Tag: infrastrukturës

  • KLGJ kërkon më shumë para nga qeveria, punonjësit nuk mjaftojnë

    KLGJ kërkon më shumë para nga qeveria, punonjësit nuk mjaftojnë

    Dy vite nga nisja e zbatimit të hartës së re që “shkriu” 9 gjykata e po aq prokurori, me argumentin se do të sillte “drejtësi efikase dhe në kohë për qytetarët” pak nga kjo fabul në letër është zbatuar në terren.
    “Ngelet emergjente përmirësimi i infrastrukturës ndërtimore nëpërmjet ndërtimit të godinave të reja për Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Fier, Lezhë dhe Durrës, të cilat do të siguronin standarde bashkëkohore në përmbushjen e detyrave kushtetuese”. Gishti treguesi fajit për këtë situatë drejtohet te qeveria që nuk ka dhënë para mjaftueshëm. Problemin e nxjerr në pak edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor në një shkresë drejtuar Ministrisë së Financave.

    “Nevojat e evidentuara nga KLGJ-ja, e për rrjedhojë të paraqitura prej saj si kërkesa buxhetore për vitin pasardhës, pasqyruar në dokumentin e projektbuxhetit afatmesëm PBA-së 2025 – 2027, kanë qenë rreth 41% më të larta se buxheti i miratuar dhe akorduar, ose në vlerë absolute 2,520,569 mijë lekë, si për shpenzimet korrente edhe për shpenzimet kapitale”.
    Për shkak të buxhetit të cunguar, problemet me zbatimin e hartë së re gjyqësore nuk shtrihen vetëm në drejtim të infrastrukturës. “KLGJ-ja pasi ka realizuar objektivat në drejtim të rritjes së numrit të punonjësve në sistemin gjyqësor si dhe rritjen e fondeve në shpenzime korrente në funksion të ofrimit më të mirë të shërbimeve për publikun, është fokusuar në rritjen e nivelit të investimeve në sistem, kryesisht për përmirësimin e infrastrukturës ndërtimore të gjykatave dhe infrastrukturën e sistemeve të teknologjisë së informacionit”.
    Një tjetër problematikë që qeveria e gjyqësorit nënvizon edhe në raporti për vitin 2024 është se pavarësisht se është kërkuar buxhet për 272 punonjës shtesë, fondi është miratuar për vetëm 133 të tillë. Kjo në një kohë që të gjitha gjykatat janë mbuluar nga stoku i dosjeve që presin të gjykohen. /A2cnn/

  • Armëpushimi Izrael-Hezbollah në Liban, zyrtarët libanez: Kemi çmontuar 90% të infrastrukturës së grupit pro-iranian

    Armëpushimi Izrael-Hezbollah në Liban, zyrtarët libanez: Kemi çmontuar 90% të infrastrukturës së grupit pro-iranian

    Ushtria libaneze ka përfunduar çmontimin e “më shumë se 90%” të infrastrukturës ushtarake të Hezbollahut në jug të vendit, pranë kufirit me Izraelin, tha sot një zyrtar libanez për AFP.

    “Ne kemi përfunduar çmontimin e më shumë se 90% të infrastrukturës së Hezbollahut në jug të lumit Litani”, i cili është pothuajse 30 kilometra larg kufirit izraelit, tha zyrtari i sigurisë, i cili kërkoi të mos identifikohej.
    Marrëveshja e armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit parashikon çmontimin e infrastrukturës së Hezbollahut.
    Disa ditë më parë, presidenti libanez i kërkoi SHBA-së dhe Francës, garantuesit e armëpushimit mes Izraelit dhe organizatës pro-iraniane Hezbollah që të udhëzojnë forcat izraelitë të ndalojnë sulmet në territorin libanez.
     
     
     
     
     

    Top Channel

  • Qeveria miraton ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike në Fier dhe në Kolonjë

    Qeveria miraton ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike në Fier dhe në Kolonjë

    Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet 30 MW në fshatin Povelçë, në Fier.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Projekti do të realizohet nga shoqëria “EZ-5 ENERGY” sh.p.k dhe centrali duhet të ndërtohet dhe të vihet në punë brenda 36 muajve.

