SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një sërë veprash penale si vrasje dhe trafik droge. Mes tyre janë edhe personazhe të njohura të botës së krimit, si Ervis Martinaj, Endrit Dokle dhe Arian Tuku. Ndërkohë për gjykim është dërguar edhe ish efektivi i RENEA-s, Altin Morina.
Sipas hetimeve, Morina, në kohën kur ishte efektiv i RENEA-s, i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë, që Bami kishte në Fushë Krujë.
“I pandehuri Durim Bami ka organizuar, drejtuar dhe financuar një grup të strukturuar kriminal, të destinuar në kultivimin e bimëve narkotike kanabis sativa, në fshatin Nikël, Fushë-Krujë gjatë periudhës kohore, dhjetor 2019-korrik 2020, si dhe në zonën e Njësisë Administrative Bubq, të Bashkisë Krujë, si para ashtu dhe gjatë muajit shtator 2020, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Ai ndihmohej në veprimet e tij të kundraligjshme nga punonjës të policisë së shtetit, si i pandehuri Altin Morina dhe shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, të cilët jepnin informacione, apo ndihmonin në shmangien e kontrolleve të parcelave të mbjella me bimë narkotike.
Më 3.4.2025, të pandehurit, Altin Morina, i shpallur person në kërkim, në automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan nga punonjësit e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.2, Tiranë, një armë zjarri pistoletë model BERRETA PX4, kalibër 9x21mm, prodhim italian, me numër “PJ07009”. Arma, e cila mbahej pa leje, ishte e rregullt teknikisht dhe e përshtatshme për qitje, me një fishek në folenë e fishekut, si dhe 9 (nëntë) fishekë të tjerë në krëhërin e saj.”- thuhet në njoftimin e SPAK.
Tag: informacione
-

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
-

“Rama më i informuar se Berisha”, Artan Hoxha parashikon lëvizjen e radhës së SPAK për 21 Janarin: Kryeministri do të..
Gazetari, Artan Hoxha, në një intervistë në një emision televiziv, theksoi se kryeministri Edi Rama ka më shumë informacione se Sali Berisha në lidhje me kronologjinë e demonstratës së 21 janarit.
“Me dëshminë që kam bërë vetë unë kam sqaruar pse duhet të thirre presidenti, kryeministri dhe kreu i opozitës. Ky i fundit ka pasur informacione përgjatë protestë dhe mbas protestë sepse ka mbledhur informacion për shkak se ju faturua atij protesta.
Dhe më tej disa nga pjesëtarët kryesore u bënë pjesë e maxhorancës që është sot. Dhe kryeministri u mori ata mbasi u mori informacionin, Sepse ai ka informaci0on mbi zhvillimet se çfarë ndodhi atë ditë.
Mendoj se SPAK-u për herë të parë ka mundësi reale për ta thirrur SPAK-u qoftë si dëshmitar. Strasburgu ka vënë kollona se si do të bëhet hetimi. Hetimi do të jetë gjithëpërfshirës. Edhe pse ngjarja kryesore e hetimit janë vrasjet.”, tha Hoxha. -

“Informacione të reja të rëndësishme mund t’ju vijnë…”/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju, sot
Dashi
Dashuria dhe romanca janë në favorin tuaj edhe pse pengesat mund t’ju pengojnë të përfitoni plotësisht nga situata. Por jeni shumë të kujdesshëm për llojin e personit që kërkoni. Dashuria nuk ka për qëllim të jetë një grup cilësish të dëshiruara në një listë blerjesh. Nuk mund të krijoni realisht një skenar se si do të funksionojnë gjërat. Lërini gjërat të ecin natyrshëm.
Demi
Nëse gjërat fillojnë të trazohen, ndryshojnë ose luhaten në dashuri dhe romancë, impulsi juaj i parë është të reagoni tepër. Kjo është ndoshta e kundërta e asaj që duhet të bëni. Në vend që të nxitoheni në përfundime, duhet të uleni dhe t’i lini gjërat të zhvillohen ngadalë.
Binjakët
Sot është një ditë e mirë për të reflektuar se si mund ta përfshish më shumë talentin tënd artistik në karrierën tënde. Sigurohu që të mos e lësh talentin tënd të jashtëzakonshëm krijues të shkojë dëm. Bëj një plan se si mund ta bësh këtë të ndodhë gjatë ditëve në vijim.
