Pas hapjes si bazë ajrore që shërben si qendër taktike për NATO-n në marsin e 2024-s, Baza Ushtarake në Kuçovë do të pësojë të tjera investime. Operatori i Blerjeve të Përqendruara, ka shpallur hapjen e garës për përmirësimin e infrastrukturës, veçanërisht në hangarin e bazës . Fondi limit i përllogaritur është 10 milionë e 985 mijë lekë.
Referuar dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti përfshin një sërë ndërhyrjesh, në ndërtimin e infrastrukturës elektrike, infrastrukturë telekomunikacioni përmes fibër optike, si dhe parashikohet plan-vendosja e ndriçuesve në rrugë.
Një element i rëndësishëm i projektit është ndërtimi i një kabine të re elektrike, e cila do të furnizohet me tension të mesëm 20 kV, në mënyrë që të garantohet funksionimi i pajisjeve elektrike në të gjithë kampusin.
Projektimi i rrjetit për sistemet elektrike është hartuar në përputhje të plotë me organizimin e ambienteve të përbashkëta, lëvizshmërinë brenda kampusit, vendosjen e objekteve dhe hapësirave të jashtme, përfshirë terrenet sportive dhe mjediset shoqëruese. Ky projekt pritet të modernizojë ndjeshëm infrastrukturën ajrore në Kuçovë, duke e përafruar atë me standardet bashkëkohore në siguri dhe teknologji.
Sipas dokumentit, parashikohet gjithashtu që të krijohet rrjeti i jashtëm i furnizimit me ujë, i cili do të kryhet përmes tubacionit kryesor ekzistues të Bashkisë Dimal.
Gjatë zbatimit, është parashikuar përdorimi i produkteve dhe materialeve të certifikuara, të cilat janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, me qëllim garantimin e një ndërtese funksionale, moderne dhe të sigurt, thuhet në dokument.
Tag: infrastrukturës
-

Baza ajrore Kuçovë, çelet tenderi për modernizimin e infrastrukturës
-

‘Plakut të ASL i vdiq nëna, Belinda: Të rrojmë vetë, ça të them…
Nga Elton Qyno
Teksa kompania turku u shpall fituese e tenderit për ndërtimin e tunelit, dy zyrtarët e lartë, Belinda Balluku në cilësinë e Ministres së Infrastrukturës dhe Evis Berberi në cilësinë e Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, prisnin në Tiranë pronarin turk për firmosjen e kontratës mes dy palëve.
Sipas mesazheve të siguruar nga gazetari Elton Qyno, turku nuk ka mbëritur në Tiranë në afatin e parashikuar për shkak se kishte nenën sëmurë në intubim.
Berberi i shkruar Belindës se plaku ka të ëmën sëmurë dhe mund të shtyhet takimi.Ndërsa Belinda ia kthen duke i shkruar: …akoma gjallë e ka ai…”.
Më tej situata në dosjen hetimore paraqitet në këtë formë si me poshtë vijon:
Me shkresën nr. 4061/10 prot., datë 20.10.2021, të autoritetit kontraktor, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtuar Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë Interkar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti And Asl Insaat Taahhut Ve San. Tic. Ltd. Sti. Joint Venture, është kërkuar paraqitja e sigurimit të kontratës brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
103. Me shkresën nr. 4061/11 prot., datë 25.10.2021, të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është autorizuar Autoriteti Rrugor Shqiptar që të vlerësojë dhe të negociojë kontratën e prokurimit publik “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), si dhe shtetasi Evis Berberi, me cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, që të nënshkruajë kontratën e prokurimit publik “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). në emër dhe për llogari të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
104. Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:
Në datën 02.11.2021, në orën 15:57, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Kur e ke per mbare te takosh plakun e ASL qe ti them te vi se te emen ne intubim. Ti them te enjten?”. Në orën 16:06, Belinda Balluku: “Diten qe do firmosi, pra neser ose pasneser Pse gjalle e ka nenen ai?”. Në orën 16:06-16:07, Evis Berberi: “Ok Po he pra Gjalle e paska”.
Në orën 16:53, Evis Berberi: “I vdiq e ema ASL me shume mundesi vjen te henen mgith do lajmeroj prape”. Në orën 16:54, Belinda Balluku: “Te rrojme vete, ca te them”.
