Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë historinë me gjyshen e tij, gjatë një bisede me investitorët e rinj në fushën e turizmit.
Gjatë podcast-it të tij “Flasim”, Rama tha se gjyshja i kishte thënë se nëse nuk bën gjë për të tjerët e ke vendin në ferr. Ai tha se është informuar që i vogël që vdekja nuk është thashethem, por është diçka që do të vijë.
“E para, arsyeja qe jam në këtë punë, jam sepse besoj. Jam i informuar që kur kam qenë i vogël që vdekja nuk është thashethem, është diçka që do të vijë. Më ka rritur një gjyshe që thoshte ‘do takosh shumë njerëz në jetë, por takimi i fundit është më i rëndësishëm. Në fund do takosh një plak, me flokë të bardha të gjata me mjekër të bardhë të gjatë që është Shën Pjetri. Ai ka çelësat ku do shkosh ti. Do shkosh në ferr apo në parajsë. Edhe ferri dhe paraja ka katet e veta, ka 9 kate ferri nëntokë, parajsa mbi tokë. Do të ulesh përballë atij dhe do të thotë: hë më thuaj kush je çfarë ke bërë? Do i thuash mësova mësimet, mora notat, mbarova shkollën, u bëra artist, bëra veprat, u martova, bëra fëmijë… Çfarë do ti tani? Do të thotë. Ti i paske bërë të gjitha për vete. Dhe këtu ndahet kjo punë. Paradise paradise, po nëse ke bërë vetëm për vete, do shkosh në ferr’.
Ajo që unë besoj është që ti i lë përmes të tjerëve pjesët e tua, lë përmes të tjerëve një pjesë tënden me fëmijët, me dashurinë që jep, me solidaritetin dhe një pjesë tjetër me gjërat që mbeten. Gjëja që ka qenë shtysë e fortë për mua në këtë punë, ka qenë dhe një ndjenjë hakmarrje reale e brendshme që si ka mundësi që nuk paskemi ne mundësi të jemi të barabartë. Sot njerëzit i bëjnë krahasimet me Gjermaninë e Francën. E kemi të bukur atë shprehjen, ‘mos më pyet si ke qen, më thuaj si je’. Unë e ndje gjithmonë atë këshillën e Nënë Terezës, në vend që të rrish duke mallkuar errësirën, ndiz një qiri”, tha Rama.
Tag: informuar
-

“Mos bëj vetëm për vete se ke vendin në ferr” – Rama ndan kujtimin e gjyshes dhe filozofinë e jetës
-

VIDEO/ E paprecedentë në Turqi, policia bastis live televizionin opozitar dhe arreston drejtorin e lajmeve
Një operacion në zyrat e stacionit televiziv opozitar TELE1 në Turqi u krye të premten në mëngjes nga një ekip i Shërbimit Kundër Terrorizmit pas një urdhri gjykate.
Bastisja zgjati rreth një orë dhe drejtori i përgjithshëm i lajmeve të stacionit, Merdan Yanardag, u arrestua.
Gazetari Göhan Kayış, prezantues i emisionit të mëngjesit në TELE1, transmetoi drejtpërdrejt operacionin, duke informuar shikuesit se ekipet e policisë kishin qenë në stacion që nga orët e para të mëngjesit. Ai tha se rreth 50 anëtarë të TEM morën pjesë në operacion.
Kayış tha se e pyeti udhëheqësin e ekipit nëse Merdan Yanardag ishte informuar për operacionin dhe ai u përgjigj:
“Nuk mund ta kontaktoni.”
Gazetari shtoi se, bazuar në këtë përgjigje, ai supozoi se Yanardag ishte marrë tashmë në paraburgim.
Pak më vonë, Zyra e Prokurorit njoftoi zyrtarisht se drejtori i përgjithshëm i lajmeve të TELE1, Merdan Yanardag , u arrestua këtë mëngjes si pjesë e operacionit. Sipas Hurryiet , personi i arrestuar akuzohet për spiunazh për kryetarin e ndaluar të Stambollit, Ekrem Imamoglu dhe shërbimet e huaja.
Të njëjtat burime theksojnë se policia po kërkon prova se Imamoglu, së bashku me drejtorin e lajmeve të TELE1 dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja, u përpoqën të ndryshonin të dhënat e zgjedhjeve lokale të vitit 2019.
Avokati i Yanardag, Bilgütay Haki Durna , duke folur për TELE1, tha se deri më tani nuk është informuar për dosjen e çështjes.
Gökhan Kayış: “11. Asliye Ceza Mahkemesi’nin arama emriyle TEM ekipleri TELE1 TV’de arama yapılıyor.” pic.twitter.com/6G6v0oUDtk— Tele1 TV (@tele1comtr) October 24, 2025“Kam parë vetëm njoftimin e Prokurorisë. Fatkeqësisht, në vendin tonë, akuzat serioze shpesh bëhen pa prova të mjaftueshme dhe njerëzit privohen nga liria e tyre pa bazë. Do të shkoj në stacionin e policisë për të pasur qasje në dosje”, tha ai.
Durna theksoi gjithashtu se “është e pamundur të vihet në dyshim identiteti patriotik i Merdan Yanardag” dhe shtoi:
“Në vendin tonë, njerëzit detyrohen të provojnë se nuk janë fajtorë”. Në përfundim, ai vuri në dukje se foli me familjen e gazetarit pasi përfundoi hetimi. “Familja e tij, ashtu si ai, mbetet e qetë dhe dinjitoze. Ata ishin të përgatitur për një mundësi të tillë për shkak të punës së tij. Ata janë moralisht të fortë dhe ne do të vazhdojmë së bashku në procesin ligjor”, tha ai.
-

