Tag: inovacionit

  • Gonxhja mirëpret në Tiranë ministrin Izraelit të Energjisë dhe Infrastrukturës

    Gonxhja mirëpret në Tiranë ministrin Izraelit të Energjisë dhe Infrastrukturës

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka mirëpritur në Tiranë ministrin Izraelit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Eli Cohen.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Gonxhja thotë se shkëmbyen mendime për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në disa sektorë me interes të ndërsjelltë.
    “Diskutuam mbi iniciativa konkrete, ku një theks i veçantë iu kushtua forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjes së inovacionit mes dy vendeve, me synimin për të krijuar një klimë sa më të favorshme për investimet izraelite në Shqipëri. U theksua rëndësia e zhvillimit të një ekosistemi të qëndrueshëm ekonomik që mbështet sipërmarrjen, teknologjinë dhe digjitalizimin.
    Vëmendja u përqendrua sidomos në promovimin e partneriteteve në fushat e kërkimit dhe zhvillimit (R&D), ku përvoja izraelite përbën një aset të çmuar për avancimin e kapaciteteve vendase dhe gjenerimin e zgjidhjeve të reja inovative me impakt konkret në ekonomi.
    Diskutuam gjithashtu mbi mundësitë për të zhvilluar projekte inovatore në sektorin e agritech dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore, fusha me potencial të lartë për ndikim afatgjatë, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë mjedisor, ku teknologjia luan një rol kyç.
    Në takim u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit edhe në fushën e edukimit dhe inovacionit shkencor, përmes shkëmbimeve akademike dhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe qendrave të ekselencës kërkimore të të dy vendeve”, shkruan Gonxhja.

  • VivaTech 2025 në Paris, Gonxhja: Shqipëria në një moment të shkëlqyer për të tërhequr investime të huaja

    VivaTech 2025 në Paris, Gonxhja: Shqipëria në një moment të shkëlqyer për të tërhequr investime të huaja

    Nën moton “Albania Future Now”, Shqipëria po prezantohet në datat 11- 14 qershor, në “VivaTech 2025”, konferenca më e e madhe në Europë për teknologjitë e avancuara, bizneset inovatore dhe startup-et.
    Me pjesëmarrjen e saj në “VivaTech 2025”, Shqipëria konfirmon angazhimin për të qenë pjesë aktive e hartës globale të inovacionit. Ky është dhe misioni i fushatës “Innovation Now”, i mbështetur nga EU4Innovation dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me qëllim promovimin, në tregun kombëtar e ndërkombëtar, të ekosistemit të inovacionit shqiptar.

    Në këtë skenë ndërkombëtare të inovacionit, po prezantohen katër aktorë kyç të ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe zhvillimit ekonomik: dy parqet teknologjike Durana dhe TEDA, Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) dhe AIDA. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Informacionit, Blendi Gonxhja, në fjalën e tij theksoi se Shqipëria është në një moment të shkëlqyer për të tërhequr investime të huaja.
    “Jemi në momentin tonë më të mirë sa i takon edhe motos sonë: “Albania Future Now”, por gjithashtu edhe në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, sektorë që janë shumë të rëndësishëm për ekonominë digjitale. Flasim me një gjuhë të unifikuar dhe një ofertë konkuruese, siç janë parqet si ‘Durana Tech’ dhe ‘TEDA Tirana’, si dhe mundësitë që ofrojnë zonat e lirë ekonomike, përveç informacionit dhe mbështetjes që ofron AIDA për ata që duan të investojnë në Shqipëri në këto fusha dhe sektor”, tha ai.