    ‘Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave. Vendosi: 1.

    Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në zonën kadastrale 3038, fshati Povelçë , njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier, nga shoqëria “EZ-5 ENERGY” , sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon: a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k.; b) NIPT/NUIS: L91325503D; c) Tipi i centralit: Fotovoltaik; ç)   Kapaciteti i instaluar: 30MË; d)  Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi; dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në zonën kadastrale 3038, fshati Povelçë, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier; Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi; ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi; f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit’, thuhet në vendim. 

    Sipas VKM, shoqëria ka detyrimin të raportojë çdo 3 muaj për progresin, të zbatojë të gjitha kushtet mjedisore dhe të sigurojë kontratën me një garanci prej 5% të investimit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Gjithashtu, ajo do t’i japë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë 2% të energjisë së prodhuar çdo vit si kontribut falas. Mbikëqyrja do të kryhet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.

    ‘Shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., ka detyrimin që: i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik; ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;

    iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;

    iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare.

    Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit; v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi’, thuhet në vendim.

    Ndërkohë, qeveria ka miratuar edhe një ndërtimin e një centrali tjetër në fshatin Rehovë të Kolonjës.

    ‘MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË ZONËN KADASTRALE 3164, FSHATI REHOVË, NJËSIA ADMINISTRATIVE QENDËR, BASHKIA KOLONJË, QARKU KORÇË, NGA SHOQËRIA “GET SOLAR SOLUTION”, SH.P.K’, thuhet në vendim. 

  • Qeveria jep dritën jeshile për ndërtimin e dy centraleve diellore në Fier dhe Kolonjë

    Qeveria jep dritën jeshile për ndërtimin e dy centraleve diellore në Fier dhe Kolonjë

    Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet 30 MW në fshatin Povelçë, në Fier.

    Projekti do të realizohet nga shoqëria “EZ-5 ENERGY” sh.p.k dhe centrali duhet të ndërtohet dhe të vihet në punë brenda 36 muajve.
    ‘Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave. Vendosi: 1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në zonën kadastrale 3038, fshati Povelçë , njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier, nga shoqëria “EZ-5 ENERGY” , sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon: a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k.; b) NIPT/NUIS: L91325503D; c) Tipi i centralit: Fotovoltaik; ç)   Kapaciteti i instaluar: 30MË; d)  Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi; dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në zonën kadastrale 3038, fshati Povelçë, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier;
    e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi; ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi; f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit’, thuhet në vendim.

    Sipas VKM, shoqëria ka detyrimin të raportojë çdo 3 muaj për progresin, të zbatojë të gjitha kushtet mjedisore dhe të sigurojë kontratën me një garanci prej 5% të investimit. Gjithashtu, ajo do t’i japë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë 2% të energjisë së prodhuar çdo vit si kontribut falas. Mbikëqyrja do të kryhet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.
    ‘Shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., ka detyrimin që: i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik; ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
    iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
    iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit; v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi’, thuhet në vendim.
    Ndërkohë, qeveria ka miratuar edhe një ndërtimin e një centrali tjetër në fshatin Rehovë të Kolonjës.
    ‘MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË ZONËN KADASTRALE 3164, FSHATI REHOVË, NJËSIA ADMINISTRATIVE QENDËR, BASHKIA KOLONJË, QARKU KORÇË, NGA SHOQËRIA “GET SOLAR SOLUTION”, SH.P.K’, thuhet në vendim.

