Gjatë takimit me të rinjtë në qytetin e Fierit, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, foli për programin NEXTGEN. Ai tha se ky program shënjestron problemet e rinisë që janë shkaktuar nga një qeveri që buxhetin 7.2 miliardë euro që pati në dispozicion e çoi tek 7×7-313.
Basha më tej vuri theksin në disa prej pikave, që sipas tij nuk do të lërë asnjë bir dhe bij shqiptari të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësisë ekonomike të familjeve të veta:
-Mbështetje financiare për studentët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta, përmes mbulimit 50%-100% të tarifave universitare dhe ndihmës për qira e shpenzime jetese.-Stazhe të paguara për 10 mijë studentë në vit për të lehtësuar kalimin nga shkolla në tregun e punës.-Garanci kolaterali dhe interesa të zbutura për 30 mijë çifte çdo vit për të blerë ose marrë shtëpi me qira.-Bonus për fëmijën e parë dhe të dytë pesëfish më i lartë, ndërsa për fëmijën e tretë 30 mijë euro.-Ndërtimi i katër megaqendrave IT në Tiranë-Durrës, Fier-Vlorë, Elbasan-Korçë dhe Shkodër-Lezhë, me synimin për të trajnuar 25 mijë të rinj që do të kenë të ardhura qëfillojnë nga 2 mijë euro në muaj.
Basha theksoi se programi është projektuar për t’i dhënë fund largimit të të rinjve dhe për të ndërtuar një të ardhme të sigurt në Shqipëri.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Janë disa aspekte të programit që shënjestrojnë problemet e rinisë. Problemi i parë, arrin çdo i ri dhe e re të studiojë atë që do? Sigurisht që jo. 1/3 e të rinjve që duan të marrin një profesion, të bëjnë një shkollë të lartë profesionale, pa leje më arsimin shkencor, nuk arrijnë dot për shkak të të ardhurave të familjes. Një vend me 7.2 miliardë euro shpenzime në vit nuk ka më asnjë justifikim përveçse korrupsionit, hajdutërisë dhe mungesës së vizionit. Ndaj angazhimi ynë i parë është që me buxhetin e parë të qeverisë së ardhshme nuk do të ketë bir dhe bij shqiptari të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësisë ekonomike të familjeve të veta. Dhe kjo parashikon si ardhjen në ndihmë me pagesën 50%-100% të taksës universitare, ashtu dhe pagesat mujore për ata që janë në nevojë ekstreme ekonomike për të paguar qeranë dhe shpenzimet mujore të jetesës gjatë studimeve. Për 10 mijë më të mirët çdo vit do të garantojmë stazhe të paguara nga qeveria, me një pagesë minimale, por që do të ofrojë një urë kalimi nga universiteti, nga studimi tek tregu i punës. Për çdiftet e reja, për 30 mijë prej tyre çdo vite do të ofrojmë garanci kolaterali dhe interesa të zbutura dhe të zeruara që të kenë mundësi të blejnë apo të marrin me qera strehën e tyre të parë dhe të themelojnë familjen e tyre. Natyrisht politikat në mbështetje të familjes, bonusi për beben e parë dhe të dytë, 5-fish i asaj që është sot dhe bonusi për beben e tretë 30 mijë euro. Targetojmë po kështu çiftet e reja, por targetojmë edhe katastrofën demokrafike që na ka servirur keqqeverisja dhe korrupsioni i Edi Ramës me zbrazjen e Shqipërisë, me largimin e të rinjve, me pamundësinë dhe rritjen e moshës së martesës dhe bërjes me fëmij të rinisë shqiptare. Por tani dua të kthehem tek një nga politikat tona kryesore për rininë, për Shqipërinë, për të nesërmen, tek investimi ynë i parë për nga volumi, domethënë për nga paratë që do të harxhojmë, nuk ka investim më të madh sesa investimi në teknlologjinë e informacionit që ne e kemi diskutuar me ekspertë të huaj. Me katër megaqendra të Teknologjisë së Informacionit, të shtrira në akset Fier-Vlorë, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë dhe Shkodër-Lezhë. Ku do të angazhojmë ekspertët më të mirë në Europë, në SHBA dhe Britaninë e Madhe, jo vetëm për të trajnuar rininë, por edhe për të trajnuar trajnuesit e ardhshmëm. Që ne të arrijmë të ecim me hapin e kohës, pse jo t’ia marrim dhe në kthesë komshinjve rajonal. Pra, me fjalën më të fundit të asaj që quhej deri dje ekonomia e të ardhmes, por që në fakt e ardhmja ka trokitur dhe është ekonomia e të sotmes. Akoma pa arritur këtë stad që ne synojmë me këtë lloj trajnimi, pagat në sektorin e Teknologjisë së Informacionit, ju e dini fare mirë, kanë arritur nivele 1500, 1800, 2000 mijë euro mesatare dhe deri 5 mijë, 6 mijë në nivele të larta. Synimi ynë është që të rinjtë dhe të rejat shqiptare që përvetësojnë teknologjinë e informacionit, 25 mijë të rinj e të reja në krye të katër viteve të hyjnë në këtë treg me të ardhura minimale prej 2 mijë eurosh e deri në 8 mijë euro, të punojnë këtu në vendin e tyre në vend që të largohen.4, Koalicioni Euroatlantik është i vetmi që me të njëjtin model që ju ka sjell kandidaturat, me të njëjtin model ka dhe programin, Kandidaturat reflektojnë vizionin tonë që është në programin tonë.
Tag: informacionit
-

“Ne nuk riciklojmë të vjetrën e korruptuar, ne ndërtojmë të ardhmen”, Basha: NEXTGEN, programi për të ndalur…
-

“Kur ke hallin e shokëve te 7×7=313, nuk e kupton çfarë do rinia”, Basha me të rinjtë në Elbasan: Do të ndërtojmë 4…
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me të rinj në Elbasan, së bashku me kandidatët Endri Hasa dhe Mirela Karabina, Aldi Lekaj, Naim Meta dhe Desard Muzhaqi. Në fjalën e tij, Basha theksoi rëndësinë e teknologjisë së informacionit në zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e vendit.
Ai theksoi mungesën e investimeve nga qeveria aktuale në këtë fushë, duke u shprehur se fakultetet shqiptare për këtë degë ende mësojnë me shkumës dhe dërrasë. Basha tha se Shqipëria po humbet një mundësi të madhe për shkak të mosinvestimit në teknologji, ndërsa tha se kryeministri e përdor vetëm për retorikë aty ku i dhemb plaga dhe thotë do ta luftoj korrupsionin me inteligjencë artificiale.
Në këtë kuadër, ai prezantoi një nga angazhimet kryesore të programit të Koalicionit Euroatlantik, si ndërtimin e katër qendrave të mëdha të teknologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale dhe robotikës në akset kryesore të vendit, me synimin në krye të katër viteve të jenë 25 mijë profesionistë të këtë fushë me paga që nisin nga 2 mijë euro. Basha u shpreh se ky është një investim strategjik për të ardhmen e vendit, që jo vetëm do sjellë të ardhura të larta, por do forcojë shtresën e mesme dhe demokracinë në Shqipëri.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Ajo që po vjen është transformimi më i madh në 2 mijë vjet i stilit të jetesës, imundësive njerëzore, i dinamikës në jetën e përditshme. Një pjesë e madhe e proceseve që sot kryhen nga njerëzit, do merren përsipër nga teknologjia. Gara që po bëhet në botë është kush do ta kontrolljë dhe deminojë këtë. Thelbi i konfliktit që po ndodh midis botës perëndimore dhe pjesës tjetër, midis SHBA-së dhe Kinës dhe gjithçka tjetër luhet në periferi të kësaj, është për dominimin e teknologjisë së informacionit. Avantazhi i kësaj situate për ne, është që ky treg është i pangopur për ekspertë dhe profesionist të fushës së teknologjisë së informacionit. Sot që flasim, janë mbi 10 mijë të rinj që janë larguar 5-6 vitet e fundit dhe janë punësuar në Europën perëndimore nnë këtë sektor. Sot që flasim, kërkesa vetëm në Europën