Tag: informacion

  • “Veliajn në spital e shoqëruan 30 efektivë policie”, avokatët e kryebashkiakut kërkesë Burgjeve: Duam informacion për masat ekstreme

    “Veliajn në spital e shoqëruan 30 efektivë policie”, avokatët e kryebashkiakut kërkesë Burgjeve: Duam informacion për masat ekstreme

    Avokatet e kryebashkiakut Veliaj kërkojnë informacion nga Drejtoria e Burgjeve mbi trajtimin mjekësor dhe masat ekstreme të sigurisë gjatë shoqërimit në spital, duke shkelur çdo protokoll mjekësor dhe trajtimin njerëzor, sipas pretendimeve të tyre.

    Avokatët i janë drejtuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me kërkesën për informacion dhe dokumentacion mbi shoqërimin e klientit të tij në një vizitë mjekësore më 17 Korrik 2025, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
    Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në paraburgim në IEVP Durrës prej datës 12 Shkurt 2025 dhe kishte kërkuar më herët trajtim të nevojshëm shëndetësor.
    “Kjo vizitë pasi i është refuzuar disa herë, dhe pasi ju miratua është shoqërua me një prani të jashtëzakonshme sigurie prej rreth 30 efektivësh policie dhe hetues të BKH-së, disa prej të cilëve ishin të pranishëm edhe brenda sallës së ekzaminimit, masa të papërshtatshme dhe të pajustifikuara për një person si zoti Veliaj dhe në shkelje të çdo protokolli mjekësor”, theksojnë avokatët.
    Në kërkesën zyrtare kërkohet transparencë mbi procedurat e ndjekura, forcat e angazhuara dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në institucionin shëndetësor, si dhe të gjithë planin e masave për këtë shoqërim.
    Zyra e avokatëve thekson se çdo shkelje ndaj dinjitetit dhe trajtimit njerëzor do të ndiqet me të gjitha mjetet ligjore të mundshme.

    Top Channel

  • Avokatët e Veliajt kërkojnë llogari: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

    Avokatët e Veliajt kërkojnë llogari: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

    Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kërkojnë informacion nga Drejtoria e Burgjeve mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital.
    Avokatët i janë drejtuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me kërkesën për informacion dhe dokumentacion mbi shoqërimin e klientit të tyre në një vizitë mjekësore më 17 Korrik 2025.
    Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në paraburgim në IEVP Durrës prej datës 12 Shkurt 2025 dhe kishte kërkuar më herët trajtim të nevojshëm shëndetësor. Avokatët nënvizojnë se kjo vizitë, pasi i është refuzuar disa herë, së fundmi, sipas tyre, u miratua në shkelje të protokollit mjekësor.
    Në kërkesën zyrtare të avokatëve mbrojtës kërkohet transparencë mbi procedurat e ndjekura, forcat e angazhuara dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në institucionin shëndetësor, si dhe të gjithë planin e masave për këtë shoqërim.

  • Vdiq në burg apo ndodhet në Itali tek fëmijët? Përplasi për vdekje 22-vjeçarin Fatjon Kasajn, fati i 80-vjeçarit mister

    Vdiq në burg apo ndodhet në Itali tek fëmijët? Përplasi për vdekje 22-vjeçarin Fatjon Kasajn, fati i 80-vjeçarit mister