Në datën 05.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vine te henen dhe ikin te marten dhe jane dakort me draft kontraten”. Në orën 14:29, Belinda Balluku: “Suuuuper Kur do ta bejne kompanine”. Në orën 14:29-14:32, Evis Berberi: “Po pret letrat e asl dhe do e regjisto Rregjistroj Po tha vendoseni si kusht ne kontrate qe do paguhen ne kompanine qe do hapet dhe rregjistrohet ne shqiperi Qe ta firmose te henen”. Në orën 16:45, Belinda Balluku: “Sigurisht”.
105. Në lidhje me këtë komunikim, nga këqyrja e bërë në faqen ëeb të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se në datën 08.11.2021, është themeluar Operatori ekonomik “Shoqëri e Thjeshtë INTEKAR ASL”, me nr NIPT, M173232025.
-

‘Tenderi i Lotit 4 të Unazës së Madhe’ – Vijon seanca në GJKKO. Detaje nga përgjimet e Ballukut me Berberin: Asgjë s’kalonte pa urdhrin e Belës
Në GJKKO vijon seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Belinda Ballukut dhe dy bashkëpunëtorëve të saj.
Seanca nisi në orën 09:00 për të vijuar deri tani ora 13:00.
Ndërkohë pas 40 minutave të para Balluku u largua nga GJKKO për tu rikthyer sërish pas disa minutash. Burime brenda sallës së gjyqit konfirmuan se avokatët kanë marrë relativisht një kohë për t’u njohur me aktet.Ku shkoi Balluku?
Nga kontakte jashtë kësaj gjykate, me persona të afërt me zonjën Balluku, u tha se nuk ka patur një ndërprerje seance por një lëvizje të Ballukut deri në momentin kur të bëhej paraqitja dhe prezantimi i palëve të tjera në proces. Gjë e cila në fakt është e pazakontë të ndodhë, informon gazetari i Syri. TV Fatjon Gjinaj.
Zonja Balluku nuk ka preferuar të shprehet, përveçse prezantimit të paraprak dhe paraqitjes së avokatëve të saj. Përveç Pamela Çirkos, motrës së saj, ajo ka prezantuar si avokat mbrojtës edhe një jurist tjetër, Ardian Kalia
Përveç debatit mes palëve, do të ketë edhe pyetje-përgjigje. Nuk dihet nëse Balluku preferon t’i përgjigjet personalisht këtyre pyetjeve apo ia delegon përgjigjet avokatëve të saj, kjo mbetet për t’u mësuar, pasi konsiderohet si një seancë marrje në pyetje nga gjykata për akuzat e ngritura nga SPAK dhe përgjigje nga palët në proces, përfshirë Belinda Ballukun dhe dy drejtorët e saj, Gentjan Gjyli dhe Erald Elezi, që janë nën masën e arrestit të shtëpisë.Ndërkohë që Balluku është në masën e pezullimit nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, si dhe masën tjetër, të ndalimit të daljes jashtë vendit. Dy procedimet penale të hetuara nga prokurori Dritan Prençi dhe që u vlerësuan nga gjyqtari Erjon Çela, me masat e sigurisë kanë të bëjnë me tenderin e tunelit të Llogarasë dhe lotin katër të Unazës së Madhe.
Përgjimet për dosjen e Unazës së Madhe
Gazetari Gjinaj gjatë raportimit ka zbuluar dhe detaje nga dosja e Lotit Katër të Unazës së Madhe.
Referuar materialeve që ka grumbulluar SPAK, janë me dhjetëra komunikime midis Belinda Ballukut dhe Evis Berberit, në atë kohë drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i arrestuar para disa kohësh për vepra penale të korrupsionit dhe përdorimit të një kompanie, pronar i së cilës, thotë SPAK, ishte vetë pronari faktik i kësaj kompanie, por që e shfrytëzonte përmes miqve të tij për të marrë pjesë në procedura tenderimesh publike.
