Tag: infrastrukturën

  • ‘Sulmet hibride janë vetë lufta, Europa duhet të mbrojë infrastrukturën e saj’

    ‘Sulmet hibride janë vetë lufta, Europa duhet të mbrojë infrastrukturën e saj’

    Analizë nga Ettore Sequi, për La Stampa
    Intervista e kreut të Komitetit Ushtarak të NATO-s, Cavo Dragone, për Financial Times tregon një ndryshim thelbësor në sigurinë europiane.
    Ai thotë se NATO nuk mund të kufizohet më vetëm në reagime ndaj sulmeve kibernetike dhe hibride, por duhet të shqyrtojë opsione më të ashpra. Madje, veprimet parandaluese në sektorë ku një sulm mund të paralizojë shtete të tëra riformësojnë konceptin e mbrojtjes.
    Nuk bëhet fjalë për ndryshim të tonit, por për ndryshim logjik. Lufta “nën kufi” është tashmë strategjia operative e Moskës.
    Intervista vjen, ndërkohë që Rusia intensifikon prerjen e kabllove nënujore në Baltik, sulmet me dronë mbi infrastrukturat kritike, bllokon aeroporte europiane, kryen sulme kibernetike dhe përdor “flotën fantazmë” në ujëra ndërkombëtare.
    Nuk janë incidente të rastësishme, por pjesë e një strategjie me kosto të ulët dhe efekt të lartë, që godet metabolizmin e Evropës: energjinë, të dhënat dhe infrastrukturën. Dragone nënvizon se presioni rus nuk është vetëm ndaj Ukrainës, por godet vulnerabilitetin sistemik të Evropës.
    Kjo ndodh ndërkohë që SHBA-ja, Ukraina dhe Rusia hyjnë në fazën kritike të negociatave. Intervista dërgon mesazhe të qarta. Moskës i çohet mesazhi, që me Europën negociatat nuk janë të lehta, Kievit i përcillet mesazhi që mbështetja perëndimore vazhdon dhe Uashingtonit, që infrastruktura kritike është terreni kryesor i konkurrencës.
    Këtu shfaqet përplasja mes tre rendesh strategjike:
    Rendi amerikan, gjithnjë më shumë i fokusuar te marrëveshje, ku siguria shihet si një çështje e negociueshme.
    Rendi europian, normativ dhe mbrojtës, që beson se stabiliteti vjen nga rregullat, parashikueshmëria dhe ligji ndërkombëtar.
    Rend rus, revisionist dhe asimetrik, që e sheh konkurrencën si hapësirë për trysni, ku lufta hibride, sabotazhet dhe presioni psikologjik janë të zakonshme.
    Çfarë duhet të bëjë Europa?
    Riparashikimi i strategjisë parandaluese
    Në luftën hibride hakmarrja vjen kur dëmi është bërë. Masa klasike nuk funksionon më. Rusia godet aty ku reagimi perëndimor është ligjërisht i pasigurt, politikisht i kushtueshëm dhe ushtarakisht i rrezikshëm. Detyra është të krijohet një masë strukturale: mbikëqyrje e vazhdueshme e kabllove, rrjeteve dhe nyjeve kritike, ku çdo sabotazh shkakton rrezik të menjëhershëm dhe të dukshëm.
    Ligji si mjet fuqie
    Evropa operon brenda kufijve ligjorë, që Moska nuk i njeh. Ky është avantazh, por edhe ekspozim. Duhet të zhvillohet ligji detar, përgjegjësia e anijeve sipas flamurit, atribuimi i veprimeve nën kufi dhe linjat e kuqe mbi infrastrukturën kritike, në mënyrë që ligji të jetë bazë legjitime për reagim dhe jo pengesë.
    Rindërtimi i qeverisjes së sigurt
    Lufta hibride nuk synon pushtimin europian, por minimin e besimit të qytetarëve dhe goditjen e energjisë, shërbimeve dhe kontinuitetit institucional. Reagimi duhet të jetë i integruar: një qendër politike që bashkon inteligjencën, kibernetikën, mbrojtjen, sigurinë e brendshme dhe aktorët privatë, duke kthyer dobësitë në rezistencë të organizuar.
    Entropia strategjike po rritet. Franca shqyrton forma të reja leverage; Gjermania planifikon mbrojtje kundër sulmeve konvencionale; diskutohet rritja e masave bërthamore. Në Evropë dhe Azi po rriten dyshimet mbi “ombrellën amerikane” dhe po rifillon tundimi i armës atomike si garanci autonome, duke ushqyer pasiguri dhe destabilitet.
    Përfundimi
    “Lufta e padukshme” nuk është prolog i luftës, ajo është vetë lufta. Nuk zhvillohet në kufij, por mbi rrjetin e infrastrukturave, që mbajnë kontinentin.
    Mbijetesa strategjike e Evropës varet nga aftësia për t’u paraqitur në negociata si aktor që mbron jo vetëm territore, por sisteme, kontinuitet dhe të drejta; duke krijuar rrjete të besueshme, që veprojnë në zonën gri, pa u shtypur nga ajo.

