Tag: incidentit

  • Atentat? Sulm me eksploziv në hyrje të banesës së reperit Azet në Gjermani

    Atentat? Sulm me eksploziv në hyrje të banesës së reperit Azet në Gjermani

    Reperi i njohur Azet, ka reaguar pas një ngjarjeje të dyshimtë të raportuar në Düsseldorf, ku një pajisje shpërthyese dyshohet se ka shpërthyer në hyrje të një pallati apartamentesh që figuron në pronësi të tij.
    Mediat gjermane raportuan se mbrëmjen e së mërkurës një shpërthim ka ndodhur në një ndërtesë banimi në Düsseldorf, duke ngritur shqetësime tek banorët e zonës dhe fansat e reperit. Objektivi i incidentit dyshohej të ishte ndërtesa në pronësinë e artistit.
    Menjëherë pas raportimeve, Azet zgjodhi të sqarojë situatën përmes një deklarate në Instagram, duke mohuar kategorikisht se ai ka qenë shënjestër e ndonjë atentati.
    Ai theksoi:
    “Nuk ka pasur asnjë atentat ndaj meje. Unë kam disa prona, përkatësisht banesa kolektive. I prekur ka qenë një nga këto objekte, unë vetë nuk banoj aty. Ngjarja nuk ka lidhje me mua.”

    Reperi tregoi se apartamenti ku ndodhi shpërthimi është vetëm një nga shumë pronat që ai zotëron, ndërsa ai vetë nuk jeton në atë adresë. Autoritetet gjermane po punojnë për të zbardhur rrethanat e incidentit. Deri tani nuk ka njoftime për persona të lënduar dhe nuk dihet ende motivi i mundshëm i shpërthimit.
    Në vijim mbetet që hetimet e autoriteteve gjermane të zbulojnë më shumë detaje rreth incidentit.

  • “Nuk më kishte ndodhur kurrë në 25 vite”/ Sopranoja Eva Golemi reagon pas incidentit në TKOB: Jam ende e tronditur

    “Nuk më kishte ndodhur kurrë në 25 vite”/ Sopranoja Eva Golemi reagon pas incidentit në TKOB: Jam ende e tronditur

    Sopranoja Eva Golemi ka reaguar pas incidentit të pazakontë që i ndodhi mbrëmjen e 26 shtatorit, në premierën e “La Traviatës”, ku u rrëzua në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

    Ngjarja ndodhi në skenën finale të operës kur Golemi në rolin e Violetës duhet të binte në krahët e Alfredos, rol që luhej nga tenori Mario Rojas, por ky i fundit dështoi në realizimin e skenës. Rojas ndodhej disa metër larg Golemit, duke e lënë sopranon të rrëzohet në tokë.

    Menjëherë pas incidentit, stafi i Teatrit të Operës dhe Baletit njoftoi ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore dhe artistja u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara.

    Golemi u shpreh për ‘Top Channel’ se është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa mjekët i kanë sugjeruar 10 ditë pushim për t’u rikuperuar plotësisht.

    “Kam 25 vite që luaj këtë rol jo vetëm këtu, por në të gjithë botën, një incident i tillë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Ngjarja mund të kishte qenë më e rëndë nëse do të dëmtoja kokën. Jam ende e tronditur nga ngjarje”, tha sopranoja që e cilësoi mungesë profesionalizmi veprimin e tenorit meksikan.

    Në katër netët e shfaqjes, me tre kaste të ndryshme, në operën me produksion të mjeshtrit me famë botërore Hugo de Ana ishte planifikuar që Golemi të ishte në rolin e Violetës edhe në natën finale më 29 shtator, por pas incidentin dhe pritet që TKOB të njoftojë se kush do ta zëvendësojë në skenë.

    Prej gati tre dekadash, Eva Golemi është soprano e parë e Operës dhe Baletit, ku ka interpretuar qindra role, por Violetta e “La Traviatta-s” ishte ndër rolet e preferuara të saj, të cilin e ka sjellë mbi 70 herë në skenë.

