Një skandal i madh ka tronditur Policinë Kombëtare të Spanjës, pasi një ish-shef i sektorit të antidrogës është zbuluar se bashkëpunonte me mafien shqiptare, duke negociuar vetë çmimet e drogës për trafikantët.
Sipas mediave spanjolle, veçanërisht raportimit të Pedro Serra për OK Diario, ish-shefi i Grupit II të Narkotikëve, Faustino Nogales, dyshohet se ka punuar për një organizatë të fuqishme kriminale të udhëhequr nga serbi Stefan Milojeviç, që kontrollonte rrjetin e shpërndarjes së drogës në Majorka de Ibiza.
Hetimet tregojnë se Nogales kishte kaluar “në anën tjetër të ligjit” duke u bërë pjesë e grupit që menaxhonte mbi 50% të tregut të drogës në ishujt spanjollë.
Në përgjimet telefonike të publikuara, ai dëgjohet duke biseduar për çmimet e drogës dhe duke ndërhyrë për të ulur apo rregulluar tarifat në favor të mafies shqiptare.
Nga Pedro Serra, OK DIARIO
I ashtuquajturi operacioni ‘Enroque Manso Bal’ ka tronditur themelet e Policisë Kombëtare spanjolle, pasi është zbuluar një tradhti e mundshme e brendshme që, sipas burimeve të çështjes, është “shumë e vështirë për t’u pranuar dhe kuptuar brenda trupës”.
Ish-shefi i Grupit II të Narkotikëve, i njohur për luftën e tij kundër trafikut të drogës në ishujt spanjollë, thuhet se ka kaluar në anën tjetër dhe ka bashkëpunuar me një organizatë kriminale të udhëhequr nga Stefan Milojeviç.
Sipas dosjeve policore, vetë inspektori negocionte me blerësit çmimin përfundimtar të drogës në emër të Milojeviçit. Në një nga bisedat e përgjuara, Carlos H., numri tre i organizatës, bisedon me agjentin për një trafikant që vepronte në Ishuj. Gjatë telefonatës, polici pyet:
“Si është puna me çmimin e mallit?”
Dhe tjetri i përgjigjet se një është “me 4,5 dhe tjetri me 5”. Menjëherë, inspektori i thotë:
“Nesër do të shoh një tjetër, ndoshta ta lë me 3,8.”
Këto përgjime dëshmojnë se inspektori ndërhynte në çmime për të favorizuar anëtarët e organizatës, duke marrë pjesë aktive në trafikun e drogës dhe operacionet e pastrimit të parave.
Faustino Nogales qëndron në burg që nga 14 gushti për implikimin e tij të dyshuar në këtë rrjet kriminal. Pas më shumë se dy muajsh në burgun e Palmës, inspektori është transferuar në burgun e Estremeras (Madrid VII), pas pranimit nga gjykata të kërkesës së mbrojtjes së tij.
Gjatë qëndrimit në Palma, Nogales ishte pothuajse në izolim total, me vetëm një gjysmë ore dalje në oborr në ditë, për të shmangur kontaktin me të tjerët të burgosur, përfshirë disa që ai vetë kishte arrestuar. Sipas burimeve, kjo situatë i ka shkaktuar një “dëmtim të rëndë fizik dhe psikologjik”.
Burgut të Palmës i mungon një modul i dedikuar për policë dhe funksionarë (i quajtur FIES 4), gjë që e detyroi inspektorin të qëndronte në modulin e pranimeve për më shumë se dy muaj. Transferimi në Estremera, që ka një zonë speciale për agjentët, synon të garantojë sigurinë e tij dhe kushte të përshtatshme të mbajtjes derisa vazhdon hetimi i çështjes.
Operacioni më i madh antidrogë i viteve të fundit ka tronditur themelet e krimit të organizuar në Baleare. Pas më shumë se dy vitesh hetime, Policia Kombëtare dhe Garda Civile kanë realizuar një goditje historike kundër trafikut të drogës: 76 të arrestuar, 71 kontrolle, 1,54 milionë euro në para të gatshme dhe më shumë se tre ton drogë të sekuestruar.
Hetimi tregon se mafia shqiptare qëndron pas sasive të mëdha të drogës që mbërrinin në Majorka dhe Ibiza, nën drejtimin e Stefan Milojevic, lideri i bandës së motoçiklistëve ‘Tribuns España’, i konsideruar krahu ekzekutiv i organizatës kriminale dhe përgjegjës për mbushjen e Ishujve me drogë.
Është vërtetuar se kjo organizatë furnizonte më shumë se 50% të pikave të shitjes së drogës në Majorka, siç kishte zbuluar ekskluzivisht portali ynë. Rasti vazhdon të jetë nën hetim gjyqësor dhe konsiderohet një nga më kompleksët në trafikun evropian të drogës.
Tag: inspektori
-

