Tag: informacion

  • “Rrethi Katror”/ Milaim Zeka sqaron arrestimin me “spiunin” në Kosovë. Deklarata e fortë e Alfred Cakos: Kam informacion që në Shqipëri ndodhet…

    “Rrethi Katror”/ Milaim Zeka sqaron arrestimin me “spiunin” në Kosovë. Deklarata e fortë e Alfred Cakos: Kam informacion që në Shqipëri ndodhet…

    Ketë javë në “Rrethi Katror” në “E Diell”,  diskutimet janë përqendruar mbi ngjarjet kryesore.

    Lajmi i bujshëm i arrestimit të Milaim Zekës, ishte një nga pikat e diskutimit, ku gazetari sqaroi gjithçka ndodhi, dhe prapaskenat që ai mendon.
    Ai deklaroi se arrestimi i Fatmir Shehollit u bë kur sapo ai kishte shkuar të takonte Zekën, si një komplot ndaj analistit, si për të thënë “që ai rri me spiunë”.
    “Arsyeja pse mungova javën e kaluar është arsye e madhe, sepse atë ditë që kishim mbledhjen e punës, ishin zgjedhjet dhe Albin Kurti arrestoi një person që gjithë jetën e tij ka deklaruar që është spiun. Në kohën që unë në mëngjes kisha shkuar në një hotel për të takuar dy artistet tona të mëdha, isha me një person nga Suedia, dhe personi që erdhi, ky agjenti i deklaruar Fatmir Sheholli, sapo hyri në hollin e hotelit, u arrestua. E arrestoi Kurti me ministrin e Brendshëm për të më kompromentuar mua personalisht”, tha Zeka.
    “Cili ishte qëllimi i arrestimit të tij, i Fatmir Shehollit? Mos ndoshta Albin Kurti dëshiron që të shkatërrojë institucionin më të besueshëm të Kosovës, shërbimin informativ? Pse pikërisht dy ditë para zgjedhjeve? Këtë e arrestoi SPAK i Kosovës, i pavarur nga qeveria, por mënyra si arrestohet përcakton është e shëmtuar. kur ai hyri në hollin e hotelit, në nuk kishim shkuar për t’u takuar në veriun e Mitrovicës…. ky njeri nëse ka bërë një vepër kundër kombit të vet, inshallah 100 vite burg i merr, por atë punë e zgjidh gjykata. Unë kurrë në jetën time nuk kam qenë bashkëpunëtor i ndonjë shërbimi sekret. Kurrë në jetë! Publikisht deklaron që nëse shëtit im, shteti shqiptar ose i Kosovës, që institucionet nxjerrin një dokument, unë jap dorëheqjen nga jeta publike. S’kam pasur marrëdhënie shoqërore me të, por si koleg”, shtoi ai më tej Zeka.

    Ndërkohë  Alfred Cako thotë se Soros po jeton në Shqipëri dhe se po ‘strehohet’ në vendin tonë.
    “Soros më shumë se në çdo vend tjetër të botës, ka qëndruar në Shqipëri. Madje unë kam një informacion që dhe Sorosi plak mund të ndodhet në Shqipëri, kam unë një informacion nga gojët e liga….”, u shpreh Cako, por pa dhënë detaje më tepër.

     

    Top Channel

  • “S’na kërkon dot përgjegjësi për grupet kriminale”/ Dumani i ashpër me Balliun: SPAK ka kryer detyrën

    “S’na kërkon dot përgjegjësi për grupet kriminale”/ Dumani i ashpër me Balliun: SPAK ka kryer detyrën

