Tag: informacion

  • Braçe: Kam 3 muaj që i çoj letra Ilir Binajt, s’jep informacion

    Braçe: Kam 3 muaj që i çoj letra Ilir Binajt, s’jep informacion

    Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur akuza të forta ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, i cili sipas tij, refuzon t’u japë deputetëve informacione për kontrollet e këtij institucioni ndaj bizneseve.
    Më tone kritike, Braçe tha se ka tre muaj që harxhon kohën e tij për të marrë një informacion të cunguar, të cilin detyrohet ta ridërgojë mbrapsht për plotësime, pasi Ilir Binaj nuk i jep përgjigje pyetjeve që ky i fundit ka kërkuar.
    Braçe thekson se ka kërkuar informacion për kontrollet që kanë ushtruar Tatimet për sigurinë ushqimore për të kuptuar nëse këto aksione kanë qenë selektive apo parimore. Por shtoi se marrë në fund të afatit përgjigje jo të plota, të cilat i ka rikthyer për plotësim, duke pritur tri jave te tjera.
    Braçe ka kërkuar që në ligjin e “Paqes Fiskale” të shtohet një nen që detyron Ministrinë e Financave të bëj transparencë për përfituesit e kësaj nisme.

    “Jam në një komunikim tre mujor me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Sa herë që i coj letër me merr tre javë kohë, drejtori i Tatimeve për t’u përgjigjur dhe me përgjigjet në minutën e fundit të afatit tre javor drejtori. Në të gjitha komunikimet  jam i detyruar të kthej letrën mbrapsht dhe t’i them: Kam kërkuar këtë gjë…
    Dhe do më japësh këtë gjë që po ju kërkoj dhe çfarë po kërkoj, po kërkoj kë ke kontrolluar në kuadër të operacionit të madh për sigurinë ushqimore dhe formalizimin e sektorit bujqësor?  Për të kuptuar që kontrolli është selektiv apo kontrolli është parimor dhe deri tani për këtë ligjin kam folur vetëm për parimet. S’kam fol për interesa ku e di unë dhe sa kohë drejtori i Tatimeve nuk përgjigjet  për gjërat që t’i i kërkon, jam i detyruar ta detajoj se si do jetë raporti”, thekson Braçe.

  • U mor në pyetje për 10 orë rresht, Mogherini mbrojti veten para hetuesve: Procedura ishte transparente, nuk pati privilegjim

    U mor në pyetje për 10 orë rresht, Mogherini mbrojti veten para hetuesve: Procedura ishte transparente, nuk pati privilegjim

    Dhjetë orë marrje në pyetje, nga ora 14:00 deri në mesnatë. Nuk u mor asnjë masë pasi Mogherinit iu kthye pasaporta dhe mund të lëvizë lirisht brenda dhe jashtë Belgjikës.

