Tag: inerte

  • Reagim i menjëhershëm pas denoncimit në Saranda Web: Rruga te kopshti mbushet me inerte për ta bërë të kalueshme

    Reagim i menjëhershëm pas denoncimit në Saranda Web: Rruga te kopshti mbushet me inerte për ta bërë të kalueshme

    Reagim i menjëhershëm pas denoncimit në Saranda Web: Rruga te kopshti mbushet me inerte për ta bërë të kalueshme
     
     
    Pas publikimit nga Saranda Web të denoncimit të prindërve lidhur me gjendjen alarmante të rrugës që të çon drejt kopshtit të fëmijëve – ku çdo ditë të vegjlit dhe prindërit kalonin mes baltës, ujërave dhe gropave – ka ardhur reagimi i parë konkret nga institucionet përgjegjëse.
     

     
    Sot paradite, në segmentin e dëmtuar janë hedhur inerte dhe rërë, me qëllim që rruga të bëhet e kalueshme dhe më e sigurt për fëmijët.
     
    Në denoncimin e mbërritur në Saranda Web, prindërit shprehën shqetësimin e madh për kushtet ku kalonin fëmijët çdo mëngjes, duke i detyruar të ecin mes baltës dhe ujit, çka përbënte rrezik për rrëshqitje dhe ndotje.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Skandal urban në Tiranë/ Florjan Binaj zbulon “lulishten” e fshehur nën inerte

    Skandal urban në Tiranë/ Florjan Binaj zbulon “lulishten” e fshehur nën inerte

    Kandidati i pavarur, Florjan Binaj, ka zbuluar një “lulishte” me inerte në kryeqytet.
    Bëhet fjalë për një shesh me inerte në rrugën “Xhanfize Keko”, ku ndotja duket alarmante.
    Me ironi, Binaj thotë se në këtë “lulishte” të mbushin me frymë lule betoni, lule bukëpeshku apo lule dërrase.
    Binaj e vazhdon më tej ironinë e tij ndaj këtij pirgu intertesh dhe thotë se kjo është “lulishtja” e parë në botë që është duplex dhe u jep hapësira të lira të gjithëve.
    “Prej më shumë se dy javësh kjo lulishte e sapoinauguruar u ka dhënë ajër të pastër jo vetëm banorëve të rrugës ‘Xhanfize Keko’, por dhe gjithë banorëve të Tiranës. Siç mund ta shihni, këtu të mbush me frymë lule bukëpeshku, lule llamarine, lule dërrase, lule betoni, lule leshi xhami, lule leshi guri. Me një dizajn shumë elegant, nga dyshja e famshme e arkitektëve italianë, Xhorxho Lafasulja dhe Xhuljano Lagrumi. Ju mund ta shihni që është lulishtja e parë në botë që është duplex dhe se si shkrihet ajo kaq bukur me trotuarin duke u dhënë mundësi hapësirave të lira për të gjitha nënat me fëmijë të vegjël dhe sidomos për moshën e tretë. Kjo lulishte është aq e bukur sa mund ta shijoni edhe nga lart”, shprehet Binaj.

  • Binaj denoncon sheshin me inerte në Tiranë: Kur humori takon realitetin

    Binaj denoncon sheshin me inerte në Tiranë: Kur humori takon realitetin

    Kandidati i pavarur Florjan Binaj, ka zbuluar një “lulishte” me inerte në kryeqytet. Po bëjmë shaka… Bëhet fjalë për një shesh me inerte e cila qëndron në mes të rrugës “Xhanfize Keko”, ku mijëra qytetarë të kryeqytetit kalojnë me fëmijët dhe ku ndotja është alarmante.
    Përmes humorit që e karakterizon, Binaj e përshkruan videon kështu: Siç mund ta shihni, këtu të mbush me frymë lule bukëpeshku, lule llamarine, lule drrase lulebetoni, lule leshixhami, lule leshiguri.
    Me një dizajn shumë elegant, të arkitektëve italianë, Xhorxho lafasulja dhe Xhuljano Lagrumi”.
    Ndiqni videon:

  • “Gjithkush me shumë pushtet”/ Shpërthen Braçe, ankesa publike për mbetjetet inerte: Në këtë qytet po s’u çmende është..

    “Gjithkush me shumë pushtet”/ Shpërthen Braçe, ankesa publike për mbetjetet inerte: Në këtë qytet po s’u çmende është..

    Përmes një postimi në Instagram, Braçe komenton situatën, denoncon dhe jep edhe pamjet e realitetit atje, ku ndër të tjera thekson se në Tiranë po nuk u çmende është fat.
    Deputeti socialist Erion Braçe, e ka nisur ditën sot me një ‘zile alarmi’ për gjendjen në Selitë. Ndotja masive me plehra apo hedhja e mbetjeve inerte, kryesisht pranë Qendrës Shëndetësore, Postës e Kopshtit nr.4, e ka indinjuar së tepërmi.
    Postimi i plotë:
    “Në këtë qytet po s’u çmende është fat!
    Në mes të Selitës, papërgjegjshmëri e Bashkisë që insiston të mbaj koshat e plehrave në derë të Qendrës Shëndetësore, Postës e Kopshtit 4.
    Papërgjegjshmëri e njerëzve që vijnë e hedhin mbetjet inerte të punimeve në shtëpitë e tyre këtu!
    Në këtë qytet është e kotë të shqetësohesh, angazhohesh, flasësh sepse gjithkush me shumë pushtet-për të vendosur për koshat, me pak pushtet-për të hedhur mbetjet e veta, nuuuuuuuuk dëgjon”.

