Tag: informale

  • A përbën kleringu rrezik për evazion fiskal dhe përdorimin e parasë informale?

    A përbën kleringu rrezik për evazion fiskal dhe përdorimin e parasë informale?

    Megjithëse vetë operatorët theksojnë respektimin e plotë të ligjit, ekspertët fiskalë paralajmërojnë se në mungesë të kontrolleve efektive, kleringu mund të përdoret si mekanizëm informal për shmangie fiskale dhe të rrisin rrezikun e përdorimit të parasë informale.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka paralajmëruar se, në planin operacional të vitit 2025, do të fokusohet në monitorimin dhe trans…

  • Si po ndikon ekonomia informale te çmimet e qirave të zyrave

    Si po ndikon ekonomia informale te çmimet e qirave të zyrave

    Në Shqipëri, gjatë vitit 2023 operuan 1,454 ndërmarrje me mbi 50 të punësuar, një numër që shënoi rënie me 2% krahasuar me vitin paraardhës.Pjesa më e madhe e këtyre ndërmarrjeve janë të përqendruara në sektorin e industrisë përpunuese, duke përbërë 30% të totalit.Numri i bizneseve në sektorin e shërbimeve, transportit dhe telekomunikacionit me mbi 50 punonjës është rreth 350.Megjithëse numri i…

  • Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Benjamin Deljana” në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan

    Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Benjamin Deljana” në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan

    Rruga “Benjamin Deljana” në lagjen “28 Nëntori” është tashmë e rikonstruktuar dhe ka marrë trajtën e një aksi funksional që i shërben komunitetit lokal. Ndërhyrja nga Bashkia Elbasan ka përfunduar me shtresimin përfundimtar të asfaltit dhe sistemimin e infrastrukturës.Kjo rrugicë, megjithëse me gjatësi të shkurtër, ka pasur rëndësi të veçantë për banorët, pasi lidh dy rrugë të tjera më të mëdha, “Mustafa Shashaj” dhe “Shyqyri Berisha”, dhe i shërben drejtpërdrejt rreth 150 banorëve. Për më shumë se 30 vite, rruga ka qenë e paasfaltuar, pavarësisht se kishte sistem kanalizimesh funksional.Rikonstruksioni i saj u realizua pas një kërkese të kahershme të banorëve, si pjesë e programit të Bashkisë Elbasan për përmirësimin e infrastrukturës në zonat informale, si në qytet, ashtu edhe në njësitë administrative rurale.Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, thekson se “edhe një tjetër rrugë e paasfaltuar prej dekadash mori zgjidhje përfundimtare. Zona të tëra informale, si në qytet ashtu edhe në fshat, po i rikthejmë në standarde dinjitoze. Kjo është qasja jonë, të mos lëmë asnjë segment të lënë pas.”Ai shtoi se investimet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë në të gjitha zonat informale të bashkisë, me qëllim që çdo lagje dhe komunitet të ketë infrastrukturën që meriton.

  • Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE, darkë informale në Tiranë! Von der Leyen: Takimi, një simbol i fuqishëm

    Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE, darkë informale në Tiranë! Von der Leyen: Takimi, një simbol i fuqishëm

    Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së janë mbledhur të gjithë sonte në Tiranë ku nesër do të zhvillohet samiti i Komunitetit Politik Europian.
    Ata janë pritur në një darkë informale në kryeqytetin shqiptar nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj.
    Siç mund të dallojmë nga pamjet e pranishme është Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ai malazez Jakov Milatoviç, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryesuesja e presidencës boshnjake Željka Cvijanović dhe kryeministri i RMV, Hristijan Mickoski.
    Të pranishëm janë edhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.
    Bëhet fjalë për Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa dhe përfaqësuesen e lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas. I Pranishëm është edhe kryeministri polak, Donald Tusk.
    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas darkës informale me liderët e Ballkanit Perëndimor.
    Ajo ka shpërndarë një foto të përbashkët dhe shkruan se fakti që takimi i KPE-së mbahet për herë të parë në Ballkanin Perëndimor është simbol i fuqishëm.
    “Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Është hera e parë që mbahet në Ballkanin Perëndimor. Një simbol i fuqishëm. Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ndajmë të njëjtin kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”, shkruan ajo.