Qytetarët të revoltuar për ndalimin e përdorimit të monopatinave: Nuk jemi informuar
Policia e Shtetit ka nisur një aksion në terren për bllokimin dhe sekuestrimin e monopatinave elektrike dhe mjeteve të tjera elektrike që qarkullojnë në kundërshtim me ligjin.
Por pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në rrugët e qytetit, një pjesë e qytetarëve vijojnë të mos e respektojnë këtë rregull.
Shumë prej tyre janë të pakënaqur me vendimin që u bë i ditur një ditë më parë nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.
Ata thonë së ndalimi i monopatinave i penalizon ata në kryerjen e punëve të përditshme,duke patur prasysh edhe trafikun e rënduar sidomos në Tiranë.
Disa prej tyre shprehen se nuk janë të informuar për ndalimin dhe pasojat që mund të vijnë nga shkelja e tij, megjithëse autoritetet janë të vendosura të zbatojnë masat e marra -

Kufizimi i gazetarëve në Kuvend, Zhupa: Minon të drejtën e qytetarëve për t’u informuar
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj planit të bërë publik për kufizimin e gazetarëve dhe kamerave në seancat plenare dhe në ambientet e oborrit të Kuvendit.
Zhupa e cilëson këtë nismë si një “monopolizim me regji” të informacionit nën kontrollin e mazhorancës, duke theksuar se një vendim i tillë cenon rëndë lirinë e medias dhe të drejtën e qytetarëve për të qenë të informuar mbi aktivitetin e deputetëve të zgjedhur.
Reagimi i plotë i Zhupës:
Pas porosisë së Ramës “kujdes nga gazetarët” vjen plani për mos lejuar gazetarët në sallën dhe në oborrin ku zhvillohen seancat plenare.
Një kufizim i lirisë së medias, një monopolizim me rregji i ngjarjeve brenda kuvendit nën kontrollin e mazhorancës është i dëmshëm për demokracinë.
Ky plan që po gatuhet në zyrat e kuvendit minon edhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar mbi aktivitetin e deputetëve që ata kanë votuar.
Gazetarët kanë gjithë të drejtën të pyesin deputetët dhe të rregjistrojnë në mënyrë të pavarur aktivitetin e seancës publike parlamentare. Në republikën e censurës të Ramës, çdo hapësirë lirie për gazetarët dhe për deputetët duhet shuar!
Cdo mase e tillë këtyre të drejtave është represive dhe e prapanueshme. Dhe ne do bëjmë gjithcka për mos e lejuar, kur liria e medias është në prioritetet e Bashkimit Europian dhe pjesë e clusterit të parë.
-