  • Qeveria miraton ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike në Fier dhe në Kolonjë! Zbardhen kushtet e kontratës

    Qeveria miraton ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike në Fier dhe në Kolonjë! Zbardhen kushtet e kontratës

    Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet 30 MË në fshatin Povelçë, në Fier. Projekti do të realizohet nga shoqëria “EZ-5 ENERGY” sh.p.k dhe centrali duhet të ndërtohet dhe të vihet në punë brenda 36 muajve.
    Shoqëria ka detyrimin të raportojë çdo 3 muaj për progresin, të zbatojë të gjitha kushtet mjedisore dhe të sigurojë kontratën me një garanci prej 5% të investimit. Gjithashtu, ajo do t’i japë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë 2% të energjisë së prodhuar çdo vit si kontribut falas.
    Mbikëqyrja do të kryhet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.
    Vendimi:
    V E N D I M PËR MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË ZONËN KADASTRALE 3038, FSHATI POVELÇË, NJËSIA ADMINISTRATIVE DËRMENAS, BASHKIA FIER, QARKU FIER, NGA SHOQËRIA “EZ-5 ENERGY”, SH.P.K.
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave.
    Vendosi: 1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në zonën kadastrale 3038, fshati Povelçë , njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier, nga shoqëria “EZ-5 ENERGY” , sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
    a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k.;
    b) NIPT/NUIS: L91325503D;
    c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
    ç) Kapaciteti i instaluar: 30MË;
    d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
    dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në zonën kadastrale 3038, fshati Povelçë, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier;
    e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
    ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
    f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;
    g) Shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., ka detyrimin që:
    i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
    ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
    iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
    iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
    v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
    2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
    Ndërkohë, qeveria ka miratuar edhe një ndërtimin e një centrali tjetër në fshatin Rehovë të Kolonjës.
    ‘MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË ZONËN KADASTRALE 3164, FSHATI REHOVË, NJËSIA ADMINISTRATIVE QENDËR, BASHKIA KOLONJË, QARKU KORÇË, NGA SHOQËRIA “GET SOLAR SOLUTION”, SH.P.K’, thuhet në vendim.

  • Netanyahu bën thirrje për çmontimin e infrastrukturës bërthamore të Iranit

    Netanyahu bën thirrje për çmontimin e infrastrukturës bërthamore të Iranit

     “Të çmontohet e gjithë infrastrukturës bërthamore të Iranit”. Kështu është shprehur kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
    Kreu i qeverisë së Izraelit ka sugjeruar se e vetmja “marrëveshje e mirë” do të ishte një marrëveshje që do të pasonte modelin e Libisë në vitin 2003, kur ajo hoqi dorë nga programet e saj bërthamore dhe armët kimike dhe biologjike.
    Netanyahu gjithashtu ka theksuar se çdo marrëveshje që do të arrihej duhet të pengonte zhvillimin e raketave balistike nga Irani, një çështje e rëndësishme për sigurinë e Izraelit dhe rajonit.
    Në mes të këtyre bisedimeve, që janë ndërmjetësuar nga Omani, Shtetet e Bashkuara dhe Irani po përpiqen të arrijnë një marrëveshje që do të parandalonte Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore dhe do të çonte në heqjen e sanksioneve ekonomike.
    Këto komente nga Netanyahu vijnë pas një periudhe tensioni dhe pasigurie, ndërsa negociatat midis dy vendeve vazhdojnë të zhvillohen me ndërmjetësimin e fuqive ndërkombëtare, duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të çështjes së armëve bërthamore në Lindjen e Mesme.

  • Vendimi i qeverisë/ Rama ja kalon inceneratorin drejtorit të denoncuar nga opozita për vr@sj* dhe pr@stituci@n

    Vendimi i qeverisë/ Rama ja kalon inceneratorin drejtorit të denoncuar nga opozita për vr@sj* dhe pr@stituci@n

    Vendimi i qeverisë/ Rama ja kalon inceneratorin drejtorit të denoncuar nga opozita për vr@sj* dhe pr@stituci@nNë 2 mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim, i cili ndryshonte fushën e përgjegjësisë shtetërore për ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila drejtohet nga Belinda Balluku.

    Në atë kohë vendimi me nr. 111 dukej si një akt i rëndomtë burokratik. Por në të vërtetë ai fshihte një hile të madhe kundër shtetit, e cila do të dilte në dritë shumë kohë më pas, atëherë kur SPAK të merrte në dorë aferën e inceneratorit të Tiranës.