  • Samiti Europian: Rama darkë informale me krerët e BE-së dhe liderët e rajonit

    Samiti Europian: Rama darkë informale me krerët e BE-së dhe liderët e rajonit

    Në prag të Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të mbahet në Tiranë, mbrëmjen e kësaj të enjteje pritet të zhvillohet një darkë informale mes liderëve të lartë europianë dhe atyre të rajonit. Në këtë darkë do të marrin pjesë Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Këshillit Europian António Costa, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, si dhe liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
    Në kuadër të këtyre takimeve, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me homologun e tij britanik. Gjatë këtij takimi pritet të nënshkruhen dy marrëveshje të rëndësishme: Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, do të firmosë një marrëveshje mbi bashkëpunimin industrial dhe eksportet në fushën e mbrojtjes.
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, do të firmosë një marrëveshje mbi prioritetet e përbashkëta strategjike ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ndërkohë, gjatë punimeve të Samitit nesër, pritet të nënshkruhet edhe një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e shëndetësisë, e cila synon forcimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorin shëndetësor.

  • Shqipëria, kampione e Europës në ndërtim – Ekonomia mbështetet mbi sektorë jo produktivë dhe burime informale

    Shqipëria, kampione e Europës në ndërtim – Ekonomia mbështetet mbi sektorë jo produktivë dhe burime informale

    Shqipëria mban vendin e parë në Europë për peshën e ndërtimit në ekonomi, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023, ku ky sektor kontribuonte me 13.8% në vlerën e shtuar bruto, mbi dyfishin e mesatares së Bashkimit Europian (5.6%). Ky model zhvillimi, i përqendruar kryesisht në ndërtime dhe jo në sektorë prodhues, po shihet si një drejtim jo i qëndrueshëm për ekonominë shqiptare.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Pas viteve ’90, Shqipëria ka përjetuar rritje ekonomike me ritme të shpejta, por të paqëndrueshme, të mbështetura nga privatizimet, remitancat dhe ekonomia informale. Pas krizës së skemave piramidale në vitin 1997, vendi u rimëkëmb shpejt, një tipar që e ka ndjekur përgjatë dekadave, por që nuk ka sjellë struktura të qëndrueshme ekonomike.

    Ndërkohë që pesha e bujqësisë ka rënë nga 32% e PBB-së në 1995 në 15.5% në vitin 2024, Shqipëria mbetet vendi më bujqësor në Europë, sipas Eurostat, me 18.6% të vlerës së shtuar bruto që vjen nga ky sektor – në një kohë kur BE ka mesatare vetëm 1.8%. Megjithatë, ky potencial nuk është shfrytëzuar për të zhvilluar një bujqësi konkurruese, pasi një pjesë e madhe e produkteve ushqimore sigurohet nga importi.

    Industria gjithashtu mbetet e dobët, me vetëm 12.6% të vlerës së shtuar, ndër më të ulëtat në Europë. Sektorë si agropërpunimi dhe fasoneria po përballen me sfida të mëdha përballë tregjeve të hapura dhe rritjes së kostove të punës. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Një tjetër shqetësim është rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme, të cilat janë rritur 10 herë më shumë se pagat që nga viti 2014, duke e bërë pothuajse të pamundur për shtresën e mesme të blejë një banesë, ndërkohë që paga mesatare është rreth 770 euro.

    Shqetësuese mbetet edhe prania e lartë e ekonomisë informale. Forcimi i Lekut, zhvlerësimi i Euros dhe mungesa e rritjes së eksporteve përkundrejt një deficiti tregtar rekord prej 5.7 miliardë eurosh në 2024, sugjerojnë qarkullim të lartë kapitalesh jo të deklaruara.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Investimet e Huaja Direkte, ndonëse në nivele rekord (1.58 miliardë euro në 2024), janë përqendruar kryesisht në pasuri të paluajtshme dhe jo në sektorë me vlerë të shtuar, si industria apo teknologjia. Rreth 24% e tyre vijnë nga blerjet e të huajve në tregun e ndërtimit.

    Ekspertët theksojnë nevojën për një riorientim të modelit ekonomik drejt sektorëve produktivë, rritjes së konkurrueshmërisë dhe formalizimit të ekonomisë, për të shmangur varësinë nga ndërtimi dhe remitancat, dhe për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme e gjithëpërfshirëse./ MONITOR

  • Harta e riskut/ BIRN: Ja qarqet e rrezikuara nga blerja dhe ndikimi i votuesve më 11 maj

    Harta e riskut/ BIRN: Ja qarqet e rrezikuara nga blerja dhe ndikimi i votuesve më 11 maj

