Një nga vendimet e marra së fundmi nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit lidhet me përmirësimin e infrastrukturës sportive në qytetin e Durrësit.
Në bashkëpunim me klubin e futbollit Teuta, FSHF do të mbështesë dhe investojë në ndërtimin e një fushe sportive të re në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”.
Klubi Teuta ka marrë përsipër punimet për bazamentin e fushës, ndërsa FSHF do të financojë vendosjen e tapetit sintetik me përmasa 86x53m, sistemin e vaditjes si dhe pajisjen me komplet portash e flamujsh, për të garantuar standarde të larta.
Ky projekt vjen në kuadër të programit të vazhdueshëm të FSHF-së për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në të gjithë vendin.
Tag: infrastrukturës
-

Ndërtimi i një fushe të re – FSHF mbështet klubin
-

Zv/kryeministrja e vetmuar në ceremoni/ Belinda Balluku në homazhet për Nanon si e pandehur
Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku ka qenë e pranishme në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Kongreseve ku u bënë homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, por ajo çfarë ka rënë në sy, Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK, është shfaqur e pashoqëruar nga kolegët e saj.
Teksa ka nderuar arkëmortin e ish-kryetarit të PS, Balluku nuk u pa në shoqërinë e kolegëve të saj deputetë, të cilët u ulën në pritje të fjalimeve gjatë homazheve shtetërore.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë u mor zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Numri dy i qeverisë mbërriti të premten në SPAK, ku prokurori Dritan Prençi i komunikoi akuzën ‘Shkelje e Barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.
Balluku kishte zgjedhur si mbrojtëse ligjore motrën e saj Pamela Qirko, ish-anëtare e Vettingut.
SPAK doli me njoftim zyrtar ku sqaroi, se ka ngritur akuzë ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas njoftimit zyrtar, Balluku akuzohet për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, që në gjuhë të thjeshtë do të thotë dyshim për favorizim apo trajtim të pabarabartë të kompanive që marrin pjesë në një tender publik.
Hetimi lidhet me projektin e madh për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e rrugës Orikum Himarë, që është një seksion i autostradës Vlorë -Sarandë. Ky tender është hapur fillimisht më 11 dhjetor 2020, por më pas është anuluar dhe rihapur më 22 qershor 2021, me një fond limit prej afro 190 mln euro pa TVSH.
SPAK thotë se, në cilësinë e ministres, Belinda Balluku ka kryer veprime që mund të kenë ndikuar në mënyrë të padrejtë në këtë proces prokurimi. Për këtë arsye, më 21 tetor 2025, SPAK i ka dërguar asaj njoftimin zyrtar për akuzën. Ministrja ka kërkuar shtyrje të paraqitjes, ndërsa prokuroria e ftoi të paraqitej të premten, më 31 tetor, në orën 15:00, për t’u njohur me akuzën dhe për të dhënë shpjegimet e saj.
Në njoftimin e tij SPAK saktëson se “deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”. Një formulim që qartazi lë të kuptojë se Prokuroria e Posaçme po heton dhe tenderë të tjera që përfshijnë Ministrinë e Drejtuar nga Balluku.
Gatë deklarimit në Parlament, kreu I SPAK, Altin Dumani pohoi se nën hetim është dhe Aeroporti i Vlorës, ndërsa kanë nisur verifikimet paraprake dhe për ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar.
Tuneli i Llogarasë është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, dhe hetimi i SPAK lidhet me mënyrën se si është zhvilluar dhe menaxhuar procedura e tenderit për ndërtimin e tij. Të hënën po për ketë tender janë thirrur për tu komunikuar akuzën edhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës mes tyre edhe kreut aktual të ARRSH, Gentian Gjyli.
Hetimet e SPAK nisen pas arrestimit e ish-kreut te ARRSH Ervis Berberi në telefonin e të cilit u gjetën komunikime me vlerë për hetimet. -

