Tag: infrastrukturë

  • Ndërtimet publike për arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë

    Ndërtimet publike për arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë

    Pjesë e paketës fiskale për vitin 2026 do të jetë edhe ndryshimi i ligjit të taksës së ndikimit në infrastrukturë. Të gjitha investimet të financuara nga buxheti i njësive të qeverisjes qendrore dhe vendore, të ndërtimeve për qëllime publike në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, do të përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.
    “Përjashtimi i këtyre investimeve nga taksa e ndikimi në infrastrukturë përfaqëson një masë fiskale në mbështetje të përmirësimit të kushteve të ofrimit të shërbimeve publike dhe sociale për komunitetin. Duke ulur barrën financiare që kjo taksë ka në koston e financimit të këtyre investimeve, përjashtimi nga kjo takes synon të ndikojë në një realizim me më pak kosto dhe të shpejtë të investimeve publike”, thuhet në relacionAktualisht, për ndërtimet për qëllime publike, taksa e ndikimit në infrastrukturë është 1-3% për qind e vlerës së investimit, ndërsa për Bashkinë e Tiranës është 2-4%.
    Po ashtu duke hequr taksën e infrastrukturës për këto investime thuhet se do të ketë edhe përshpejtim të procedurave administrative për realizimin e këtyre investimeve, duke eliminuar vonesat e mundshme që mund të lindin nga procesi i vlerësimit dhe mbledhjes së kësaj takse.Ky projektligj parashikohet të sjellë një efekt financiar me rreth 300 milionë lekë në buxhetin e pushtetit vendor, efekt i cili do të kompensohet nëpërmjet rritjes së transfertës së pakushtëzuar për qeverisjen vendore për vitin 2026 dhe në vijim.

  • Rama: Copëza nga Malësia e Kelmendit

    Rama: Copëza nga Malësia e Kelmendit

    Malësia e Kelmendit, një nga zonat më të bukura të veriut të Shqipërisë, vitet e fundit falë investimeve në infrastrukturë po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas, por edhe turistë të huaj.

    Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale “copëza nga Malësia e Kelmendit” si një ftesë për t’i vizituar ato edhe në prag të vjeshtës.

    Rruga deri në Tamarë e ka shkurtuar largësinë me këto mrekulli dikur thuajse të paarritshme. Shtigjet e hershme përmes malesh tanimë me sinjalistikat ndërkombëtare dhe guidat turistike që shoqërojnë turistët në vendet më mbresëlënëse të fshatrave e maleve të Kelmendit, i kanë bërë më të prekshme e më reale bukuritë e zonës.

    Malësia e Madhe, pjesë e të cilës është edhe Kelmendi, ofron pamje të rralla në çdo stinë të vitit. Investimet në infrastrukturë kombinuar me investime në përmirësimin e peizazhit urban i kanë bërë disa prej njësive administrative, lehtësisht të arritshme, duke i dhënë vlerë peizazhit natyror.

    Shpellat, kanionet, ujëvarat, rrjedhat e lumenjve, burimet, pllajat, peizazhet e magjishme i shoqërojnë turistët në udhëtimin e tyre në Malësinë e Kelmendit.

    Kjo zonë ka potenciale për zhvillimin e sporteve dimërore, kampingje me çadra, si dhe struktura për shërbime gastronomike, të cilat janë miqësore me natyrën./atsh/KultPlus.com

  • Ksamili në kulmin e sezonit turistik, gushti sjell fluksin më të lartë të pushuesve

    Ksamili në kulmin e sezonit turistik, gushti sjell fluksin më të lartë të pushuesve

    Ditët e muajit gusht e kanë kthyer Ksamilin në një nga destinacionet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar.

    Plazhet janë të mbushura që herët në mëngjes nga pushues vendas dhe të huaj, të cilët zgjedhin këtë zonë për ujin kristal, peizazhin natyror dhe klimën relaksuese. Kulmi i sezonit ka sjellë një atmosferë të gjallë dhe ritëm të lartë në çdo cep të vendit .

    Në krahasim me vitet e kaluara, Ksamili ka pësuar ndryshime të dukshme në infrastrukturë dhe në cilësinë e shërbimeve turistike. Rrugët janë asfaltuar, hapësirat publike janë sistemuar dhe plazhet janë më të organizuara shprehen pushuesit

    Pushuesit vlerësojnë pozitivisht përmirësimet në infrastrukturë dhe mikpritjen në Ksamil, ndërsa shprehen se zona po i afrohet gjithnjë e më shumë standardeve europiane të turizmit. Ky zhvillim jo vetëm rrit cilësinë e përvojës turistike, por ndikon drejtpërdrejt edhe në ekonominë e zonës, duke i dhënë gjallëri jetës lokale gjatë sezonit veror.

  • Jo vetëm në Tiranë, edhe apartamentet në rrethe pritet të shtrenjtohen, më e prekur zona e bregdetit

    Jo vetëm në Tiranë, edhe apartamentet në rrethe pritet të shtrenjtohen, më e prekur zona e bregdetit

    Çmimet e referencës të pasurive të paluajtshme, të cilat u rishikuan së fundmi në rritje për rrethet, përdoren jo vetëm për shitblerjen, por edhe për llogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, që paguhet nga ndërtuesit.

    Rritja e tyre pritet që të sjellë automatikisht shtim të detyrimit të ndërtuesve që rrezikon të përkthehet në shtrenjtim të çmimeve të shitjes së apartamenteve.