perëndimore për profesionistë në këtë sektor rritet me 90 mijë çdo 3 muaj. Rrogat në Europën perëndimore për profesionistët në këtë fushë fillojnë nga 6 mijë euro në muaj. Rrogat në Shqipëri për nivelin fillestar filojnë nga 2 mijë euro në muaj. Shkojnë deri në 8 mijë, 10 mijë, 12 mijë në qoftë se ngrihesh në nivelin menaxherial. Mirëpo ne nuk e korrim dot këtë avantazh, sepse ato pak fakultete informatike që kemi 90% të mësimit e japin akoma me shkumës dhe dërrasa. Se nuk ka pasur investim në këtë fushë. Roli kryesor i qeverisë është të parashikojë dhe të investojë për të ecur me parashikimet e të ardhmes. Vetëm qeveria e Tiranës nuk merret me këtë punë, flet por nuk bën asgjë. Vjet kanë harxhuar 7.2 miliardë euro sa kanë harxhuar për teknologjinë e informacionit? Flet ky, aty ku i dhemb plaga thotë do ta luftoj korrupsionin me inteligjencë artificiale. Tenderat do t’i bëjë inteligjenca artificiale, a thu se këto që problemi i korrupsionit paska qenë inteligjenca njerëzore. Problemi i korrupsionit është hajdutëria. Dhe është ajo hajdutëri që nuk e ka lejuar të investojë. Se kjo është diçka që duhet të investojë qeveria, duihet t’i ndez motorët qeveria që pastaj t’i mbledhi sektori privat.
Çfarë dua të them? Angazhimi ynë kryesor montetar në programin tonë për katër vitet e ardhshme është ngritja e katër qendrave të mëdha të Tekonologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale dhe robotikës në akset Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Shkodër-Lezhë dhe Vlorë-Fier. Objektivi në krye të katër viteve ne të nxjerim 25 mijë profesionistë të trajnuar nga më të mirët që ka Europa, Amerika dhe Britania që një pjesë e tyre janë shqiptarë. Prandaj me një investim të tillë, që nuk është i lirë, është investim i madh, ne arrijmë disa objektiva në të njëjtën kohë: fusim 25 mijë të rinj dhe të reja në këtë treg që sot është pothuajse inekzistentnë Shqipëri. I japim një sinjal Europës, Amerikës, botës perëndimore që këtu mund të vini të investoni sepse ne kemi dhe rininë, por dhe një qeveri që ka vizionin dhe vullnetin që të investojë në këtë fushë, të sjellim të ardhura shumë të larta përmes teknologjisë së informacionit dhe të krijojmë bazën për një shtresë të mesme që është garanci edhe për demokracinë edhe për mirëqenien. Kështu që e para dhe kryesorja është që në këtë vend, në Elbasan e kudo në Shqipëri po të kesh vizion dhe po të kesh vullnetin ta zbatosh këtë vizion, Shqipëria e ka të hapur të kapërcejë këtë hendek të madh. Edhe të vihet dhe ajo krah për krah me vendet e tjera që po ndjekin këto zhvillime. Sigurisht po ta kesh mendjen tek shokët tek 7×7-313, t’i çosh lekët atje, po ta kesh mendjen të riciklosh Ilir Metën, Elvis Roshin, as nuk arrin dot ta kuptosh se çfarë do rinia e jo më pastaj të realizosh programe të tilla. Ne jemi te 4 vetëm për një arsye, të bëjmë gjithçka për t’i shërbyerkëtij vendi. -

Rama në kompaninë e teknologjisë së informacionit: 300 të punësuar në Shqipëri dhe 200 në Kosovë e Maqedoni
“RITECH” një oaz fantastik që kurrë s’do e shihni dot në pasqyrat e moçaleve mediatike; një kompani model e zhvillimit të teknologjisë së informacionit, me 300 të punësuar në Shqipëri dhe 200 në Kosovë e Maqedoni, 100% vajza e djem shqiptarë, mosha mesatare rreth 30 vjeç dhe paga mesatare 2500 euro.Në bazën e kompanisë në Selitë punohet për Amerikën dhe Europën, nga menaxhimi i porteve në Shtetet e Bashkuara, tek ai i parkingjeve në Kanada dhe deri në Gjermani ku Ritech punon me globalen gjermane Siemens e me radhë”, shprehet kryeministri Edi Rama.