  • “Innovation Now”, Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris

    “Innovation Now”, Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris

    Nga data 11 deri më 14 qershor 2025, Parisi do të jetë qendra botërore e teknologjisë dhe inovacionit, falë edicionit të radhës së VivaTech, konferencës më të madhe në Europë për start up-et, bizneset inovatore dhe teknologjitë e avancuara. Në këtë arenë globale, Shqipëria përfaqësohet me moton “Albania Future Now”, pjesë e fushatës Innovation Now e mbështetur nga EU4Innovation (GIZ) dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me qëllim promovimin, në tregun kombëtar e ndërkombëtar, të ekosistemit të inovacionit shqiptar..
    Në këtë skenë ndërkombëtare të inovacionit do të marrin pjesë katër aktorë kyç të ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe zhvillimit ekonomik: dy parqet teknologjike Durana dhe TEDA, Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) dhe AIDA.
    Durana Tech Park është një nga projektet më ambicioze që synon të kthehet në epiqendër të kërkimit, inovacionit dhe prodhimit teknologjik. Përmes mbështetjes strategjike për ndërmarrjet e vogla e të mesme, Parku Teknologjik Durana synon të tërheqë investime të huaja dhe vendase.
    TEDA Tirana është zona e parë ekonomike e lirë në Shqipëri, që me pozicionin gjeografik, në zemër të Ballkanit, me burime të shumta natyrore dhe një fokus të qartë në energjinë e gjelbër, krijon një mjedis të favorshëm për projekte të qëndrueshme dhe inovative. TEDA ofron një platformë ideale për zgjerimin e bizneseve në një mjedis të favorshëm fiskal dhe logjistik.
    Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH / AIC) synon që duke përdorur në mënyrë efikase asetet shtetërore dhe kapitalin publik e privat, të nxisë zhvillimin e qendrueshëm ekonomik dhe social në vend, nëpërmjet trasformimit të ideve të reja në projekte strategjike të investimeve kombëtare dhe rajonale, ku përfshihen parqet shkencore dhe teknologjike, industritë e panairit, turizmi dhe industria e pasurive të paluajtshme.
    Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), mbështet investitorët vendas e të huaj, që dëshirojnë të zhvillojnë biznese të suksesshme në Shqipëri, duke u ofruar asistencë të plotë për projektet e tyre, që nga analizat e tregut dhe identifikimi i sektorëve potencialë, deri te shërbimet pas investimit.
    Me pjesëmarrjen e saj në VivaTech 2025, Shqipëria konfirmon angazhimin për të qenë pjesë aktive e hartës globale të inovacionit. Nën moton “Innovation Now- Albania Future now”, Shqipëria jo vetëm që do të prezantojë projektet më të rëndësishme kombëtare, por edhe do të ndërtojë ura bashkëpunimi me aktorë ndërkombëtarë, start up-e dhe investitorë të mëdhenj.
    E themeluar në vitin 2016 nga Publicis Groupe dhe Groupe Les Echos, VivaTech është kthyer në një pikë takimi të domosdoshme për liderët e së ardhmes.

