Qeveria duhet të shtojë përpjekjet e saj për ta bërë Shqipërinë një ekonomi të orientuar drejt inovacionit.
Ritva Heikkinen, Kryetare e Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, tha se qeveria duhet të dyfishojë përpjekjet, për të përmbushur qëllimin e saj për të investuar 1% të PBB-së në kërkim dhe zhvillim, deri në vitin 2030.
Përfaqësuesja e Delegacionit të BE-së, së bashku me Ambasadorin e Suedisë në Shqipëri, Niklas Ström, vizituan të enjten disa prej projekteve të financuara nga BE në Shqipëri, në kuadër të programit EU4Innovation.
Heikkinen dhe Ström vlerësuan rezultatet e deritanishme të programit, ndërsa theksuan se inovacioni është çelësi për rritjen e vazhdueshme të ekonomisë shqiptare, duke krijuar vende pune më të mira, biznese më konkurruese dhe mundësi të reja për të rinjtë.
Ata theksuan gjithashtu domosdoshmërinë për të përmirësuar bashkëpunimin midis universiteteve dhe sektorit privat duhet të përmirësohet, duke u angazhuar për të dhënë ndihmën e BE-së për të ndihmuar në kapërcimin e këtij boshllëku.
Përfaqësuesja e BE shtoi se inovacioni në Shqipëri është ende në një fazë të hershme, prandaj BE-ja ka ofruar 10 milionë euro për programin EU4Innovation. Përmes këtij programi, BE synon të forcojë ekosistemin e inovacionit, të ofrojë lloje të ndryshme financimi për bizneset dhe të
inkurajojë bashkëpunimin midis universiteteve, bizneseve dhe qeverisë.
“Inovacioni është gjithashtu në qendër të Planit të ri të Rritjes së BE-së, që po zbatohet në Shqipëri. Plani i Rritjes i vë njerëzit në plan të parë, duke zhvilluar aftësi, arsim, trajnim dhe duke krijuar mundësi pune. Por, ka edhe histori të vërteta suksesi në Shqipëri. Shqipëria ka një shpirt të vërtetë sipërmarrës. Shohim histori frymëzuese, të cilat tregojnë se kur talenti takon mundësinë, inovacioni lulëzon. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë inovatorët e Shqipërisë. Ne duhet të bashkojmë forcat për të ndërtuar një ekonomi inovacioni dhe rritjeje të qëndrueshme që sjell vende të reja pune dhe më të mira për qytetarët e Shqipërisë,” tha znj.Heikkinen.
EU4Innovation është një projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida). Projekti zbatohet nga GIZ Shqipëri si organizatë kryesuese në zbatim dhe Ambasada Suedeze në Tiranë.
Ndër sektorët prioritarë për komponentin Challenge Fund, i cili zbatohet në bashkëpunim me “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim”, janë turizmi e bujqësia, si edhe industritë e lidhura me këta dy sektorë, por edhe ekonomia e gjelbër duke përfshirë energjinë inteligjente ndaj klimës, si edhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit, si teknologji ndërlidhëse dhe mundësuese për sektorë të ndryshëm./Monitor
Tag: inovacioni
-

‘Dyfishoni përpjekjet për inovacion’, BE i dërgon mesazh të fortë qeverisë: Shqipëria po mbetet pas
-

Hapet ekspozita “Inovacioni, zhvillimi i gjelbër dhe prosperiteti”
Me temë “Inovacioni, Zhvillimi i Gjelbër dhe Prosperiteti” u hap edicioni i 7-të i Ekspozitës Kinë-Shtetet Arabe në Yinchuan, kryeqendra e Rajonit Autonom Ningxia Hui të Kinës veriperëndimore, duke tërhequr më shumë se 7600 pjesëmarrës dhe mbi 2200 ndërmarrje dhe institucione nga 75 vende dhe rajone, shkruan “Xinhua”.
Duke shënuar një ngjarje historike, në event marrin pjesë të 22 vendet arabe, së bashku me delegacione nga 31 rajonet në nivel provincial të Kinës, Korpusi i Prodhimit dhe Ndërtimit të Xinjiang, SAR Hong Kongu e Makao dhe Tajvani ekspozita katërditore do të ketë panaire dhe forume tregtare të fokusuara në tetë sektorë kryesorë, duke përfshirë investimet, transferimin e teknologjisë dhe bashkëpunimin për inovacionin, bujqësinë moderne, turizmin dhe pronën intelektuale.
Në eventin e këtij viti, Emiratet e Bashkuara Arabe janë ftuar si vendi i nderit. Ekspozita Kinë-Shtetet Arabe, e nisur në vitin 2013, ka mbajtur gjashtë edicione, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për të nxitur bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve arabeGjatë kësaj kohe, janë arritur një mori projektesh bashkëpunimi në fusha të ndryshme, duke përfshirë bujqësinë moderne, teknologjinë e lartë dhe të re, energjinë dhe industrinë kimike.Kina ka qenë partneri më i madh tregtar i shteteve arabe për vite me radhë. Tregtia dypalëshe arriti në 407.4 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 2.3 për qind në baza vjetore. -