  • Pse Rusia po godet trenat? Trefishohen sulmet në infrastrukturën hekurudhore për të paralizuar Ukrainën

    Pse Rusia po godet trenat? Trefishohen sulmet në infrastrukturën hekurudhore për të paralizuar Ukrainën

    Ukraina po përballet me rritje të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës së saj hekurudhore. Numri i sulmeve është trefishuar muajt e fundit dhe dëmet kapin 1 miliard dollarë.

    Moska në këtë mënyrë po përpiqet të shkatërrojë një nga sistemet kyçe logjistike të Kievit.
    “Që nga fillimi i vitit ka pasur 800 sulme mbi infrastrukturën hekurudhore, dhe më shumë se 3.000 objekte hekurudhore janë dëmtuar. Ajo që po shohim në këto sulme të përshkallëzuara është se ata synojnë trenat, duke u përpjekur veçanërisht të vrasin drejtuesit e tyre”, ka thënë Oleksei Kuleba, zëvendëskryeministër i Ukrainës.
    Në një vend të madh sa Ukraina, hekurudhat janë kritike. Rrjeti hekurudhor shfrytëzohet për transportin e më shumë se 63 për qind të mallrave, përfshirë edhe eksportet e grurit dhe 37% të trafikut të pasagjerëve. Edhe ndihma ushtarake nga vendet e huaja shpesh mbërrin me tren.
    Asnjë aeroport civil nuk ka funksionuar që nga pushtimi i plotë i Rusisë, kështu që shumica e njerëzve udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit, përfshirë vizitat e liderëve botërorë, me tren.
    “Nuk është vetëm çështje sasie sulmesh, është edhe mënyra e veprimit e forcave armike”, ka thënë Oleksandr Pertsovski, kreu i hekurudhave shtetërore ukrainase. “Tani Moska po sulmon me me dronët e saktë “Shahed”, të cilët synojnë lokomotivat individuale”.

    Top Channel

  • Përplasje në Komisionin për Infrastrukturën, Balliu – Ceno Klosit: Je hajdut, ke kaluar tonelata me drogë ne dogana

    Përplasje në Komisionin për Infrastrukturën, Balliu – Ceno Klosit: Je hajdut, ke kaluar tonelata me drogë ne dogana

    Një debat i ashpër ka shpërthyer sot gjatë mbledhjes së Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën, ku deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, akuzoi rëndë deputetin socialist Ceno Klosi për përfshirje në veprimtari kriminale.
    Gjatë diskutimeve në komision, Balliu e akuzoi Klosin për “lidhje me krimin dhe trafik droge”, duke e quajtur “hajdut dhe kriminel”.
    “Je hajdut dhe kriminel. Ke kaluar tonelata me drogë në dogana. S’duhet të jesh këtu, por në burg,” deklaroi Balliu.

  • Sulm ajror në Ukrainë, Rusia dëmton infrastrukturën energjetike në rajonin e Odesës

    Sulm ajror në Ukrainë, Rusia dëmton infrastrukturën energjetike në rajonin e Odesës

    Një sulm ajror rus ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës çoi në ndërprerje të energjisë elektrike në rajonin e Odesës dhe në disa rajone të tjera, tha Ministria e Energjisë në Ukrainë, Svitlana Grynchuk, të shtunën në mëngjes.

    Gjithashtu, guvernatori rajonal, Oleg Kiper, njoftoi se dronët goditën infrastrukturën energjetike në rajonin e Odesës në jug të Ukrainës të premten në mbrëmje.

    “Pati dëme në një strukturë të infrastrukturës energjetike”, tha ai, duke raportuar se nuk ka të vdekur apo të plagosur.

    “Armiku po sulmon masivisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Për shkak të kësaj, energjia elektrike mungonë në shumë rajone të Ukrainës. Ndërprerjet e energjisë do të rregullohet, pasi situata e sulmeve në vend të stabilizohet”, shkroi në X, Grynchuk.

    Ndërkohë, Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të premten se Rusia po grumbullonte trupa pranë qytetit Vovchansk në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës.