    Të gjitha pyetjet gjetën përgjigje dhe ajo e madje e mbrojti veten para magjistratëve. “Procedura u zhvillua me transparencën më të madhe”, u tha ajo hetuesve, sipas asaj që La Repubblica zbulon.
    “Nuk pati privilegje ose nuk u shfrytëzua asnjë informacion i klasifikuar. Objektivi i vetëm ishte krijimi i një klase më të mirë diplomatike për Bashkimin Evropian”, tha ajo.
    Federica Mogherini tani është e lirë. Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Zëvendëspresidentja e Komisionit është nën hetim nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian në Bruksel për një çështje që përfshin rolin e saj si drejtoreshë e Kolegjit të Europës në Bryzh.
    Dy të dyshuar të tjerë janë gjithashtu nën hetim: Ambasadori Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti, menaxher i kolegjit prestigjioz në Bryzh. Ajo u arrestua të martën, iu hoq imuniteti diplomatik, u mor në pyetje dhe më pas u lirua, si dy italianët e tjerë, për shkak të mungesës së rrezikut të arratisjes së saj.
    Sipas informacionit të rrjedhur nga Zyra e Prokurorit Publik Europian, ajo e mbrojti veten gjatë marrjes në pyetje duke pretenduar çdo hap të procesit të dhënies së Akademisë Diplomatike Europiane, shkollës së përbashkët për trajnimin e diplomatëve të BE-së, Kolegjit të Europës, të cilin ajo e drejton.
    Sipas prokurorisë, Ambasadori Stefano Sannino, Sekretar i Përgjithshëm i EEAS, Ministria e Jashtme e BE-së, në atë kohë i dha Kolegjit detajet kryesore të tenderit, duke i lejuar atij të përgatitej aty ku konkurrentët e tjerë nuk ishin.
    Megjithatë, Mogherini e kundërshtoi këtë informacion dhe tha se të gjitha të dhënat ishin publike. Diskutimet midis Komisionit dhe EEAS që iniciuan projektin pilot midis viteve 2021 dhe 2022 ishin gjithashtu publike. Mogherini iu përgjigj gjithashtu asaj që Zyra e Prokurorit e konsideron një gur themeli të hetimit, blerjen e një ndërtese në Spanjaardstraat nga Kolegji, e konsideruar thelbësore për strehimin e studentëve të Akademisë.
    Prona, me vlerë 3.2 milionë euro, dyshohet se është blerë disa muaj para shpalljes së tenderit, në një kohë kur Kolegji po përjetonte vështirësi financiare. Ky vendim nëse konfirmohet do të sugjeronte akses të privilegjuar në informacion konfidencial. Megjithatë, Mogherini pohoi se nuk kishte nevojë për informacion konfidencial, sepse gjithçka ishte tashmë e qartë.
    Ndërtesa tani strehon pjesëmarrësit e kursit, sepse pas vitit të parë eksperimental, Komisioni e stabilizoi programin. Në vitin 2024, u nënshkrua një marrëveshje katërvjeçare që i besoi Kolegjit menaxhimin e Akademisë së re Diplomatike, me Mogherini-n si drejtoreshë.
    Ky vendim konsolidoi përvojën pilot dhe mbështeti rritjen e projektit, vlera e përgjithshme e të cilit është afër një milion euro, me afërsisht 700,000 të destinuara direkt për në Bryzh. Menaxhimi i shkollës do t’i besohet Kolegjit deri në vitin 2028.

    Top Channel

  • Dha informacion të rremë në CV/ Jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes në..

    Dha informacion të rremë në CV/ Jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes në..

    Ministri rumun i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, dha dorëheqjen pasi pranoi se kishte dhënë infprmacione të rrem në CV-në e tij për arsimimin, duke thënë se nuk donte që “gabimet” e tij personale të shpërqendronin vëmendjen nga puna jetësore e mbajtjes së vendit të sigurt nga Rusia.
    Dorëheqja e Mosteanut erdhi pas një raporti në gazetën Libertatea këtë javë se CV-ja e tij përmbante informacion të pasaktë në lidhje me kohën kur u diplomua dhe nga cili universitet.
    “Rumania dhe Evropa janë nën sulmin rus”, shkroi Mosteanu në llogarinë e tij në Facebook, duke njoftuar dorëheqjen e tij.
    “Siguria jonë kombëtare duhet të mbrohet me çdo kusht. Nuk dua që diskutimet rreth arsimimit tim dhe gabimeve që bëra vite më parë t’i shpërqendrojnë ata që po e udhëheqin vendin tani nga misioni i tyre i vështirë”, shtoi ai.
    Mosteanu ishte anëtar i qeverisë së koalicionit pro-evropian të Rumanisë, i cili mori detyrën në qershor pas përsëritjes së zgjedhjeve presidenciale përçarëse. Zgjedhjet e para presidenciale u anuluan dhjetorin e kaluar për shkak të dyshimeve për ndërhyrje ruse.
    Kryeministri liberal Ilie Bologian e falënderoi Mosteanun për pesë muajt e tij në detyrë dhe tha se Ministri i Ekonomisë Radu Miruta do të shërbente si ministër i përkohshëm i mbrojtjes.
     

