Mbretëria e Bashkuar dhe India kanë arritur një marrëveshje tregtare pas tre vitesh negociatash, me palën britanike që vlerëson se do t’i shtojë 4.8 miliardë paund në vit ekonomisë së saj deri në vitin 2040.
Marrëveshja, të cilën kryeministri britanik Keir Starmer e përshkroi si “historike”, u finalizua të martën dhe prej kohësh është konsideruar si një nga arritjet më të mëdha të Brexit.
Përfitimet për Britaninë
Marrëveshja pritet të sjellë përfitime për industritë e makinave dhe alkoolit në Mbretërinë e Bashkuar, sektorë që janë goditur nga tarifat e Donald Trump. India do të përgjysmojë tarifat për uiskin dhe xhinin britanik, nga 150% në 75%, përpara se t’i ulë në 40% deri në vitin e 10-të të marrëveshjes.
Në të njëjtën kohë, tarifat për makinat britanike do të ulen nga 100% në 10%, me kuota për numrin e makinave britanike që mund të eksportohen në Indi dhe anasjelltas.
India do të ulë gjithashtu tarifat për 90% të produkteve britanike, duke përfshirë kozmetikën, mishin e qengjit, salmonin, pijet freskuese, çokollatën dhe biskotat, si dhe pajisjet mjekësore, pjesët rezervë të avionëve dhe makineritë elektrike. Bazuar në të dhënat e vitit 2022, ulja e tarifave arrin në 400 milionë paund.
Përfitimet për Indinë
Britania e Madhe do të ulë tarifat për veshjet, këpucët dhe ushqimet indiane. Ministrat thanë se kjo do t’u jepte konsumatorëve akses në produkte më të lira dhe më shumë zgjedhje.
Megjithatë, marrëveshjet paralele për të lidhur një traktat dypalësh investimesh, i cili do të krijonte mbrojtje ligjore për investimet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Indisë, ende nuk kanë arritur një marrëveshje.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet në muajt në vijim, gjatë një takimi midis kryeministrave të të dy vendeve.
Zyrtarët thanë se deri në vitin 2040 marrëveshja do të rriste tregtinë dypalëshe midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Indisë me 25.5 miliardë paund, PBB-në e Mbretërisë së Bashkuar me 4.8 miliardë paund dhe pagat me 2.2 miliardë paund në vit. Negociatorët britanikë vlerësojnë se kjo është marrëveshja më ambicioze që India ka arritur ndonjëherë.
Tag: india
-

Tre vite negociata/ Britania dhe India arrijnë marrëveshjen tregtare, ulen tarifat
-

Pas tre vitesh negociatash, Britania dhe India arrijnë marrëveshjen tregtare, ulen tarifat për disa sektorë
Mbretëria e Bashkuar dhe India kanë arritur një marrëveshje tregtare pas tre vitesh negociatash, me palën britanike që vlerëson se do t’i shtojë 4.8 miliardë paund në vit ekonomisë së saj deri në vitin 2040.
Marrëveshja, të cilën kryeministri britanik Keir Starmer e përshkroi si “historike”, u finalizua të martën dhe prej kohësh është konsideruar si një nga arritjet më të mëdha të Brexit.
Përfitimet për Britaninë
Marrëveshja pritet të sjellë përfitime për industritë e makinave dhe alkoolit në Mbretërinë e Bashkuar, sektorë që janë goditur nga tarifat e Donald Trump. India do të përgjysmojë tarifat për uiskin dhe xhinin britanik, nga 150% në 75%, përpara se t’i ulë në 40% deri në vitin e 10-të të marrëveshjes.
Në të njëjtën kohë, tarifat për makinat britanike do të ulen nga 100% në 10%, me kuota për numrin e makinave britanike që mund të eksportohen në Indi dhe anasjelltas.
India do të ulë gjithashtu tarifat për 90% të produkteve britanike, duke përfshirë kozmetikën, mishin e qengjit, salmonin, pijet freskuese, çokollatën dhe biskotat, si dhe pajisjet mjekësore, pjesët rezervë të avionëve dhe makineritë elektrike. Bazuar në të dhënat e vitit 2022, ulja e tarifave arrin në 400 milionë paund.
Përfitimet për Indinë
Britania e Madhe do të ulë tarifat për veshjet, këpucët dhe ushqimet indiane. Ministrat thanë se kjo do t’u jepte konsumatorëve akses në produkte më të lira dhe më shumë zgjedhje.
Megjithatë, marrëveshjet paralele për të lidhur një traktat dypalësh investimesh, i cili do të krijonte mbrojtje ligjore për investimet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Indisë, ende nuk kanë arritur një marrëveshje.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet në muajt në vijim, gjatë një takimi midis kryeministrave të të dy vendeve.
Zyrtarët thanë se deri në vitin 2040 marrëveshja do të rriste tregtinë dypalëshe midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Indisë me 25.5 miliardë paund, PBB-në e Mbretërisë së Bashkuar me 4.8 miliardë paund dhe pagat me 2.2 miliardë paund në vit. Negociatorët britanikë vlerësojnë se kjo është marrëveshja më ambicioze që India ka arritur ndonjëherë.Top Channel
-

