Tag: inovacionit

  • Ndryshime në qeveri, Rama firmos emërimet e reja

    Ndryshime në qeveri, Rama firmos emërimet e reja

    Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj të mërkure ka miratuar disa ndryshime, në rang zëvendës ministrash.
    Kështu, Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke zëvendësuar në këtë post Entela Ramosaçaj.
    Ish kandidatja për deputete Ina Majko është liruar nga posti i zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke u emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

    Denada Seferi, është liruar nga posti i zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke u emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
    Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
    Olta Manjani, zëvendësministër i Ekonomisë,Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
    Blerta Rama, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit./vizionplus.tv

  • Ndryshime në qeveri, lirime dhe shkarkime nga detyra (EMRAT)

    Ndryshime në qeveri, lirime dhe shkarkime nga detyra (EMRAT)

    foto ilustruese

    TIRANË- Në mbledhjen e sotme u miratuan edhe disa emërime dhe lirime nga detyra. Ndryshimet prekën disa nga ministritë më të rëndësishme në vend, nga Shëndetësia deri te ajo e Financave.
    Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale:
    Iltjon Muzaka është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa është liruar nga detyra Entela Ramosaçaj. Ina Majko lirohet nga detyra e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Denada Seferi lirohet nga detyra e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
    Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit:
    Enkelejd Musabelliu lirohet nga detyra e zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. Olta Manjani lirohet nga detyra e zëvendësministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe emërohet zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit. Blerta Rama lirohet nga detyra e zëvendësministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe emërohet zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.
    Njoftimi:
    – Z. Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
    – Znj. Entela Ramosaçaj, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.
    – Znj. Ina Majko, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
    – Znj. Denada Seferi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
    – Z. Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
    – Znj. Olta Manjani, zëvendësministër i Ekonomisë,Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
    – Znj. Blerta Rama, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

  • Albania Future Now: ekosistemi i inovacionit shqiptar, prezantohet në një tjetër arenë ndërkombëtare.

    Albania Future Now: ekosistemi i inovacionit shqiptar, prezantohet në një tjetër arenë ndërkombëtare.

    Pas prezantimit dinjitoz në konferenca globale si ITB Berlinit, Gitex, Viva Tech në Paris, Shqipëria po ngjitet në një tjetër arenë të madhe ndërkombëtare: në Slush, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në botë për startup-e, investitorë dhe profesionistë të teknologjisë, që po zhvillohet në Helsink, në datat 19-20 nëntor.

    Nën sloganin “Albania Future Now”, Shqipëria po prezantohet me disa nga talentet, startup-et dhe mbështetësit e ekosistemit të saj, të inovacionit, që do të përfitojnë nga mundësitë e mëdha që Slush ofron për prezantime përpara investitorëve ndërkombëtarë dhe fondeve, që mund të nxisin e mbështesin zhvillimin e mëtejshëm të tyre; për lidhje me mentorë, partnerë teknologjikë dhe kompani të mëdha; për fitim përvojash nga historitë e suksesit të themeluesve, që kanë ndërtuar kompani të mëdha, nisur nga ide, në dukje të të vogla.

    Një nga shtyllat më të forta të progresit të inovacionit në Shqipëri është kapitali njerëzor, njerëzit me ide të guximshme, vizion dhe pasion për të krijuar ndryshim. Shqipëria po dëshmon se ka një bazë të gjerë talentesh, profesionistësh dhe sipërmarrësish, që mendojnë ndryshe, që nuk kanë frikë të eksperimentojnë e të ndërmarrin nisma të reja. Të mirë arsimuar, të lidhur me botën përmes dijes, teknologjisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ata po e kthejnë kreativitetin e tyre në motor zhvillimi për Shqipërinë. Është pikërisht ky potencial njerëzor, që po tërheq vëmendjen e investitorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë dhe po e bën Shqipërinë një vend gjithnjë e më interesant në hartën rajonale të inovacionit.

