanërisht [kur vjen] prej një shqiptari tjetër.
– Bashkëpunim?
– Do ta doja!
– Le të takohemi!!!
Dhe ja tek e keni, me ç’duket do kemi një këngë prej dy artistëve së shpejti!