“250 urdhër-arreste nuk janë ekzektuar”/ Berisha: Janë informuar kartelet e drogës, asnjë prej tyre s’është në burg
Sali Berisha, nga jashtë SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, tha se kartelet e drogës janë informuar për operacionet për kapjen e tyre. Ai theksoi se asnjë prej krerëve të karteleve nuk është në burg.
“Nga bilanci i një gazetari kurajoz, investigativ, del se bashkëpunëtorët e krimit në këtë institucion, si dëshmi e këtij bashkëpunimi, 250 urdhër arreste ndërkombëtare dhe kombëtare nuk janë ekzekutuar”, tha ai.
Kryedemokrati shtoi se: “Janë informuar krerët e karteleve dhe de facto asnjë prej tyre nuk është në burg në Shqipëri.”
Sali Berisha: Sot unë lashë këtë shënim: Altin Troplini, se çfarë gjeta unë aty, aty ishte Elvis Doçi. Elvis Doçi, po i varte në qafë një pllakatë Altin Troplinit, në të cilën e shpallte president i nderit i kartelit Troplini për shkallën më të lartë të bashkëpunimit dhe mbështetjes që ai i dha këtij karteli.
Por shqiptarët duhet ta dinë se ky institucion, në të cilin pa diskutim ka njerëz të ndershëm, ka burra, gra, vajza dhe djem të ndershëm, por ka kriminelë më të poshtër, më të rrezikshëm se Troplinët, se Çelët dhe se shumë të tjerë.
Nga bilanci i një gazetari kurajoz, investigativ, del se bashkëpunëtorët e krimit në këtë institucion, si dëshmi e këtij bashkëpunimi, 250 urdhër arreste ndërkombëtare dhe kombëtare nuk janë ekzekutuar sepse si në rastin e Elvis Doçit, janë mbajtur, janë informuar krerët e karteleve dhe de facto asnjë prej tyre nuk është në burg në Shqipëri.
Është një bashkëpunim i shkallës më të lartë me krimin. Në qoftë se prokuroria e krimeve të rënda kishte një ekzekutim të mandateve të arrestit sipas statistikës së saktë, që shkonte në 85-90 përqind, Altin Troplini dhe pasardhësi i tij, ish-xhelati i policisë sekrete të Enver Hoxhës, kanë një ekzekutim që për bosët nuk shkon as në 10 përqind.
Dhe unë u bëj thirrje gazetarëve, që unë kam respekt për ta, që merren me informacionet e këtij institucioni, të mos bien viktimë e mashtrimeve dhe trillimeve të tyre. Informuan se janë kapur 17 tonelata drogë. Tani dëgjoni, dy javët e fundit, lajmet ndërkombëtare të vërtetuara janë se në duart e karteleve shqiptare të Çelajt dhe Ndreut apo atij Hoxhosmanit, kanë qarkulluar 34 tonë kokainë, e barabartë me 6.5 miliardë euro.
Asnjë gram nuk është kapur në Shqipëri dhe dezinformojnë, mashtrojnë se u kapën 17 tonelata. Pra, pse e theksova këtë moment, e theksova se në qoftë se Altin Troplinin e dekoroi sot, aty po e dekoronte Elvis Doçi, e shpalli president nderi të kartelit Troplini pikërisht për këtë bashjëpunim kriminal të ngushtë që është vendosur mes personave të ngushtë këtu.
Nuk përjashtohet, një pjesë është edhe policia pa diskutim, por rastet janë flagrante, që akuzohen vetë këta prokurorë dhe kjo përbën një problem madhor për rendin dhe sigurinë, pasi unë u them ju që sot padrinot janë të lirë, janë në Xhafzotaj, jetojnë në një territor ku nuk futet policia dhe askush dhe vazhdojnë të qetë njësoj si Suel Çela, i cili në një kohë kur bënte terror në Elbasan për zgjedhjet, Altin Troplini dizinformonte të huajt se ai është në Dubai apo në dhera të tjera.
-