    Kjo tendencë u konstatua në Tiranë, që i rishikoi referencat rreth dy vite më parë, ku çmimet e referencës në Tiranë u ndanw për 32 zona kadastrale. Të njëjtën nocion qeveria për herë të parë propozoi të zbatohet edhe për rrethet kryesore, duke vendosur çmime të ndryshme me ndarjen e re të zonave kadastarle. Në rrethe deri tani ishte i miratuar vetëm një çmim reference.

    Në kryeqytet zbatimi i çmimeve të reja nisi në gusht 2023, ku referencat u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Menjëherë në gjysmën e dytë të atij viti çmimet u rritën me të paktën 50-100 euro për metër katror, me një shtrenjtim mesatar prej 30%.

    Shoqata e Ndërtuesve pohoi në atë kohë se shtrenjtimi u ndikua kryesisht nga shtimi i detyrimeve të ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë, pas rritjes së çmimeve të referencës.

    Ekspertët pohojnë se pas referencave të reja në rrethe, shtrenjtimi më i fortë i çmimeve pritet të jetë në zonat bregdetare, ku dhe referenca pësoi kërcimin më të lartë. Në Durrës, referencat për disa zona janë dyfishuar e trefishuar, si në Port, ku po ndërtohet projekti i Marinës së Jahteve, që referenca është 200 mijë lekë/m2, apo në vijim në Vollga, me referencë 124 mijë lekë/m2 e në Lalëz me 140 mijë lekë/m2. Më parë, Durrësi kishte një referencë unike prej 67,500 lekë/m2.

    Në Vlorë ka zona ku referencat janë dyfishuar, si në zonën 1 dhe 2 në Himarë, që tashmë kanë referenca përkatësisht 140 dhe 100 mijë lekë/m2, nga 58 mijë lekë që ishte më parë. Në Sarandë, referenca për zonën e parë është rritur me 79%, në 100 mijë lekë/m2.

    Sa rritet detyrimi për taksën e ndikimit në infrastrukturë

    Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.

    Për llogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, baza e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së ndërtimit qoftë për qëllime banimi apo për shërbime. Ndërsa çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut, sipas metodologjisë së miratuar nga qeveria.

    Diapazonet e nivelit të taksës së ndikimit në infrastrukturë janë të përcaktuara në ligjin Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore i ndryshuar”. Konkretisht Pika 2 te Neni 27 përcakton se “në rastin e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi apo për njësi tregtimi dhe shërbimi, të cilat kryhen nga shoqëri ndërtimi, shkalla e taksës së ndikimit në infrastrukturë është në masën 4 (katër) për qind deri 8 (tetë) për qind të çmimit të shitjes për metër katror”. Detyrimin për përcaktimin e nivelit të taksës në rrethe brenda diapazonit 4 deri 8% e ka Këshilli Bashkiak.

    Shembull për qytetin e Durrësit.

    Sipas vendimit “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2023” miratuar në muajin dhjetor 2022 është miratuar niveli 8% i taksës për “ndërtime me funksion banimi apо shërbimi nga zhvillues me qëllim përfitimin, të cilat nuk destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, industrisë apo për përdorim publik.

    Çmimi aktual i referencës për qytetin e Durrësit është 67,500 lekë/m2

    Vlera Totale e një ndërtimi rezidencial me sipërfaqe 100 mijë metra katror llogaritet:

    100,000 m2 x 67,500 lekë/m2 = 6,750,000,000 lekë. Detyrimi për taksën: 8% x 6,750,000,000 = 540,000,000 lekë

    Vlera e ndërtimit rezidencial me çmimin e propozuar prej  200,000 lekë/m2 për zonën kadastrale nr.13 që në terren përkon me zonën e portit të Durrësit në ndërtimin e projektit Durrës Yacht Marina është 100,000 m2 x 200,000 lekë/m2 = 20,000,000,000 lekë. Detyrimi për taksën: 8% x 20,000,000,000 = 1,600,000,000

    Rritja e detyrimit 1,600,000,000 – 540,000,000 =  1,060,000,000 apo 196% (Rritja e njëjtë në përqindje me çmimet e referencës).

    Për Tiranën taksa e ndikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat nga gushti 2023 u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Rritja të tyre pati edhe për 5 komuna të kryeqytetit, si Kashar, Petrela, Preza, Farka dhe Dajti.

    Nga konkluzionet e Shoqatës së Ndërtuesve mbështetur në analizat konkrete për lejet e miratuara të ndërtimit, llogaritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë me çmimet e reja të referencës shtoi 80% barrën fiskale te ndërtuesit. Shtimi i detyrimit në metër katror sipas ndërtuesve llogaritej 50 deri 100 euro për metër katror sipas zonave kadastrale. Për rrjedhojë kjo solli rritje të çmimeve të shitjes së apartamenteve mesatarisht me 20% në Tiranë sipas Shoqatës së Ndërtuesve, pasi ndryshimit e çmimeve të referencës ndikuan në kostot e ndërtimit.

    ÇFARË PARASHIKON LIGJI “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE I NDRYSHUAR” PËR NIVELIN E TAKSËS SË NDIKIMIT NË INFRASTRUKTURË

    Taksa e ndikimit në infrastrukturë

    Në këtë kategori investimesh përfshihen edhe ndërtimet zëvendësuese për qëllime banimi, të kushtëzuara për t’u ndërtuar si shkak i zbatimit të një kontrate koncensionare, e cila prek banesat ekzistuese. Gjithashtu, në këtë kategori përfshihen edhe ndërtimet e destinuara për qendra tregtare apo të biznesit.

    Baza e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së ndërtimeve për qëllime banimi apo të njësive të tregtimit dhe shërbimit. Çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut, sipas përcaktimeve të nxjerrë me akt nga Këshilli i Ministrave.