    Një studim i Institutit të Studimeve Politike sugjeron se qarqet e Elbasanit, Durrësit, Dibrës, Lezhës apo Fierit kanë rrezik të lartë për ndikimin e votuesve nga faktorë që lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe lidhjet klienteliste në zgjedhjet e 11 majit.
    Instituti i Studimeve Politike publikoi të enjten “Hartën e Riskut Elektoral 2025: Zonat e nxehta dhe ndikimet informale”,një studim që apelon për rrezikun e blerjes së votës dhe ndikimit të votuesve në forma klienteliste në disa qarqe, ndëra vota e Diasporës mbetet e pamonitoruar nga këto ndikime. Studimi sugjeron se edhe zgjedhjet paramentare të 11 majit 2025 paraqesin risk të lartë në disa zona, ashtu si në dy zgedhjet e mëparshme parlamentare të vitit 2017 dhe 2021.
    “Bashkia Elbasan dhe Durrës kanë koeficientin më të lartë të riskut, (87%), për shkak të ndërthurjes së shumë elementëve aty”, thuhet në studim, ku kriteret për vlerësimin e riskut janë; “ekzistenca e korrupsionit në nivele të larta, e grupeve kriminale me ndikim, lidhjeve të forta informale, nivelit të trafikimit të votës dhe rolit të individëve të fuqishëm ekonomikisht, si dhe traditës në 2-3 zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale”.
    Për të njëjtat motive renditet dhe bashkia Dibër, bashkia Lezhë, bashkia Kurbin, bashkia Shkodër dhe bashkia Fier.
    “Në disa prej këtyre bashkive ekzistojnë zona ku vota trafikohet/devijohet prej vitesh nga individë apo grupe informale me ndikim të madh politik dhe financiar,” sugjeron raporti.
    Himara, konsiderohet po ashtu një zonë me risk të lartë, por me specifika të tjera, kryesisht të lidhura me zgjedhjet e fundit lokale.
    “Kurse bashkitë e vogla si Shijaku, Bulqiza, Kukësi apo Mati kanë tipar të përbashkët ndikimin e grupeve informale apo kriminale, si dhe trafikun e infuencave,” specifikohet në raport.
    Ndërkohë, zonat me riskun më të ulët elektoral konsiderohen kryesisht zonat tradicionale të specifikave të njëjta edhe me zgjedhjet e viteve 2015-2025 si; Përmeti, Maliqi, Konispoli, Finiqi, Dimali, Gramshi, Belshi, etj..Këto zona, sipas ekspertëve që kanë hartuar raportin, nuk kanë krim të organizuar, nuk kanë individë të fuqishëm politikë dhe ekonomikë pas tyre, nuk kanë peshë të madhe elektorale dhe përbëjnë njësi vendore homogjene në përbërje dhe traditë.
    Harta e riskut elektoral është bazuar mbi tregues që lidhen me traditën e zgjedhjeve në bashkitë dhe zonat elektorale, cilësitë e kandidatëve për deputetë, rolin e grupeve kriminale në zona, rolin e biznesmenëve dhe individëve “të fortë” me ndikim në zonë, rolin e financimeve informale, votës klienteliste, trafikimit të votës, tensionet paraelektorale, rivaliteti mes partive dhe shanset për rotacion, etj..
    ISP sheh po ashtu si risk për ndikime klienteliste në votën e qytetarëve në fushatën që bëhet nga kandidatët në listat e hapura. Ky ndryshim teknik në listë, sipas studimit, ka krijuar dy fushata paralele: ajo midis partive me sistem proporcional dhe ajo brenda vetë kandidatëve të së njëjtës parti me sistem mazhoritar. “Nevoja për mandate ose mbijetesë personale (zgjedhje/rizgjedhje) ka rikthyer masivisht lidhjet informale (lidhjet kriminale, financimet informale, ndikimet e individëve që kontrollojnë zona, ndikime të oligarkëve, etj,” theksohet në raport.
    Një problematikë që ngre studimi është pamundësia për të monitoruar votën e Diasporës për këto ndikime, ndërkohë që është hera e parë që praktika e votimit nga jashtë vendit do të zbatohet në zgjedhje. Sipas ISP-së, risku i votës së diasporës mbetet i lartë, sidomos në ato pjesë të saj të kontrolluara përmes sistemit klientelist ose të patronazhimit.

  • HARTA e “zonave të kuqe” – Elbasani dhe Durrësi, atje ku ndikon krimi në zgjedhje

    HARTA e “zonave të kuqe” – Elbasani dhe Durrësi, atje ku ndikon krimi në zgjedhje

    I ftuar në A2 CNN, politologu Afrim Krasniqi, ka prezantuar Hartën e Riskut Elektoral, e cila ka funksion paralajmërues dhe orientues, si dhe është hartuar nga ekspertët e ISP-së me synimin për të prezantuar vlerësimet dhe risqet e mundshme elektorale në kuadër te zgjedhjeve parlamentare 2025. Sistemi i vlerësimit dhe krijimit të HRE është aplikuar që prej zgjedhjeve të vitit 2015, si dhe ka rezultuar i saktë.