    Vendimi i marsit të vitit 2022 hoqi sektorin e mbetjeve nga përgjegjësia e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkë me të edhe detyrimin e komponentit zbatues të politikave të qeverisë për mbetjet.

    Me pak fjalë vendimi i hoqi ministrisë së Belinda Ballukut detyrimin ligjor për të mbikqyrur zbatimin e kontratës koncesionare për inceneratorin e Tiranës dhe ate te Fierit, duke i lënë të dyja kontratat pa autoritet kontraktor.

    Por sikur të mos mjaftonte kjo, pasi iu hoq ministrisë së Infrastrukturës nga fusha e përgjegjësisë, sektori i mbetjeve mbeti jetim dhe nuk u caktua në asnjë ministri tjetër.

    Për tre vite rresht menaxhimi i mbetjeve ka qenë jetim, pasi nuk ishte në fushën e përgjegjësisë së asnjë ministrie. Gjatë kësaj kohe, brenda qeverisë është zhvilluar një luftë e fortë, kryesisht mes Belinda Ballukut dhe Mirela Kumbaros, pasi kjo e fundit nuk pranonte në asnjë mënyrë të merrte përsipër përgjegjësinë e mbetjeve dhe pataten e nxehtë të inceneratorit të Tiranës.

    Kumbaro refuzonte pergjegjesine e mbetjeveKapitali ka publikuar më parë komunikimet e brendshme shkresore mes ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Mjedisit, të cilat nuk pranonin përgjegjësinë e mbetjeve.

    Ministria e Infrastruktures e dergonte mbikqyrjen e inceneratorit te KumbaroKjo përplasje brenda qeverisë e la kontratën e inceneratorit pa autoritet kontraktor. Një kaos me pasoja fatale, i cili jo vetëm i kushtoi 150 milionë euro të vjedhura qytetarëve shqiptarë, pasi paralizoi Njesine e Mbikqyrjes se Inceneratorit, por edhe e çoi landfillin e Sharrës në situatë emergjente.

    Pasi e bëri dëmin e madh, javën e kaluar qeveria është kujtuar që ta varë fushën e përgjegjësisë së mbetjeve tek Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve.

    “Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve ngarkohet të kryejë detyrat e autoritetit kontraktor për ministrinë përgjegjëse për menaxhimin e mbetjeve për projektet/kontratat ekzistuese dhe të ardhshme të infrastrukturës së mbetjeve,” thuhet në vendimin e javës së kaluar të Këshillit të Ministrave.

    Qeveria ja ngarkon pergjegjesine e mbetjeve Agjencise Kombetare te Mbetjeve

    Paralelisht kësaj agjencie i është ngarkuar dhe përgjegjësia për të mbikqyr zbatimin e kontratave ekzistuese të koncesioneve, por edhe të lidhe kontrata të tjera me privatët.

    “Agjencia shqyrton, autorizon e miraton, për ministrinë përgjegjëse për menaxhimin e mbetjeve, në cilësinë e autoritetit kontraktor, procese që kanë të bëjnë me projektet/kontratat ekzistuese dhe të ardhshme të infrastrukturës së mbetjeve të lidhura sipas legjislacionit në fuqi për koncesionet e partneritetin publik dhe të atij të prokurimit publik, dhe mban korrespodencën e koordinon me të kontraktuarit, institucionet dhe subjektet, të cilat janë palë në kontratat e lidhura,” thuhet në vendimin e qeverisë.

    EmergjencëAgjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve u krijua nga qeveria në mars të vitit të kaluar si një person juridik dhe buxhetor nën varësinë e ministrisë së Mjedisit. Kjo agjenci drejtohet nga Ersi Sulejmani, ish drejtori i OSHEE në Shkodër dhe Gjirokastër, një person me background shumë problematik.

    Ai është denoncuar nga opozita si trafikant dhe madje edhe vrasës, ndërsa në vitin 2017 u përfshi në një sherr me grushta dhe armë në PS-në e Shkodrës. Sulejmani tani do të ketë detyrimin ligjor të marrë vendime mbi inceneratorin e Tiranës dhe menaxhimin e landfillit të Sharrës. Dhe këto vendime nuk do të jenë të lehta.