  • Shpallet në kërkim administratori i firmës/ Merrnin inerte në lumin Mat, në hetim tre punonjës, sekuestrohen…

    Shpallet në kërkim administratori i firmës/ Merrnin inerte në lumin Mat, në hetim tre punonjës, sekuestrohen…

    Policia e Lezhës ka vijuar edhe sot (29 korrik) aksionin kundër ndërtimeve pa leje dhe lirimit të hapësirave publike në të gjithë qarkun.
    Ushtronte aktivitet të paligjshëm duke gërryer lumin Mat dhe marrë inerte, shpallet në kërkim administratori, procedohen 3 punonjësit dhe sekuestrohen eskavatori dhe tre kamionët.
    Nga kontrolli i ushtruar nga Komisariati i Policisë, në bashkëpunim me IKMT, u evidentua një subjekt që ushtronte veprimtari të kundërligjshme në shtratin e lumit Mat.
    “Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 punonjës të këtij subjekti, shtetasit M. L., 36 vjeç, V. L., 47 vjeç (vëllezër) banues në Pukë dhe F. L., 50 vjeç, banues në Tale, Lezhë; U shpall në kërkim edhe S. P., 39 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, administrator i subjektit. Punohet për kapjen e tij”, njoftoi policia vendore.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 mjete të rënda që shërbenin për këtë veprimtari të kundërligjshme.

  • Prishja e ndërtimeve pa leje, Beci: Pastrohet në kohë rekord qendra e Thethit

    Prishja e ndërtimeve pa leje, Beci: Pastrohet në kohë rekord qendra e Thethit

    Teksa aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka përfunduar, në një kohë rekord është pastruar edhe territori nga mbetjet inerte i qendrës së Thethit.
    Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci në një postim në rrjetet sociale ndau sot foto nga fusha në qendër të Thethit, e cila pas pastrimit është mbjellë sërish me bar për t’i rikthyer pamjen e saj natyrore.
    Beci informoi se puna vijon nga forcat e ushtrisë dhe Bashkia Shkodër edhe për pastrimin e zonave të tjera përreth.
    Në Theth po vijon me mbështetjen e forcave të xhenjos pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin ngritur mbi 100 ngrehina pa leje, nga ato me mure, tek ato me konstruksion metalik e me dru, në shkelje të ligjit për zonat e mbrojtura.

  • Nis pastrimi i mbetjeve inerte në Theth, Rama bën bilancin e aksionit: U shembën mbi 100 ngrehina pa leje

    Nis pastrimi i mbetjeve inerte në Theth, Rama bën bilancin e aksionit: U shembën mbi 100 ngrehina pa leje

    Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim për situatën në Theth, ku tashmë operacionet për prishjen e ndërtimeve pa leje kanë përfunduar dhe ka nisur procesi i pastrimit të inerteve të mbetura pas.
    Kreu i qeverisë në bilancin e këtij aksioni që hasi në rezistencën e pronarëve të ngrehinave, tregon që janë prishur rreth 100 objekte me mure apo konstruksion druri që kishin dhunuar ligjin për zonat e mbrojtura.
    Rama shton se forcat e xhenios nuk do të largohen nga Thethi deri në pastrimin e plotë të inerteve dhe rikthimin e zonës në normalitet.
    “Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenios, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me konstruksion metalik e me dru – në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të peizazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot.
    Forcat e xhenios nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe një godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale.
    Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruan Rama.

  • Arrestohet inxhinieri zbatues/ Ndotën ambjentin me inerte ndërtimi, shkelje mjedisore dhe administrative

    Arrestohet inxhinieri zbatues/ Ndotën ambjentin me inerte ndërtimi, shkelje mjedisore dhe administrative

    Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe mbrojtjen e mjedisit në zonat turistike, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, konkretisht të Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit dhe Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ushtruan kontroll në një subjekt ndërtues në vendin e quajtur Gjilekë, Drimadhë, fshati Dhërmi, ku po ndërtohen objekte hotelerie dhe banimi, me leje të miratuar.
    Gjatë kontrollit u konstatuan shkelje mjedisore dhe administrative, konkretisht:
    Depozitimi i mbetjeve inerte ndërtimi në afërsi të objektit dhe në vijën bregdetare, duke sjellë ndotje të ambientit përreth;
    Përdorimi i objekteve banimi pa çertifikim për strehim të banorëve, në një fazë kur ende nuk ishin përfunduar punimet dhe procedurat ligjore për vënien në funksion të tyre.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Dh., 26 vjeç, me detyrë inxhinier zbatues i këtij projekti ndërtimor, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”.
    Gjithashtu, nga ana e IKMT-së u mbajt procesverbali për konstatimin e kundërvajtjes administrative dhe u bë bllokimi i objektit, deri në marrjen e masave për eliminimin e të gjitha shkeljeve ligjore të konstatuara. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

  • Zjarr mbetjeve inerte/ Lezhë, shuhen flakët por tymi…

    Zjarr mbetjeve inerte/ Lezhë, shuhen flakët por tymi…

    Flakët që përfshinë një sipërfaqe ku hidhen inerte dhe mbetje ndërtimi pranë kryqëzimit të Rrilës në Lezhë herët mëngjesin e të dielës u shuan. Ndërsa tymi që u ngrit në zonën e banuar dhe autostradë vijon ende.
    Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Paraprakisht ata dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme.
    Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji në këtë zone. Prej kohësh ky vend është kthyer në një pikë grumbullimi mbetjesh duke u bërë burim potencial për zjarre të përsëritura. Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Lezhës po punohet që brenda vitit të ngrihet qendra e trajtimit të mbetjeve me qëllim që ato të mos dërgohen më në landfill.