Këshilltari për Çështjet Ekonomike PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, reagon pas publikimit nga Instat të raportit mbi ecurinë ekonomike gjatë tremujorit të dytë 2025, ku sektorët e bujqësisë dhe industrisë vazhdojnë të zhyten thellë e më thellë në gropën e recesionit.
Më poshtë statusi i Telitit:
BUJQËSIA DHE INDUSTRIA NË RECESION, RRITJA EKONOMIKE VETËM NË LETRA!📌 Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë 2025 ekonomia shënon ‘rritje në letra’ 3.51%. Por në realitet, dy shtyllat tejet të rëndësishme të ekonomisë – bujqësia dhe industria – vazhdojnë në RECESION:❌ Bujqësia: -2.49%❌ Industria: -1.79%👉 Çfarë vlere ka kjo ‘rritje’ kur fermerët falimentojnë dhe fabrikat mbyllen?👉 Çfarë ekonomie ndërtohet kur prodhimi vendas bie dhe jetesa bëhet më e shtrenjtë?🆘 Ky është një model ekonomik që dëmton Shqipërinë: rritje në shifra, varfërim në realitet.
Tag: industria
-

Raporti i Instat/ Dorian Teliti: Bujqësia dhe industria në recesion, rritja ekonomike vetëm në letra!
-

SYRI TV/ Industria ka hyrë zyrtarisht në recesion, shkak rritja e kostove të operimit
Nga SYRI TV
Sektori i industrisë hyri zyrtarisht në recesion në vitin 2024, ndërsa tendenca u përkeqësua dhe në pjesën e parë të viti 2025.Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se industria në total pësoi rënie me 4.55% në vitin 2024, hera e parë me ecuri negative që nga periudha e pandemisë, kur tkurrja ishte 7.32%. Industria përpunuese u reduktua me 3.65%, me ecuri më negative sesa gjatë periudhës së pandemisë (-3.58%).
Sektori nuk po arrin të dalë nga rrethi vicioz ku ka hyrë, e shkaktuar nga rritja e kostove të operimit të aktivitetit dhe të personelit apo dhe koniunkturës së pafavorshme ndërkombëtare.
Shtimi i kostove është i vështirë që të transferohet në çmime për shkak të uljes së konkurrueshmërisë. Rënia e Euros është një tjetër faktor që ka ndikuar negativisht eksportuesit për të disatin vit radhazi, ndërsa prodhuesit, që marrin lëndën e parë nga importi, i ka lehtësuar disi.
Mungesa e fuqisë punëtore është një tjetër arsye që po ndikon negativisht te prodhimi. Kriza e sektorit ka bërë që kontributi i industrisë në ekonomi të vijë në rënie të vazhdueshme.
Në 2024-n, pesha e industrisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) zbriti në 7.6%, nga 8.47% vitin e mëparshëm, sipas të dhënave të INSTAT. Ky është niveli më i ulët në 15 vjet, që nga 2009-a, kur ky sektor zinte 6.72% të PBB-së, Raporton Monitor.
Më pas, ai nisi një rritje të vazhdueshme, e ndikuar fillimisht nga industria nxjerrëse dhe më pak nga përshpejtimi i aktivitetit të sipërmarrjeve të përpunimit. Aktiviteti i industrisë po zgjerohet me ritme shumë më të ulëta se ai i sipërmarrjeve të tjera, si ndërtimi dhe energjia.Një tjetër sector që ka shënuar rënie është edhe industria e përpunimit të peshkut. Ky sektor mbetet nën potencial për shkak të kufizimit të kuotave të eksportit.Humbjet nga rënia e Euros gjithashtu përbëjnë shqetësim edhe për eksportuesit e industrisë përpunuese të peshkut. Sipas INSTAT, në vitin 2024, eksportet e grupit “Peshku dhe kafshët guaskore të nënujshme”, ranë me 9.2% në sasi dhe 10.8% në vlerë, duke shënuar tendencën më negative që nga viti 2013, kur kishte filluar zgjerimi i vrullshëm i sektorit. Ndryshe nga viti 2023, kur eksportet në sasi ishin në rritje, por në vlerë u ndikuan nga Euro, në 2024-n kishte më pak shitje edhe në sasi.Ndërkohë eksportuesit e veshjeve të këmbëve janë në vitin e tretë të rënies. Kjo industri, që ka edhe sipërmarrjet më të mëdha në segmentin që punon me material porositësi, po pengohet nga dy sfida. Së pari, rënia e ndjeshme e Euros ka ulur të ardhurat në Lek të eksportuesve.Dhe së dyti, ata po përballen me probleme të mëdha në gjetjen e fuqisë punëtore, duke bërë që të mos e përballojnë dot kërkesën nga porositësit. Këtyre u shtohen edhe rritja e kostove, e ndikuar në pjesën më të madhe nga rritja e pagës minimale, që në prill 2023 u bë 40 mijë lekë.
-

