Tag: informacione

  • Seanca për atentatin ndaj Ndojës, Alibej: E dija se pas qëndronte Plaurent Dervishaj, më tha se i kishin kërkuar…

    Seanca për atentatin ndaj Ndojës, Alibej: E dija se pas qëndronte Plaurent Dervishaj, më tha se i kishin kërkuar…

    Erjon Alibej, i cili po dëshmon në gjyqin në GJKKO për atentatin ndaj Arjan Ndojës në vitin 2019, thotë se e dinte se pas kësaj ngjarjeje qëndronte Plaurent Dervishaj. Ai zbulon edhe bisedat me Dervishajn,  i cili sipas tij, i kishte thënë se Redjan Rraja kishte dashur që të futej në automjet për të marrë pjesë në atentat. Alibej thekson gjithashtu se kishin informacione se atentatin e kishte bërë edhe Lul Berisha, ndërsa shton se informacione merrte edhe nga një punonjës policie në Elbasan, me të cilin komunikonte në Sky dhe EnchroChat. Përmend gjithashtu se si Plaurenti kujdesej pasi donin ta vrisnin me snajper te një lokal te Vollga. Mes të tjerash, ai deklaroi se Dervishaj planifikonte një tjetër atentat ndaj Ndojës pasi i shpëtoi sulmit të parë.
    Synimi ishte që ta ekzekutonte në një lokal te Gjiri i Lalzit, ku ish prokurori e frekuentonte shpesh. “Me Plaurentin nuk më lidhte asgjë. Plaurentit me vonë i ndodhi një atentat dhe unë interesohesha me Plarentin si për hallet e mia. Dhe ia përcillja të gjitha të dhënat. Na vinin fjalë se atentati që i kishin bërë, me thonin e ka bërë Lul Berisha. Unë ia thashë ta gjykojë vetë këtë informacion. Më vinin dhe informacione për hallet e mia. I kam dërguar edhe në sistemin TIMS foton e njërit me mbiemër Kabashi. Kam patur një punonjës policie gjatë gjithë periudhës që më jepte të dhëna gjithë kohën. Ka qenë punonjës policie në Elbasan. Punonjësit ia shpërbleja ndihmën. E pajisa dhe me Sky dhe me EnchroChat. Ia bëja unë rimbushjen. Rimbushja ka qenë 600 € në atë periudhë. Redjan Rrajën e kam dëgjuar përherë të parë në televizor. E dija që pas atentatit të prokurorit Arjan Ndoja ishte Plaurent Dervishaj. Pas atentatit të prokurorit, kemi biseduar gjatë.
    U zbulua shpejt si ngjarje, sepse personat që bënë atentatit kishin lënë syze, nuk i kishin djegur makinat, ishin trembur kur kishin disa persona afër dhe gabuan. Më thotë Plaurenti që e kam shok të ngushtë Redjan Rrajën, dhe donte të futej në makinë me zor që të merrte pjesë dhe ai. Plaurenti më thotë që jam duke u interesuar për të fshirë provat në laborator. Më tha që i kishin kërkuar 300 mijë € dhe po priste përgjigje. Kjo ka qenë pjesa kur Redjan Rraja është përmendur për herë të parë. Unë i dërgoja informacione Plarentin, sepse në atë periudhë donin të me ekzekutonin me snajper. Por atë në atë kohë, donin të vrisnin edhe Plarentin me snajper te një lokal të Vollga. I thashë bëj kujdes. Kur shpëtoi prokurori, diskutova me Plaurentin që Arjan Ndoja shkonte në një lokal në Gjirin e Lalzit dhe fliste që po përgatitej ta godiste atje. Aleksandër Lahon nuk e mbaj mend mirë, Plaurenti nuk e llogariste fare. Fliste gjithmonë, thonte janë mbyll fare. E kishte te prokurori fokusin”, ka dëshmuar Alibej.
     

  • “Krimi elektoral nuk mund të normalizohet”/ Balliu: Kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por…

    “Krimi elektoral nuk mund të normalizohet”/ Balliu: Kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por…

    Ai bën thirrje për reflektim të thellë mbi rrezikun e normalizimit të krimit elektoral, duke e cilësuar atë si një nga aktet më të rënda që i bëhen demokracisë.
    “Unë kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por nuk mund t’i them të gjitha, pasi disa prej tyre nuk i kam të provuara,” deklaroi Klevis Balliu.
    Ai shtoi se për të, pavarësisht përkatësisë politike të individëve të përfshirë, parimi i transparencës dhe ndëshkimit të shkelësve të ligjit duhet të jetë i padiskutueshëm.
    Klevis Balliu: Unë kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por nuk mund ti them të gjitha pasi disa prej tyre nuk i kam të provuara. Pavarësisht se kush është personi qoftë demokrat apo socialit që do kishte abuzuar me zgjedhjet unë do ti dilja në krah. Por duhet një fakt dhe një provë. Ka zero rëndësi nëse është edhe mik im Alimehmeti që mund të ketë abuzuar. Hajde denoncoje dhe do të mbështes. Në po flasim për prova që janë të pakundërshtueshme.
    Shikoni sa lehtë po normalizohemi me krimin elektoral. Nuk ka krim më të madh ti bëjmë kombin sesa të normalizohemi me krimin elektoral.