  • “Innovation Now”, si Shqipëria po synon të konkurrojë me teknologji

    “Innovation Now”, si Shqipëria po synon të konkurrojë me teknologji

    Shqipëria po promovon në tregun kombëtar e ndërkombëtar ekosistemin e inovacionit shqiptar.Nga data 11 deri më 14 qershor 2025, Parisi do të jetë qendra botërore e teknologjisë dhe inovacionit, falë edicionit të radhës së VivaTech, konferencës më të madhe në Europë për start up-et, bizneset inovatore dhe teknologjitë e avancuara.Në këtë arenë globale, Shqipëria përfaqësohet me moton “Albania Future Now”, pjesë e fushatës Innovation Now e mbështetur nga EU4Innovation (GIZ) dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me qëllim..Në këtë skenë ndërkombëtare të inovacionit do të marrin pjesë katër aktorë kyç të ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe zhvillimit ekonomik: dy parqet teknologjike Durana dhe TEDA, Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) dhe AIDA.Durana Tech Park është një nga projektet më ambicioze që synon të kthehet në epiqendër të kërkimit, inovacionit dhe prodhimit teknologjik. Përmes mbështetjes strategjike për ndërmarrjet e vogla e të mesme, Parku Teknologjik Durana synon të tërheqë investime të huaja dhe vendase.TEDA Tirana është zona e parë ekonomike e lirë në Shqipëri, që me pozicionin gjeografik, në zemër të Ballkanit, me burime të shumta natyrore dhe një fokus të qartë në energjinë e gjelbër, krijon një mjedis të favorshëm për projekte të qëndrueshme dhe inovative. TEDA ofron një platformë ideale për zgjerimin e bizneseve në një mjedis të favorshëm fiskal dhe logjistik.Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH / AIC) synon që duke përdorur në mënyrë efikase asetet shtetërore dhe kapitalin publik e privat, të nxisë zhvillimin e qendrueshëm ekonomik dhe social në vend, nëpërmjet trasformimit të ideve të reja në projekte strategjike të investimeve kombëtare dhe rajonale, ku përfshihen parqet shkencore dhe teknologjike, industritë e panairit, turizmi dhe industria e pasurive të paluajtshme.Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), mbështet investitorët vendas e të huaj, që dëshirojnë të zhvillojnë biznese të suksesshme në Shqipëri, duke u ofruar asistencë të plotë për projektet e tyre, që nga analizat e tregut dhe identifikimi i sektorëve potencialë, deri te shërbimet pas investimit.Me pjesëmarrjen e saj në VivaTech 2025, Shqipëria konfirmon angazhimin për të qenë pjesë aktive e hartës globale të inovacionit. Nën moton “Innovation Now- Albania Future now”, Shqipëria jo vetëm që do të prezantojë projektet më të rëndësishme kombëtare, por edhe do të ndërtojë ura bashkëpunimi me aktorë ndërkombëtarë, start up-e dhe investitorë të mëdhenj.E themeluar në vitin 2016 nga Publicis Groupe dhe Groupe Les Echos, VivaTech është kthyer në një pikë takimi të domosdoshme për liderët e së ardhmes.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • MEKI dëgjesë publike me profesionistë të industrisë së filmit, në qendër rritja e fondeve dhe përmirësimet ligjore

    MEKI dëgjesë publike me profesionistë të industrisë së filmit, në qendër rritja e fondeve dhe përmirësimet ligjore

    Nga Julia Vrapi
    Përmirësimet ligjore, rritja e fondeve publike për prodhimet filmike në vend apo dhe roli i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë ishin vetëm disa nga çështjet, që u diskutuan këtë të hënë në dëgjesën publike që zhvilloi Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me komunitetin kinematografik në vend. Dëgjesa publike ishte bërë me dije dhe më parë nga MEKI, ku të pranishëm ishin kineastë të ndryshëm, profesionistë të industrisë së filmit, përfaqësues të institucioneve publike e më gjerë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja thotë se ky sektor ende përballet me probleme të shumta.
    “Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit zhvilloi një dëgjesë me profesionistë të industrisë së filmit dhe audiovizualit, për të diskutuar sfidat dhe potencialet e këtij sektori që gjeneron të ardhura të konsiderueshme për ekonominë shqiptare, por që ende përballet me vështirësi të shumta”, shprehte ministri Gonxhja në rrjete sociale. Në këtë takim morën pjesë producentë, regjisorë, skenaristë, autorë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm të fushës, me të cilët u diskutuan çështje kyçe si: nevoja për përmirësime ligjore në sektorin kinematografik dhe audiovizual, që të pasqyrojnë realitetin dhe zhvillimet bashkëkohore; rritja e fondeve publike për prodhime filmike dhe krijimtari të reja dhe mbështetje alternative; lehtësira fiskale për nxitjen e tregut vendas dhe tërheqjen e investimeve të huaja; si dhe mbështetje e cilësisë artistike dhe zhvillimi i një ekosistemi të qëndrueshëm për industrinë kreative.
    Një proces gjithëpërfshirës
    Edhe më parë janë zhvilluar dëgjesa publike për kinematografinë, por problemet me të cilat përballen profesionistët e kësaj fushe kanë vijuar. Ndërkohë që për ministrin Blendi Gonxhja kjo dëgjesë që u bë një ditë më parë përbën hapin e parë të një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent. “Ku grupet e interesit ftohen të japin kontributin e tyre në funksion të reformimit të kuadrit ligjor dhe ndërtimit të një strategjie afatgjatë për zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë”, thuhet nga ministri Gonxhja.
    Për kuadrin ligjor dhe ndërtimin e një strategjie Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mirëpret çdo sugjerim edhe në mënyrë elektronike deri më datë 5 qershor, në adresën: [email protected]. Ndërkohë që në vendin tonë Qendra Kombëtare e Kinematografisë është ajo që bën dhe shpërndarjen e fondit buxhetor për projektet e ndryshme të kinematografisë, festivalet e filmit e më gjerë. Aktualisht QKK është pa një kryetar dhe pak ditë më parë Ministria e Ekonomisë  Kulturës dhe Inovacionit shpall konkursin për pozicionin kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
    Ndër të tjera kandidatët duhet të dorëzojnë dhe një platformë për administrimin e QKK-së, promovimin, zhvillimin dhe përfaqësimin e kinematografisë shqiptare në botë. Sipas njoftimit të MEKI-t aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të bëhet brenda datës 20. 6. 2025. Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) vepron me ligjin e vitit 1996, ku vite më parë janë bërë disa shtesa dhe ndryshime.
     