“Departament inovacioni në çdo kompani që ka mbi 100 punonjës”, urdhri i Ramës: Të përgatitemi për integrimin në BE, informohuni sa më shumë
Edi Rama: Për të gjitha kompanitë që kanë 100 punonjës e më shumë do të jetë e detyrueshme të kenë një departament të inovacionit, që të merret me të gjithë pjesën e teknologjisë. Do t’i bëjë shërbim më të mirë çdo kompanie dhe do të na përgatisë për atë që na pret, integrimi në BE. Ju sugjeroj të informoheni sa më shumë se çfarë është. Do të jetë sfidë e madhe që të integrohemi. Por, përderisa e kanë bërë të tjerët, padyshim e bëjmë edhe ne.
Top Channel
-

Rama: Shqipëria një hub rajonal inovacioni, me potencial të lartë njerëzor dhe kosto të ulëta operacionale
Kryeministri Edi Rama, në një video të postuar në Facebook, jep lajmi që Shqipëria po shndërrohet në një hub rajonal inovacioni, me potencial të lartë njerëzor, kosto të ulëta operacionale dhe me komunitet të ri dhe kreativ. Vlerësimi u dha në samitin ACT NOW 2025 në Tiranë, ku u lançua fushata ”ALBANIA FUTURE NOW”.
Postimi i plotëSot, në samitin ACT NOW 2025 në Tiranë, lançuam fushatën “ALBANIA FUTURE NOW” të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit & EU4 Innovation, zbatuar nga GIZ Shqipëri, për të promovuar ekosistemin tonë të inovacionit brenda dhe jashtë vendit.
Shqipëria po shndërrohet në një hub rajonal inovacioni, me:
-potencial të lartë njerëzor-kosto të ulëta operacionale-komunitet të ri dhe kreativ
Në bashkëpunim me aktorë vendas dhe ndërkombëtarë, kemi identifikuar shtyllat kyçe që pozicionojnë Shqipërinë fuqishëm në hartën globale të inovacionit. Albania Future Now. -