  • Dyshohet se i ofroi informacione sekrete një qeverie të huaj, përfundon në pranga punonjësi i Pentagonit

    Dyshohet se i ofroi informacione sekrete një qeverie të huaj, përfundon në pranga punonjësi i Pentagonit

    Një specialist i IT-së në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes të SHBA-së është arrestuar për dyshimin se është përpjekur t’i ofrojë informacion të klasifikuar një qeverie të huaj, duke përmendur kundërshtimin e tij ndaj politikave të Presidentit Donald Trump, sipas Departamentit të Drejtësisë.

    Nathan Vilas Laatsch, 28 vjeç, nga Aleksandria, Virxhinia, u akuzua të enjten për përpjekje për të ndarë informacion të klasifikuar me dikë që ai besonte se përfaqësonte një qeveri të huaj. Ai u ndalua pas një operacioni të FBI-së.

    Laatsch, i cili ka punuar si specialist i IT-së në Divizionin e Kërcënimeve nga Brendësia të DIA-s që nga viti 2019, dyshohet se shprehu qëllimin për të ndarë materiale të klasifikuara për shkak të dallimeve ideologjike me administratën Trump.

    “Veprimet e fundit të administratës aktuale janë jashtëzakonisht shqetësuese për mua”, tha ai në një email që thuhet se është kapur nga FBI-ja. “Unë nuk pajtohem ose nuk pajtohem me vlerat e kësaj administrate dhe kam ndërmend të veproj për të mbështetur vlerat për të cilat Shtetet e Bashkuara dikur qëndronin.”

    Departamenti i Drejtësisë tha se FBI kishte nisur një hetim në mars, pasi kishte marrë një informacion në lidhje me qëllimet e Laatsch. Agjentë të fshehtë, duke u paraqitur si përfaqësues të një qeverie të huaj, komunikuan me Laatsch, i cili filloi të transkriptonte informacione të klasifikuara në një bllok shënimesh në tavolinën e tij gjatë një periudhe tre-ditore. Më pas, dyshohet se ai i fshehu shënimet në çorapet dhe kutinë e drekës për t’i hequr ato nga objekti.

    Më 1 maj, Laatsch thuhet se la një USB me dokumente të shënuara ‘Sekret’ dhe ‘Tepër Sekret’ në një vend të paracaktuar për dorëzimin e dokumenteve në një park publik në Virxhinian veriore. Më vonë ai shprehu interes për të marrë shtetësinë nga vendi i huaj, duke deklaruar se nuk priste që “gjërat këtu të përmirësoheshin në planin afatgjatë”, thanë prokurorët.

  • I jepte informacione BIA-s serbe, Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë për spiunazh ndaj një shtetasi

    I jepte informacione BIA-s serbe, Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë për spiunazh ndaj një shtetasi

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit A.V., i dyshuar për veprat penale të spiunazhit dhe mbajtjes së paautorizuar të armëve.

    Sipas njoftimit të PSRK-së, A.V. akuzohet se ka mbledhur dhe ka dërguar informacione dhe dokumente të rëndësishme Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (BIA), të cilat cënojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës, si dhe jetën e zyrtarëve shtetëror dhe qytetarëve.

    Informacionet dhe dokumentet u përcollën përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike me zyrtarin e lartë të BIA-së, R.G., shef i njërës prej qendrave të agjencisë në Serbi, shkruan A2 CNN.

    Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, autoritetet sekuestruan një armë model Crvena Zastava dhe një spërkatës gazi lotsjellës.