    22-vjeçari Fatjon Kasaj humbi jetën tragjikisht në janar të këtij viti në Vlorë, pasi u përplas me makinën që drejtohej një 80-vjeçar, teksa vetë ishte duke lëvizur me motor. Autori i aksidentit u arrestua menjëherë pas ngjarjes së rëndë, por ajo që ndodhi më pas ka ngritur dyshime të forta për familjen e Fatjonit të ndjerë.
    Sipas denoncimeve të familjes, u përhap lajmi për vdekjen e autorit të ngjarjes fillimisht nga burime jo zyrtare, duke thënë se ai kishte ndërruar jetë në burg. Më pas u tha se kishte vdekur në shtëpi. Disa ditë më vonë, qarkulloi lajmi se ishte liruar me arrest shtëpie. Por ajo që i thelloi edhe më tej plagët e familjes ishte një tjetër informacion i ardhur nga burime të tjera se autori i aksidentit ishte larguar në Itali te një prej fëmijëve.
    Vetëm ditë e shtunë lajmi u konfirmua kofidencialisht se autori Josif Kozdine kishte ndërruar jetë dhe ceremonia mortore u zhvillua të shtunën e kësaj fundjave. Nëna e 22-vjeçarit deklaron për emisionin “Me Zemër të Hapur” se nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me fatin të moshuarit.
    “Asnjë nuk na ka dhënë informacion. As prokurorët nuk na kanë thënë gjë nëse ka vdekur apo jo. Si mund t’i jepet një 81-vjeçari patentë. Na thonë që ka punuar edhe taksixhi, ka çuar njerëz që kishin ardhur nga Italia”, shprehet ajo.
    Ndërsa ka edhe një apel: “Kam një apel kam për mjekët që japin patenta dhe bëjnë këto veprime. Edhe fëmijët të kontrollojnë prindërit për moshat e mëdha”, tha ajo.

  • MINUTA E FUNDIT – Ndërroi jetë sapo hyri në det, policia jep informacion për 81- vjeçarin nga Guri i Zi

    MINUTA E FUNDIT – Ndërroi jetë sapo hyri në det, policia jep informacion për 81- vjeçarin nga Guri i Zi

    Informacion paraprak
    Rreth orës 09:30, në plazhin e Velipojës, shtetasi Gj. Rr., 81 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, sapo ka hyrë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Trump hedh poshtë akuzat për lidhje me Epstein: Nuk ka prova, nuk ka asgjë

    Trump hedh poshtë akuzat për lidhje me Epstein: Nuk ka prova, nuk ka asgjë

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar për çështjen e Jeffrey Epsteinit, financierit të akuzuar për shfrytëzim seksual dhe pedofili, në platformën personale, Truth Social.
    Në postimin e tij, Trump ka ngritur pyetjen se nëse do të ekzistonte një “provë e fortë” apo një “armë zjarri” që implikonte personazhe të fuqishëm në këtë skandal, pse demokratët nuk e kanë publikuar këtë informacion gjatë administratës së presidentit Joe Biden.
    Ai nënkupton se ky informacion i mundshëm nuk është parë ndonjëherë sepse thjesht nuk ekziston.
    Në stilin e tij tipik, Trump e ka shkruar këtë pohim me shkronja të mëdha duke theksuar se “KJO NUK NDODHI SEPSE NUK KANË ASNJË GJË”.
    Postimi i Trump
    Ky qëndrim duket si një përpjekje për të qetësuar dhe bindur mbështetësit e tij, të cilët më parë kanë ngjallur pretendimet dhe spekulimet rreth ekzistencës së një “liste të fshehtë klientësh”, e cila thuhej se përmbante emra të njerëzve me ndikim të madh që Epstein i kishte kërcënuar dhe shantazhuar për qëllime personale.
    Sidoqoftë, deri tani, asnjë nga këto pretendime nuk është konfirmuar zyrtarisht, dhe çështja mbetet një nga më të diskutuarat dhe misteriozet në skenën politike dhe mediatike amerikane.

    Top Channel

  • ‘Kërkojmë informacion për hetimet’, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu

    ‘Kërkojmë informacion për hetimet’, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu

    Gjykata e Tiranës ka refuzuar ankimin e prindërve të Brian Spahiut të cilët kërkuan në çfarë faze janë hetimet ndaj dentistes e cila kishte marrë përsipër trajtimin e dhëmbëve të fëmijës, që ndërroi jetë në spital.

    Bledar dhe Ina Spahiu kërkuan që gjykata të ndërhynte dhe të urdhëronte prokuronin për të informuar prindërit mbi veprimet hetimore të kryera.

    Kërkesa nuk u pranua nga gjykata penale me arsyetimin se familjarët e viktimës nuk janë bashkë-ushtrues të hetimeve që drejtohen nga prokuroria.