    (Shfuqizuar me Ligj Nr. 98/2020, datë 23.07.2020, botuar në F.Z. nr.145, dt.06.08.2020)

    Nga pagesa e kësaj takse përjashtohen edhe investimet në kuadër të programeve të rindërtimit, sipas dispozitave të ligjit, për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

    (Ndryshuar me Ligj Nr. 142/2015, datë 17.12.2015. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.252, datë 22.01.2016)

    (Ndryshuar me Ligj Nr. 106/2017, datë 30.11.2017. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.222, datë 19.12.2017)

    (Ndryshuar me Ligj Nr. 41/2018, datë 09.07.2018. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.111, datë 30.07.2018. Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2019)

    Ndryshuar me ligjin nr. 95/2018, datë 03.12.2018, botuar në F.Z. nr.187, dt.27.12.2018

    (Shtuar me Aktin Normativ Nr. 3, datë 2.10.2019, botuar në F.Z. nr.137, dt.07.10.2019)

    (Hequr me Ligj Nr. 122/2020, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 197, datë 12.11.2020)

    (Shtuar me Aktin Normativ Nr. 19, datë 23.04.2020, botuar në F.Z. nr.73, dt.24.04.2020)./ Monitor

  • Ashtu siç ndodhi me Tiranën, edhe apartamentet në rrethe pritet të shtrenjtohen, sidomos në bregdet

    Ashtu siç ndodhi me Tiranën, edhe apartamentet në rrethe pritet të shtrenjtohen, sidomos në bregdet

