Tag: individë

  • Brukseli shton emra të rinj në listën e zezë në paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

    Brukseli shton emra të rinj në listën e zezë në paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

    Ambasadorët e Bashkimit Evropian morëm vendim të mërkurën për sanksione të shtesë kundër Rusisë, duke i shtuar disa individë dhe subjekte në paketën e re të listës së zezë, e cila u hartua si përgjigje kundër pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini, pothuajse katër vjet më parë.
    Edhe pse kjo nuk është paketë e gjerë sanksionesh që përfshin masa kufizuese ndaj sektorëve kundër Moskës si në të kaluarën, blloku i ka përqendruar masat tek pesë individë të përfshirë në biznesin global të naftës, me synimin për ta goditur Rusinë ndërsa ajo tregton nën kufirin e çmimit të naftës të vendosur nga vendet e G7-ës, i cili aktualisht është 47.6 dollarë për fuçi.
    Në dokumentin zyrtar, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, në listën e zezë është futur biznesmeni azerbajxhanas Talat Safarov.

    Safarov është shef ekzekutiv i 2Rivers Group, një kompani për tregtimin e naftës me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila, sipas Brukselit, është aktive në transportin dhe eksportin e naftës ruse, veçanërisht nga gjiganti shtetëror energjetik Rosneft, duke fshehur prejardhjen e vërtetë të naftës.
    Flota në hije
    Biznesmeni pakistanez, Murtaza Ali Lakhani, është gjithashtu cak i sanksioneve pasi konsiderohet se kontrollon “anije që transportojnë naftë të papërpunuar ose produkte të naftës, me origjinë nga Rusia ose të eksportuara nga Rusia, duke përdorur praktika të parregullta dhe me rrezik të lartë në transport detar”.
    Këto praktika përfshijnë përdorimin e anijeve pa sigurim të rregullt dhe fikjen e pajisjeve të gjurmimit detar gjatë lundrimit.
    Tre individë rusë dhe katër kompani janë sanksionuar gjithashtu.
    Dy nga këto firma janë me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe besohet se kanë qenë të përfshira kohët e fundit në transportimin e naftës ruse. Një kompani me bazë në Vietnam dhe një tjetër në Rusi janë përfshirë për zotërimin ose menaxhimin e cisternave që janë pjesë e “flotës në hije” ruse.
    Ndërkohë, Brukseli pritet t’i fusë të premten në listë 43 anije që beson se janë pjesë e flotës së tanishme në hije. Lista, e cila ka mbi 500 anije, ua ndalon këtyre mjeteve të marrin çfarëdo shërbimi në portet e BE-së.
    Ambasadorët e BE-së u pajtuan gjithashtu t’i godasin persona që ata besojnë se kanë kryer aktivitete destabilizuese në emër të Rusisë në mbarë botën.
    Lista e përditësuar përfshin John Mark Dougan, një shtetas me shtetësi të dyfishtë amerikano-ruse dhe ish-zëvendëssherif nga Florida, i cili u zhvendos në Rusi afro një dekadë më parë.
    Ai akuzohet se ka marrë pjesë në operacione të informacionit digjital pro-Kremlinit nga Moska me qëllim “ndikimin në zgjedhje, diskreditimin e figurave politike dhe manipulimin e diskursit publik në vendet perëndimore”.
    Ish-koloneli i ushtrisë zvicerane, Jacques Baud, është gjithashtu në listë për veprimin “si zëdhënës i propagandës proruse dhe përhapjen e teorive konspirative, për shembull, duke akuzuar Ukrainën se ka orkestruar vetë pushtimin e saj për t’u anëtarësuar në NATO”.
    Ish-oficeri francez i ushtrisë, Xavier Moreau, është përfshirë për veprime të ngjashme.
    Të tjerë të sanksionuar përfshijnë Dmitry Suslov, Fyodor Lukyanov dhe Andrei Sushentsov, të cilët përshkruhen si analistë të politikës së jashtme me lidhje të ngushta me klubin e diskutimit Valdai. Ata akuzohen për përhapjen e dezinformatave të lidhura me Kremlinin.
    Një numër zyrtarësh të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Rusisë (GRU) janë listuar dhe akuzohen për përgjegjësi në sulme të ndryshme kibernetike vitet e fundit kundër Ukrainës dhe shteteve anëtare të BE-së./rel

