Tag: incident

  • Incident në Patras, protestuesit sulmojnë deputeten e partisë së kryeministrit grek Mitsotakis

    Incident në Patras, protestuesit sulmojnë deputeten e partisë së kryeministrit grek Mitsotakis

    Një incident i dhunshëm ndodhi të sot në mëngjes në sheshin “Georgiou”, në Patra të Greqisë, ku deputetja e Demokracisë së Re, Christina Alexopoulou, u sulmua verbalisht nga një grup i vogël protestuesish që demonstronin në favor të Palestinës.
    Sipas dëshmitarëve, protestuesit e ngritën zërin sapo vunë re praninë e Christina Alexopoulou në vendngjarje, duke i hedhur asaj fyerje dhe fjalë të pista. Tensioni u rrit gradualisht, me disa njerëz që i kërkonin vazhdimisht të largohej nga sheshi.
    Deputetja e partisë së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis zgjodhi të mos jepte më shumë informacion mbi incidentin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, mes sulmeve të ashpra verbale. Menjëherë pas kësaj, ajo postoi një video të incidentit në rrjetet sociale, duke e shoqëruar postimin me një koment të ashpër.
    “Kjo është demokracia e tyre! Tregojuni atyre! Sot, në sheshin Georgiou në Patra, u sulmova nga njerëz që besojnë se dhuna mund t’i heshtë demokracinë dhe institucionet. Unë u përgjigjem atyre qartë: fashizmi nuk do të kalojë! Me qetësi dhe respekt për debatin publik, nuk kemi frikë të shprehim mendimin e shumicës”, tha ajo.

  • Incident i pazakontë, politikani italian bie me kokë në dritaren e çmuar prej xhami

    Incident i pazakontë, politikani italian bie me kokë në dritaren e çmuar prej xhami

    Bota E Shtunë, 15 Nëntor 2025 16:16
    Një incident i pazakont i ndodhi këshilltarit rajonal të Sardenjës, Emanuele Cani, i cili ishte përgjegjës për industrinë, gjatë një pritjeje në Ministrinë e Ndërmarrjes në Romë më 12 nëntor. Ai aksidentalisht u pengua në një dritare me xham të pikturuar në shkallë, duke goditur veprën “Harta e Punës” të artistit modernist italian Mario Sironi (1885–1961).
    Fatmirësisht, Cani nuk u lëndua, por incidenti shkaktoi dëmtime në xhamat e vjetër, të cilët kishin zbukuruar ndërtesën që nga viti 1932, kur ajo shërbente si Ministria e Kompanive e regjimit fashist të Musolinit. Xhamat me ngjyra paraqisnin figura të angazhuara në detyra të ndryshme, duke i dhënë ndërtesës një karakter unik dhe historik.

    Cani shprehu keqardhje për dëmtimin e veprës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

  • I prishet podiumi/ Rama përballet me një incident teksa flet për krizën: Sapo patë ilustrimin

    I prishet podiumi/ Rama përballet me një incident teksa flet për krizën: Sapo patë ilustrimin

    Një incident i vogël, por që shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve, ka ndodhur gjatë fjalës së kryeministrit Edi Rama në Forumin e Parë të Investimeve EU–WB6, që po zhvillohet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë nga Bashkimi Europian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Teksa kryeministri po fliste për sfidat dhe krizën, një pjesë e foltores në podium u shkëput papritur, por Rama e kaloi me batuta këtë situatë duke shkaktuar të qeshura në sallë.

    “Le të kujtojmë fjalët e Zhan Monesë, një prej etërve  themelues të Evropës. Njerëzit e pranojnë ndryshimin vetëm kur përballen me nevojën dhe e shohin nevojën vetëm kur ja beh kriza dhe meqë ra fjala nevoja është këtu edhe kriza ka ardhur tashmë. Ndaj le ta transformojmë nevojën në vizion dhe krizën në krijim” tha Rama. (I prishet podium) Më falni, nëse do kishit nevojë për ilustrim të krizës sapo e patë”, u shpreh Rama.

  • Incident me armë në qendër të Prishtinës, po ndiqnin ndeshjen e Kombëtares dhe…

    Incident me armë në qendër të Prishtinës, po ndiqnin ndeshjen e Kombëtares dhe…

    Një incident me armë ka ndodhur në qendër të Prishtinës, aty ku po ndiqet ndeshja Serbi-Shqipëri.
    Pas golit të Rei Manajt, një person ka shkrepur armën në ajër.
    Pas kësaj ai është vënë në pranga menjëherë nga policia.
    Në stadiumin ‘Duboçica’ të Leskovacit kombëtarja shqiptare e mbylli 0-1 pjesën e parë kundër Serbisë, me golin e Rey Manajt. Dueli është si një ‘finale’ për dy skuadrat, kjo pasi një fitore të afron me vendin e dytë që të dërgon në play-off.

  • Video/ Po ndiqnin ndeshjen e kombëtares, incident me armë në qendër të Prishtinës, arrestohet autori

    Video/ Po ndiqnin ndeshjen e kombëtares, incident me armë në qendër të Prishtinës, arrestohet autori

    Një incident me armë ka ndodhur në qendër të Prishtinës, aty ku po ndiqet ndeshja Serbi-Shqipëri

    Pas golit të Rei Manajt, një person ka shkrepur armën në ajër.
    Pas kësaj ai është vënë në pranga menjëherë nga policia.