  • U dha informacione shërbimeve serbe, të akuzuarit i gjendet edhe një armë në banesë

    U dha informacione shërbimeve serbe, të akuzuarit i gjendet edhe një armë në banesë

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.V. për veprën penale spiunazhi dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.
    I pandehuri akuzohet se nga data e pacaktuar e deri në momentin e arrestimit më njëzetegjashtë qershor dymijenjëzetekatër, në cilësinë e agjentit rezident, ka mbledhur dhe i ka dërguar Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë, informacione dhe dokumente të rëndësishme që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës, si dhe jetën e zyrtarëve shtetërorë dhe qytetarëve të saj.
    Nga provat e siguruara, ka rezultuar se i pandehuri kishte krijuar një rrjet të punësuarve në organizatat ndërkombëtare në Kosovë të nacionalitetit serb, nga të cilët kishte pranuar informacione dhe raporte të punës së këtyre organizatave që ndërlidheshin me aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë, si dhe kishte mbledhur informacione, për persona të nacionalitet serbë, me qëllimin që t’i paraqiste si bashkëpunëtorë të strukturave të sigurisë së Kosovës, raporton KosovaPress.
    I pandehuri, informacionet dhe dokumentet e siguruara, ia kishte përcjellë zyrtarit të lart të BIA-së, R.G, shef i njërës prej qendrave të BIA-së në territorin e Serbisë, përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike.
    Po ashtu, të akuzuarit, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij nga ana e Policisë së Kosovës, i janë gjetur në posedim, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin në fuqi, një armë e modelit Crvena Zastava, dhe një spërkatës gaz lotsjellës, të cilat i janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.
    Prokurori i rastit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, që të pandehurit A.V. t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimit e shqyrtimit gjyqësorë, ku të njëjtin ta shpallë fajtor për veprat penale për të cilat akuzohet, duke e obliguar që të paguajë edhe shpenzimet e procedurës penale./KosovaPress

  • Starmer vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë: Do ndajmë informacione kundër krimit

    Starmer vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë: Do ndajmë informacione kundër krimit

    Kryeministri britanik Keir Starmer vlerësoi bashkëpunimin me Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm, i cili sipas tij ka çuar në uljen e numrit të emigrantëve të paligjshëm.
    Starmer shton se bisedoi me kryeministrin Rama për forcimin e punës dhe në luftën kundër krimit të organizuar.
    “Ne diskutuam për efektivitetin e atyre bashkëpunimeve që kemi bërë për këto vite që kanë cuar në uljen e shifrave nga 12 mijë në një ulje 94%. Kjo punë mund të shtrihet dhe në vendet e tjera të rajonit. Diskutuam sit ë bashkëpunojmë dhe për aktivitetet e tjera kriminale për të ndarë informacione inteligjence. Ky model ka qenë efektiv dhe unë dhe Rama mendojmë njësoj që mos vijmë rreth problemit, por të përveshim mëngët dhe ta zgjidhim atë”, tha Starmer.

  • Gonzato në Prokurorinë e Fierit: Kishim informacione për përfshirjen e bandave

    Gonzato në Prokurorinë e Fierit: Kishim informacione për përfshirjen e bandave

    Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato vizizitoi pasditen e sotme Prokurorinë e Fier. Pas vizitës, ai dha një deklaratë për mediat, Gonzato u shpreh se ndodhet në këtë qytet pasi kishte informacion për prezencë të bandave kriminale.
    Ai theksoi se procesi zgjedhor po monitorohet në mënyrë intensive dhe se çdo incident do pasqyrohet në analizën përfundimtare.
    Pjesë nga deklarata e Silvio Gonzatos:
    Kemi një mesazh për zgjedhësit, dita sotme është e rëndësishme. Shqiptarët të dalin dhe të votojnë. Sot nuk po bëj vëzhgim zgjedhor, po shkoj në qendra të ndryshime votimi se si po ecën votimi.
    Misioni i OSBE/ODHIR po bëjnë vëzhgim të thellë të zgjedhjeve, çdo lloj raportimi do të analizohet. Do të jetë ky raport që do orientojë analizën që do ti bëjmë ne Shqipërisë. Erdha në Fier për tu takuar me Prokurorinë e Fierit dhe SPAK për të parë punën që po bëjnë kjo për arsye sepse doja të shikoja në mënyrë të veçantë se si po ecën zbatimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK por edhe KQZ. Isha i impresionuar nga bashkëpunimi i mirë, këto institucione po bëjnë më të mirën.
    Pse zgjodhët pikërisht Fierin?
    Nuk doja të mbeteshim në Tiranë. Isha edhe në Durrës sepse ka pasur informacione sa u përket bandave kriminale, ka pasur edhe informacione edhe për në Fier, vendosa që të vija edhe në Fier. Janë autoritetet që do hetojnë, ne po shikojmë situatën.
     

  • Ukraina kap dy agjentë të shërbimit sekret hungarez, mblidhnin informacione për pikat e dobëta të mbrojtjes në rajonin Transkarpatian

    Ukraina kap dy agjentë të shërbimit sekret hungarez, mblidhnin informacione për pikat e dobëta të mbrojtjes në rajonin Transkarpatian

    Shërbimi i sigurisë së Ukrainës njoftoi sot se kishte zbuluar një rrjet spiunazhi të drejtuar nga shteti hungarez për të marrë informacione mbi mbrojtjen e Ukrainës.