    Çmimet e referencës të pasurive të paluajtshme, të cilat u rishikuan së fundmi në rritje për rrethet, përdoren jo vetëm për shitblerjen, por edhe për llogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, që paguhet nga ndërtuesit.Rritja e tyre pritet që të sjellë automatikisht shtim të detyrimit të ndërtuesve që rrezikon të përkthehet në shtrenjtim të çmimeve të shitjes së apartamenteve.Kjo tendencë u konstatua në Tiranë, që i rishikoi referencat rreth dy vite më parë, ku çmimet e referencës në Tiranë u ndanw për 32 zona kadastrale. Të njëjtën nocion qeveria për herë të parë propozoi të zbatohet edhe për rrethet kryesore, duke vendosur çmime të ndryshme me ndarjen e re të zonave kadastarle. Në rrethe deri tani ishte i miratuar vetëm një çmim reference.Në kryeqytet zbatimi i çmimeve të reja nisi në gusht 2023, ku referencat u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Menjëherë në gjysmën e dytë të atij viti çmimet u rritën me të paktën 50-100 euro për metër katror, me një shtrenjtim mesatar prej 30%.https://monitor.al/cmimet-e-apartamenteve-ne-kryeqytet-shtrenjtohen-deri-ne-30-brenda-nje-viti-kryeson-periferia/Shoqata e Ndërtuesve pohoi në atë kohë se shtrenjtimi u ndikua kryesisht nga shtimi i detyrimeve të ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë, pas rritjes së çmimeve të referencës.https://monitor.al/ndertuesit-rritja-e-detyrimit-per-taksen-e-ndikimit-ne-infrastrukture-dhe-pagesat-e-larta-per-punetoret-ndikuan-te-shtrenjtimi-i-cmimeve/Ekspertët pohojnë se pas referencave të reja në rrethe, shtrenjtimi më i fortë i çmimeve pritet të jetë në zonat bregdetare, ku dhe referenca pësoi kërcimin më të lartë. Në Durrës, referencat për disa zona janë dyfishuar e trefishuar, si në Port, ku po ndërtohet projekti i Marinës së Jahteve, që referenca është 200 mijë lekë/m2, apo në vijim në Vollga, me referencë 124 mijë lekë/m2 e në Lalëz me 140 mijë lekë/m2. Më parë, Durrësi kishte një referencë unike prej 67,500 lekë/m2.Në Vlorë ka zona ku referencat janë dyfishuar, si në zonën 1 dhe 2 në Himarë, që tashmë kanë referenca përkatësisht 140 dhe 100 mijë lekë/m2, nga 58 mijë lekë që ishte më parë. Në Sarandë, referenca për zonën e parë është rritur me 79%, në 100 mijë lekë/m2.Zbardhen zonat më të shtrenjta në rrethe, kryeson Durrësi, nga Porti i Jahteve deri në LalëzSa rritet detyrimi për taksën e ndikimit në infrastrukturë Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.Për llogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, baza e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së ndërtimit qoftë për qëllime banimi apo për shërbime. Ndërsa çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut, sipas metodologjisë së miratuar nga qeveria.Diapazonet e nivelit të taksës së ndikimit në infrastrukturë janë të përcaktuara në ligjin Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore i ndryshuar”. Konkretisht Pika 2 te Neni 27 përcakton se “në rastin e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi apo për njësi tregtimi dhe shërbimi, të cilat kryhen nga shoqëri ndërtimi, shkalla e taksës së ndikimit në infrastrukturë është në masën 4 (katër) për qind deri 8 (tetë) për qind të çmimit të shitjes për metër katror”. Detyrimin për përcaktimin e nivelit të taksës në rrethe brenda diapazonit 4 deri 8% e ka Këshilli Bashkiak. Shembull për qytetin e Durrësit. Sipas vendimit “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2023” miratuar në muajin dhjetor 2022 është miratuar niveli 8% i taksës për “ndërtime me funksion banimi apо shërbimi nga zhvillues me qëllim përfitimin, të cilat nuk destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, industrisë apo për përdorim publik.Çmimi aktual i referencës për qytetin e Durrësit është 67,500 lekë/m2Vlera Totale e një ndërtimi rezidencial me sipërfaqe 100 mijë metra katror llogaritet:100,000 m2 x 67,500 lekë/m2 = 6,750,000,000 lekë. Detyrimi për taksën: 8% x 6,750,000,000 = 540,000,000 lekëVlera e ndërtimit rezidencial me çmimin e propozuar prej  200,000 lekë/m2 për zonën kadastrale nr.13 që në terren përkon me zonën e portit të Durrësit në ndërtimin e projektit Durrës Yacht Marina është 100,000 m2 x 200,000 lekë/m2 = 20,000,000,000 lekë. Detyrimi për taksën: 8% x 20,000,000,000 = 1,600,000,000Rritja e detyrimit 1,600,000,000 – 540,000,000 =  1,060,000,000 apo 196% (Rritja e njëjtë në përqindje me çmimet e referencës). Për Tiranën taksa e ndikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat nga gushti 2023 u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Rritja të tyre pati edhe për 5 komuna të kryeqytetit, si Kashar, Petrela, Preza, Farka dhe Dajti.Nga konkluzionet e Shoqatës së Ndërtuesve mbështetur në analizat konkrete për lejet e miratuara të ndërtimit, llogaritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë me çmimet e reja të referencës shtoi 80% barrën fiskale te ndërtuesit. Shtimi i detyrimit në metër katror sipas ndërtuesve llogaritej 50 deri 100 euro për metër katror sipas zonave kadastrale. Për rrjedhojë kjo solli rritje të çmimeve të shitjes së apartamenteve mesatarisht me 20% në Tiranë sipas Shoqatës së Ndërtuesve, pasi ndryshimit e çmimeve të referencës ndikuan në kostot e ndërtimit. ÇFARË PARASHIKON LIGJI “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE I NDRYSHUAR” PËR NIVELIN E TAKSËS SË NDIKIMIT NË INFRASTRUKTURË Neni 27Taksa e ndikimit në infrastrukturëBaza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet sipas preventivit, ose vlera në lekë e çmimit të shitjes për metër katror të investimit të ri. Klasifikimi si investim i ri përcaktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit.Në rastin e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi apo për njësi tregtimi dhe shërbimi, të cilat kryhen nga shoqëri ndërtimi, shkalla e taksës së ndikimit në infrastrukturë është në masën 4 (katër) për qind deri 8 (tetë) për qind të çmimit të shitjes për metër katror.Në këtë kategori investimesh përfshihen edhe ndërtimet zëvendësuese për qëllime banimi, të kushtëzuara për t’u ndërtuar si shkak i zbatimit të një kontrate koncensionare, e cila prek banesat ekzistuese. Gjithashtu, në këtë kategori përfshihen edhe ndërtimet e destinuara për qendra tregtare apo të biznesit.Baza e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së ndërtimeve për qëllime banimi apo të njësive të tregtimit dhe shërbimit. Çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut, sipas përcaktimeve të nxjerrë me akt nga Këshilli i Ministrave.Në rastin e ndërtimeve të ndryshme nga ato të përcaktuara në pikën 2, të këtij neni, niveli i taksës shprehet si përqindje e vlerës së investimit dhe është:a) Për ndërtime që destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, të industrisë, bujqësisë; të ndërtimeve individuale për qëllime të përdorimit vetjak nga individët, të ndërtuara vetë individi apo me sipërmarrës; si dhe të ndërtimeve për qëllime publike, taksa e ndikimit në infrastrukturë është 1 (një) deri në 3 (tre) për qind e vlerës së investimit, ndërsa për Bashkinë e Tiranës është 2 (dy) deri 4 (katër) për qind e saj.b) Për projekte të infrastrukturës, për ndërtimin e rrugëve kombëtare, të porteve, aeroporteve, tuneleve, digave, ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshirë makineritë dhe pajisjet për këto projekte, taksa e ndikimit në infrastrukturë të ndërtimeve të reja është 0.1 (zero pikë një) për qind e vlerës së investimit, por jo më pak se kostoja e rehabilitimit të infrastrukturës së dëmtuar, kur kjo kosto nuk është përfshirë në preventivin e investimit.c) Për ndërtesat, të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të reja është 0.5 (zero pikë pesë) për qind e vlerës së investimit. Leja e legalizimit lëshohet vetëm pasi të jetë vërtetuar pagesa e taksës nga taksapaguesi.(Shfuqizuar me Ligj Nr. 98/2020, datë 23.07.2020, botuar në F.Z. nr.145, dt.06.08.2020)d) Për ndërtesat, që destinohen për qëllime banimi në zonat malore, taksa e ndikimit në infrastrukturë është 0 (zero) deri në 3 (tre) për qind të vlerës së investimit. Këshilli Bashkiak përcakton me vendim zonat malore për efekt të zbatimit të këtij paragrafi.Këshilli bashkiak miraton kategori dhe nënkategori për klasifikimin e investimeve, të cilat mund të përdoren për vendosjen e nivelit të taksës.Detyrimi për pagesën e taksës i takon investitorit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga organi që lëshon lejen e ndërtimit dhe arkëtohet, për çdo rast, për llogari të bashkisë, që mbulon territorin ku do të bëhet investimi.Nëse objekti, për të cilin do të bëhet investimi, shtrihet në territorin e më shumë se një bashkie ose kur objekti ndikon në infrastrukturën e një bashkie tjetër, të ardhurat nga taksa ndahen proporcionalisht ndërmjet tyre, në përputhje me raportet përkatëse të shtrirjes së objektit dhe të ndikimit të investimit në infrastrukturën e secilës bashki.Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse investimet e kryera për ndërtimin e strukturave akomoduese “Hotel/Resort me pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”.Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse edhe investimet e subjekteve, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit.Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse investimet për rindërtimin, riparimin apo restaurimin e ndërtesave të destinuara për qëllime banimi, të dëmtuara si pasojë e fatkeqësive natyrore, sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile. Kushtet, rregullat dhe dokumentet që shoqërojnë kërkesën për përjashtimin nga detyrimi për pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë, sipas kësaj pike, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.Nga pagesa e kësaj takse përjashtohen edhe investimet në kuadër të programeve të rindërtimit, sipas dispozitave të ligjit, për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.(Ndryshuar me Ligj Nr. 142/2015, datë 17.12.2015. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.252, datë 22.01.2016)(Ndryshuar me Ligj Nr. 106/2017, datë 30.11.2017. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.222, datë 19.12.2017)(Ndryshuar me Ligj Nr. 41/2018, datë 09.07.2018. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.111, datë 30.07.2018. Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2019)Ndryshuar me ligjin nr. 95/2018, datë 03.12.2018, botuar në F.Z. nr.187, dt.27.12.2018(Shtuar me Aktin Normativ Nr. 3, datë 2.10.2019, botuar në F.Z. nr.137, dt.07.10.2019)(Hequr me Ligj Nr. 122/2020, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 197, datë 12.11.2020)(Shtuar me Aktin Normativ Nr. 19, datë 23.04.2020, botuar në F.Z. nr.73, dt.24.04.2020).Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Raporti: Krahas Tiranës, rekord ndërtimesh edhe në Kamzë, Golem e Lezhë në 2024-n

