Denver merr sërish epërsinë në gjysmëfinalet play off ndaj Oklahomës, duke fituar 113-104 dhe udhëheq 2-1 serinë.
Në fushën e tij, ekipi i Denver nuk zhgënjeu, duke bërë një paraqitje të mirë. Jalen Williams realizoi 32 pikë për Oklahoma, por që s’mjaftuan.
Për Denver, 4 basketbollistë realizuan mbi 20 pikë: Murray 27 pikë, Gordon 22, Porter 21 e Jokic 20 pikë e 16 rebound.
Në Konferencën e Lindjes, skuadra e Cleveland fitoi 126-104 në fushën e Indiana dhe rihap garën. Tashmë Indiana udhëheq 2-1 serinë.
Të gjithë titullarët e skuadrës së Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Donovan Mitchell me 43 pikë, më i mirin në fushë.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
Cleveland – Indiana, 126-104 (1-2)
Boston – New York, (0-2)
Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
Oklahoma – Denver, 104-113 (1-2)
Minnesota – Golden State, (1-1)
Tag: indiana
-

Denver triumfon sërish ndaj Oklahoma, ekipi i Cleveland rihap garën me Indiana
-

Indiana befason Cleveland në gjysmëfinalen e parë, në Perëndim kualifikohen Denver e Golden State
Denver ka prerë një biletë për në gjysmëfinalet play off në Konferencën e Perëndimit pas fitores 1210-101 ndaj Clippers, duke fituar 4-3 serinë e çerekfinaleve. Të gjithë titullarët e Denver realizuan mbi15 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
Po 4-3 fiton serinë e çerekfinaleve edhe ekipi i Golden State, që fitoi 103-89 në fushën e Houston. Buddy Hield me 33 pikë ishte lider në fushë për Warriors, mbështetur edhe nga Curry me 22 pikë e Butler me 20 pikë, një trio që bëri diferencën.
Ndërkohë, në Konferencën e Lindjes kanë nisur sot sfidat gjysmëfinale dhe menjëherë është regjistruar një surprizë. Indiana fitoi 121-112 në fushën e Cleveland, duke e nisur mbarë këtë fazë.
Të gjithë titullarët e Indiana realizuan mbi 17 pikë, duke e bërë kolektivitetin si armën kryesore. Donovan Mitchell realizoi 33 pikë për Cavaliers, por që s’mjaftuan për të fituar në fushën e tyre.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
Cleveland – Indiana, 112-121 (0-1)
Boston – New York
Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
(1) Oklahoma – (8) Memphis, (4-0)
(2) Houston – (7) Golden State, 89-103 (3-4)
(3) Lakers – (6) Minnesota, (1-4)
(4) Denver – (5) Clippers, 120-101 (4-3)
Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
Oklahoma – Denver
Minnesota – Golden State -

