Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, ka marrë vendimin për riorganizimin e institucioneve inspektuese të vendit.
Ky vendim, ka për qëllim sigurimin e standarteve që inspektorët të kenë njohuritë, aftësitë dhe integritetin e posaçëm për ushtrimin e funksionit të tyre.
Do të jenë 14 institucione të cilat do të riorganizohen. Bëhet fjalë për: Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Pyjeve, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, Instituti i Shëndetit Publik.
Klikoni këtu për të parë vendimin e Këshillit të Ministrave
Inspektorët, do i nënshtrohen trajnimit për 15 ditët, e më pas do të kryejnë teste. Testet do të jenë në teori dhe praktikë, e më pas do të vlerësohen me pikë nga KREK-u.
Pasi kandidatët të kenë kaluar me sukses testimet, do të përfitojnë kartën e inspektorit, që do të lëshohet nga Inspektori i Përgjithshëm. Kjo kartë, do të mbartë emrin, mbiemrin, foton, numrin unik identifikues, datën e lëshimit e të skadencës, fushën e inspektimit ose specializimit, por dhe element të tjerë shtesë që do të parandalojnë falsifikimin e tyre.
Sakaq, inspektorët aktualë në detyrë, të cilët nuk janë testuar për njohuritë e tyre prej më shumë se katër vite, do i nënshtrohet provimit të parë periodik brenda një viti, që nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
E gjitha kjo vjen, pasi kryeministri Edi Rama, kërkoi pezullimin e punës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
“Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-s. AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdojë të veprojë, sepse më shumë sesa mirë, bën dëm”, tha Rama më 2 korrik 2025, në tryezën “Bujqësia dhe Zhvillimi Rural”, të zhvilluar mes fermerëve dhe sipërmarrësve në sektor.
Ndërkohë, më 12 korrik 2025, u vendos për ngritja e një komisioni të posaçëm me pesë anëtarë që do të vlerësojë inspektorët e AKU-së. Tre prej këtyre anëtarëve do të jenë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Përveçse se do vlerësojnë në formë të shkruar dhe me gojë inspektorët e AKU-së, në fokus do të jenë edhe aplikantët e rinj.
Tag: inspektorati
-

Qeveria merr vendimin: Do riorganizohen 14 institucione, mes tyre dhe AKU-ja
-

Si do zëvendësohet AKU? “Do të krijohet inspektorati i ushqimit”, pedagogu i UBT: Nuk do ketë më “ping-pong” institucionesh
Pas 15 vitesh që nga data e krijimit të saj AKU nuk do të ekzistojë më.
“Duhet më njëherë të pezullohet AKU-së, sepse më shumë se sa mirë bën dëm”, shprehet kryeministri Edi Rama.
Gjithashtu do të zhbëhet edhe drejtoria e AKVMB dhe Akuakulturës, në bazë të ligjit të inspektimit shërbimet e inspektimit do të bëhen nga një institucion të vetëm, unifikimi i inspektorateve është direktive e BE. Qendërzimi i këtyre tre drejtorive pritet të përfundojë pas hartimit të akteve nënligjore, ku sipas burimeve të Top Channel ky institucion i ri do të ketë emrin Inspektorati i Ushqimit.
“Institucionet duhet të funksionojnë deri në momentin që ato do të transformohen sipas ligjit të inspektimeve. Pra në këtë ligj është përcaktuar që AKU, AKVMB dhe Inspektorati Peshkimit do të bëhen bashkë dhe do jetë një institucion që do menaxhojë të gjithë sigurinë ushqimore në Ministrinë e Bujqësisë. Edhe deklarata që ka bërë kryeministri shkon në këtë linjë në mbështetje të ligjit të inspektimit”, shprehet Gjok Vuksani, pedagog i UBT.
Ky reformim është i nevojshëm të behet sepse kështu pritet jo vetëm që ulet numri inspektimeve por të rritet dhe siguria ushqimore.
“AVMB u nda veç dhe përgjegjëse për sigurinë ushqimore nga ferma deri në treg, dhe AKU nga tregu në tavolinë. Për mua kjo ishte ndarje e gabuar sepse bënte një lojë duke gjuajtur topin tek njëra-tjetra. Për shembull siç ndodhi me mandarinat, AKU është përgjegjëse dhe e kapte mbetjen e lartë të pesticideve, por pjesën tjetër për ta ndjekur nga tregu deri tek prodhuesi ia pasonte topin AKVMB dhe kur shkonte AKVMB thoshte është shitur prodhimi. Pra si koncept ku të jetë një institucion që kontrollin ushqimin nga ferma në tavolinë nuk është negative”, shton Vuksani.
Por këto ndryshime strukturore nuk do të thotë se në terren do të mungojë mjeku veterinar apo specialisti i bimëve, sepse pa këto dy profesioni nuk garantohet siguri ushqimore.
Top Channel
-