Zv/kryeministrja Belinda Balluku e pranishme në homazhet për Fatos Nanon
Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku ka qenë e pranishme në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Kongreseve ku u bënë homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Skandal 32 milionë euro/ Pollo zbardh skemën e rritjes së kostove në tunelin e Llogarasë, Rama mbron Ballukun
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për “Deutsche Welle” tha se nuk ka në plan ta shkarkojë Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, pavarësisht akuzave zyrtare që rëndojnë mbi të për përfshirje në një aferë të madhe korrupsioni.
Në një postim në rrjetet sociale, ish-ministri Genc Pollo ka publikuar të dhëna mbi mënyrën se si është zhvilluar tenderi për ndërtimin e një tuneli në vitin 2020.
Lexo edhe:Ligji mbron, por realiteti ndëshkon/ Boshllëqet në mbrojtjen e nënave në punëFillimisht Ministria e Infrastrukturës shpalli garën ku kompania shqiptare “Gjoka” fitoi me ofertën prej 140 milionë eurosh.
Por tenderi u anulua menjëherë, për t’u rihapur pas gjashtë muajsh, dhe fitues u shpallën kompanitë turke INTEKAR YAPI & ASL İNŞAAT me një kontratë prej 172 milionë eurosh.
Kompanitë turke më pas nënkontraktuan pikërisht “Gjoka”-n për të kryer të gjithë punimet për 140 milionë euro, ndërsa 32 milionë euro mbetën pa asnjë shpjegim.
Dokumentet tatimore të këtyre kompanive në Shqipëri, sipas tij, tregojnë shpenzime administrative prej rreth 1 milion euro dhe një fitim prej 31 milionë eurosh.
Postimi i plote
Kryeministri i Shqipërisë, Rama, i tha @dwnews se nuk ka në plan ta shkarkojë Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës, Balluku, pasi ajo u akuzua zyrtarisht në një skandal të madh korrupsioni.
Teknika në këtë rast është interesante: Në vitin 2020, Ministria e Infrastrukturës kërkoi oferta për të ndërtuar një tunel, dhe kompania shqiptare GJOKA fitoi tenderin për 140 milionë euro. Ky çmim u anulua menjëherë, dhe tenderi u shpall përsëri gjashtë muaj më vonë; këtë herë u fitua nga kompanitë turke INTEKAR YAPI & ASL İNŞAAT, me një vlerë kontrate prej … 172 milionë eurosh!
Kompanitë turke më pas e nënkontraktuan GJOKA-n për të bërë të gjithë punën për 140 milionë euro. Deklaratat e tyre tatimore në Shqipëri tregojnë shpenzime administrative prej rreth 1 milion eurosh dhe një fitim prej 31 milionë eurosh.
Nuk u dha kurrë asnjë shpjegim për 32 milionë eurot shtesë. Një tjetër ish-Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Financave i cili ka kërkuar strehim në Zvicër duke pretenduar përndjekje nga qeveria, ka deklaruar se Rama dhe Balluku udhëtuan për në Ankara për t’u takuar personalisht me kompanitë turke dhe për të mbyllur marrëveshjen, dhe se procedura e hapur e prokurimit pasues ishte e rreme. Rrjedhjet e informacionit nga hetimi sugjerojnë se çështja e korrupsionit, ndër të tjera, mbështetet nga mesazhet me tekst midis zyrtarëve të Ministrisë dhe nga postimet në Facebook që tregojnë takimet në Ankara. Është interesante se këto postime u fshinë kur akuzat u bënë publike, por u rikuperuan për Zyrën e Prokurorit me ndihmën e SHBA-së.
-

Belinda Balluku flet pas daljes nga SPAK
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku ka dalë nga ambientet e SPAK.
“Isha për një çështje në hetim, proces që besoj dhe jam shpresëplotë se do bazohet në transparencë dhe llogaridhënie”, tha Balluku për mediat.
Balluku u shoqërua në Prokurori nga avokatja Pamela Qirko, njëherësh motra e saj.Nuk dihet ende zyrtarisht shkaku i thirrjes së zonjës Balluku, por burime nga SPAK kanë bërë të ditur se ajo është hetuar për një tender të tunelit të Llogarasë./vizionplus.tv
-