    Tashmë landfilli i Sharrës është thuajse i paralizuar dhe nuk ka më hapësira për depozitimin e mbetjeve. Prej muajsh, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, ka mbyllur dyert e landfillit për depozitimin e dherave dhe inerteve të ndërtuesve.

    Tashmë dherat nga ndërtimet po shpërndahen dhe idhen kuturu nëpër lumenjtë dhe pikat e tjera të Tiranës duke shkaktuar një dëm jo të vogël mjedisor. Jo zyrtarisht po flitet se qeveria ka në plan të japë një liçencë të re për landfill privat dherash në periferitë e Tiranës. Me vendimin e fundit, këtë kontratë do ta nënshkruajë Agjencia Kombëtare e Mbetjeve dhe me shumë gjasa, ky është edhe qëllimi se pse qeveria e miratoi vendimin.

    Ajo e mbetjeve është një aferë e madhe, e cila jo vetëm ka zënë nën të të gjithë qeverinë e Edi Ramës, por pjell afera të reja. Tashmë vendimet e qeverisë dhe ndryshimet ligjore kanë vetëm një qëllim mbi të gjitha.

    Të gjejnë “kurbanin” e radhës, që t’i rrasin pataten e nxehtë të inceneratorit./ Kapitali.al

  • Belinda Balluku shkel ligjin zgjedhor, përdor institucionet shtetërore si vegla të fushatës së saj, ja faktet që…

    Belinda Balluku shkel ligjin zgjedhor, përdor institucionet shtetërore si vegla të fushatës së saj, ja faktet që…

    Përdorimi i burimeve publike për përfitime politike mbetet një nga shqetësimet kryesore për integritetin e procesit zgjedhor në Shqipëri. Ky investigim sjell në vëmendje rastin e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, e cila dyshohet për shkelje të Kodit Zgjedhor dhe rregulloreve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes shpërndarjes së materialeve elektorale në faqet zyrtare të institucioneve shtetërore. Përmes dokumentimit të postimeve në rrjetet sociale të ministrisë dhe agjencive në varësi të saj, si dhe deklaratave të aktorëve të shoqërisë civile, zbulohet një praktikë që rrezikon të normalizojë ndërthurjen mes funksionit publik dhe fushatës politike.

    Investigimi
    Premtimet elektorale të ministres dhe kandidates socialiste, Belinda Balluku shpërndahen brenda një kohe të shkurtër nga faqet zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe institucioneve të varësisë në rrjetet sociale, pavarësisht se praktika ndalohet nga Kodi Zgjedhor dhe një rregullore e KQZ. Mëngjesin e së enjtes në orën 9:56, ministrja e Infrastrukturës dhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, shpërndau nga faqja e saj në Facebook një poster me premtime elektorale. “Brenda mandatit të katërt. Bypassi i Elbasanit. Bypassi i Sarandës,” shkruhet me kapitale në një sfond me ngjyrë vjollcë, mbi foto që paraqesin makineri në punë. Në poster shtohet: “Shqipëria 2030” dhe “#PartiaSocialiste”. Dy minuta më vonë, i njëjti postim u nda nga faqja zyrtare e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, MEI. Në minutat dhe orët që pasuan, faqe të tjera zyrtare në Facebook dhe Instagram të institucioneve të varësisë së Ministrisë së drejtuar nga Balluku shpërndanë të njëjtin postim.