  • NATO reagon pas incidentit me dronët rus në Poloni, Rutte: Jemi gati të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë

    NATO reagon pas incidentit me dronët rus në Poloni, Rutte: Jemi gati të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë

    “Ajo që ndodhi në Poloni ishte e rrezikshme, pavarësisht nëse ishte e qëllimshme apo jo, ishte absolutisht e pamatur dhe e rrezikshme”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

    Ndërsa Moska mohon se dronët e rrëzuar në hapësirën ajrore polake ishin rusë, Mark Rutte vëren se “vlerësimi i incidentit është duke vazhduar”.
    Në fakt, Mark Rutte i dërgoi gjithashtu një mesazh presidentit rus, Vladimir Putin, duke theksuar: “Ndaloni luftën në Ukrainë, ndaloni përshkallëzimin e luftës. Ndalo shkeljen e hapësirës ajrore aleate. Dije se jemi gati, se jemi vigjilentë dhe se do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s.”
    Në fakt, Mark Rutte vuri në dukje pas rrëzimit të dronëve rusë se “reagimi i djeshëm ishte shumë i suksesshëm”.

    Top Channel

  • VIDEO/ 2 nga 47 të plagosurit në gjendje të rëndë pasi makina u përplas me turmën në Liverpool, 53-vjeçari britanik autor i ngjarjes

    VIDEO/ 2 nga 47 të plagosurit në gjendje të rëndë pasi makina u përplas me turmën në Liverpool, 53-vjeçari britanik autor i ngjarjes

    Festa e titullit kampion për skuadrën e Liverpoolit për pak u kthye në një tragjedi, kur një automjet u fut në mes të turmës së grumbulluar në qendër të vendit.
    Dy persona, njëri prej të cilëve fëmijë ndodhen në gjendje të rëndë.
    Një total prej 27 personash u dërguan në spital me ambulancë pas incidentit që ndodhi të hënën në mbrëmje në Water Street në qendër të qytetit të Liverpulit.

    Njëzet persona të tjerë morën ndihmën e parë në vendin e aksidentit pasi pësuan lëndime të lehta.

    UK PARADE CRASH | LATEST:
    – 27 hospitalized– 20 treated at scene– Driver is a 53-year-old “white British man,” cops say.– Incident not believed to be terrorism pic.twitter.com/axFwyypUMu
    — Breaking911 (@Breaking911) May 26, 2025

    Katër prej tyre mbetën të bllokuar nën automjet, ndërsa ekipet e zjarrfikësve u mobilizuan mënjeherë për t’i liruar në mënyrë që t’u ofrohej ndihma e parë.
    Në një konferencë për shtyp të mbajtur nga autoritetet pesë orë pas incidentit, ndihmësshefi i policisë Jenny Sims theksoi se incidenti nuk po trajtohet si një incident terrorist.
    Ai tha se një burrë 53-vjeçar britanik i bardhë ndodhet në paraburgim, i cili besohet të jetë shoferi i automjetit.
    “Ajo që mund t’ju them është se ne besojmë se ky është një incident i izoluar dhe se në këtë kohë nuk po kërkojmë askënd tjetër të lidhur me ngjarjen,” shtoi ai.
    Qindra mijëra njerëz ishin mbledhur në rrugë për të festuar fitoren e Liverpulit në Premier League.

    Sims e përshkroi përplasjen, e cila ndodhi ndërsa parada po i afrohej fundit, si një “tragjedi të tmerrshme”.
    Ai shtoi se është “jetike të mos spekulohet ose përhapet informacion i rremë në mediat sociale” dhe i bëri thirrje publikut të shmangë ndarjen e përmbajtjes së frikshme.
    Policia britanike u detyrua të përdorte forcën dhe ta largonte shoferin sa më shpejt të ishte e mundur, në mënyrë që të parandalonte linçimin e tij nga tifozët e zemëruar menjëherë pas incidentit të përgjakshëm.