Zgjedhje te Dortmund, Vatzke zyrtarizon kandidimin për president të ri të verdhezinjëve
Ka lajme që lidhen me skemën organizative të Borusia Dortmund në Gjermani. Një deklaratë e publikuar nga kanalet zyrtare të klubit, njoftohet se Hans-Joakim Vatzke, drejtori ekzekutiv aktual i klubit, do të japë dorëheqjen në vjeshtë për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për në nëntor.
Sipas deklaratës së BVB-së, Vatzke e mori këtë vendim pas një shqyrtimi të kujdesshëm gjatë pushimeve verore dhe që atëherë i ka informuar komitetet e Borusia Dortmund.
“Në mbledhjen e ardhshme të përgjithshme, do të kandidoj për pozicionin e Presidentit të Borussia Dortmund”, deklaroi vetë Watzke. “Duke vepruar kështu, po pranoj kërkesën e komiteteve të BVB-së. Do të ishte një nder për mua nëse, pas 20 vitesh aktivitet operativ, do të mund të vazhdoja të mbështesja klubin tonë në këtë rol të rëndësishëm. E kam informuar Reinhold Lunow për vendimin tim në një takim personal.”/Foto ‘X’/ Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Këshilltarët e PD në Sarandë votuan për t’i dhënë 60 Ha tokë dy biznesmenëve, Berisha thotë se nuk ka dijeni: U informova nga mediat…
PS dhe PD u bënë bashkë në mënyrë unanime ditën e djeshme në Këshillin Bashkiak të Sarandës për t’i dhënë me qira 60 hektarë tokë në Heremec, në zonën e Nivicës për ndërtimin e një parku fotovoltaik.
Kompania që ka marre lejen per të ndërtuar parkun fotovoltaik është “Park Sol Energy”, e krijuar në shtator 2022 dhe zotërohet nga biznesmenët Paqsor Buzi dhe Agim Xhindoli, me nga 50% të aksioneve secili.
Vendimi u miratua unanimisht, ndërkohë që banorët protestonin jashtë dhe u ndaluan me Polici për të marrë pjesë në mbledhje, teksa pretendojnë se toka është pronë e tyre dhe se çështja ndodhet në proces gjyqësor.
I pyetur mbi këtë bashkim votash të demokratëve me socialistët, Berisha u shpreh gjatë konferencës për mediat se është informuar nga mediat dhe se po merret deputetja e zonës për ta sqaruar, duke shmangur përgjegjësinë se mund të ketë patur një urdhër nga Tirana.
Madje Berisha shmangu dhe emrat e dy përfituesve, duke thënë se nuk e di se kush janë dhe se nuk e ka të qartë si çështje.
Pyetja: Ndërkohë që ju çdo ditë akuzoni mazhorancën dhe hidhni akuza në bazë të çështjeve të ndryshme ndaj saj, në bashkinë e Sarandës, ndërkohë që qytetarët protestonin jashtë, këshilltarët e opozitës kanë bashkuar votat me mazhorancën për ti dhënë me qira dy biznesmenëve 60 hektarë tokë publike. A keni rakorduar ju me ta, dhe a keni ju një qëndrim në lidhje me këtë.
Sali Berisha: Po, jam informuar për këtë zhvillim dhe kam kërkuar… deputetja e zonës po merr takim dhe do sqarojë gjer në fund sepse ky është një lajm mediesh dhe ne nuk i anashkalojmë lajmet. Cilat janë, kush është biznesmeni, nuk e kam të qartë, në ç’kushte, në ç’rrethana, pra deputetja e zonës po merret me këtë problem dhe me kryesinë e PD…
Pyetja: Ju vetë ju duket normale që ndërkohë që qytetarëve ju çohen policët për të bërë të njëjtën gjë siç ndodhte në bashkinë e Tiranës, opozitarët bashkojnë votat për këtë.
Sali Berisha: Tani, në aparencë nuk është normale, por duhet parë i gjithë konteksti, sepse thashë edhe njëherë, unë dje jam informuar për këtë nga mediat dhe kam kërkuar që të sqarohet përfundimisht si qëndron ky problem.
Natyrisht në çdo rrethanë dhe në çdo investim, ligji i vendit dhe ligji ndërkombëtar detyron dialogun me komunitetin, detyron përfilljen e komunitetit. -

Zelensky pas telefonatës me Trump: Ishte i informuar për situatën në Ukrainë! Diskutuam edhe për…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zbuloi se ka biseduar me presidentin e SHBA-së Donald Trump rreth nevojës për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës mes përshkallëzimit të sulmeve ruse në qytetet ukrainase.
Në një shkrim të shkurtër rreth telefonatës së tyre, të publikuar në Telegram, ai tha se presidenti amerikan ishte “shumë mirë i informuar” për situatën në Ukrainë, pasi dyshja diskutoi “mundësitë e mbrojtjes ajrore dhe ranë dakord që do të punojmë për rritjen e mbrojtjes në qiell”.
Ai tha se ata ranë dakord të zhvillojnë një takim të veçantë midis ekipeve të tyre për këtë çështje.
Zelensky shtoi se ata biseduan gjithashtu për mundësitë për prodhim të përbashkët të armëve, duke thënë “jemi gati për projekte të drejtpërdrejta me Amerikën”, si dhe për blerje dhe investime të tjera të përbashkëta.
Presidenti ukrainas përcolli gjithashtu urimet e tij më të mira për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, duke falënderuar për mbështetjen e deritanishme të SHBA-së.
“Ne kemi bërë shumë së bashku me Amerikën dhe mbështesim të gjitha përpjekjet për të ndaluar vrasjet dhe për të rivendosur një paqe normale, të qëndrueshme dhe dinjitoze. Një marrëveshje e mirë është e nevojshme për paqen dhe Ukraina mbështet propozimet amerikane”, tha ai.
-

