Tag: indonezi

  • Shembet shkolla islame në Indonezi, dhjetëra studentë të bllokuar, 3 të vdekur dhe 99 të plagosur

    Shembet shkolla islame në Indonezi, dhjetëra studentë të bllokuar, 3 të vdekur dhe 99 të plagosur

    Ekipet e shpëtimit në Indonezi po garojnë me kohën për të shpëtuar dhjetëra studentë dhe punëtorë të bllokuar nën rrënojat e një shkolle islame që u shemb të hënën në mbrëmje në qytetin Sidoarjo të Javas Lindore.

    Të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 99 të tjerë janë shtruar në spital, disa në gjendje kritike, sipas autoriteteve vendase. Shifrat mund të rriten pasi të paktën 38 persona, shumica djem adoleshentë, mbeten të zhdukur nën rrënoja.
    Ngjarja ndodhi në Shkollën Islamike me Konvikt Al Khoziny, ku studentët ishin mbledhur për lutje kur godina dykatëshe u shemb. Vajzat ndodheshin në një pjesë tjetër të objektit dhe fatmirësisht shpëtuan.
    Mediat e huaja raportojnë se ndërtesa kishte themele të paqëndrueshme dhe nuk ishte projektuar për dy kate shtesë që ishin ndërtuar pa leje.
    Familjarët e të zhdukurve kanë ngritur kampe pranë shkollës dhe po presin me ankth lajme për të fëmijet e tyre.
    Drejtuesi i shkollës, KH Abdus Salam Mujib, kërkoi falje ndaj familjeve të viktimave, duke e quajtur ngjarjen “vullnet i Zotit” dhe shprehu shpresën që Zoti do t’i shpërblejë humbjet me diçka më të mirë.
    Autoritetet lokale deklaruan se shkolla nuk kishte marrë leje ndërtimi për shtesat e reja, duke ngritur shqetësime serioze për mbikëqyrjen e institucioneve fetare edukative në vend.
    Al Khoziny është një shkollë tradicionale islame me konvikt, e cila fokusohet në mësimin e Kuranit dhe ligjit islam, por që gjithashtu ofron arsim të përgjithshëm.

    Top Channel

  • Trazira në Indonezi pas vdekjes së një shoferi gjatë protestave për pagat e deputetëve, policia në qendër të akuzave

    Trazira në Indonezi pas vdekjes së një shoferi gjatë protestave për pagat e deputetëve, policia në qendër të akuzave

    Qindra qytetarë indonezianë kanë dalë në rrugët e Xhakartës për të protestuar pas vdekjes tragjike të një shoferi motoçiklete, i cili u përplas për vdekje nga një automjet i policisë gjatë trazirave pranë parlamentit.

    Sipas “The Guardian”, viktima është Afan Kurniawan, një shofer, i cili nuk ishte pjesë e protestës, por ndodhej në zonën e përleshjeve të dhunshme që shpërthyen të enjten, ku qytetarët protestonin kundër pagave të larta të deputetëve dhe financimit të pamjaftueshëm për arsimin.
    Një shoqatë konfirmoi se Kurniawan po punonte në momentin e incidentit dhe nuk kishte lidhje me protestuesit.

    🇮🇩 #Indonesia: Major anti-government protests have erupted this week in Indonesia, with hundreds of students and workers marching through Jakarta demanding higher wages, lower taxes, and fairer economic conditions.
    What began as a largely organised labour and student-led… pic.twitter.com/glh2VM3Yxg
    — POPULAR FRONT (@PopularFront_) August 28, 2025

    Pas lajmit për vdekjen e tij, valë protestash përfshiu sërish kryeqytetin të premten pasdite. Shumë shkolla dhe biznese u mbyllën, ndërsa sipas mediave lokale, ushtria u vendos në disa zona për të ruajtur rendin.
    Pamjet nga vendngjarja treguan qindra qytetarë, përfshirë studentë, punëtorë, shoferë dhe aktivistë, që u mblodhën para parlamentit dhe selisë së policisë, duke hedhur gurë dhe duke brohoritur: “Vrasës! Vrasës!”

    Indonesia’s President Prabowo Subianto has called for calm after police ran over and killed a man during anti-gov’t protests.
    Demonstrators took to the streets of Jakarta after finding out lawmakers receive benefits totalling almost 20 times the average monthly salary. pic.twitter.com/Rn9QmgKAgQ
    — Al Jazeera English (@AJEnglish) August 29, 2025

    Kryeministri i Indonezisë, Prabowo Subianto, ka reaguar publikisht për ngjarjen, duke shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe duke urdhëruar një hetim të plotë për vdekjen e shoferit.
    Protestat në Indonezi vazhdojnë prej disa ditësh, të nxitura nga pakënaqësia publike për mënyrën si qeveria po menaxhon fondet publike, veçanërisht në sektorët e ndjeshëm si arsimi dhe mirëqenia sociale.