Tabaku: Industria shqiptare në vdekje klinike, prodhimi bie si në krizën e 2009-ës (video)
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka ngritur alarmin për gjendjen e industrisë shqiptare, të cilën e cilësoi “në vdekje klinike”. Sipas saj, shifrat e fundit tregojnë se industria përpunuese ka rënë me 4,5% gjatë vitit të kaluar dhe me 3,5% në tre muajt e parë të këtij viti, duke shënuar një regres të thellë për të gjithë sektorët.
Tabaku kujtoi se kjo është hera e parë pas vitit 2009 – kur kriza financiare botërore tronditi ekonomitë në mbarë globin – që prodhimi në Shqipëri bie kaq ndjeshëm, duke zënë vetëm 7% të PBB-së.
“Faktorët janë të ditur prej kohësh: modeli ekonomik i ndërtuar nga qeveria është i varur nga ndërtimi dhe pastrimi i parave të pista, duke lënë pas dore prodhimin,” deklaroi ajo.
Një tjetër problem që sipas Tabakut ka goditur fort industrinë është zhvlerësimi i euros me rreth një të tretën e vlerës së saj, çka e ka bërë të pamundur shitjen e produkteve shqiptare në tregjet rajonale dhe europiane. Në të njëjtën kohë, rritja e kostove ka pamundësuar bizneset shqiptare të investojnë në cilësi dhe inovacion, duke ulur edhe konkurrueshmërinë. “Krenaria jonë, produktet shqiptare, sot nuk shiten. Nga fshati te industria, sektori i prodhimit po nxirret jashtë tregut. Ky është rezultat i një sistemi që favorizon pakicën dhe jo shumicën. Ky model duhet ndryshuar,” u shpreh deputetja demokrate. -

“Qeveria, e varur nga pastrimi i parave”/ Industria shqiptare, reagon Tabaku: Alarm, vendi në ‘gjendje klinike’
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për gjendjen e industrisë shqiptare, të cilën e cilësoi “në vdekje klinike”. Sipas saj, shifrat e fundit tregojnë se industria përpunuese ka rënë me 4,5% gjatë vitit të kaluar dhe me 3,5% në tre muajt e parë të këtij viti, duke shënuar një regres të thellë për të gjithë sektorët.
Tabaku kujtoi se kjo është hera e parë pas vitit 2009 – kur kriza financiare botërore tronditi ekonomitë në mbarë globin – që prodhimi në Shqipëri bie kaq ndjeshëm, duke zënë vetëm 7% të PBB-së.
“Faktorët janë të ditur prej kohësh: modeli ekonomik i ndërtuar nga qeveria është i varur nga ndërtimi dhe pastrimi i parave të pista, duke lënë pas dore prodhimin,” deklaroi ajo.
Një tjetër problem që sipas Tabakut ka goditur fort industrinë është zhvlerësimi i euros me rreth një të tretën e vlerës së saj, çka e ka bërë të pamundur shitjen e produkteve shqiptare në tregjet rajonale dhe europiane. Në të njëjtën kohë, rritja e kostove ka pamundësuar bizneset shqiptare të investojnë në cilësi dhe inovacion, duke ulur edhe konkurrueshmërinë.
“Krenaria jonë, produktet shqiptare, sot nuk shiten. Nga fshati te industria, sektori i prodhimit po nxirret jashtë tregut. Ky është rezultat i një sistemi që favorizon pakicën dhe jo shumicën. Ky model duhet ndryshuar,” u shpreh deputetja demokrate.
-