Gaforrja
Një cikël i ri pune fillon sot që ka gjasa t’ju sjellë shumë fat në lidhje me karrierën tuaj. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të planifikuar një rritje page ose ngritje në detyrë. E meritoni dhe me siguri do ta merrni.
Luani
Mund të ndiheni të kufizuar nga rregullat dhe traditat gjatë kryerjes së punës suaj, të cilat i konsideroni të vjetruara. Mos kini frikë të komunikoni me eprorët tuaj për këtë çështje, por sigurohuni që të keni një plan të mirëfilltë përpara se ta bëni këtë.
Virgjeresha
Mund të mos jesh aq i gjallë dhe optimist sa je zakonisht në punë sot, por gjithsesi punën tënde do ta përfundosh në kohë. Efikasiteti yt sot është i jashtëzakonshëm për sa kohë që mund ta mbash veten të përqendruar në detyrën që ke në dorë.
Peshorja
Lista që bën në fillim të ditës me gjërat që duhet të arrish zvogëlohet shpejt ndërsa e përfundon punën më me efikasitet dhe pa mundim se zakonisht. Sigurohu që ta përgëzosh veten për gjithçka që ke arritur sot. E meriton.
Akrepi
Qasja juaj e çrregullt ndaj punës nuk do të fitojë shumë pikë te shefi sot – ose te kolegët/klientët tuaj për këtë çështje. Kjo është një kohë e rëndësishme për ju që t’u tregoni të tjerëve se jeni praktikë pavarësisht tendencave tuaja të çrregullta.
Shigjetari
Sado që mund të dëshironi të ecni përpara sot, është më mirë të ngadalësoni. Përdoreni këtë ditë për të planifikuar, jo domosdoshmërisht për të vepruar. Tregojuni njerëzve në vendin tuaj të punës se nuk do të bëni një hap tjetër pa qenë në një pozicion të fortë.
Bricjapi
Askush nuk do t’ju marrë seriozisht sot, nëse nuk keni fakte të forta dhe prova konkrete për të mbështetur atë që thoni. Nëse duhet të bëni ndonjë lloj prezantimi virtual, sigurohuni që të jeni të përgatitur mirë. Të tjerët do të shohin boshllëqet në planin tuaj.
Ujori
Pastrimi ose riparimet e nevojshme në shtëpi mund t’ju frymëzojnë të shkoni pak më tej dhe të bëni disa ridekorime. Miqtë dhe personi juaj i veçantë mund të ofrohen vullnetarë për t’ju ndihmuar. Bëni një festë! Të gjithë do të argëtohen.
Peshqit
Informacione të reja të rëndësishme mund t’ju vijnë, ndoshta përmes kurseve, librave ose bisedave me miqtë. Kjo mund t’ju hapë dyer të reja personale dhe profesionale. Mund të mësoni aftësi të reja mbi teknologjinë, të përmirësoni aftësitë tuaja artistike etj. Cilado që të zgjidhni, kjo është një ditë e shkëlqyer për të trajnuar talentet tuaja. -

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK
Kosova E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 22:01
Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ka sjellë prova dhe fakte, dëshmi konkrete të mënyrës se si është zhvilluar lufta në Kosovë dhe se cili ka qenë roli i secilit prej tyre. Është theksuar se në atë kohë nuk ka pasur hierarki të UÇK dhe shtabi i përgjithshëm ka vepruar kryesisht në aspektin politik të njohjes së realitetit në Kosovë, duke kërkuar mbështetje konkrete.