    Kreu i SPAK, Altin Dumani, iu përgjigj sot pyetjeve të deputetëve në Komisionin e Ligjeve, ku u ndal veçanërisht në diskutimin me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Mes çështjeve të ngritura, Balliu kërkoi informacion mbi procedimin penal për projektin “Eco Park” dhe rolin e SPAK në ndjekjen e grupeve kriminale.
    Dumani konfirmoi se ekziston një procedim penal për “Eco Park”, por sqaroi se, për shkak të fazës ku ndodhet çështja, nuk i lejohet të ndajë më shumë informacion.
    “Kemi një procedim penal për ‘Eco Park’ që është në këtë fazë, por më ndalon ligji të ndaj më shumë informacion me ju,” deklaroi kreu i SPAK.
    I pyetur mbi përgjegjësinë për grupet kriminale dhe efektivitetin e ndjekjes së tyre, Dumani theksoi se SPAK ka vepruar në përputhje me detyrimet ligjore, duke ndjekur penalisht çdo grup kriminal për të cilin ka pasur prova.
    “Vetëm SPAK nuk i kërkon dot përgjegjësi për grupet kriminale, sepse kemi ushtruar ndjekje për çdo grup. Ne kemi bërë detyrën tonë: të ushtrojmë ndjekjen penale, të ngremë akuza kur ka, dhe të kërkojmë masa sigurie në gjykatë,” u shpreh Dumani.
    Ai bëri të ditur se prokurorët e SPAK janë përballur me kërcënime serioze nga organizatat kriminale, por nuk janë tërhequr nga detyra.
    “Prokurorët kanë rënë pre e kërcënimeve serioze, jo sa për t’u thënë, por i kanë përballuar me sukses, duke ndërtuar ndjekje penale të forta dhe të suksesshme,” theksoi Dumani.
    Sipas tij, vetëm gjatë vitit 2024, janë goditur 16 grupe kriminale dhe trendi i goditjes së krimit të organizuar është pozitiv.
    “Duhet bërë më shumë, por kaq janë mundësitë,” përfundoi kreu i SPAK.

  • Kallëzimi për çështjen McGonigal/ Kalaja: Dumani ka zhdukur dosjen, nuk jep asnjë informacion rreth saj.

    Kallëzimi për çështjen McGonigal/ Kalaja: Dumani ka zhdukur dosjen, nuk jep asnjë informacion rreth saj.

    Kallëzimi për çështjen McGonigal/ Kalaja: Dumani ka zhdukur dosjen, nuk jep asnjë informacion rreth saj.
    Kryetarja e Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ka denoncuar sot nga SPAK, se kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhdukur dosjen që lidhet me hetimet ndaj çështjes ‘McGonigal’, e kallëzuar prej saj dhe Gazment Bardhit.
    Në një deklaratë për media nga SPAK, Kalaja tha se për të pestën herë dorëzon në këtë institucion kërkesë për informacion, mirëpo në asnjë rast nuk është vënë në dijeni se çfarë veprimesh janë kryer ndaj kësaj çështje.
    Adriana Kalaja: Janë dy arsye që ne sot jemi paraqitur në SPAK. Së pari, sjellim një kërkesë të pestë, të përsëritur ku kërkojmë informacion lidhur me kallëzimin penal të bërë më 21 mars 2025, kallëzim i cili deri më sot, pas katër kërkesash të përsëritura nuk na bëhet me dije se jo vetëm në çfarë faze është, por as numri i regjistrimit apo data e regjistrimit të procedimit penal.
    Nga ana tjetër, ne konstatojmë se përgjigjet e munduara apo përgjigjet me vonesë nga zoti Dumani jo vetëm janë në shpërdorim të detyrës por edhe duke konsumuar veprën tjetër penale të veprimeve arbitrare. Ndërkohë konstatojmë që kjo dosje përsa kohë që nuk i jepet një përgjigje shteruese pa cenuar sekretin hetimor se çfarë ka ndodhur me këtë dosje duke ngritur dyshime të arsyeshme që kjo dosje është zhdukur, është fshehur.
    Më datë 18 mars 2025 unë kam kërkuar një informacion lidhur me çështjen McGonigal, pasi kallëzimin e parë e kishte bërë deputeti Gazment Bardhi, ndërkohë, më 21 mars unë kam depozituar kallëzimin shtesë lidhur me kallëzimin McGonigal dhe nga data 18 mars deri më datë 29 maj unë nuk kam marrë përgjigje kjo edhe në shkelje të afateve.
    Ndërkohë, më datë 29 maj, kujtoj që nga ana e zotit Dumani, më kthen një përgjigje duke më thënë që ‘nuk me jep informacion’, pasi këtë informacion do t’ia japë kallëzuesit Gazment Bardhit.