  • Ilir Meta “pentito” i “21 Janarit”? Dëshmia e ish-presidentit mund të ndryshojë historinë e vrasjeve në bulevard,…

    Ilir Meta “pentito” i “21 Janarit”? Dëshmia e ish-presidentit mund të ndryshojë historinë e vrasjeve në bulevard,…

    Ilir Meta pritet të rrëfejë sekrete që mund të ndryshojnë historinë e vrasjeve në 21 janar 2011. Ish-presidenti kërkon të dëshmojë në SPAK dhe pretendon se ka informacion të panjohur që mund të hedhë dritë mbi katër ekzekutimet e bulevardit. Meta dërgoi së fundmi një shkresë zyrtare ku kërkon të merret në pyetje si “person në dijeni”, duke deklaruar se disponon të dhëna të vlefshme që grupi hetimor nuk i ka. Dëshmia e ish-presidentit thuhet se mund të prekë figura politike të profilit të lartë dhe të zbulojë përgjegjësi të fshehura që kanë mbetur jashtë hetimeve. SPAK duhet të vendosë se si dhe kur do të thirret Meta, ndërsa pritshmëritë janë të mëdha që informacioni i tij të hedhë dritë mbi ngjarjet dhe të ndryshojë rrjedhën e hetimit, pasi burime bëjnë me dije se ish-presidenti nuk do të kursejë askënd.
    Çfarë di Ilir Meta?
    Deputeti i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, komentoi dje gatishmërinë e Metës për të dëshmuar lidhur me ngjarjet e 21 janarit. Haxhinasto tha se Meta zotëron informacion të gjerë për atë që ka ndodhur dhe për paralajmërimet që, sipas tij, janë bërë para protestës. Sipas deputetit, kishte të dhëna se protesta do të ishte e dhunshme, por institucionet nuk morën masat e nevojshme. Ai shtoi se paralajmërimet vinin nga ambasada dhe institucione të specializuara, por pavarësisht kësaj, nuk u ndërmor veprimi i duhur për të shmangur përshkallëzimin. “Nuk kam informacion konkret, por ai ka shprehur se ka pretendimet që janë reale për të cilat gjërat dihen botërisht që njoftimi ka qenë që do ketë një demonstrim të dhunshëm dhe nuk janë marrë masat e duhura për të ndaluar këtë. Ka pasur informacion nga ambasadat, institucionet e specializuara dhe masat nuk ishin të tilla për ta ndaluar diçka të tillë.
    Meta ka informacion të gjerë për këtë çështje ndaj është ofruar për të dëshmuar”, u shpreh ai. Gjithashtu dhe avokati i tij Kujtim Cakrani  foli edhe për kërkesën e Metës për të dëshmuar për krimin shtetëror të 21 janarit, teksa tha se krahas dëshmisë, ai do të japë edhe dokumente që kanë qenë sekrete deri më tani. “Jemi në pritje të një përgjigje nëse zoti Alfred Shehu. Ai do të jetë në dispozicion të japë shpjegimet e tij, jo vetëm me fjalë por që do t’i pasqyrojë me prova, akte dhe dokumente që deri sot nuk janë bërë publike për shkak të konfidencialitetit të tyre. Janë edhe sekret shtetëror, që aksesin e ka vetëm organi i procedurës”, u shpreh Cakrani. Kujtojmë se disa muaj më parë Meta ka bërë përgjegjës Lulzim Bashën për 21 janarin, i cili në atë kohë ka qenë ministër i Brendshëm.
    “Është shumë e qartë që nëse ka një përgjegjësi në 21 Janar, është një përgjegjësi direkte e Lulzim Bashës, ministrit të Brendshëm të asaj kohe i cili është paralajmëruar dhe zyrtarisht, për gjakderdhjen që parashikohej të bëhej nga banditët e Edi Ramës. Dhe e ka pasur dhe me letër, ka pasur dhe me shkresë të gjithë skenarin, dhe I cili nuk kishte marrë asnjë masë, as nga policia, as nga garda për të parandaluar ato vrasje të shëmtuar, që ndodhën në bulevard, dhe që ishin si rezultat i projektit gjak derdhës së vetë Edi Ramës.  Sepse, ishte ai nxitësi, frymëzuesi i dhunës së 21 Janarit”, tha ai.
    Basha i kujtoi Metës akuzat për Berishën
    Lulzim Basha, iu përgjigj Ilir Metës për deklaratat e tij. Në një reagim në rrjetet sociale, Basha u shpreh se drejtësia ka shumë për të zbardhur 21 janarin dhe ky hetim nis që nga Ilir Meta që është njeriu me bllok, tek Edi Rama si organizator i protestës. Në videon e shpërndarë në Facebook kur Meta dhe Berisha përplaseshin në Parlament për 21 janarin, Basha shkruan se Meta i bënte akuza nga më monstruozet Berishës, ndërsa sot e merr në mbrojtje. “Drejtësia ka shumë për të zbardhur për 21 janarin.
    Nga Ilir Meta, njeriu me bllok, te Edi Rama, organizatori i protestës me sebepin e bllokut, i cili më pas çuditërisht e bëri Ilir Metën pjesë të pushtetit dhe ata që i akuzonte si pjesë e grupit të zjarrit i emëroi kryetar të PS dhe të Bashkisë. E më pas e gjithë e vërteta deri në fund. Mashtrimet ordinere dhe zig-zaget e përditshme nuk mund t’i fshehin faktet të cilat janë para syve të çdo shqiptari. I njëjti person që sot bën sikur mbron Sali Berishën, ka bërë akuza nga më monstruozet ndaj tij edhe në këtë rast. Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën, ndërsa distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për fitoren e saj”, shkroi Basha.