James Rubin, Uesley Clark, Uilliam Ualker dhe Bernard Kouchner janë dëshmitarët e thirrur nga Mbrojtja. Secili prej tyre ka ushtruar funksione të rëndësishme në atë periudhë të vështirë në Kosovë. James Rubin, Ish-ndihmës sekretar i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunëtor kryesor i seretares Madeleine Albright, gjatë dëshmisë, Rubin bëri të qartë se ndryshe nga sa pretendon prokuroria speciale, Thaçi nuk kishte kontroll të efektshëm komandimi mbi strukturat ushtarake. Pra, ai rrëzon thelbin e aktakuzës.“Unë mendoj vërtetë se kjo ka qenë e gabuar, kjo nuk është drejtësi kjo është një mënyrë e pazakontë për të trajtuar një burrë shteti i cili është dorëzuar vullnetarisht. Sekretarja Albright nuk ka pasur këtë lloj drejtësie në mendje kur e ka iniciuar krijimin e ish-tribunalit të Hagës. Mua kjo më është dukur si fajësim kolektiv për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së”, është shprehur Rubin. Ai tha se nuk kishte informacion që t’i lidhte Thaçin ose edhe Jakup Krasniqin me akuzat për ekzekutime. Madje, informacione të tilla nuk ka as një agjenci prestigjoze si CIA amerikane, ajka e inteligjencës botërore. Ne nuk kemi gjetur asnjë të dhënë, asnjë provë, asnjë informacion, që lidhte pretendime të tilla për ekzekutime dhe për vrasje me udhëheqës të tillë, as me z. Krasniqi as me z. Thaçi.
Rreth 25 vite që jam larguar nga qeveria kam pyetur të gjithë ata që mund të kishin pasur informacion lidhur me këtë pretendim dhe jo vetëm në vitin 2000, por edhe dekada më vonë kur miqtë dhe shokët e mi kishin mundësi që të më jepnin informacione që kishin qenë informacione inteligjente CIA, asnjëherë nuk më kanë dhënë të dhëna apo informacione që bëjnë lidhjen e këtyre pretendimeve me ndonjë nga drejtuesit e UÇK-së.
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka dëshmuar juristi i së drejtës ndërkombëtare, Paul Williams, i cili është ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje gjatë 1999-ës. Williams tha se delegacioni i shqiptarëve të Kosovës në Rambuje, ishte pro angazhimit për Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ai pohoi se Hashim Thaçi e dinte që kjo mund të përfshijë edhe hetime potenciale ndaj anëtarëve të UÇK-së dhe për këtë ishin dakord. Willimas tha se delegacioni kosovar e donte Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë si mekanizëm të drejtësisë në Kosovë.
Pra, ata nuk kishin asgjë për të fshehur! Këta dëshmitarë, ish zyrtarë perëndimorë të nivelit të lartë, ushtruan funksione në kohën e luftës. Ata patën kontakte të drejtpërdrejta me Thaçin dhe të tjerët. Ata nuk morën informacione, apo dokumente nga Serbia, por ishin në Kosovë në atë periudhë kohore për të cilën sot në bankën e të akuzuarve janë liderët e UÇK-së. /TCH/ -

“Goditje e rëndë për qeverinë Rama”/ Balluku e pandehur, sqaron gazetari: Nuk e kontrollon dot SPAK-un, ka një plan B
Për gazetarët e politikës, vënia nën hetim e Belinda Ballukut nga SPAK për çështjen e Tunelit të Llogarasë, në rrafshin politik, konsiderohet një goditje e rëndë për qeverinë Rama, pasi Balluku mban postin e numrit dy në kabinet.
I ftuar në një emision televiziv, gazetari Arbër Hitaj, u shpreh se deri më tani, kryeministri Edi Rama ka shmangur çdo koment direkt mbi aferën, ndërkohë që kjo lëvizje e kreut të ekzekutivit, shihet si një përpjekje e këtij të fundit për të fituar kohë, në mënyrë që të menaxhojë pasojat politike.
Pavarësisht skandaleve të përsëritura që kanë prekur zyrtarë të lartë të qeverisë së tij, sipas Hitajt, kryeministri duket se qëndron politikisht i paprekur, duke u mbështetur në një mburojë që e mbron nga përgjegjësia direkte ligjore dhe politike.
Arbër Hitaj:
Shiko, politikisht nuk është një gjë e thjeshtë për maxhorancën që të ketë akuza ndaj numrit dy të saj. Dhe nuk besoj që është një çështje që është shumë e lehtë edhe për t’u kaluar, sidomos në ditët në vijim, sepse ti e the, është çështja morale, çështja politike dhe çështja ligjore. Ligjërisht jemi në fillim të një procesi që nuk e dimë si do shkojë. Ka shumë informacione, nuk e kam parë dosjen.