Në atë kohë zhvillohen komunikime midis Berberit dhe vartësve të tij dhe SPAK e konsideron si një paracaktim i fituesve në garën për ndërtimin e lotit katër të Unazës së kryeqytetit. Më pas gjithçka që i komunikon shtetasja Miranda Shkurti Evis Berberit, ky i fundit në kohë rekord ia dërgon ministres së Infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku, ku merr edhe aprovimet e saj për çdo lëvizje. Në dosjen hetimore përfshihen edhe biseda që kanë të bëjnë në kontekstin jo vetëm profesional, por edhe personal.
Etiketime që, sikurse kemi raportuar në dosjen fillestare kur u mor e pandehur, vijojnë të përdoren dhe zhargone ndaj edhe përfaqësuesve të kompanisë që kanë shfaqur interes për të marrë pjesë në tenderime, por edhe subjekteve të tjera, duke iu vendosur nofka nga dyshja Berberi-Balluku.
Ndërkohë që, mes të tjerave, evidentohen biseda se si janë kryer veprimet e drejtuesve të Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës, përgjegjëse për ndërtimin e lotit të katërt të Unazës së kryeqytetit.
Komentet që bëjnë mes njëri-tjetrit janë kryesisht aplikacionit Messenger në Signal, ku diskutohen dhe komentohen kompanitë pjesëmarrëse, kompanitë që s’duheshin përfshirë në këto procedura. Madje në një moment sipas të dhënave nga kjo dosje që kemi arritur të mësojmë, duke i referuar burimeve edhe kompani që për të cilat Balluku thoshte se nuk dua t’i shoh në asnjë punë në Republikën e Shqipërisë.
Ndërkohë që Evis Berberi shfaqet tepër i interesuar me fashat orare për lançimin në rrjetin zyrtar të komunikimeve publike të dikasterit që ishte drejtues, procedurave të prokurimeve, shmangia e vëmendjes së medias.
Kemi mësuar se është komentuar mes Ballukut dhe Berberit, ku një media vendase interesohej për zhvillimet e procedurës së tenderit në lotin katër të Unazës dhe se si Balluku e këshillonte Berberin se më e rëndësishme ishte procedura sesa ajo çfarë ishin të interesuara mediat të raportonin dhe të trajtonin.
Edvin Parruca: Domethënë që ta themi shkurt, prokuroria i ka të gjitha këto biseda dhe duket se bisedat kanë qenë shumë të hapura aty në mes. Është e qartë se çfarë ka ndodhur nga bisedat.
Patjetër. Bisedat janë të shumta, të hapura, të lirishme dhe ajo çfarë ka përbërë një disfavor për dyshen Balluku-Berberi është pikërisht mosfshirja apo sekuestrimi i aparatit celular Blackberry të Evis Berberit, ku janë dokumentuar edhe mesazhet, të cilat natyrisht janë krahasuar me prova dhe dokumente të tjera, e lëvizje që kanë kryer drejtues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë sa i takon fituesve në tendera, procedurave të prokurimit publik dhe në rastin konkret është shumë i ngjashëm me ato çfarë kemi raportuar dhe parë tek procedura e prokurimit për tunelin e Llogarasë.
Gjithashtu, referuar të dhënave që kemi mësuar, e përsëris, nga kontakte dhe informacione të besueshme, që janë njohur me hetimet e SPAK prej disa ditësh, evidentohen biseda që kompromentojnë funksionin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, në atë kohë ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, në përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë në procedura.
Asgjë s’kalonte pa dijeninë e saj dhe pa miratimin ose refuzimin e titullares së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Një formë e komunikimit mes tyre ishte edhe fotografia, që do të thotë se gjithçka që diskutohej mes tyre ose çdo veprim i anëtarëve të, zyrtarëve të përfshirë në procedurat e tenderimit, që afishonin kompanitë pjesëmarrëse në tendera, ofertat që kishin bërë, bëheshin me foto dhe dërgoheshin nga Miranda Shkurti në adresë të Evis Berberit dhe ky i fundit ia kalonte Belinda Ballukut.