    Raporti: Krahas Tiranës, rekord ndërtimesh edhe në Kamzë, Golem e Lezhë në 2024-n

    Për 2024, në rang vendi 61 bashkitë arkëtuan 18,5 mld lekë apo rreth 42,3% më shumë se në 2023 nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për lejet e reja që jepen për ndërtim, sipas raportit të Institutit të Bashkive të Shqipërisë “Qeverisja Vendore në Shqipëri – Raport mbi situatën aktuale”. Tirana vijon të mbajë peshën kryesore të totalit të arkëtimeve me 72% e ndjekur nga bashkitë Kamzë me 8%, Durrësi 3%, dhe Vlora, Saranda dhe Himara me nga 2% secila.
    Në Tiranë, arkëtimet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për vitin 2024 arritën 14,3 miliardë lekë, apo rreth 140 mln euro sipas raportit të Institutit të Bashkive. Për 2023, arkëtimet arritën 9,3 miliardë lekë. Krahasuar me 2023 arkëtimet u rritën rreth 53% (pothuajse rreth 5 mld lekë më shumë).
    Rritja e arkëtimeve në Tiranë është ndikuar nga shtimi i sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit dhe ndryshimet në çmimet e referencave që nisin zbatimin nga muaji gusht 2023. Mbi këto çmime llogariten edhe detyrimet e ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë. Në kryeqytet në 2024-n u dha një rekord prej 1.9 milionë metrash katroleje ndërtimi, me rritje 36% me bazë vjetore. Pas Tiranës, vendin e dytë për nivelin e arkëtimeve e mban Kamza, e ndjekur më pas nga Kavaja, Vlora, Shkodra, Vora, Elbasani, Korça, Lezha etj.
    Bashkia e Kamzës ka një rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga kjo taksë, si në vlerë absolute dhe në %. Arkëtimet për 2024 arritën në vlerën e 1,3 mld lekëve apo 23% më shumë sesa viti paraardhës. Në Kamzë, kryesisht në zonën e Paskuqanit po ndërtohen komplekse pallatesh, që janë më të leverdishme se në kryeqytet, duke u luhatur nga 800-1200 euro/m2, nga mbi 1400 euro/m2 që fillojnë në Tiranë.
    Bien arkëtimet në Vlorë e Sarandë; “Shpërthen” Lezha e Golemi
    Kavaja është bashkia e tretë që ka pasur nivelin më të lartë të ndërtimeve në 2024-n, me Bashkinë që ka arkëtuar 584 milionë lekë në 2024-n, me rritje 54% me bazë vjetore.
    Në zonën e Golemit (që i përket Kavajës duke nisur nga Përroi i Agait), ndërtimet janë intensifikuar me hotele e komplekse banimi, duke ulur më tej hapësirat e gjelbra, ashtu siç ndodhi vite më parë në Plazh apo në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Në bregdetin e Durrësit e Golemit ka kërkesë për blerje nga të huajt, duke nxitur dhe rritjen e çmimeve, që fillojnë nga 1400 euro/m2.
    Bashkia që ka shënuar rritjen më të fortë të arkëtimeve është Lezha. Për 2024-n, kjo bashki arkëtoi 460,4 mln lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë apo 256% më shumë se në 2023. Në zonën e Shëngjinit po ndërtohen pallate e hotele, duke shfrytëzuar çdo hapësirë të lirë të mundshme, e nxitur nga kërkesa e shtetasve të Kosovës, që duan të blejnë shtëpi pushimi, por edhe e polakëve.
    Bashkitë pranë zonave bregdetare, si: Durrësi dhe Vlora edhe pse janë ndër 10 bashkitë me vlerën më të lartë të arkëtimeve nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, kanë ulje të ardhurash krahasuar me 2023. Në Durrës u arkëtuan 231 mln lekë të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë rreth 38% më pak se 2023.
    Në Vlorë u arkëtuan 203 mln lekë të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për 2024 apo rreth 27% më se 2023. Edhe në Sarandë arkëtimet arritën në vlerën e 179,4 mln lekëve rreth 39% më pak se 2023. Shkodra shënoi rritje të fortë me mbi dyfishin e të ardhurave. Nga 65,7 mln lekë në 2023, arkëtimet për 2024 arritën në vlerën e 140,7 mln lekëve rreth 114% më shumë se 2023./ Monitor