    Duke folur para gazetarëve në Kiev, presidenti i Ukrainës tha se sulmi i Moskës në qytetin lindor të Pokrovsk kishte për qëllim t’i tregonte suksesin në fushëbetejë Donald Trump, presidentit të SHBA-së.

  • Koalicioni qeverisës në Gjermani akuzon ekstremin e djathtë për spiunazh në Rusi, sekretari i AfD: Dyshime të çmendura

    Koalicioni qeverisës në Gjermani akuzon ekstremin e djathtë për spiunazh në Rusi, sekretari i AfD: Dyshime të çmendura

    Alternativa për Gjermaninë (AfD) akuzohet për spiunazh për Rusinë nga partitë kryesore gjermane si Bashkimi Kristian Demokrat (CDU), Partia Social Demokrate (SPD) ashtu edhe nga të Gjelbrit.

    “Rusia sigurisht që po përdor ndikimin e saj të dukshëm në parlament, veçanërisht në AfD, për të spiunuar dhe vjedhur informacione të ndjeshme”, tha kryetari i Komitetit të Inteligjencës së Bundestagut, Mark Heinrichmann (CDU), në Handelsblatt, dhe theksoi se Kremlini është i interesuar vetëm për këtë parti për qëllime lufte hibride.
    “AfD me mirënjohje po e lejon veten të lidhet me karrocën e Putinit për këtë tradhti”, shtoi Heinrichmann.
    Zëvendëspresidenti i Komisionit Konstantin von Notz nga të Gjelbrit arrin në një përfundim të ngjashëm: “AfD po dëmton vendin tonë duke u bërë me vetëdije një zëdhënës i diktatorëve të botës dhe duke sjellë narrativat e tyre në debatin publik dhe në parlamentet tona”, tha Von Notz për të njëjtën gazetë.
    Në të njëjtën linjë, Ministri i Brendshëm i Turingisë, Georg Meyer (SPD), i tha Handelsblatt se sheh një “aspekt tradhtie” tek AfD-ja, gjë që do të përbënte edhe bazë për ndalimin e saj.
    “Prej ca kohësh, kemi vënë re me shqetësim në rritje se AfD po abuzon me të drejtën e saj parlamentare për të bërë pyetje me qëllim që të hetojë konkretisht infrastrukturën tonë kritike. E njëjta gjë vlen edhe në nivel federal”, tha Meyer, duke iu referuar pyetjeve të vazhdueshme në lidhje me funksionimin e dronëve dhe veprimet e policisë gjermane.
    “Ata janë veçanërisht të interesuar në IT, infrastrukturën dixhitale, transportin e pajisjeve ushtarake, pajisjet policore, procedurat e zbulimit dhe mbrojtjes së dronëve, infrastrukturën e transportit, furnizimin me ujë dhe energji”, shtoi ai.
    “Është pothuajse e pashmangshme që AfD po punon në një libër porosish të Kremlinit”, tha Georg Meyer për BILD, duke vënë në dukje se AfD është “qartësisht e interesuar në hetimin dhe mbledhjen e informacionit të ndjeshëm në një mënyrë të strukturuar”.
    Si shembull, Maier përmendi listën prej 10 pyetjesh të paraqitura nga deputeti i Tyringisë i AfD-së, Ringo Millmann, korrikun e kaluar, në lidhje me “teknologjinë e sensorëve, përpunimin e sinjalit dhe teknologjinë e mbikëqyrjes” të nevojshme për të zbuluar dhe mbrojtur kundër dronëve.
    Ministri i brendshëm i Tyringisë akuzoi gjithashtu “shumë” politikanë të AfD-së për “kontakte të ngushta me shtetet autoritare”, duke vënë në dukje se “duhet të supozojmë se informacioni i lidhur me sigurinë po rrjedh në këtë kontekst”.
    Sekretari i grupit parlamentar të AfD-së, Bernd Baumann, foli për “dyshime të çmendura”, duke pretenduar se “SPD dhe CDU/CSU kanë lejuar përkeqësimin e infrastrukturës sonë për dekada dhe AfD, me hetimet e saj, zbulon abuzime dhe e bën këtë për të mirën e qytetarëve.”