  • Vijareal- Barcelona në Majemi, AFE kërkon informacion

    Vijareal- Barcelona në Majemi, AFE kërkon informacion

    Pas kundërshtive të shumta nga faktorë sportivë, përfshirë dhe legjendën holandeze Marko Van Basten, lidhur me luajtjen e ndeshjeve të caktuara të kampionateve europiane në SHBA (Vijareal- Barça) e Australi (Komo- Milan), ka patur edhe një kundërshti të fortë nga Spanja.

    Ndërsa LaLiga dhe presidenti i saj Havier Tebas konfirmuan zyrtarisht se ndeshja Vijareal-Barcelona, ​​e planifikuar për më 20 dhjetor, do të luhet në Majemi, pakënaqësia midis lojtarëve po rritet. Kapitenët e klubeve të La Liga-s kanë vendosur të bashkohen kundër një plani për të cilin ata pretendojnë se nuk ishin të informuar.

    Unioni AFE (Shoqata Spanjolle e Futbollit) ka thirrur LaLiga-n dhe dy klubet e përfshira në një takim urgjent për të marrë shpjegime që, sipas tyre, janë kërkuar që nga hera e fundit. Pa këtë informacion, lojtarët kishin njoftuar tashmë qëllimin e tyre për të kundërshtuar që ndeshja të luhej në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse LaLiga dha dritën jeshile me nxitim, konfirmuar së fundi edhe nga UEFA.

    AFE përsërit se “zhvillimi i një ndeshjeje lige jashtë Italisë përfshin ndryshime sportive dhe ndikon në të drejtat e futbollistëve si punëtorë”.

    Vazhdo leximin

  • Ervin Karanxha: Presidenti duhet të kërkojë informacion nga Kushtetuesja për rastin Veliaj

    Ervin Karanxha: Presidenti duhet të kërkojë informacion nga Kushtetuesja për rastin Veliaj

    Ish-prokurori Ervin Karanxha ka komentuar zhvillimet ligjore dhe institucionale që lidhen me shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerren nga Presidenti i Republikës.
    I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, Karanxha theksoi se Presidenti duhet të kërkojë informacion zyrtar nga Gjykata Kushtetuese për statusin e ankimimit të bërë nga Veliaj, përpara se të marrë një vendim për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet. “Ky nuk është një rast i zakonshëm vetëm për Tiranën, por ka të bëjë edhe me disa bashki të tjera,” tha Karanxha, duke iu referuar vakancave të krijuara nga ish-kryebashkiakë që tashmë janë deputetë.
    Ai sqaroi se ligji për vetëqeverisjen vendore, konkretisht neni 61, parashikon qartë rastet kur mbaron mandati i një kryetari bashkie – përfshirë dorëheqjen ose shkarkimin nga detyra. “Pika B e nenit 61 parashikon dorëheqjen, që ndodh kur kryebashkiaku kalon në një funksion tjetër, si deputet. Por pika Ç e po këtij neni i referohet shkarkimit, sipas nenit 62 – që është rasti i Erion Veliajt,” shpjegoi ish-prokurori.
    Sipas tij, për të hapur zyrtarisht procesin për caktimin e një date zgjedhjesh, duhet të përgatitet një dosje e plotë që përfshin dokumentacionin mbi shkarkimin dhe gjendjen ligjore të çështjes. “Ky është një rast i veçantë, pasi kemi një masë sigurimi ndaj një zyrtari të zgjedhur, dhe një vendim të ankimuar. Prandaj, Presidenti duhet të kërkojë informacion zyrtar nga Gjykata Kushtetuese për të parë nëse ankimimi është pranuar dhe në çfarë faze ndodhet,” theksoi Karanxha.
    Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur procesi për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës është pezulluar, në pritje të një vendimi nga Gjykata Kushtetuese mbi vlefshmërinë e shkarkimit të Erion Veliajt.
     