Pakistani paralajmëron për kundërpërgjigje ndaj Indisë në rast agresioni të mundshëm/ ‘Pa asnjë provë po na akuzojnë’
Pakistani i ka bërë të ditur OKB-së që nuk kërkon një përshkallëzim të marrëdhënieve të tensionuara me Indinë.
Përfaqësues i Pakistanit në OKB, Asim Iftikhar Ahmad, paralajmëroi se nëse India ndërmerr agresion ushtarak do të ushtrojë të drejtën për tu vetëmbrojtur.
“Dua të theksoj se Pakistani nuk kërkon përshkallëzim. Kjo është artikuluar qartë nga udhëheqja politike në të gjitha nivelet. Megjithatë, ne jemi plotësisht të përgatitur për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin tonë territorial. Nëse India ndërmerr veprime agresive, Pakistani do të ushtrojë të drejtën e tij të lindur dhe legjitime për vetëmbrojtje, siç përcaktohet në Kartën e OKB-së.” tha Ahmad.
Ai shtoi se India ka akuza të pabaza ndaj Pakistanit, pasi sipas tij, ato janë vetëm pretekst lufte.
“Historia e agresionit ushtarak të Indisë është e njohur mirë. Siç pritej, sapo ndodhi sulmi i fundit, India nxitoi të ngrinte akuza të pabaza dhe mashtruese ndaj Pakistanit – pa asnjë provë dhe pa filluar ndonjë hetim të besueshëm. Dhjetë ditë pas incidentit, asnjë informacion i besueshëm nuk është bërë publik në lidhje me autorët”, shtoi Ahmad. Syri.net-Protothema
-

Tensionet me Indinë/ Pakistani banorëve të Kashmirit: Siguroni ushqime për 2 muaj
Kashmiri, i administruar nga Pakistani, u bëri thirrje banorëve afër kufirit de facto me pjesën indiane të rajonit që të grumbullojnë ushqime, teksa tensionet mes dy rivalëve janë rritur pas një sulmi vdekjeprurës muajin e kaluar.
India fajëson Pakistanin për sulmin nga një sulmues i armatosur ndaj civilëve dhe turistëve në pjesën e Kashmirit, që administrohet nga India, më 22 prill, ku mbetën të vrarë 26 persona. Islamabadi mohon këto akuza.
Dy shtetet, që kanë armë bërthamore, kanë këmbyer zjarr për tetë net rresht përgjatë vijës së kontrollit, kufirit de facto, sipas ushtrisë indiane dhe dy fqinjët kanë ndërmarrë masa diplomatike ndaj njëri-tjetrit.
“Janë lëshuar instruksione për të grumbulluar furnizime ushqimore për dy muaj në 13 zona përgjatë vijës së kontrollit”, tha kryeministri i pjesës së Kashmirit që administrohet nga Pakistani, Chaudhry Anwar ul Haq, më 2 maj.
Qeveria rajonale po ashtu ka krijuar një fond të emergjencës prej 3.5 milionë dollarësh për të siguruar furnizim “me ushqime, ilaçe dhe gjëra të tjera elementare” për 13 zonat, tha ai.
Sulmi në Kashmirin indian dhe tensionet që pasuan, përfshirë shpërthime dhe mbyllje të kalimeve kufitare, kanë rritur frikën për një përshkallëzim më të madh mes Pakistanit dhe Indisë. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, të martën i dha “liri të plotë operacionale” ushtrisë sa i përket përgjigjes ndaj sulmit.
Pakistani ka mohuar çdo përfshirje dhe ka thënë se ka “të dhëna të besueshme” se India po përgatitet për një sulm ushtarak, duke u zotuar se do të kundërpërgjigjet. India dhe Pakistani, që pretendojnë se Kashmiri u takon në tërësi, kanë luftuar për këtë territor në Himalaje që nga përfundimi i sundimit britanik më 1947.
REL -