    Top Channel

  • Dhjetëra të plagosur pas tërmetit me magnitudë 6 ballë në Indonezi

    Dhjetëra të plagosur pas tërmetit me magnitudë 6 ballë në Indonezi

    Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi rajonin qendror të Sulawesi në Indonezi të dielën në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar plagosjen e dhjetëra personave, sipas Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive.

    Sipas deklaratës zyrtare, tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash dhe tronditi rajonin Poso, ndërsa u ndje edhe në zonat përreth. Deri më tani janë raportuar 29 persona të plagosur, prej të cilëve dy në gjendje kritike.
    Indonezia ndodhet në të ashtuquajturin “Unaza e Zjarrit e Paqësorit”, një zonë shumë aktive sizmike ku takohen pllakat tektonike të Tokës, gjë që e bën vendin një nga më të rrezikuarit nga tërmetet në botë.

    Autoritetet lokale janë në gatishmëri për ndihmë dhe evakuim nëse do të ketë pasgoditje apo situata të tjera emergjente.

  • Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

    Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

    Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të lartë, njoftoi Agjencia Vullkanologjike Indoneziane.

    Disa shpërthime janë regjistruar në muajt e fundit, përfshirë një shpërthim në fillim të korrikut që hodhi hi vullkanik 18 kilometra të lartë, gjë që shkaktoi ndërprerje në trafikun ajror për në dhe nga ishulli i afërt i Balit, raporton Reuters.

    Agjencia vullkanologjike i paralajmëroi njerëzit të qëndrojnë gjashtë deri në shtatë kilometra larg kraterit dhe të jenë të kujdesshëm për shkak të rrezikut të baltës në rast të reshjeve të dendura të shiut.

    Fotot e publikuara nga agjencia tregojnë një skenë dramatike me bubullima vullkanike mbi vullkan dhe një kolonë hiri që reflekton lavën e kuqe që rrjedh poshtë shpatit të malit.

  • Tragjedi në det! Anija shpërthen në flakë, pasagjerët hidhen në ujë, 5 të vdekur

    Tragjedi në det! Anija shpërthen në flakë, pasagjerët hidhen në ujë, 5 të vdekur

    PAMJE NGA NGJARJA

    INDONEZI-Një anije pasagjerësh me qindra persona në bord u përfshi nga flakët të dielën në brigjet e ishullit Sulawesi në Indonezi. Të paktën deri më janë regjistruar pesë viktima, mes tyre edhe një grua shtatzënë.
    Mbi 280 persona janë shpëtuar deri tani dhe operacionet e evakuimit vazhdojnë. Në pamjet e publikuara pasagjerët e tmerruar shihen teksa hidhen në det të veshur me jelekë shpëtimi.

    Anija KM Barcelona 5 ishte nisur nga arqipelagu i Talaudit dhe po udhëtonte drejt Manados, kryeqyteti i provincës së Sulawesit Verior, kur shpërtheu zjarri në afërsi të zonës bregdetare Talise./ZËRI

  • Vdekje e tmerrshme për 80-vjeçarin në Indonezi, tërhiqet nga krokodili teksa po lahej në lumë

    Vdekje e tmerrshme për 80-vjeçarin në Indonezi, tërhiqet nga krokodili teksa po lahej në lumë

    Një burrë 80-vjeçar u vra tragjikisht nga një krokodil në Indonezi, pasi zvarraniku e kapi atë teksa po lahej në një lumë.

    Dëshmitarët okularë regjistruan përpjekjen e banorëve vendas për të nxjerrë 80-vjeçarin nga goja e krokodilit 3 metra të gjatë.
    Sipas mediave lokale, krokodili e sulmoi 80-vjeçarin ndërsa ai po notonte në lumin Semaka pranë shtëpisë së tij. I moshuari nuk pati kohë as të thërriste ndihmë pasi krokodili e tërhoqi nën sipërfaqen e ujit.
    Një banor vendas gjeti rrobat e 80-vjeçarit dhe pak kohë më vonë krokodili u pa me të në nofullat e tij.

    “Pasi e goditi krokodilin disa herë me shkopinj, zvarraniku u largua nga trupi i viktimës, i cili tashmë kishte vdekur”, tha një zëdhënës i policisë.
    Indonezia është vendi me më shumë sulme krokodilësh ndaj njerëzve, me 1,000 incidente të regjistruara në 10 vitet e fundit, megjithëse ekziston frika se numri i vërtetë është shumë më i lartë.