    Por në padi familjarët kanë kërkuar të njihen me rezultatet e akt ekspertimit dhe tu drejtojnë pyetje ekspertëve dhe kanë marrë përgjigje se ekspertizën nga pesë mjekë italianë.

    I kontaktuar nga gazetarja Hoxha avokati i familjes së Brianit, Jordan Daci tha se kërkojnë informacion për hetimet dhe të njihen me  emrat e ekspertëve qe tu bëjnë pyetjet e tyre.

    “Kërkojmë t’na jepen kopje të akteve qe nuk përbëjnë sekret, sepse nuk kemi përgjigje pse po zgjasin hetimet kaq gjatë dhe përse e kanë shmangur IML,” tha ai.

  • Fier / Humbet 70-vjeçari, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve

    Fier / Humbet 70-vjeçari, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve

    Prej një jave është shpallur i humbur Mihallaq Shqepa, 70 vjeç, banues në lagjen “Liri” të Fierit. Sipas familjarëve, ai është larguar nga banesa me motor dhe dyshohet se mund të jetë nisur drejt zonës bregdetare të Semanit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Për shkak të mungesës së çdo kontakti, familjarët i bëjnë thirrje qytetarëve që nëse kanë informacion mbi vendndodhjen e tij, të ndihmojnë në gjetjen e 70-vjeçarit. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    📞 Çdo person që ka informacion mund të kontaktojë në: 069 221 6817Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    📩 Ose të shkruajë një mesazh në faqen tonë FieriWeb, si edhe të njoftojë Policinë e Fierit në:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    📞 +355 34 221 519

    📞 129

    Çdo informacion mund të jetë vendimtar. Faleminderit për ndihmën!

  • PD kërkesë për informacion KQZ, nga transparenca për pamjet filmike deri …

    PD kërkesë për informacion KQZ, nga transparenca për pamjet filmike deri …

    Subjekti Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i është drejtuar me një kërkesë për informacion kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
    Në dokumentin e siguruar nga gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli, PD-ja është ndalur në tre pika kryesore.
    Sipas partisë opozitare, ka mungesë transparence për pamjet filmike në qendrat e votimit në çdo qark.
    Së dyti, PD-ja thotë se nuk ka marrë informacion për kthimin e zarfeve të votave të diasporës.
    Së treti, demokratët i rikthehen kërkesës së përsëritur për mbërritjen e zarfave me votat e diasporës nga kompania postare DHL, e që sipas subjektit politik, nuk kanë marrë asnjë informacion nga KQZ-ja.
     

  • Gjendet pa shenja jete në lumin Buna 70- vjeçari, nuk ka informacion për rrethanat e ngjarjes së rëndë…

    Gjendet pa shenja jete në lumin Buna 70- vjeçari, nuk ka informacion për rrethanat e ngjarjes së rëndë…

    Shkodër/Informacion paraprak
    Rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në lumin Buna, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit S. Gj., rreth 70 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
    Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Ekstradimi i tre miqve të Talo Çelës/ Karamuço: Një prej tyre, mund të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë

    Ekstradimi i tre miqve të Talo Çelës/ Karamuço: Një prej tyre, mund të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë

    Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Aldo Xhika, tre miq të Talo Çelës u ekstraduan një natë më parë nga Dubai.
    Eksperti Ervin Karamuço, në një intervistë në “Tirana Live”, në ABC News tha se do të ketë deportime të tjera dhe se nuk ka të bëjë me ekstradime, por deportime.
    Ai nënvizoi se kjo nuk po bëhet vetëm për shqiptarët, por edhe për gjithë rajonin. Gjithashtu shtoi se ka informacion se një nga të ekstraduarit, mund të kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë.
    “Ka një informacion të pakonfirmuar që njëri prej tyre që ka ardhur mund të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë. Ende nuk është konfirmuar, dhe kjo mbetet të shihet në vijim. Pra mund të themi që ka një person që ka shprehur dëshirën për të folur. Ai mund të ndihmojë hetimet dhe pse jo mund të jetë komplementar. Këto i bëjnë mirë procesit. Deri tani nuk ka asnjë informacion për Talo Celën, nuk dihet deri më sot fati i tij”, tha ai.