Qyno ka më shumë informacione te kjo pjesë edhe i njeh më mirë çështjet e drejtësisë. Por pjesa që ka të bëjë me informacionin, flitej prej kohësh, nuk është se është një gjë e re. Flitej që SPAK mund ta thërrasë zonjën Balluku, mund t’i komunikojë edhe akuza e të tjerë. Por megjithatë, ajo që duhet të bëjmë ne në këtë moment, ose unë si gazetar, por besoj edhe shumë të tjerë, është që ne të mbështesim sistemin e drejtësisë.
T’i shkojë deri në fund të gjithë atyre pretendimeve që ata kanë, por patjetër duhet dhe një lloj transparence, duhet dhe një lloj qasje, po themi, korrekte ndaj të gjithëve, edhe ndaj medias, me informacione, duke mos na lejuar edhe ne të aludojmë, duke mos thënë gjëra që s’i bazojmë, por nga ana tjetër edhe ndaj vetë zyrtarëve, sepse në fund të ditës, unë besoj që pavarësisht se kjo është një akuzë që ngrihet ndaj një emri, ndaj zonjës Balluku, e cila është zëvendëskryeministre, por në fund të ditës është zëvendëskryeministre e Shqipërisë.
Pra janë procese që për mua janë delikate dhe kjo vlen për të gjithë politikanët. Në fund të ditës ata janë individë, janë emra. Por duhet që të ketë një lloj qasje pak më korrekte mendoj unë dhe në marrëdhënie me publikun, por dhe në marrëdhënie me opinionin publik dhe në marrëdhënie me gazetarët. Pra që ne ta dimë se për çfarë bëhet fjalë. Të jemi të gjithë si i thonë, korrekt me atë që raportojmë dhe të mos kemi situata, si në të kaluarën që ne nuk kemi ditur pothuajse asnjë gjë, ka rrjedhur dy-tre informacione këtu, dy-tre informacione atje, nuk kanë qenë të vërteta, pastaj kanë rezultuar që nuk dinte gjë as prokuroria, nuk kanë rezultuar te akuza finale.
Shiko, unë besoj që Partia Socialiste dhe zoti Rama nuk është se e ka pritur, të jemi të sinqertë, pavarësisht se flitej. Kjo është një situatë që nuk e ka parashikuar, e ka llogaritur. Kështu që automatikisht po i jep Partia Socialiste po i jep kohë vetes, me sa po lexoj unë, zoti Rama po i jep kohë vetes për të parë si do shkojnë gjërat, çfarë do të bëjë dhe drejtësia. Por në qoftë se do të vijojë që do ta thërrasë dhe do ta marrë në pyetje, pra pa u futur në masa shtrënguese të tjera.
Pra, unë shikoj që zoti Rama po përpiqet të lexojë situatën, por jam i sigurt që nga ky moment, patjetër që e ka dhe një plan B. Në planin B mund të jetë edhe zëvendësimi i zonjës Balluku ose jo. Por gjithsesi, unë besoj që situata të tilla e kanë, e kanë dhe skenarët politikë.
Shiko, ky është një diskutim që ka vlerë, por jemi gati tetë ose nëntë muaj nga zgjedhjet parlamentare. Jemi tetë ose nëntë muaj nga një rezultat shumë i lartë që ka patur mazhoranca. Jemi tetë ose nëntë muaj nga një rezultat shumë të dobët që ka marrë opozita.
Jo, unë e kam lexuar dhe raportin edhe në qoftë se doni unë mund të ndalem se ti e di që unë futem në detaje. E kam këtë zakon të keq. Por diskutimi është këtu, që cilët janë skenarët? Pra, skenari është do kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe sa siguri ka që del përsëri fituese opozita. Se vendi mund të shkojë përsëri në zgjedhje parlamentare, por…
Epo, tani në qoftë se i hyjmë sikur ashtu jo, sikur ajo jo, unë mendoj këtë gjë, që në thelb nuk është gati mendoj opozita, por nuk është gati as mazhoranca që t’i futen një aventure me zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pra nuk është momenti, politik që të kemi një situatë hipotetike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nuk e shikoj, nuk më vjen asnjë lloj sinjali.