  • Familja ka humbur kontaktet, kërkohet ndihmë për gjetjen e 15-vjeçarit

    Familja ka humbur kontaktet, kërkohet ndihmë për gjetjen e 15-vjeçarit

    Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 21:39
    Mateo Kalemi, 15-vjeç nga Gjirokastra është shpallur i zhdukur nga familjarët prej më shumë se 7 orësh. Lajmi është bërë publik nga familjarët e tij, të cilët i janë drejtuar mediave për ndihmë, duke apeluar tek çdo qytetar që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e adoleshentit.
    Në momentin e fundit që është parë, ka qenë i veshur tërësisht me të zeza dhe me atlete ngjyrë gri. Sipas dëshmive të familjarëve, ai është parë për herë të fundit rreth orës 12:30 pranë agjencisë në urën e lumit, duke kërkuar të niset drejt Tiranës. Për shkak se nuk kishte para për biletën, dyshohet se mund të jetë nisur me ndonjë mjet rastësor.
    “Kushdo që mund të ketë informacion, ju lutem të kontaktojë menjëherë në numrat 0698178649 ose 0698571981. Prindërit janë jashtëzakonisht të shqetësuar, ju lutemi ndihmoni”.

  • Akademia Amerikane e Pediatrisë: Këshilla të dyshimta shëndetësore po lulëzojnë në TikTok!

    Akademia Amerikane e Pediatrisë: Këshilla të dyshimta shëndetësore po lulëzojnë në TikTok!

    Platforma e transmetimit të videove TikTok është e dëmtuar nga dhjetëra llogari “ndikuesish ekologjikë”, që përhapin gjëra të pakuptimta në lidhje me çështjet mjekësore si, prindërimi dhe shëndetin seksual, sipas një studimi të ri.

    Rreth një në pesë klipe të postuara nga “profesionistë jo-mjekësorë” në aplikacionin me seli në Kinë, përmbajnë jo vetëm “informacion të pasaktë”, por edhe “këshilla të rrezikshme”, u thanë studiuesve nga Universiteti i Arizonës, delegatëve që morën pjesë në një konferencë të Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP) në Kolorado.

    “Të rinjtë që i drejtohen TikTok për informacion mbi shëndetin seksual po përballen me dezinformata”, tha Angeli Sirilan e Kolegjit të Mjekësisë të universitetit, e cila beson se gjetjet tregojnë një “nevojë urgjente”, për të rritur standardet në edukimin shëndetësor dhe për të përmirësuar “shkrim-leximin në mediat sociale”.

    Në konferencë folën veçmas studiuesit e Qendrës Mjekësore Shëndetësore të Universitetit të Karolinës Lindore, të cilët thanë se “ndikuesit ekologjikë” në TikTok, po shpërndanin këshilla mjekësore dhe prindërore.

    Nga 120 videot që ekipi shqyrtoi, rreth gjashtë në dhjetë rezultuan se bien ndesh me “udhëzimet e përcaktuara të shëndetit pediatrik” dhe se ishin postuar kryesisht nga “prindër dhe ndikues të vetë-identifikuar dhe jo nga profesionistë të kujdesit shëndetësor”.

    Videot që përmbanin këshilla të tilla, u shikuan pothuajse tre herë më shumë sesa ato që studiuesit thanë se përmbanin “informacion të saktë”.

    “Ky studim tregon se sa shpejt mund të përhapen pretendimet e rreme shëndetësore në mediat sociale dhe sa e rëndësishme është për ne të angazhohemi me familjet, dhe t’i ndihmojmë ata të përballojnë atë që shohin në internet”, tha Maria Canas-Galvis nga East Carolina, përpara se të prezantonte gjetjet e ekipit të saj gjatë konferencës së 26-30 shtatorit./ DPA News.