‘Kemi informuar Strasburgun që nuk ka patur zgjedhje të lira’, Zhupa: Zarfet e fabrikuara për votën e diasporës, rekord
Deputetja demokrate Ina Zhupa mbajti fjalën e saj në Kuvend seancën e sotme plenare. Ajo vijoi me akuzat lidhur me zgjedhjet e 11 majit.
Duke iu drejtuar ministrit Balla, për manipulimin me zarfet e dërguara diasporës, Zhupa shtoi se PS mori listat e ambasadeve shqiptare në botë për të dërguar mesazhe të personalizuara.
Më tej, Zhupa u shpreh se PD ka informua të gjithë në Strasburg, teksa është marrë vesh kudo që nuk ka patur zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Zhupa: Pika themelore janë informacione dhe siguri. Kur diskuton këtu zoti Taulant Zarfi. Sa zarfe ke plotësuar ti nuk ka plotësuar asnjë punonjës poste. Sa ke fabrikuar ju nuk ka rekord në Shqipëri dhe botë. Të flisni ju për informacione dhe siguri është të vësh duart në kokë. Me listat e emigrantëve është përdorur nga funksionarë të PS për të dërguar mesazhe të personalizuar.
Është fakt, mjafton të shikoni si një ish ministre e Jashtme merr votat e diasporës nga aksesi në ambasada nga lista që janë bërë. Marrja e të dhënave personale ka qenë publike se si rodhën dhe si përdorët në fushatë çdo të dhënë personale të individëve për patronazhimin e votuesit.
Ndërkohë që në vend të në shkrimit të votave të diasporës me firmë, emrin sipas kontratës, PD ka provat e sakta të cilat tregojnë se këto nënshkrime mungojnë. Ne vijmë nga raportimi në Strasburg. Të gjithë janë informuar se në Shqipëri nuk janë kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por ka patur shtet elektoral, që shpërndau çdo të mirë elektorale. Informacioni që morën qytetarët shqiptarë ishte një informacion i privuar nga e vërteta. I ndikuar nga paratë e dhëna nga qeveria, përmes reklamave të monopolizuara. Sipas raportit vendosët duke shkelur kushtetutën duke mbyllur tiktok, morët vendim që do e mbyllnit për 1 vit, sot është hapur. Beteja ishte për të monopolizuar informacionin. -

‘Tel Avivi na ka informuar për sulmin ndaj Iranit’, Trump: SHBA nuk u përfshi, jemi të gatshëm të mbrojmë Izraelin dhe veten
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se ishte në dijeni të planit të Izraelit për të nisur sulme ajrore ndaj Teheranit përpara se ato të ndodhnin. Megjithatë, ai theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira drejtpërdrejt në operacion.
Duke folur për Fox News, Trump deklaroi: “Shpresojmë të kthehemi në tryezën e negociatave.”
Komentet e tij vijnë pas sulmit të paprecedentë ajror të Izraelit në kryeqytetin iranian të premten në mëngjes, i cili rezultoi në vrasjen e disa zyrtarëve të lartë, përfshirë Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura, Gjeneral Mohammad Bagheri, Komandantin e Përgjithshëm të IRGC-së Hossein Salami dhe dy shkencëtarë bërthamorë, Mohammad Mahdi Tehranchi dhe Fereydoon Abbasi.
Trump tha se kishte folur disa herë me “kryeministrin kriminal” izraelit Netanyahu gjatë ditëve të fundit. Ndërsa konfirmoi se zyrtarët amerikanë ishin informuar paraprakisht, ai pretendoi se Uashingtoni nuk mori pjesë në sulm.
Megjithatë, Ministria e Jashtme iraniane ka pohuar se sulmi nuk mund të kishte ndodhur pa koordinimin e SHBA-së. Në një deklaratë të mëparshme, Irani paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të mbaheshin përgjegjëse për “pasojat e rrezikshme” të “aventurizmit” të Izraelit.
“Veprimet agresive të regjimit sionist kundër Iranit nuk mund të kryheshin pa koordinimin dhe autorizimin e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi ministria, duke shtuar se Irani rezervon të drejtën për t’u përgjigjur sipas ligjit ndërkombëtar.
Ndërkohë, Trump tha se po e monitoron nga afër situatën dhe theksoi se Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) është në gatishmëri të lartë për çdo hakmarrje të mundshme iraniane. “SHBA-të janë të gatshme të mbrojnë veten dhe Izraelin”, tha ai, duke përsëritur shpresën e tij se Teherani përfundimisht do të kthehet në tryezën e negociatave.