  • “Ka informacion të gjerë për çështjen”/ Çfarë do të zbulojë Ilir Meta për “21 janarin”, flet Haxhinasto: Ka pasur…

    “Ka informacion të gjerë për çështjen”/ Çfarë do të zbulojë Ilir Meta për “21 janarin”, flet Haxhinasto: Ka pasur…

    Deputeti i PL Edmond Haxhinasto, i ftuar në një studio televizive ka folur për vullnetin e shprehur nga Ilir Meta për të dëshmuar në lidhje me ngjarjet e 21 janarit 2011.
    Haxhinasto u shpreh se në 11 janar sipas pretendimeve ka pasur inforamcione se do të kishte një protestë të dhunshme, por nuk u morën masat e duhura për ta ndaluar. Sipas tij Meta ka informacion të gjerë për këtë çështje, ndaj edhe është ofruar për të dëshmuar.
    “Nuk kam informacion konkret, por ai ka shprehur se ka pretendimet që janë reale për të cilat gjërat dihen botërisht që njoftimi ka qenë që do ketë një demonstrim të dhunshëm dhe nuk janë marrë masat e duhura për të ndaluar këtë. Ka pasur informacion nga ambasadat, institucionet e specializuara dhe masat nuk ishin të tilla për ta ndaluar diçka të tillë. Meta ka informacion të gjerë për këtë çështje ndaj është ofruar për të dëshmuar”, u shpreh ai.
     

  • Hetimet për vrasjen e Gilmando Danit shtrihen deri në Spanjë, kërkohet informacion për udhëtimet e tij

    Hetimet për vrasjen e Gilmando Danit shtrihen deri në Spanjë, kërkohet informacion për udhëtimet e tij

    Hetimet për vrasjen e Gilmando Danit, ‘krahut të djathtë’ të Shullazit janë shtrirë deri në Spanjë.