U paraqit sot në SPAK, mediat: Balluku në hetim për Tunelin e Llogarasë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur pasditen e sotme në SPAK. Prej orës 15:00 ajo është futur në ambientet e SPAK, ku burime për Report Tv bëjnë me dije se është marrë në hetim për çështjen e tunelit të Llogarasë.
Zv.kryeministres i ishte dërguar fletëthirrje nga SPAK për ditën e hënë, por ajo kishte kërkuar një datë tjetër për shkak të angazhimeve dhe u paraqit sot bashkë me motrën Pamela Qirko, e cila do të jetë përfaqësuesja e saj ligjore. Dyshohet se Balluku është marrë në hetim për veprën penale të shkeljes së pabarazisë në tenderë.
SPAK nuk ka thirrur vetëm Ballukun, të hënën pritet që në prokurorinë e Posaçme të paraqiten edhe zyrtarë të tjerë të ministrisë së Infrastrukturës, si edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli. -

Arrestohet ish-zëvendësministri i Infrastrukturës në Gjeorgji
Ish-zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal dhe Infrastrukturës së Gjeorgjisë, Koba Gabunia, është arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës, dhe shtëpia e ish-ministrit Irakli Karseladze është kontrolluar.
Kjo u deklarua nga Iya Akhalay, Zëvendës Shef i Shërbimit Hetimor të Ministrisë së Financave të Gjeorgjisë, në një konferencë për shtyp.
“Si pjesë e një operacioni të kryer së bashku me oficerët e Shërbimit të Sigurisë Shtetërore, Shërbimi Hetimor i Ministrisë së Financave arrestoi Koba Gabunia, ish-zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal dhe Infrastrukturës së Gjeorgjisë dhe kurator i Fondit të Zhvillimit Komunal të Gjeorgjisë, me akuzën e shpërdorimit të detyrës nga një zyrtar politik shtetëror”, tha ai.
Kontrollet u kryen në 20 vende të ndryshme brenda kompleksit të eventit, duke përfshirë shtëpitë e Gabunias, Karseladzes dhe të tjerëve.
Më parë, ish-Drejtori Ekzekutiv i Fondit të Zhvillimit Bashkiak të Gjeorgjisë, David Tabidze, u ndalua së bashku me menaxherin e programit të fondit dhe menaxherin e projektit. Ata bashkëpunuan plotësisht me hetimin dhe gjykata vendosi që ata të liroheshin me kusht.
“Gjithashtu është e njohur për publikun se menaxherët e “Lagi Capital” LLC u arrestuan me akuzat për përvetësim të 9,365,801 lekëve të ndara nga Fondi i Zhvillimit Komunal për rindërtimin e 30 kopshteve dhe legalizimin e të ardhurave të paligjshme në shumën prej 1,211,000 lekësh”, vuri në dukje Akhalia.
Një kontroll u krye në shtëpinë e Irakli Karseladze, ish-Ministrit të Zhvillimit Rajonal dhe Infrastrukturës së Gjeorgjisë.
Shërbimi Hetimor i Ministrisë së Financave të vendit publikoi informacion në lidhje me këtë.
“Ish-zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Zhvillimit Rajonal, Koba Gabunia, i cili është kurator i fondit bashkiak, është ndaluar për shpërdorim detyre”, tha agjencia.Duhet theksuar se Karseladze dha dorëheqjen nga posti i tij si kreu i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Infrastrukturës në prill të këtij viti, pas ndarjes së saj në dy ministri.
-

