Prokuroria e Beratit njoftoi të martën vendosjen nën akuzë të ish-drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, Aleksandër Shulla, për marrje në mënyrë të paligjshme të sekreteve shtetërore që zotëronte institucioni që kishte drejtuar.
Shulla akuzohet gjithashtu për mbajtjen pa leje të municioneve luftarake, ndërsa djali i tij, Pandeli Shulla akuzohet për organizimin dhe ushtrimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, hetimi filloi në vitin 2023 me dyshimin se në lokalin e Shullës po zhvilloheshin lojëra fati në kundërshtim me ligjin. Gjatë një kontrolli u gjetën kompjutera të markave të ndryshme, në ekranet e të cilëve janë shfaqur lojëra online të ngjashme me ato të Adex Casino.
Në vijim të këtyre hetimeve, është ushtruar kontroll dhe në banesën e babait të Pandeli Shullës, ku janë gjetur një krehër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë të paplasur, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.
Në njoftim thuhet se, Aleksandër Shulla, i cili më parë ka mbajtur funksionin e Drejtorit të Shërbimit Informativ Berat, ka shpjeguar gjatë marrjes së deklarimeve se në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin, por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë. Ai ka sqaruar se, fishekët u përkasin armëve të vjetra që i ka gjetur te godina e vjetër e SHIK-ut dhe i ka marrë si souvenir, ndërkohë që më vonë i ka harruar në banesën e tij.
Por, nga verifikimet e kryera prej prokurorisë, ka rezultuar se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucionin e SHISH-it. Ndërkohë që nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy nga materialet e ndodhura në USB-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme.
Prokuroria vëren se kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH. Sipas organit të akuzës, marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.
Hetuesit e çështjes kanë arritur në përfundimin se është provuar se i pandehuri Aleksandër Shulla ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror. Këto të dhëna i janë besuar për shkak të detyrës.
Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, dhe përhapja e tyre në dy USB brenda në banesën e të pandehurit, kur ai nuk ushtronte më as detyrën e punonjësit të SHISH, çmohet se përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar./ BIRN
Tag: informacionit
-

BIRN: Ish-drejtori i SHISH në Berat akuzohet se mori dokumente sekrete nga institucioni
-

Pse u tha familjarëve “po më arrestojnë”? Ish zv.drejtori i AKSHI-t pritet të merret sërish në pyetje
Daniel Shima pritet te merret serish ne pyetje ditën e sotme për të shpjeguar të gjithë itinerarin e ditës së djeshme dhe humbjen e kontakteve për 10 orë.
Ish-zv.drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima është kthyer gjatë natës në banesë pasi u denoncua i zhdukur nga familjarët.
Ai pretendon se ka qenë në jug të vendit ku ishte larguar pas një konflikti që kishte pasur me partneren e tij.
Familjarët bënë kallëzim në komisariatin nr.1 në Tiranë rreth orës 17:00 për humbjen e kontakteve më të.
AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), është një institucion publik, që merret me zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve dixhitale shtetërore; shërbimet online për qytetarët dhe bizneset; sigurinë dhe integrimin e sistemeve të informacionit të administratës publike.
Shima ka qenë zv.drejtor për katër vite, teksa ka marrë pjesë në prokurimet publike që ky institucion ka bërë.
Pasi është larguar nga kjo detyrë një vit më parë, ai është marrë me biznes privat. 34-vjeçari është pyetur edhe në SPAK për tenderat e AKSHI. -

U zhduk apo u arrestua? Policia jep detaje për ish-zv.drejtorin e AKSHI-t që shokoi familjarët dhe qytetin
Policia ka dhënë detaje në lidhje me zhdukjen e ish- zëvendës drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Blutë bëjnë me dije se Daniel Shima u paraqit në kokisariat në orën 2 pas mensate, ndërsa ka deklaruars e është larguar me dëshirë.
Deklaratë kjo që bie ndesh me mesazhin e fundit që u dërgoi familjarëve para se të humbte kontaktet, ku shkruante “Po më arrestojnë”.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen ekontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimine policisë. -

Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, kthehet në shtëpi
Pas disa orësh mungesë që alarmuan familjarët dhe policinë, ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është rikthyer në banesë mbrëmjen e së mërkurës.
Familjarët ngritën alarmin pasditen e djeshme, pasi humbën çdo kontakt me të. Ishte nëna e tij ajo që bëri denoncimin në Komisariatin nr. 1, duke shprehur shqetësimin se i biri mund të ishte arrestuar. Dyshimet u ushqyen nga një mesazh që Shima i kishte dërguar një të njohuri, ku aludonte se po merrej nga policia.Nga verifikimet e kryera nga uniformat blu rezultoi se nuk kishte asnjë procedurë apo urdhër-arrest në ngarkim të tij. Pas disa orësh, Shima u shfaq vetë dhe deklaroi se ishte larguar drejt jugut të vendit, pas një konflikti me partneren e tij.
Ai nuk dha sqarime të mëtejshme mbi mesazhin e çuditshëm që alarmoi familjen, ndërkohë që policia konfirmoi se po vijon të hetojë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, jo vetëm për shkak të panikut të krijuar, por edhe për funksionin e mëparshëm publik të Shimas në një nga institucionet më të rëndësishme të teknologjisë së informacionit në vend. -

U denoncua nga familjarët si i zhdukur/ Ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima kthehet gjatë natës në banesë
Ish-zv.drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima është kthyer gjatë natës në banesë pasi u denoncua i zhdukur nga familjarët.
“Nuk kam asnjë pretendim”, tha ai për uniformat blu, sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat.
Familjarët bënë kallëzim në komisariatin nr.1 në Tiranë rreth orës 17:00 për humbjen e kontakteve më të.
AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), është një institucion publik, që merret me zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve dixhitale shtetërore; shërbimet online për qytetarët dhe bizneset; sigurinë dhe integrimin e sistemeve të informacionit të administratës publike.
Shima ka qenë zv.drejtor për katër vite, teksa ka marrë pjesë në prokurimet publike që ky institucion ka bërë.
Pasi është larguar nga kjo detyrë një vit më parë, ai është marrë me biznes privat. 34-vjeçari është pyetur edhe në SPAK për tenderat e AKSHI.Top Channel
-

U denoncua i zhdukur! Kthehet pranë familjes Daniel Shima, ish-zv.drejtori i AKSH: Bëra sherr me të dashurën, ika në jug
Daniel Shima
TIRANË-Pas gati 10 orësh i zhdukur pa gjurmë, ish-zv. drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima, është kthyer pranë familjes. Shima ka pretenduar se u largua në jug të vendit pas një sherri që ka pasur me të dashurën e tij. Por, ish-zv.drejtori i AKSH-it nuk ka shpjeguar pse dërgoi mesazh familjarëve që po e arrestonin. Arsyet se përse njoftoi partneren se po arrestohej dhe ndërpreu kontaktet më pas me të, janë duke u hetuar nga policia.
Por çfarë ndodhi
Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, u denoncuar i humbur nga familjarët e tij mbrëmjen e djeshme (20 gusht). E gjithë ngjarja ndodhi në mes të kryeqytetit, ku mësohet se Shima ishte nisur për të marrë partneren tij, e cila jeton te Liqeni i Thatë. Në këtë moment, Shima i ka thënë se është ndaluar nga policia dhe është arrestuar. Pas këtij momenti, nuk dihej më asnjë informacion për fatin e tij, derisa u rikthye vetë.Shima ka qenë ish-zv/ drejtor i AKSHI-t, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, një ndër zyrtarët më të lartë të kësaj agjencie, direkt pas drejtueses Mirlinda Karçanaj. Në fakt, Daniel Shima ka qenë deri pak muaj më parë numri 2 i AKSHIT, por vetëm deri pak muaj më parë, pasi ditën që shefja e tij Mirlinda Karçanaj u thirr në Prokurorinë e Posaçme, ai u shkarkua.
Drejtuesja e agjencisë më të rëndësishme për menaxhimin dhe përmirësimin e sistemeve të teknologjisë dhe informacionit në institucionet shtetërore shqiptare, është marrë për disa orë në pyetje më 19 Mars 2024 në ambientet e SPAK dhe menjëherë pas daljes prej atje, është kthyer në zyrë dhe ka firmosur shkarkimin e Daniel Shimës./ZËRI -