Boston dhe Indiana kualifikohen në gjysmëfinalet play off, Denver merr epërsinë ndaj Clippers
Ndeshjet e sotme në NBA kanë përcaktuar edhe dy skuadra të tjera gjysmëfinaliste, të dyja në Konferencën e Lindjes. Njëri prej tyre është Boston Celtics, që mundën 120-89 Orlando dhe fituan 4-1 serinë e çerekfinaleve.
Kampionët në fuqi patën epërsi gjatë gjithë kohës, ku u dallua Jayson Tatum me 354 pikë e 10 asist. Në gjysmëfinale shkon edhe Indiana, që mundi 119-118 Milwaukee, duke fituar 4-1 serinë e takimeve.
Fitore në sekondën e fundit për Indiana, ndërkohë që titullarët e të dyja skuadrave realizuan mbi 10 pikë çka tregon për rivalitetin e madh në fushë. Kështu, Antetokounmpo largohet nga gara për titull.
Po në Lindje, Detroit fitoi 106-103 ndaj New York dhe mban ende hapur shpresat për kualifikim, pasi tani nju-jorkezët udhëheqin 3-2 serinë. Cuninngham me 24 pikë dhe Thompson me 22 pikë u dalluan për Pistons në këtë ndeshje.
Në Perëndim u luajt vetëm një ndeshje, ku Denver mposhti pa problem 131-115 Clippers, duke udhëhequr 3-2 serinë e çerekfinaleve. Jamal Murray me 43 pikë ishte lider në fushë për Denver, mbështetur nga Jokic me një “triple double”.
Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
(1) Cleveland – (10) Miami, (4-0)
(2) Boston – (7) Orlando, 120-89 (4-1)
(3) New York – (6) Detroit, 103-106 (3-2)
(4) Indiana – (5) Milwaukee, 119-118 (4-1)
Konferenca e Lindjes-Gjysmwfinale
Cleveland – Indiana
Boston – ?
Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
(1) Oklahoma – (8) Memphis, (4-0)
(2) Houston – (7) Golden State, (1-3)
(3) Lakers – (6) Minnesota, (1-3)
(4) Denver – (5) Clippers, 131-115 (3-2) -

Oklahoma e Indiana thellojnë avantazhin në serinë çerekfinale, Lakers fitojnë ndaj Minnesota
Oklahoma, skuadra me rekordin më të mirë të sezonit të rregullt në NBA, fitoi sot 118-99 ndaj Memphis dhe udhëheq 2-0 serinë e çerekfinaleve në Konferencën e Perëndimit.
Ndeshje e komanduar nga Oklahoma, ku shënuesi më i mirë ishte Alexander Shai me 27 pikë, mbështetur edhe nga Jalen Williams me 24 pikë.
Po në Perëndim, ekipi i lakers fitoi 94-85 ndaj Minnesota dhe barazon 1-1 serinë. Tjetër ndeshje e mirë e Luka Doncic, autor i 31 pikëve e 12 rebound, ndërsa LeBron James e mbylli me 21 pikë e 11 rebound.
Në Konferencën e Lindjes, ekipi I Indiana udhëheq 2-0 serinë pas fitores 123-115 ndaj Milwaukee. 62 pikët e dyshes Antetokounmpo-Portis nuk mjaftuan për Bucks, ndërsa për Indiana 6 basketbollistë realizuan mbi 14 pikë.
Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
(1) Cleveland – (10) Miami, (1-0)
(2) Boston – (7) Orlando, (1-0)
(3) New York – (6) Detroit, (1-1)
(4) Indiana – (5) Milwaukee, 123-115 (2-0)
Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
(1) Oklahoma – (8) Memphis, 118-99 (2-0)
(2) Houston – (7) Golden State, (0-1)
(3) Lakers – (6) Minnesota, 94-85 (1-1)
(4) Denver – (5) Clippers, (1-1) -

Cleveland humbet por ruan kreun në Lindje, triumfojnë Indiana, Milwaukee dhe Detroit
Skuadra e Cleveland u mund sot 114-112 nga Indiana, por ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. 7 lojtarë të skuadrës së Indiana realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Haliburton me 23 pikë.
Fitore të lehtë korri Milwaukee, që mundi 136-111 New Orleans. Antetokounmpo me 28 pikë e 11 rebound ishte lider në fushë për Bucks. Pa probleme fiton edhe Minnesota, që falë 44 pikëve të Anthony Edwards mundi 141-125 Memphis.
Detroit triumfoi 115-106 në fushën e tij ndaj New York, sfidë ku u dallua Cunningham, që realizoi 36 pikë. Protagonist me 38 pikë ishte edhe Risacher për Atlanta, që triumfoi 133-109 në fushën e Brooklyn.
NBA-Rezultatet e sotme
Detroit – New York, 115-106
Indiana – Cleveland, 114-112
Brooklyn – Atlanta, 109-133
Milwaukee – New Orleans, 136-111
Memphis – Minnesota, 125-141