  • E ardhmja e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri, është tani!

    E ardhmja e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri, është tani!

    “Albanian future now”, fushata që ka për qëllim promovimin, në tregun lokal e ndërkombëtar, të ekosistemit në Shqipëri, nismë kjo e EU4Innovation, që zbatohet nga GIZ në Shqipëri, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, u lançua sot në Tiranë, në samitin për inovacionin dhe teknologjinë në Shqipëri, “ACT NOW 2025”, në prezencë të liderve globalë të teknologjisë, politikbërësve, investitorëve dhe startup-eve.
    Nëse deri në vitet 2008-2010, ekosistemi i inovacionit në Shqipëri ishte pothuajse inekzistent, një shkretëtirë ku kishte pak ose aspak jetë, e ku megjithatë disa individë të guximshëm e largpamës, nxitur nga talenti dhe nevojat ekonomike, hapën mendjet dhe dyert drejt ideve inovative, transformimet e mëdha nisën të ndikojnë ndjeshëm përgjatë dekadës së fundit.

    Falë pasionit dhe angazhimit të aktorëve lokalë dhe ndërkombëtarë, falë mbështetjes së infrastrukturës digjitale në zhvillim si dhe vizionit strategjik të qeverisë shqiptare, sot ekosistemi në Shqipëri po përjeton një epokë të re.
    Sot është momenti që bota të fillojë të shohë atë çfarë ofron Shqipëria në këtë drejtim. Ky është edhe qëllimi i fushatës “Albania future now”, që së bashku me partnerët (start-upe, institucione qeveritare, organizata që punojnë në këtë drejtim, akademikë, anëtarë të ekosistemit) të promovojë ekosistemin lokalisht dhe ndërkombëtarisht, duke identifikuar qartë shtyllat mbi të cilat mbështetet zhvillimi i inovacionit në Shqipëri.

    Ndryshe nga ekosistemet e vendeve më të mëdha, Shqipëria ofron një terren me kosto të ulëta operacionale, ka një ekosistem vibrant, të etur për elaborimin e ideve inovatore dhe me aktorë, sidomos të rinj, të aftë, kërkues e insistues për t’u aftësuar me shpejtësi, për t’iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave që ka sot tregu gobal.
    Sot ekosistemi në Shqipëri mbështetet nga nisma të vazhdueshme, konkrete të qeverisë. Favorizohet nga pozicioni gjeografik ideal, rajonal e europian, që ka vendi ynë, i bekuar gjithashtu nga atraksionet, bukuritë natyrore dhe nga trashëgimia e vyer historike e kulturore, që tërheqin jo vetëm turistët por dhe nomadët digjitalë.