  • ‘3-4 vetë do ta kuptojnë mesazhin’, Berisha komenton largimin e Zheni Gjergjit nga PD, ja çfarë nënkupton

    ‘3-4 vetë do ta kuptojnë mesazhin’, Berisha komenton largimin e Zheni Gjergjit nga PD, ja çfarë nënkupton

    Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar emërimin e ish-deputetes së PD-së, Zheni Gjergji, e cila u emërua Drejtoreshë e Spitalit në Elbasan.
    Ish-kryeministri theksoi se s’bëhet fjalë për një raport mes tyre dhe Sali Berishës, por me votuesit demokratë që i kanë mbështetur.
    Berisha shtoi se “ata që kanë mbështetur këta individë janë pa punë, në kushte të vështira, u kanë shërbyer këtyre”.
    “Nuk është një raport i individëve me Sali Berishën por me ata që i kanë votuar e mbështetur. Për Sali Berishën për ata që shkelmojnë mbi këtë mbështetje janë jashtë kësaj force politike.
    Ata që kanë mbështetur këta individë janë pa punë, në kushte të vështira, u ka shërbyer këtyre, janë pak 3-4 vetë, kalojnë në partinë e krimit që i përkasin. Ky është koment jo vetëm për të, por për të gjithë ata 3 a 4″, tha Berisha.

  • Preken 1 në 5 individë! Sot, Dita Botërore e Shëndetit Mendor

    Preken 1 në 5 individë! Sot, Dita Botërore e Shëndetit Mendor

    10 tetori është Dita Botërore e Shëndetit Mendor.

    Objektivi i përgjithshëm i Ditës Botërore të Shëndetit Mendor është të rrisë ndërgjegjësimin në mbarë botën dhe të mobilizojë përpjekjet në mbështetje të shëndetit mendor.

    Fushata e këtij viti fokusohet në nevojën urgjente për të mbështetur shëndetin mendor dhe nevojat psikosociale të njerëzve të prekur nga emergjencat humanitare.

    Krizat si fatkeqësitë natyrore, konfliktet dhe emergjencat e shëndetit publik shkaktojnë shqetësim emocional, për 1 në 5 individë që përjetojnë një gjendje të shëndetit mendor.

    Mbështetja e mirëqenies mendore të individëve gjatë krizave të tilla nuk është vetëm e rëndësishme – ajo shpëton jetë, u jep njerëzve forcën për të përballuar, hapësirën për t’u shëruar dhe për t’u rikuperuar dhe rindërtuar jo vetëm si individë, por si komunitete.

    OKB thotë se, është thelbësore që të gjithë, përfshirë zyrtarët qeveritarë, ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe social, stafin e shkollës dhe grupet e komunitetit të mblidhen së bashku.

    Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, OKB fton të intensifikojmë përpjekjet tona për të krijuar një botë ku shëndeti mendor të jetë i vlerësuar, i mbrojtur dhe i aksesueshëm për të gjithë, veçanërisht përballë vështirësive.

  • Bleona Qereti e paditi dhe kërkon 2 mln $, reagon Kokalari: Absurditete dhe gënjeshtra…do të më dëmtojë imazhin

    Bleona Qereti e paditi dhe kërkon 2 mln $, reagon Kokalari: Absurditete dhe gënjeshtra…do të më dëmtojë imazhin