Himara “kryeqyteti” i turizmit! Fluks të vizitorëve nga Anglia, Kina, Katari apo India. Më të kërkuarat plazhet e paprekura
Qyteti bregdetar i Himarës po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet më të kërkuara turistike në Shqipëri. Këto ditë të fundit të prillit janë të shumtë turistët e huaj që vizitojnë gjiret e fshehura dhe plazhet e bukura të Himarës.
Operatorët turistikë thonë se turistët eksploratorë janë nga Anglia, Kina, Katari por edhe India, ndërsa turi tyre nis me shpellat dhe vijon deri në plazhin e Gramës.
“Jam Neina dhe vij nga India, është hera e parë në Shqipëri, kam qenë në Sarandë dhe tani në Himarë. Himara është një vend i qetë, e duam për këtë qetësi, ushqimi është i mrekullueshëm, njerëzit gjithashtu, brigjet e detit të pastra dhe uji i kristaltë”, shprehet turistja.
“Vij nga Indonezia, para se të vija këtu isha në Malin e Zi dhe desha diçka të ngjashme me malin e zi, por me pëlqen shumë Himara, është e paqtë, ka ujëra të pastra dhe jam shumë e kënaqur që erdha këtu.”, thotë turistja nga Indonezia.
“Kam ardhur me familjen dhe sigurisht planifikoj të vijë sërish këtu”, tha një turist.
“Jam nga Britania. Është hera e parë që vij këtu, mezi po pres të shoh bukuritë natyrore këtu, por me aq sa kam qëndruar do të rikthehesha sërish”, shprehet turistja britabike. .
“Vitin e kaluar në Himarë pushuan 350 mijë pushues vendas dhe të huaj dhe ka qenë një vit shumë I mbarë dhe pa asnjë incident. Parashikohet që të jetë një numër shumë herë më i madh së 2024, duke parë dhe prenotimet për këtë vit, ku hotelet janë pothuajse të mbushura”, tha kreu i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo.
Turistët e huaj e kanë konsideruar Himarën si xhevahirin e Mesdheut për bukuritë natyrore të zonës, detin e kristaltë, ushqimin tradicional dhe mikpritjen karakteristike të banorëve vendas.
Top Channel
-