    Top Channel

  • Presidenti Erdogan: Turqia do të eksportojë 48 avionë luftarakë KAAN në Indonezi

    Presidenti Erdogan: Turqia do të eksportojë 48 avionë luftarakë KAAN në Indonezi

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se 48 avionë luftarakë kombëtarë KAAN, të cilët do të prodhohen në Turqi, do të eksportohen në Indonezi në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Indonezinë, raporton Anadolu.

    Presidenti Erdoğan bëri një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale në lidhje me eksportin e avionëve luftarakë KAAN në Indonezi.

    Ai tha se dëshironte të njoftonte një zhvillim shumë të rëndësishëm dhe pozitiv në lidhje me avionin luftarak kombëtar KAAN. “Brenda marrëveshjes që nënshkruam me shtetin mik dhe vëlla Indonezinë, 48 KAAN do të prodhohen në Turqi dhe do të eksportohen në Indonezi. Kapacitetet lokale të Indonezisë do të përdoren gjithashtu në prodhimin e avionëve KAAN”, theksoi Erdoğan.

     – “Uroj që të gjitha kompanitë tona të vazhdojnë me suksesin e tyre”

    Erdoğan shprehu shpresën e tij se kjo marrëveshje, e cila zbulon zhvillimin dhe pikën e arritur nga industria e mbrojtjes vendase dhe kombëtare e Turqisë, do të jetë e dobishme për Turqinë dhe Indonezinë

    “Dua të shpreh përshëndetjet dhe falënderimet e mia për homologun tim të nderuar, presidentin indonezian, Prabowo Subianto, i cili luajti rol të madh në nënshkrimin e marrëveshjes me vullnetin që tregoi. I përgëzoj të gjitha organizatat tona, veçanërisht drejtorin tonë të Industrive të Mbrojtjes dhe TUSAŞ, të cilët kontribuan në prodhimin e avionëve KAAN dhe nënshkrimin e kësaj kontrate rekord eksporti në historinë e Turqisë”, tha Erdoğan duke shtuar:

    “Ju uroj suksese të vazhdueshme të gjitha kompanive tona që kemi ofruar të gjitha llojet e mbështetjes për forcimin e mëtejshëm të industrisë sonë të mbrojtjes dhe që do të vazhdojmë t’i mbështesim me vendosmëri dhe shpreh mirënjohjen time për të gjithë vëllezërit e mi që punojnë në industrinë e mbrojtjes”./ AA.

  • Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi

    Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi

    Ndryshe nga videoja e një dite më parë, çifti Macron tregoi një pamje krejt tjetër sot në Indonezi.
    Emmanuel dhe Brigitte Macron kanë zbritur së bashku shkallët e avionit presidencial në Xhakarta, duke e mbajtur njëri-tjetrin për dore dhe duke buzëqeshur.
    Një ditë më parë, gjatë mbërritjes, pamjet e transmetuara drejtpërdrejt kapën momentin kur Brigitte Macron duket se i dha një shuplakë ose e shtyu burrin e saj.
    Presidenca franceze u përpoq ta minimizonte situatën, duke thënë se ishte thjesht një shaka.
    Kështu u shpreh edhe vetë presidenti francez në deklaratat e tij, duke hedhur poshtë “teoritë” që po qarkullonin mbi marrëdhënien e tij me gruan.

  • Rrëshqitje dheu në Indonezi, humbin jetën 9 persona

    Rrëshqitje dheu në Indonezi, humbin jetën 9 persona

    Rrëshqitja e dheut në Indonezi ka lënë të vdekur 9 persona dhe 11 të tjerë të zhdukur.
    Ngjarja ka ndodhur në qytezën Catubouw në rajonin e maleve Arfak në Papuan Perëndimore të Indonezisë.
    Agjencia Kombëtare Indoneziane e Kërkimit dhe Shpëtimit (Basarnas) tha se nga katastrofa u prekën 24 persona ndërsa 4 të tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën e tyre në rajon për të gjetur personat e zhdukur.
    Në pamje shihet zona ku ka ndodhur rrëshqitja e dheut në qytezën Catubouë , punimet e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe nxjerrja e një trupi me mjete të posaçme.

  • Indonezi, tërmeti me magnitudë 6.0 godet Sulawesi, nuk ka kërcënim për cunami

    Indonezi, tërmeti me magnitudë 6.0 godet Sulawesi, nuk ka kërcënim për cunami

    Një tërmet me magnitudë 6 goditi brigjet e Sulawesi-t në Indonezi të dielën, tha Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës në platformën e saj X, duke shtuar se nuk kishte potencial për cunami.

    Qendra Sizmologjike Evropiane (EMSC) vlerësoi magnitudën e tërmetit në 5.9 pikë dhe thellësinë fokale të tij në 109 kilometra.
    Nuk ka raportime për dëme apo viktima.

    Top Channel