    Evi kokalari-Bleona qereti

    TIRANË- Këngëtarja Bleona Qereti njoftoi depozitimin e një padie në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, Konteja Queens, kundër aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalarit. Qereti kërkon nga aktivistja një dëmshpërblim prej 2 milionë dollarë. Ndërkohë, nuk ka vonuar shumë edhe reagimi i Kokalarit, e cila thotë se me këtë padi, është kengëtarja e cila synon t’i dëmtojë imazhin. Në reagim, Kokalari bën me dije se mund të nxjerrë dëshmitar individë që janë emra të njohur në Shqipëri, të cilët mund të përgënjeshtrojnë padinë. 
    Reagimi i plotë i Evi Kokalarit:
    “Deklarata për shtyp që paditësja i ka nisur medias Shqiptare sot, është absurditet sidomos kur zgjedhë copëzat të saj thjeshtë për të dëmtuar figurën time, ndërkohë që për dëmtim figure më akuzon në këtë padi.
    Nuk di nëse duhet ta quaj tragjedi sociale këtë fenomen, ku individë të fushës së artit aludojnë se jemi ne të politikës që po ju dëmtojnë reputacionin, apo janë ata që fusin hundët në çështjet dhe marrëdhëniet tona, duke sjellur dëme në relacione politike që janë ndërtuar për të ndihmuar në çështjet e Shqipërisë dhe Kosovës. Të përmëndësh emra që janë pjesë e administratës së President Trump, në një padi kaq ordinere, dhe pastaj ta çosh për publikimin në median Shqiptare, është diçka që do ti kthehet paditësit vet si boomerang.
    Përtej kësaj, padia ka absurditete dhe gënjeshtra, për të cilën janë gati të dalin dëshmitar individë që janë boll të njohur në Shqipëri. Thjeshtë se ti pretendon diçka në një dokument gjyqi, nuk do të thotë që është e vërtet.
    Padinë e kam lexuar në detaje dhe unë dhe ata që kjo ka implikuar në të dhe do ti përgjigjemi së bashku në një zë.
    Kjo padi mund të botohej shumë mirë kur të dilte vendimi i gjykatës, dhe ju garantoj që do përfundoj ajo vetë duke më paguar mua personalisht por dhe ata që ka përmëndur (pa asnjë autorizim) në atë padi dhe që sot janë pjesë e administratës Trump. E vetmja keqardhje që kam është që individët e administratës që ka implikuar janë individë që i ka njohur nga unë, dhe këtë s’ja fal vetes, sepse e di që ju ka krijuar stres komplet të panevojshëm duke ngritur pikëpyetje për kredibilitetin tim. Këta individë nuk duan emrat e tyre në asnjë padi, jo më në një padi të një personazhi si Bleona Qerreti.

    Nga ana tjetër, këngëtarja pretendon në deklaratën e saj se, që prej vitit 2022, Kokalari ka ndërmarrë një fushatë të vazhdueshme shpifjesh, sulmesh të organizuara dhe dezinformimi ndaj këngëtare, duke shtrembëruar fakte dhe fabrikuar narrativa të rreme, me synimin për për ta minuar profesionalisht në karrierën e saj dhe personalisht duke demtuar reputacionin e saj. Veprimet e Evi Kokalarit kanë qenë të qëllimshme, të përllogaritura dhe dashakeqe, duke shkaktuar dëm të pariparueshëm në reputacionin dhe imazhin publik të Bleonës si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri. Në njoftimin zyrtar theksohet edhe lidhja mes tyre, ku thuhet se miqësia e rreme me Bleonën i dha asaj akses tek individë me ndikim dhe ekspozim në media, të cilat ajo i shfrytëzoi për përfitime personale.
    Përmes kësaj padie, ajo kërkon vendosjen e përgjegjësisë ligjore ndaj sjelljes dashakeqe të Zj. Kokalari dhe rivendosjen e së vërtetës duke kërkuar dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga Zj. Kokalari për narrativat e rreme./ZËRI

