Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar ditën e sotme në Kuvend mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024.
Gjatë fjalës së tij, Dumani tha se roli i SPAK ka ndihmuar Shqipërisë për të përmirësuar me 5 pikë rezultatin e saj në indeksin global të korrupsionit.
Ai tha gjithashtu se SPAK gjatë hetimeve ka ndjekur parimin e ligjshmërisë dhe proporcionalitetit, teksa shtoi se vetëm 9.7 % e numrit të paraburgosurve në Shqipëri, janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
“DASH nënvizoi disa nga hetimet e suksesshme të SPAK, duke evidentuar kontributin e institucionit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Nga ana tjetër roli i SPAK ka ndihmuar Shqipërinë për të përmirësuar me 5 pikë rezultatin e saj në indeksin global të korrupsionit, të matur nga Transparenc Internacional. Sa i përket zbatimit të rekomandimeve të raportit të BE-së, po ndalem shkurtimish te secili prej tyre.
Sekuestrimet dhe konfiskimet e aseteve kriminale arritën në një vlerë prej 65.5 milionë euro, me një rritje prej 60 % krahasuar me vitin 2023. Gjatë vitit 2024 SPAK forcoi bashkëpunimin me EuroXhast, EuroPol, DEA, FBI, etj.
SPAK ka marrë të gjitha masat për të siguruar aplikimin e njëjtë të standardeve proceduriale, duke ndjekur parimin e ligjshmërisë dhe proporcionalitetin. Vetëm 9.7 % e totalit të numrit të paraburgosurve në Shqipëri, janë persona nën hetim nga SPAK. SPAK kreu hetime gjatë vitit 2024 për kriptovalutat dhe krimet kibernetike”, tha mes të tjerash Dumani.
Tag: indeksin
-

Dumani jep lajmin e mirë në Kuvend: SPAK ndihmoi Shqipërinë të rritej me 5 pikë në indeksin global të korrupsionit
-

Kuvend, Dumani: Roli i SPAK ndihmoi Shqipërinë të rritej me 5 pikë në indeksin global të korrupsionit
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar ditën e sotme në Kuvend mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024.
Gjatë fjalës së tij, Dumani tha se roli i SPAK ka ndihmuar Shqipërisë për të përmirësuar me 5 pikë rezultatin e saj në indeksin global të korrupsionit, shkruan A2 CNN.
Ai tha gjithashtu se SPAK gjatë hetimeve ka ndjekur parimin e ligjshmërisë dhe proporcionalitetit, teksa shtoi se vetëm 9.7 % e numrit të paraburgosurve në Shqipëri, janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
“DASH nënvizoi disa nga hetimet e suksesshme të SPAK, duke evidentuar kontributin e institucionit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Nga ana tjetër roli i SPAK ka ndihmuar Shqipërinë për të përmirësuar me 5 pikë rezultatin e saj në indeksin global të korrupsionit, të matur nga Transparenc Internacional. Sa i përket zbatimit të rekomandimeve të raportit të BE-së, po ndalem shkurtimish te secili prej tyre.
Sekuestrimet dhe konfiskimet e aseteve kriminale arritën në një vlerë prej 65.5 milionë euro, me një rritje prej 60 % krahasuar me vitin 2023. Gjatë vitit 2024 SPAK forcoi bashkëpunimin me EuroXhast, EuroPol, DEA, FBI, etj.
SPAK ka marrë të gjitha masat për të siguruar aplikimin e njëjtë të standardeve proceduriale, duke ndjekur parimin e ligjshmërisë dhe proporcionalitetin. Vetëm 9.7 % e totalit të numrit të paraburgosurve në Shqipëri, janë persona nën hetim nga SPAK. SPAK kreu hetime gjatë vitit 2024 për kriptovalutat dhe krimet kibernetike”, tha mes të tjerash Dumani. -

Doganat me vlerësim pozitiv nga Indeksi Biznesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë
Dhoma Amarikane e Biznesit ka publikuar dje Indeksin e Biznesit për vitet 2024-2025 ku Marrëdhënia Biznes-Dogana është vlerësuar me indeksin 62.23, shumë më lart se mesatarja e Indeksit për të gjithë institucionet që shënoi 46.47.Pyetjes se si i vlerësojnë marrëdhëniet me Administratën Doganore Shqiptare për vitin 2024, bizneset antarë të Dhomës Amerikane i janë përgjigjur “shumë mirë” për 7.5 % të bizneseve, “mirë” në 40.4 % të bizneseve të anketuar, neutral për 40.6 % etj..Doganat kanë marrë prej vitesh vlerësimet pozitive të shoqatave të biznesit, përfshirë dhe Dhomën Amerikane të Tregtisë, falë një sërë masash që kanë ndikuar në indeksin e besimit të biznesit te administratës doganore, si forumet e përvitshme Dogana-Biznes, adresimi me zgjidhje shteruese ligjore të kërkesave të biznesit, digjitalizimi 100 % i shërbimeve doganore etj.Burimet zyrtare të Administratës Doganore konfirmuan se “ky rezultat i Indeksit të biznesit për Doganat, ndër më të lartat nga insititucionet, nuk është rastësor por mbështetet te shërbimi 24/7 dhe angazhimi i të gjithë stafit doganor në të gjithë territorin doganor, digitalizimi procedurave doganore, analiza adekuate e riskut, rritja e forcës së zbatimit të ligjit kundër kontrabandës dhe trafiqeve, partneriteti me doganat homologe dhe institucionet e inteligjencës doganore, etj”. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.