Sezoni turistik, Inspektoriati i Punës plan masash për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve
Inspektorati Shtetëror i Punës ka hartuar një plan masash për kontrollin e subjekteve që ushtrojnë aktivitet gjatë sezonit turistik në të gjithë vendin.
Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se qëllimi i këtyre kontrolleve është të garantojë kushte pune të ndershme dhe të sigurta, duke mbrojtur të drejtat e punonjësve dhe promovuar ligjshmërinë në sektorin e turizmit.
Në kuadër të këtij plani, Inspektorati mësohet se do të fokusojë vëmendjen në pagesën e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore, duke bërë kontrolle rigoroze për regjistrimin dhe pagesën e kontributeve.
Po ashtu, do të monitorohen me kujdes të drejtat e punëtorëve nën moshën 18 vjeç, për të siguruar respektimin e ligjit mbi punësimin e të miturve dhe ndalimin e punëve të rrezikshme apo të natës.Verifikimi i rregullshmërisë së dokumentacionit për punëtorët e huaj dhe respektimi i të drejtave të tyre ligjore është gjithashtu një prioritet i këtij plani.
Kontrollet do të përfshijnë gjithashtu vlerësimin e pagesës së orëve shtesë, në mënyrë që llogaritja dhe pagesa të bëhen në përputhje me Kodin e Punës, si dhe do të garantohet që çdo punonjës të përfitojë ditët e pushimit javore që i takojnë.
Inspektorati i Punës i bën thirrje të gjithë punonjësve që të denoncojnë çdo shkelje të të drejtave të tyre, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për krijimin e një tregu pune të ndershëm dhe të sigurt. -

U godit nga një pllakë metalike në uzinën e Albcrom në Elbasan, pezullohet pjesërisht aktiviteti në repartin energomekanik
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në Elbasan ka reaguar lidhur me një aksident të ndodhur ditën e djeshme më (4 qershor 2025) në ambientet e subjektit “Albchrome”, në zonën industriale të Paperit.
Gjatë kryerjes së detyrave të zakonshme të punës, një punonjës është lënduar si pasojë e goditjes nga një agregat pune.
Pas hetimeve paraprake në terren, autoritetet kanë vendosur pezullimin e pjesshëm të aktivitetit në repartin ku ndodhi ngjarja dhe kanë urdhëruar ndërhyrje të menjëhershme për eliminimin e risqeve në mjetet dhe procedurat e punës.
Njoftimi i plotë:
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në Elbasan, përmes përgjegjësit të tij, z. Egliver Laroshi, informon opinionin publik lidhur me një aksident të ndodhur në vendin e punës pranë subjektit “ALBCHROME” në Zonën Industriale të Paperit, Elbasan.
Sipas njoftimit zyrtar të marrë përmes emailit nga subjekti në fjalë, më datë 04.06.2025, rreth orës 12:00, një punëmarrës ka pësuar një aksident gjatë kryerjes së detyrave të punës. Menjëherë pas marrjes së informacionit, inspektorët e autorizuar të Inspektoratit ndërmorën hapjen e çështjes inspektuese dhe u paraqitën menjëherë në ambientet e subjektit për të kryer hetimin administrativ të rastit.
Nga verifikimet paraprake rezulton se i aksidentuari është punëmarrësi Rudin Mece, me detyrë mekanik, pjesë përbërëse e repartit energomekanik të uzinës. Në momentin e aksidentit, ai ishte duke kryer punime të zakonshme për ndërrimin e pllakave të copëtuesit, së bashku me kolegët e tij.
Gjatë këtij procesi, një nga agregatet e copëtuesit e ka goditur atë në shpatull, duke shkaktuar lëndime.
Pas një hetimi të detajuar në vendngjarje, trupa inspektuese arriti në përfundimin se ishte e nevojshme ndërmarrja e një mase urgjente. Për rrjedhojë, u vendos pezullimi i pjesshëm i punës në repartin ku ndodhi aksidenti. Gjithashtu, punëdhënësi u urdhërua të kryejë riparimin e menjëhershëm të defekteve të konstatuara në pajisje dhe në mënyrat e përdorimit të tyre, të cilat përbëjnë një rrezik të mundshëm për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve.
Inspektorati do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe zbatimin e masave të marra, me qëllim garantimin e një ambienti të sigurt pune për të gjithë punëmarrësit.
-

Plagosja e punonjësit/ Inspektorati pezullon punën në Albchrome
Inspektorati i Punës vendos pezullimin e pjesshëm të aktivitetit të Albchrome për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Aktiviteti i repartit ku ndodhi aksidenti pezullohet deri në marrjen e masave për sigurinë e punëtorëve
Një pllakë qindra kg i ra mbi trup mekanikut, Rudin Meçja rreth orës 12:15 në repartin e copëtimit të ferrokromit.
Mekaniku mësohet se po punonte së bashku me një grup kolegësh për ndërrimin e pllakave të copëtimit të ferrokromit.
Raportohet se Rudin Meçja ka qenë poshtë pllakës së copëtuesit dhe është goditur në shpatull dhe shtyllën kurrizore.
Ai aktualisht ndodhet tek Spitali i Traumës në Tiranë.
Trupa inspektuese pas kqyerjes në detaje të kronologjisë së ndodhjes së aksidentit arriti në përfundimin për marrjen e masës urgjente me Pezullimi të pjesshëm të punës në repartin ku ka ndodhur aksidenti, si i detyrimin i punëdhënësit, për riparimin e defekteve që vërehen gjatë funksionimit të pajisjeve apo përdorimit të metodave të punës, për të cilat trupa inspektuese vlerëson se ka shkaqe të arsyeshme dhe se ato përbëjnë një kërcënim për shëndetin apo sigurinë e punëmarrësve.
gijotina.com/ -