    BIRN gjeti se posteri elektoral u nda nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, Task Forca e Transportit Rrugor, Agjencia Shtetërore për Shpronësim dhe Albgaz, një kompani 100 për qind publike në varësinë e MIE. Ai u pëlqye gjithashtu nga Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Spitali Memorial Fier. Faqet zyrtare të institucioneve publike në varësinë e ministres Belinda Balluku po shërbejnë si një mur për posterat virtualë të fushatës së saj elektorale, edhe pse Kodi Zgjedhor dhe një rregullore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e ndalojnë kategorikisht këtë praktikë, duke e konsideruar “përdorim të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore”. Për ekspertët e shoqërisë civile që monitorojnë përdorimin e administratës publike në fushatë, këto postime bëhen në shkelje të legjislacionit dhe janë tregues i funksionimit të “partisë-shtet”. “Këto postime apo ripostime, edhe pse në mënyrë të tërthortë, bëhen qartazi për qëllime politike, pasi i rrisin dukshmërinë në rrjetet sociale titullarit të institucionit si dhe krijon në publik perceptimin mbi njësimin e shtetit me një parti të caktuar politike,” tha Dhimitër Zguro, aktivist pranë organizatës “Qëndresa Qytetare”.

    Zguro theksoi se veprime të tilla binin ndesh edhe me një rregullore të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, por shtoi se ato tolerohen për shkak se institucionet nuk sanksionohen. “Për shkak të praktikës administrative të këtij organi, duket sikur institucionet nxiten që të postojnë apo ripostojnë postime me përmbajtje politike apo elektorale, për shkak të mungesës së sanksioneve, duke qenë se Komisioneri mjaftohet me fshirjen e postimeve, duke e konsideruar të përmbushur qëllimin e ligjvënësit për ndalimin e shpërdorimit të burimeve publike”, tha Zguro.
    Skandali
    Një përfaqësuese e kompanisë publike “Albgaz”, që u përgjigj në numrin publik të kontaktit, këmbënguli që shpërndarja e posterit ishte gabim. “Duhet të jetë postuar gabimisht. Më lër kohë të rakordoj,” i tha ajo këtij gazetari, ndërkohë që pak minuta pas bisedës telefonike, postimi u fshi. Florion Serjani, këshilltar për Median dhe Komunikimin i Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, i tha BIRN po ashtu se postimi në fjalë ishte gabim dhe se për këtë do merreshin masa. Por ai këmbënguli se postimet e tjera, ku fushata nuk përmendet specifikisht, ishin pjesë e punës së përditshme të institucioneve dhe ishin diçka që kryhej prej vitesh në vazhdimësi.

    “Nuk e kanë me detyrim, por për të mbajtur gjallë rrjetet sociale të institucioneve, mund të postojnë edhe jashtë fushës së tyre, sigurisht postime që janë brenda fushës së përgjegjësisë së MIE. Në fund të fundit është pjesë e aktivitetit të tyre të informojnë publikun për punët e bëra”, tha Serjani. Pavarësisht posterit elektoral të shpërndarë nga MEI dhe një sërë institucionesh varësie, Serjani këmbënguli  se në faqet e “Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe agjencive të saj të varësisë nuk ka publikime që janë pjesë e fushatës elektorale”. Rrjetet sociale janë kthyer prej kohësh në mjete të rëndësishme të propagandës elektorale, me kandidatë dhe parti që harxhojnë qindra mijëra në reklama dhe me stafe të dedikuara për të menaxhuar përmbajtjen e tyre. Në betejën për të dominuar rrjetet sociale, partia në pushtet avantazhohet nga administrata publike dhe dhjetëra institucione shtetërore, të cilat shërbejnë për të shpërndarë, pëlqyer dhe komentuar mesazhet elektorale.
    Gjatë periudhës së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, BIRN gjeti se postimet e ministres Balluku shpërndahen gjerësisht nga institucionet e varësisë dhe vetë faqja e Ministrisë, ndërsa justifikohen si postime që kanë të bëjnë me informimin për punët e institucionit. Për Zguron nga “Qëndresa Qytetare”, shumë prej këtyre postimeve lidhen indirekt me fushatën dhe i përkasin kategorisë së aktiviteteve të ndaluara. “Në vlerësimin tim, këto veprimtari përfshihen në ndalimin që lidhet me përdorimin e tërthortë të llogarive zyrtare për qëllime partiake. Ndonëse nuk ka asnjë element në përmbajtjen e përshkrimit të postimit, qëllimi i postimit është partiak,” vlerësoi Zguro.