Korrupsioni/ SPAK sekuestron telefonat e bashkëpunëtoreve të Ballukut
Mediat mësuan disa ditë më parë nga burime të sigurta pranë organeve të drejtësisë se SPAK ka nisur zyrtarisht hetimin penal ndaj Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në kuadër të një dosjeje të re që lidhet me dyshime për korrupsion dhe abuzime me tendera publikë.
Hetimi është futur në fazën aktive, ku mësohet se janë sekuestruar telefonat personalë dhe komopjuterët të dy prej bashkëpunëtoreve më të afërta të Ballukut ,Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë, Viola Haxhiademi, dhe Drejtoresha e Financave, Evis Mamaj.
Sipas burimeve, SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në kërkim të dokumenteve, pajisjeve elektronike dhe provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e skemës së dyshuar të korrupsionit brenda ministrisë.
Hetimi synon “rrethin e brendshëm” të Ballukut
Haxhiademi dhe Mamaj janë konsideruar prej kohësh “dora e djathtë” e ministres Balluku, persona me akses të drejtpërdrejtë në proceset e tenderave, koncesioneve dhe kontratave shumëmilionëshe të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. -

Tenderi 2 mln € që ‘këputi’ Ballukun, si e zbuloi SPAK-u?
Paracaktimi i fituesit të tenderit për mbikqyrjen e punimeve që po kryeheshin në tunelin e Llogarasë, besohet se është bërë shkaku kryesor që prokurori i SPAK, Dritan Prençi, të ftojë për ta marrë në pyetje si person nën hetim, zv/kryeministren e Shqipërisë, Belinda Ballukun.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se rasti i hetimit të kësaj dosje ka marë spunto, nga një seri veprimesh të kryera ndaj ish-drejtorit të ARRSH-së, Ervis Berberit, dhe 21 zyrtarëve të tjerë. Tashmë të gjithë këta persona janë marrë të pandehur dhe dërguar në gjykatë.
Ndërkohë një hetim tjetër paralel ka ecur njëkohësisht me çështjen e parë, pasi bëhet fjalët për një tender tjetër të paracaktuar nga zyrtarët e ARRSH-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
Siç mësohet bëhet fjalë për tenderin e dhjetorit 2021, ku Ministria e Infrastrukturës do të shpallte garën për tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë me fond limit 196 milionë lekë ose gati 2 milionë euro.
Në tender do të merrte pjesë bashkimi i kompanive “Staki Eltidi” dhe “Gjeokonsult & CO”, të cilët do të garonin me bashkimin e kompanive “Hill International” dhe “Net-Group”.
Mirëpo dyshimet e para për favorizim fituesi u shfaqën kur kompanitë “Staki Eltidi” dhe “Gjeokonsult&CO” u skualifikuan, pasi nuk plotësonin një nga kushtet e kërkuara në tender, duke i lënë rrugën e lirë “Hill Internacional N.V” dhe “Net-Group”, të cilat në prill 2022 do të shpalleshin fitues me ofertë 194 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro.
Kjo për shkak se bashkimi i operatorëve ekonomikë, “Hill Internacional N.V” dhe kompania “Net Group” e Valter Begajt (kompani të cilën ia ka blerë Evis Berberit), kanë fituar tenderin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mbikqyrjen e unimeve për tunelin e Llogarasë.
Prokurorët e posacëm kanë ngritur dyshime të forta se tenderi mund të jetë paracakuar dhe kompanitë e tjera, janë skualifikuar padrejtësisht, për shkak të lidhjes mes Berberit, Ervis Lamit, mikut të tyre Valter Begaj dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balloku.
Ndërkohë që prej 4 dhjetorit 2024, të gjitha aksionet që Valter Begaj, dispononte tek kompania “Net-Group” ja ka dhuruar përmes një kontrate noteriale shtetases, Loreta Vallja.
Nga hetimet e deritanishme SPAK e akuzon ish-kreun e ARRSH Berberi se favorizonte mikun e tij Begaj dhe Lami, në tendera përmes një kompanie që ai kontrollonte në mënyrë të tërthortë.
Berberi, konsiderohej si krahu i djathtë i zv/kryeministren dhe Ministrës së Infrastrukturës Belinda Balluku. /Syri.net