  • Rritja e kredisë për individë arriti “majat” në gjysmën e parë të vitit

    Rritja e kredisë për individë arriti “majat” në gjysmën e parë të vitit

    Rritja e kredisë për individë është përshpejtuar më tej në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja vjetore e kredisë për individë nga bankat ka arritur në 17.4%, ose 1.1 pikë përqindje më shumë se në fund të vitit 2024. Rritja ka qenë e luhatshme në tremujorin e parë dhe më e fortë në atë të dytin.Në total, kredia për sektorin privat ka vijuar të rritet me norma të larta në terma vjetorë, prej mesatarisht 16% gjatë gjashtë muajve të parë të 2025, normë kjo e ngjashme me atë të gjashtëmujorit paraardhës.Kredia për biznese vijon të japë kontributin kryesor në zgjerimin vjetor të kredisë për sektorin privat me rreth 9 pikë përqindje, por ky kontribut ka ardhur duke u ngadalësuar krahasuar me gjashtë muaj më parë. Paralelisht, është rritur kontributi i kredisë për individë, në 7 pikë përqindje, duke shënuar një ndër nivelet maksimale historike.Në analizën e Bankës së Shqipërisë, zgjerimi i kreditimit për individët është mbështetur nga kërkesa e lartë e individëve si për financimin e konsumit ashtu edhe për blerjen e banesave, në kuadër të kushteve financiare të favorshme, rritjes së të ardhurave të disponueshme dhe përmirësimeve në tregun e punës. Në veçanti, oferta e lartë nga bankat është nxitur nga konkurrenca e shtuar mes tyre, si dhe nga përmirësimet e infrastrukturës digjitale dhe asaj teknologjike.Kredia për shtëpi ka vazhduar të rritet me ritme të shpejta. Zgjerimi vjetor i këtij portofoli, prej 18%, ka ardhur duke u forcuar përgjatë tremujorit të dytë, duke shfaqur edhe një efekt paraprijës të shtrëngimit të kushteve makroprudenciale në muajin korrik.Banka e Shqipërisë në fillim të muajit maj lançoi disa masa shtrënguese për kredinë hipotekare, të cilat synojnë që të kufizojnë ekspozimin e sektorit bankar në tregun e pasurive të paluajtshme. Masat kanë hyrë në fuqi në fillim të tremujorit të tretë të vitit, që prej datës 1 korrik.Por, ndërkohë, një rritje të ngjashme po shfaq edhe portofoli i kredisë konsumatorë. Kjo e fundit e ka zgjeruar normat e rritjes me 18%, rreth 3 pikë përqindje më e lartë se e njëjta periudhë një vit më parë.Sipas Bankës së Shqipërisë, normat e larta të kredisë konsumatorë reflektojnë edhe përmirësimet e karakteristikave të këtij produktit nga bankat, siç është zgjatja e maturitetit dhe shtimi i madhësisë së kredisë së akorduar në këtë segment.Zgjerimi i kredisë për individë në gjashtëmujorin e parë ka ardhur kryesisht në monedhën Lek. Kështu, kreditimi në monedhën vendase është rritur me rreth 21%, duke kontribuuar në më shumë se 80% të rritjes së kredisë për individë.Megjithatë, edhe zgjerimi i kredisë në valutë, prej 6.5%, ishte më i lartë se sa stanjacioni që shfaqi në vitin 2024. Ky përmirësim ka reflektuar rritjen e kërkesave për financim në monedhë të huaj, në kushtet e rënies së normave të interesit të kredisë në Euro.Pavarësisht ecurisë pozitive të kredisë në valutë, pesha e kësaj kredie ndaj totalit të individëve është zvogëluar në 24%, ose rreth 2 pikë përqindje më pak se e njëjta periudhë një vit më parë.Normat e interesit për kreditë në Lek të individëve në gjysmën e parë të vitit janë shfaqur të luhatshme, por nuk kanë ndryshuar shumë nga vlerat e fundit të vitit të kaluar.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Dino Buzzati: Ka individë që piqen vonë, shumë vonë…

    Dino Buzzati: Ka individë që piqen vonë, shumë vonë…

    Nga Dino Buzzati

    “…Ka individë… që piqen vonë, shumë të shtyrë në vite. Unë duhet të jem njëri prej tyre. Shumë gjëra nuk i kuptoj ende, të tjerat i kam kuptuar kur nuk më shërbente më t’i kuptoja.

    Dashuria për gruan, them dashuria, jo të shkuarit në shtrat, xhelozitë, lotët e pasionit, dëshira për të vdekur, ose madje për të vrarë veten, kënaqësia e dëshpëruar që të vuash për një mosmirënjohëse, për një të pabesë, të gjithë këtë e kam zbuluar vetëm në këto kohë.

    Nuk di të them nëse jam bërë më në fund i pjekur, apo sapo i kam arritur tani njëzet vjetët e vërtetë…”

    ObserverKult

    —————————————————-

    Lexo edhe:

    DINO BUZZATI: DO TË DOJA QË TI TË VIJE TEK UNË NJË MBRËMJE DIMRI

    Do të doja që ti të vije tek unë një mbrëmje dimri dhe, të përqafuar së bashku pas xhamave të dritares, duke soditur vetminë e rrugëve të errëta e të ngrira, të kujtonim dimrat e përrallave, ku njerëzia jetojnë tok pa e ditur. Unë dhe ti kaluam nëpër të njëjtat shtigje të magjepsura, me hapa të ndrojtur; bashkë përshkuam pyjet plot ujq. Dhe vetë zanat na sheshonin udhën nga myshqet e nderë mbi kulla, mes fluturimeve të korbave. Së bashku, pa e ditur, ndoshta pamë të dy, atje tej, jetën plot mistere që na priste. Aty regëtinë për ne, për herë të parë dëshira marroke e të ëmbla. “Të kujtohet”, – do t’i themi njëri-tjetrit duke u përqafuar butësisht në dhomën e ngrohtë. Dhe ti do të më buzëqeshësh besimplotë. Ndërsa jashtë, tinguj të zymtë do të lëshojnë llamarinat e trandura nga era. Por ti – tani po më ndërmendet – nuk i di përrallat e vjetra të mbretërve pa emër, të katallanëve dhe kopshteve magjike..

