filip shehu dhe indrit ismaillari
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e picierit Indrit Islamllari, ngjarje e ndodhur rreth 1 javë më parë, në zonën “Komuna e Parisit”, në Tiranë. Autori Filip Shehu raportohet se kishte disa kohë që kurohej nga një psikolog në Tiranë, për shkak të gjendjes depresive që po kalonte.
Shehu, konsumonte ilaçe për përmirësimin e memories dhe ilaçe anti-depresivë, ndërkohë që punonte dhe si përgatitës i brumit të picave pikërisht në picerinë ku ndodhi vrasja e Indrit Islamllarit. Gazetari Elton Qyno shkruan se sutori i krimit kishte vetëm 7 muajsh që ishte i punësuar te restorant “City lounge”, si picier dhe përgatitës brumi. Konflite ka pasur herë pas here me Indrit Islamllarin, i cili shpesh herë e ofendonte dhe tallte.
Në dëshminë e plotë të Filip Shehut, ka rrëfyer se Indriti, gjatë punës ka nisur ta shqetësoj dhe fyejë në shumë raste për shkaqe se ai kërkonte që ata të bënin gjëra në punë sipas dëshirës së tij dhe jo sipas porosive që kishin marrë nga pronari dhe menaxheri në lidhje me mbarëvajtjen e punës. Shpesh herë këto fyerje nga ana e tij kanë arritur në sharje të rënda por ai vazhdimisht është shmangur duke mos dashur të agravojë situata dhe ka bërë sipas kërkesave të Indritit.
Ditën e ngjarjes në 28 Tetor 2025, Filip Shehu tregon se ka shkuar në punë si zakonisht rreth orës 13:00 dhe sapo është paraqitur në punë ka nisur me përgatitjen e përbërësve të picave dhe brumit.
Indriti, ka ardhur në punë rreth orës 14:00 dhe sapo ka ardhur ata kanë nisur të punojnë pasi kishin porosi për të pjekur pica.
Rreth orës 15:30 një punonjëse e kuzhinës e cila quhet Zamira, ka kërkuar që të merrte nga ata proshutë krudo për të përgatitur disa antipasta që i kishte porosi në restorant.
Indriti i tha: “…nuk ka prije vetë…”.
Zamira i ka thënë Indritit: “…se nuk di ta pres vetë mishin e krudos sepse ishte i paprerë fare…”.
Këtë bisedë e dëgjoi edhe Filip Shehu, i cili ndërhyri the i tha Indritit që: “…do ia jap unë se do e pres vetë…”.
Indriti i kthehu përgjigje dhe i tha fjalët: “…jo s’ke për t’i dhënë..”.
Filipi i tha me fjalët: “…Unë krudon e pres vetë dhe do ia jap…”.
Dhe ndërkohë shkoi të merrte vasketën me mishin krudo dhe e solli mbi banak dhe nisi të priste disa gjëra dhe Indriti kur pa mishin i tha përsëri: “…Jo…” s’ke për t’ja dhënë’ dhe i foli me ton të ashpër.
Filipi, e ka marrë proshutën krudo që kishte dhe siç kanë vepruar përherë më parë ka dashur t’ja japi Zamirës dhe në atë moment ka ndërhyrë Indriti, duke e marrë me forcë dhe duke e tërhequr vasketën me proshutë duke i thënë mos t’ja jepte se e dinte ai.
Shehu, i ka thënë që ata e kanë bërë përherë si veprim këtë që ju japin proshutë kur ju duhet, por ai i tha që e di ai vetë s’ka për tua dhënë dhe e ka sharë duke i thënë: “…Unë të q..rropt…”.
Në këtë moment, pasi Indriti e ka sharë ai e ka humbur kontrollin dhe është ndjerë shumë i ofenduar duke qenë se ishte rast i përsëritur në gjaknxehtësi e sipër ka marrë një thikë, e cila ndodhej në banakun e picerisë dhe me atë thikë e ka qëlluar Indritin 3 herë në pjesë të ndryshme të trupit të tij. Pasi e ka qëlluar tre herë, ai e ka lënë thikën të lavamani që ndodhet pranë banakut të picerisë dhe ka shkuar të ndërrohet në tualet dhe ka qëndruar në pritje të policisë.
Ai deklaron se prej muajit prill 2025, të këtij viti përdor medikamente për përmirësimin e memories si dhe anti depresive, medikamente të cilat ja ka dhënë një mjek psikiatër, të cilit nuk ja mban mend emrin, por kliniken e ka te lulishte “1 maji”, pranë Urës së Tabakëve.
Çfarë ndodhi ditën e ngjarjes në lokal?
Ngjarja u rregjistrua më datë 28 tetor, në ambjentet e brendshme të lokalit “City Lounge” pranë kompleksit “Kika 2”. Filip Shehu, ndihmës picier në lokal, goditi me thikë picierin Indrit Ismaillari. E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi në sy të klientëve dhe pjesës tjetër të stafit të lokalit. Edhe pse sherri nisi për motive banale, mes të dyve ka pasur konflikt të vazhdueshëm në punë. Pas arrestimit, 41 vjeçari tha se e vrau kolegun e tij, për shkak se ndihej vazhdimisht i bullizuar nga viktima. 41-vjeçari është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes./ZËRI