  • “Do rikërkoj informacion”/ Bardhi: Të hënën i dorëzoj SPAK dosjen me të dhënat e reja për çështjen Rama–McGonigal

    “Do rikërkoj informacion”/ Bardhi: Të hënën i dorëzoj SPAK dosjen me të dhënat e reja për çështjen Rama–McGonigal

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të të dhënave të reja nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në lidhje me dosjen McGonigal, duke e cilësuar këtë zhvillim si një këmbanë alarmi për SPAK-un dhe si provë se kjo çështje nuk mund të harrohet apo mbyllet në heshtje.
    Në një reagim ne Facebook, Bardhi njoftoi se ditën e hënë do t’i paraqesë zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të gjitha informacionet e reja të bëra publike nga autoritetet amerikane.
    “Gjithashtu, në përputhje me të drejtat që më njeh ligji procedural penal, do të rikërkoj informacion mbi hetimin e kësaj çështje dhe veprimeve hetimore që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe, duke shpresuar se këtë herë SPAK nuk do të më ndalojë me vendim publikimin e informacionit. Qytetarët kanë të drejtë të kenë transparencë të plotë mbi këtë hetim dhe ecurinë e tij. Askush nuk mund të trajtohet si i paprekshëm dhe mbi ligjin”, shkruan Bardhi.
    REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
    Publikimi i dosjes me të dhëna të reja për aferën Rama-McGonigal nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, është më së shumti një këmbanë alarmi për Prokurorinë e Posaçme se kjo çështje nuk do mund të lihet kurrë në harresë.
    Si kallëzues i kësaj afere në SPAK, të hënën do t’i paraqes zyrtarisht prokurorëve të posaçëm të dhënat e reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, me shpresën se ky zhvillim i ri atje do të heq pluhurin nga dosja penale në Shqipëri.
    Gjithashtu, në përputhje me të drejtat që më njeh ligji procedural penal, do të rikërkoj informacion mbi hetimin e kësaj çështje dhe veprimeve hetimore që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe, duke shpresuar se këtë herë SPAK nuk do të më ndalojë me vendim publikimin e informacionit. Qytetarët kanë të drejtë të kenë transparencë të plotë mbi këtë hetim dhe ecurinë e tij. Askush nuk mund të trajtohet si i paprekshëm dhe mbi ligjin.

  • “Drejtësia ka bërë një sy të verbër dhe një vesh shurdh për vajzat VIP në burgje”, gazetari: Nuk ishte lajm i ri

    “Drejtësia ka bërë një sy të verbër dhe një vesh shurdh për vajzat VIP në burgje”, gazetari: Nuk ishte lajm i ri

    Vizitat në burgje të vajzave të shoubizit shqiptar dhe botës së medias, për gazetarin Andi Vrapi nuk përbëjnë një lajm të ri. Në “Dita Jonë” në A2 CNN me Bora Shahinin dhe Rei Bezhanin, gazetari tha se në Shqipëri drejtësia duke bërë veshin e shurdhër është pranuar si normalitet. Sipas tij kjo është e dukshme, pasi njerëz që nuk punojnë bëjnë jetë luksi.
    “Ky nuk është informacion i ri qoftë për publikun, qoftë për mediat që personazhe të botës së krimit dhe shoubizit dhe në Shqipëri. Kjo është e dukshme. Shohim njerëz që nuk punojnë dhe bëjnë jetë luksi. Është informacion që dihej, thjesht që drejtësia duke bërë veshin e shurdhër është pranuar si normalitet sa kur drejtësia filloi të bënte punën, ne u habitëm”, tha ai A2 CNN.
    Gazetari theksoi se drejtësia i ka emra, por ka vendosur të publikojë vetëm inicialet duke ngritur spekulimet tek njerëzit.
    “Sa kohë ka vendosur që drejtësia t’i publikojë me iniciale për njerëzit mbetet spekulim. Drejtësia i ka emrat. Institucionet e drejtësisë hedhin shashkën dhe secili shpërndan informacion të rremë për të anashkaluar. Të vjen keq se një publik po manipulohet e mashtrohet”, tha ai në A2 CNN.
    Rasti i Leart Haxhiut, por edhe dyshimet se modele të tjera mund të jenë futur në takime speciale, në shkelje të protokolleve dhe sigurisë në burgje, bëri që në korrik të këtij vitit të kryhet verifikimi në disa institucione.
    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nisi një verifikim të brendshëm në të gjitha burgjet e vendit në lidhje me zbatimin e rregullave për takimet speciale.