    Shumë u përpoqën ta nxirrnin nga automjeti, por dështuan, ndërsa thyen xhamat dhe e shndërruan në rrënoja.
    Pastaj ata sulmuan furgonin e policisë, me të cilin personi i arrestuar u largua nga vendi i sulmit.
    Kronika
    Momenti kur një makinë me shpejtësi u përplas me një turmë qytetarësh në qendër të Liverpulit, gjatë paradës triumfuese për fitoren e ekipit të futbollit të qytetit në Premier League, shkaktoi tmerr .
    Incidenti ndodhi pak pas orës 18:00 të hënën. Hetimet po vazhdojnë me intensitet për të përcaktuar shkaqet dhe motivet e aktit.
    Dëshmitarët okularë përshkruan skena që i ngjanin një sulmi. Haroi Rashid, i cili ishte në vendngjarje me familjen e tij, tha se shoferi i automjetit rriti qëllimisht shpejtësinë e mjetit dhe hyri drejt turmës.
    Të tjerë raportuan se pasoi një ndjekje nga qytetarë që u përpoqën ta ndalonin shoferin.
    Dëshmia e gazetarit të BBC-së, Matt Cole, i cili u shpëtua në momentin e fundit së bashku me vajzën e tij, është gjithashtu tronditëse.
    “Ajo kaloi disa centimetra larg nesh. Burrat filluan ta ndiqnin makinën, ta godisnin dhe të përpiqeshin ta ndalonin. Mbërritën policë të armatosur, u bë kaos.”
    Kryeministri Keir Starmer tha: “Skenat në Liverpool janë të tmerrshme. Mendimet e mia janë me të plagosurit dhe të prekurit. Falënderoj forcat e sigurisë dhe ekipet e shpëtimit për mobilizimin e tyre të menjëhershëm.”

    The scenes in Liverpool are appalling — my thoughts are with all those injured or affected.
    I want to thank the police and emergency services for their swift and ongoing response to this shocking incident.
    I’m being kept updated on developments and ask that we give the police…
    — Keir Starmer (@Keir_Starmer) May 26, 2025

    Liverpool FC tha në një deklaratë: “Jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me Policinë në lidhje me incidentin që ndodhi në fund të paradës së sotme. Mendimet tona janë me të prekurit. Do të vazhdojmë të mbështesim autoritetet në hetimin e tyre.”/vizionplus.tv

    We are in direct contact with Merseyside Police regarding the incident on Water Street which happened towards the end of the trophy parade earlier this evening.
    Our thoughts and prayers are with those who have been affected by this serious incident.
    We will continue to offer… pic.twitter.com/xreiSqiEnL
    — Liverpool FC (@LFC) May 26, 2025

  • Jozi Marku “rikthehet” pas incidentit në BB: Një kalë, një mesazh dhe një reflektim

    Jozi Marku “rikthehet” pas incidentit në BB: Një kalë, një mesazh dhe një reflektim

    Showbiz E Shtunë, 17 Maj 2025 14:07
    Pas një periudhe të zhurmshme për shkak të incidentit në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania 4”, ku u përfshi në një icident me Gjestin, këngëtari Jozi Marku ka zgjedhur një mënyrë mjaft ndryshe për t’u rikthyer në vëmendje.
    Në një postim të fundit në Instagram, ai shfaqet i hipur mbi një kalë në mes të natyrës, i veshur thjesht, por me prezencë që flet. Nuk ka shumë fjalë, por mjaftojnë disa për të lënë shije:“Unë jam i modës së vjetër, ende besoj në Respekt. Ju dua.”

    Një foto që ngjan me një skenë filmi – e ngarkuar me simbolikë dhe qetësi, duket si një përpjekje për të vendosur një narrativë të re për veten. Pa justifikime. Pa rikthime në atë çfarë ndodhi. Thjesht një figurë mbi kalë dhe një fjalë: “respekt”.

  • Erion Braçe reagon pas incidentit te “Petro Nini”: Tentativë kriminale për të frikësuar socialistët

    Erion Braçe reagon pas incidentit te “Petro Nini”: Tentativë kriminale për të frikësuar socialistët

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas një incidenti të ndodhur pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, duke e cilësuar si pjesë të një strategjie të organizuar për të intimiduar votuesit socialistë.
    “Po ndodh një përpjekje kriminale që zgjat prej tre ditësh, me synimin për të frikësuar qytetarët dhe për të mbyllur socialistët në shtëpi. Kjo është një strukturë e organizuar që kërkon të bllokojë procesin zgjedhor,” tha Braçe.

    Ai deklaroi se pati një shkëmbim të shkurtër fjalësh me kandidatin demokrat Belind Këlliçi gjatë incidentit: “E pyeta nëse i kisha prekur qoftë një votë të vetme. Më tha: ‘Jo, asgjë’. Pra, gjithë kjo sjellje është e pajustifikuar.”
    Në përmbyllje të reagimit të tij, Braçe theksoi: “Padijenia është gjë e rëndë. E rëndë është kur ke një plan për të prishur zgjedhjet, jo kur kërkon t’i mbrosh ato.”