Lançohet NomadTech: Platforma që Promovon Potencialin e Inovacionit në Shqipëri
Kur një ide e thjeshtë takohet me një vullnet të palëkundur, ajo kthehet në Zhvillim – nën këtë mesazh u lançua sot në Tiranë NomadTech – një platformë e re inovative që synon të fuqizojë startup-et shqiptare dhe të promovojë një ekosistem zhvillimi të qëndrueshëm dhe bashkëkohor. NomadTech përfaqëson një angazhim konkret të sektorit privat për të mbështetur idetë që transformojnë – duke krijuar ura mes inovatorëve, institucioneve dhe sipërmarrjes.
Eventi u zhvillua në ambientet simbol të Piramidës së Tiranës – vetë një hapësirë transformimi – dhe mblodhi bashkë liderë institucionalë, përfaqësues të qeverisë, aktorë të ekosistemit të inovacionit dhe përfaqësues të sipërmarrjes.
Në mesin e të ftuarve që ndanë vizionin e tyre për zhvillimin e vendit përmes teknologjisë dhe inovacionit ishin: znj. Shqipe Berisha, CEO Piramida e Tiranës, znj. Keti Luarasi, Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, z. Lorent Gordi, Drejtor i Përgjithshëm i Philip Morris Albania, z. Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
Në fjalën e tij, z. Lorent Gordi theksoi se NomadTech është më shumë sesa një platformë inovacioni – është një mision. “Ne nuk po mbështesim vetëm teknologjinë – po mbështesim kurajon për të ndryshuar, për të menduar ndryshe, për të guxuar. Inovacioni nuk lind vetëm nga njohuritë – por nga vullneti për të ecur përpara, edhe kur rruga është e panjohur.” u shpreh Gordi.
Në cilësinë e përfaqësueses së Bashkisë Tiranë, Nënkryetarja znj. Keti Luarasi vlerësoi rëndësinë e nismave në mbështetje të start up-eve si një mundësi për të nxitur idetë drejt inovacionit dhe zhvillimit.
Gjitahshtu, Ministrja Delina Ibrahimaj dhe Ministri Gonxhja çmuan rëndësinë e këtij eventi si një momenti i ri për start up-et në Shqipëri dhe vlerësuan se si një kompani investohet në mbështetje të ideve të reja, që nxisin modele inovacioni për mundësi të reja zhvillimi.
NomadTech është projektuar për të ofruar mbështetje të strukturuar për ide me potencial transformues, përmes:
* Grante të pjesshme për startup-e me potencial të lartë zhvillimi
* Mentorim nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë
* Mundësi për bashkëpunim me aktorë kyç të ekosistemit të inovacionit dhe sipërmarrjes
Drejtuesi i projektit NomadTech, Ergys Gezka duke prezantuar detaje të kësaj nisme bëri të ditur se duke nisur nga sot 22 prill dhe deri në datë 31 Maj 2025 të gjitha start ups mund të aplikojnë në websitin www.nomadtech.al/ dhe të bëhen pjesë e përfituesve.
“Çdo aplikim do të kalojë përmes një vlerësimi të detajuar nga ekspertë të pavarur. Dhe për më të mirët, nuk ofrojmë thjesht financim – ofrojmë mentorim, rrjetëzim dhe një trampolinë drejt tregut rajonal dhe pse jo edhe atij europian. Sot, dua t’ju ftoj jo vetëm të aplikoni. Dua t’ju ftoj të guxoni. Të shihni veten si pjesë e një brezi që nuk pret më që të ndodhin gjërat, por që i krijon ato. Një brezi që merr përgjegjësi për të ardhmen dhe i jep kuptim fjalës novator” u shpreh Gezka.
NomadTech synon të bëhet një pikë referimi për idetë që synojnë ndryshimin, duke vendosur në qendër filozofinë e re të përgjegjësisë korporative, ku inovacioni, ndikimi social dhe zhvillimi i qëndrueshëm bashkëjetojnë në një mision të vetëm. -

Inovacioni digjital në kinematografi, një masterclass në UA me dy protagonistë të skenës kinematografike italiane
Inovacioni digjital në kinematografi, një masterclass që do të mbahet në Universitetin e Arteve të Tiranës me dy protagonistë të skenës kinematografike dhe digjitale italiane: Pasquale Di Viccaro, supervizor i VFX në filmin “Il tempo che ci vuole” të Francesca Comencini, dhe Enrico Paolantonio, regjisor dhe autor i filmit të animuar “La bicicletta di Bartali”. Universiteti i Arteve njofton se dy ekspertët do të ndajnë përvojën e tyre në përdorimin e teknikave digjitale, me fokus të veçantë në efektet vizuale (VFX) në kinemanë bashkëkohore dhe procesin krijues që jep jetë veprave të animacionit të avancuar. “Takimi do të përfshijë studentët e departamenteve: Regji Filmi dhe Televizioni, fotografisë, grafikës dhe multimedia dhe do të jetë i hapur edhe për publikun”, thuhet nga Universiteti i Arteve në Tiranë.
Eventi që do të zhvillohet në sallën Black Box në datë 14 këtë muaj në orën 10:30 është pjesë e programit të Tiranës si Kryeqyteti i Kreativitetit Italian në Botë, e dedikuar temës së digjitalizimit. Ndërkohë që gjatë këtyre ditëve në Tiranë do të zhvillohet dhe “Italian Screens -Il nuovo cinema italiano a Tirana”, ku për këtë edicion në kinema Millennium në Tiranë janë përzgjedhur gjashtë filma: Gloria! nga Margherita Vicario; La bicicletta di Bartali nga Enrico Paolantonio; Il tempo che ci vuole nga Francesca Comencini; Ciao bambino nga Edgardo Pistone; Diamanti nga Ferzan Ozpetek; La Chimera nga Alice Rohrwacher. Instituti Italian i Kulturës në vendin tonë njofton se filmat do të shfaqen nga data 12 deri më 16 prill pranë kinema Millennium në Tiranë.