    Sipas Krasniqit, stafi i ISP-së ka krijuar database me të dhëna për kandidatët, partitë, stafet elektorale, informale mbështetëse të kandidatëve dhe partive, biznesmenët mbështetës, ndikimet klienteliste në zona, grupet kriminale, si dhe lidhjet informale e familjare midis kandidatëve dhe zonave përkatëse. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Të dhënat e kryqëzuara ofrojnë një pasqyre të situatës në zona, si dhe ndihmojnë për të kuptuar më mirë faktorët ndikues në votim dhe natyrën e fushatës elektorale.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Zonat me riskun më të lartë për vitin 2025?

    Bashkia Elbasan dhe Durrës kanë koeficientin më të lartë te riskut, (87%), për shkak të ndërthurjes së shume elementëve aty (ekzistenca e korrupsionit ne nivele te larta, grupeve kriminale me ndikim, lidhjeve të forta informale, nivelit te trafikimit të votës dhe rolit të individëve të fuqishëm ekonomikisht, si dhe traditës në 2-3 zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale). Pas tyre dhe për të njëjtat motive vijnë bashkia Dibër, bashkia Lezhë, bashkia Kurbin, bashkia Shkodër, Fier etj.

    Zonat me riskun më të ulët elektoral janë kryesisht zonat tradicionale te specifikave të njëjta edhe me zgjedhjet e viteve 2015-2025. Të tilla janë Përmeti, Maliq, Konispol, Finiq, Dimal, Gramsh, Belsh, etj, zona të cilat nuk kanë krim te organizuar, nuk kanë individë të fuqishëm politike dhe ekonomikë pas tyre, nuk kanë peshë të madhe elektorale dhe përbëjnë njësi vendore homogjene në përbërje dhe traditë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Në zgjedhjet e Durrëst dhe Elbasanit ndikon krimi? Harta e zonave të Kuqe të 11 majit

    Në zgjedhjet e Durrëst dhe Elbasanit ndikon krimi? Harta e zonave të Kuqe të 11 majit

    I ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, Afrim Krasniqi, ka prezantuar Hartën e Riskut Elektoral, e cila ka funksion paralajmërues dhe orientues, si dhe është hartuar nga ekspertët e ISP-së me synimin për të prezantuar vlerësimet dhe risqet e mundshme elektorale në kuadër te zgjedhjeve parlamentare 2025. Sistemi i vlerësimit dhe krijimit të HRE është aplikuar që prej zgjedhjeve të vitit 2015, si dhe ka rezultuar i saktë.
    Sipas Krasniqit, stafi i ISP-së ka krijuar database me të dhëna për kandidatët, partitë, stafet elektorale, informale mbështetëse të kandidatëve dhe partive, biznesmenët mbështetës, ndikimet klienteliste në zona, grupet kriminale, si dhe lidhjet informale e familjare midis kandidatëve dhe zonave përkatëse. Të dhënat e kryqëzuara ofrojnë një pasqyre të situatës në zona, si dhe ndihmojnë për të kuptuar më mirë faktorët ndikues në votim dhe natyrën e fushatës elektorale.
    Zonat me riskun më të lartë për vitin 2025?
    Bashkia Elbasan dhe Durrës kanë koeficientin më të lartë te riskut, (87%), për shkak të ndërthurjes së shume elementëve aty (ekzistenca e korrupsionit ne nivele te larta, grupeve kriminale me ndikim, lidhjeve të forta informale, nivelit te trafikimit të votës dhe rolit të individëve të fuqishëm ekonomikisht, si dhe traditës në 2-3 zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale). Pas tyre dhe për të njëjtat motive vijnë bashkia Dibër, bashkia Lezhë, bashkia Kurbin, bashkia Shkodër, Fier etj.

    Zonat me riskun më të ulët elektoral janë kryesisht zonat tradicionale te specifikave të njëjta edhe me zgjedhjet e viteve 2015-2025. Të tilla janë Përmeti, Maliq, Konispol, Finiq, Dimal, Gramsh, Belsh, etj, zona të cilat nuk kanë krim te organizuar, nuk kanë individë të fuqishëm politike dhe ekonomikë pas tyre, nuk kanë peshë të madhe elektorale dhe përbëjnë njësi vendore homogjene në përbërje dhe traditë.