  • Incident në Bulqizë gjatë fushatës elektorale, SPAK verifikon pretendimet

    Incident në Bulqizë gjatë fushatës elektorale, SPAK verifikon pretendimet

    Policia e Bulqizës ka depozituar materialet në Prokurorinë e Posaçme sa i përket incidentit të ndodhur pak ditë më parë gjatë një aktiviteti elektoral, ku dyshohet se deputeti demokrat Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij dhunuan Kalosh Murrën.
    Përveç referimit policor, në SPAK ka depozituar kallëzim edhe vetë deputeti demokrat Xhelal Mziu, i cili pretendon se është ai personi i sulmuar dhe dëmtuar, ndërsa kallëzim në SPAK ka dërguar edhe një qytetar që pretendon se është dhunuar gjatë incidentit.
    Veprimet hetimore po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj, i cili është caktuar në qarkun Dibër për të hetuar krimet zgjedhore apo për të monitoruar këtë zonë deri në ditën e zgjedhjeve parlamentare.
    Në ditët në vijim, pritet që prokurori të marrë në shqyrtim tre kallëzimet dhe më pas të kryejë veprime hetimore si dhe të thërrasë personat e përfshirë apo që ishin prezent në vendngjarje, në cilësinë e deklaruesve.
    Deputeti demokrat një ditë pas incidentit, reagoi zyrtarisht dhe kërkoi nga Prokuroria e Posaçme që të sekuestrohen kamerat e sigurisë në vendin ku u shënua ngjarja si dhe të hetohet thellësisht ngjarja, pasi sipas tij u dhunuan kryetari dhe përfaqësues të Partisë Demokratike në Bulqizë.
    Mziu hodhi akuza ndaj policisë, duke thënë se ata janë bërë palë në këtë ngjarje kriminale, për faktin se drejtori i policisë së Dibrës ka lidhje familjare me babain e kandidatit për deputet të PS, Jeton Dani.
    Incidenti u shënua në datë 24 prill pas një takimi elektoral të zhvilluar nga Partia Demokratike në fshatin Ostren.
    Policia referoi materialin në SPAK për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

  • Berisha reagon pas incidentit me Xhelal Mziun: Kurth i ulët i PS për të provokuar

    Berisha reagon pas incidentit me Xhelal Mziun: Kurth i ulët i PS për të provokuar

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur në Ostren të Dibrës, ku sipas policisë, Xhelal Mziu dhe nipi i tij kanë goditur me grusht një punonjës të njësisë administrative pas një takimi elektoral.
    Berisha mohoi përfshirjen e Mziut në një akt dhune dhe e quajti ngjarjen një “kurth të ulët” të organizuar nga Partia Socialiste. Ai akuzoi PS-në se po provokon në mënyrë të qëllimshme, për shkak të situatës politike të vështirë dhe dështimeve në fushatë.

    “Me militantë fanatikë socialist ndaj udhëheqësit politik të Dibrës, kurth dhe provokacion pasi e shohin se nuk po ngjisin kurrkund. Shohin situatën politike dhe zgjodhën të provokojnë Mziun. Kurth prej provokatorësh të ulët”, u shpreh Berisha në një deklaratë publike.
    Policia ka nisur hetimet për incidentin, ndërsa përfaqësues të PD-së e cilësojnë ngjarjen si një përpjekje për të denigruar figurën e Xhelal Mziut dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet reale të qeverisjes.

  • Pas incidentit me Gjestin, Jozefin Marku merr këtë vendim

    Pas incidentit me Gjestin, Jozefin Marku merr këtë vendim

    Joz Marku, ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, ka qenë në qendër të vëmendjes pas incidentit me Gjestin, të cilin e goditi me shuplakë në momentin e largimit nga shtëpia. Situata solli shumë reagime në rrjete sociale dhe përfundoi me shoqërimin e tij nga Policia, për t’u liruar mëngjesin pasardhës, duke deklaruar se ishte provokuar vazhdimisht.

    Por tashmë një tjetër detaj ka tërhequr vëmendje: llogaria e tij në Instagram është fshirë ose çaktivizuar.
    Nuk dihet nëse kjo është një zgjedhje personale për të shmangur presionin dhe komentet negative, apo një veprim i përkohshëm. Publiku mbetet në pritje të një reagimi apo sqarimi nga vetë Jozi në ditët në vijim.