Negocionte çmimet e drogës, kush është polici spanjoll që bashkëpunonte me mafien shqiptare
-

Ky është kryepolici që u rekrutua nga mafia shqiptare/ Negocionte çmimin e drogës për trafikantët
Mediat spanjolle vazhdojnë të trajtojnë gjerësisht një operacion që synonte goditjen e mafies shqiptare në Spanjë. Krahu ekzekutiv i mafies shqiptare ishte një serb. Por akoma më e rëndë ishte aftësia e bandës mafioze për të rekrutuar edhe kryepolicë. Mediat spanjolle kanë publikuar edhe emrin e oficerit të rekrutuar
Nga Pedro Serra, OK DIARIO
I ashtuquajturi operacioni ‘Enroque Manso Bal’ ka tronditur themelet e Policisë Kombëtare spanjolle, pasi është zbuluar një tradhti e mundshme e brendshme që, sipas burimeve të çështjes, është “shumë e vështirë për t’u pranuar dhe kuptuar brenda trupës”.
Ish-shefi i Grupit II të Narkotikëve, i njohur për luftën e tij kundër trafikut të drogës në ishujt spanjollë, thuhet se ka kaluar në anën tjetër dhe ka bashkëpunuar me një organizatë kriminale të udhëhequr nga Stefan Milojeviç.
Sipas dosjeve policore, vetë inspektori negocionte me blerësit çmimin përfundimtar të drogës në emër të Milojeviçit. Në një nga bisedat e përgjuara, Carlos H., numri tre i organizatës, bisedon me agjentin për një trafikant që vepronte në Ishuj. Gjatë telefonatës, polici pyet:
“Si është puna me çmimin e mallit?”
Dhe tjetri i përgjigjet se një është “me 4,5 dhe tjetri me 5”. Menjëherë, inspektori i thotë:
“Nesër do të shoh një tjetër, ndoshta ta lë me 3,8.”
Këto përgjime dëshmojnë se inspektori ndërhynte në çmime për të favorizuar anëtarët e organizatës, duke marrë pjesë aktive në trafikun e drogës dhe operacionet e pastrimit të parave.
Faustino Nogales qëndron në burg që nga 14 gushti për implikimin e tij të dyshuar në këtë rrjet kriminal. Pas më shumë se dy muajsh në burgun e Palmës, inspektori është transferuar në burgun e Estremeras (Madrid VII), pas pranimit nga gjykata të kërkesës së mbrojtjes së tij.
Gjatë qëndrimit në Palma, Nogales ishte pothuajse në izolim total, me vetëm një gjysmë ore dalje në oborr në ditë, për të shmangur kontaktin me të tjerët të burgosur, përfshirë disa që ai vetë kishte arrestuar. Sipas burimeve, kjo situatë i ka shkaktuar një “dëmtim të rëndë fizik dhe psikologjik”.
Burgut të Palmës i mungon një modul i dedikuar për policë dhe funksionarë (i quajtur FIES 4), gjë që e detyroi inspektorin të qëndronte në modulin e pranimeve për më shumë se dy muaj. Transferimi në Estremera, që ka një zonë speciale për agjentët, synon të garantojë sigurinë e tij dhe kushte të përshtatshme të mbajtjes derisa vazhdon hetimi i çështjes.
Operacioni më i madh antidrogë i viteve të fundit ka tronditur themelet e krimit të organizuar në Baleare. Pas më shumë se dy vitesh hetime, Policia Kombëtare dhe Garda Civile kanë realizuar një goditje historike kundër trafikut të drogës: 76 të arrestuar, 71 kontrolle, 1,54 milionë euro në para të gatshme dhe më shumë se tre ton drogë të sekuestruar.
Hetimi tregon se mafia shqiptare qëndron pas sasive të mëdha të drogës që mbërrinin në Majorka dhe Ibiza, nën drejtimin e Stefan Milojevic, lideri i bandës së motoçiklistëve ‘Tribuns España’, i konsideruar krahu ekzekutiv i organizatës kriminale dhe përgjegjës për mbushjen e Ishujve me drogë.
Është vërtetuar se kjo organizatë furnizonte më shumë se 50% të pikave të shitjes së drogës në Majorka, siç kishte zbuluar ekskluzivisht portali ynë. Rasti vazhdon të jetë nën hetim gjyqësor dhe konsiderohet një nga më kompleksët në trafikun evropian të drogës.
-