-

Ambasada amerikane thirrje qytetarëve shqitparë: Mos shkoni në agjenci për një vizë, kushtojnë…
Ambasada e SHBA në vendin tonë ka vazhduar me fushatën sensibilizuese për një udhëtim të rregullt në Amerikë.
Madje ambasada këshillon që për të marrë një vizë duhet të aplikoni online me një kosto prej 185 dollarë dhe jo përmes agjencive, të cilar marrin deri në 700 dollarë.Gabimet – thotë ambasada – mund të çojnë në refuzim të aplikimit dhe dhënia e informacionit të rremë mund të parandalojë udhëtimin tuaj në të ardhmen.
“MOS u mbështetni te një agjenci për të plotësuar saktë aplikimin tuaj. Gabimet mund të çojnë në refuzim të aplikimit tuaj dhe dhënia e informacionit të rremë mund të parandalojë udhëtimin tuaj në të ardhmen. Mbroni veten dhe të dhënat tuaja ndërsa kurseni para – shmangni agjentin e vizave dhe aplikoni vetë online për një vizë amerikane. Mos harroni, Ambasada e ShBA në Tiranë është i vetmi burim zyrtar i informacionit për vizat e ShBA në Shqipëri dhe ne e ofrojmë këtë falas”, thuhet në njoftimin e ambasadës. -

Berisha premton të “zhbëjë” e-Albania: Është bërë si telefon i prishur. Të plas shpirtin! Do rikthejmë zyrat për qytetarët
Sali Berisha premtoi rikthimin e zyrave të informacionit, pasi sipas tij platforma E-albania nuk funksionon.
Gjatë një takimi me banorët në Baldushk, Berisha tha se E-albania është bërë si një telefon i prishur që nuk të jep asnjë shërbim.
Ai tha se kjo platformë do të modernizohet, por edhe zyrat e informacionit do të jenë prezente për qytetarët.
“Sot kanë hequr qindra punonjës që kanë qenë në zyra për të informuar, për të orientuar qytetarët, gjoja me E-albania.
E-Albania është bërë si telefon i prishur, një telefon që nuk bie kurrë. Bjeri sa të duash, kliko aty, por ajo të plas shpirtin dhe nuk të jep shërbimin. Ne do të rikthejmë zyrat e informacionit, zyrat e takimit me qytetarët, zyrat e informacionit në mënyrë që qytetarët të marrin shërbimit dhe informacionet që duan.
Ky i zhduku këto dhe preu cdo lidhje me qytetarin. Klikimi në E-albania të do shumë kohë, ose nuk përgjigjet fare.
E-albania do të modernizohet, por pavarësisht kësaj ne do të hapim zyrat e pritjes për qytetarët”, tha kryetari i PD-së. -

‘Do të rikthejmë zyrat e informacionit’, Berisha: E-Albania është si një telefon i prishur, të plas shpirtin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar rikthimin e zyrave të informacionit, duke kritikuar ashpër platformën shtetërore e-Albania. Gjatë një takimi me banorët e Baldushkut, ai deklaroi se kjo platformë nuk funksionon siç duhet dhe ka shkaktuar një shkëputje të qytetarëve nga shërbimet publike.
“Sot kanë hequr qindra punonjës që informonin dhe orientonin qytetarët, gjoja në emër të e-Albania. Kjo platformë është bërë si një telefon i prishur që nuk të jep asnjë shërbim. Klikimi aty të merr shumë kohë, ose nuk përgjigjet fare. Ne do të rikthejmë zyrat e informacionit dhe takimit me qytetarët, për të garantuar marrjen e shërbimeve që ata kanë nevojë,” – u shpreh Berisha.
Ai premtoi modernizimin e e-Albania, por njëkohësisht theksoi nevojën për një sistem paralel fizik të shërbimeve, duke argumentuar se qytetarët duhet të kenë akses të drejtpërdrejtë tek informacioni dhe ndihma administrative. Sipas tij, qeveria aktuale ka “prerë çdo lidhje me qytetarët” duke eliminuar zyrat fizike të shërbimeve publike.
Këto deklarata vijnë si pjesë e programit politik të opozitës, e cila ka shprehur vazhdimisht kritika për mënyrën se si funksionojnë shërbimet digjitale në Shqipëri.