Për sa i përket SPAK-ut, unë nuk besoj që zoti Rama është i gëzuar që numri dy, një nga njerëzit më të fuqishëm të kësaj mazhorance në këto dy mandate të fundit, sepse duhet theksuar, zonja Balluku ka marrë fuqinë në dy mandatet e fundit, nuk ka qenë në dy mandatet e para dhe nuk besoj që zoti Rama është i gëzuar me këtë dhe kjo tregon që ai mund të ketë informacion brenda SPAK, por në mënyrë kategorike, ky është mendimi im, nuk e kontrollon dot SPAK. Sepse nuk ka arsye që të krijonte një situatë të tillë, dhe kjo rrëzon atë tezën që SPAK-u kontrollohet nga mazhoranca.
Se s’mund ta rrëzojë një arrestim gjithë veprimet që janë bërë. Pra, unë mendoj këtë gjë, që gjithçka mund të ndodhi, po gjithsesi ajo që unë mendoj unë është që vendi nuk është gati. -

“18 prokurorë janë kërcënuar”, drejtuesja e KLP raporton në Parlament, zbulon kur do të zgjidhet kreu i BKH
Mirela Bogdani, kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është pyetur në parlament për sigurinë e prokurorëve dhe për herë të parë tregoi numrin e njerëzve të akuzës, që kanë kërkuar mbrojtje për veten dhe familjen.
“18 prokurorë janë kërcënuar. Në mbrojtje me familjet janë 11 prokurorë”, u shpreh ajo.
Zonja Bogdani u pyet nga deputeti Xhelal Mziu të tregonte raste specifike kërcënimi prokurorësh, përfshi kërcënime të mundshme në adresë të prokurorit të SPAK Dritan Prençi.
“Nuk kam informacione për kërcënime. Nuk kemi informacione nga zoti Prençi. Do të thotë nuk ka ndonjë presion’, deklaroi ajo.
Numri një i KLP-s është pyetur edhe për ecurinë e zgjedhjes të kreut të ri të SPAK.
“Lidhur me mundësinë nëse mund të kolapsohet puna e SPAK, të gjithë prokurorët brenda SPAK apo jo, janë gati për të mbrojtur interesin publik pavarësisht strukturës ku shërbejnë. Nuk mendoj se mund të shkojë puna në kolaps”, tha Bogdani.
Mirela Bogdani pranoi përpara parlamentit vonesat në procesin e zgjedhjes së kreut të BKH-s, megjithatë tregoi datën se kur do të jenë në zyrë pasuesi Aida Hajnajt.
“Për shkak verifikime disi të zgjatura besohet rreth datës 10 nëntor të finalizohet procesi’, pohoi zonja Bogdani.
“A keni pasur informacione për ndërhyrje në zgjedhjen e kreut të SPAK dhe atë të BKH-s, në anëtarë të caktuar për BKH dhe SPAK”, ishte një tjetër pyetje.
Zonja Bogdani tha se “nuk ka kërcënime apo influenca për këto dy procese”.
Top Channel
-

Gati arrestimi për ish ministrin? SPAK përgjigjet: Nuk mund të bëjmë publike informacione…
Pak muaj më parë Struktura e Posaçme Antikorrupsion konfirmoi zyrtarisht se një prej ish ministrave është marrë nën hetim nga SPAK.
I pyetur zyrtarisht nga Top Channel se cili është ministri në fjalë dhe a po vlerësohet nga SPAK caktimi i një mase sigurie, Prokuroria ka dhënë një përgjigje zyrtare, pa dhënë detaje.
“Një ish-ministër është nën hetim.
Nuk mund të bëjmë publike informacione të mëtejshme”-thuhet në përgjigjen e SPAK. -

Policia mbledh informacione për keqpërdorime të mundshme të votave në Mitrovicë të Jugut
Policia e Kosovës ka nisur që të mbledhë informacione lidhur me keqpërdorimet e mundshme të votave në komunën e Mitrovicës së Jugut, thanë nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
“Policia është duke grumbulluar informacione lidhur me pretendimet për keqpërdorim të votave në këtë lokacion”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.
Njoftimi vjen dy ditë pasi Kosova organizoi rundin e parë të zgjedhjeve lokale. Sipas rezultateve preliminare, kjo komunë do të shkojë në balotazh.
Diferenca në vota mes dy kandidatëve të parë për kryetarë komune, Arian Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Faton Pecit nga Lëvizja Vetëvendosje, është shumë e vogël.