Inspektori i Lartë i Drejtësisë për vr*sjen e gjyqtarit Kalaja: Siguria duhet të jetë prioritet absolut për të gjithë
Institucioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja gjatë një seance gjyqësore të mbajtur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm mnë Tiranë, nga Elvis Shkambi.
Deklarata e plotëInspektori i Lartë i Drejtësisë shpreh tronditjen e thellë nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe plagosja e dy qytetarëve nga të shtënat me armë.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, kolegëve dhe miqve të gjyqtarit Astrit Kalaja. Uroj shërim të shpejtë për të plagosurit e këtij akti kaq të rëndë.
Tragjedia e sotme, që i mori jetën një magjistrati prek të gjithë trupën gjyqësore, sistemin e drejtësisë, shtetin e së drejtës dhe çdo institucion publik.
Siguria duhet të jetë prioritet absolut për të gjithë. Në institucionet e sistemit të drejtësisë dhe çdo instancë shtetërore ligjzbatuese duhet të angazhohemi pa humbur kohë në garantimin e paprekshmërisë së çdo përfaqësuesi të drejtësisë, që ushtron detyrën në emër të ligjit.
Duke shprehur solidaritetin me trupën gjyqësore, inkurajoj çdo gjyqtar e çdo prokuror, që përtej ngjarjes së rëndë, të vazhdojë detyrën duke zbatuar ligjin. -

“3 mijë euro në gotën e kafes”, lihet në burg inspektori i IMT-së, ia hedh fajin kolegut
Me vendim të Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO), është lënë në burg edhe inspektori tjetër i IMT-së, shtetasi K.ZH. Ky i fundit u vetëdorëzua në polici më 29 gusht, ndërsa akuzohet për “korrupsion pasiv” lidhur me një rast ryshfeti në Kombinat.
Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, në seancën gjyqësore inspektori dhe avokati i tij kanë mohuar akuzat.
Inspektori K.ZH, pretendon se nuk ka qenë në dijeni të pazareve që janë bërë për subjektin në fjalë. Madje, fajin lidhur me këtë ia hedh kolegut të tij.
“Atë ditë kam qenë me shërbim në një tjetër subjekt që ishte planifikuar për prishje. Të nesërmen kam shkuar në një lokal me porosi të kolegut për të marrë një porosi”, mësohet të ketë thënë ai.
Sipas avokatit, transkriptet dhe fabula e organit të akuzës është ndërtuar gabim.
Kujtojmë se më 30 gusht, GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për inspektorin G.F.
“Nuk e njoh qytetarin, nuk kam pasur kontakt apo takim me të, dhe nuk kam dijeni për ryshfetin. Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore se nuk kam lidhje me këtë rast. Detyrën time e ushtroj me seriozitet dhe profesionalizëm, si në dhjetëra raste të tjera për lirimin e hapësirave publike“, është shprehur ai para togave të zeza.
3 mijë euro për tendën
Gota e kafes me paratë që kanë marrë inspektorët
Rasti për të cilin po hetohen edhe dy punonjës të tjerë të IMT-së, u zbulua pas një denoncimi nga pronari i një objekti në zonën e Kombinatit, ku ishte konstatuar një tendë pa leje. Sipas hetimeve, pas procedurës fillestare, një nga punonjësit i ka kërkuar pronarit 1 mijë euro ryshfet për të mos prishur tendën.
Policia organizoi një operacion për të kapur katër të dyshuarit dhe i dha pronarit paratë me numër serie, për të dokumentuar ryshfetin. Dy punonjësit me inicialet G.F dhe K.Zh tentuan t’i fshehnin paratë në një lokal, ku policia vëzhgoi veprimet përmes kamerave.
Inspektorët janë shkarkuar nga detyra menjëherë pas finalizimit të operacionit policor. IMT ka reaguar më 27 gusht, përmes një deklarate zyrtare ku i cilësonte sjelljet e inspektorëve të papranueshme.
“Nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast. Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale”, thuhej në reagimin e mëhershëm të IMT-së. -