  • Krahas Tiranës, rekord ndërtimesh edhe në Kamzë, Golem e Lezhë në 2024-n

    Krahas Tiranës, rekord ndërtimesh edhe në Kamzë, Golem e Lezhë në 2024-n

    Për 2024, në rang vendi 61 bashkitë arkëtuan 18,5 mld lekë apo rreth 42,3% më shumë se në 2023 nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për lejet e reja që jepen për ndërtim, sipas raportit të Institutit të Bashkive të Shqipërisë “Qeverisja Vendore në Shqipëri – Raport mbi situatën aktuale”.Tirana vijon të mbajë peshën kryesore të totalit të arkëtimeve me 72% e ndjekur nga bashkitë Kamzë me 8%, Durrësi 3%, dhe Vlora, Saranda dhe Himara me nga 2% secila.Në Tiranë, arkëtimet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për vitin 2024 arritën 14,3 miliardë lekë, apo rreth 140 mln euro sipas raportit të Institutit të Bashkive. Për 2023, arkëtimet arritën 9,3 miliardë lekë. Krahasuar me 2023 arkëtimet u rritën rreth 53% (pothuajse rreth 5 mld lekë më shumë).Rritja e arkëtimeve në Tiranë është ndikuar nga shtimi i sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit dhe ndryshimet në çmimet e referencave që nisin zbatimin nga muaji gusht 2023.Mbi këto çmime llogariten edhe detyrimet e ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë. Në kryeqytet në 2024-n u dha një rekord prej 1.9 milionë metrash katroleje ndërtimi, me rritje 36% me bazë vjetore.Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksatPas Tiranës, vendin e dytë për nivelin e arkëtimeve e mban Kamza, e ndjekur më pas nga Kavaja, Vlora, Shkodra, Vora, Elbasani, Korça, Lezha etj.Bashkia e Kamzës ka një rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga kjo taksë, si në vlerë absolute dhe në %. Arkëtimet për 2024 arritën në vlerën e 1,3 mld lekëve apo 23% më shumë sesa viti paraardhës. Në Kamzë, kryesisht në zonën e Paskuqanit po ndërtohen komplekse pallatesh, që janë më të leverdishme se në kryeqytet, duke u luhatur nga 800-1200 euro/m2, nga mbi 1400 euro/m2 që fillojnë në Tiranë. Bien arkëtimet në Vlorë e Sarandë; “Shpërthen” Lezha e GolemiKavaja është bashkia e tretë që ka pasur nivelin më të lartë të ndërtimeve në 2024-n, me Bashkinë që ka arkëtuar 584 milionë lekë në 2024-n, me rritje 54% me bazë vjetore.Në zonën e Golemit (që i përket Kavajës duke nisur nga Përroi i Agait), ndërtimet janë intensifikuar me hotele e komplekse banimi, duke ulur më tej hapësirat e gjelbra, ashtu siç ndodhi vite më parë në Plazh apo në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Në bregdetin e Durrësit e Golemit ka kërkesë për blerje nga të huajt, duke nxitur dhe rritjen e çmimeve, që fillojnë nga 1400 euro/m2.“Nxehen” çmimet në bregdet, stepen blerësit e huajBashkia që ka shënuar rritjen më të fortë të arkëtimeve është Lezha. Për 2024-n, kjo bashki arkëtoi 460,4 mln lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë apo 256% më shumë se në 2023. Në zonën e Shëngjinit po ndërtohen pallate e hotele, duke shfrytëzuar çdo hapësirë të lirë të mundshme, e nxitur nga kërkesa e shtetasve të Kosovës, që duan të blejnë shtëpi pushimi, por edhe e polakëve.Bashkitë pranë zonave bregdetare, si: Durrësi dhe Vlora edhe pse janë ndër 10 bashkitë me vlerën më të lartë të arkëtimeve nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, kanë ulje të ardhurash krahasuar me 2023.Në Durrës u arkëtuan 231 mln lekë të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë rreth 38% më pak se 2023.Në Vlorë u arkëtuan 203 mln lekë të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për 2024 apo rreth 27% më se 2023. Edhe në Sarandë arkëtimet arritën në vlerën e 179,4 mln lekëve rreth 39% më pak se 2023.Shkodra shënoi rritje të fortë me mbi dyfishin e të ardhurave. Nga 65,7 mln lekë në 2023, arkëtimet për 2024 arritën në vlerën e 140,7 mln lekëve rreth 114% më shumë se 2023.Burimi: Instituti i Bashkive të ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Arkëtimet rriten me 226%! Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat

    Arkëtimet rriten me 226%! Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat

    Shtimi i lejeve të ndërtimit dhe të detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë pas referencave, vijojnë t’i sigurojnë nga kjo taksë arkëtime rekord Bashkisë së Tiranës.
    Në total, për 2024, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë rezultojnë se janë arkëtuar 14,3 miliardë lekë apo rreth 147 milionë euro të ardhura, sipas burimeve zyrtare nga Bashkia. Krahasuar me planin fillestar prej 6,3 miliardë lekë të planifikuar, arkëtimet janë rritur 226%.
    Për Tiranën, taksa e ndikikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat prej muajt korrik 2023 (zbatimi nis nga muaji gusht) u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës.
    Arkëtimi prej 14.3 miliardë lekë për këtë taksë prej 8% do të thotë që Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për një vlerë totale prej 179 miliardë lekë, ose rreth 1.8 miliardë euro, një rekord historik ky.
    Për arkëtimet nga kjo taksë me rreth 2 herë rritje nga plani, Bashkia e Tiranës shprehet në relacionin e projektvendimit “Për miratimin e raportit të konsoliduar të zbatimit të buxhetit të Bashkisë Tiranë për 12-mujorin e vitit 2024”, dërguar për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e ardhshme Këshillit Bashkiak.
    “Viti 2024 rezulton përsëri vit i suksesshëm për arkëtimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, duke arritur vlerën më të lartë të arkëtuar ndër vite me një tejkalim prej 226%”, thuhet në relacion.
    Mesatarisht për çdo 4 mujor të 2024-s Bashkia e Tiranës ka arkëtuar rreth 49 mln euro prej taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja.
    Arkëtimet nga kjo taksë janë jo vetëm 2 -fish më të lartë se plani, por edhe më të lartat historike të realizuara nga bashkia e Tiranës. Arkëtimet e 2024-s tejkalojnë edhe parashikimet për 2025 dhe 2026, ku bashkia pret të arkëtojë për secilin vit nga 6,5 miliardë lekë të ardhura.
    Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë zunë rreth 54% të totalit të të ardhurave tatimore dhe jotatimore të realizuara për 2024. Në total të ardhurat tatimore dhe jotatimore të arkëtuara për 2024 ishin 26,6 miliardë lekë apo 146% më shumë se plani.
    Rritja e arkëtimeve vijon të ndikohet prej shtimit të detyrimeve prej taksës së ndikimit në infrastrukturë pas rritjes së çmimeve të referencës nga muaji gushti 2023, si dhe rritja e sipërfaqes së lejeve të ndërtimit.
    Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.
    Në muajin shtator 2024 Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë për shfuqizim të pjesshëm të VKM që rriti çmimet e referencës për apartamentet, pasi ishte joproporcional, cenonte lirinë ekonomike, të drejtën e pronës private, parimin e sigurisë juridike.
    Nga konkluzionet e prezantuara në Gjykatën Kushtetuese prej përfaqësuesve të Shoqatës së Ndërtuesve, pohuan se mbështetur në analizat konkrete për lejet e miratuara të ndërtimit, llogaritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë me çmimet e reja të referencës rrit 80% barrën fiskale te ndërtuesit.
    Sipas tyre kjo do të rrisë çmimet e apartamenteve 200 deri 300 euro për metër katror.
    Pas shqyrtimit të padisë Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve për shfuqizimin e vendimit, duke e cilësuar pretendimin e tyre të pabazuar.
    Në 2024-n, sipërfaqja e lejeve të ndërtimi arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror. Kjo është sipërfaqja më e lartë e dhënë ndonjëherë për ndërtim për kryeqytetin, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT raporton të dhënat për Tiranën.
    Në krahasim me vitin e mëparshëm, sipërfaqja e dhënë për ndërtimin në 2024-n u rrit me rreth 36%, ndërkohë që është dhe rreth 7% më e lartë se në 2022, kur shënohej rekordi i deritanishëm me 1.8 milionë metra katror.

  • Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat

    Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat

    Shtimi i lejeve të ndërtimit dhe të detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë pas referencave, vijojnë t’i sigurojnë nga kjo taksë arkëtime rekord Bashkisë së Tiranës.Në total, për 2024, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë rezultojnë se janë arkëtuar 14,3 miliardë lekë apo rreth 147 milionë euro të ardhura, sipas burimeve zyrtare nga Bashkia. Krahasuar me planin fillestar prej 6,3 miliardë lekë të planifikuar, arkëtimet janë rritur 226%.Për Tiranën, taksa e ndikikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat prej muajt korrik 2023 (zbatimi nis nga muaji gusht) u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës.Arkëtimi prej 14.3 miliardë lekë për këtë taksë prej 8% do të thotë që Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për një vlerë totale prej 179 miliardë lekë, ose rreth 1.8 miliardë euro, një rekord historik ky.Për arkëtimet nga kjo taksë me rreth 2 herë rritje nga plani, Bashkia e Tiranës shprehet në relacionin e projektvendimit “Për miratimin e raportit të konsoliduar të zbatimit të buxhetit të Bashkisë Tiranë për 12-mujorin e vitit 2024”, dërguar për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e ardhshme Këshillit Bashkiak.“Viti 2024 rezulton përsëri vit i suksesshëm për arkëtimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, duke arritur vlerën më të lartë të arkëtuar ndër vite me një tejkalim prej 226%”, thuhet në relacion.Mesatarisht për çdo 4 mujor të 2024-s Bashkia e Tiranës ka arkëtuar rreth 49 mln euro prej taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja.Arkëtimet nga kjo taksë janë jo vetëm 2 -fish më të lartë se plani, por edhe më të lartat historike të realizuara nga bashkia e Tiranës. Arkëtimet e 2024-s tejkalojnë edhe parashikimet për 2025 dhe 2026, ku bashkia pret të arkëtojë për secilin vit nga 6,5 miliardë lekë të ardhura.Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë zunë rreth 54% të totalit të të ardhurave tatimore dhe jotatimore të realizuara për 2024. Në total të ardhurat tatimore dhe jotatimore të arkëtuara për 2024 ishin 26,6 miliardë lekë apo 146% më shumë se plani.Rritja e arkëtimeve vijon të ndikohet prej shtimit të detyrimeve prej taksës së ndikimit në infrastrukturë pas rritjes së çmimeve të referencës nga muaji gushti 2023, si dhe rritja e sipërfaqes së lejeve të ndërtimit.Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.Në muajin shtator 2024 Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë për shfuqizim të pjesshëm të VKM që rriti çmimet e referencës për apartamentet, pasi ishte joproporcional, cenonte lirinë ekonomike, të drejtën e pronës private, parimin e sigurisë juridike.Nga konkluzionet e prezantuara në Gjykatën Kushtetuese prej përfaqësuesve të Shoqatës së Ndërtuesve, pohuan se mbështetur në analizat konkrete për lejet e miratuara të ndërtimit, llogaritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë me çmimet e reja të referencës rrit 80% barrën fiskale te ndërtuesit.Sipas tyre kjo do të rrisë çmimet e apartamenteve 200 deri 300 euro për metër katror.Pas shqyrtimit të padisë Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve për shfuqizimin e vendimit, duke e cilësuar pretendimin e tyre të pabazuar.Në 2024-n, sipërfaqja e lejeve të ndërtimi arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror. Kjo është sipërfaqja më e lartë e dhënë ndonjëherë për ndërtim për kryeqytetin, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT raporton të dhënat për Tiranën.Në krahasim me vitin e mëparshëm, sipërfaqja e dhënë për ndërtimin në 2024-n u rrit me rreth 36%, ndërkohë që është dhe rreth 7% më e lartë se në 2022, kur shënohej rekordi i deritanishëm me 1.8 milionë metra katror./ D.Azo Tirana pritet të ketë një bum tjetër ndërtimesh, sipërfaqja e lejeve arrin rekord 1.9 mln m² në 2024Burimi: Bashkia TiranëBurimi: INSTATBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Bashkia Tiranë dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat

    Bashkia Tiranë dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat

    Shtimi i lejeve te ndërtimit dhe të detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë pas referencave, vijojnë t’i sigurojnë nga kjo taksë arkëtime rekord bashkisë së Tiranës.Në total për 2024 nga taksa e ndikimit në infrastrukturë rezultojnë se janë arkëtuar 14,3 miliardë lekë apo rreth 147 milionë euro të ardhura, sipas burimeve zyrtare nga Bashkia. Krahasuar me planin fillestar prej 6,3 miliardë lekë të planifikuar, arkëtimet janë rritur 226%.Për Tiranën, taksa e ndikikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat prej muajt korrik 2023 (zbatimi nis nga muaji gusht) u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës.Arkëtimi prej 14.3 miliardë lekë për këtë taksë prej 8% do të thotë që Bashkia Tiranë ka dhënë leje ndërtimi për një vlerë totale prej 179 miliardë lekë, ose rreth 1.8 miliardë euro, një rekord historik ky.Për arkëtimet nga kjo taksë me rreth 2 herë rritje nga plani, Bashkia e Tiranës shprehet në relacionin e projektvendimit “Për miratimin e raportit të konsoliduar të zbatimit të buxhetit të Bashkisë Tiranë për 12 mujorin e vitit 2024”, dërguar për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e ardhshme Këshillit Bashkiak.“Viti 2024 rezulton përsëri vit i suksesshëm për arkëtimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, duke arritur vlerën më të lartë të arkëtuar ndër vite me një tejkalim prej 226%”, thuhet në relacion.Mesatarisht për çdo 4 mujor të 2024-s Bashkia e Tiranës ka arkëtuar rreth 49 mln euro prej taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja.Arkëtimet nga kjo taksë janë jo vetëm 2 -fish më të lartë se plani, por edhe më të lartat historike të realizuara nga bashkia e Tiranës. Arkëtimet e 2024-s tejkalojnë edhe parashikimet për 2025 dhe 2026, ku bashkia pret të arkëtojë për secilin vit nga 6,5 miliardë lekë të ardhura.Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë zunë rreth 54% të totalit të të ardhurave tatimore dhe jotatimore të realizuara për 2024. Në total të ardhurat tatimore dhe jo tatimore të arkëtuara për 2024 ishin 26,6 miliardë lekë apo 146% më shumë se plani.Rritja e arkëtimeve vijon të ndikohet prej shtimit të detyrimeve prej taksës së ndikimit në infrastrukturë pas rritjes së çmimeve të referencës nga muaji gushti 2023, si dhe rritja e sipërfaqes së lejeve të ndërtimit.Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.Në muajin shtator 2024 Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë për shfuqizim të pjesshëm të VKM që rriti çmimet e referencës për apartamentet, pasi ishte joproporcional, cenonte lirinë ekonomike, të drejtën e pronës private, parimin e sigurisë juridike.Nga konkluzionet e prezantuara në Gjykatën Kushtetuese prej përfaqësuesve të Shoqatës së Ndërtuesve, pohuan se mbështetur në analizat konkrete për lejet e miratuara të ndërtimit, llogaritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë me çmimet e reja të referencës rrit 80% barrën fiskale te ndërtuesit. Sipas tyre kjo do të rrisë çmimet e apartamenteve 200 deri 300 euro për metër katror.Pas shqyrtimit të padisë Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve për shfuqizimin e vendimit, duke e cilësuar pretendimin e tyre të pabazuar.Në 2024-n, sipërfaqja e lejeve të ndërtimi arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror. Kjo është sipërfaqja më e lartë e dhënë ndonjëherë për ndërtim për kryeqytetin, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT raporton të dhënat për Tiranën.Në krahasim me vitin e mëparshëm, sipërfaqja e dhënë për ndërtimin në 2024-n u rrit me rreth 36%, ndërkohë që është dhe rreth 7% më e lartë se në 2022, kur shënohej rekordi i deritanishëm me 1.8 milionë metra katror./ D.Azo Tirana pritet të ketë një bum tjetër ndërtimesh, sipërfaqja e lejeve arrin rekord 1.9 mln m² në 2024Burimi: Bashkia TiranëBurimi: INSTATBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.