    Në një deklaratë, shërbimi i Sigurisë së Ukrainës tha se kishte ndaluar dy agjentë të dyshuar, të cilët tha se drejtoheshin nga shërbimi i inteligjencës ushtarake hungareze.
    Detyra e këtij rrjeti ishte të mblidhte informacione në lidhje me sigurinë ushtarake të rajonit Transkarpatian, të kërkonte dobësi në mbrojtjen tokësore dhe ajrore të rajonit dhe të studionte pikëpamjet socio-politike të banorëve të rajonit, në veçanti skenarët e tyre të sjelljes në rast të hyrjes së trupave hungareze në rajon.
    Përveç kësaj, siç u vërtetua nga hetimi, mbikëqyrësi i të dy të pandehurve ishte një oficer i kundërzbulimit ushtarak hungarez, identiteti i të cilit ishte zbuluar tashmë nga shërbimet ukrainase.

    Top Channel

  • “Vrasja në Vlorë, dyshime për hakmarrje”, gazetarja zbulon detajet: Viktima mund të ketë pasur informacione sensitive

    “Vrasja në Vlorë, dyshime për hakmarrje”, gazetarja zbulon detajet: Viktima mund të ketë pasur informacione sensitive

    Gazetarja Etleva Delia e ftuar në  një emision televiziv foli rreth zhvillimeve të fundit të aktualitetit,  përfshirë këtu vrasjen e Renato Hoxhaj në Vlorë. Delia tha se ka dy pista në të cilat hetimet e policisë janë thelluar. Delia përmendi se personi që ka rënë në prangat e policisë deri më tani ishte mik i Roan Brahimit, por në këtë rast konflikti i Brahimit me grupet e Vlorës nuk ka lidhje
    “Mund të jetë një version që e kanë vrarë rivalët e vëllezërve Sinoamata ose nga brenda grupit të tyre që kanë dyshime se ky person ka shpërndarë informacione për grupet rivale.
    Në këtë rast është publikur një foto mes personit të arrestuar dhe Roan Brahimit dhe për faktin që ka bërë udhëtime të shumta në Dubai, ku jetonte dhe punonte edhe Brahimi. Brahimi u ekzekutua në Athinë, por në këtë rast nuk është konflikti që ai mund të ketë pasur me grupet e Vlorës. Në 2023 u parandalua një vrasje në Vlorë ku u arrestua Amarildo Nikolli që tashmë bashkëpunon me drejtësinë.
    Bashkëpunëtori i drejtësisë përmend një person nga Dubai për vrasjen e Ines Hajrullait që jetonte në Dubai dhe kishte një shtëpi në Lezhë, duke pasur dijeni dhe informacione nga policia nuk përjashtohet mundësia të ketë qenë Roan Brahimi.”

  • “I dinte shumë gjëra”,  Karamuço flet për prapaskenat e vrasjes në Vlorë: Viktima kishte informacione për..

    “I dinte shumë gjëra”, Karamuço flet për prapaskenat e vrasjes në Vlorë: Viktima kishte informacione për..

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se 58-vjeçari Renato Hoxhaj, i cili u vra në Vlorë, ishte i përfshirë si informator, pasi kishte informacione për grupe kriminale.
    Në një intervistë për  një emision televiziv, Karamuço u shpreh se autori i vrasjes, dyshohet se është shtetas i huaj dhe se mund të jetë ndihmuar për kalimin e kufirit drejt Greqisë.
    “Kam përshtypjen që ky person ishte bërë problem i madh për këto grupe, që nuk janë në Vlorë, por në Emiratet e Bashkuara Arabe, një pjesë e tyre., Ai kishte marrë masa, por ra viktimë e një atentati. Policia dyshon se autori është një i huaj. Nuk dihen rrethanat që ka kaluar në kufi. Mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë, në terrenet malore për të kaluar në Greqi. Po kontrollohet edhe nga ana e palës greke, por nuk ka asnjë rezultat. Ky ka ditur shumë informacione. Këto janë grupe transkombëtare, ku futen një sërë bandash të cilat kanë bashkëpunim mes tyre. Ata kanë lidhje me njëri-tjetrin. Policia e ka të dokumentuar, që kjo vrasje, ajo e Vlorës, është urdhëruar nga Dubai, e ka në elular urdhrin e dhënë. E ka të verifikuar. Përveç personit të arrestuar, ka persona të tjerë, që dyshohet se kanë marrë pjesë në mënyrë aktive. Ka qenë vrasje e lehtë për t’u realizuar, por me shumë gabime”, theksoi ai.