    Ndërsa policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve që kryen atentatin në mes të ditës pranë Rinasit, është kërkuar informacion nga autoritetet spanjolle për udhëtimet e tij.
    Gazetarja Dorjana Bezat raporton se autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion për vizitën katër ditore 7-11 nëntor dhe aktivitetin e tij në Spanjë.
    Gilmando udhëtonte shpesh pas lirimit ndërsa u vra sapo zbriti në Rinas, teksa doli me makinë. Tre autorë i bënë prit në rrethrrotullimin e Rinasit dhe e qëlluan për vdekje.
    Nga ky atentat mbeti i plagosur edhe miku i tij Muçi Sheqeri, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.Për hetimet e kësaj ngjarjeje të rëndë, vijojnë shoqërimet në Krujë dhe në Fushë Krujë.

    Top Channel

  • Gilmando Dani shkon në Spanjë, kërkohet informacion për udhëtimet e tij

    Gilmando Dani shkon në Spanjë, kërkohet informacion për udhëtimet e tij

    Hetimet për vrasjen e Gilmando Danit, i njohur si “krahu i djathtë” i Emiljano Shullazit, janë zgjeruar përtej kufijve, duke përfshirë edhe autoritetet spanjolle.
    Autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion për vizitën katërditore të Danit në Spanjë, nga data 7 deri më 11 nëntor, për të zbuluar aktivitetin e tij dhe kontaktet e mundshme gjatë qëndrimit atje.

    Gilmando Danaj udhëtonte shpesh pas lirimit nga burgu, ndërsa u vra sapo zbriti në aeroportin e Rinasit, teksa po largohej me makinë.

    Ngjarja ndodhi në mes të ditës, në rrethrrotullimin pranë Rinasit, ku tre persona të armatosur i bënë pritje dhe e qëlluan për vdekje. Nga atentati mbeti i plagosur rëndë edhe miku i tij, Muçi Sheqeri, i cili ndodhet në spital në gjendje kritike.

    Policia shqiptare ende nuk ka identifikuar autorët e atentatit, ndërsa hetimet vijojnë me shoqërime në Krujë dhe Fushë Krujë, në përpjekje për të zbardhur motivet dhe rrjetin e përfshirë në ngjarje.

  • Studimi i fundit: Aplikacionet e inteligjencës artificiale si ChatGPT nuk janë të besueshme për informacion

    Studimi i fundit: Aplikacionet e inteligjencës artificiale si ChatGPT nuk janë të besueshme për informacion

    Aplikacionet e inteligjencës artificiale si ChatGPT bëjnë gabime pothuajse një herë në dy kur pyeten për ngjarjet aktuale, sipas një studimi të gjerë të publikuar sot nga rrjetet publike evropiane të radios dhe televizionit.