    Top Channel

  • Rama në konferencën e NATO-s: Një sulm i madh synoi infrastrukturën tonë digjitale

    Rama në konferencën e NATO-s: Një sulm i madh synoi infrastrukturën tonë digjitale

    Kryeministri Edi Rama, në konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, që po mbahet në Tiranë, deklaroi se vendi ynë ka pasur 48 sulme kibernetike që kanë lënë gjurmë, por që nuk kanë shkaktuar dëm të madh.
    “Qeveritë marrin meritën ose fajin për atë çfarë bëjnë si duhet ose për gjërat që bëjnë gabim, por qeveritë kurrë nuk marrin meritën për ato që parandalojnë të ndodhin. Ajo nuk është vetëm pjesë e misionit, por pjesë e rëndësishme të këtij misioni. Nëse qeveritë do të gjykoheshin përmes të dhënave reale mbi atë se çfarë parandalojnë të ndodhë, besoj se njerëzit do të kishin mendim më të mirë për to” nisi fjalën e tij Rama.
    “E pamë veten mes një sulmi kibernetik që synoi infrastrukturën tonë digjitale. Ne kemi investuar në infrastrukturën tonë digjitale për një qëllim të rëndësishëm, në mënyrë që të bëjmë një kapërcim e të lëmë pas krahëve një histori të rëndë ryshfetesh. Dhe kjo infrastrukturë na u sulmua. Kemi pasur 48 sulme gjatë vitit që kanë lënë gjurmë, por fatmirësisht nuk kanë bërë dëme”, shtoi kreu i qeverisë sonë.

  • Bombardimet ruse në Ukrainë/ Zelensky: Moska po tenton të na shkatërrojë infrastrukturën energjetike përpara dimrit

    Bombardimet ruse në Ukrainë/ Zelensky: Moska po tenton të na shkatërrojë infrastrukturën energjetike përpara dimrit

    Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka reaguar pas bombardimeve të bëra nga Rusia gjatë mbrëmjes së djeshme në rajonin perëndimor të Lvivit me 700 dronë dhe 50 raketa.
    Zelensky tha se, Rusia po tenton që të shkatërrojë infrastrukturën e energjisë së Ukrainës përpara dimrit.
    ‘Fatkeqësisht, nuk ka pasur një përgjigje të fortë dhe dinjitoze nga bota ndaj gjithçkaje që po ndodh, ndaj shkallës dhe guximit gjithnjë në rritje të sulmeve ruse” në Ukrainë. Pikërisht për këtë arsye Putini po vepron në këtë mënyrë, ai thjesht tall Perëndimin, heshtjen e tij dhe mungesën e veprimeve vendimtare në përgjigje. Rusia ka hedhur poshtë çdo propozim për të ndaluar luftën ose të paktën për të ndaluar sulmet. Rusia po përpiqet hapur të shkatërrojë infrastrukturën tonë civile tani, para dimrit: infrastrukturën tonë të gazit, prodhimin dhe transmetimin tonë të energjisë. Nuk ka pasur asnjë reagim të vërtetë nga bota. Ne do të luftojmë për të siguruar që bota të mos heshtë dhe që Rusia ta perceptojë përgjigjen”, theksoi Zelensky.
    Presidenti ukrainas deklaroi se një takim i koordinatorëve të sanksioneve të vendeve të G7 është planifikuar që të mbahet javën e ardhshme, ku do të diskutohen propozimet e reja të Ukrainës mbi sanksione ndaj Rusisë.
    ‘Një takim i koordinatorëve të sanksioneve të G7 është planifikuar për javën e ardhshme dhe partnerët tanë kanë marrë tashmë të gjitha propozimet tona mbi sanksionet dhe projektet kufizuese të furnizimit. Materialet janë furnizuar, tani nevojiten vendime.” Ne gjithashtu po përgatisim sanksionet tona të reja, si kundër atyre që tani po punojnë për Rusinë, për luftën e saj, ashtu edhe kundër atyre që po përpiqen të dobësojnë Ukrainën në këtë kohë’, shtoi Zelensky.

  • Trump mbërrin në Angli me “dhurata”, miliarda dollarë për infrastrukturën e AI

    Trump mbërrin në Angli me “dhurata”, miliarda dollarë për infrastrukturën e AI

    Gjigantë të teknologjisë amerikane kanë njoftuar investime prej miliarda dollarësh në infrastrukturën britanike të inteligjencës artificiale, dhe kjo, si pjesë e vizitës të Presidentit të SHBA Donald Trump në Britaninë e Madhe.

