Në një intervistë për Syri TV me moderatoren Armela Ferko, gazetari Basir Çollaku ka folur në lidhje me situatën shqetësuese të landfillit të Elbasanit, i cili është përfshirë sërish nga zjarri, ndërkohë që qeveria mbetet në heshtje.
Çollaku u shpreh se një nga skandalet më të mëdha të sistemit të drejtësisë shqiptare, dosjen e inceneratorëve, ku hetimi po copëtohet dhe po shpartallohet, duke shmangur akuzën kryesore për organizatë kriminale. Sipas tij, kjo aferë e korrupsionit me vlerë miliarda euro përfshin qindra zyrtarë në nivele të ndryshme dhe tregon qartë lidhjet e ngushta mes strukturave shtetërore dhe mafias së mbetjeve.
“Ne po përballemi me një nga dëshmitë më spektakolare të sistemit të drejtësisë, që është hetimi i dosjes së inceneratorëve, copëzimi dhe shpartallimi i saj, mosngritja e akuzës organizatë kriminale, ndarja në një pafundësi episodesh për shpërdorim detyre për shkelje të barazisë në tendera. Këto janë episode tërësisht të parëndësishme dhe të palidhura në këtë ngjarje të madhe kriminale.
Kushdo që shmang këtë histori janë ligjshkelësit e parë kryesorë. Elbasani, Fieri, Tirana, qindra milion euro, pra një aferë 30-vjeçare prej 1 miliard eurosh po tregon që akuza kryesore vjen pikërisht nga inceneratorët. Ti mundesh me këtë shumë marramendëse parash, me këtë numër të madh zyrtarësh të çdolloj niveli, kush i ndalon këta. Edhe nëse do t’ja japësh detyrë kursistëve të drejtësisë, ata do të krijojnë këtë akuzë që grupi i strukturuar kriminal është fillimi i një organizate të mirëfilltë kriminale në zyrat publike. Trajtimi i mbetjeve dhe siç themi ne i inceneratorëve ka qenë një nga target e punës së mafies kryesisht.” – tha Çollaku.