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

    ObserverKult

  • “Nuk janë ndërtuar nga njerëz të shkretë”/ Shembjet e objekteve në Theth, flet Rama: Janë goditur 40 subjekte,…

    “Nuk janë ndërtuar nga njerëz të shkretë”/ Shembjet e objekteve në Theth, flet Rama: Janë goditur 40 subjekte,…

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar shembjet në Theth, duke u shprehur se nuk janë ndërtuar nga njerëz të shkretë, por thekson se janë ngritur nga disa individë që s’janë as banorë të zonës.
    Edi Rama:
    Ka një teori për të keqardhur keq se kush e ka fajin, duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë përpiqen që tia lënë fajin strukturave të shtetit. Kemi njerëz të shkretë që kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa dhe nga ana tjetër kemi një shtet që i la ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe u kujtua ti godasin. Nuk janë disa të shkretë, por disa individë që janë ngritur deri atje, një pjesë nuk janë banorë.
    Bëhet fjalë për individë që nuk janë shfaqur të pretendojnë çfarëdo qoftë. Policia po merret me hetimin si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit, që është kartolina e njohur, Bëhet fjalë për ndërtime që nuk janë për të futur kokën por për qëllime fitimi. Nuk di të ketë ndonjë teori që amniston shkelësin e ligjit.
    Struktura kanë përgjegjësinë e tyre dhe e kanë marrë këtë përgjegjësi, mbetet për të parë se #farë përgjegjësie do të marrë KLP në lidhje me zonjën Gjeli.
    Dua të them që në Theth janë goditur 40 subjekte se kanë pasur më shumë se 1 ngrehinë, por nga 2 dhe 3. Policia ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh, prokuroria s’ka marrë hetime.

  • “Nuk janë disa njerëz të shkretë”, Rama: Po hetohet kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit

    “Nuk janë disa njerëz të shkretë”, Rama: Po hetohet kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar shembjet në Theth, duke u shprehur se nuk janë ndërtuar nga njerëz të shkretë, por thekson se janë ngritur nga disa individë që s’janë as banorë të zonës.Edi Rama: Ka një teori për të keqardhur keq se kush e ka fajin, duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë përpiqen që tia lënë fajin strukturave të shtetit.
    Kemi njerëz të shkretë që kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa dhe nga ana tjetër kemi një shtet që i la ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe u kujtua ti godasin. Nuk janë disa të shkretë, por disa individë që janë ngritur deri atje, një pjesë nuk janë banorë, Bëhet fjalë për individë që nuk janë shfaqur të pretendojnë çfarëdo qoftë. Policia po merret me hetimin si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit, që është kartolina e njohur, Bëhet fjalë për ndërtime që nuk janë për të futur kokën por për qëllime fitimi. Nuk di të ketë ndonjë teori që amniston shkelësin e ligjit.
    Struktura kanë përgjegjësinë e tyre dhe e kanë marrë këtë përgjegjësi, mbetet për të parë se #farë përgjegjësie do të marrë KLP në lidhje me zonjën Gjeli.
    Dua të them që në Theth janë goditur 40 subjekte se kanë pasur më shumë se 1 ngrehinë, por nga 2 dhe 3. Policia ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh, prokuroria s’ka marrë hetime.