    Shqipëria nuk ka pasur një moment më të mirë, për t’u zhvilluar në inovacion, se ky tani. Tani është momenti që Europa dhe bota të njohë skenën shqiptare të startup-eve dhe inovacionit. Një skenë që po rritet me shpejtësi. Me qendra teknologjie që lulëzojnë dhe dëshira të guximshme që shndërrohen në histori suksesi.
    Fushata e “Albania Future Now” e EU4Innovation dhe MEKI-it, përcjell mesazhet se Shqipëria është evropiane në mendësi, në kulturë, në gjeografi. Është një portë strategjike drejt tregjeve të BE-së dhe botës. Me qendra teknologjie që lulëzojnë dhe dëshira të guximshme që shndërrohen në histori suksesi. Shqipëria ka një fuqi punëtore të globalizuar, me etikë të fortë pune, gati për të bashkëpunuar me vizionarë të tjerë. Shqipëria është një vend me potencial të paeksploruar, që po pret guximtarët për të ndërtuar, të mençurit për të investuar, ëndërrimtarët për të krijuar.
    “Nëse je një sipërmarrës vendas apo ndërkombëtar, investitor i huaj apo shqiptar, nomad digjital apo thjesht një njeri me ide të reja, koha është TANI, vendi është Shqipëria”- ky është mesazhi, kjo është thirrja e #Albania Future Now!

  • E ardhmja e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri, është tani

    E ardhmja e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri, është tani

    “Albanian future now”, fushata që ka për qëllim promovimin, në tregun lokal e ndërkombëtar, të ekosistemit në Shqipëri, nismë kjo e EU4Innovation, që zbatohet nga GIZ në Shqipëri, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, u lançua sot në Tiranë, në samitin për inovacionin dhe teknologjinë në Shqipëri, “ACT NOW 2025”, në prezencë të liderve globalë të teknologjisë, politikbërësve, investitorëve dhe startup-eve.Nëse deri në vitet 2008-2010, ekosistemi i inovacionit në Shqipëri ishte pothuajse inekzistent, një shkretëtirë ku kishte pak ose aspak jetë, e ku megjithatë disa individë të guximshëm e largpamës, nxitur nga talenti dhe nevojat ekonomike, hapën mendjet dhe dyert drejt ideve inovative, transformimet e mëdha nisën të ndikojnë ndjeshëm përgjatë dekadës së fundit.Falë pasionit dhe angazhimit të aktorëve lokalë dhe ndërkombëtarë, falë mbështetjes së infrastrukturës digjitale në zhvillim si dhe vizionit strategjik të qeverisë shqiptare, sot ekosistemi në Shqipëri po përjeton një epokë të re.Sot është momenti që bota të fillojë të shohë atë çfarë ofron Shqipëria në këtë drejtim. Ky është edhe qëllimi i fushatës “Albania future now”, që së bashku me partnerët (start-upe, institucione qeveritare, organizata që punojnë në këtë drejtim, akademikë, anëtarë të ekosistemit) të promovojë ekosistemin lokalisht dhe ndërkombëtarisht, duke identifikuar qartë shtyllat mbi të cilat mbështetet zhvillimi i inovacionit në Shqipëri.Ndryshe nga ekosistemet e vendeve më të mëdha, Shqipëria ofron një terren me kosto të ulëta operacionale, ka një ekosistem vibrant, të etur për elaborimin e ideve inovatore dhe me aktorë, sidomos të rinj, të aftë, kërkues e insistues për t’u aftësuar me shpejtësi, për t’iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave që ka sot tregu gobal.Sot ekosistemi në Shqipëri mbështetet nga nisma të vazhdueshme, konkrete të qeverisë. Favorizohet nga pozicioni gjeografik ideal, rajonal e europian, që ka vendi ynë, i bekuar gjithashtu nga atraksionet, bukuritë natyrore dhe nga trashëgimia e vyer historike e kulturore, që tërheqin jo vetëm turistët por dhe nomadët digjitalë.Shqipëria nuk ka pasur një moment më të mirë, për t’u zhvilluar në inovacion, se ky tani. Tani është momenti që Europa dhe bota të njohë skenën shqiptare të startup-eve dhe inovacionit. Një skenë që po rritet me shpejtësi. Me qendra teknologjie që lulëzojnë dhe dëshira të guximshme që shndërrohen në histori suksesi.Fushata e “Albania Future Now” e EU4Innovation dhe MEKI-it, përcjell mesazhet se Shqipëria është evropiane në mendësi, në kulturë, në gjeografi. Është një portë strategjike drejt tregjeve të BE-së dhe botës.Me qendra teknologjie që lulëzojnë dhe dëshira të guximshme që shndërrohen në histori suksesi. Shqipëria ka një fuqi punëtore të globalizuar, me etikë të fortë pune, gati për të bashkëpunuar me vizionarë të tjerë. Shqipëria është një vend me potencial të paeksploruar, që po pret guximtarët për të ndërtuar, të mençurit për të investuar, ëndërrimtarët për të krijuar.“Nëse je një sipërmarrës vendas apo ndërkombëtar, investitor i huaj apo shqiptar, nomad digjital apo thjesht një njeri me ide të reja, koha është TANI, vendi është Shqipëria”- ky është mesazhi, kjo është thirrja e #Albania Future Now! Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Do të nxisim rritjen e produktivitetit…”, BERZH: Shqipëria të ndryshojë politikat industriale