Plagosja e punonjësit/ Inspektorati i Punës vendos pezullimin e pjesshëm të aktivitetit të Albchrome
Inspektorati i Punës vendos pezullimin e pjesshëm të aktivitetit të Albchrome për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Aktiviteti i repartit ku ndodhi aksidenti pezullohet deri në marrjen e masave për sigurinë e punëtorëve
Një pllakë qindra kg i ra mbi trup mekanikut, Rudin Meçja rreth orës 12:15 në repartin e copëtimit të ferrokromit.
Mekaniku mësohet se po punonte së bashku me një grup kolegësh për ndërrimin e pllakave të copëtimit të ferrokromit.
Raportohet se Rudin Meçja ka qenë poshtë pllakës së copëtuesit dhe është goditur në shpatull dhe shtyllën kurrizore.
Ai aktualisht ndodhet tek Spitali i Traumës në Tiranë.
Trupa inspektuese pas kqyerjes në detaje të kronologjisë së ndodhjes së aksidentit arriti në përfundimin për marrjen e masës urgjente me Pezullimi të pjesshëm të punës në repartin ku ka ndodhur aksidenti, si i detyrimin i punëdhënësit, për riparimin e defekteve që vërehen gjatë funksionimit të pajisjeve apo përdorimit të metodave të punës, për të cilat trupa inspektuese vlerëson se ka shkaqe të arsyeshme dhe se ato përbëjnë një kërcënim për shëndetin apo sigurinë e punëmarrësve.Top Channel
-

Deklarimi i pasurisë, ILDKPKI gjobiti 101 zyrtarë gjatë 2024, referohen raste edhe në SPAK
Të paktën 101 zyrtarë janë gjobitur gjatë vitit të shkuar nga Inspektorati I Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave teksa arkëtimet nga ky zë në vitin e shkuar ishin 17.3 milionë lekë apo 173 mijë euro.
Në raportin vjetor të vitit të shkuar ky Inspektorat bën me dije se numri i deklaratave të interesave privatë të administruara prej tij vitin e shkuar është 4,329, ku, të ndara sipas llojeve të tyre ishin : Deklarata “Periodike Vjetore” (për vitin deklarues 2023) – 2973 ; Deklarata “Para Fillimit të Detyrës” (2024) – 605 ; Deklarata “Pas Largimit nga Funksioni” (2024) – 500; Deklarata Kandidatë (2024)– 251.
Raporti nënvizon se në disa raste konstatimet e bëra nga Inspektorati janë referuar pranë organeve ligjore për t’i ndjekur si raste dhe konkretisht pranë SPAK.
“Inspektorati i Lartë, gjatë periudhës 2014 – 2024, ka referuar pranë Institucionit të Prokurorisë, strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve/Hetimit Tatimor, Agjencisë së Inteligjencës Financiare, si dhe Policisë së Shtetit, 594 subjekte, ku janë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues, si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarë bashkie, gjyqtarë, prokurorë, drejtorë të përgjithshëm, etj. Për periudhën raportuese janë paraqitur në total 23 raste referimesh penale dhe referime të tjera, prej të cilave, një rast është referuar pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)” thuhet në raport.
Inspektorati nënvizon se gjatë vitit të shkuar lidhur me ushtrimin e kontrollit të plotë dhe hetimin administrativ për verifikimin e saktësisë dhe vërtetësisë së të dhënave të pasurive, të të ardhurave e detyrimeve të deklaruara nga zyrtarët dhe personat e lidhur me ta, si dhe konstatimin e rasteve të konfliktit të interesave, ka miratuar dhe ka kaluar në kontroll të plotë, në total 817 subjekte deklaruese, si për shkak funksioni, ashtu edhe bazuar në informacione të ardhura nga burime të ligjshme.
Konkretisht, Inspektorati i Lartë, përgjatë periudhës raportuese, ka pasur objekt verifikimi deklaratat e interesave privatë për subjektet në funksionet si deputetë, kryetarë bashkie, këshilltarë ligjorë, anëtarë bordi, titullarë të institucioneve publike, prokurorë/gjyqtarë, si dhe nëpunësit civilë të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues të administratës publike./ Monitor -

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë: Të shkarkohet gjyqtarja Arta Llazari
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares së Shkodrës, Arta Llazari, për shkelje të mundshme të detyrave të saj.
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka pranuar pjesërisht këtë kërkesë dhe ka vendosur që Llazari të pezullohet nga detyra për një periudhë prej gjashtë muajsh.