  • 58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

    58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

    Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA) kanë shtuar rreth 58,500 deklarues të rinj për 2024.Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për vitin 2024 janë 124,416 individë që kanë deklaruar DIVA. Më herët tatimet deklaruan se detyrimin për deklarimin e të ardhurave vjetore në DIVA e kishin 143,369. Pra janë rreth 19 mijë individë që nuk kanë dorëzuar në afat DIVA-n.Për 2023, nga 73,850 individë që duhet të deklaronin DIVA, deklaruan 65,910 individë.Nga totali i deklaratave të dorëzuara për 2024, numri i deklaruesve të rinj është shtuar me 58,5 mijë krahasuar me 2023.DIVA për 2024 pësoi disa ndryshime. Detyrimin për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës e kishin të gjithë individët që realizuan mbi 1,2 milionë lekë të ardhura bruto për 2024 nga mbi 2 milionë lekë që ishte deri në vitin 2023.Por nuk ndryshoi mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA për individët e dypunësuar. Kjo kategori vijoi të ketë detyrimin për dorëzimin e DIVA pavarësisht nivelit të të ardhurave të realizuara.Për 2024 u afrua edhe afati për dorëzimin e deklaratës nga 30 Prill që ishte më parë, u përcaktua që DIVA duhet të dorëzohej brenda 31 Marsit.Ata individë që për arsye të ndryshme nuk dorëzuan në afat DIVA penalizohen me një gjobë prej 3 mijë lekë.Si kanë ndryshuar deklarimet në 6 viteNë 6 vite, përkatësisht në periudhën nga 2019 deri në 2024 DIVA është plotësuar nga 345,2 mijë individë referuar të dhënave dhënave të tatimeve dhe atyre të publikuar te “Plani strategjik 2024-2028, i administratës tatimore”.Për vitin 2019 DIVA u dorëzua nga 13,9 mijë individë. Në 2020 numri total i deklaruesve arriti në 58,3 mijë deklarues. Në raport me 2019-n numri i deklaruesve u rrit 3 herë. Rritja u ndikua nga përfshirja për herë të parë në 2020 në DIVA të dypunësuarve.Në vitin 2020, tatimet bënë të ditur nga lista e dy punësuarve që duhet të deklaronin DIVA 2020, numri i deklaruesve arriti në 38,983 individë. Pra në total për vitin 2020 deklaruan për herë të parë të ardhurat vjetore rreth 39 mijë të dypunësuar.Në 2021 numri i deklaruesve arriti në 40,6 mijë deklarues me rënie rreth 30% krahasuar me 2020. Për 2022 numri i deklaruesve në DIVA i është kthyer rritjes së qëndrueshme. Krahasuar me 2021 u shtuan rreth 1,400 deklarues të rinj apo 3% më shumë.Në 2023 u shtuan rreth 24 mijë deklarues të rinj krahasuar me 2023.Në DIVA individët përveç deklarimit të të ardhurave bruto vjetore nga punësimi apo dypunësimi, kanë detyrimin për deklarimin e të ardhurave bruto nga dividendi, nga qiraja, nga pasuria intelektuale nëpërmjet licencave, të ardhura të fituara nga lojërat e fatit, nga transaksionet nëpërmjet mjeteve virtuale etj. / D.Azo Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë nga deklarimi i të ardhurave personale të 2024-s Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Arsimi në Shqipëri: Një alarm i pandërprerë që has në veshë të shurdhër

    Arsimi në Shqipëri: Një alarm i pandërprerë që has në veshë të shurdhër

    Nga Qemal Çejku

    Raporti i fundit i Bankës Botërore për arsimin në Shqipëri është më shumë se një dokument teknik , është një pasqyrë tronditëse e një realiteti të paralajmëruar dhe të injoruar sistematikisht. Megjithëse të dhënat dhe vlerësimet ndërkombëtare, përfshirë ato të PISA-s ,  tregojnë një rënie të vazhdueshme të cilësisë arsimore, institucionet vazhdojnë të heshtin, ndërsa fëmijët e këtij vendi mbeten viktima të një mashtrimi kombëtar. 

    1. Milionat për PISA, rezultatet fiktive dhe fëmijët e braktisur

    Vitet e fundit, Shqipëria ka marrë pjesë në programin ndërkombëtar të vlerësimit të nxënësve (PISA), duke konsumuar miliona nga buxheti i shtetit për përgatitjen dhe realizimin e këtij procesi. Por ku janë rezultatet reale? Në vend të përmirësimit të mësimdhënies, jemi përballë një skenari ku notat fryhen, sukseset simulohen  dhe realiteti i kompetencave të 15-vjeçarëve shqiptarë është alarmant. Ky është fiktiviteti më i rrezikshëm: ai që i bën fëmijët tanë të besojnë se po ecin përpara, ndërkohë që në të vërtetë po fundosen në një sistem pa busull. 