    “Do të nxisim rritjen e produktivitetit…”, BERZH: Shqipëria të ndryshojë politikat industriale

    Për zhvillimin e industrisë tradicionale në orientimin drejt teknologjisë dhe inovacionit, Shqipëria do të fokusohet në riformulimin e politikave për këtë sektorë.

    Për të rritur konkurueshmërinë në tregun europian, BERZH pritet të ndihmojë Shqipërinë në disa sektorë të rëndësishëm.
    “Këto “shërbime të inovacionit global” si teknologjia e informacionit, dizajni, logjistika dhe analiza e të dhënave janë në zemër të rritjes së produktivitetit dhe vlerës së shtuar, por për t’i zhvilluar, nevojiten themele të forta: investime në arsim, fuqi punëtore e kualifikuar, infrastrukturë digjitale moderne dhe kapacitete të larta institucionale”-u shpreh Sejko.
    Për të rritur konkurueshmërinë në tregun europian, BERZH pritet të ndihmojë Shqipërinë me 900 milionë euro investime deri në vitin 2029.
    “Strategjia gjithashtu synon të ndihmojë sektorin privat shqiptar që të përgatitet për akses në tregun e përbashkët evropian. Kjo do të arrihet përmes rritjes së financimit direkt dhe indirekt, përmirësimit të konkurrueshmërisë dhe integrimit të bizneseve shqiptare në zinxhirët globalë të vlerës. Financimi do të shoqërohet me asistencë teknike të shënjestruar për rritjen e produktivitetit dhe nxitjen e inovacionit”-u shpreh Ekaterina Solovova, drejtuese e zyrës së BERZH në Shqipëri.
    Në konferencë u prezantua edhe raporti i tranzicionit i BERZH për vitet 2024-2025, ku fokusi kryesor do të jenë investimet në energji të gjelbër por dhe fuqia punëtore.