Mes tensioneve me Indinë, Pakistani i jep urdhër banorëve të Kashmirit: Siguroni ushqime për dy muaj!
Kashmiri, i administruar nga Pakistani, u bëri thirrje banorëve afër kufirit de facto me pjesën indiane të rajonit që të grumbullojnë ushqime, teksa tensionet mes dy rivalëve janë rritur pas një sulmi vdekjeprurës muajin e kaluar.
India fajëson Pakistanin për sulmin nga një sulmues i armatosur ndaj civilëve dhe turistëve në pjesën e Kashmirit, që administrohet nga India, më 22 prill, që la të vrarë 26 persona. Islamabadi mohon këto akuza.
Dy shtetet, që kanë armë bërthamore, kanë këmbyer zjarr për tetë net rresht përgjatë vijës së kontrollit, kufirit de facto, sipas ushtrisë indiane dhe dy fqinjët kanë ndërmarrë masa diplomatike ndaj njëri-tjetrit.
“Janë lëshuar instruksione për të grumbulluar furnizime ushqimore për dy muaj në 13 zona përgjatë vijës së kontrollit”, tha kryeministri i pjesës së Kashmirit që administrohet nga Pakistani, Chaudhry Anwar ul Haq, më 2 maj.
Qeveria rajonale po ashtu ka krijuar një fond të emergjencës prej 3.5 milionë dollarësh për të siguruar furnizim “me ushqime, ilaçe dhe gjëra të tjera elementare” për 13 zonat, tha ai.
Sulmi në Kashmirin indian dhe tensionet që pasuan, përfshirë shpërthime dhe mbyllje të kalimeve kufitare, kanë rritur frikën për një përshkallëzim më të madh mes Pakistanit dhe Indisë.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, të martën i dha “liri të plotë operacionale” ushtrisë sa i përket përgjigjes ndaj sulmit.
Pakistani ka mohuar çdo përfshirje dhe ka thënë se ka “të dhëna të besueshme” se India po përgatitet për një sulm ushtarak, duke u zotuar se do të kundërpërgjigjet.
India dhe Pakistani, që pretendojnë se Kashmiri u takon në tërësi, kanë luftuar për këtë territor në Himalaje që nga përfundimi i sundimit britanik më 1947. /relTop Channel
-

Më pranë luftës së kurrë! Avionët nga Pakistani, India mbyll hapësirën ajrore!
Në mesin e tensioneve të larta që po bëjnë të flitet për erë lufte mes Pakistanit dhe Indisë, kjo e fundit njoftoi mbylljen e hapësirës së saj ajrore për avionët nga vendi fqinj, përfshirë fluturimet komerciale.
Mbyllja, që hyri në fuqi mesnatën e së mërkurës, do të zgjasë deri më 23 maj, e ndërkohë një hap të ngjashëm kishte hedhur pak ditë më parë edhe Pakistani pas vrasjes së 26 personave gjatë një sulmi kundër turistëve në rajonin e Kashmirit. Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif ka këmbëngulur në një telefonate me Sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio se i kundërshton kategorikisht përpjekjet e Indisë “për ta lidhur Pakistanin me këtë incident”.
Pas ngjarjes së Kashmirit, megjithatë, shërbimi sekret pakistanez pohon se India është në prag të ndërmarrjes së një sulmi ushtarak, e madje Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khavaja Muhammad Asif, përmendi madje edhe fjalën armë bërthamore.
Asif, u tha gazetarëve të Reuters-it në kryeqytetin e vendit Islamabad, se forcat e armatosura ishin në gatishmëri të lartë. Por se, Pakistani, sipas tij, do t’i përdorë armët e veta bërthamore vetëm “nëse do të ketë një kërcënim të drejtpërdrejtë për ekzistencën e tij”.Top Channel
-

India mbyll hapësirën ajrore për avionët pakistanezë deri më 23 maj
India ka njoftuar mbylljen e hapësirës së saj ajrore për të gjithë avionët pakistanezë deri më 23 maj.
Siç raportojnë mediat në Indi hapësira ajrore do të jetë e mbyllur deri në këtë afat edhe për fluturime komerciale.
“Asnjë avion i regjistruar në Pakistan, ose në pronësi, operuar ose marrë me qira nga linjat ajrore ose operatorët pakistanezë, përfshirë fluturimet komerciale dhe ushtarake, nuk do të lejohet të hyjë në hapësirën ajrore indiane nga mesnata e së mërkurës deri më 23 maj”, raportojnë mediat indiane.
Vendimi nga ana e Indisë ka ardhur pas një sulmit terrorist në rajonin e Kashmirit me akuza të ndërsjella të shkëmbyera midis dy vendeve.
-