‘1 mijë euro që mos të të heq tendën…’/ GJKKO lë në burg inspektorin e IMT, Klajdi Zhilla
Lihet në masën arrest në burg inspektori tjetër i IMT Klajdi Zhilla për korrupsionin 1 mijë euro për mos heqjen e një tende në kombinat. Zhilla u vetëdorëzua disa ditë pas operacionit të policisë dhe SPAK ndërsa të shtunën në burg u la dhe inspektori Gerald Fuçia.
Gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj, raporton se brenda seancës gjyqësore Klajdi Zhilla dhe avokati i tij Andi Skënderi kanë mohuar akuzat.
Zhilla pretendon se nuk ka qenë në dijeni të pazareve që janë bërë për subjektin në fjalë. Zhilla thotë se atë ditë ai ka qenë me shërbim në një tjetër subjekt i cili ishte planifikuar për prishje. Madje thotë se të nesërmen ai ka shkuar në një lokal me porosi të kolegut të tij Geraldo Fuçia për të marrë një porosi.
Sipas avokatit edhe transkriptet dhe fabula e organit të akuzës është ndërtuar gabim.
-

Lihet në burg inspektori i IMT-së Tiranë, çfarë deklaroi Gerald Fuçia para gjykatës
Inspektori i IMT-së së Tiranës, Gerald Fuçia, është lënë në burg me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një hetimi të nisur nga SPAK për korrupsion në lidhje me një tendë të vendosur pa leje në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Gjyqtarja Etleva Deda pranoi kërkesën e prokurorit të SPAK, Sotir Kllapi, dhe caktoi ndaj Fuçias masën e sigurisë “arrest me burg”.
Në seancën me dyer të mbyllura, inspektori Fuçia mohoi çdo përfshirje në ngjarje, duke deklaruar:
“Nuk e njoh fare qytetarin, as e kam kontaktuar, as takuar, as nuk di gjë për ryshfetin. Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore se nuk kam lidhje me këtë histori. E ushtroj detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm, si në dhjetëra raste të tjera të aksionit për lirimin e hapësirave publike.”
Avokatët e tij kërkuan një masë më të butë sigurie, deri në qartësimin e plotë të rrethanave.
Ndërkohë, për të njëjtën çështje, është vetëdorëzuar në polici edhe inspektori tjetër i IMT-së, Klajdi Zhilla, i cili ishte shpallur në kërkim.
Ai u paraqit mbrëmë në ambientet e Policisë së Tiranës, i shoqëruar nga avokati i tij.
Zhilla dyshohet për korrupsion pasiv dhe, në deklarimin paraprak, ka pretenduar se nuk ishte në dijeni se ishte në kërkim, duke shtuar se këtë e kishte mësuar vetëm nga mediat.
Sipas burimeve zyrtare, hetimet për këtë rast nisën nga Policia e Tiranës dhe më pas u referuan pranë SPAK.
Denoncimi është bërë nga një qytetar, pronar lokali, i cili ka kallëzuar se dy inspektorët i kishin kërkuar 1,000 euro ryshfet për një tendë të vendosur pa leje. -