    2. Diploma bosh, paga të plota , mësuesit pa mësimdhënie

    Në sistemin tonë arsimor gjenden me dhjetëra individë që, ndonëse mbajnë diploma formalisht të vlefshme, nuk zotërojnë as kompetencat bazë për të dhënë mësim. Ata paguhen pothuajse sa mësuesit me titull ‘Mjeshtër’, por nuk i afrohen as minimumit të nevojshëm për të frymëzuar, udhëhequr apo edukuar. Këta individë duhen ose të rikthehen urgjentisht në auditore për formim profesional, ose të largohen nga sistemi para se të bëjnë dëme të parikuperueshme. 

    3. Arsimi si moçal: ku mungon fryma, inovacioni dhe rifreskimi

    Një tjetër plagë e rëndë është prania e një mase mësuesish të ‘mykosur’, individë që ndonëse kanë mbi dy dekada përvojë, kanë mbetur të ngurosur në metoda të vjetruara dhe pa asnjë kontakt me zhvillimet bashkëkohore. Klasat e tyre janë vende ku koha ka ndalur. Mungon çdo fleksibilitet, çdo qasje e re, çdo përpjekje për të motivuar brezat e rinj që janë rritur me teknologji dhe kërkojnë stimuj ndryshe. 

    4. Drejtues shkollash të deleguar, jo të përkushtuar

    Një kategori tjetër problematike është ajo e drejtuesve të institucioneve arsimore, shumë prej të cilëve e kanë siguruarvendin vetëm përmes pagesës së një ‘takse’ të heshtur prej 3.000 deri në 5.000 euro. Në vend që të jenë liderë që mbështesin stafin dhe promovojnë cilësinë në mësimdhënie, ata kthehen në zëdhënës të propagandës politike. Dalin me zë e figurë në media për të reklamuar një realitet të rremë, duke u bërë jo fytyra, por turpi i sistemit arsimor. 

    5. Zyra të mbyllura me ‘ekspertë’ që nuk njohin terrenin

    Në zyrat e administratës arsimore gjenden individë që, përveç një etikete ‘ekspert’ në derë, nuk kanë as kontakt real me problemet në terren, as dëshirë për të ndërhyrë. Janë këta që hartojnë politika të pakuptimta, që mbajnë peng reforma, dhe që i japin përparësi status quo-së në vend të përmirësimit. Edukimi nuk mund të mbahet peng prej burokratësh që nuk e kanë parë një klasë nga afër në dekada. 

    6. Prindër që pranojnë komoditetin, por jo përgjegjësinë

    Për fat të keq, edhe prindërimi është prekur nga kjo amulli kolektive. Shumë prindër mendojnë se detyrat e tyre përfundojnë me sigurimin e ushqimit, veshjes apo një dadoje. Por fëmijët e kësaj kohe kanë nevojë për më shumë: kohë cilësore, mbështetje emocionale, vendimmarrje të matur në favor të zhvillimit të tyre. Ndryshe, po rrisim gjenerata me mungesë të empatisë, vetëbesimit dhe përgatitjes për jetën. 

    Mesazhe për t’u ndalur dhe reflektuar
    * Arsimi nuk është një numër në tabelat e PISA-s; është fati ifëmijëve tanë.
    * Nuk mund të kemi mësues me diploma të zbrazëta dhe të presim rezultate të plota.
    * Drejtimi i një shkolle nuk është detyrë për militantët, por për liderët.
    * Një sistem që shpërblen ngurtësinë dhe ndëshkon inovacionin është i destinuar të dështojë.
    * Fëmijët nuk janë përgjegjësi vetëm e shkollës, ata janë reflektimi më i saktë i kujdesit (ose neglizhencës) prindërore.

     Në vend të mbylljes:

     Kushdo që ikën nga ky vend, të mos harrojë të fikë dritën…
    Nëse nuk ndërhyjmë sot, të nesërmes do t’i mungojnë mësuesit e vërtetë, drejtuesit vizionarë, prindërit e ndërgjegjshëm dhe,  mbi të gjitha, fëmijët me ëndrra të arritshme. Dhe atëherë, kur dritat të jenë fikur, nuk do mbetet tjetër veç ironisë së hidhur: kush të mbetet i fundit, të mbyllë derën dhe të firmosë për pasaportën europiane.