Pakistani: Kemi informacion të besueshëm se India do të sulmojë brenda 36 orëve
Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit janë përshkallëzuar më tej pasi një zyrtar i lartë pakistanez deklaroi të mërkurën në mëngjes se kishte “informacione të besueshme” se Nju Delhi do të kryejë një veprim ushtarak kundër Islamabadit brenda dy ditëve të ardhshme.
Pretendimi erdhi ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kina kërkuan përmbajtje, shkruan CNN. Lexo edhe :Related Posts
“Pakistani ka informacione të besueshme se India synon të kryejë veprime ushtarake kundër Pakistanit në 24-36 orët e ardhshme”, tha Ministri i Informacionit i Pakistanit, Attaullah Tarar, në një postim në X.Ai nuk dha hollësi se çfarë provash kishte Pakistani për të bërë këtë pretendim.
Komentet e Tararit vijnë vetëm një javë pasi militantët masakruan 26 turistë në qytetin malor të Pahalgam në Kashmirin e administruar nga India, një masakër që ka shkaktuar zemërim të gjerë.
India ka akuzuar Pakistanin për përfshirje në sulm, një pretendim që Islamabadi e mohon. Pakistani ka ofruar një hetim neutral për incidentin.
Kashmiri, një nga pikat më të rrezikshme të nxehta në botë, kontrollohet pjesërisht nga India dhe Pakistani, por të dy vendet e pretendojnë atë në tërësinë e tij.
Dy rivalët e armatosur me armë bërthamore kanë zhvilluar tre luftëra për territorin malor që tani është i ndarë nga një kufi de facto i quajtur Vija e Kontrollit që nga pavarësia e tyre nga Britania gati 80 vjet më parë.
Sulmi i javës së kaluar shkaktoi menjëherë zemërim në Indi dhe kryeministri Narendra Modi është nën presion të jashtëzakonshëm për t’u hakmarrë me forcë.
India kreu sulme ajrore brenda Pakistanit në vitin 2019 pas një sulmi të madh kryengritës ndaj personelit paraushtarak brenda Kashmirit të administruar nga India. Ishte inkursioni i parë i tillë në territorin e Pakistanit që nga një luftë e vitit 1971 midis dy fqinjëve.
Sulmi i fundit ndaj turistëve në Kashmir ka ngjallur frikë se India mund të reagojë në një mënyrë të ngjashme.
Modi u zotua t’i ndjekë sulmuesit “deri në skajet e botës” në një fjalim javën e kaluar. Masakra shkaktoi një shkëmbim armiqësie midis dy vendeve gjatë javës së kaluar.
Tarar i Pakistanit të mërkurën deklaroi se çdo “aventurë ushtarake nga India do të marrë përgjigje të sigurt dhe me vendosmëri”./vizionplus.tv -

Prag lufte? India mbyll hapësirën ajrore
Bota E Mërkurë, 30 Prill 2025 21:25
Bisedë telefonike e sekretarit të Shtetit të SHBA-së me kryeministrin pakistanez përsëriti sot se e konsideron një sulm nga India “të pashmangshëm”. India ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore pakistaneze dhe Forcat Ajrore pakistaneze, disa ditë pasi Pakistani bëri të njëjtën gjë për linjat ajrore indiane.
Vendimi vjen në një kohë kur janë përshkallëzuar tensionet midis dy vendeve, pas një sulmi vdekjeprurës ndaj turistëve në Kashmir. “Hapësira ajrore e Indisë do të jetë e mbyllur nga sot, 30 prill, deri më 23 maj”, njoftoi qeveria.Pakistani përsëriti sot se e konsideron një sulm nga India si “të afërt”, i cili mund të ndodhë brenda dy ditëve të ardhshme. “Pakistani nuk do të sulmojë i pari, por nuk do të hezitojë të përgjigjet”, paralajmëroi Ministri i Jashtëm Ishaq Dar, pasi kryeministri indian Narendra Modi thuhet se i dha ushtrisë një “çek të bardhë” për të organizuar përgjigjen e saj.
Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif foli në telefon me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio dhe akuzoi Indinë se po përpiqet të përshkallëzojë situatën. Sharif i kërkoi kreut të diplomacisë amerikane të ushtronte presion mbi Nju Delhin që të mbante një “qëndrim të përgjegjshëm” dhe të ulte tensionet. Departamenti i Shtetit tha se Rubio do të kontaktonte homologët e tij në Indi dhe Pakistan dhe do t’i nxiste ata “të mos e përshkallëzonin situatën”.