    Top Channel

  • Incident tjetër në gjyqësor/ Avokati dhunon punonjësin e sigurisë në Gjykatë, shoqërohet në polici

    Incident tjetër në gjyqësor/ Avokati dhunon punonjësin e sigurisë në Gjykatë, shoqërohet në polici

    Një tjetër incident është shënuar në gjykata e vendit. Kësaj radhe në Vlorë. 
    Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë është dhunuar gjatë ditës së sotme nga një avokat. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve. 
    Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në gjykatë duke thënë se e kishin thirrur. Por roja nuk e lejoi duke e kundërshtuar dhe duke i thënë që nuk kishte dijeni apo të ishte informuar që avokati të ishte thirrur në gjykatë. Për këtë arsye nuk e ka lejuar të hyjë në ambientet e brendshme.  
    Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës. 
    Menjëherë pas incidentit, avokati është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen. 
    Redi Llanaj është edhe avokat i Monika Kryemadhit. 
    Kujtojmë se paraditen e sotme, në Apelin e Tiranës një qytetar kërcënoi rojen e sigurisë duke i thënë “jeni për t’u vrarë të gjithë”. 
    Në të njëjtën gjykatë, në datë 6 tetor 2025 në ambientet e brendshme të Apelit u vra në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja. 
     

  • Incident te Gjykata e Apelit, një person kërcënon rojën e sigurisë

    Incident te Gjykata e Apelit, një person kërcënon rojën e sigurisë

    Një tjetër incident ka ndodhur këtë të premte në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

    Një person ka kërcënuar rojën e sigurisë së Gjykatës, pas një debati.
    Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa personi në fjalë është shoqëruar nga policia.

    Top Channel

  • F1 SINGAPOR/ Incident Leclerc-Norris, Piastri dominon në FP2

    F1 SINGAPOR/ Incident Leclerc-Norris, Piastri dominon në FP2

    Pas sesionit të parë të lirë, ku më i shpejti ish te Fernando Alonso, e premtja në Singapor u mbyll nën shenjën e Oskar Piastrit. Piloti i MekLarenit regjistroi kohën më të shpejtë në sesionin e dytë të provave të lira në “Marina Bay”, duke e ndalur kronometrin në 1:30.714.
    Australiani la pas Isak Haxharin (+0.132) dhe Maks Vershtapen (+0.143), në një seancë të trazuar me dy ndërprerje dhe disa incidente. Një nga momentet kryesore ishte kontakti në “pit lanë” mes Sharl Lëklerkut dhe Lando Norrisit. Ferrari i monegaskut u lirua në mënyrë të pasigurt pikërisht kur britaniku po kalonte në zonën e shpejtë, duke detyruar pilotin e MekLarenit të shmangë makinën dhe të godasë muret, çka i dëmtoi krahun e përparmë të makinës.

    Skuderia Ferrari përfundoi nën hetim dhe Lëklerk rrezikon penalizim, ndërsa e mbylli në vendin e nëntë sesionin e dytë, një pozicion përpara Luis Hamiltonit. Një incident i rrallë, aq më tepër që ndodh gjatë provave të lira. Me shumë gjasa shkak është bërë një komunikim i gabuar nga boksi i Ferrarit. Norris komunikoi menjëherë me inxhinierin e tij, edhe pse nuk u shfaq veçanërisht i zemëruar për atë që ndodhi: “Më goditi plotësisht” u shpreh ai. Ndërkohë, Lëklerk u kap nga kamerat duke tundur kokën, i zhgënjyer.
    Seanca u ndërpre gjithashtu dy herë me flamur të kuq: fillimisht për shkak të një incidenti të Xhorxh Rasëllit, i cili humbi pjesën e përparme të makinës dhe më pas për aksidentin e Liam Lousonit në kthesën e parafundit. Top-10 FP2 u plotësua nga Alonso (4), Norris (5), Stroll (6), Okon (7), Sainz (8), Lëklerk (9) dhe Hamilton (10). Mercedes pati vështirësi të dukshme, teksa Andrea Kimi Antoneli u rendit i 18-ti, ndërsa Rasëll përfundoi i fundit, pas incidentit që pati.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Sulmi në sinagogën e Mançesterit, policia britanike: Ishte incident terrorist

    Sulmi në sinagogën e Mançesterit, policia britanike: Ishte incident terrorist

    Policia britanike ka konfirmuar se sulmi në sinagogën e Mançesterit është cilësuar si një incident terrorist. 
    Kreu kombëtar i policisë kundër terrorizmit, Laurence Taylor, tha se sulmuesi është qëlluar për vdekje nga policia dhe identiteti i tij tashmë është i njohur. 
    “Bazuar në informacionet që kemi, ky incident është i lidhur me terrorizmin”, tha Taylor në një konferencë për shtyp në Londër. 
    Ai njoftoi gjithashtu se janë bërë dy arrestime të tjera në kuadër të hetimeve që po vijojnë intensivisht. 
    Sulmi ndodhi gjatë festës hebraike të Yom Kippur, dhe Taylor e përshkroi atë si një akt shkatërrues për komunitetin hebraik. Policia po merr masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e komunitetit hebraik në të gjithë Britaninë. 

  • Konflikt në qytetin e Bilishtit, shoqërohen disa persona

    Konflikt në qytetin e Bilishtit, shoqërohen disa persona

    Një incident është regjistruar këtë pasdite në qytetin e Bilishtit. Nga pamjet e siguruara shihet qartë momenti kur dy persona zbresin nga një automjet dhe tentojnë të nxjerrin me dhunë një shofer nga makina e tij.
    Burime pranë ngjarjes bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit, i cili dyshohet se ishte shënjestra e një prite, ka arritur të shmangë dhunën duke dhënë gaz makinës dhe duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht, në këtë moment nuk është raportuar për persona të lënduar.
    Vetë shoferi, i cili është paraqitur më pas në polici, ka deklaruar se është goditur me thikë gjatë përplasjes. Policia e Devollit ka shoqëruar disa persona të dyshuar për përfshirje në konflikt dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

    Pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me këtë incident, i cili ka tronditur qytetin e vogël juglindor.