    Top Channel

  • Gonxhja: Ekonomia kreative s’është më alternativë, por një motor zhvillimi

    Gonxhja: Ekonomia kreative s’është më alternativë, por një motor zhvillimi

    Në Takimin Ministerial të Procesit të Berlinit, të Ballkanit Perëndimor, mbi Ekonominë Kreative, në Kotor – Mali i Zi, u shpall Paketa e Përkrahjes për Ekonominë Kreative, në drejtimin e të Ngarkuarës Speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të Zyrës Qendrore të British Council, në prezencë të përfaqësuesve të Bankës Botërore, institucioneve dhe organizatave partnere. Shqipëria u përfaqësua në këtë forum nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Blendi Gonxhja. Ministri Gonxhja shprehet se në fjalën e mbajtur në këtë takim, theksoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe zhvillimet pozitive në sipërmarrjet e reja, ekonomi, turizëm, inovacion e teknologji.
    “Ekonomia kreative s’është më alternativë, por një motor zhvillimi që mund të gjenerojë deri në 700 milionë euro vlerë të shtuar në ekonomi dhe mbi 70 mijë vende pune në Shqipëri! Raundi i parë i fondeve nis menjëherë, ndërsa i dyti zyrtarizohet në tetor në Londër. Shqipëria po afirmohet si një aktor me dinjitet në hartën kulturore dhe ekonomike të Evropës, ku ngritja e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u çmua si një shembull domethënës i qeverisjes në përputhje me agjendën globale të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm e inovativ!”, shprehet ministri Gonxhja në rrjete sociale. Fondi i parë i kësaj Pakete do të lëvrohet menjëherë, ndërsa raundi i dytë i financimit do të shpallet në tetor, gjatë Konferencës së Procesit të Berlinit në Londër. Mbështetja do të përfshijë gjithashtu kontributin e Bankës Botërore, përmes një Plani për Punësimin e të Rinjve në sektorët e kulturës dhe inovacionit.

  • 900 milionë euro për Shqipërinë! Ndihma e BERZH deri në 2029 për politikat industriale, inovacionin dhe teknologjinë

    900 milionë euro për Shqipërinë! Ndihma e BERZH deri në 2029 për politikat industriale, inovacionin dhe teknologjinë

    Për zhvillimin e industrisë tradicionale në orientimin drejt teknologjisë dhe inovacionit, Shqipëria do të fokusohet në riformulimin e politikave për këtë sektorë.
    Banka e Shqipërisë në konferencën e përbashkët me BERZH dha disa sugjerime për qeverinë ndërsa cilësoi si të rëndësishme kualifikimin e fuqisë punëtore.
    “Këto “shërbime të inovacionit global” si teknologjia e informacionit, dizajni, logjistika dhe analiza e të dhënave janë në zemër të rritjes së produktivitetit dhe vlerës së shtuar, por për t’i zhvilluar, nevojiten themele të forta: investime në arsim, fuqi punëtore e kualifikuar, infrastrukturë digjitale moderne dhe kapacitete të larta institucionale”-u shpreh Sejko.
    Për të rritur konkurueshmërinë në tregun europian, BERZH pritet të ndihmojë Shqipërinë me 900 milionë euro investime deri në vitin 2029.
    “Strategjia gjithashtu synon të ndihmojë sektorin privat shqiptar që të përgatitet për akses në tregun e përbashkët evropian. Kjo do të arrihet përmes rritjes së financimit direkt dhe indirekt, përmirësimit të konkurrueshmërisë dhe integrimit të bizneseve shqiptare në zinxhirët globalë të vlerës. Financimi do të shoqërohet me asistencë teknike të shënjestruar për rritjen e produktivitetit dhe nxitjen e inovacionit”-u shpreh Ekaterina Solovova, drejtuese e zyrës së BERZH në Shqipëri.
    Në konferencë u prezantua edhe raporti i tranzicionit i BERZH për vitet 2024-2025, ku fokusi kryesor do të jenë investimet në energji të gjelbër por dhe fuqia punëtore.