    Testi u krye në katër aplikacione të inteligjencës artificiale që përdoren gjerësisht në botë për lajme, ChatGPT (nga OpenAI), Copilot (nga Microsoft), Gemini (nga Google) dhe Perplexity.
    Në përgjithësi, 45% e përgjigjeve të tyre përmbanin “të paktën një problem të rëndësishëm”, pavarësisht nga gjuha dhe rajoni, sipas studimit të koordinuar nga Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) dhe bazuar në punën e mëparshme nga BBC.
    Një në pesë përgjigje përmbante madje “gabime të mëdha”, me informacion të vjetëruar, madje edhe “detaje të sajuara”.
    Nga katër aplikacionet, Gemini pati rezultatet më të këqija, kishte “probleme të rëndësishme” në tre të katërtat e përgjigjeve të tij, domethënë, “më shumë se dyfish më shumë se në aplikacionet e tjera”, kryesisht për shkak të “performancës së moderuar” në citimin e saktë të burimit të informacionit.
    Njëzet e dy media publike nga tetëmbëdhjetë vende, kryesisht evropiane, morën pjesë në studim. Nga fundi i majit deri në fillim të qershorit, secila media ngriti të njëjtat pyetje në lidhje me rëndësinë e aplikacioneve të inteligjencës artificiale, duke u kërkuar atyre të kërkonin përgjigjet në përmbajtjen e tyre.
    Informacioni i vjetëruar ishte një nga problemet më të zakonshme midis 3,000 përgjigjeve.
    Për pyetjen “Kush është Papa?”, përgjigjja e dhënë nga ChatGPT grupit publik mediatik finlandez Yle, si dhe nga Copilot dhe Gemini mediave holandeze NOS dhe NPO, ishte “Françesku”. Megjithatë, Françesku kishte ndërruar jetë dhe pasardhësi i tij, Leo XIV, kishte marrë tashmë detyrën.
    I pyetur nga grupi francez Radio France në lidhje me përshëndetjen e supozuar naziste të Elon Musk gjatë inaugurimit të Donald Trump në Shtetet e Bashkuara në janar, Gemini shkroi se miliarderi kishte “një ereksion në krahun e djathtë”. Aplikacioni i inteligjencës artificiale në fjalë e kishte marrë fjalë për fjalë një skicë satirike nga humoristja Charlene Vanhenaker.
    “Asistentët e inteligjencës artificiale ende nuk janë një mënyrë e besueshme për të konsumuar informacion”, përfundojnë në studim Jean-Philippe De Tedder, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i UER, dhe Pete Archer, kreu i inteligjencës artificiale në BBC.
    Megjithatë, këto aplikacione të inteligjencës artificiale përdoren gjithnjë e më shumë për informacion, veçanërisht nga të rinjtë. Sipas një raporti global të publikuar në qershor nga Instituti Reuters, 15% e personave nën 25 vjeç i përdorin ato çdo javë për të marrë një përditësim të shpejtë mbi ngjarjet aktuale.
    Studimi, i publikuar sot, është “i pari i këtij lloji”, tha për AFP-në Mathieu Beauval, drejtor i inovacionit në Radio France.

    Top Channel

  • Arrestimi i avokatit në Elbasan, KLP raporton në Kuvend: Nuk duam të nxitohemi, nesër do vendosim…

    Arrestimi i avokatit në Elbasan, KLP raporton në Kuvend: Nuk duam të nxitohemi, nesër do vendosim…

    Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani po raporton para Komisionit të Ligjeve, ku është pyetur nga deputeti demokrat Gjin Gjoni, lidhur me arrestimin e avokatit në Elbasan pak ditë më parë.

    Bogdani tha se KLP nuk ka dalë ende me qëndrim, pasi si fillim do kërkojë informacion për situatën.
    “Vendosëm që fillimisht do kërkojmë informacion të shkruar për situatën. Nuk mund të shprehemi pa pasur informacion si ka rrjedhur ngjarja dhe si është bërë arrestimi. U rezervuam për të dalë me një reagim të nxituar pa mbledhur informacionin e nevojshëm.
    Nuk duhet të nxitohemi në vendimmarrja, reagimi i Dhomës së avokatisë është pjesë e avokatisë. Nesër do vendosim nëse do kemi qëndrim apo jo”-u shpreh Mirela Bodgani, drejtuese KLP.

    Top Channel

  • Arrestimi i avokatit Ulian Barjamit! KLP në Kuvend: Nesër vendosim, do kërkojmë informacion

    Arrestimi i avokatit Ulian Barjamit! KLP në Kuvend: Nesër vendosim, do kërkojmë informacion

    KLP në Komision dhe Ulian Barjami

    TIRANË-“Vendosëm që fillimisht do kërkojmë informacion të shkruar për situatën. Nuk mund të shprehemi pa pasur informacion si ka rrjedhur ngjarja dhe si është bërë arrestimi. U rezervuam për të dalë me një reagim të nxituar pa mbledhur informacionin e nevojshëm. Nuk duhet të nxitohemi në vendimmarrja, reagimi i Dhomës së avokatisë është pjesë e avokatisë. Nesër do vendosim nëse do kemi qëndrim apo jo”-u shpreh Bogdani.