Familja e denoncoi si të zhdukur, kthehet në banesë Daniel Shima: Vajta në jug pas sherrit me të dashurën
Ish-zv.drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima është kthyer gjatë natës në banesë pasi u denoncua i zhdukur nga familjarët.
“Nuk kam asnjë pretendim”, tha ai për uniformat blu.
Gjatë deklarimeve që Shima ka dhënë pas rikthimit ka pohuar se ishte larguar në jug të vendit, pas një sherri që kishte pasur me të dashurën e tij, por pa dhënë shpjegime lidhur me mesazhin e dhënë familjes se po e arrestonte policia.
Familjarët bënë kallëzim në komisariatin nr.1 në Tiranë rreth orës 17:00 për humbjen e kontakteve më të.
AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), është një institucion publik, që merret me zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve dixhitale shtetërore; shërbimet online për qytetarët dhe bizneset; sigurinë dhe integrimin e sistemeve të informacionit të administratës publike.
Shima ka qenë zv.drejtor për katër vite, teksa ka marrë pjesë në prokurimet publike që ky institucion ka bërë.
Pasi është larguar nga kjo detyrë një vit më parë, ai është marrë me biznes privat. 34-vjeçari është pyetur edhe në SPAK për tenderat e AKSHI. -

U denoncua nga familjarët si i zhdukur, kush është Daniel Shima? Roli që kishte prej më shumë se 4 vitesh te AKSHI
Familjarët e ish-zv.drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima, kanë bërë kallëzim në komisariatin nr.1 në Tiranë për humbjen e kontakteve më të.
Denoncimi është bërë ditën e sotme, ndërsa nuk dihen rrethanat.
“Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.
Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”, njofton policia.
AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), është një institucion publik, që merret me zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve dixhitale shtetërore; shërbimet online për qytetarët dhe bizneset; sigurinë dhe integrimin e sistemeve të informacionit të administratës publike.
Shima ka qenë zv.drejtor për katër vite, teksa ka marrë pjesë në prokurimet publike që ky institucion ka bërë.
Pasi është larguar nga kjo detyrë një vit më parë, ai është marrë me biznes privat. 34-vjeçari është pyetur edhe në SPAK për tenderat e AKSHI.Top Channel
-

U denoncua si i zhdukur, kush është Daniel Shima? Roli që kishte prej më shumë se 4 vitesh te AKSHI
Familjarët e ish-zv.drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima, kanë bërë kallëzim në komisariatin nr.1 në Tiranë për humbjen e kontakteve më të.
Denoncimi është bërë ditën e sotme, ndërsa nuk dihen rrethanat.
“Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.
Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”, njofton policia.
AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), është një institucion publik, që merret me zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve dixhitale shtetërore; shërbimet online për qytetarët dhe bizneset; sigurinë dhe integrimin e sistemeve të informacionit të administratës publike.
Shima ka qenë zv.drejtor për katër vite, teksa ka marrë pjesë në prokurimet publike që ky institucion ka bërë.
Pasi është larguar nga kjo detyrë një vit më parë, ai është marrë me biznes privat. 34-vjeçari është pyetur edhe në SPAK për tenderat e AKSHI. -

Familjarët e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t denoncojnë në polici zhdukjen e tij
Familjarët e ish-zv.drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima, ka bërë kallëzim në komisariatin nr.1 në Tiranë për humbjen e kontakteve më të.
Denoncimi është bërë ditën e sotme, ndërsa nuk dihen rrethanat.
“Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.
Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”, njofton policia.
AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), është një institucion publik, që merret me zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve dixhitale shtetërore; shërbimet online për qytetarët dhe bizneset; sigurinë dhe integrimin e sistemeve të informacionit të administratës publike.Top Channel