    Ndalesa e kreut të Shtëpisë së Bardhë në Mbretërinë e Bashkuar u pasua nga njoftime të Microsoft dhe kompanive të tjera të rëndësishme të teknologjisë amerikane për investime masive.
    Vetëm Microsoft-i do të investojë 30 miliardë dollarë në Angli  gjatë katër viteve, tha kompania. Rreth gjysma do të ndahet për cloud computing dhe infrastrukturën e inteligjencës artificiale. Në planet e kolosit të teknologjisë është edhe ndërtimi i superkompjuterit më të madh të vendit. Microsoft punëson 6.000 vetë në Britaninë e Madhe. Kompania ka disa qendra të dhënash, laboratorë kërkimorë të IA-së dhe studio lojërash atje. Ky është premtimi më i madh i investimit në Britani i bërë nga kompanitë amerikane të teknologjisë në lidhje me vizitën shtetërore të Trumpit.
    Presidenti amerikan mbërriti në Britaninë e Madhe të martën. Në vizitën e tij të dytë shtetërore, të dyja vendet synojnë të nënshkruajnë marrëveshje investimi dhe të rinovojnë “marrëdhënien e tyre të veçantë”, sipas raporteve nga Londra. Një tjetër marrëveshje e madhe sheh Nscale me seli në Londër, së bashku me kompaninë e IA-së OpenAI dhe prodhuesin amerikan të çipave Nvidia, të nisin një version në Britaninë e Madhe të iniciativës amerikane të infrastrukturës së IA “Stargate”.
     

    Top Channel

  • Vijon avancimi i Rusisë në fushëbetejë, forcat ruse kapin marrin nën kontroll fshatin e Koroshit

    Vijon avancimi i Rusisë në fushëbetejë, forcat ruse kapin marrin nën kontroll fshatin e Koroshit

    Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se forcat e saj ushtarake kanë marrë kontrollin e fshatit Korosh, i cili ndodhet në rajonin e Dnipropetrovskit.

    Forcat ruse kanë kryer bastisje në infrastrukturën e një kompleksi ushtarako-industrial, si dhe në infrastrukturën e transportit, si dhe në aeroportet ushtarake në Ukrainë, raportuan agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes.
    Agjencia e lajmeve Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte në mënyrë të pavarur raportet nga fusha e betejës.

    Top Channel

  • Infrastruktura digjitale bëhet e kushtueshme, 43 mln euro vetëm për sigurinë kibernetike më 2026

    Infrastruktura digjitale bëhet e kushtueshme, 43 mln euro vetëm për sigurinë kibernetike më 2026

    Instruktuara digjitale, mbrojtja dhe mirëmbajtja e saj po rrisin kostot buxhetore vit pas viti.Vetëm politikat për mbrojtjen nga sulmet kibernetike ndaj sistemeve publike digjitale kërkojnë financime me vlerë 4,2 miliardë lekë ose 42 milionë euro nga buxheti 2026, sipas kërkesës që ka bërë Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK).Fondet për sigurinë kibernetike po zënë gati 1 të tretën e financimit të E-albania vitin e kaluar.Sipas kërkesave të detajuara nga AKSK në pjesën e shpenzimeve korente kërkesa shtesë 510 milion lekë financime për 2026 shkon kryesisht si pasojë e zbatimit të ligjit të ri “Për Sigurinë Kibernetike”.Ky fond do të përdoret për të siguruar funksionimin dhe mbrojtjen e sistemeve të informacionit dhe infrastrukturës kritike të vendit.Një tjetër fond shtesë, në masën 2.4 miliard lekë, është propozuar për mbulimin e efektit financiar të mbetur të kontratës së nënshkruar mes AKSK, AKSHI-t dhe shoqërisë ‘First’ shpk.“Ky fond vjen për të garantuar përmbushjen e detyrimeve kontraktuale dhe vijimin e projekteve të përbashkëta”, thuhet në dokumentin e Ministrisë së Financave për kërkesat e financimeve nga institucionet për 2026.Financimet për infrastrukturën digjitale janë në rritje të vazhdueshme vit pas viti. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se nga viti 2016 në vitin 2024 janë financuar me shumë 42 miliardë lekë, rreth 400 milionë euro për sistemet e-albania.Financimet vjetore në infrastrukturën e-albania renditen të katërtat në radhë pas investimeve publike në transportin rrugor, detar dhe në ujësjellës.Teksa infrastruktura digjitale evoluon, popullata e vendit ka mungesë njohurish për përdorimin e shërbimeve online. Shpesh kjo mungesë njohurish përkthehet në kosto të fshehur, pasi qytetaret për të aksesuar shërbimet online paguajnë persona të tretë ose zyra noteriale për të marrë.Gjithashtu për shkak të mungesës së njohurive për infrastrukturën digjitale, publiku ka vështirësi të kuptoje koston e këtyre shërbimeve. Shqipëria dominohet nga një shoqëri me arsim të ulët dhe plakje të shpejtë që e ka shumë të vështirë të përdorë infrastrukturën e shërbimeve digjitale.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.