Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat dhe djali i tij, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit për tre vepra penale. Sipas Prokurorisë, shtetasi, Aleksander Shulla dhe djali i tij, Pandeli Shulla. janë marrë në hetim për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’.
Nga hetimet, në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga Pandeli Shulla, zhvilloheshin lojëra fati, të ngjashme me ato të Adex Casino. Po ashtu, gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së Aleksander Shullës, babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.
Aleksander Shulla, i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se, në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin, por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë.
Ai sqaroi se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë. Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion.
Ndërkohë që nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura në Usb-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH.
“Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar”, njofton prokuroria.
Sipas hetimeve, rezulton se i pandehuri Aleksander Shulla, ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, dhe i janë besuar për shkak të detyrës.
Njoftimi i prokurorisë:
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, shtetasi A.Sh dhe djali i tij, P.Sh. janë marrë në hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’ parashikuar nga nenet 197/1, 273/3 dhe 294/1 të Kodit Penal.
Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, nga hetimet mbi procedimin penal nr.370 të vitit 2023, pas informacioneve se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqen lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.
Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një aplikacioni apo software të instaluar në këto paisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online.
Gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së shtetasit A.Sh., babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.
Ky shtetas i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se, në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë. Ai sqaroi se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë.
Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion. Ndërkohë që nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura në Usb-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH.
Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.
Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, vijmë në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit P.Sh dhe A.Sh. kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen. Rezulton përfundimisht e provuar se i pandehuri A. Sh. ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, dhe i janë besuar për shkak të detyrës.
Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, dhe përhapja e tyre në dy Usb brenda në banesën e të pandehurit, kur ai nuk ushtronte më as detyrën e punonjësit të shërbimit informativ të shtetit, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.
Tag: informativ
-

‘Nxjerrje sekreti shtetëror’ dhe ‘mbajtje të armëve’, ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për tre vepra penale
-

Kopjoi dosjet sekrete dhe i mbante në USB, nën hetim ish-kreu i SHISH Berat dhe i biri. Akuzë edhe për armë e bixhoz
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat dhe djali i tij, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit për tre vepra penale.
Sipas Prokurorisë, shtetasi me iniciale A.Sh dhe djali i tij, P.Sh. janë marrë në hetim për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’.
Nga hetimet, në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., zhvilloheshin lojëra fati, të ngjashme me ato të Adex Casino.
Po ashtu, gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së shtetasit A.Sh., babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.
Ky shtetas i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se, në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin, por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë.
Ai sqaroi se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë. Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion.
Ndërkohë që nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura në Usb-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH.
“Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar”, njofton prokuroria.
Sipas hetimeve, rezulton se i pandehuri A. Sh. ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, dhe i janë besuar për shkak të detyrës.
Njoftimi i prokurorisë:
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, shtetasi A.Sh dhe djali i tij, P.Sh. janë marrë në hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’ parashikuar nga nenet 197/1, 273/3 dhe 294/1 të Kodit Penal.
Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, nga hetimet mbi procedimin penal nr.370 të vitit 2023, pas informacioneve se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqen lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.
Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një aplikacioni apo software të instaluar në këto paisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online.
Gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së shtetasit A.Sh., babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.
Ky shtetas i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se, në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë. Ai sqaroi se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë.
Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion. Ndërkohë që nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura në Usb-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH.
Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.
Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, vijmë në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit P.Sh dhe A.Sh. kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen. Rezulton përfundimisht e provuar se i pandehuri A. Sh. ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, dhe i janë besuar për shkak të detyrës.
Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, dhe përhapja e tyre në dy Usb brenda në banesën e të pandehurit, kur ai nuk ushtronte më as detyrën e punonjësit të shërbimit informativ të shtetit, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar. -

SYRI TV/ Pas policisë, ushtria mësyn të NEWS 24, drejtoresha Anila Jole: Po shkelet ligji
Sinjali i Televizionit informativ News 24 qëndron i mbyllur për të dytën ditë.
Stafi i gazetarëve dhe punonjësve të tjerë u përball mëngjesin e kësaj të diele jo vetëm me uniformat blu, por edhe me Policinë Ushtarake.
Drejtoresha e Televizionit, Anila Jole, shpjegoi çështjen e kontratës, ku vuri theksin se për njërin objekt parashikohet që deri në vitin 2033 të përdoret nga rrjeti mediatik.
Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, tha se shteti është përqendruar i gjithi në duart e Edi Ramës.
Për Ardi Veliun, që sot drejton agjencinë KAYS në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilën qeveria e bëri pronare të godinës së televizionit, tha se do duhej të ishte në burg.
Moderatorja Ola Bruko ngriti shqetësimin për të ardhmen e qindra punonjësve dhe cenimin e ushtrimit të profesionit.
Gazetarët Osman Stafa dhe Igli Çelmeta ngritën shqetësimin se materialet e tyre të punës, përfshirë dokumentacion mbi të dhëna sensitive, ndodhen brenda redaksisë së tyre, teksa bënë thirrje për sensibilizimin e kolegëve të tyre.
Televizioni informativ News 24, godina e të cilit ndodhet në ish-Uzinën e Autotraktorëve në lagjen Shkozë të Tiranës, vazhdon të jetë me sinjal të fikur, pasi i gjithë stafi, teknikët, kameramanët, gazetarët dhe drejtuesit nuk lejohen të futen në godinë.