    Rrugëtimi i këtyre startup-eve, është dëshmi e qartë e progresit, jo vetëm individual të tyre, por dhe i të gjithë ekosistemit në Shqipëri. Ajo çka filloi më pak se një dekadë më parë, me përpjekje sporadike të disa individëve dhe donatorëve, sot në Shqipëri, ka marrë formën e një ekosistemi të mirëfilltë, ku startup-et me ide të guximshme në mendje, gjejnë mbështetje në programe të ndryshme akselerimi, ku marrin mentorimin e duhur për t’u zgjeruar nga një fazë zhvillimi të startup-eve të tyre në tjetrin (programet e akselerimit tashmë organizohen nga aktorë lokalë, të cilët për shkak të vëmendjes ndërkombëtare, që tashmë Shqipëria e ka marrë, bashkëpunojnë me emra të mëdhenj, ndërkombëtarë: Growpreneur me Deep Ecosystem; Piramida/ Innovation Hub me Plug and Play).

    Produktet, shërbimet, kompanitë e tyre, marrin pjesë aktivisht në evente të ndryshme, “pitching“ për t’u prezantuar tek investitorë të ndryshëm. I tillë ka qenë rasti me Tirana Slush’d, modeli finlandez, që erdhi në Tiranë, për të dytin vit rradhazi, ku fituesi i këtij edicioni, përftoi një investim deri në 300,000, mundësuar nga investitori Fil Rouge Capital, një nga fondet më të njohura të kapitalit në rajon.

    Në këtë edicion të Slush, ku të pranishëm janë 200 folës dhe vendimmarrës, 1700 partnerë dhe ndërtues të ekosistemit, 3500 investitorë dhe 6000 startup-e, Shqipëria merr pjesë me 8 startup-e, të mbështetur nga EU4Innovation: DollAPP, Katalogim, LekoTech, PayStorm AI, Great Shift si edhe TeutAI, MedApp dhe Avenirs. Ata po përfaqësojnë në Slush Helsinki, jo vetëm kompanitë e tyre, por denjësisht edhe ekosistemin shqiptar, duke treguar qartë se Shqipëria ka talente, ide dhe energji për të qenë pjesë e hartës globale të inovacionit, se ekosistemi shqiptar i startup-eve po rritet e konsolidohet me hapa të sigurt, drejt një të ardhmeje më inovative dhe të lidhur me tregjet globale.

  • VanHorn takohet me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj: Ekspertizë amerikane për PPP

    VanHorn takohet me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj: Ekspertizë amerikane për PPP

    E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy Vanhorn u takua sot me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. 
    Në një postim në rrjetet sociale të Ambasadës amerikane, lidhur me takimin thuhet se VanHorn foli mbi një plan për të ofruar ekspertizë amerikane lidhur me partneritetet publike-private dhe inkurajoi miratimin e një mekanizmi për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri. 
    Postimi i Ambasadës amerikane: 
    E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, për të çuar përpara vizionin e Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike që lejojnë zhvillimin e inovacionit. Gjatë takimit të saj, znj. VanHorn ndau planet e ambasadës për të ofruar ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike-private dhe inkurajoi miratimin e një mekanizmi të fuqishëm për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri. Këto iniciativa promovojnë inovacionin, transparencën dhe përgjegjshmërinë në mënyrë që bizneset të lulëzojnë. 

  • Ministrja Ibrahimaj: Paketa fiskale lehtëson korporatat që financojnë për ekosistemin e start up-eve

    Ministrja Ibrahimaj: Paketa fiskale lehtëson korporatat që financojnë për ekosistemin e start up-eve

    Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në ceremoninë e hapjes së “Java globale e Sipërmarrjes”, që po zhvillohet nga 17-23 Nëntor në Tiranë, me moton “Së bashku ndërtojmë”. Java Globale e Sipërmarrjes është ndërtuar mbi katër shtylla kryesore si politik-modernizimi ekonomik përmes inovacionit; ekosistem-Shqipëria si qendër inovacioni në rajon; përfshirje- inovacion për çdo qytetar dhe edukim- aftësimi i brezit të së ardhmes.
    Në fjalën e saj Ministrja Ibrahimaj u shpreh, se është viti i tretë rradhazi që organizojmë këtë javë, pra një javë e dedikuar nevojave të sipërmarrjes, është një javë në të cilën shumë nga vendet e botës përqëndrohen, bëjnë evente, bëjnë aktivitete, bëjnë takime, me qëllim diskutimin se si mund të nxitet ekonomia nëpërmjet sipërmarrjes, se si gjithmonë e më shumë inovacioni është çelësi i zhvillimit ekonomik. Sipas Ministres, këtu shkëmbejmë idetë dhe eksperiencat sipërmarrjet dhe sesi politikat publike mund të ndërlidhen dhe duhet të ndërlidhen me qëllim nxitjen e sektorit privat.

    Ajo e vlerësoi biznesin si motori kryesor i zhvillimit ekonomik, dhe theksoi, se ne mund të hartojmë politika më gjithëpërfshirëse, mund të krijojmë instrumenta financiar më efikas, dhe se është mjaft i rëndësishëm dixhitalizimi për rritjen e produktivitetit dhe ngritjen e cilësisë së standarteve të produkteve apo shërbimeve që ne prodhojmë. Gjithëpërfshirja është mjaft e rëndësishme, tha Ibrahimaj, ku vetem gjatë një jave zhvillohen afro 63 evente te ndryshme, jo vetem në Tiranë, por edhe në qytete të tjera që kanë potencial të lartë për zhvillim, për inovacion, kanë rini e cila ka nevojë të mbështetet, të aftësohet, kanë biznese të cilat kanë potencial për tu zhvilluar.

    Ministrja Ibrahimaj përcolli dhe risinë që për herë të parë gjatë kësaj jave do të prezantohen dy raporte mjaft të rëndësishme për ekonominë tonë. “Në radhë të parë do të prezantohet raporti i ekosistemit të start up-eve, që është i pari i llojit të vet, i hartuar në bashkëpunim me Start up GNOM dhe raport i trendeve të tregut të punës në sektorin e teknologjisë së informacionit, si një sektor që vit pas viti është rritur dhe punëson një numër të madh të punësuarish me paga të larta dhe që ndikon në ekonominë shqiptare, por pse jo, të ndërkombëtarizojë bizneset shqiptare, prodhimet shqiptare.

    Duke iu referuar modernizimit, digjitalizimit dhe inovacionit të të sipërmarrjes, Ministrja Ibrahimaj u bëri me dije dhe lehtësitë që po ndërmerren nga Qeveria në paketën fiskale për vitin e ardhshëm. “Që nga viti i ardhshëm nëpërmjet paketës fiskale që pritet të miratohet brenda këtyre javëve në Parlament, kemi vendosur një instrument të cilin besojmë fort që është i rëndësishëm për zhvillimin e inovacionit dhe të ekosistemit të start up-eve, të ndërlidhura me korporatat. Nga viti i ardhshëm të gjitha sponsorizimet, financimet për ekosistemin e start up-eve që korporatat do të bëjnë, do të njihen si shpenzim i zbritshëm deri në nivelin 5% të fitimit përpara tatimit, tha Ibrahimaj, duke shtuar, se kjo do të nxisë korporatat të investojnë në kërkim zhvillim, në inovacion dhe në të gjithë nxitjen e inovacionit në sektorin privat”.
    “Java globale e sipërmarrjes 2025” mblodhi në Tiranë qindra biznese vendase dhe të huaja, të cilat shkëmbejnë eksperinca dhe përvoja në fusha të ndryshme. Ndërsa në 2024, “Java globale e sipërmarrjes mblodhi së bashku 1200 pjesëmarrës, sipërmarrës, biznese, politikëbërës dhe studentë, duke u realizuar 46 evente me mbështetjen e 30 partnerëve.

  • Fëmijë me porosi, në SHBA plasin polemikat për start-up e gjenetikës

    Fëmijë me porosi, në SHBA plasin polemikat për start-up e gjenetikës

    Në Silicon Valley, zemra e inovacionit botëror, po zhvillohet një projekt që ka tronditur botën shkencore dhe etike.