-

GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra, Kryeministria çon vendimin në Kushtetuese
Ashtu siç kryeministri Edi Rama e paralajmëroi pak më parë në konferencë, Kryeministria nuk ka humbur kohë dhe ka dorëzuar në Kushtetuese, vendimin e GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut nga dy postet, si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
“Pezullimi është vendim i një gjykate që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese, si një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e Pushtetit Ekzekutiv dhe Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrimi i saj bazuar mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Pra, nuk jemi në kushtet, kur duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Kështu që, për periudhën që flasim, qeveria e Shqipërisë nuk ka zëvendës kryeministër dhe nuk ka një ministër të infrastrukturës dhe energjisë, që funksionon”-deklaroi Rama më herët.Top Channel
-

“Qeveria e Shqipërisë nuk ka zv.kryeministër dhe nuk ka një ministër të Infrastrukturës”/ Rama: Jo lëvizje në qeveri pas një ndërhyrje me forcë në..
Kryeministri Edi Rama në përgjigje të pyetjes lidhur ‘zgjidhjen’ e ngërçit në qeveri duke emëruar një zëvendësuese të Ballukut, tha se momentalisht Shqipëria nuk ka zv.kryeministre dhe as një ministre në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kryeministri u shpreh se vendimi i GJKKO-së do të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
“Nuk u kuptuam. Pezullimi është vendim i një gjykate që ne do ta përcjellim në Kushtetuese si një akt brutal ndërhyrje në pavarësisë e pushtetit ekzekutiv. Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrim i asaj bazuar mbi Kushtetutë. Nuk jemi në kushtet që duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Kështu që për periudhën që flasim, qeveria e Shqipërisë nuk ka zv,kryeministër dhe nuk ka një ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë që funksionon”, tha Rama. -

Balluku 3 orë takim me Ramën, në Kryeministri shkon edhe Ulsi Manja (VIDEO)
Numri dy i qeverisë dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndodhet prej tre orësh në godinën e Kryeministrisë, pasi GJKKO caktoi ndaj saj masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim dalje nga vendi”.
Sakaq mësohet se takimit Balluku-Rama në Kryeministri i është bashkuar ish-ministri Ulsi Manja. Siç duket në foto, Manja ka hyrë më herët në ambientet e Kryeministrisë rreth orës 15:40.
Zv.kryeministrja, zyrtarja më e pushtetshme e qeverisë Rama, është nën akuzë dy herë për shkelje të barazisë në tendera.
Përveç aferës së tunelit të Llogarasë, ku është marrë e pandehur, dyshohet edhe për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe.
Gjyqtari i GJKKO, Erion Çela ka vendosur sot që Balluku të mos ushtrojë më detyrën e zv.kryeministres dhe të Ministres së Infrastrukturës.
-

Stërvitje për luftë në qytet/ Ushtria gjermane nis manovrat pesëditore duke improvizuar mbrojtjen e infrastrukturës
Forcat ushtarake gjermane nisën në Berlin pesë ditë stërvitjeje për skenarin e një lufte urbane, të fokusuara tej zhvendosja e shpejtë dhe mbrojtja e infrastrukturës jetike në rastin e një sulmi real.
Simulimi i një situate emergjente vjen në kohën kur peizazhi i sigurisë në Europë ndryshon pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Stërvitja e pagëzuar me emrin “Bollwerk Bärlin III” përfshin veç një stacioni metroje, edhe një polygon të përdorur nga forcat e policisë dhe ish uzinën kimike në Rüdersdorf.
Bundeswehri e pranoi hapur se lufta e Moskës në Ukrainë ka nxitur nevojën për shtimin e masave mbrojtëse të vendit. Stërvitja e luftës urbane konsiderohet e nevojshme pasi rrugët e ngushta, ndërtesat e larta dhe tunelet e metrosë së Berlinit kërkojnë trajnim të specializuar për zhvendosje të shpejtë.
Ushtarët kanë praktikuar skenarë luftimesh urbane, “duke siguruar infrastrukturën kritike, duke iu kundërvënë sabotatorëve dhe duke evakuuar personelin e plagosur”. Ekipet e sigurisë, përfshirë snajperët, zunë pozicione gjatë stërvitjes në metro, megjithëse plumba gome zëvendësuan ata luftarakë për të garantuar sigurinë publike.Top Channel
-

Si i fshehu Balluku ankesat e kompanive dhe favorizoi turqit
Më 19 Qershor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapte garën ndërkombëtare për rishikimin e studimit të fizibilitetit dhe hartimin e projektit inxhinierik “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë” me fond limit 624 milionë lekë ose 6 milionë euro. Në garën për projektimin e tunelit morën pjesë 8 kompani, nga të cilat 6 u skualifikuan automatikisht nga Ministria e Infrastrukturës, për mosplotësim kushtesh.
