Tag: informacione

  • Plas skandali në Maqedoni: Arrestohet roja i kryeministrit Mickoski, jepte informacione konfidenciale tek grupet kriminale

    Plas skandali në Maqedoni: Arrestohet roja i kryeministrit Mickoski, jepte informacione konfidenciale tek grupet kriminale

    Një skandal ka përfshirë Maqedoninë e Veriut! Sot në mëngjes është arrestuar pjesëtari i sigurimit të kryeministrit, Hristijan Mickoski.

    Angel Samarakov, ish-punonjës i Ministrisë së Punëve të Brenshme është kapur duke dhënë informacione konfidenciale disa personave në lagjen e Shkupit, “Grcec”.

    Lagje, e cila njihet për praninë e grupeve të krimit të organizuar. Informacioni u konfirmua nga Ministria e Brendshme pasi disa media vendase filluan që të spekulonin.

    Samarakov është kapur në flagrancë duke u dhënë informacione konfidenciale disa personave që ende nuk janë identifikuar. Po ashtu, nuk dihet se çfarë informacioni u ka dhënë dhe nëse ka lidhje me kreun e qeverisë.

    Por, kjo nuk është hera e parë që një pjesëtar i sigurimit të Mickoskit përfshihet në një incident të rëndë. Vetëm pak muaj më parë, shefi i sigurimit të tij, Ivica B., ka sulmuar fizikisht një koleg polic, i cili ishte në detyrë në orët e para të mëngjesit.

    E gjitha ndodhi kur Policia u fut për kontroll në një lokal të njohur të Shkupit, që dyshohet se ishte bazë për trafikun e drogës.

    Ivica B., i cili ishte i pranishëm në lokal, tentoi të prishte aksionin dhe sulmoi kolegun.

  • SKANDAL në Shkup! Arrestohet roja i kryeministrit Mickoski, jepte informacione konfidenciale tek grupet kriminale

    SKANDAL në Shkup! Arrestohet roja i kryeministrit Mickoski, jepte informacione konfidenciale tek grupet kriminale

    Hristijan Mickoski

    SHKUP- Një skandal ka përfshirë Maqedoninë e Veriut! Sot në mëngjes është arrestuar pjesëtari i sigurimit të kryeministrit, Hristijan Mickoski. Angel Samarakov, ish-punonjës i Ministrisë së Punëve të Brenshme është kapur duke dhënë informacione konfidenciale disa personave në lagjen e Shkupit, “Grcec”. Lagje, e cila njihet për praninë e grupeve të krimit të organizuar. Informacioni u konfirmua nga Ministria e Brendshme pasi disa media vendase filluan që të spekulonin.
    Samarakov është kapur në flagrancë duke u dhënë informacione konfidenciale disa personave që ende nuk janë identifikuar. Po ashtu, nuk dihet se çfarë informacioni u ka dhënë dhe nëse ka lidhje me kreun e qeverisë.
    Por, kjo nuk është hera e parë që një pjesëtar i sigurimit të Mickoskit përfshihet në një incident të rëndë. Vetëm pak muaj më parë, shefi i sigurimit të tij, Ivica B., ka sulmuar fizikisht një koleg polic, i cili ishte në detyrë në orët e para të mëngjesit. E gjitha ndodhi kur Policia u fut për kontroll në një lokal të njohur të Shkupit, që dyshohet se ishte bazë për trafikun e drogës.
    Ivica B., i cili ishte i pranishëm në lokal, tentoi të prishte aksionin dhe sulmoi kolegun./ZËRI

  • Cilat informacione nuk duhet t’i ndani kurrë me ChatGPT?

    Cilat informacione nuk duhet t’i ndani kurrë me ChatGPT?

    Prania e ChatGPT dhe chatbot-eve të tjerë po bëhet gjithnjë e më e pranishme në jetën e përditshme të përdoruesve, me shumë prej tyre që mbështeten në këto sisteme për një gamë të gjerë temash.
    Por, ndërsa njerëzit mësojnë nga këto sisteme, ata shpesh ndajnë informacion të ndjeshëm, që mund të sjellë rreziqe për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave.Ekspertët në fushën e inteligjencës artificiale paralajmërojnë se, ndonëse chatbot-et mund të ofrojnë përgjigje të sakta dhe të shpejta, ka disa lloje informacioni që nuk duhet të ndahen kurrë me këto sisteme.
    Kjo është për arsye të privatësisë dhe mundësisë për keqpërdorim të të dhënave.
    Kompanitë që zhvillojnë teknologji të tillë, përfshirë OpenAI dhe Google, gjithashtu e theksojnë këtë çështje.
    OpenAI u kërkon përdoruesve të mos ndajnë informacion të ndjeshëm, ndërsa Google i kujton përdoruesve të Gemini të mos vendosin të dhëna konfidenciale që nuk do të donin t’i shihte askush.
    Sipas ekspertëve, këto janë pesë kategori informacioni që nuk duhet të ndahen me chatbot-et:
    Informacion personal identifikimi: Numrat e identitetit, pasaportës, tatimorë, data e lindjes, adresa dhe numri i telefonit.
    Të dhëna mjekësore: Teste mjekësore ose informacione personale të lidhura me shëndetin.