  • Izraeli planifikon sulme ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit

    Izraeli planifikon sulme ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit

    Izraeli nuk ka përjashtuar një sulm të mundshëm ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit gjatë muajve të ardhshëm, pavarësisht mesazhit të Trump për Netanjahun se për momentin nuk do të mbështeste një lëvizje të tillë. Këtë e thonë një zyrtar izraelit dhe 2 burime të tjera të afërta me çështjen, për agjencinë e lajmeve Reuters. Autoritetet izraelite janë zotuar të pengojnë Teheranin të ndërtojë armë bërthamore dhe Netanjahu këmbëngul se çdo negociatë me Iranin duhet të çojë në ndërprerje të plotë të programit bërthamor.Përgjatë muajve të fundit, Izraeli i ka propozuar administratës Trump një seri opsionesh për të sulmuar infrastrukturën Iraniane, përfshirë disa gjatë pranverës dhe verës, sipas burimeve. Planet përfshijnë ndërthurje të sulmeve ajrore dhe operacione komandoje që siç thonë, mund të reduktojnë aftësinë bërthamore te Iranit. Nju Jork Times raportoi të mërkurën se Trump i ka thënë Netanjahut më herët gjatë muajit, se dëshiron t’i japë prioritet bisedimeve diplomatike me Teheranin dhe se nuk do të mbështesë një sulm ndaj infrastrukturës bërthamore, brenda një kohe të shkurtër.
    Por siç raportohet, zyrtarët në Tel Aviv besojnë tani se ushtria e tyre mund të ndërmarrë një sulm të kufizuar ndaj Iranin, që do të kërkonte më pak mbështetje amerikane. Një sulm i tillë do të ishte më i vogël nga ai që Izraeli kishte propozuar fillimisht.Nuk është e qartë nëse Netanjahu do të vënë zbatim synimet, veçanërisht teksa SHBA është angazhuar në bisedime me Iranin. Një lëvizje e tillë do të zemëronte Trump dhe mund të vinte në rrezik mbështetjen për Izraelin.

  • Investimi në aksin Elbasan-Lekaj, Balluku: Kantieret e infrastrukturës, provë e transformimit të rrjetit rrugor shqiptar

    Investimi në aksin Elbasan-Lekaj, Balluku: Kantieret e infrastrukturës, provë e transformimit të rrjetit rrugor shqiptar

    Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv.kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektuan sot kantierin e autostradës Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII, një autostradë e kategorisë A, me një gjatësi totale prej 40,7 kilometrash.
    Segmenti rrugor që fillon nga fshati Bradashesh (Elbasan), kalon në Peqin dhe përfundon në Rrogozhinë, pritet të përfundojë pranverën e ardhshme. Ministrja Balluku tha se po punohet me ritme të mira. Balluku në një postim në Facebook, teksa ka ndarë fotot, shkruan se kantieret e infrastrukturës janë një provë e qartë e transformimit të rrjetit rrugor shqiptar.

    ”Ky është një nga korridoret më të rëndësishëm të infrastrukturës rrugore do të jetë edhe hekurudhore në të ardhmen. Është i ndarë në tri faza, kemi fazën nga Elbasani deri në daljen e re kufitare deri në Urën e Bushtricës, kemi bypass-in e Elbasanit që është faza 2, dhe kjo është faza e tretë nga Elbasani në drejtim të Rrogozhinës. Këtu ndodhemi në një gjeologji lumore duke na dhënë mundësinë që të ecim shumë shpejt.
    Janë 40 kilometra në këtë fazë të tretë, ne punojmë në 20 kilometrat e parë duke qenë se e kemi filluar nga Elbasani deri në kthesën e Cërrikut dhe më pas nga Cërriku në Papër deri në Urën e Grykshit. Është një kantier i cili ka ecuri të mirë. Besoj se dorëzimi tij do të jetë brenda 18 muajve. Të trija kantieret ecin me të njëjtin ritëm paralel. Besojmë se në pranverën e vitit 2026, pra si sot një vit, këto 20 kilometrat të para të fazës së tretë të Korridorit VIII do të jenë të përfunduara”, u shpreh Balluku.