Tag: informon

  • Tetovë, 42 vjeçari gjendet i vrarë me plumb në kokë

    Tetovë, 42 vjeçari gjendet i vrarë me plumb në kokë

    Policia informon se bashkëshortja e tij kishte bërë denoncimin se se rreth orës 18:00 bashkëshorti i saj A.B. (42) nga Tetova ishte larguar nga shtëpia me automjetin e tipit “Audi” me targa të Tetovës dhe nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

    Menjëherë është vepruar sipas denoncimit dhe sot rreth orës 16:15, në arat në atarin e fshatit Nerashtë, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor Tearcë kanë vërejtur një automjet të parkuar “Audi Q5” me targa të Tetovës.

    Brenda në automjet është vërejtur një person mashkull i cili nuk kishte shenja jete, ndërsa në xhamin e shoferit ka pasur një vrimë nga një predhë e shkrepur. I njëjti në pjesën e kokës ka qenë i mbuluar me gjak dhe dyshimi fillestar është se personi është qëlluar me armë zjarri dhe një mjek nga ekipi i ndihmës së shpejtë kanë konstatuar vdekjen, , informon policia  e Maqedonisë së Veriut.

    Në vendngjarje ndodhet Prokurori Publik dhe ekipi i ekspertizës nga SPB Tetovë.

  • Veshi i mureve informon: Vlora Hyseni në krah të Lubisë!”

    Veshi i mureve informon: Vlora Hyseni në krah të Lubisë!”

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Nuk jam në Shqipëri të premten”, Berisha informon SPAK-un pasi e thirrën për “21 Janarin”

    “Nuk jam në Shqipëri të premten”, Berisha informon SPAK-un pasi e thirrën për “21 Janarin”

    Përmes avokatit të tij, Genc Gjokutaj, Sali Berisha informon SPAK se nuk do të jetë në Shqipëri të premten.
    Për këtë shkak, ka kërkuar që të pyetet në dy ditët në vijim, ose pas së hënës.
    Sali Berisha mori edhe urdhër-thirrjen për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme lidhur me çështjen e “21 Janarit”.
    Berisha është njohur me këtë urdhër-thirrje dhe ka nënshkruar, këtë të hënë, teksa u paraqit në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, raportojnë mediat sot.
    Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, ish-kryeministri, Sali Berisha, nënkuptoi dijeninë e tij për një njoftim të tretë nga SPAK për të dhënë deklarime për 21 janarin. Berisha nuk e deklaroi qartë, por pyetjes nëse ishtë njoftuar për t’u paraqitur të premten ish-kryeministri u shpreh: “Ja si vepron Spak, e marrin njoftimin gazetarët më herët”.