  • Platforma e mashtrimit TXEX vazhdon të jetë aktive, anëtarët kërcënohen se do humbasin paratë nëse nxjerrin informacion

    Platforma e mashtrimit TXEX vazhdon të jetë aktive, anëtarët kërcënohen se do humbasin paratë nëse nxjerrin informacion

    Foto ilustruese

    TIRANË- Pas sinjalizimeve mediatike, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), me një njoftim publik, ka paralajmëruar mbi identifikimin e një rasti mashtrimi online përmes një platforme të vetëquajtur TXEX. Sipas AKSK, kjo platformë, e prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta, nuk është e regjistruar dhe nuk është e licencuar në Republikën e Shqipërisë dhe si e tillë operon jashtë çdo kuadri ligjor kombëtar. Nga vëzhgimet e AKSK dhe nga denoncimet e shumta të bëra publike, konstatohet se aktiviteti i saj mbart tiparet e qarta të një skeme mashtruese digjitale.
    Në vijim, Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, njoftoi se ka nisur një hetim penal lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online, dhe po vijon punën intensive për dokumentimin ligjor.
    Pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve shqiptare, informacioni nga pjesëmarrësit në këtë platformë tregon se ajo vazhdon të jetë aktive në tregtim dhe në postimin e informacionit për grupin e investitorëve në aplikacionin Telegram. Në vijim të një mesazhi të mëparshëm, ku pjesëmarrësve u kërkohej të depozitonin 400 dollarë për “të verifikuar përdorimin e duhur të llogarisë”, përdoruesit kanë marrë mesazhe ku përfaqësuesi i platformës i siguron se do të mund të tërheqin fondet e tyre nga llogaria.
    Madje, një mesazh tjetër paralajmëron se çdo anëtar i platformës që “shtrembëron kushtet e përdorimit ose shpërndan informacion të rremë ose negativ, do të konsiderohet si mashtrues dhe do të përjashtohet nga platforma…duke u cilësuar si përgjegjës për pasojat dhe humbjet e mundshme prej këtij përjashtimi”. Ky mesazh duket se përbën një formë presioni për të mos nxjerrë informacion publik dhe për më tepër dyshime rreth një platforme që autoritetet shtetërore e konsiderojnë si mashtruese.
    Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) deri tani nuk ka dalë me një komunikim publik rreth TXEX, por në të shkuarën ka këshilluar disa herë investitorët të mos investojnë në platforma të palicencuara në vendin tonë, duke i paralajmëruar se çdo investim në këto platforma mund të rezultojë me humbjen e të gjitha parave të investuara në mënyrë të pakthyeshme.
    TXEX është një plaformë investimesh online, kryesisht në kriptovaluta, që ka karakteristikat e një skeme të qartë piramidale. Individët joshen për të investuar në të nëpërmjet platformave të komunikimit me mesazhe, si për shembull Telegram, Signal, etj.. Më tej, përdoruesit inkurajohen të tërheqin përdorues të tjerë në platformë, duke u ofruar bonuse. Herë pas here, investitorët lejohen të kryejnë tërheqje (zakonisht në shuma të vogla), për të fituar besimin e tyre dhe për ta mbajtur në këmbë skemën.
    Qysh në prill të këtij viti, Autoriteti i Tregjeve Financiare në Zelandën e Re e ka përcaktuar këtë platformë si mashtruese dhe ka paralajmëruar publikun e këtij vendi të shmangë investimet në të apo në platforma të këtij lloji.
    Mashtruesit shpesh imitojnë bankat, firmat e investimeve dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve financiare për të bindur viktimën e tyre të bashkohet me një grup bisedash për këshilla investimi. Në këtë grup bisedash, viktimat inkurajohen të rekrutojnë miq dhe anëtarë të familjes dhe të bëjnë pagesa në platforma mashtruese investimi. Gjithashtu, forume në internet prej muajsh e përshkruajnë këtë platformë si qartësisht mashtruese./ MONITOR