Industria përpunuese po kthehet në magazinuese, pasojat në afatin e gjatë
Dy vitet e fundit, industria përpunuese ka shënuar vetëm rënie, për tetë tremujorë radhazi, duke kulmuar në janar-mars 2025, me një tkurrje prej 7.6%.Sipas të dhënave që publikohen nga INSTAT, kjo është periudha më e gjatë historike që sektori është në territor negativ, madje edhe në raport me krizën e 1997-s, kur rënia zgjati vetëm 4 tremujorë, duke u rimëkëmbur me shpejtësi nga 1998-a. B…
-

Industria në terren negativ
Sektori i industrisë hyri zyrtarisht në recesion në vitin 2024, duke shënuar rënie gjatë të katër tremujorëve radhazi. Tendenca u përkeqësua dhe në pjesën e parë të 2025-s.Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se industria në total (“Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbetu…
-

Ngec industria mbështetëse automotive, bie punësimi
Industria mbështetëse automotive ishte nga të paktët sektorë që tërhoqi investime të huaja vitin e fundit, duke shfrytëzuar avantazhin e krahut të lirë të fuqisë punëtore.Ky sektor kryesisht punon me sistemin e materialit të porositësit, nëpërmjet montimit të sistemeve elektrike dhe mori hov pasi shtetet e Europës Lindore, si p.sh. Çekia, kaluan në një fazë më të lartë teknologjie, duke bërë që p…
-

Kërkesë e ulët nga eksporti dhe rritje e kostove/ Industria në rënie për të 10-tin tre mujor radhazi
Sektori i prodhimit sidomos industria për eksport ka hyrë në një fazë gjatë krizë.
Treguesit tremujorë për prodhuesit e të mirave në vend, të publikuar për periudhën prill–qershor 2025, tregojnë kontraste mes sektorëve prodhues, ku industria vijoi rënien, ndërsa ndërtimi rritjen.
Në industri, që përfshin aktivitetet nxjerrëse dhe përpunuese, shitjet neto në volum ranë me 6,2% dhe prodhimi u tkurr me 0,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i të punësuarve ra me 3,2%, edhe pse fondi i pagave u rrit me 4,5%.
Këto zhvillime në industri vijnë nga një kombinim faktorësh si kërkesa më e ulët në tregjet kryesore të eksportit, humbjet që krijoi kursi i këmbimit dhe rritje e kostove të brendshme.
Ndryshe nga industria, ndërtimi po përjeton një fazë rritje ndonëse me ngadalësim. Shitjet neto u rritën me 5,2%, prodhimi me 4,8% dhe punësimi me 3,6%, ndërsa fondi i pagave u rrit me një ritëm të fortë prej 16,1%. Ky trend lidhet me kërkesën e lartë për banesa në zonat urbane, rritjen e projekteve të infrastrukturës publike dhe interesin e investitorëve të huaj për tregun e pasurive të paluajtshme.
Sektori i energjisë elektrike, gazit dhe avullit regjistroi një rënie të lehtë në shitje (–0,1%) dhe prodhim (–5,2%), ndërsa punësimi ra me 2,6%. Fondi i pagave, megjithatë, u rrit me 6,3%, çka tregon presion në kostot e punës. Furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve pasqyroi një model të ngjashëm: rënie të shitjeve dhe prodhimit, por rritje të lehtë të punësimit dhe një shtim më të fortë të pagave.
Ndërsa në trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 0,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat e institutit të Statistikave nënvizojnë sfidat që po kalon industria, e cila mbetet e ndjeshme ndaj tregjeve të jashtme dhe kostove të prodhimit, ndërsa ndërtimi po mbështet aktualisht ritmin e rritjes ekonomike përmes investimeve të larta dhe kërkesës së qëndrueshme në tregun e banesave./Monitor
-