Për këtë komunë ka pasur dallime mes sondazheve fillestare, të publikuara menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, dhe rezultatit preliminar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Prandaj, më pas në opinion janë shfaqur pretendime për keqpërdorime të mundshme të votave.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili njëherësh është kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, një ditë pas zgjedhjeve ftoi organet e drejtësisë që të nisin hetime lidhur me exit poll-et e publikuara për zgjedhjet.
Mirëpo, Kurti u kritikua nga pjesëtarë të shoqërisë civile për këtë deklaratë.
Këshilltarja ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari, shkroi në Facebook se është “i pasaktë” deklarimi i Kurtit se publikimi i sondazheve ishte ndërhyrje në procesin zgjedhor, duke argumentuar se ato u publikuan pas përfundimit të votimeve.
Kusari u bëri thirrje organeve të ndjekjes që “të qëndrojnë sa më larg idesë të hetimit të raportimeve dhe kompanive që bëjnë exit poll-e”.
Ajo tha se këto kompani të sondazheve duhet të paguajnë “me kredibilitet, ashtu siç duhet të paguajnë me kredibilitet moderatorët e emisioneve që na kanë ofruar informacione të pasakta, sidomos nëse i angazhojnë përsëri të njëjtat kompani”.
Ndryshe, KQZ-ja ka thënë se beson që gjatë kësaj jave do të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha votave për zgjedhjet lokale.
Sipas rezultateve aktuale, 21 komuna kanë zgjedhur kryetarët e tyre që në rundin e parë, ndërkaq 17 të tjera shkojnë në balotazhin e 9 nëntorit./REL -

I jepte informacione inteligjencës izraelite, arrestohet detektivi turk në Stamboll
Shërbimi Sekret Turk (MIT), në bashkëpunim me Prokurorinë e Stambollit dhe Policinë e Stambollit, arrestoi një detektiv privat të quajtur Serkan Çiçek pasi u zbulua se ai punonte për Mossad-in, inteligjencën izraelite.
Sipas informacioneve nga burimet e sigurisë, MIT organizoi një operacion të koduar “Metron Activity” kundër Çiçek pasi u zbulua se ai punonte për Izraelin.
Hetimet e MIT zbuluan se Çiçek kishte kontakte me Faysal Rasheed, një anëtar të Qendrës Izraelite për Operacione në Internet. Çiçek pranoi se spiunonte një aktivist palestinez që kundërshtonte politikën e Izraelit në Lindjen e Mesme.
Hetimet zbuluan gjithashtu se emri i tij i vërtetë ishte Muhammet Fatih Keleş dhe se ai e ndryshoi emrin e tij pasi kishte marrë borxhe të konsiderueshme në aktivitetet e tij profesionale. Më pas ai e la profesionin dhe hapi një agjenci detektivësh në vitin 2020.
Më pas, Çiçek u takua me avokatin Tuğrulhan Dip, i cili është arrestuar gjithashtu për spiunazh për Izraelin, pasi ai ofroi informacione nga të dhënat publike në këmbim të përfitimit financiar.
Çiçek, si detektiv, tërhoqi vëmendjen e Mossadit. Agjenti i agjencisë, Faysal Rasheed, i cili u paraqit si punonjës i një firme avokatie jashtë vendit, e kontaktoi atë më 31 korrik nëpërmjet WhatsApp.
Rasheed kërkoi të kryente një mbikëqyrje katër-ditore të një aktivisti palestinez që jetonte në Basaksehir, i cili po shprehte kundërshtimin e tij ndaj politikave të Izraelit. Si pjesë e këtij misioni, ai i pagoi Çiçek 4,000 dollarë në kriptomonedhë më 1 gusht.Top Channel
-

Agjentët e BKH kishin informacione se ishte kthyer nga…, detaje nga aksioni i SPAK në shtëpinë e ‘Rrumi i Shijakut’
Detaje të reja dalin nga aksioni i policisë së shtetit dhe agjentëve të BKH-së Durrës pasi SPAK lëshoi 8 urdhër arreste. Agjentët e BKH-së zbarkuan në banesën e Aleksandër Lahos pasi kishte informacione se ishte kthyer nga jashtë vendit dhe ishte strehuar në banesën e tij.
Por, Rrumi i Shijakut nuk është vendosur në pranga, pasi nuk është gjetur në shtëpi.