Më tetor 2020, institucioni publik do të shpallte fitues konsorciumin e kompanive “SEED Consulting”, “InfraKonsult”, “iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh”, “ELEA iC d.o.o” dhe “IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring”, me ofertë 618 milionë lekë ose rreth 6 milionë euro.
Në garë u kualifikuan edhe bashkimi i kompanive “SWS Engineering” spa , “LLAZO” shpk dhe “NET-GROUP” me ofertë 540 milionë lekë. Kjo e fundit është kompania e Valter Begajt, ish-ortaku i ish Drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, që të dy të arrestuar dhe nën hetim nga SPAK për tenderat e fituar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Pas përfundimit të garës për studimin e fizibilitetit, më 14 dhjetor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapte garën për tenderin e parë për “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë) me fond limit 19 miliardë lekë ose 190 milionë euro.
Ky tunel parashikohet të ketë një gjatësi prej rreth 6 kilometrash dhe nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas përllogaritjeve, duke kaluar përmes këtij tuneli, me një shpejtësi 50-80 km/orë, koha për të kaluar nga një anë e Llogarasë në tjetrëen do të jetë 7- 10 minuta. Tuneli do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij nga dy ura. Kalimi i automjeteve të transportit rrugor në këtë tunel do të jetë me pagesë.
Sipas avokatit Leonard Karaj zbulohet se kemi mosrealizim punimesh me vlerë deri në 3 miliardë lekë, që lidhen me urat.
“Në projekt janë përcaktuar qartë dy ura të valëzuara, një në hyrje dhe një në dalje të tunelit. Këto ishin më tepër dy ura që do t’i jepnin bukurinë asaj vepre dhe kushtojnë 25-30 milionë euro. Urat rezultojnë brenda projektit, por nuk janë realizuar nëse shkoni në vendin ku është zhvilluar projekti”, u shpreh avokati Karaj.
Por në dokumentet e tenderit të parë është specifikuar se kompania që do të shpallet fituese, do të ketë në dispozicion 37 muaj ose, një muaj më shumë se tre vite për të realizuar kontratën.
Gara për tenderin, i cili më vonë do të anulohej, do të shfaqte indiciet e para për korrupsion. “Vetting” do të zbulonte me fakte se si në këtë garë do të diskriminoheshin kompani që kanë fuqinë dhe eksperiencën për të realizuar projekte të tilla. Konkretisht, sipas dokumenteve, kompania garuese duhet të demonstrojë kapacitetin teknik për realizimin e tunelit, si dhe të plotësojë disa kushte specifike. Sipas Dokumenteve Standarteve të Tenderit (DST) kompania garuese duhet të demonstronte përvojën e suksesshme si kontraktor kryesor për një kontratë ose kontrata që përfshijnë minimalisht ndërtimin e 4 (katër) urave me gjatësi për urë prej të paktën 120 m.
Në këtë fazë vjen edhe një pyetje: Përse një kompani garuese në këtë tender duhet të ketë ndërtuar patjetër një projekt me 4 ura, me gjatësi 120 m, kur projektin mund ta realizojë edhe nëse ka ndërtuar një urë me gjatësi 500 m?
Nga dosja e SPAK evidentohet se shumë kompani kanë bërë ankesa për tenderin e parë të anuluar para se të aplikonin pasi kishte kritere diskriminuese, por këto nuk janë marrë parasysh nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Nga komunikimet midis zv.kryeministres Balluku dhe ish drejtorit të ARRSH-së zbulohet se për tenderin e parë të tunelit të Llogarasë, Balluku do të urdhëronte Berberin ta anulonte.
Vetë Ligji nr. 162/2020 i Prokurimeve Publike ka si synim të sigurojë mirëpërdorimin e fondeve publike dhe të nxisë pjesëmarrjen e kompanive private në procedurat e tenderave. E thënë shkurt, të realizohen projektet sipas kushteve të përcaktuara me çmimin më ekonomik. Madje, ky ligji ka një nen specifik për rastin e diskriminimit të operatorëve ekonomikë.