Një mijë euro për një tendë/ Dorëzohet inspektori i IMT-së, kolegu del para gjykatës
Inspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Klajdi Zhilla, i shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të përbashkët të Policisë së Tiranës dhe Prokurorisë së Posaçme, është vetëdorëzuar mbrëmjen e së premtes në ambientet e Policisë së Tiranës.
Zhilla u paraqit i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Gjatë dëshmisë paraprake, ai ka deklaruar se nuk ishte në dijeni se ishte shpallur në kërkim dhe se këtë informacion e kishte marrë nga mediat.
Ndërkohë, këtë të shtunë në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj inspektorit tjetër të IMT-së, Geraldo Fuçia, i cili u arrestua më herët në kuadër të së njëjtës çështje.
Sipas burimeve zyrtare, hetimet për këtë rast nisën nga Policia e Tiranës dhe më pas u referuan pranë SPAK, pasi një qytetar, pronar i një lokali, ka kallëzuar inspektorët duke i akuzuar se i kishin kërkuar 1,000 euro ryshfet për një tendë të vendosur pa leje. -

Lihet në burg inspektori i IMT! Gerald Fuçia mohon akuzat për korrupsion
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për inspektorin e IMT-së, Gerald Fuçia. Vendimi u mor nga gjyqtarja Etleva Deda, me kërkesë të prokurorit të SPAK-ut, Sotir Kllapi.
Në seancën me dyer të mbyllura, Fuçia ka mohuar të ketë lidhje me episodin e korrupsionit për të cilin akuzohet.
“Nuk e njoh fare qytetarin, as e kam kontaktuar, as takuar, as nuk di gjë për rryshfetin. Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore se nuk kam lidhje me këtë histori. Unë e ushtroj detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm, si në dhjetëra raste të tjera të aksionit për lirimin e hapësirave publike”, u shpreh inspektori.Ndërkohë, avokatët e tij kërkuan një masë më të butë sigurie, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të çështjes.
/vizionplus.tv -

“Na jep lekë, nuk e heqim tendën”/ Lihet në burg inspektori i IMT-së: Nuk di asgjë për ryshfetin!
Në gjykatën e posaçme ka nisur seanca për caktim të masave të sigurimit në ngarkim të Geraldo Fuqisë dhe Klajdi Zhillës.
Inspektori i IMT Gerald Fuçia, është lënë në burg nga gjyqtarja Etleva Deda, me kërkesë të prokurorit të SPAK Sotir Kllapi.
Inspektori Fuçia ka deklaruar në seancën me dyer të mbyllura se nuk ka lidhje me episodin e korrupsionit.
“Nuk e njoh fare qytetarin as e kam kontaktuar as takuar , as nuk di gjë për ryshfetin. Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore, se nuk kam lidhje me këtë histori, un e ushtroj detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm si në dhjetëra raste te tjera te aksionit për lirimin e hapësirave publike”- ka deklaruar inspektori.
Avokatet e tij kërkuan një masë më të butë sigurie deri në qartësimin e situatës dhe rrethanave. Ndërkohë masa për Klajdi Zhillen do të zhvillohet në një seancë tjetër Ky i fundit është vetëdorëzuar mbrëmë në policinë e Tiranës.
Dy punonjësit e IMT akuzohen se i kërkuan një qytetari shumën prej 1 mijë eurosh për të mos i prishur tendën e lokalit.
Ndaj dy ish-punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit rëndon akuza e korrupsionit pasiv.Top Channel
-

Në qeli për ryshfetin e tendave/ GJKKO e lë në burg, inspektori i IMT: Punoj me seriozitet e profesionalizëm!
Arrest në burg caktoi Gjyqtarja e GJKKO-së Etleva Deda për inspektorin e IMT-së Gerald Fuçia, duke miratuar kërkesën e prokurorit të SPAK Sotir Kllapi.
Inspektori Fuçia ka deklaruar në seancën me dyer të mbyllura se nuk ka lidhje me episodin e korrupsionit.
“Nuk e njoh fare qytetarin as e kam kontaktuar as takuar, as nuk di gjë për rryshfetin. Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore, se nuk kam lidhje me këtë histori, unë e ushtroj detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm si në dhjetëra raste të tjera të aksionit për lirimin e hapësirave publike” ka deklaruar inspektori.
Avokatët e tij kërkuan një masë më të butë sigurie deri në qartësimin e situatës dhe rrethanave./Raportoi: Fatjon Gjinaj – Syri TV