    Sipas Wall Street Journal, kompania e re Preventive, e themeluar në San Francisco në maj, po punon për modifikimin gjenetik të embrioneve njerëzore me qëllimin për të parandaluar sëmundjet e trashëguara.
    Pas kësaj nisme qëndrojnë emra të njohur të teknologjisë si Sam Altman, drejtori ekzekutiv i OpenAI, dhe Brian Armstrong, CEO i Coinbase. Por ajo që ka ndezur debatin është mundësia që përmes kësaj teknologjie të krijohen në të ardhmen “fëmijë të personalizuar”, me prindër që mund të zgjedhin tipare fizike apo aftësi të caktuara, nga ngjyra e syve deri te inteligjenca.
    Edhe pse modifikimi i embrioneve njerëzore është i ndaluar në SHBA dhe Europë, kërkimet mbi analizat gjenetike po avancojnë me ritme të shpejta. Sipas ekspertëve, këto teknologji mund të shkojnë përtej parandalimit të sëmundjeve, duke u kthyer në një formë të re seleksioni gjenetik.
    “Po rrezikojmë të futemi në një epokë ku lindja nuk është më natyrale, por një produkt tregu,” paralajmëron një nga shkencëtarët e cituar nga WSJ.
    Kombinimi i inteligjencës artificiale me bioteknologjinë po hap një treg të ri për startup-et që ofrojnë shërbime të avancuara të “zgjedhjes gjenetike”. Investitorët e mëdhenj të Silicon Valley po shohin mundësinë e krijimit të një “njeriu të përmirësuar”, ndërsa kritikët paralajmërojnë për ndarje të reja sociale, ku vetëm të pasurit do të kenë akses në “cilësi gjenetike superiore”.
    Debati sapo ka nisur, por një gjë është e sigurt: me teknologjinë që ecën më shpejt se ligjet, kufiri mes inovacionit dhe etikës po bëhet gjithnjë e më i paqartë.

    Top Channel

  • Rama bën ndryshime në qeveri/ Ja kabinetet që preken

    Rama bën ndryshime në qeveri/ Ja kabinetet që preken

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka propozuar disa ndryshime në përbërjen e ekzekutivit.
    Sipas vendimeve të miratuara, janë bërë lëvizje si në Ministrinë e Arsimit, ashtu edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit.
    Armela Baka është emëruar zëvendësministre e Arsimit, ndërsa Endrit Hoxha, që mbante detyrën e zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit, është liruar nga detyra.
    Martin Kajo është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, ndërsa Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është liruar nga kjo detyrë.
    Në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:
    Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.
    Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
    Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
    Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.

  • Mbledhja e Këshillit të Ministrave, Rama bën ndryshime në qeveri! Shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia

    Mbledhja e Këshillit të Ministrave, Rama bën ndryshime në qeveri! Shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka propozuar disa ndryshime në përbërjen e ekzekutivit. 
    Sipas vendimeve të miratuara, janë bërë lëvizje si në Ministrinë e Arsimit, ashtu edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit. 
    Armela Baka është emëruar zëvendësministre e Arsimit, ndërsa Endrit Hoxha, që mbante detyrën e zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit, është liruar nga detyra. 
    Martin Kajo është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, ndërsa Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është liruar nga kjo detyrë. 
    Në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve: 
    – Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit. 
    – Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë. 
    – Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. 
    – Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë. 
     

  • ‘Transformim me AI në çdo sektorë’/ Rama zbulon vizionin e tij: Do të shkojmë në nivel tjetër në 2030-n

    ‘Transformim me AI në çdo sektorë’/ Rama zbulon vizionin e tij: Do të shkojmë në nivel tjetër në 2030-n

    Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm këtë të hënë në aktivitetin për prezantimin e Identitetit Dixhital, i cili gjatë fjalimit të tij theksoi se Shqipëria tashmë është një vend lider në rajon sa i përket shërbimeve publike dhe inovacionit.
    Sipas tij, vendi jonë është përkushtuar inovacionit, duke krijuar një bazë solide për transformimin e çdo sektori, falë inovacionit dhe tanimë edhe falë AI.
    “Besojmë se përmes teknologjisë dhe inteligjencës artificiale do të mund të krijojmë kushte dhe premisa tërësisht të reja për shërbimin shëndetësor, për mundësinë e kujtdo për të pasur një vëzhgim dhe trajtim cilësor, pavarësisht gjeografisë ku ndodhet, për sistemin arsimor. Po punojmë për të digjitalizuar sistemin e transporteve dhe me radhë.
    Po ecim me hapa të shpejtë lidhur me fillimin e zbatimit të projektit të smart city që do të na ndihmojnë të dixhitalizojmë të gjithë sistemin e monitorimit të trafikut në qytetet tona, do na ndihmojë të kemi pamje shumë më mbështetëse sa i përket mbledhjes së të dhënave në raport me ligjshmërinë, luftën kundër kriminalitetit.
    Do të kemi një pamje më mbështetëse përsa i përket të dhënave, për rendin publik, luftën kundër kriminalitetit dhe pamje në kohë reale të ecurisë së jetës së përditshme në shkolla. Do të rritet mundësia e prindërve për të ndjekur ecurinë e sjelljes së fëmijëve në shkollë në momente kritike por dhe në përditshmëri. Programi është më kompleks. Ne do ta çojmë Shqipërinë në 2030-n në një nivel krejt tjetër nga ky i sotmi, do ta fuqizojmë qytetarin që t’ia lehtësojmë jetën e përditshme. T’i bëjmë të mundura, me më pak stres ndërveprimet që përndryshe kanë nevojë për më tepër kohë”, tha Rama.

  • Kapetanović: Start-upet e Ballkanit, potencial i madh që pret të shndërrohet në rritje të vërtetë

    Kapetanović: Start-upet e Ballkanit, potencial i madh që pret të shndërrohet në rritje të vërtetë

    Ballkani Perëndimor ka energji, ide dhe talente, por i mungon infrastruktura që i kthen në histori suksesi. Ky ishte mesazhi kryesor që dha Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, gjatë prezantimit të studimit të parë rajonal mbi ekosistemin e start-upeve në gjashtë vendet e rajonit.
    Studimi, i përgatitur në bashkëpunim me Institutin Evropian të Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT) dhe Rrjetin Evropian të Ndërmarrjeve (EEN), zbulohet në një moment kur rajoni kërkon të gjejë vendin e tij në Tregun e Unifikuar Evropian të Inovacionit.
    Sipas raportit, sektori i TIK-ut punëson rreth 150 mijë njerëz dhe kontribuon me 2% të PBB-së rajonale, por financimi total i start-upeve gjatë vitit 2024 ishte vetëm 29.5 milionë euro, shumë më pak se fqinjët në BE. Pengesat kryesore? Mungesa e investimeve private, rregullore të pakoordinuara dhe “largimi i trurit” drejt tregjeve më të zhvilluara.
    “Rajoni ynë është plot energji sipërmarrëse, por i mungon mbështetja e strukturuar për rritje të qëndrueshme,” tha Kapetanović, duke prezantuar programin RISE – një nismë e re që synon të lidhë sipërmarrësit inovativë me mentorë me përvojë, të ofrojë trajnime praktike dhe financime të vogla për t’i ndihmuar të mbijetojnë “luginën e vdekjes” së fazës fillestare.
    Nga ana e saj, Signe Ratso nga Komisioni Evropian vuri në dukje se partneriteti RCC-EIT-EEN synon të krijojë ura të reja mes start-upeve të rajonit dhe ekosistemit të inovacionit të BE-së, duke ulur pabarazitë dhe duke përforcuar integrimin në tregun e përbashkët.
    Kapetanović shtoi se suksesi i kësaj agjende varet nga bashkëpunimi i ngushtë midis qeverive, kërkuesve shkencorë dhe biznesit: “Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbetet pjesëmarrës pasiv në inovacion, por të bëhet forcë lëvizëse në tregun evropian të ideve.”