Vetëm duke konstatuar kriteret specifike që janë vendosur te tenderi për ndërtimin e urave, “Vetting” ka zbuluar faktin se kemi të bëjmë me shkelje të nenit 2 të ligjit të Prokurimeve Publike.
Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës parashikonte dorëzimin e ofertave për ndërtimin e tunelit të Llogorasë me 12 shkurt 2021, por e shtyu këtë afat deri në 1 mars 2021. Nga dokumentet e siguruara nga “Vetting”, Ministria ka bërë disa ndryshime përsa u takon kritereve për kompanitë që janë të interesuara për të marrë pjesë në garë.
Konkretisht, kanë ndodhur disa ndryshime në kapitullin 12, ku gjenden kushtet specifike të kualifikimit që lidhen me kapacitetet financiare dhe ekonomike. Aty shpjegohet se për EBITDA-n, që është fitimi përpara interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit, për pesë vitet e fundit, pra për periudhën 2015-2019, ishte vendosur një shifër prej 50 milionë eurosh. Në këtë rast, ky kriter është ndryshuar dhe është ulur në 20 milionë euro.
Por Ministria nuk është ndalur me kaq, pasi ka vendosur edhe sqarime të tjera për pjesën e realizimit të një projekti të ngjashëm. Nëse në fillim të tenderit kërkohej që kompanitë të provonin se në 5 vitet e fundit kishin ndërtuar një gjatësi prej 8 kilometrash tunel, atyre, në arnimin e projektit, u kërkohet të provojnë se projektin e kanë zbatuar me një afat prej 3 vitesh.
Megjithatë, grupi i prokurimit të tenderit nën drejtimin e ministres Balluku nuk është ndalur me kaq. Nëse në fillim të projektit kërkohej që kompania të kishte realizuar punë të ngjashme me një vlerë sa 70% e fondit limit të kontratës, ajo ulet në 50% të fondit limit të kontratës.
Pra, kompania duhet të ketë realizuar projekte me vlerë 9,5 miliardë lekë ose 95 milionë euro gjatë 5 viteve të fundit.
Edhe pse Ministria ndryshoi kushtet, përsëri asnjëra nga kompanitë nuk arriti që të shpallej fituese për këtë projekt.
Një muaj më pas, në prill 2021, Ministria e Infrastrukturës do të anulonte tenderin pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nga kompanitë nuk përputhej me kriteret e përcaktuara te dokumentet.
Por kjo nuk është hera e parë që tenderat e mëdhenj prodhojnë situata të tilla, të ndryshimeve të mëdha, që shpesh përkojnë vetëm me kërkesat që vijnë nga vetë grupet e interesit. Dyshimet për korrupsion me fondet publike përforcohen nga ndryshimi i dokumenteve, por edhe nga zgjatja e afateve të këtij tenderi.
Disa muaj pas anulimit të tenderit për tunelin e Llogarasë, Ministria e Infrastrukturës do të rishpallte përsëri tenderin me fond limit 18.9 miliardë lekë. Në garë kësaj radhe do të merrnin pjesë 4 grupe kompanish. Pas studimit të dokumenteve të tenderit, Open Data Albania e shënoi me flamur të kuq.
Kjo pasi më 8 tetor 2021, Ministria e Infrastrukturës do të skualifikonte të gjithë pjesëmarrësit, me përjashtim të konsorciumit të kompanive turke “INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT” dhe “ASL INSAAT TAAHHUT”, të cilët u shpallën automatikisht fituese me ofertë 17 miliardë lekë ose 200 milionë euro me TVSH.
Sipas Open Data, ky tender paraqet rrezik të mundshëm për korrupsion, për shkak të skualifikimit të paqartë të konkurrentëve. Bie në sy fakti se, grupi i kompanive shqiptare dhe të huaj, “JV CONCORD ENGINEERING AND CONTRACTING”, “ALB BUILDING” shpk dhe “ALB STAR”, kishin ofertë më të ulët se kompanitë turke me vlerë 15.8 miliardë lekë. Pra, të skualifikuarit kishin një ofertë gati 12 milionë euro më pak se oferta fituese.
Sipas Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ky grup kompanish u skualifikuan sepse nuk kishin asnjë projekt të ngjashëm për ndërtimin e një ure me gjatësi 120 m./ Emisioni Vetting