Industria e eksporteve në krizë, ndërsa ndërtimi në rritje. Ç’po ndodh me ekonominë
Sektori i prodhimit sidomos industria për eksport ka hyrë në një fazë gjatë krizë.
Treguesit tremujorë për prodhuesit e të mirave në vend, të publikuar për periudhën prill–qershor 2025, tregojnë kontraste mes sektorëve prodhues, ku industria vijoi rënien, ndërsa ndërtimi rritjen.
Në industri, që përfshin aktivitetet nxjerrëse dhe përpunuese, shitjet neto në volum ranë me 6,2% dhe prodhimi u tkurr me 0,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i të punësuarve ra me 3,2%, edhe pse fondi i pagave u rrit me 4,5%.
Këto zhvillime në industri vijnë nga një kombinim faktorësh si kërkesa më e ulët në tregjet kryesore të eksportit, humbjet që krijoi kursi i këmbimit dhe rritje e kostove të brendshme.
Ndryshe nga industria, ndërtimi po përjeton një fazë rritje ndonëse me ngadalësim. Shitjet neto u rritën me 5,2%, prodhimi me 4,8% dhe punësimi me 3,6%, ndërsa fondi i pagave u rrit me një ritëm të fortë prej 16,1%. Ky trend lidhet me kërkesën e lartë për banesa në zonat urbane, rritjen e projekteve të infrastrukturës publike dhe interesin e investitorëve të huaj për tregun e pasurive të paluajtshme.
Sektori i energjisë elektrike, gazit dhe avullit regjistroi një rënie të lehtë në shitje (–0,1%) dhe prodhim (–5,2%), ndërsa punësimi ra me 2,6%. Fondi i pagave, megjithatë, u rrit me 6,3%, çka tregon presion në kostot e punës. Furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve pasqyroi një model të ngjashëm: rënie të shitjeve dhe prodhimit, por rritje të lehtë të punësimit dhe një shtim më të fortë të pagave.
Ndërsa në trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 0,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat e institutit të Statistikave nënvizojnë sfidat që po kalon industria, e cila mbetet e ndjeshme ndaj tregjeve të jashtme dhe kostove të prodhimit, ndërsa ndërtimi po mbështet aktualisht ritmin e rritjes ekonomike përmes investimeve të larta dhe kërkesës së qëndrueshme në tregun e banesave. Monitor -

Prill – Qershor, industria në rënie për të 10-tin 3-mujor radhazi
Sektori i prodhimit sidomos industria për eksport ka hyrë në një fazë gjatë krizë.Treguesit tremujorë për prodhuesit e të mirave në vend, të publikuar për periudhën prill–qershor 2025, tregojnë kontraste mes sektorëve prodhues, ku industria vijoi rënien, ndërsa ndërtimi rritjen.Në industri, që përfshin aktivitetet nxjerrëse dhe përpunuese, shitjet neto në volum ranë me 6,2% dhe prodhimi u tkurr me 0,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i të punësuarve ra me 3,2%, edhe pse fondi i pagave u rrit me 4,5%.Këto zhvillime në industri vijnë nga një kombinim faktorësh si kërkesa më e ulët në tregjet kryesore të eksportit, humbjet që krijoi kursi i këmbimit dhe rritje e kostove të brendshme.Ndryshe nga industria, ndërtimi po përjeton një fazë rritje ndonëse me ngadalësim. Shitjet neto u rritën me 5,2%, prodhimi me 4,8% dhe punësimi me 3,6%, ndërsa fondi i pagave u rrit me një ritëm të fortë prej 16,1%. Ky trend lidhet me kërkesën e lartë për banesa në zonat urbane, rritjen e projekteve të infrastrukturës publike dhe interesin e investitorëve të huaj për tregun e pasurive të paluajtshme.Sektori i energjisë elektrike, gazit dhe avullit regjistroi një rënie të lehtë në shitje (–0,1%) dhe prodhim (–5,2%), ndërsa punësimi ra me 2,6%. Fondi i pagave, megjithatë, u rrit me 6,3%, çka tregon presion në kostot e punës. Furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve pasqyroi një model të ngjashëm: rënie të shitjeve dhe prodhimit, por rritje të lehtë të punësimit dhe një shtim më të fortë të pagave.Ndërsa në trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 0,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Të dhënat e institutit të Statistikave nënvizojnë sfidat që po kalon industria, e cila mbetet e ndjeshme ndaj tregjeve të jashtme dhe kostove të prodhimit, ndërsa ndërtimi po mbështet aktualisht ritmin e rritjes ekonomike përmes investimeve të larta dhe kërkesës së qëndrueshme në tregun e banesave. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.